Close
Faqja 56 prej 406 FillimFillim ... 646545556575866106156 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 560 prej 4051
  1. #551
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Problemi që ke patur me muzikën, mendoj se ka qënë për arsye të ndonjë konflikti që mund të ketë patur karta e zërit me pajisjet e tjera si karta grafike, modemi, miu, tastiera, etj. Mund të ketë qënë edhe për faj të memorjes, sepse Windows XP rekomandohet të ketë të paktën 128 MB.

    Gabimi yt ka qënë që instalove kallëpin 256 MB. Kjo memorje me siguri nuk do ketë qënë e përshtatshme për motherboard tënde, dhe kjo mund të ketë shkaktuar ndonjë dëm në harduer.

    Nuk je sqaruar mirë se çfarë ndodh me kompjuterin. Nuk kalon rryma fare, apo kalon rryma dhe del ndonjë gabim në ekran? Çfarë ndodh pasi shtyp butonin për të ndezur kompjuterin? Ndizet ushqyesi, ventilatorët?

    Vendos përsëri memorjen origjinale të kompjuterit dhe kontrollo edhe njëherë lidhjet e kabujve dhe pjesëve që mund të kesh lëvizur. Nëse motherboard ka dy fole për memorjen, provo të përdorësh vetëm folenë ku nuk fute kallëpin 256 MB. Nëse është faji i memorjes, atëherë kompjuteri do ndizet, por mund të nxjerrë ndonjë gabim, ose mund të lëshojë sinjale me zë.

    Nëse kompjuteri nuk merr rrymë fare, atëherë kontrollo kabllin e korentit që nga priza në mur, deri tek ushqyesi, e motherboard. Kontrollo që çelësi i ushqyesit të jetë ndezur. Hidhi një sy edhe kabllit që lidhe motherboard me butonin që ndez kompjuterin.
    Edi

  2. #552
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Zgjidhja më e lehtë është të krijosh një CD boot të Windows. Për këtë të duhet të kesh një CD-Regjistrues dhe programin NERO. Nëse nuk i ke këto mundësi, atëherë lexo përgjigjet që kam shkruar në ketë temë. Ajo që ke ndërmend të bësh - ndërrimin e pajisjeve pa shuajtur kompjuterin - punon në disa nga laptop e sotëm, por nuk besoj të punojë në atë tëndin që duket se është goxha i vjetër.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 30-11-2005 mė 01:15
    Edi

  3. #553
    Dani
    Anėtarėsuar
    10-11-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    95
    me sa e di une hard disku nuk mund te punoj ne nje tjeter pc po mendoj si hd primar si sekondar i dyte mundet por si hard disk i pare nuk mundet pasi qe instalimi i windowsit ne at hard disk eshte ber ne nje pc tjeter qe do te thot se komponenter e pc tuaj dhe pc ku eshte kryer instalimi i windowsit ndryshojn (vetem ne qoft se kan komponentet e njejta identike p.sh. chipseti, southbridge, motherboard, kartela e zerit, kartela e grafikes...) mendoj se kjo eshte arsyeja
    www.WeAreTheBest.„€$

  4. #554
    i/e regjistruar Maska e by_durrsaku
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    112
    komponentet i kane te njejta.por kam provuar ta instaloj windowsin direkt nga
    PCja qe me jep kete gabim por pas formatimit dhe kopjimit te fajlave ben restartin normalisht dhe aty ngec perseri.gjate karikimit te windowsit.
    SPIRIT OF ALBANIAN(asd)

  5. #555
    Tirona ne zemrat tona Maska e ~Miracles~
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Tek shtepia ime
    Postime
    31
    Provoje ta instalosh sistemin nga e para me ane te nje CD XP. Starto nga CD (verej me kujdes monitorin kur te jepet opsioni "Starto nga Cd me cfadolloj suste"). Pasi ke startuar nga Cd ndiq udhezimet dhe bej formatimin. Me mire eshte te formatosh ne NFTS nese do te fshish perfundimisht sistemin e vjeter. Une e kam bere shpesh kete gje dhe gjithmone ka funksionuar.

    Ciao
    Carpe diem!

  6. #556
    ICE-A Maska e PcCrack3r
    Anėtarėsuar
    31-08-2005
    Vendndodhja
    Deēan - Kosovė
    Postime
    163
    Faleminderit Edi, por problemi qendron sepse kur e fus kabllin ne prize vetem ndizet nji drite e vogel tek butoni i ndizjes dhe pastaj nuk reagon fare kur shtyp butonin.

    I kam provuar keto metodat qe ke shkruar ne fund por nuk funksinoj asnjera. Edhe pas vendosjes se memorjes origjinale nuk reagon.
    --==Emi==--

  7. #557
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2004
    Postime
    18
    Une i kam te gjitha edhe cd regjistrues edhe nero-n.Kam bere prove te bej bootable cd po nuk behet nuk e kam idene pse.Kur fus diskun e windows xp tek laptopi behet boot pra do te thote qe kompjuteri nga kjo ane eshte ne rregull.N.q.s ke mundesi mund te ma shpjegosh me hollesisht se si te bej nje boot cd? Faleminderit.

  8. #558
    i/e regjistruar Maska e by_durrsaku
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    112
    o miracles flm .per keshillen por e kam provuar ta riinstaloj windowsin por sikurse e kam shkruar me siper,pas startit nga CDja formatimit dhe kopjimit te filave te vindowsit kaomjuteri duhet te ristartoje qe te vazhdoje me instalimin,saporistartohet ngec perseri gjate karikimit te windowsit.kete e kam provuar edhe me hard diqe te ndryshme por gjithmone i njejti problem keshtu qe hard disku nuk ka problem,edhe winduwsin e kam provuar ta instaloj ne nje kompjuter tjeter dhe instalohet shume ne rregull keshtuqe edhe CDja e windowsit eshhte ne rregull.
    SPIRIT OF ALBANIAN(asd)

  9. #559
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Më vonë do shkruaj një guidë të plotë se si mund të krijohet një CD boot i Windows 98-ës, por deri atëherë ndiq këto hapa:

    1. Krijo një disketë boot të Windows 98 siç është shpejguar në këtë temë dhe fute disketën në kompjuter.

    2. Kopjoi të gjithë skedarët e CD-së së Windows 98 në një dosje tek C:\cd_win98\

    3. Hap Nero Burning Rom dhe tek menuja në krye zgjidh File > New.

    4. Tek paneli në krah të majtë zgjidh CD-ROM (boot).

    5. Tek tabela "boot" aktivizo opsionin "bootable logic drive" dhe A:\ si emrin e diskut.

    6. Shtyp butonin "New"

    7. Nga menuja kryesore zgjidh Edit > Add Files dhe hidh të gjithë skedarët e Windows 98 që kopjove tek dosja C:\cd_win98\.

    8. Shtyp butonin "burn" dhe mos bëj asgjë sa të mbarojë punën Nero.



    Tani ke një CD të Windows 98 që bëhet boot.

    1. Fute CD-në në laptop dhe nise kompjuterin.

    2. Nga menuja zgjidh "Start computer with cd-rom support"

    3. Kur të shikosh A:\> shkruaj komandën setup.exe. Kjo do fillojë instalimin e windows. Nëse nuk punon, provo D:\setup.exe ose E:\setup.exe.

    4. Ndiq hapat e instalimit të Windows 98.
    Edi

  10. #560
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2004
    Postime
    18
    Edi une kam NERO 6.0 dhe te vetmet gjera qe kam jam nero start smart dhe nero express dhe mesa pashe asnjera nuk ka file.Mirepo Nero express ka nje pyetje What do you like to burn? dhe nje nga disa opsionet eshte bootable data disk.Dhe e kam bere nje te tille , i cili me hapet ne kompjuterin tim, d.m.th behet boot, por tek laptopi nuk behet boot.Boot diskun e kam bere me cd-rw dhe mendoj se ky eshte problemi sepse pasi instalova win 200 te laptopi ai nuk e lexonte diskun qe kisha bere (boot diskun) dilte mesazhi insert a disk!N.q.s ky eshte problemi une po e bej me nje disk normal (CD-R).Faleminderit per ndihmen!Gjithe te mirat!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •