Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 108 prej 108
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    ore po keta greket ku e din qe jane cam keta qe nuk i len te kalojne per greqi, te shkruar ne ball e kane
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  2. #102
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga kimon Lexo Postimin
    Shume i blinduar eshte kufiri grek saqe kur kalon Kakavijen, Kapshticen apo Qafe Boten shikon tanke rruges!
    Bile greket kishin gjer ne vitet 90 nje divizion ne Janine, e shperben edhe ate se nuk u duhet, nga se te kene frike?
    Po ju fiksacionet dhe fantazite tuaja po i beni histori. Nuk lahen mekatet e cameve duke rishkruar historine Idrizat dhe Ymerat.
    Woodhouse, oficeri anglez ne Thesproti ne WWII, ka shkruar kujtimet e tij, vlereson luften e Zerves ndaj forcave te Aksit, por as edhe nje fjale kontributi nuk shkruan per camet.
    Dhe dicka te fundit, camet ne Shqiperi i shoh te tere me prona te medha, ne Sarande, ne Vlore, ne Fier, ne Tirane e tjeterkund...
    Nga i gjeten ato prona, ua la gjyshi apo jane hajdute te mire?
    Po ty c'tė dogji ? Greqia ka disa muaj qė ėshtė nė qėndėr tė vemėndjes, madje edhe udhėtarėt Anglezė e kanė vėnė re kėtė gjė. Destabilizimi i Greqisė dhe pasojat qė kanė janė dicka qė e tejkalojnė pėr momentin cėshtjen qė po flasim dhe prekin shumė fusha.

    Do tė kėshilloja mos na bėje revizionizėm kėtu fanariot, sepse po ja fut kot pėrsa i pėrket rrolit Cam nė L2B. Ti e paske hallin tek pasuria e Camėve, harron qė ata kishin pasuri prej tregtisė qė kryenin me hebrejtė qė Greqia ja dha Gjermanisė dhe i shfarosi vetė dhe me tregtinė me pjesė tė ndyrshme tė perandorisė.

    Greqia mos na shesi mend se ka luftuar nė L2B. Luftėn nė Greqi e kanė bėrė Anglezėt dhe Australianėt. Lufta Greke ka qenė e pėrqendruar nė marrjen e territoreve, kryesisht Shqiptare tek Anglezėt lanin hesape pėr interesa mė tė mėdha gjeopolitike me Nazistėt.

    Miti se Greqia paska luftuar Nazistėt ėshtė dicka qesharake, duke qėnė se ky vend sot ka organizatat mė tė mėdha dhe mė tė numėrta neonaziste nė botė. 90% e luftės Greke ėshtė zhvilluar nga Anglezėt dhe Australianėt.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #103
    Citim Postuar mė parė nga kimon Lexo Postimin
    Po ju fiksacionet dhe fantazite tuaja po i beni histori. Nuk lahen mekatet e cameve duke rishkruar historine Idrizat dhe Ymerat.
    Woodhouse, oficeri anglez ne Thesproti ne WWII, ka shkruar kujtimet e tij, vlereson luften e Zerves ndaj forcave te Aksit, por as edhe nje fjale kontributi nuk shkruan per camet.
    Dhe dicka te fundit, camet ne Shqiperi i shoh te tere me prona te medha, ne Sarande, ne Vlore, ne Fier, ne Tirane e tjeterkund...
    Nga i gjeten ato prona, ua la gjyshi apo jane hajdute te mire?
    Hajde mendje hajde. Dhe dicka e fundit, cameve bravo u qofte qe kane bere prona e pasuri se jane te zote. Jane te ardhur ne Shqiperi dhe ne cdo 10 came, 9 jane me biznese private. Te ishin sot ne Greqi ne tokat e tyre pale sa te pasur do te ishin tashme. I ke inat, foli hakun

    P.S. Mos shpif lart e poshte se do te denoje Perendia me Shen Thomain bashke
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-10-2010
    Postime
    103
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Greqia mos na shesi mend se ka luftuar nė L2B. Luftėn nė Greqi e kanė bėrė Anglezėt dhe Australianėt.
    Po Italianet kush i coj gjer ne Llogara, Tepelene, Qafe Thane me 1940? Anglezet dhe Australianet?

  5. #105
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga kimon Lexo Postimin
    Po Italianet kush i coj gjer ne Llogara, Tepelene, Qafe Thane me 1940? Anglezet dhe Australianet?
    Po pse rrėshqet tani? Italia pushtoi njė shtet pa sovran pa qeveri, dhe kur shqiptarėt u organizuan luftuan. Mė the se Grekėt na paskan luftuar gjoja. Grekėt kanė luftuar pėr tė pushtuar Shqipėrinė po, por luftėn Greke antinazistofashiste e kanė kryer divizionet Angleze dhe Australiane. Ik shiko varret nga Kreta(ku ėshtė kryer dhe beteja mė e madhe) e nė gjithė Greqinė qė i janė dedikuar Anglezėve dhe Australianėve. Vijnė tek ne e kthejnė kocka pleqsh shqiptarė nė ushtarė pėr tė nderuar njė luftė pushtuese eskluzive qė ata kryenin paralelisht teksa Anglezi sic thashė luftonte nė kuadrin e interesave tė tija gjeopolitike antinaziste.

    E ashtuquajtura Epirotan Army luftonte pėr tė aneksuar jugun e Shqipėrisė. As i bėhej vonė fare pėr fashistė e nazistė, madje cifutėt i dorėzuan dhe i shporrėn ato qė mbetėn nga Selaniku, ku kishte njė komunitet shumė tė fortė prej qindra vitesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #106
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Po pse rrėshqet tani? Italia pushtoi njė shtet pa sovran pa qeveri, dhe kur shqiptarėt u organizuan luftuan. Mė the se Grekėt na paskan luftuar gjoja. Grekėt kanė luftuar pėr tė pushtuar Shqipėrinė po, por luftėn Greke antinazistofashiste e kanė kryer divizionet Angleze dhe Australiane. Ik shiko varret nga Kreta(ku ėshtė kryer dhe beteja mė e madhe) e nė gjithė Greqinė qė i janė dedikuar Anglezėve dhe Australianėve. Vijnė tek ne e kthejnė kocka pleqsh shqiptarė nė ushtarė pėr tė nderuar njė luftė pushtuese eskluzive qė ata kryenin paralelisht teksa Anglezi sic thashė luftonte nė kuadrin e interesave tė tija gjeopolitike antinaziste.

    E ashtuquajtura Epirotan Army luftonte pėr tė aneksuar jugun e Shqipėrisė. As i bėhej vonė fare pėr fashistė e nazistė, madje cifutėt i dorėzuan dhe i shporrėn ato qė mbetėn nga Selaniku, ku kishte njė komunitet shumė tė fortė prej qindra vitesh.
    kjo mund te duket pak si jasht teme ne siperfaqe por ne thellesi ajo i perket kesaj teme me se mire

    "Greket bllokojn shqipetaret te gjithe fo vetem camet"

    pjes nga nje artikull ne top-channel.tv site.


    Parlamenti votoi sot futjen me procedure tė pershpejtuar tė ligjin pėr regjistrimin e popullisė mbi bazen e etnisė dhe fesė.(UPDATE)
    Propozimi ėshtė bėrė nga ministri pėr inovacionin dhe teknologjinė e inovacionit dhe tė komunikimit Genc Pollo, i njėjti nga erdhi propozimi pėr tė ndryshuar me vendim qeverie emėrtimin e dokumenteve vetjake tė indentitetit: nga karta identiteti nė letėrnjoftime elektronike. Kėsaj here qeveria propozon fjalėn jo shqip census, qė sic thuhet nė relacion, do t'i japė procesit tė regjistrimit njė identitet tė unifikuar.

    Perforcova emrin e Pollos me te zeze sepse ai eshte nje personazh dhe vegel shume e rendesishme, eshnte nje thik qe pret nga te dyja anet. Komunizmin dhe Greqizimin e jugut. Te dyja keto te fundit jane vdekje prurese per kombin tone.

    Lexoni me posht se cfar eshte shkruajtur per Genc Pollon. Shkrimi esthe pak i gjat por teper i rendesishem, mundohuni te lexoni cdo rresht me vemendje. Sidomos pjeset e perforcuara me gjyre te zeze. Ato jane pjeset qe i perkasin kesaj teme me shume.




    Misteret e karrierės sė Genc Pollos nipit tė oficerit grek Take Pollo




    25 Janar 2010




    Nga Kastriot Myftaraj


    Nė takimin me kryeministrin grek, gjatė prezantimit, nė momentin qė ambasadori grek nė Shqipėri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndėrhyri dhe duke buzėqeshur tha se emri i tij i pagėzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por pėr shkak tė frymės sė regjimit komunist, babai i tij kishte qenė i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”.

    Kur Genc Pollo hyri nė politikė me instalimin e pluralizmit politik nė Shqipėri, nė dhjetor 1990, ai i kishte tė gjitha kredencialet pėr tė hyrė natyrshėm nė lidershipin e ri tė partisė sė majtė tė reformuar qė do tė dilte nga PPSH, ēka pas gjashtė muajsh do tė ishte PS.Genc Pollo i pėrkiste njė familjeje tė nomenklaturės komuniste tė kohės- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit tė Historisė, njė post shumė i rėndėsishėm ky nė hierarkinė akademike tė regjimit komunist, qė kishte obsesionin e manipulimit tė historisė, aq saktė tė pėrshkruar nga George Orwell tek “1984“. Kėshtu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugė argjendi nė gojė) qė pėrdorej dikur pėr pinjollėt e familjeve aristokratike. Genc Pollos nė jetė nuk i mbetej veē tė shijonte tė mirat qė do t’ i jepnin me “lugėn e argjendtė“. I ati i tij, patriarku i historiografisė komuniste, Stefanaq Pollo, po i pėrgatiste njė karrierė nėn hijen e vet.



    Genc Pollo u diplomua nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1986 pėr histori, me njė specializim nė arkeologji. Me tė marrė diplomėn u emėrua nė sektorin e kėrkimit shkencor nė Akademinė e Shkencave, nė njė kohė qė bashkėstudentėt e vet merrnin emėrimin si mėsues historie. Pasi u end pėr dy vjet korridoreve tė Akademisė sė Shkencave pa u shquar pėr ndonjė gjė, nė vitin 1988 ai fitoi tė drejtėn pėr tė bėrė njė specializim dyvjeēar nė Universitetin e Vjenės, nė Austri. Izolimi nė atė kohė ishte pėr shqiptarėt e thjeshtė, tė cilėt duhet tė mbaheshin larg influencės sė dėmshme tė botės kapitaliste, ndėrsa njerėzit e nomenklaturės ishin tė privilegjuar nė kėtė pikė. Kur u kthye nė Shqipėri, nė vitin 1990, Pollo u emėrua nė Institutin e Arkeologjisė nė Tiranė, ku drejtor ishte Neritan Ceka. Pra, Pollo, pėr nga origjina familjare dhe privilegjet qė kishte pasur, i pėrkiste “establishmentit” komunist qė ishte i lidhur me PPSH-nė dhe qė me ndryshimet politike qė po ndodhnin nė Shqipėrinė e vitit 1990, duhej tė qe pjesė e atij grupimi intelektualėsh tė rinj qė do tė reformonin PPSH-nė duke e shndėrruar nė njė parti tė majtė tė llojit tė socialdemokracisė perėndimore. Nė kėtė rol do tė qe i natyrshėm dhe legjitim angazhimi politik i Genc Pollos me instalimin e pluralizmit politik nė Shqipėri. Pėrndryshe ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese pėr tė parėn parti opozitare qė u krijua nė Shqipėri nė dhjetor 1990, pra pėr PD-nė, qė Genc Pollo dhe tė tjerė si ai hynė nė lidershipin e kėsaj partie me krijimin e saj. Me kėta nuk dua tė them se komunistėt dhe bijtė e familjeve komuniste nuk duhej tė hynin nė lidershipin e partive opozitare me PPSH. Madje ardhja e tyre ishte e domosdoshme qė tė ēahej blloku monolit qė kėrkonte tė krijonte PPSH me 200 mijė anėtarėt dhe kandidatėt e partisė dhe njerėzit e familjeve tė tyre. Por, kėtu duheshin pėrjashtuar, nė mėnyrė tė natyrshme, njerėzit qė u pėrkisnin 2-3 mijė familjeve tė lidhura ngushtė me PPSH-nė dhe qė pėrbėnin nomenklaturėn. Ardhja e njerėzve nga kėto familje nė lidershipin e PD-sė nuk kishte sens as edhe nga pikėpamja elektorale se kėta njerėz nuk mund ta bėnin shtresėn sė cilės i pėrkisnin qė votonte pėr PD-nė dhe koha e tregoi se nuk arritėn qė ta bėjnė dot kėtė gjė. Miranda Vickers, reportere pėr Shqipėrinė e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, nė librin e saj “Shqipėria-nga anarkia te njė identitet ballkanik” e pėrshkruan kėshtu Genc Pollon: “Genc Pollo, i biri i njėrit nga nomenklatura e vjetėr, qė mė vonė u bė zėdhėnėsi kryesor i Berishės”. (Miranda Vickers: “Shqipėria- nga anarkia te njė identitet ballkanik”, “Toena”, Tiranė 1998, f. 58) Hyrja nė lidershipin e PD-sė, qė me krijimin e kėsaj partie, e njerėzve si Genc Pollo mund tė shpjegohet vetėm me skemėn e regjimit komunist pėr tė kontrolluar partitė opozitare me anė tė njerėzve tė nomenklaturės. Kur nė 13 dhjetor 1990 u krijua komisioni nismėtar prej 16 vetėsh i PD-sė, qė funksiononte edhe si forum drejtues i partisė, Genc Pollo nuk u pėrfshi atje me ndėrhyrjen e Gramoz Pashkos, i cili, duke qenė vetė pinjoll i njė familjeje tė nomenklaturės, kishte frikė se mos binte nė sy pėr keq qė nė lidershipin e partisė sė re kishte shumė njerėz tė nomenklaturės. Por, Genc Pollo, edhe pse mbeti jashtė komisionit nismėtar tė PD-sė u emėrua zėdhėnės i partisė sė re, sė bashku me Preē Zogajn qė ishte anėtar i komisionit nismėtar. Pra ishte e qartė se njė dorė e fshehtė, donte qė ta mbante Genc Pollon, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, nė lidershipin e partisė sė re. Se kush ishte kjo dorė, kjo u kuptua pas disa ditėsh nė janar 1991, kur gjatė vizitės sė kryeministrit grek Micotakis nė Tiranė, Genc Pollo u pėrfshi nė pėrfaqėsinė e PD-sė qė u takua me kryeministrin grek. Nė kėtė takim kryeministri grek dha tė kuptojė simpatinė e tij, nė rradhė tė parė pėr Gramoz Pashkon dhe pastaj pėr Genc Pollon, u pėrpoq tė joshte Azem Hajdarin qė ia prezantuan si lider tė lėvizjes studentore dhe kryetar tė pėrkohshėm tė partisė dhe e injoroi krejtėsisht Sali Berishėn, “ylli” i tė cilit ishte duke u ngjitur nė “qiellin” e politikės shqiptare ngase kishte qartas mbėshtetjen e amerikanėve pėr tė dalė nė krye tė partisė, ēka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti qė i bėnte “Zėri i Amerikės”. Sjellja e kryeministrit Micotakis nė rastin e Genc Pollos e kishte shpjegimin sė pari me atė se Genc Pollo qe kristian ortodoks nga njė familje tradicionalisht shumė filogreke. Nė gazetėn “Tema”, tė Mero Bazes, nė 4 qershor 2000 (f. 12-13) ėshtė botuar njė dossier me titull “Gjyshi i Genc Pollos kapiten grek” ku botohen dokumente tė nxjerra nga arkivi i shtetit qė tregojnė se gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo (i njohur si Take Pollo) ka qenė oficer i ushtrisė vorio-epirote nė vitet 1914-1917, me gradėn kapiten. Nė kėtė dossier thuhet: "Take Pollo ėshtė njėri prej tri komandatėve tė andartėve grekė qė masakruan shqiptarėt nė Jug tė Shqipėrisė…Dėshmi mbi kėtė veprimtari dhe pėrplasjen e kapiten Pollos me ēetat patriotike tė Butkės janė ende tė freskėta edhe nė zonat e Jugut. Shtėpia e Pollos u dogj nė fshatin e tij tė lindjes nė Pėrmet, pikėrisht nga ēeta e Butkės nė shenjė hakmarrjeje ndaj udhėheqėsit tė ēetės andarte greke. Biografia e zezė e Take Pollos filloi tė pėrbėnte njė problem mė vete pėr tė birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes sė komunizmit nė Shqipėri. Take Pollo andarti qė ka rrafshuar 27 fshatra dhe qė akuzohet pėr vrasjen e sė paku 440 shqiptarėve nė zonėn e Lunxhėrisė, Hormovės, Leskovik dhe Ēarshovė…Tentativa pėr mbulimin e veprimtarisė sė Take Pollos janė bėrė edhe nga nipi i tij Genc Pollo. Duke shfrytėzuar emrin e gazetės “55” si gazetė nacionaliste dhe sidomos duke pėrdorur miqėsinė me drejtorin e gazetės, arriti tė botojė nė atė gazetė njė shkrim tė montuar keq pėr veprimtarinė e Take Pollos”. (“Tema”, 4 qershor 2000, f. 12-13) Sigurisht qė nipi i Themistokli Pollos qe njeriu i parapėlqyer i Athinės pėr tė qenė nė lidershipin e PD-sė. Nė takimin me kryeministrin grek, gjatė prezantimit, nė momentin qė ambasadori grek nė Shqipėri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndėrhyri dhe duke buzėqeshur tha se emri i tij i pagėzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por pėr shkak tė frymės sė regjimit komunist, babai i tij kishte qenė i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”. Dhe Jorgos (Genc Pollo), para njerėzve tė tjerė tė habitur tė PD-sė, vazhdoi tė tregonte historinė se si, nė vitin 1963, pak kohė pasi kishte lindur, gjyshja e kishte ēuar nė kishė gjoja fshehur prindėrve, siē bėhej nė atė kohė, pėr t’ u pagėzuar sipas ritit tė krishterė ortodoks nga gjyshi i Gramoz Pashkos, kryepeshkopi ortodoks i Tiranės dhe Durrėsit, Paisi. Micotakis pėrfitoi nga rast dhe tha se tash qė ortodoksėt kanė mundėsi ta ushtrojnė lirisht fenė e vet, nė mėnyrė qė kjo tė realizohet duhet qė nė Shqipėri tė vijnė klerikė grekė, gjė tė cilėn e mbėshtetėn pa hezitim Pashko dhe Pollo, ndėrsa tė tjerėt nuk dinin se ēfarė tė thoshin, pasi u zunė tė papėrgatitur pėr kėtė ēėshtje. Por, impakti kryesor nė PD i vizitės sė kryeministrit grek nė Tiranė qe se Athina zyrtare po nxiste krahun ortodoks nė PD qė tė merrte kontrollin e partisė. Atėherė PD ishte nė prag tė konferencės konstituive qė do tė mbahej nė shkurt, ku do tė zgjidhej kryetari. Qė pas takimit tė lidershipit tė PD-sė me kryeministrin grek Micotakis nė PD filloi njė luftė e ashpėr pėr tė marrė kontrollin e partisė, mes dy klaneve, njėrit tė grumbulluar rreth Sali Berishės dhe tjetrit rreth Gramoz Pashkos-nė kėtė tė fundit bėnte pjesė dhe Genc Pollo. Nė dinamikė tė kėtij konflikti qe ambicia e Gramoz Pashkos, e nxitur nga Athina, pėr t’ u bėrė kryetar i PD-sė. Qė nga takimi me kryeministrin Micotakis, Genc Pollo, nė pozitėn e tij si zėdhėnės i PD-sė u bė praktikisht zėdhėnės personal i kandidatit pėr kryetar Gramoz Pashkos, duke bėrė nė tė njėjtėn kohė replika tė tėrthorta me deklaratat e kandidatit tjetėr pėr kryetar, Sali Berisha. Duke nxitur krahun ortodoks nė PD tė merrte nėn kontroll partinė kryeministri grek Micotakis ishte duke prishur njė kompromis SHBA-Greqi pėr politikėn shqiptare tė erės pluraliste sipas tė cilit amerikanėt do tė dominonin PD-nė dhe grekėt tė dominonin partinė e majtė qė po lindte nga reformimi i PPSH. SHBA-tė preferonin tė mbėshteteshin tek njerėzit me origjinė muslimane pėr tė krijuar lidershipin e PD-sė, kjo pėr shkak se muslimanėt qenė shumėsia e vendit dhe shumėsia absolute e shqiptarėve nė Kosovė, Maqedoni dhe troje tė tjerė nė Jugosllavi, ku SHBA-tė kishin interesa tė posaēme, qenė muslimanė. Nė anėn tjetėr, Greqia, synonte qė tė mbėshtetej tek kristianėt ortodoksė pėr lidershipin e PPSH (PS), pėr shkak se donte ta pėrdorte fenė e pėrbashkėt ortodokse me atė tė njė pjese tė madhe tė shqiptarėve, si premisė pėr influencė politike dhe madje pėr asimilim etnik. Nė konferencėn konstituive tė PD-sė, nė shkurt 1991, klani i Gramoz Pashkos, ku bėnte pjesė edhe Genc Pollo, tentoi qė ta merrte nėn kontroll partinė, duke zgjedhur Gramoz Pashkon kryetar, me anė tė njė manovre tė sofistikuar, sipas sė cilės nė votimin e parė pėr kryetar nuk do tė fitonte askush dhe nė votimin e dytė do tė fitonte Gramoz Pashko. Skema funksionoi pėrgjysmė, pasi nė votimin e parė Berisha mori vetėm 9 nga 10 vota qė i duheshin nė komisionin drejtues prej 19 anėtarėsh. Por nė vazhdim ky klan e pa se nuk mund ta merrte nėn kontroll partinė, kryesisht pėr shkak tė kundėrshtimit amerikan, ndaj u mjaftua duke mos lejuar qė Berisha tė zgjidhej kryetar me njė shumėsi votash tė dalė nga votimi nė kryesi, sipas statutit, por me njė konsensus tė grupeve rivale, ēka e bėnte pozitėn e tij tė cenueshme. Pas konferencės konstituive tė shkurtit 1991 Pollo mbeti pėrsėri nė njė pozitė evazive, me njė kėmbė brenda lidershipit dhe me njė kėmbė jashtė, duke qenė se nuk u zgjodh nė komisionin drejtues qė ishte njė lloj kryesie e partisė, por ruajti postin e zėdhėnėsit tė partisė. Nė zgjedhjet e para pluraliste, tė 31 marsit 1991, Pollo ishte njė nga tre kandidatėt e PD-sė pėr deputetė qė humbėn nė qytetin e Tiranės, nga 19 vetė qė PD kandidoi nė qytetin e Tiranės. Kjo humbje, qė duhet t’ i atribuohet mosbesimit tė elektoratit tė PD-sė pėr tė, si pinjoll i nomenklaturės, e dobėsoi pozitėn e Genc Pollos nė PD. Nė prag tė Kuvendit I tė PD-sė, qė u mbajt nė shtator 1991, klani kundėr Berishės nė lidershipin e PD-sė u riaktivizua duke planifikuar qė tė mbėshteste kandidaturėn e Neritan Cekės, pėr postin e kryetarit tė partisė, nė vend tė Berishės. Neritan Ceka si drejtor i Institutit tė Arkeologjisė vazhdonte qė tė ishte shefi i Genc Pollos, qė vazhdonte tė ishte punonjės i kėtij Instituti. Kjo ishte njė arsye shtesė pėr tė cilėn Pollo ishte praktikisht pjesė e stafit tė Cekės, qė punonte pėr zgjedhjen e kėtij tė fundit nė postin e kryetarit tė partisė. Kjo gjė sigurisht qė e rriste distancėn mes Pollos dhe Berishės. Me disfatėn e Cekės nė Kuvend, ku u konfirmua Berisha nė postin e kryetarit tė PD-sė, u frenua dhe ngjitja