Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    10 gafat më të mëdha historike të shqiptarëve

    Nga Bledi Mane
    “Prodhon më shumë histori dhe konsumon fare pak”- Kështu shprehej kryeministri legjendar britanik Uinston Churchill për gadishullin e Ballkanit. Profecia e tij ende përmbushet çdo ditë në këtë pjesë toke ku jetojmë dhe ne shqiptarët. Edhe pas ndryshimeve të hartës gjeopolitike të rajonit me luftrat e famshme në ish Jugosllavi, kjo tokë nuk mund të rrijë dot e heshtur, por njerzit e saj si krater i një vullkani që (s’)fle shpërthejnë dhe nuk përmbahen. Rekordin si zakonisht e mban Shqipëria, e cila veçanërisht 21 vitet e fundit ka shkruar më shumë histori se të 12 vendet ballkanike të marra së bashku. Në rubrikën e sotme po botojmë konkluzionet e një vëzhgimi interesant të studentëve të historisë së Universitetit Publik të Tiranës, të cilët të udhëhequr nga specilaistët e kërkimeve shkencore filologjike, Reldar Dedaj dhe Alket Saliasi, paraqesin shkurtimisht 10 stanjacionet historike të cilat frenuan në mënyrë absolute progresin oksidental të vendit tonë.

    1-Konvertimi masiv në myslimanizëm

    Mjaft historianë të vjetër e të rinj,këtej dhe andej anëve të kufirit tonë të përbashkët, e justifikojnë konvertimin e shqiptarëve me një lloj pragmatizmi që “karakterizon racën tonë”. Ndryshe nga fqinjët apo vende të tjera të Ballkanit, vetëm sllavët e Bosnjëes dhe shqiptarët bënë një konvertim gradual masiv nga kristianizmi (katolikë dhe ortodoksë) në muslimanizëm (sunitë a bektashinj). Aspak tradicionalë,nacionalistë dhe largpamës paraardhësit tanë kapitulluan pa kushte veçanërisht pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe deri në fillim të shekullit XIX kur perandoria Osmane po jepte shpirt asnjëherë nuk tentuan një rikthim gradual në kristianizëm pavarësisht se po shihej qartë triumfi i oksidentit dhe qytetërimit të tij. Ndjeshmëria jonë fetare dihet botërisht që ka si mbulesë një lëkurë me qeliza të vdekura të cilën politika apo massmedia e vlerësojnë si tolerancë të mrekullueshme. Të jesh një komb me përqindje të lartë popullsie muslimane nuk është turp as mëkat por ec e mbushu mendjen burokratëve të Brukselit që i kanë dhënë detyrë shtëpie Berishës regjistrimin e popullsisë mbi bazë etnike dhe fetare e ashtu si KQZ-ja e famshme të përmbysë e balancojë rezultatet që do të dalin pas atij censusi për ta nxjerrë Shqipërinë jo më një vend me 75% të popullsisë muslimane. (Mua nuk më duket keq si nismë)



    2-Shpallja e nxituar e pavarësisë

    Si zyrtar i lartë i Perandorisë Osmane vlonjati Ismail Beu,po shikonte degradimin gradual final të Stambollit dhe me nuhatjen e një diplomati oriental plak u nis për të ndihmuar në shkëputjen e trojeve shqiptare nga varësia osmane. Bashkë me atdhedashurinë e ndryshkur kishte në mendjen e tij edhe të vazhduarit e karierës por kësaj here si kryetar shteti e jo më si një zyrtar i rëndomtë i perandorisë gjigande. Përpjekjet e Ismail Qemalit natyrisht ishin kolosale por padurimi i tij bëri që indipendenca e shpallur në Vlorë të pavarësonte një Shqipëri të tkurrur. Katër vilajetet shqiptare të kohës: Janina,Shkodra,Manastiri dhe Shkupi nuk mundën ti bashkoheshin totalisht shtetit të ri të pavarur. Dëshira,nxitimi dhe loja e dyfishtë me francezët që bënte plaku Ismail prodhuan një Shqipëri të sakatuar e cila ende edhe sot ka mbetur e hapërdarë si në vjeshtën e parë të 1912-ës.


    3-Emigrimet e iluministëve

    “Shqipëri të kam dhjerë,s’më kuptove asnjëherë”!- Kështu thonë gojëdhënat se i këndoi Faik Bej Konica Shqipërisë ditën e largimit për në Amerikë. Iku dhe nuk u kthye kurrë përveçse më 1995 kur e sollën me një arkivol të vogël dhe e varrosën nga kodrat e liqenit në krah të vëllezërve Frashëri. Edhe këta si korifenj të Rilindjes kombëtare shkruanin e botonin larg Shqipërisë. Një tjetër personalitet i mendimit kombëtar Fan S.Noli braktisi vendin dhe nuk u kthye më. Branko Merxhani iluminist i publicistikës dhe avangardës shqiptare pas përpjekjeve dhe sakrificave në evropianizimin e Shqiperisë së viteve ’30 u largua përfundimisht nga vendi ynë e nuk u bë më as i gjallë e as i vdekur. Edhe pas luftës së II Botërore pati një eksod të inteligjencës shqiptare e cila pas lodhjeve të kota vendosi që ti largohet këtij vendi si në kohë kolere.


    4-Lëvizja haxhiqamiliste

    Sapo pavarësia e sakatuar dhe e brishtë e Shqipërisë kishte filluar të jepte frytet e veta,sapo fuqitë e mëdha dukej se po ujdisnin lindjen e shtëtit të ri, atëherë kur mendohej se do të kapej koha e humbur ia plasi. Dum Babën! çirreshin nëpër kënetat plot malarje të Shqipërisë së mesme. Një ushtri e tërë kopukësh lafshëprerë me në krye monstrën injorante Haxhi Qamili çkurdisën orën e re të Shqipërisë. Lanë pezull kohën që vendi të mos ecte drejt progresit modest por kërkonin të ishim ende vasalë të Stambollit. Kërkonin të ktheheshim edhe njëherë nga kishim dalë pas 500 vjetësh. Lavdi zotit lëvizja haxhiqamiliste zgjati vetëm në vitet 1914-1915 se përndryshe ky stanjacion do të na kishte marrë më qafë si vend e si popull. Më pëlqen tua citoj çfarë Kadare shkruan për haxhiqamilët e kohëve moderne : “Siç shihet, Haxhi Qamilët e sotëm janë të palodhur. Ndryshe nga banditi i dikurshëm analfabet, këta të sotmit, që dinë shkrim e këndim, janë edhe më të rrezikshëm.”


    5-Instalimi i regjimit komunist

    Tallona për të tërë,bukë për të tërë,burg për të tërë…Besuam ne të gjorët shqipëtarë se bashkë me luftën partizane dhe çlirimin e vendit Partia Komuniste që e kishim dhuratë nga jugosllavët do e kthente këtë vend në një Eden të paqtë ku të gjithë do të punonim e jetonim normalisht. Pavarësisht se lideri Hoxha kishte jetuar vite të tëra në Francë e Belgjikë nuk mundi të zbuste paksa stalinizmin e instaluar me kujdes dhe dhunë në Shqipëri. Gjakatar,anti human,brutal,grotesk regjimi komunist i Tiranës deformoi jo vetëm doktrinat majtiste por edhe një racë dhe komb të tërë. Pasojat ende i vuajmë edhe sot,ne bijtë e atij revolucioni makabër.


    6-Ateizmi i sforcuar nacional

    E kush e kishte mendjen te Shqipëria e viteve ’60. Kush e kishte zili këtë kështjellë të pamposhtur buzë Adriatikut,kë joshte ky vend që patjetër duhej pushtuar? Në brezin e luftës së ftohtë harta e Shqipërisë nuk pikturohej fare,me një popullsi të vogël dhe aspak fuqi ushtarake apo ekonomike vendi ynë nuk tërhiqte vëmendje. Atëhere çfarë të bënte shoku Enver dhe biroja politike??? I futën një dekret të shpejtë me anë të kuvendit popullor (vk) dhe më 1967 e shpallën vendin e shqiponjave si të parin dhe të vetmin vend atesit të planetit. Ohhhh sa mirë me qen ateist o e,o e!!!


    7-Dyndjet pa kriter të popullsisë së veriut,ndërtimet masive pa leje dhe shkatërrimi i bregdetit (ende edhe sot)

    Gjatë mbretërimit të Zogut kur monarkia kishte vërtetë rregulla dhe ligje strikte patëm dyndjen e dibranëve drejt Tiranës por duke respektuar çdo lëvizje demografike të kontrolluar u bë sistemimi urban i tyre në mënyrë koherente dhe ligjore. Krahasojeni zhvendosjen e dibranëve të viteve 1912-1935 me dyndjen e malësorëve 1993-2009, njëkohësisht hiqni një paralele me ndërtimet në bregdetin që nga Velipoja deri në Ksamil 1997-2011. A nuk duket Shqipëria si getot periferike në Lagos të Nigerisë dhe Rio de Janeiro të Brazilit ???


    8-Skemat piramidale dhe praglufta civile e 1997-ës

    Më jep 100 dollarë të të jap 150 dollarë. Je pensionist? Më jep 100 dollarë të të jap 180 dollarë. -Paske interes të ulët ti Vehbi,po iki nga Sudja. Hajdeni më mirë nga Populli ose nga Xhaferri… Na ka marrë malli për gallatat me fajde,me miliona,me bollëkun,me kallashët,me plaçkitjet,me maskat,me kaosin…E mbani mend çfarë marrëzie kolektive kaploi këtë vend e këtë popull? Por më e çuditshmja vazhdon, të njëjtët njerëz që e gatuan qeverisin ende edhe sot por ndryshe nga 1997-a tani na vjedhin e grabisin më me edukatë me faturat e energjisë,ujit,telefonit,internetit. Na e kanë marrë lirinë e nuk na i japin as përqindje…(:-(()


    9-Ndryshimet e shpeshta dhe sharlatanizmi i Kushtetutës

    Deri më 1998 nuk kishim kushtetutë fare. Atë komunisten e nxorrëm jashtëligjit. Partia Socialiste e ardhur në pushtet më 1997 na premtoi që do të na bënte me kushtetutë dhe e mbajti fjalën. Aktori Arben Imami dhe politikani me gjimnaz ish partizani Sabri Godo pa pikë lidhje me konstitucionalizmin dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve na prodhuan këtë kushtetutë që kemi sot e cila sa herë nuk u pëlqen Berishës dhe Ramës pëson ndryshime. Nga inati Ilir Meta rri pa ngrënë dhe si hakmarrje koalicionon qeveritë për të përfituar nga pushteti. Priten ndryshime të tjera në kushtetutë sepse nuk dënojmë dot Arben Ristanin për vjedhje. Mirësevini në Sudan,Burundi,Mali,Kongo dhe Shqipëri natyrisht.


    10-Vjedhja publike e votave dhe degjenerimi i sitemit të drejtësisë

    E pamë bardhë e zi dhe me ngjyra, e ndoqëm me zë dhe figurë. Nga Konispoli në Ëashington,nga Dukagjini në Bruksel,nga Dropulli në Beograd,nga Bajram Curri në Athinë, nga Kisha e Laçit në Mekë,nga ura e Tabakëve në Vatikan kudo ku kap valë televizori,radioja,celulari dhe interneti u pa nën dritën e diellit rrumpalla më e madhe hsitorike post elektorale. Pas zgjedhjeve me kokrra misri qe bëri Enver Hoxha më 1945 këto të sivjetshmet treguan edhe njëherë se deri ku kemi progresuar si hajdutë duke ia ngritur siparin shoë-t të radhës, degjenerimit të sistemit të drejyësisë. Sikur të çelësh sot një muzeum për sharlatanizmin e zgjedhjeve dhe kalbjen e sistemit të drejtësisë as krushku i Berishës historiani Luan Malltezi nuk mund të përballonte dot rolin e ciceronit prej ngarkesës së madhe të vizitorëve të huaj dhe shqiptarë që mund të ketë ky lloj muzeumi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Ka me shume se 10 gafa, vertet per te ardhur keq.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Hahaha, Bledi Mane keshtu? Deri tek pasaportat Britanike e besoj ... Te vetmen gje qe di te beje tamam ... Sa per historian, 3 here urra urra urra! Bled Trafikanti ... na u be Bled historiani!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 09-09-2011 më 17:33
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Gafa me e madhe eshte degjenerimi qe i eshte bere vendit 20 vitet e fundit. Degjenerimi kultures ,degjenerimi shkollave ,degjenerimi sporteve ,institucioneve ,urbanistikes dhe mentalitetit shqiptar qe e sheh vllai vllain si armik dhe jo si gjakun e tij. Ska gje me t'keqe se kto ,duhen te pakten 2-3 breza t'rriten gjithe ne USA qe t'kemi mundesi mbas 100 vjetesh te krijojme nje shtet evropian. Ndersa me ket fryme tani ... hap krahun se t'a cava ballin ,skemi per t'bo hajer kurre.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    po mire vetem 10 jan??????? ajde ajde jan gafa te tjera ato qe na kan len mbrapa edhe vashdojn te ne len keto jan thjesht kshu si per start
    Partizoni

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Edhe shkija në fund nuk mund të mungonte.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Hahaha, Bledi Mane keshtu? Deri tek pasaportat Britanike e besoj ... Te vetmen gje qe di te beje tamam ... Sa per historian, 3 here urra urra urra! Bled Trafikanti ... na u be Bled historiani!
    Ska me ironi. Njeriu i trafiqeve, i perlyer koke e kembe ne batakun e pisllekut, droges e klandestineve te jep dhe leksione integriteti, morali e kulture demokratike. Ore po nuk e kane thene kot te mocmit, kesaj i thone te kesh dy b ythe, nje ta mbash e nje ta cash.

  8. #8
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ska me ironi. Njeriu i trafiqeve, i perlyer koke e kembe ne batakun e pisllekut, droges e klandestineve te jep dhe leksione integriteti, morali e kulture demokratike. Ore po nuk e kane thene kot te mocmit, kesaj i thone te kesh dy b ythe, nje ta mbash e nje ta cash.
    Hahahahaha, me surprizojne ca te tjere Darius, qe e marrin seriozisht ... Hahaha
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SempreBarca
    Anëtarësuar
    26-02-2008
    Vendndodhja
    Presheve
    Postime
    106
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin

    1-Konvertimi masiv në myslimanizëm
    Gafe edhe me e madhe se kjo ishte pranimi krishterimt para se te konvertohen ne muslimane. Shqiptaret as nuk dinin cfare po pranonin, vetem kishin degjuar se nje perandori e madhe si ajo romake kishte shpallur nje fe zyrtare, dhe te gjoret nuk hezituan ti bashkohen tufes.
    Gafe brenda gafes mund te quhet edhe sakrifica e te krishtereve shqiptare ne mbrojtje te mbretit Ferdinand per ta luftuar Italine e Jugut qe perkrahnin princin francez Rene, ndersa ne anen tjeter ne luftrat e fundit, marim ate te Kosoves, numri i luftetareve shqiptare te krishtere ishte i barabarte me ZERO, sepse asnjeri nga keta nuk donte te dilte kunder aleances, ose me sakte, "vellazerise" me serbo-ortodokset. Kjo vllazeri ekzistonte sa do qe sot shumica e mohojne. Dhe kur kjo lufte u fitua nga kosovaret, keta nisen ti uronin kosovaret, kinse u gezuan per ta, sepse edhe romet (magjupet) me ose pa deshire, gjithmone e kan zakone te kercejne aty ku bien daullet.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Nga Bledi Mane


    1-Konvertimi masiv në myslimanizëm
    2-Shpallja e nxituar e pavarësisë
    3-Emigrimet e iluministëve
    4-Lëvizja haxhiqamiliste
    5-Instalimi i regjimit komunist
    6-Ateizmi i sforcuar nacional
    7-Dyndjet pa kriter të popullsisë së veriut,ndërtimet masive pa leje dhe shkatërrimi i bregdetit (ende edhe sot)
    8-Skemat piramidale dhe praglufta civile e 1997-ës
    9-Ndryshimet e shpeshta dhe sharlatanizmi i Kushtetutës
    10-Vjedhja publike e votave dhe degjenerimi i sitemit të drejtësisë
    Pas pikes 8 do shtoja:

    Dyndjen e popullsises drejt kryeqytetit, dhe ndertimet pa leje.
    Korrupsioni, shteti dhe identiteti kombetar.
    If your heart is in your dream, no request is too extreme

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •