Kryeministri Berisha prezanton objektivat dhe detyrat pėr sezonin e ri turistik 2011
Kryeministri Berisha thirri sot mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave, pėr tė diskutuar mbi problematikėn nė fushėn e turizmit, ku u pėrcaktuan edhe angazhimet e detyrat pėr ēdo ministri nė pritje tė sezonit turistik. Nė funksion tė bashkėrendimit tė politikave prioritare e ndėrsektorale pėr turizmin, u miratua ngritja e Komitetit Ndėrministror pėr Turizmin.
Kryeministri tha se njė nga zhvillimet mė tė mėdha tė 6 viteve tė fundit, ka qenė rreth 11-fishimi i vizitorėve e turistėve nė vendin tonė, ēka e pėrcakton turizmin edhe si degėn mė tė rėndėsishme tė ekonomisė shqiptare.
Duke theksuar faktin se Shqipėria ėshtė pėrcaktuar si ndėr destinacionet kryesore turistike tė planetit pėr vitin 2011, Kryeministri kėrkoi nga tė gjitha ministritė dhe strukturat e tjera angazhim maksimal nė realizim tė njė sezoni turistik tė standardeve mė tė mira. Nė kėtė drejtim, u pėrcaktua edhe angazhimi i anėtarėve tė Komitetit Ndėrministror tė Turizmit pėr ndjekjen e problematikave dhe bashkėrendimin e punės me pushtetin lokal, me qėllim qė e gjithė infrastruktura turistike tė jetė gati pėr hapjen e sezonit tė ri turistik, sipas zonave tė mėposhtme:
- ministri i Turizmit dhe Kulturės - Durrės;
- ministri i Transporteve - Kavajė e Lushnjė;
- ministri i Brendshėm - Tiranė;
- ministri i Mbrojtjes - qarku Shkodėr-Kukės;
- ministri i Shėndetėsisė qarku Elbasan;
- ministri i Financave - qarku Korēė;
- ministri i Bujqėsisė - Vlorė dhe Sarandė;
- ministri i Mjedisit - qarku Lezhė;
- ministri i Drejtėsisė - Krujė;
- ministri i Ekonomisė - Fier;
- ministri i Arsimi - qarku Dibėr;
- ministri i Punės - Gjirokastėr;
- ministri i Inovacionit - Berat.
Gjithashtu, Kryeministri pėrcaktoi edhe detyra konkrete pėr ēdo ministri:
- Ministria e Turizmit dhe Kulturės, tė sjellė brenda muajit mars nė Kėshillin e Ministrave, ligjin Pėr turizmin; pėrgatitjen e njė fushate intensive me spote promocionale nė rrjetet CNN dhe Euronews dhe promovimin e turizmit nė median rajonale; tė pėrmirėsojė ndjeshėm prezantimin e monumenteve tė kulturės, qendrave arkeologjike dhe muzeve tė saj; pėrgatitjen e kuadrit tė nevojshėm pėr turizmin e vitit 2012, qė pėrkon edhe me 100 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė; pėrcaktimin e njė logoje tė re pėr prezantimin e Shqipėrisė; organizimin e veprimtarive artistike nė zona turistike.
- Ministria e Brendshme, nė bashkėpunim me prefektėt, pėrcaktimin me qartėsi tė korridoreve ujore, ku do tė mund pėrdoren mjetet lundruese.
- Ministria e Transportit, tė marrė masa qė tė pėrfundojnė tė gjitha rrugėt, nė zonat turistike dhe vendndodhjeve arkeologjike.
- Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shėndetėsisė, tė ushtrojnė kontroll rigoroz dhe tė rivendosin ligjin dhe kushtet nė tė gjithė territorin, pėrsa i pėrket standardeve tė pastėrtisė ujore.
- Ministria e Shėndetėsisė, tė bėjė njė riorganizim tėrėsor tė shėrbimit shėndetėsor nė funksion tė turizmit, gjatė sezonit turistik.
- Ministria e Financave, hartimin e njė kuadri me lehtėsi fiskal pėr investimet turistike nė zonat malore, si dhe nė pėrputhje me Direktivėn e Bashkimit Europian, tė shihen lehtėsi fiskale pėr operatorėt turistikė.
Por, mė gjerėsisht nė prezantimin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:
Nė kėtė mbledhje, ne instituojmė Komitetin Ndėrministror pėr Turizmin nė njė format tė ri, i cili ka pėr qėllim bashkėrendimin dhe pėrcaktimin e politikave prioritare nė kuadėr tė zbatimit tė strategjisė sektoriale tė turizmit, marrjen e masave pėr zhvillimin, promovimin e turizmit gjatė gjithė vitit.
Njė nga zhvillimet mė tė mėdha, mė tė fuqishme tė kėtyre 6 viteve tė fundit, 2005-2011, ka qenė rreth 11-fishimi i vizitorėve e turistėve qė hyjnė nė vendin tonė. Kjo pėrbėn njė arritje tė jashtėzakonshme pėr shqiptarėt, pasi njė degė pothuajse inekzistente e ekonomisė shqiptare shndėrrohet nė njė hark kohor 5 vjeēar, nė njė nga degėt mė tė fuqishme dhe kryesore tė kėsaj ekonomie. Nė njė hark kohor 5 vjeēar, tregu i kėtij vendi ka jo mė 3.5 milion konsumatorė shqiptarė, por po kaq vizitorė e turistė nga mbarė bota. Nė njė hark kohor 5 vjeēar, Shqipėrinė e kanė vizituar miliona e miliona qytetarė tė vendeve nga mbare bota, nga Australia, Japonia, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Zelanda e Re, Kina, vende tė Europės dhe kanė qenė pikėrisht kėta vizitorė qė me pėrshtypjet e thella pozitive janė bėrė promovuesit e shkėlqyer tė potencialit tė jashtėzakonshėm turistik tė kėtij vendi. Janė pikėrisht kėta vizitorė qė bėnė tė njohur nė mbarė botėn, bukuritė mahnitėse tė brigjeve tė deteve dhe liqeneve tė kėtij vendi. Janė kėta vizitorė qė bėnė tė njohur nė mbarė botėn, mikpritjen shqiptare, si mikpritje unike, ekzemplare, ndaj vizitorėve dhe tė huajve. Kanė qenė kėta miliona e miliona qytetarė qė vizituan Shqipėrinė, gjatė kėtyre 5 viteve tė fundit, tė cilėt bėnė tė njohur gjithashtu shėrbimet, ushqimin e gatimin e shijshėm. Fakt ky, i njohur nga udhėtarė tė ndryshėm nė tė gjitha kohėrat. Nė njė festė popullore nė Libohovė, 4 vjet mė parė, kryetari i bashkisė nė fjalėn e tij do tė theksonte se lordi Bajron shkruan se nė kafenetė e mejhanet e Libohovės gjen mė shumė shije, se nė ato tė Madridit dhe tė metropoleve tė tjera europiane. Po kėshtu, Andre Zhid, nė udhėtimin e tij nė perandori, shkruan se ajo qė mbahet mend nė trojet shqiptare ėshtė ushqimi i shijshėm. Ai tha edhe atė tjetrėn qė e kam thėnė dhe e rithem sėrish, burra tė bukur. Kur e lexova pėr herė tė parė, mendova se mbase nga fanatizmi shqiptarėt nuk do ti kishin nxjerrė gratė e tyre pėr shėrbim, ēka nuk ishte ky rasti, pasi ai ishte gay. Megjithatė rėndėsi ka qė ai shkroi pėr ushqimin kėtu me superlativat mė tė mėdha. Natyrisht faktori i katėrt, janė ēmimet e arsyeshme.
Por tė gjithė kėto nuk do tė mjaftonin qė Shqipėria tė ngjitej nė ēatinė e botės, nė Everestin e saj, si destinacion turistik. Diēka tjetėr po kaq parėsore e thelbėsore nė kėtė pozicionim tė saj ėshtė trashėgimia kulturore ndėr mė tė pasurat. Ju mund tė udhėtoni nė shumė vende, por shumė vėshtirė, nė mos e pamundur, tė gjeni njė vend siē ėshtė jugu shqiptar, ku nė njė sipėrfaqe relativisht tė vogėl, tė kufizuar ke vendndodhjet arkeologjike ndėr mė tė rėndėsishmet nė Mesdhe, siē ėshtė Saranda, Gjirokastra, Butrinti, Finiqi, 40 Shenjtorėt, Antigonea, kėshtjellat e Ali Pashės e shumė e shumė pasuri tė mėdha tė trashėgimisė kulturore. Por e vėrteta ėshtė se qendra tė tjera arkeologjike janė monumentale pėr qytetėrimin perėndimor, Apolonia, Durrėsi, Lezha, Shkodra. Sikundėr qėndrojnė me njė interes tė jashtėzakonshėm edhe kultura e Komanit, kėshtjella si Kruja apo dhe sistemi i kėshtjellave ndėr mė tė pėrsosurat qė fillon me Drishtin, nė mos edhe mė tej e pėrfundon nė jugun e vendit, nė Gjirokastėr.
Tė gjithė kėto sėbashku dhe rendi e siguria e shkallės mė tė larėt kanė bėrė qė Shqipėria tė jetė destinacioni kryesor turistik i planetit pėr vitin 2011.
Natyrisht, nuk mund tė themi se 21 janari, e premtja e zezė e puēistėve nuk ka dėmtuar imazhin e asaj qė do shpallej nė unison miss bota, pėr turistėt e tė gjitha vendeve. Ato flakė qė u ndezėn pėr pushtet kanė dėmtuar pa diskutim thellė imazhin e kėtij vendi, por, nga ana tjetėr, dėshmuan forcėn e hekurt tė ligjit dhe institucioneve tė kėtij vendi. Jam i bindur se qytetarė nga mbarė bota do tė gjejnė nė kėtė vend, siguri tė plotė.
Dje, Shqipėria u dha autorėve tė puēit tė sė premtes sė zezė tė 21 janarit atė qė meritonin, ndėshkimin e merituar. Dua tė pėrshėndes me pėrzemėrsinė mė tė madhe qytetarėt e Vlorės, tė cilėt nė interesin mė jetik tė tyre, turizmit, reputacionit dhe potencialit zhvillues tė qytetit tė tyre u vunė kufirin tek thana puēistėve dhe ju bėnė tė qartė se me Vlorėn nuk mund tė luhej, se Vlorėn nuk mund ta tėrheqė kush nė aventurėn puēistė tė atyre qė konsiderojnė dhunėn pėr tė marrė pushtetin. Nė kėtė kontekst, njė vlerėsim dhe nderim tė madh dua tė shpreh pėr tė gjithė qytetarėt e Gjirokastrės, Tepelenės, Pėrmetit, Sarandės, Delvinės, Mallakastrės, Fierit, Lushnjės, Skraparit, Kuēovės, Beratit qė me qėndrimin e tyre i dhanė njė pėrgjigje thirrjes sė puēistėve pėr demonstratė. Dua tė pėrshėndes me shumė pėrzemėrsi qytetarėt e Lezhės, tė cilėt ndoqėn me pėrēmim tė madh demonstratėn qė kėrkonte me flakėt e saj tė digjte turizmin e Lezhės. Nga rrethet Tropojė, Has, Kukės, Pukė, Shkodėr, Malėsi e Madhe, Lezhė, Kurbin, Mirditė, Mat, Bulqizė e Peshkopi, gjithsej nuk u erdhėn as byrotė e partisė, se disa prej tyre e konsideruan absurde dhe ju e patė vetė se ēfarė braktisjeje i bėnė qytetarėt thirrjes sė puēistėve, autorėve tė premtes sė zezė tė kėtij vendi. Kryeqyteti qėndron nė krye tė mbrojtjes sė vlerave tė lirisė dhe demokracisė. Dje, kryeqyteti pėrcolli me pėrēmim zjarrvėnėsit e tij tė 21 janarit. Unė pėrshėndes edhe punonjėsit e bashkisė, ku vetėm njė pjesė e vogėl marrin pėrsipėr tė bėjnė mercenarin dhe jo punonjėsin civil, por nė tėrėsi nuk dolėn, i thanė jo kryetarit tė tyre puēist nė largim. Ju e patė se nga njė megapol, nė tė cilin banojnė sė paku 1.3 milion shqiptarė, sa ishin aty, sa u mblodhėn pėr etjen e pashuar pėr pushtet tė kryepuēistit dhe puēistėve. Qėndrimi i djeshėm ėshtė njė frymėzim i mėtejshėm pėr tė gjithė administratėn, pėr tė gjithė punonjėsit, pėr tė gjithė qytetarėt tė vazhdojmė pa u lėkundur, me intensitet tė madh pėrmbushjen e detyrimeve tona, nė tė gjitha fushat.
Zonja dhe zotėrinj,
Turizmit ėshtė dhe mbetet fusha ndėr mė kryesore, mė tė rėndėsishme dhe mė sensitive. E kam theksuan se pėr shkak tė zgjedhjeve lokale nė datėn 8 maj, qė edhe ato janė njė nga pėrgjigjet mė tė shkėlqyera demokratike ndaj puēistėve, janė njė hap tjetėr i madh, njė festė tjetėr e vėrtetė e demokracisė, ministrat do tė jenė nė detyra tė caktuara konkrete pėr ēdo rreth e qark, do tė bashkėpunojnė me qeveritė vendore, tė cilat natyrisht, do tė jenė tė angazhuara edhe nė fushatė elektorale, por jam i sigurt se nė fushatėn e tyre elektorale, turizmi dhe zhvillimi i tij nė qytetet apo komunat e tyre do tė jetė njė nga pikat kryesore nė axhendė dhe nuk ka asgjė mė tė fuqishme sesa ne tė pėrpiqemi tė realizojmė sa mė shumė hapa konkretė dhe arritje deri nė fillimin e sezonit turistik. Nė kėtė kontekst, ministri i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve do tė ketė nėn mbikėqyrje qytetin e Durrėsit, ministri i Transporteve Kavajėn e Lushnjėn, ministri i Brendshėm Tiranėn, zoti ministėr je pėrgjegjės pėr Tiranėn, ministri i Mbrojtjes qarkun Shkodėr-Kukės, ministri i Shėndetėsisė qarkun e Elbasanit, ministri i Financave qarkun e Korēės, ministri i Bujqėsisė Vlorėn dhe Sarandėn, ministri i Mjedisit qarkun e Lezhės, ministri i Drejtėsisė Krujėn, ministri i Ekonomisė Fierin, ministri i Arsimit qarkun Dibėr, ministri i Punės qarkun Gjirokastėr, ministri i Inovacionit Beratin. Puna duhet tė fillojė menjėherė, tė evidentohet gjithēka qė duhet e mund tė realizojmė gjer nė fillimin e sezonit turistik, pėr tė pasur tėrėsisht njė Shqipėri ndryshe nė kėtė sezon.
Pėr tė pasur njė Shqipėri ndryshe, njė kusht ėshtė mė themelor, plehrat. Tė huajt shkruajnė pėr Shqipėrinė se nuk ka njė kafe e restorant tė papastėr, ndėrsa pėr rrugėt duhet tė kthesh kokėn. Ndaj ne duhet tė kapemi me kėtė hallkė. Nė pėrputhje me studimet qė do tė bėhen, mund tė blejmė inceleratorė tė vegjėl, nuk mund tė bėhet fjalė pėr Durrėsin a Vlorėn, por pėr komunat ku ėshtė mė e mundshme. Pra, tė gjejmė ēdo mėnyrė pėr tė pėrmirėsuar situatėn e mbetjeve tė forta dhe pėr tė organizuar njė pastrim tė akseve rrugore kombėtare qė kalojnė nė territorin e kėtyre komunave, bashkive dhe qarqeve. Vendi ka nevojė pėr njė make up, qė duhet ta ketė natyral, duke ia larguar tė gjitha kėto. Nė mėnyrė qė turisti qė ka ardhur vjet tė thotė se gjeta njė Shqipėri ndryshe nga ajo e njė viti mė parė. Ky duhet tė jetė njė nga qėllimet tona kryesore dhe ta konsiderojmė kėtė si emergjencė, pasi kėtė vit presim njė fluks shumė tė madh turistik.
Kėto janė disa detyra tė pėrgjithshme, por secili prej si ministri linje keni detyra tė tjera shumė tė rėndėsishme pėrsa i pėrket pėrgatitjeve serioze tė sezonit turistik. Ministria e Turizmit dhe Kulturės tė sjellė pėr miratim brenda muajit mars, nė Kėshillin e Ministrave, ligjin e ri Pėr Turizmin, i cili parashikon harmonizimin e iniciativave private dhe nxitjen e bashkėpunimit ndėrsektorial, me qėllim shfrytėzimin e energjive pozitive pėr zhvillimin e industrisė sė turizmit nė vend.
Kjo Ministri tė pėrgatisė njė fushatė intensive me spote promocionale nė rrjetet e mirėnjohura CNN dhe Euronews. Fondet pėr realizimin e spoteve do tė pėrballohen nga Kėshilli i Ministrave. Turizmi duhet tė promovohet edhe nė mediat e vendeve pėrreth. Sikundėr Ministria e Turizmit duhet tė pėrgatisė qė tani tė gjithė kuadrin e nevojshėm pėr turizmin e vitit 2012, qė pėrkon edhe me 100 vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė. Tė shihet pėr njė logo tė re pėr prezantimin e Shqipėrisė.
Ministria e Turizmit dhe Kulturės tė pėrmirėsojė ndjeshėm prezantimin e monumenteve tė kulturės, qendrave arkeologjike dhe muzeve tė saj, me qėllim krijimin e njė rrjeti prej rreth 20 destinacionesh tė rėndėsishme tė trashėgimisė kulturore qė do tė rijetėzohen nė funksion tė turizmit kulturor, paketa shtetėrore tė ofertės turistike, e cila pėrfshin parqet kryesore arkeologjike kombėtare Butrinti, Finiqi, Antigonea, Bylisi, Apolonia, Orikumi, Amantia, Lezha, Shkodra, si dhe Muzeu Arkeologjik i Durrėsit, Muzeu Historik Kombėtar, Kruja etj..
Ministria e Turizmit duhet tė marrė masa, nėpėrmjet Zyrės sė Shėrbimit Turistik, pėr vendosjen e sinjalistikės turistike nė tė gjitha zonat bregdetare dhe malore turistike nė vend.
Ministria e Turizmit duhet tė marrė masa pėr aktivitete sa mė intensive artistike nė zonat turistike tė vendit. Zoti ministėr, ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė turistėt qė vijnė tė njihen me kulturėn, krijimet artistike tė kombit. Ndaj tė shihen tė gjitha mundėsitė pėr tė mbėshtetur me pėrparėsi gjatė sezonit turistik, veprimtari artistike nė zonat turistike. Ndodh njė herė nė vit qė ka pėrpjekje pėr tė organizuar aktivitet, por mendoj se nė pikun turistik, Ministria duhet tė organizojė nė tė gjitha arenat e mundshme, veprimtari artistike tė kulturės popullore, muzikės klasike, operas etj, por duhet tė parashikohet qė nė sezonin turistik, tė kontraktohet edhe njė nga superstarėt e muzikės botėrore. Cilin apo cilėn, atė do ta zgjidhni ju, por natyrisht duhet tė jetė ai ose ajo qė tė rinjtė shqiptarė pėlqejnė mė shumė, mund tė jetė Amy Winehouse, Ledy Gaga, Shakira apo ndonjė superstar tjetėr, kėtė do ta pėrcaktoni. Por duhet tė bėhet njė aktivitet i fuqishėm dhe pėr kėtė aktivitet mund tė pėrzgjidhet njė qytet, qė mund tė jetė Durrėsi, Vlora, apo ku do ta pėrcaktoni. Tre vjet mė parė, u soll njė Dj nė Himarė dhe aty vėrshuan tė rinjtė nga i gjithė Bregu, nga Tirana dhe qytete tė tjera, ishte njė vėrshim i paparė. Pėr arritjen e kėsaj mund tė bashkėpunohet me sektorin privat. Zonja Bregu duhet tė krijoni njė juri me tė rinjtė qė tė votojnė se kė superstar duan tė sjellim. Po ashtu, mund tė ndihmojė edhe opera direkt ose nė bashkėpunim me trupa tė tjerė. Ajo qė duhet tė spikasė nė kėtė sezon turistik ėshtė njė angazhim i plotė i yni pėr veprimtarisė artistike, tė organizuara nė zonat turistike.
Ministria e Mjedisit dhe ajo e Shėndetėsisė sė bashku duhet tė ushtrojnė kontroll rigoroz dhe tė rivendosin ligjin dhe kushtet nė tė gjithė territorin, pėrsa i pėrket standardeve tė pastėrtisė ujore dhe tė tjera. Rėndėsi tė jashtėzakonshme do tė ketė eliminimi i zhurmave. Zotėrinj ministra, sot ka teknologji qė presin zhurmėn jashtė territorit tė caktuar. Ēdo licencė do tė jepet kundrejt kushtit qė nuk do tė mund tė pėrhapė zhurmė jashtė vendndodhjes sė lokalit apo diskotekės. Teknika jep tė gjitha mundėsitė pėr realizimin e kėsaj, mjafton tė shpenzojnė e ta blejnė atė. Ky kusht duhet tė jetė shumė e prerė.
Zoti ministėr i Brendshėm, sėbashku me prefektėt, do tė pėrcaktoni me qartėsinė mė tė madhe korridoret ujore, ku do tė mund pėrdoren mjetet lundruese. Ėshtė e hidhur, por dy-tre vjet rresht ne kemi pasur vdekje nga individė tė papėrgjegjshėm, me motorėt apo varkat e ujit. Prefektėt dhe Drejtorėt e Policisė do tė mbajnė pėrgjegjėsi direkt, ashtu siē edhe e kanė mbajtur, nė rast se ata nuk vendosin ligjin pėr kėtė problem shumė madhor. Kur vjen puna pėr sigurinė e njerėzve, - nuk mund tė jetė vetėm ai qė shkon e pushon nė Montekarlo, gjė pėr tė cilėn nuk kam kundėrshtim, - por kėtu duhet tė pėrcaktohen rregulla tė hekurta, ndėrsa pushimet ti bėjnė ku tė duan. Me fondet e caktuara pėr pushtetin vendor, nė rast se bashkia nuk i bėn, do tė autorizohen prefektėt tė marrin tė gjitha masat pėr tė shėnjuar me bova a mjetet tė tjera korridorin, ku kėto mjete mund tė pėrdoren. Ne nuk mund ta pranojmė mė kėtė situatė. E theksoj dy sezone rresht kemi pasur jetė tė humbura, pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė sė kėtyre individėve me motorė uji. Nė fillim tė muajit maj duhet tė jenė tė pėrcaktuara tė gjitha korridoret dhe nė rast se nuk respektohen, do tė jetė policia, ajo qė do tė disiplinojė gjithsecilin. Po ashtu, shumė e rėndėsishme ėshtė sistemi i rojeve nė plazhe (baywatch). Zoti ministėr, duhet tu ndajmė njė fond tė veēantė bashkive e komunave qė tė stėrvitim dhe krijojmė sistemin e baywatch, tė cilėt i vijnė nė ndihmė njerėzve nė rrezik mbytjeje. Duhet tė jemi shumė mė tė organizuar. Tė mos harrojmė se ky zhvillim i papėrmbajtur i turizmit ndodh nė njė vend pa traditė turistike. Fat i madh dhe shumė pozitive ėshtė fakti se ne jemi komb mikpritės dhe mikpritjen e kemi njė traditė tė shkėlqyer, por, pėrsa i pėrket turizmit, nė tėrėsi ai ka qenė inekzistent. Ndaj duhet tė ngrihemi nė lartėsinė e kohės me ēdo gjė.
Ministria e Transportit duhet tė marrė masa qė tė pėrfundojnė tė gjitha rrugėt, nė Butrint, hyrja e Sarandės, kanali i Ēukės, ato fare pak kilometra qė kanė ngelur nė Palasė dhe Borsh, rruga e Bashtovės, Novoselė-bregdet. Janė tė gjitha rrugė nė vazhdim dhe duhet tė pėrfundojnė. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi nė kėtė mėnyrė kemi njė infrastrukturė turistike shumė tė mirė. E domosdoshme ėshtė qė sėbashku me Fondin Shqiptar tė Zhvillimit tė pėrfundoni tė gjitha rrugėt e zonave arkeologjike tė Antigonesė, Bylisit e kudo tjetėr. Ka njė seri investimesh qė duhet tė kenė pėrparėsi nė tė gjithė zonat turistike, si nė Velipojė apo nė Shėngjin, ku infrastruktura e kėtij qyteti qė mbipopullohet lė pėr tė dėshiruar. Ėshtė e domosdoshme rruga Shėngjin-Kume, si dhe tė ngrihet edhe njė shėtitore mė e pėrshtatshme nė kėtė qytet. Po ashtu nė Velipojė, tė pėrfundojnė projektet ekzistuese. Nė Gjirin e Lalzit tė shihet mundėsia e pėrfundimit tė rrugės lokale qė i jep mundėsi turistėve qė nga Gjiri i Lalzit tė ngjiten nė Ishėm, ku ndodhet njė kodėr fantastike, me njė peizazh tepėr tė bukur. Ka pėrfunduar rruga pėr nė kalanė e Petrelės dhe shpresoj tė pėrfundojė edhe rruga nė kalanė e Prezės, me tė gjithė elementet e saj, trotuaret, sinjalistikėn. Rėndėsi shumė tė madhe kanė impiantet e pėrpunimit tė ujėrave, nė Shėngjin, Velipojė, Durrės, dhe nė tė gjithė Ultėsirėn. Duhet tė bėjmė ēdo investim tė mundur qė ato tė pėrfundojnė para sezonit turistik.
Pėr Ministrinė e Financave, ėshtė shumė e rėndėsishme tė sillet kuadri fiskal pėr lehtėsitė e mėdha fiskale, pėr zonat malore. Investimet turistike nė zonat malore, zoti ministėr, duhet tė ēlirohen nga taksat, pėr njė periudhė tė caktuar. Kėtė e them, sepse duke pėrjashtuat Bizėn, Dardhėn apo Voskopojėn, tė cilat ndodhėn nė afėrsi tė qyteteve me potencial tė madh zhvillimor, zonat e tjera nė tėrėsinė e tyre ndodhen nė afėrsi tė zonave mjaft modeste pėr fuqinė e tyre ekonomike. Ne po ecim drejt Shishtavecit, njė nga resortet turistike mė tė mrekullueshme pėr ski, por potenciali ekonomik i Kukėsit nuk ėshtė nė atė nivel, sa tė pretendohet qė tė zhvillojė njė qytezė dimėrore turistike, ndaj duhet ta favorizojmė ne. Po kėshtu, Kolonja ka vendndodhje turistike malore mahnitėse dhe si ajo e gjithė Shqipėria, ndaj duhet tė krijojmė lehtėsi fiskale. Kėtė pranverė apo nė verė, ne inaugurojmė rrugėn nė Ēajup, por ai qė investon nė Ēajup ka njė kosto mė tė lartė. Prandaj ne duhet shohim njė kuadėr fillestar lehtėsues stimulues fiskal, pėr tė gjithė ata qė do tė investojnė nė kėto zona, tė cilat do tė pėrcaktohen me hartė se cilat janė. Turizmi malor ėshtė gjithmonė mė i kushtueshėm, por, nga ana tjetėr, njėherėsh i zhvilluar ėshtė edhe mė masiv se ēdo turizėm tjetėr. Kėtė pranverė pėrfundon rruga e Gjinarit, Stėrblevės, kėtė vit pėrfundon rruga e Valbonės, pėrfundon e tėrė rruga Kuē-Peshkopi qė kap Korabin, do ecet mė shpejt drejt Shishtavecit, drejt kanoineve nė Skrapar dhe drejt disa zonave turistike tė Gramshit, me Fondin Shqiptar tė Zhvillimit.
Kėtė vit duhet ta konsiderojmė si njė vit, nė tė cilin ne marrim kthesėn nė raport me investimet drejt zonave malore dhe viti i ardhshėm, nė infrastrukturė pothuajse do tė jetė i orientuar drejt kėtyre zonave pėr turizmin, infrastrukturė qė ėshtė lehtėsisht e pėrballueshme. Lura mbetet njė problem. Nė rast se ka prerje mė tė shkurtra pėr tė dalė nė Lurė nga autostrada, edhe ky variant do tė shihet, por edhe nėse marrim rrugėn Rrėshen-Lurė, ajo kalon nė tėrėsi nė zona tė banuara, nė njė seri komunash Perlat, Kurbnesh, Kumbull, Fushė Lurė e me radhė. Ndaj, pavarėsisht se ėshtė nė lartėsi tė madhe, mund tė konsiderohet rikonstruksioni i saj pėr qėllime turistike. Shpresojmė nė pranverė qė rruga tė arrijė nė Shėn Gjergj. Natyrisht, do tė shkohet edhe drejt zonės malore turistike Bizė tė Martaneshit dhe zona tė tjera qė Tirana ka potencial pėr ti zhvilluar dhe i zhvillon, pasi janė vetėm 40 kilometra prej saj.
Zoti ministėr i Financave, me Direktivėn e Bashkimit Europian pėr Turizmin ekzistojnė lehtėsira fiskale pėr operatorėt turistikė. Duhet tė shqyrtoni mundėsinė e pėrshtatjes sė qėndrimit tonė fiskla ndaj kėtyre operatorėve, nė pėrputhje me kėtė Direktivė. Nė rast se Direktiva e pėrcakton, ne kemi interes ti fuqizojmė, pasi ato janė jashtėzakonisht tė rėndėsishėm dhe kanė bėrė e bėjnė njė punė tė shkėlqyer.
Ministria e Jashtme tė shqyrtojė dhe tė shpallim sa mė shpejt heqjen e vizave pėr sezonin turistik nė listėn e vendeve, sikundėr heqjen e vizave nė mėnyrė pėrfundimtare pėr Gjeorgjinė. Zoti ministėr, duhet ta sillni se ky ėshtė njė vend mik, e kemi premtuar dhe do ta bėjmė realitet. Duhet tė shihet i gjithė modaliteti i sistemit tė vizave, natyrisht, nė pėrputhje me detyrimin qė kemi nga Shengeni, por duhet krijojmė tė gjithė kuadrin plotėsues ligjor e ta shpallim sa mė shpejt, nė mėnyrė qė njerėzit tė bėjnė planifikimet, se tė udhėtosh me vizė e tė udhėtosh pa vizė janė dy gjėra krejt tė ndryshme.
Ministria e Shėndetėsisė ėshtė e domosdoshme tė bėhet njė riorganizim tėrėsor i shėrbimit shėndetėsor nė funksion tė turizmit, gjatė sezonit turistik. Kėtu duhet njė plan i veēantė. Shėrbimi shėndetėsor nė tė gjitha qendrat turistike tė vendit, Instituti i Shėndetit Publik, bashkė me agjencitė e mjedisit duhet tė jenė nė krye tė detyrės pėr standardet mė tė mira.
Ministria e Bujqėsisė, tė gjithė kontrollin e standardeve ushqimore dhe tė bėjė ēdo gjė qė ato tė jenė nė nivelin mė tė lartė.
Zoti ministėr i Brendshėm, vitin e kaluar kam bėrė njė bisedė me ju dhe Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė shtetit. Mendoj se ėshtė e domosdoshme qė Policia e Shtetit tė ridimensionojė veprimtarinė e vet e tė ketė tė gjitha burimet e nevojshme, nė mėnyrė qė tė garantojė siguri tė plotė pėr kėta miliona turistė qė vijnė, tė adaptojė tė gjitha format e punės pėr tė parandaluar ēdo lloj akti ndaj tyre. Kushdo qė vjen nė Shqipėri duhet tė kthehet nė vendin e tij, siē erdhėn nė kėtė vend.
Ministria e Integrimit do tė bashkėpunojė me Ministrinė e Turizmit nė fushėn e promovimeve. Promovimi do tė jetė ndėrkombėtar, rajonal, por siē thamė edhe sinjalistika, edhe e gjithė Shqipėria turistike kėtė vit duhet tė ketė njė paraqitje krejtėsisht tjetėr.
Kėto ishte pak a shumė problematika jashtėzakonisht e rėndėsishme e kėsaj dege tė ekonomisė qė pėr avantazhin e leverditė qė ka ėshtė mė e rėndėsishme se ēdo degė tjetėr. Sė pari, nė rrafshin e imazhit dhe shpalosjes sė potencialeve shumė tė mėdha tė kėtij vendi. Sė dyti, nė mėnyrė tė padiskutueshme nė rrafshin tregtar e ekonomik, ėshtė njė degė lider nė ekonominė shqiptare dhe nė rast se kjo ekonomi i qėndroi krizės ekonomike e financiare botėrore nė mėnyrė tė pashoqe, njė nga faktorėt ka qenė edhe zhvillimi i vrullshėm, rritja e papėrmbajtur e kėsaj dege, e fluksit turistik nė vendin tonė. Faleminderit.
05/02/2011
Krijoni Kontakt