Sipas nje studimi te nje universiteti ne Tajvan, udhetimi ne kohe eshte i pamundur nga ana shkencore. Artikulli ne anglisht (qe per ceshtje kohe nuk mund ta perkthej):
http://news.yahoo.com/hong-kong-scie...150026913.html
Sipas nje studimi te nje universiteti ne Tajvan, udhetimi ne kohe eshte i pamundur nga ana shkencore. Artikulli ne anglisht (qe per ceshtje kohe nuk mund ta perkthej):
http://news.yahoo.com/hong-kong-scie...150026913.html
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Udhetimi ne kohe do te behet e pamundura rutine?
Qė nga eksperimentet e hershėm tė Keely, Tesla e Vėllezėrit Wilson, deri nė hamendėsimet pėr udhėtim nė kohė nė Eksperimentin e Filadelfias, Projektin Montauk, tė gjithė janė intriguar nga udhėtimi nė kohė
"Lavdia e kohės ėshtė qė tė qetėsojė mbretėrit ndėrluftues, tė ējerrė maskėn e falsitetit dhe tė nxjerrė tė vėrtetėn nė dritė" - William Shakespeare.
Koha ėshtė mėnyra e Zotit pėr tė mos lejuar qė gjithēka tė ndodhė njėkohėsisht. A ėshtė pranė dita kur ne do tė takojmė pasardhėsit tanė tė largėt, apo paraardhėsit tanė? Udhėtimi praktik nė kohė vazhdon tė shmangė konsumatorin dhe deri kur pajisjet e udhėtimit nė kohė tė jenė prodhuar nė masė tė madhe, shpikėsit e garazheve do tė duhet tė ndėrtojnė makineritė e tyre. Qė nga eksperimentet e hershėm tė Keely, Tesla e Vėllezėrit Wilson, deri nė hamendėsimet pėr udhėtim nė kohė nė Eksperimentin e Filadelfias, Projektin Montauk, tė gjithė kanė dėshiruar tė sjellin udhėtimin praktik nė kohė tek konsumatori. Mendoni nėse do tė ishit njė nga njerėzit ende tė gjallė sot, qė ka lindur para 1903, kur u ngrit aeroplani i parė? Kur ishit tė rinj, ideja e fluturimit ka qenė ndoshta shumė ngacmuese. Disa shkencėtarė besojnė se ne mund tė jemi duke jetuar aktualisht nė njė skenar identik.
Por tani, shumė ngacmues nuk do tė ishte fluturimi, por udhėtimi nė kohė. Shkencėtarėt besojnė se fėmijėt tanė do tė jetojnė tė shikojnė edhe njė herė tė pamundurėn tė shndėrrohet nė rutinė. Profesor Mikio Mukaku i Universitetit tė New York-ut, beson se fluturimi nė hapėsirė mund tė zbulojė njė ditė tė fshehtėn e vetė kohės. Kjo do tė kėrkojė zhvillimin e anijeve hapėsinore qė mund tė udhėtojnė me shpejtėsi dyqind milionė kilometra pėr sekondė.
Anije qė udhėtojnė nė kėtė shpejtėsi do tė na shpien pranė shpejtėsisė sė dritės, ku nė fakt koha ngadalėson. Ky ėshtė fenomeni qė njihet si zgjerimi i kohės. Teoritė e Einstein parashikojnė se sa mė shpejt qė njė anije kozmike lėviz, aq mė ngadalė ecėn koha brenda saj. Mendoni njė raketė qė ngrihet nga toka dhe i afrohet shpejtėsisė sė dritės. Nėse ne e ndjekim atė nga toka me njė teleskop shumė tė fuqishėm teksa largohet, do tė shohim gjithkėnd brenda anijes si tė ngrirė nė kohė. Pėr ne, koha e tyre do tė ngadalėsojė, por pėr ta nuk do tė ndryshojė asgjė! Kjo ėshtė matur nė laboratorė dhe nė vendndodhje, duke pėrdorur orė atomike, aeroplanė, satelitė dhe raketa. Ėshtė provuar se koha ngadalėson, sa mė shpejt qė lėvizni. Nė 1975, Carol Allie, profesor i Universitetit tė Maryland, testoi teorinė e Einsteinit duke pėrdorur dy orė atomike tė sinkronizuara. Njė orė u ngarkua nė njė avion dhe fluturoi pėr disa orė, ndėrsa tjetra u la nė tokė, nė bazėn ajrore. Pas kthimit, ora nė avion ishte shumė pak mė e ngadaltė se ajo nė tokė. Kjo nuk ndodhi pėr shkak tė gabimeve eksperimentale dhe ėshtė pėrsėritur disa herė me tė njėjtin rezultat. Ky ndryshim nė kohė ėshtė edhe mė i theksuar nė satelitė si stacioni i hapėsirės. Kjo ėshtė pėr shkak se kėto objekte udhėtojnė me shpejtėsi shumė mė tė mėdha dhe pėr njė kohė shumė mė tė gjatė nga sa ėshtė e mundur pėr njė aeroplan. Sa mė shpejt tė lėvizė njė objekt, aq mė shumė ėshtė e deformuar koha. Tani qė ne e dimė se ėshtė e mundur qė tė udhėtojnė nė tė ardhmen, duke lėvizur me shpejtėsi tė mėdha, problemin tjetėr ėshtė se si tė udhėtojmė nė njė kohė tė tillė pa pasur nevojė tė ulemi nė njė anije kozmike pėr vite tė tėrė. Ky problem ėshtė zgjidhur me ekzistencėn teorike tė atyre, qė njihen si kurba kohore tė mbyllura dhe "tunele". Teoritė e pėrgjithshme dhe tė veēanta tė relativitetit tė Einsteinit kombinojnė hapėsirėn tredimensionale me kohėn pėr tė formuar katėrdimensionalen hapėsirė-kohė. Binomi hapėsirė-kohė pėrbėhet nga pika ose ngjarje qė pėrfaqėsojnė njė vend tė veēantė nė njė kohė tė caktuar. E gjithė jeta juaj formon njė lloj "krimbi" nė hapėsirė-kohė! Maja e bishtit tė krimbit do tė jetė lindja juaj dhe kreu ėshtė vdekja juaj. Vija qė krimbi krijon me trupin e vet quhet vija botėrore e objektit. Einstein parashikon qė vijat botėrore mund tė deformohen nga trupa masivė si vrimat e zeza.
Kjo ėshtė nė thelb origjina e gravitetit, mos harroni. Tani, nėse vija botėrore e njė objekti do tė deformohej aq shumė sa pėr tė formuar njė lak qė lidhen me njė pikė tė vetvetes e qė pėrfaqėson njė vend dhe njė kohė tė mėparshme, ajo do tė krijojė njė korridor drejt tė kaluarės! Kjo quhet njė kurbė kohore e mbyllur. "Kanalet" janė vrima nė strukturėn e katėr-dimensionales hapėsirė-kohė qė janė tė lidhura, por qė kanė origjinėn nė pika tė ndryshme nė hapėsirė dhe nė kohė tė ndryshme. Ato sigurojnė njė rrugė tė shpejtė midis dy vendeve tė ndryshme nė hapėsirė dhe kohė. Ky ėshtė ekuivalenti katėrdimensional i bashkimit tė dy copave tė njė letre tė palosur pėr tė krijuar kontakt. Shtrembėrimet nė hapėsirė bėjnė qė pikat e ndara tė mufaten dhe tė lidhen. Kjo formon njė kanal pėrmes tė cilit diēka mund tė udhėtojė menjėherė nė njė vend dhe kohė tė largėt. Pra, s'ka mė nevojė tė udhėtojmė nė njė raketė pėr vite tė tėrė pėr tė hyrė nė tė ardhmen!
