Close
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 156
  1. #141
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Deputetët e Republikës së Kosovës të hënën kanë votuar kundër futjes së lëndës së edukimit fetar dhe bartjes së shamisë në arsimin publik parauniversitar në Kosovë, që ishte propozuar nga grupet parlamentare Kosova e Re, SLS dhe 6-Plus, pa mbështetjen e Komisionit funksional dhe Komisionit për legjislativ.

    Neni 3, amendamenti 7 dhe 8, i Ligjit për arsimin parauniversitar, që ka të bëjë me futjen e lëndës së mësimbesimit dhe bartjes së shamive në shkolla. Amendamenti 7 u kundërshtua nga 43 deputetë, 39 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Ndërsa amendamenti 8 u kundërshtua nga 64 deputetë, për ishin 18 deputetë dhe 1 abstenoi.

    Para hedhjes në votim të dy amandamnteve të Ligjit për arsimin parauniversitar, pati debate të ashpra mes deputetëve, që më të zëshmit ishin ata të Partisë së Drejtësisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Deri sa të parët kërkonin që edukata fetare të futet në shkollat publike, pasi është edhe një standard evropian, deputetët e AAK-së, theksonin së kombi shqiptar ka tri fe, të cilat duhet të mbeten jashtë shkollave publike.

    Deklarimet më të ashpra ishin ato të deputetit Adrian Gjini nga AAK dhe deputetit Gëzim Kelmendi, nga Partia e Drejtësisë. Në arsyetimin për futjen e lëndës fetare në shkolla, Kelmendi tha se është një rikthim i kësaj lënde në shkolla, pasi kjo lëndë është mësuar edhe më parë, por me ardhjen e komunizmit është hequr, ndërsa është si lëndë në të gjitha shtetet evropiane. Por Gjini i tha Kelmendit se para Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur shkolla shqipe në Kosovë, ndërsa në vendet perëndimore studiohet Darvini, gjë që nuk ndodh në Kosovë. Kelmendi ka reaguar ndaj fjalës së Gjinit, duke ia rikujtuar se çfarë thotë Teoria e Darvinit, gjë që shkaktoi reagimin edhe të deputetëve tjerë të AAK-së.

    I zëshëm gjatë debatit ka qenë edhe kryetari i PD-së, gjegjësisht ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

    Po ashtu edhe kryeministri i vendit la të nënkuptohet se mbështet këtë amandamentim ligjor, i cili u shpreh se është për vlerat evropiane dhe respektim të plotë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, por gjatë votimit deputetet e PDK-së e “tradhtuan” kryeministrin, sepse në votimin e dytë për votuan vetëm 18 deputetë.

    29.08.2011

    http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,61667
    Sa qeshareke jene njerezit. Po ketu dihet haptazi se nuk eshte ne pyetje "mesimi i fese ne shkolla" por eshte futja e mesimit te islamit (bile atij all-Ternava) ekstrem duke share vlerat perendimore dhe ngritur kulturen arabe. Ky eshte qellimi...Keta llafazana kerkojne futjen e ekstremizmit ne shkolla duke perdorur mjetet ligjet e botes se lire.....Nese Kosova e vazhdon kete rruge, ka mbaruar si shtet heret ose vone...

  2. #142
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Rrofte Vetevendosja!
    Ymeri po deklarohet qarte se per VV jane te papranueshme qe te dy amandamentet e PD-se. Kane kerkuar shtyerje deri te merkuren sepse nuk kane patur kohe as ti lexojne ndryshimet ne amandamente, qe u jane bere ne komisione. VV kerkon debat e jo zbatim te diktateve te thaqit. Gazeta express eshte ne sherbim te tij(thaqit).. eshte sikur me marr informata prej Llapit, asnje tjeter gazete nuk e ka kete manipulim..

    Ju qe mezi s'po pritni ta shani VV.. jeni gjithhere ne gjendje gadishmerie per ta bere kete keni ra keq ne gracke.. Mirepo nuk e thate asnje fjale per vet hashimin i cili ishte pro amandamenteve.
    Po me habit Milkway.. qe e konsideroja aleat(LB), mirepo siç po shihet kane vendosur ta vazhdojne rrugen vet ose me aleanca tjera.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #143
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Personalisht me pelqeu rezonimi i Alma Lames, mirepo fakti qe ne VV eshte Hysamedin Feraj (i afert me ithtarin e neo-osmanizmes Abdi Baleten) tregon se kjo levizje ka ne gjirin e saj elemente shume ekstreme sa i perket aspektit fetar.
    VV eshte shprehur zeshem per shume ceshtje qe kane te bejne me kombin shqiptar, mirepo fakti qe udheheqesi i saj Albin Kurti dhe ideologu i saj Adem Demaci nuk u shprehen ne lidhje me kete ceshtje, por lane Visarin te belbezoje, flet se kane frike te rreshtohen ne nje ane apo ne tjetren. Kjo mungese guximi do t'iu hakmerret me keq se sa te ishin deklaruar ne nje menyre apo ne tjetren.
    Ja VV po na del levizje fundamentaliste.. derisa ka numrin me te madhe te atesiteve brenda, çfare budallallaku..
    Imam shefqeti nuk eshte aq i marre kur shante te vetmen VV.. qe eshte ne rritje te madhe.. keshtu duke belbezuar.. dhe rrezik per shefqetat e fuadat.
    Nuk ka altrernativ tjeter..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #144
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ne fakt veprim normal dhe i pritur nga VV.
    VV nuk fiton asgje, nese imiton forcat tjera politike.

    Megjithate VV duhet patjeter ta thote publikisht pozicionin zyrtare te partise lidhur me kete teme te rendesishme. Mendoj se ata edhe ketu formalisht do ta mbeshtesin kerkesen per referendum, nese do te kete nje te tille.
    VV e thote publikisht dhe zyrtarisht pozicionin e vet permes Visar Ymerit, shiko videon, fillon ne minuten e dhjete pergjigja mbi dy amandamentet.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #145
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-08-2011
    Postime
    38
    Kesaj i thone ,mer voten e popullit dhe voto kunder popullit

  6. #146
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-08-2011
    Postime
    38
    ÇMENDURIA: Edhe unë jam Kosovë!
    Autor: Iljasa Salihu
    E enjte 1 Shtator 2011 15:23 PM


    Disa thonë se Kosovën e çliroi NATO-ja, ndërsa ata që i përjetuan fshikullimat e armikut thonë se Kosovën e çliroi UÇK-ja, kurse ata që për hir të panoramës më të qartë rreth çështjes në fjalë, vlerësuan se Kosova u çlirua pjesërisht prej ushtrisë sonë të lavdishme, duke i ndihmuar ecejaket e saja edhe aleatët tanë, ndihmë kjo që do të përbënte sfidë të vërtet për shtet-ndërtimin e Kosovës, ose më mirë thënë, krijim dhe pastrim i korridorit ku çmenduritë dhe eksperimentet e shumta lirshëm do të qarkullojnë përmbi tragjedinë e këtij populli të shumëvuajtur, qëllimi i të cilëve ishte dhe është tkurrja edhe e këtij trualli pjesërisht të çliruar. Gjatë këtyre 12 viteve çlirim të pjesshëm, dëgjuam dhe u ballafaquam me një mal deklaratash e vendimesh, vendime që gjithherë ishin në të mirë të fundërrinave-mbetjeve serbe.

    Përmes kishave ortodokse atyre iu mundësua që ligjërisht të zotërojnë territore të gjëra, ku aktivitetin e filluar prej kohësh kriminal kundrejt shqiptarëve, tashmë pa u ngacmuar prej askujt do ta vazhdojnë. Plani i Ahtisarit u përcoll me kritika të ashpra dhe të shumta, edhe pse ky plan qëllimkeq e kishte një të mirë. E mira e këtij plani të keq ishte se Kosova patjetër duhet të njihet me gjithë njësinë e saj territoriale, përfshirë fshatrat dhe qytetet ku jetojnë serbët, edhe pse ligji për decentralizim i përdhosi këto enklava sa nuk duhej, duke i krijuar mundësi mobilizimi për rrënim të kësaj ngrehine të ndërtuara me djers dhe me gjak prej shqiptarëve.

    Kosova u pavarësua me çlirim të pjesshëm, duke i lënë pas trazirat e marsit, të shkurtit dhe kopshtin e çmendurisë në të cilin mbinin vetëm trëndafila me erë të qelbur. Pjesë e atij ngazëllimi ishin edhe qumështi, alkooli dhe çokollatat e ardhura enkas prej Serbisë, alegori këto që kumtonin frenim të këtij gëzimi të çmeritur. Gabimin e parë pas epokës që ishte e stërmbushur me gabime, politikanët dhe analistët tanë e artikuluan atëherë kur thanë së është me rëndësi që shtetet më të fuqishme të botës e njohën pavarësinë me “çlirim të pjesshëm të Kosovës”, kurse pas pak po të njëjtit sikur lypsar i pamë duke kërkuar njohje prej atyre që nuk i llogaritnin si shtete. Pastaj ky injorim adoleshent u pasua me zvarritje për njohje, mbase duke ia bërë edhe me dije të vegjëlve dhe lypsarëve tanë se akoma jeni të vegjël për asi lloj klasifikimesh.

    Në Kosovë për hir të pakicave katolike u ndërtua një katedrale politike mu në mes të Prishtinës. Kjo njëherësh tregoi se sa popull bujar dhe vezullues të shumëllojshmërisë së vlera jemi. Madje edhe për hir të pakicave ortodokse, kishat e tyre vetëm na mbetet vetëm t’i shikojmë, madje as mendja nuk guxon të na shkoj për diçka tjetër, si dhe serbëve në gjuhën e tyre amtare administratorët tanë duhet t’i përgjigjen, sepse me ligj një gjë të tillë e kanë obligim. Ndërsa ata që përnjëmend luftuan për këtë vend dhe që janë shumicë e këtij shteti vazhdojnë të anashkalohen dhe shkelmohen. Shqiptarët e besimit islam çdo të premte detyrohen në asfalt dhe nëpër trotuare ta falin namazin e xhumasë. Kërkesave të tyre, vëllezërit e gjuhës dhe të fesë së njëjtë po i përgjigjen me akuza tejet të rëndë, gjoja se kjo masë e popullit është manipuluar prej radikalizmit të skajshëm arab. Thuajse harruan se po prej kësaj mase ata i morën votat dhe u bënë deputet e ministra! Pastaj në vend të plotësimit të kërkesave legjitime dhe të kamotshme, ata nuk përtojnë të merren me vetitë e protestuesve. Pavarësisht kësaj rrëmuje dhe këtij diskriminimi, katedralja boshe katolike e preferon heshtjen e këtyre kërkesa të natyrshme, edhe pse roli i saj duhet të jetë kultivimi dhe ujitja e kërkesave që nuk bien ndesh me normat e shoqërisë demokratike.

    Pasi i trashën mirë gjokset dhe xhepat e tyre, vendosën që patriotizmit ekonomik dhe social t’ia japin fjalën dhe vendin e merituar. Pasuan masat e reciprocitetit, madje për lakmi ky vendim u respektua dhe u mirëprit prej të gjithëve. Tregun kosovar e vërshuan produkte vendore dhe produktet e shteteve fqinj, veçmas dominuese ishin produktet që vinin prej tregut të Turqisë. Për t’i bindur qytetarët se Kosova përnjëmend kësaj radhe e kishte, dërgoi edhe njësinë speciale në veri, për t’i çrrënjosur kështu bandat dhe emisarët e Serbisë, që ishin dërguar në truallin shqiptar si prodhues të tmerrit. Ky aksion u shoqërua edhe me një dëshmor dhe me një hero të Kosovës. Porse shpallësit e këtij heroi tradhtuan lehtas dhe shpejtë idealin e këtij dëshmori, ngase i urdhëruan që të kthehen në pjesën e çliruar të Kosovës, pa ia dhënë dënimin e merituar prodhuesve të tmerrit dhe vrasësve. Edhe pas një muaji prej aksionit të ndërmarr, prapë barrikadat serbe vazhdojnë ta vezullojnë krenarin e tyre dhe turpin e qeverisë së Kosovës. Politikanët serbë vazhdojnë ta vizitojnë shtëpinë e huaj në cilësinë e të zotit të shtëpisë! Kjo njëherësh tregon se të besuarit e popullit vazhdojnë që idealet e ushtarëve të UÇK-së, të atyre që ranë dëshmorë pas vitit 1999, t’i gjymtojnë sa të munden, mbase vetë greva e urisë e organizuar prej veteranëve të UÇK-së tregoi se për 12 vite sa Kosova si shtet ishe përkujdesur për ndërtuesit e këtij vendi dhe shteti.

    Në vorbullën e gjithë kësaj mjegullnaje, duke shpresuar detyrimisht në maratonën e pambarimtë të këtyre paradokseve, rrëzimi në kuvend i kërkesës për lëndën e edukatës fetare në natën e bajramit, mua rrëqethshëm ma kujtoj rrëfimin e gjyshit tim, kur forcat komuniste sllave pikërisht në natën e bajramit ishin nisur me armë për në fshatin Llojan të Kumanovës, duke lëshuar kumte se gratë e shqiptareve do të na shërbejnë për bajram me bakllavë. Të irrituar prej këtij provokimi të pashoq, gjyshi im me shumë bashkëfshatar në vend të rrobave dhe ëmbëlsirave që pritej t’i shijonin në ditën e bajramit, i kapën armët e pakta që i kishin dhe disa vegla të tjera, vetëm e vetëm që armikut praktikisht t’i thonë sa ju para se të kaloni te gratë e shqiptarëve, duhet të ballafaqoheni me burrat e njëmend shqiptar, që për këtë tokë e për nderin familjar japin njëqind herë jetën. Ashtu edhe kishte ndodhur. Jehona e trimërisë së këtyre burrave, kishte bërë që sllavi komunist të kthej kokulur dhe i mposhtur, ndërsa këta trima shqiptar ishin kthyer me betejë të fituar dhe pa fjetur fare, ashtu edhe të pluhurosur atë ditë, bashkë me farefisin, djemtë, prindërit dhe gratë e tyre e kishin shijuar bakllavën për bajram, shije kjo e shoqëruar me fluturaken e mendimeve të ngjarjes së asaj nate të vështirë.

    E pra, ju demokrat shqiptar dhe mysliman, përmes kundërshtimit të asaj që quhet etikë fetare, edhe atë mu në natën e bajramit, na kujtuat natën e bajramit të asaj gjenerate trime, ku komunisti ra Llojanit e Vaksincës, tym e flakë po i shkon Runicës, vargje këto të kënduara prej të ndjerit Naim Latifi, frymëzim i të cilave ishte e vërteta e ngjarjeve të asaj kohe.

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Ooo MOSS!


    Gjithsesi Like e ka VV-ja nga nje josimpatizuese e saj.
    Vetem pse jan prononcuar pro shamise???!!!
    Ti e mbuluar je??

  8. #148
    Bravo Parlamentit te Kosoves. Gjysma e te keqes qe pjesa e shendoshe intelektuale ne Kosove i ka kembet ne toke dhe injoron pasionet anadollake e injorante te disa pakicave. Ne fakt realiteti i Kosoves nuk eshte ai qe mund te duket nga 10-15 te krisur nga trute qe ulurijne per islamin, mbulimin e xhamiat. Kosova e ka marre rrugen e saj dhe po e verteton edhe njehere qe eshte pjese e trungut europian.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga jeton72 Lexo Postimin
    ÇMENDURIA: Edhe unë jam Kosovë!
    Autor: Iljasa Salihu
    E enjte 1 Shtator 2011 15:23 PM

    ...
    Ndërsa ata që përnjëmend luftuan për këtë vend dhe që janë shumicë e këtij shteti vazhdojnë të anashkalohen dhe shkelmohen. Shqiptarët e besimit islam çdo të premte detyrohen në asfalt dhe nëpër trotuare ta falin namazin e xhumasë.
    Shqiptaret e Kosoves, shumica absolute e tyre, nuk e quajn veten pothuajse asnjehre "Shqiptaret e besimit islam". Keshtu ata quhen kryesisht apo ekskluzivisht nga te huajt.
    Edhe ata qe pernjemend luftuan nuk jane "shqiptaret e besimit islam" por vetem shqiptaret. Fakti qe shumica absolute e luftetareve ishin musliman eshte dicka vetekuptueshme dhe nuk ka arsye te permendet apo te theksohet, vetem kur behet me qellime te kqija, si ne shkrimin me larte.
    Falja e "namazit te xhumase" ne rruge nuk ishte dhe nuk eshte asgje tjeter perpos imitim i paster i faljeve te ngjashme ne shume vende te prapambetura islamike, ku masat e tilla udheheqen kryesisht nga ekstremista dhe fundamentalista islamiste, te cilet me keso gjestesh apo veprimesh njekohesisht protestojne edhe politikisht kunder regjimeve apo pushteteve te tyre. Dhe cka eshte me e rendesishmja, ata lutesit e rruges, falesit e trotuarit apo quaj si te duash, nuk perfaqsojne shumicen e shqiptarve te Kosoves por pothuajse ekskluzivisht nje mase te vogel te manipuluar nga extremista dhe fundamentalista islamik, te cilet ne asnje menyre nuk ja dojne te miren atij populli dhe Kosoves.

    Kërkesave të tyre, vëllezërit e gjuhës dhe të fesë së njëjtë po i përgjigjen me akuza tejet të rëndë, gjoja se kjo masë e popullit është manipuluar prej radikalizmit të skajshëm arab.
    Vete shprehja "vllezerit e gjuhes dhe te fese..." shpesh eshte shenje dalluese e islamisteve apo besimtareve ekstremista.

    Thuajse harruan se po prej kësaj mase ata i morën votat dhe u bënë deputet e ministra! Pastaj në vend të plotësimit të kërkesave legjitime dhe të kamotshme, ata nuk përtojnë të merren me vetitë e protestuesve.
    Ne mase te madhe e pavertete.
    Pavaresisht se ajo "mase" eshte nje pjese e vogel plotesisht e manipuluar nga islamistet fundamentaliste, shqiptaret nuk kane votuar dhe nuk do te votojne ne baze fetare.
    Kerkesa per ta futur fene islame ne shkolla publike nuk eshte as legjitime as e kahmotshme. Ndoshta eshte deshire e kahmotshme e islamisteve dhe mbeshtetesve te tyre, por jo e mases se shqiptareve te Kosoves.

    Pavarësisht kësaj rrëmuje dhe këtij diskriminimi, ...
    Cilit diskriminim?!


    ... për t’i çrrënjosur kështu bandat dhe emisarët e Serbisë, që ishin dërguar në truallin shqiptar si prodhues të tmerrit. ...
    Cfare patetizmi palidhje!

    Në vorbullën e gjithë kësaj mjegullnaje, duke shpresuar detyrimisht në maratonën e pambarimtë të këtyre paradokseve, rrëzimi në kuvend i kërkesës për lëndën e edukatës fetare në natën e bajramit, mua rrëqethshëm ma kujtoj rrëfimin e gjyshit tim, kur forcat komuniste sllave pikërisht në natën e bajramit ishin nisur me armë për në fshatin Llojan të Kumanovës, duke lëshuar kumte se gratë e shqiptareve do të na shërbejnë për bajram me bakllavë.
    Të irrituar prej këtij provokimi të pashoq, gjyshi im me shumë bashkëfshatar në vend të rrobave dhe ëmbëlsirave që pritej t’i shijonin në ditën e bajramit, i kapën armët e pakta që i kishin dhe disa vegla të tjera, vetëm e vetëm që armikut praktikisht t’i thonë sa ju para se të kaloni te gratë e shqiptarëve, duhet të ballafaqoheni me burrat e njëmend shqiptar, që për këtë tokë e për nderin familjar japin njëqind herë jetën. Ashtu edhe kishte ndodhur. Jehona e trimërisë së këtyre burrave, kishte bërë që sllavi komunist të kthej kokulur dhe i mposhtur, ndërsa këta trima shqiptar ishin kthyer me betejë të fituar dhe pa fjetur fare, ashtu edhe të pluhurosur atë ditë, bashkë me farefisin, djemtë, prindërit dhe gratë e tyre e kishin shijuar bakllavën për bajram, shije kjo e shoqëruar me fluturaken e mendimeve të ngjarjes së asaj nate të vështirë.
    E pra, ju demokrat shqiptar dhe mysliman, përmes kundërshtimit të asaj që quhet etikë fetare, edhe atë mu në natën e bajramit, na kujtuat natën e bajramit të asaj gjenerate trime, ku komunisti ra Llojanit e Vaksincës, tym e flakë po i shkon Runicës, vargje këto të kënduara prej të ndjerit Naim Latifi, frymëzim i të cilave ishte e vërteta e ngjarjeve të asaj kohe.
    Nuk e kuptova mire.
    A po kerkon autori "kryengritje te armatosur islamike" kunder institucioneve te Kosoves apo vetem deshiron ti krahason politikanet aktual te Kosoves me komunista sllave?

    Pershendetje

  10. #150
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Vetem pse jan prononcuar pro shamise???!!!
    Ti e mbuluar je??
    Edhe per ty nje Like ane, shume bukur po dukesh.

    p.s. s'ka nevoje per falenderime, e meritove.
    I feel Kosovereign!

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •