Publikuar te Enjten, 15 Shtator 2011 11:32
Shkruar nga SOT NEWS
Nasa zbulon dizajnin e anijes së re kozmike, SLS, e cila do të dërgojë njeriun e parë në planetin Mars. Agjensia Hapësinore Amerikane është shprehur se kjo është anija më e fuqishme e krijuar ndonjëherë nga dora e njeriut, dhe më e larta për nga gjatësia. Ajo ka formën e një rraketë, dhe krahas tre motorrëve të fuqishëm ka edhe dy të tjerë të mëdhenj nga krahët.“Kapitulli i ri i historisë së eksplorimit të hapësirës për Amerikën po shkruhet sot. Presidenti Obama na ka kërkuar të krijojmë ëndrrën e re amerikane,dhe ne këtë po bëjmë. Ëndrra e re e jona është udhëtimi drejt Marsit”, - ka deklaruar zyrtari më i lartë i NASA-s, Gjeneral Charles Bolden. Pas arritjes së këtyre objektivëve, NASA planifikon të çoi njeriun e parë në Mars në vitin 2030. Në fillim raketë do të mbajë nga 70 deri në 100 ton ngarkesë, më pas planifikohet të rritet kapaciteti deri në 130 ton. Anija e fundit kozmike e përdorur kishte një kapacitet prej 27 ton, për të bërë një krahasim. Raketa do të kushtoj 18 miliard dollarë dhe do të duhen 5 vjet për ta ndërtuar.
Krijoni Kontakt