Kjo ėshtė nė thelb ajo qė ėshtė shkruar tek "Liza nė botėn e ēudirave: Pėrmes Pasqyrės". Pasqyra e saj ishte njė "kanal" qė lidhte shtėpinė e saj nė Oksford me botėn e ēudirave. Ajo mjaftonte qė tė shkonte tek pasqyra dhe do tė kalonte menjėherė nė anėn tjetėr tė pėrjetėsisė. Ndėrsa nė realitet, do tė duhej njė punė shumė mė e madhe pėr tė krijuar njė "kanal" qė lidh dy pika tė ndryshme nė hapėsirė-kohė. Sė pari, do tė kėrkonte ndėrtimin e dy makinerive tė mėdha identike tė pėrbėra nga dy pllaka shumė tė mėdha metalike paralele, tė ngarkuara me sasi tė jashtėzakonshme energjie. Kur makinat vendosen nė afėrsi tė njėra-tjetrės, sasia e madhe e energjisė - afėrsisht sa ajo e njė ylli shpėrthyes, do tė shkaktonte njė vrimė nė hapėsirė-kohė dhe do tė lidhte dy makinat nėpėrmjet njė "kanali". Kjo ėshtė e mundur dhe fillimet e saj janė ilustruar nė laborator me atė qė njihet si Efekti Casimir. Detyra e ardhshme do tė jetė tė vendoset njė nga kėto makina nė raketė, e cila do tė mund tė udhėtonte afėrsisht me shpejtėsinė e dritės. Raketa do tė merrte njėrėn makinė nė njė udhėtim larg, ndėrsa do tė vazhdonte tė ishte e lidhur me tokėn pėrmes njė "kanali".
Tani, njė hap i vetėm nė "kanal" do tė mund t'iu transportonte nė njė vend dhe nė kohė tė ndryshme. Kėto duken tė jenė tė vetmet mėnyra qė bėjnė tė mundur udhėtimin drejt sė kaluarės. Kufizimi i kėtij udhėtimi nė kohė nė tė shkuarėn ėshtė se do tė ishte e pamundur pėr tė udhėtuar prapa nė njė kohė pėrpara krijimit tė makinės. Megjithėse teoritė e lartpėrmendura tė relativitetit flasin pėr kanalet dhe kurbat e mbyllura tė kohės, teoritė nuk thonė asgjė pėr procesin e udhėtimit nėpėr to. Mekanika kuantike mund tė pėrdoret pėr tė modeluar skenarė tė mundshėm dhe jep probabilitetin e ēdo rezultati tė mundshėm. Mekanika kuantike, kur pėrdoret nė kontekstin e udhėtimit nė kohė, ka njė tė ashtuquajtur interpretim shumė-universėsh. Kjo ėshtė propozuar sė pari nga Hugh Everett III nė 1957. Ajo pėrfshin idenė qė nėse diēka mund tė ndodhė fizikisht, e bėn nė disa universe. Everett thotė se realiteti ynė ėshtė vetėm njė prej universeve njėlloj tė vlefshėm. Ekziston njė grup universėsh qė quhet multivers. Ēdo multivers ka kopje tė ēdo personi dhe tė gjithė materies... Propozimi i udhėtimit nė kohė mbėshtetet nga teoria shkencore, por kjo nuk mjafton pėr ta bėrė realisht tė mundur. Janė hedhur argumente tė shumtė qė ndalojnė udhėtimin nė kohė drejt tė shkuarės. Si arsyeja e shėndoshė, edhe faktet shkencorė ngrejnė pengesa serioze.
Njė argument madhor kundėr udhėtimit nė kohė nė tė kaluarėn ėshtė quajtur parimi i autonomisė, i njohur mė mirė si paradoksi i gjyshit. Ky paradoks krijohet kur njė udhėtar nė kohė shkon nė tė kaluarėn pėr tė takuar gjyshin apo gjyshen e tij. Tani, me njohjen e tyre do tė ishte e mundur tė ndėrrohej kursi i ngjarjeve qė ēojnė nė martesėn e gjyshit dhe gjyshes. Mund t'i thuash diēka pėr njė sekret tė familjes pėr ta bindur qė je ai qė thua se je dhe ai mund t'i rrėfejė bashkėshortes sė ardhme. Nė kėmbim, ajo mund tė vėrė nė dyshim shėndetin e tij mendor. Si pasojė, gjyshėrit e t'u nuk do tė lindin kurrė nėnėn tėnde, e si rrjedhim ti nuk mund tė lindėsh! Por, si mund tė kesh ekzistuar ndonjėherė pėr tė udhėtuar sėrish pas nė kohė, nėse ti nuk ekziston?
Njė tjetėr argument pėr pamundėsinė quhet parimi i kronologjisė. Ky parim thekson se, udhėtarėt nė kohė mund tė sjellin informacion nė tė kaluarėn qė mund tė pėrdoren pėr tė krijuar ide dhe produkte tė reja. Kjo nuk do tė kėrkonte energji krijuese nga ana e "shpikėsit". Paramendoni sikur Pablo Pikaso, artisti mė me ndikim dhe i suksesshėm i shekullit XX, do tė udhėtonte pas nė kohė pėr tė takuar vetveten nė njė moshė mė tė re. Supozojmė se ai do tė qėndronte nė universin e duhur, ai do t'i jepte vetvetes nė moshė tė re portofolin e tij tė kopjeve tė pikturave, skulpturave, artit grafik, qeramikės. Versioni rinor i Pikasos mė pas do tė riprodhonte kėtu, duke ndikuar kėshtu thellėsisht nė tė ardhmen e artit. Pra, riprodhimet ekzistojnė, sepse janė kopjuar nga origjinali dhe origjinalėt ekzistojnė, sepse janė kopjuar nga riprodhimet! Asnjė ēikė energji krijuese nuk do tė ish pėrdorur pėr tė krijuar kryeveprat! Njė ide qė dikur ishte asgjė mė shumė se "science fiction", tani ėshtė njė koncept qė po bėhet realitet. Teoritė e relativitetit tė pėrgjithshėm dhe tė veēantė tė Einstein mund tė pėrdoren pėr tė provuar se nė fakt udhėtimi nė kohė ėshtė i mundur dhe hulumtimet kanė treguar se raketet qė lėvizin me shpejtėsi mund tė udhėtojnė nė tė ardhmen.
Zgjerimi i kohės ėshtė metoda mė e lehtė pėr shkak se ajo thjesht kėrkon lėvizje me shpejtėsi tė lartė pėr tė pėrjetuar udhėtimin nė kohė. Fenomenet e njohur si "kanalet", kurbat e kohės janė mjete tė mundshėm pėr tė udhėtuar nė tė ardhmen dhe nė tė kaluarėn. Udhėtimi nė tė kaluarėn ėshtė njė detyrė shumė mė e vėshtirė. Teoria e tij pėrfshin skenarė tė komplikuar nė katėrdimensionalen hapėsirė-kohė, energji tė barabartė me atė tė njė ylli shpėrthyes dhe udhėtim me afėrsisht shpejtėsinė e dritės. Arsyeja e shėndoshė dhe faktet shkencorė mund tė pėrdoren pėr tė paraqitur skenarė qė shndėrrohen nė pengesa serioze. Megjithatė, shpjegime mund tė ketė edhe kundėr kėtyre pengesave. Nėse koncepti i multiversit ėshtė realitet, atėherė shumica e ideve tė tashme tė udhėtimit nė kohė bazohen nė njė realitet fals. Nėse udhėtimi nė kohė ėshtė krejtėsisht i pamundur, atėherė arsyeja pėr kėtė ende nuk ėshtė gjetur.Pėrgatiti
KLARITA BAJRAKTARI
Kush tha qe Montauk dhe Eksperimenti i Filadelfias jane hamendesime? Kush nga keta gjenite qe llomotisin per Montauk, ka studiuar materialet qe jane nxjerre? Kush nga keta ka marre mundimin te flase me Preston Nichols apo Duncan Cameron apo ... Vazhdojne mashtrimet keta palaco. Te perzihet kur gjoja nxjerrin e bejne dhe emra publike.
Se mora vesh kete. 200 milion km ne sekonde dhe prape do na shpien prane shpejtesise se drites? Ore po drita e ka 300 mije km ne sekonde se na hutuat. Me 200 milion km ne sekonde i bie te kthesh kohen mbrapsht e ta fillosh qe nga Big Bang.Kjo do tė kėrkojė zhvillimin e anijeve hapėsinore qė mund tė udhėtojnė me shpejtėsi dyqind milionė kilometra pėr sekondė.
Anije qė udhėtojnė nė kėtė shpejtėsi do tė na shpien pranė shpejtėsisė sė dritės, ku nė fakt koha ngadalėson.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
HAhahahahahha ika te nenforumi i batutave me kete shkrim...
Shkrime te tilla edhe pertacin me te madh te forumit (mua) e detyrojn me shkrujt.
Ti Fegi sigurisht nuk je kjo me te kuqe dhe pasi nuk je N..... gjith gazetareve te tilla qe pordhin pa fije logjike.
p.s. vemendja dhe synimi i zbulimit te udhetimit ne kohe eshte i, e perqendruar diku tjeter (te cilat gazetar dhe gazetare si kjo me te kuqe duhet ti mesojn para se te shkruajn) jo ne arritjen e zbulimit permes shpejtesis.
[QUOTE=Rrushi_CH;3169367]HAhahahahahha ika te nenforumi i batutave me kete shkrim...
Shkrime te tilla edhe pertacin me te madh te forumit (mua) e detyrojn me shkrujt.
Ti Fegi sigurisht nuk je kjo me te kuqe dhe pasi nuk je N..... gjith gazetareve te tilla qe pordhin pa fije logjike.
p.s. vemendja dhe synimi i zbulimit te udhetimit ne kohe eshte i, e perqendruar diku tjeter (te cilat gazetar dhe gazetare si kjo me te kuqe duhet ti mesojn para se te shkruajn) jo ne arritjen e zbulimit permes shpejtesis.[/QUO
Une nuke jam autori.
Per sa kohe, dikush nga e ardhma e mundshme s'ka ardhur te na vizitoje ende ... do te thote qe pasardhesit tane ende nuk kane zbuluar udhetimin ne kohe (Kushtimisht).
Fegi, ke pergezimet e mija per mundin dhe zellin e madh per te sjelle gjithmon lajmin ne shqip.![]()
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Udhėtimi nė kohė, i pamundur
Nga Express mė 27 korrik 2011
Fizikanėt kanė vėrtetuar se njė foton nuk mund tė udhėtojė mė shpejt se sa shpejtėsia e dritės, gjė e cila dėshmon se udhėtimi nė kohė ėshtė i pamundur.
Du Shengwang, profesor nė universitetin e shkencės dhe teknologjisė sė Hong Kong, vėrteton se njė foton i bindet ligjit tė trafikut tė universit njėsoj si valėt elektromagnetike.
Ai ka thėnė se fotoni i bindet teorisė sė shkencėtarit Albert Ajnshtajn, sipas sė cilės asgjė nuk mund tė udhėtojė mė shpejt se drita.
Mundėsia e udhėtimit nė kohė u hipotizua njė dekadė mė parė kur shkencėtarėt zbuluan pėrhapjen superluminale (mė shpejt se drita) tė pulsimeve optike nė njė lėndė specifike.
Kohė mė pas u zbulua se ishte vetėm njė efekt vizual, por gjithsesi shkencėtarėt besonin prapė se njė foton mund tė udhėtonte mė shpejt se shpejtėsia e dritės.
Studimi tregoi se fotoni i bindet limitit tė shpejtėsisė sė dritės, gjė qė konfirmon kauzalitetin e Ajnshtajnit; qė efektet nuk mund tė ndodhin para shkakut.
Hehe, megjithse fjalen ende e ke lexuar drejt ke harruar te lexosh fjalen *kushtimisht ne kllapa. Pasardhesit tane, rrush ... kane gjith te ardhmen pakufi per te bere zbulimin e udhetimit ne kohe ... fakti qe ato s'na kane vizituar mund te nenkuptoje qe ka ndodhur naj kijamet a dreqi ta di se c'fare perpara se ato te gjejne mundesine udhetimit ne te kaluaren... ja pra nje nga kushtet !
Edhe nje shtese te vogel, duke u mbeshtetur tek ky citim:
Une besoj fort ne pakthyeshmerine e shigjetes termodinamike ne raport me kohen. Kjo do te thote qe, cdo gje eventualisht "vdes", dhe se udhetimi ne kohe ne raport me kete nuk mund te ndodhe sepse eshte ne kundershtim me kete ligj.... qė efektet nuk mund tė ndodhin para shkakut.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 28-07-2011 mė 06:14
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Sinqerisht, edhe kėta shencėtarėt janė bė si hoxhallarėt: herė thonė kėshtu herė
ashtu. Nė tė ardhen ku ta dijsh me ēfarė do tė dalin...
"Njė foton nuk mund tė udhėtojė mė shpejt se drita..." - Nėse vet fotoni nuk ėshtė drita, atėherė ēka ėshtė drita?
Njė teori tjetėr thotė se shpejtėsia e dritės nė fillim ka qenė mė shpejtė:
http://www.dailygalaxy.com/my_weblog/2011/07/light-traveled-faster-in-the-early-universe-todays-most-popular.html
Njė tjetėr thot se ekziston diēka qė udhėton mė shpejt se drita:
http://news.bbc.co.uk/2/hi/science/nature/781199.stm
Krijoni Kontakt