e Pollos nė hierarkinė e PD-sė. Pollo u zgjodh anėtar i Kėshillit Drejtues (homolog i Kėshillit Kombėtar tė tashėm) tė PD-sė, por jo anėtar i kryesisė tė partisė. E megjithatė, Pollo vazhdoi tė mbante postin e zėdhėnėsit tė partisė. Duke mos qenė mes favoritėve tė Berishės, Pollo nuk u fut nė listėn e kandidatėve pėr deputetė tė PD-sė, nė zgjedhjet e 22 marsit 1992. Pas moszgjedhjes nė kryesi, kjo e mbushi kupėn e zemėrimit tė Pollos pėr Berishėn, ēka bėri qė tė rebelohet nė shkurt 1992, duke e akuzuar praktikisht Berishėn pėr “Oksidentofobi”. Rasti qė zgjodhi Genc Pollo pėr ta bėrė kėtė ishte sinjifikues pasi dėshmonte se ai kėrkonte tė fitonte kredit grek pėr ta pėrdorur nė politikėn shqiptare. Nė shkurt 1991, nė kulmin e debatit pėr ligjin e ri elektoral qė ia ndalonte organizatės politiko-kulturore tė minoritetit grek, “Omonia“-s, qė tė ishte njė subjekt elektoral, edhe pse kjo gjė u bė me votat e pėrbashkėta tė PS-sė qė kishte mazhorancėn parlamentare dhe tė PD-sė, Genc Pollo e ndjeu tė nevojshme tė bėnte njė distancim nė favor tė Greqisė. Nė njė intervistė qė i dha gazetės “Hapėsirė” tė Forumit Rinor tė PD-sė, nė numrin e shkurtit, Pollo, pasi e quajti ndalimin elektoral qė iu bė “Omonia”-s si “oksidentofobi” u shpreh se: “ s’ e kishte parė ndonjėherė qė valėt e oksidentofobisė qė e kanė qendrėn diku nga mesi i rreshtave tė majtė tė Kuvendit tė pėrfshijnė edhe rreshtat e djathtė”. Ėshtė e qartė se kjo ishte njė akuzė pėr kryetarin e PD-sė Berisha, qė nė kėtė rast kishte pėrgjegjėsinė pėr dominimin e krahut “oksidentofob” nė PD, pėrballė krahut oksidentofil, si kuintesencė e tė cilit na dilnin pėrfaqėsuesit politikė tė minoritetit grek nė Shqipėri, ndėrsa si zėdhėnės i tė cilit nė kėtė rast dilte Genc Pollo. Pra, paradigma Oksidentofil-oksidentofob qė artikuloi Pollo, ishte ajo qė kėrkonte tė induktonte Greqia nė mendimin politik shqiptar dhe nė kancelaritė perėndimore: Nė Shqipėri Oksidentalizmi pėrfaqėsohet nga progrekėt, ndėrsa oksidentofobia nga antigrekėt. Duke qenė se nė kėtė aferė, si protagonist nė debatin nė parlament doli deputeti Abdi Baleta, i njohur pėr proislamizėm, kjo u konvenonte grekėve dhe njerėzve tė tyre nė Shqipėri pėr t’ i dhėnė paradigmės edhe ngjyrimin fetar aq tė pėlqyer pėr ta, pra qė minoriteti grek i fesė ortodokse nė Shqipėri, qė kėrkonte tė ushtronte tė drejtat e veta, sipas modelit perėndimor, po persekutohej nga shqiptarėt muslimanė oksidentofobė. Kėshtu, konflikti mes oksidentofobėve dhe oksidentofilėve nė Shqipėri dilte si konflikt mes minoritarėve grekė dhe tė krishterėve ortodoksė nga njėra anė dhe muslimanėve, nė anėn tjetėr. Kėshtu ka tentuar ta paraqesė Greqia konfliktin politik nė Shqipėri qė nga ajo kohė dhe deri mė sot dhe Pollo u bė zėdhėnėsi i parė nė politikėn shqiptare i kėsaj paradigme politiko-kulturore, njė veprim i denjė ky pėr tė nipin e kapitenit tė andartėve grekė. Pra, nė kėtė aferė, Pollo u bė drejtpėrdrejt zėdhėnės i Greqisė nė politikėn shqiptare dhe deklarata e tij, duke qenė se ishte dhe zėdhėnės i PD-sė, sigurisht qė u pėrdor nga grekėt nė kancelaritė ndėrkombėtare. Nė tė vėrtetė, e gjithė kjo ēėshtje u montua nga Greqia, si njė manovėr me tė cilėn me njė gur vrau dy zogj. Nga njėra anė ia arriti qė ta ndėrkombėtarizonte ēėshtjen e minoritetit grek nė Shqipėri, si njė ēėshtje tė dhunimit tė tė drejtave tė njeriut, edhe nė rrafsh politik, ndėrsa nė anėn tjetėr siguroi me krijimin e PBDNJ tė drejtėn e kandidimit nė zgjedhje nė tė gjithė vendin, ndėrsa “Omonia” e kishte tė kufizuar vetėm nė Dropull dhe Vurg.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2006
    Postime
    17
    A ka njė organizatė qė lufton pėr pavarėsi, siē ėshtė UĒK-ja ne Ēameria??

  8. #108

    Ēėshtja ēame, ekspertėt diskutojnė zgjidhjen nė gjykatat ndėrkombėtare

    Ēėshtja ēame, ekspertėt diskutojnė zgjidhjen nė gjykatat ndėrkombėtare

    2011-07-03

    Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė inicion njė tryezė me njė grup tė gjerė juristėsh

    Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė mblodhi dje nė njė tryezė tė pėrbashkėt ekspertė tė sė drejtės publike pėr tė diskutuar nė lidhje me format juridike tė ēėshtjes ēame, duke pėrfshirė edhe ēėshtje tė pronėsisė. Nė fjalėn e saj, Rudina Jasini, eksperte e tė Drejtės Ndėrkombėtare deklaroi se, nė aspektin juridik kjo ēėshtje mund tė kalonte pėrmes tri fazash. E para lidhej me njohjen e padrejtėsisė, me njė ankimim nga ana e palės shqiptare pranė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė. “Nė ēdo situatė post-konfliktuale qė shoqėrohet me shkelje tė rėnda tė tė drejtave themelore tė njeriut dhe krime kundėr njerėzimit, ėshtė thelbėsore qė tė kėrkohet me ēdo kusht njohja e padrejtėsisė sė bėrė. Ky element, pėr mendimin tim, pėrbėn fillesėn e ēdo analize tė mundshme ligjore tė kėsaj ēėshtjeje”, - deklaroi Jasini, duke shtuar se kjo pėrpjekje e komunitetit ēam duhet tė shoqėrohet me mbėshtetjen e lidershipit tė qeverisė shqiptare dhe duhet tė pėrcillet si njė kėrkesė e shtetit shqiptar. Mė pas ajo theksoi se vinte faza e mbajtjes sė pėrgjegjėsisė penale, qė do tė kėrkonte ndjekjen penale tė individėve pėrgjegjės nė rast se vėrtetohet qė kjo veprimtari ka ardhur si rezultat i orkestrimit tė bėrė nga strukturat e ndryshme shtetėrore. Nga ana tjetėr, pėr sa i pėrket ēėshtjeve tė pronės, palėt mund t’i drejtoheshin Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Po kėshtu, Gentian Zyberi, doktor nė tė Drejtėn Ndėrkombėtare theksoi se, procesi juridik pėr kėtė ēėshtje ėshtė shumė kompleks dhe fillimisht duhej tė kishte njė fazė parapėrgatitore. Nė kėtė kuadėr, ai theksoi se ishte e udhės qė tė niste puna pėr krijimin e njė regjistri tė pėrgjithshėm tė humbjeve pėr humbjet nė njerėz, plagosjet dhe lėndimet e rėnda trupore dhe humbjet e pronės personale tė luajtshme dhe tė paluajtshme. Po kėshtu, ishte e udhės qė tė krijohej njė strategji e qartė ligjore dhe politike pėr ndjekjen dhe zgjidhjen e ēėshtjes ēame nė bazė tė njė studimi tė hollėsishėm nga njė grup ekspertėsh, qė pėrfshin historianė, diplomatė, juristė dhe anėtarė me peshė tė komunitetit. Nga ana tjetėr, duhet tė pėrcaktoheshin hapat qė do tė ndėrmerren pėr informimin publik nė lidhje me kėtė proces, krijimi i njė zyre tė posaēme dhe ekip pėr ndjekjen e kėsaj ēėshtjeje dhe po kėshtu njė buxhet i nevojshėm pėr pėrballimin e kėtyre procedurave relativisht tė gjata nė kohė.

    shqip

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •