NEW YORK- Prestigjozja New York Times ka publikuar një artikull mbi rivierën e mrekullueshme të Shqipërisë. Shkrimi i nxitur nga aventura dhe udhëtimi që gazetari Seth Kugel ka bërë në vendin tonë jep një përshkrim të detajuar të brigjeve përrallore të vendit tonë.
Në seksionin e kësaj gazete ‘Frugal Travel’ që çdo ditë i kushtohet turizmit në të gjithë rruzullin tokësor, Kupel fillimisht tërheq vëmendjen e lexuesit nëpërmjet shkrimit ‘On the Albanian Riviera, a Frugal Paradise’ për fshatin Ilias, ku ai është përballur me një pamje mahnitëse.
Reporteri amerikan në vijim të udhëtimit të tij vëren një plazh 'idilik' siç e quan ai, plazh me guralecë të vegjël ndërsa diku më tutje ka dëgjuar të flitet për 'Manastirin', të cilin ai e imagjion si vend të shenjtë ku mund të qëndrojnë priftërinj apo murgesha. Por në fakt në blu-në e thellë të detit ai zbulon një plazh të mrekullueshëm në bregun jonian, ndërkohë që gazetarit i tërheqin vëmendjen edhe bunkerët e shumtë të mbetur aty që nga koha e diktaturës.
‘Nuk shihet këmbë njeriu në këtë plazh. Gjithçka është imja’-shkruan autori duke iu referuar pamjes që i shfaqet përpara, ndërsa tregon se i mjafton vetëm kaq për tu zhveshur e për të hedhur në ujin e kristaltë. Bëhet fjalë për gjirin e Gjipesë, një gji i mrekullueshëm i bregdetit shqiptar.
Nëpërmjet reportazhit të botuar në New York Times jepet një përshkrim magjepës i një aventure 6 javore në një zonë të Mesdheut sic është bregdeti shqiptar të cilin gazetari e quan ‘Parajsë e Lirë’.
Gazetari në shkimin e tij shprehet i magjepsur për brigjet përrallore të Shqipërisë dhe të pa eksploruara, për blunë e kristaltë të deteve, si dhe habinë për cmimeve të lira ku mjaftojnë vetëm 500 euro në javë për të shijuar gjithë kënaqësitë e mundshme, përfshirë këtu dhe shumëllojshërinë dhe shijen e pakrahasueshme të ushqimit mesdhetar.
Sipas shkrimit Gjiri i Gjipesë Himara, Butrinti, parku kombëtar i Llogarasë, plazhi i Jalës cilësohen si një nga të shumtat perla që mund të vizitohen nga turistët e huaj.
Artikulli mbyllet më këshillën e gazetarit se cdo kush mund të vizitojë Shqipërinë edhe pse gazetari sugjeron një kombinim të udhëtimit, duke përshkruar kështu edhe Ballkanin për të ndjerë gjithë bukurinë që të fal Mesdheu.
![]()
Krijoni Kontakt