Ēfarė janė disketat boot dhe pėrse pėrdoren?
Disketat boot (shqip. "but") janė disketa flopi qė pėrmbajnė programe dhe skedarė tė nevojshėm pėr tė filluar Windows-in nė ato raste kur dėmtohet dhe nuk mund tė hapet vetvetiu. Me anė tė kėtyre disketave mund tė hyni nė kompjuter dhe tė kryeni disa funksione themelore si psh:
- tė ndani hard diskun nė disa pjesė (partitions)
- tė fshini/formatoni pjesėt e hard diskut
- tė riparoni pjesėn boot tė hard diskut
- tė kontrolloni diskun pėr skedarė tė korruptuar/dėmtuar
- tė krijoni, kopjoni, fshini skedarė nė hard disk
- tė redaktoni skedarėt me tekst qė konfigurojnė Windows-in, etj.
Kini parasysh se tė njėjtat funksione mund tė kryhen mė lehtė duke pėrdorur njė CD origjinal tė Windows ose CD-tė riparues/restaurues qė zakonisht shiten bashkė me kompjuterin. Disketat duhen pėrdorur me kujdes dhe vetėm nga ata persona qė kanė njohuri tė mjaftueshme.
Nė ato raste kur kompjuteri nuk mund tė hapet nga CD-Rom, disketat janė e vetmja mundėsi pėr t'u futur nė kompjuter dhe pėr tė instaluar Windows.
Si tė krijoj njė disketė boot?
Nė kėtė rast po marrim si shembull disketėn boot tė Windows 98. Mėnyra ėshtė e ngjashme edhe pėr versionet e tjera tė Windows.
1. Shkarkoni disketėn boot pėr Windows 98 ose 98 SE (OEM) nga faqja
http://bootdisk.com/bootdisk.htm.
2. Ruajeni skedarin nė kompjuter, dhe klikojeni atė dy herė pasi tė mbarojė sė shkarkuari.
3. Fusni nė kompjuter nje disketė flopi bosh ose me informacion qė nuk ju duhet, dhe klikoni dy herė mbi skedarin qė sapo shkarkuat.
4. Pėrgjigjuni "OK", dhe prisni sa tė pėrfundojė krijimi i disketės flopi.
5. Hiqeni disketėn, etiketojeni "Boot i Windows 98", dhe kyēeni qė tė mos rishkruhet informacioni.
Si ta pėrdor kėtė disketė?
1. Futeni disketėn nė kompjuter dhe rifillojeni kompjuterin.
2. Nga menyja qė do paraqitet nė ekran zgjidhni "Start Computer with CD-Rom Support". Kur tė mbarojė sė hapuri, nė ekran do shihni A:\> dhe mbi kėtė duhe tė shihni shkronjėn qė i ėshtė caktuar CD-Rom-it. Zakonisht caktohet shkronja D pėr CD-Rom-in e parė, E pėr tė dytin, e kėshtu me radhė.
3. Shkruani komandat sipas dėshirės ose ato qė u janė udhėzuar nė forum.
4. Pėr t'u rikthyer nė Windows, hiqeni disketėn flopi nga kompjuteri, dhe shtypni kombinimin CTRL+ALT+DEL nė tastierė pėr tė rifilluar kompjuterin. Tashmė kompjuteri do mundohet tė hapė Windows-in nga hard disku.
...
Krijoni Kontakt