Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    6300 votat e "pavlefshme" në Tiranë qe do te bejne fituesin e vertete

    6300 vota të pavlefshme në Tiranë, kryetari i ri drejt kolegjit zgjedhor

    MAPO

    13.05.11

    Fatin e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës duket se do ta vendosë Kolegji Zgjedhor. Kjo për faktin se rezultati i ngushtë nga njëri krah dhe numri i madh i fletëve të pavlefshme të konstatuara gjatë numërimit, do të detyrojë palën humbëse në këtë garë që t’i drejtohet fillimisht për rivlerësim të tyre Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas, në varësi të vendimit, edhe në Kolegjin Zgjedhor.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dje të dhëna të pjesshme, edhe për votat e pavlefshme të shpallura nga Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, si për zonat ku është mbyllur procesi i numërimit, ashtu edhe për ato ku ky proces deri dje në mesnatë vazhdonte akoma. Në total kjo shifër shkonte diku 18 408 vota, ndërkohë që vetëm në Tiranë raportohej për afro 6 300 fletë të pavlefshme. Një shumë kjo e konsiderueshme dhe që me të drejtë pritet të motivojë dy subjektet kryesore politike, që në raport me rezultatin përfundimtar të mund të bëjnë dhe ankimimet, sipas shkallëve që parashikon ligji.

    Burime nga të dyja forcat kryesore politike nuk kanë përjashtuar mundësinë që kjo çështje të ndahet vetëm nga Kolegji Zgjedhor. Të kontaktuar dje, përfaqësuesit ligjorë të PS-së kanë bërë të ditur se kanë nisur procedurat e ankimimeve të vendimeve të KZAZ-ve në KQZ, për njësi të veçanta ku rezultati është ndarë me shumë pak vota. Të njëjtën gjë e kanë bërë dhe demokratët, të cilët kanë ankimuar në KQZ vendimet e KZAZ-ve për ato njësi ku rezultati është po ashtu i ngushtë, siç është rasti i komunës Poshnje në Berat, ku kandidati demokrat humbi për vetëm 2 vota. E këtij fati duket se nuk do t’i shpëtojnë as vendimet e KZAZ-ve të njësive minibashkiake në Tiranë, ku grupet e numërimit kanë seleksionuar një numër të konsiderueshëm votash të pavlefshme dhe të cilat do të kërkohen të rivlerësohen fillimisht nga KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor.

    Sido që do të jetë vendimi i KQZ-së për këto ankimime, ankimi në kolegj duket se bëhet i pashmangshëm, pasi në çdo rast do të ketë një forcë politike që s’do jetë dakord me të. Nga të dhënat e detajuara për secilën njësi, rezulton se njësia me më shumë vota të pavlefshme është ajo me numër 11, që përfshin Laprakën dhe më pas vjen njësia bashkiake numër 6, që përfshin zonën e Kinostudios dhe Alliasin me mbi fletë. Njësia që ka votuar më me kujdes, apo që ka kuptuar më mirë fletët e komplikuara të votimit për Tiranën, ka qenë ajo me numër 10, me vetëm 264 fletë të pavlefshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 13-05-2011 më 14:14
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    kushdo qe do te fitoje numerimin e votave keto dite nuk do ti shpetoje nje verifikimi 6300 votave te shpallura ne Tirane si te pavlefshme ....

    pra fituesi ne kete moment do te ishte thjesht nje fitues mediatik dhe jo formal me certifikim nga KQZ-ja ....

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ato 6300 vota te pavlefshme jane shenje proteste ndaj dy partive me te medha ne vend, nuk jane gabime sic mendojne njerezit. Pothuajse te gjithe qe kam takuar, me kane thene qe do te shkojne te votojne, por do ta bejne fleten e pavlefshme pasi shohin thjesht dy hajdute qe perpiqen te vjedhin me teper.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Rezultati del plus minus 300 vota per secilin nga kandidatet.
    6300 vota te pavlefshme !!!
    Shtoi dhe kontestimet e sterrkontestimet deri ne kolegj zgjedhor i humbi fare tifozlliku gares se Tiranes.
    Vec qe proces zgjedhor me te shemtuar sme kane zene syte.
    Ne mes te Tiranes gjithe te huajt shohin live nivelin tone barbar ku kemi 100 vjet shtet dhe nuk numurojme dot as votat tona.
    Shqiperia ka humbur thelle ne keto zgjedhje dhente zoti mos denohen shqiptaret perseri nga bota.
    Ska rendesi fare ne u skuq Shqiperia nga fitoret e socialisteve dhe behet blu a kuq Tirana
    Per mua Shqiperia eshte e nxire akoma me keq nga kjo klase poltike.
    Na dha zoti mend qe ikem me kohe nga vendi jone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 13-05-2011 më 18:15
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Rezultati del plus minus 300 vota per secilin nga kandidatet.
    6300 vota te pavlefshme !!!
    Shtoi dhe kontestimet e sterrkontestimet deri ne kolegj zgjedhor i humbi fare tifozlliku gares se Tiranes.
    Vec qe proces zgjedhor me te shemtuar sme kane zene syte.
    Ne mes te Tiranes gjithe te huajt shohin live nivelin tone barbar ku kemi 100 vjet shtet dhe nuk numurojme dot as votat tona.
    Shqiperia ka humbur thelle ne keto zgjedhje dhente zoti mos denohen shqiptaret perseri nga bota.
    Ska rendesi fare ne u skuq Shqiperia nga fitoret e socialisteve dhe behet blu a kuq Tirana
    Per mua Shqiperia eshte e nxire nga kjo klase poltike.
    Na dha zoti mend qe ikem me kohe nga vendi jone.
    patem fat dhe jo mend.
    Kryeqyteti i mbushur me barbare

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    kushdo qe do te fitoje numerimin e votave keto dite nuk do ti shpetoje nje verifikimi 6300 votave te shpallura ne Tirane si te pavlefshme ....

    pra fituesi ne kete moment do te ishte thjesht nje fitues mediatik dhe jo formal me certifikim nga KQZ-ja ....

    .
    me kete llogjiken tende une fshi tajaret,lali.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Keshtu tha edhe Arvizu mbreme, priten kontestime dhe rinumerime te fleteve te pavlafshme keshtu qe me mbarimin e numerimit te votave tek njesia 5 nuk perfundon asgje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Rezultati del plus minus 300 vota per secilin nga kandidatet.
    6300 vota te pavlefshme !!!
    Shtoi dhe kontestimet e sterrkontestimet deri ne kolegj zgjedhor i humbi fare tifozlliku gares se Tiranes.
    Vec qe proces zgjedhor me te shemtuar sme kane zene syte.
    Ne mes te Tiranes gjithe te huajt shohin live nivelin tone barbar ku kemi 100 vjet shtet dhe nuk numurojme dot as votat tona.
    Shqiperia ka humbur thelle ne keto zgjedhje dhente zoti mos denohen shqiptaret perseri nga bota.
    Ska rendesi fare ne u skuq Shqiperia nga fitoret e socialisteve dhe behet blu a kuq Tirana
    Per mua Shqiperia eshte e nxire akoma me keq nga kjo klase poltike.
    .
    KY postimi yt me kujton nje polikan serb(sme kujtohet emri) qe pat thene shqiptaret kane deshmuar qe nuk mund te ndertojne shtet, dhe fatkeqesisht ka pas te drejte!!
    Zgjedhjet ne SHqiperi e Kosove nuk i bejne me keq as afrikanet!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Rezultati del plus minus 300 vota per secilin nga kandidatet.
    6300 vota te pavlefshme !!!
    Shtoi dhe kontestimet e sterrkontestimet deri ne kolegj zgjedhor i humbi fare tifozlliku gares se Tiranes.
    Vec qe proces zgjedhor me te shemtuar sme kane zene syte.
    Ne mes te Tiranes gjithe te huajt shohin live nivelin tone barbar ku kemi 100 vjet shtet dhe nuk numurojme dot as votat tona.
    Shqiperia ka humbur thelle ne keto zgjedhje dhente zoti mos denohen shqiptaret perseri nga bota.
    Ska rendesi fare ne u skuq Shqiperia nga fitoret e socialisteve dhe behet blu a kuq Tirana
    Per mua Shqiperia eshte e nxire akoma me keq nga kjo klase poltike.
    Na dha zoti mend qe ikem me kohe nga vendi jone.
    Po ca pret ti tjeter kur ne krye te KQZ kemi nje kryetar me ndjekje penale per 2 viza greke para disa vitesh qe e futi mrena ca kohe. Kto jane njerzit qe zgjedh berisha ,kto sigurojne vota ,kto sigurojne destabilizim dhe gangsterrllik ne mes te kryeqytetit. Vetem degjoje 2 min ne mbledhje te ndryshme te KQZ flet sikur eshte me noi salle bilardoje ku vetem penisi dhe vagina mungojne ne fjalorin e tij. Skandal.

    Dhe me kto votat e pavlefshme jam i sigurte qe nqf se Basha humbet do shqyrtohen imtesisht dhe qofsha i gabuar po s'bon noi pisllik dhe t'ja japin bashes. Nqf se humbet rama harroje se po i shqyrto njeri. Kjo eshte shqiperia ,per fat t'keq kto jane cobenjt qe kane ne dore vendime te rendesishme.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ja mero qe ju ka mpref mire maja penes kunder Salise flet per gjendjen shpirterore te shqiptareve:

    Urrejtja për zgjedhjet
    Nga Mero Baze
    Pas zgjedhjeve të 8 Majit, askush nuk mund të parashikonte se uikendi pasardhës do të kalonte duke numëruar vota dhe duke mbyllur shqiptarët në shtëpi para ekraneve duke parë një ‘Big Brother’ të shëmtuar të historisë së zgjedhjeve në Shqipëri. Sali Berisha, i cili nuk pati shans të niste festën të dielën e 8 Majit në mbrëmje siç bën zakonisht, nuk pati shans ta bënte këtë as të hënë dhe të martë, pasi rezultatet në gjithë Shqipërinë ishin një katastrofë politike për të. Nga Saranda në Shkodër opozita fitoi bindshëm dhe beteja mbeti e përqendruar në Tiranë, ku udhëheqësi i opozitës po përpiqet t’i mbijetojë skemës shtetërore të një rezultati të prodhuar qysh para zgjedhjeve përmes makinerisë shtetërore.
    Pikërisht këtu u shfaq karakteri i lig i Sali Berishës. I tmerruar nga fitorja plebishitare e opozitës, i shokuar dhe i kuruar në mesnatë nga problemet shëndetësore që i shkaktoi ky shok psikologjik, ai u rikthye me një hakmarrje të qartë në kokën e vet, për të prishur festën e fitores së opozitës. Nën dirigjimin e tij procesi i numërimit po i ngjan një procesi kafkian ku të gjithë bëjnë sikur duan diçka tjetër dhe bëjnë diçka tjetër. I vendosur që Shqipëria të mos festojë humbjen t tij, ai po ia arrin t’i mbajë shqiptarët brenda në shtëpi, të tensionuar dhe lodhur më shumë se kurrë vetëm e vetëm që askush të mos gëzojë. Spiralja e rrezikshme në të cilin futi rezultatin në Tiranë përmes trupës shëtitëse që pushteti i ka përgatitur Bashës në Tiranë dhe degradimi i procesit të numërimit, janë shenja të qarta se ai do ta përdorë deri në fund fuqinë e tij që për këto zgjedhje të mos gëzohet askush.
    Tani fitorja e Edi Ramës apo Lulëzim Bashës në Tiranë nuk është më çështje triumfi, por një çështje makthi që duhet të mbarojë për të lënë të qetë qytetarët dhe ata të dy. Nga kjo garë Edi Rama ka dalë i fituar si udhëheqës i opozitës shqiptare dhe ka përballuar me betejën e Tiranës një nga kurthet më të mëdha që pushteti i ka ngritur ndonjëherë opozitës për ta mundur pa garë dhe zgjedhje. Falë kandidimit të tij sot ne jemi duke bërë llogari aritmetike, ndërsa çdo kandidat tjetër do ta kishte bërë të padukshëm manipulimin gjigand të pushtetit. I fituar natyrisht del dhe Lulëzim Basha, i cili ka fituar statusin e të qenit njeriu më i investuar nga pushteti për të qenë figurant i tij. I humburi i madh i këtyre zgjedhjeve është Sali Berisha. Ai ka humbur kudo ku ka shkelur në Shqipëri dhe me lojën e tij prodhoi dhe një lider fallco në Tiranë për partinë e vet. Tashmë ai duket pak nga pak i panevojshëm në atë parti. I fyer deri në gen nga fakti se këto zgjedhje nuk prodhuan asgjë të gëzueshme për të, ai shpikte dje nga sikleti statistika për tu dukur fitues dhe arsye për tu dukur i lumtur me këtë proces. Në të vërtetë ai ngelet një njeri që i urren zgjedhjet dhe mbi të gjitha zgjedhjet që e nxjerrin nga historia. 20 vjet pas vendosjes së pluralizmit ky njeri vazhdon të mbetet armiku më i madh i zgjedhjeve në këtë vend. Ai nuk i pranon ato si një mekanizëm i cili mund ta çojë në shtëpi. Sa herë që tenton të bëjë diçka formale për të imituar zgjedhjet e lira, gjithmonë i prodhohet problem. Me kaq pak liri dhe ndershmëri që kishin këto zgjedhje, ai prodhoi në të vërtetë një fitore të opozitës dhe një lider fallco brenda PD-së, për të cilin do t’i duhen shumë shpjegime për ta shmangur nga drejtimi i partisë në ditët që vijnë.
    I mllefosur me këto zgjedhje dhe sidomos me rezultatin e tyre, ai vendosi tua ngrijë shqiptarëve buzëqeshjen. Ka dy ditë që e bën këtë me një përkushtim personal. Ai nuk pranon dot se në këtë vend mund të festohet për humbjen e tij dhe mund të ketë zgjedhje që nuk i japin atij shansin të qeverisë. Ndaj pas gjithë kësaj maskarade është ai. Është ai që ka prodhuar fletët me një kompani që i prodhon posterat e partisë, ai që ka emëruar në KQZ një kompani që ka prodhuar spotet e tij, dhe sot me këta shërbëtorë po përpiqet të fusë vendin në luftë civile duke shpikur fletë të pavlefshme për shkak të cilësisë së shtypit dhe jo vullnetit të qytetarëve. Ai po përpiqet ta zgjas këtë ‘Big Brother’ votimesh, që kur të mbarojë njerëzit të mos kenë asnjë shans të mendojnë se mund të festojnë. Ai i do ata të heshtur dhe të lodhur që këto zgjedhje të mos kenë fitues. Dhe e bën gjithçka se është humbësi më i qartë i 8 Majit brenda dhe jashtë partisë.
    Albania Uber Alles

  11. #11
    Jemi të sigurtë plotësisht se, nëse rezultati i zgjedhjeve vendore të ishte i tillë që PD të kishte arritur rezultatin e PS dhe anasjelltas, Berisha përsëri do të shpallte se ai është fitues (sepse është psikopat)
    Njerëzit autoritarë nuk e njohin dhe as e pranojnë humbjen.
    Komunisti i fundit i pandreqshëm i Europës!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin

    te shoh te acaruar,
    qetesohu,
    e njejta gje vlen edhe per ramen.

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    te shoh te acaruar,
    qetesohu,
    e njejta gje vlen edhe per ramen.
    Me aq sa e njeh Berishën, si është mendimi yt për supozimin tim?
    Do ta shpallte veten përsëri fitues? Nëse po, si e shpjegon ti këtë sjellje?
    Si e shpjegon inkoherencën e tij në raport me Metën p.sh.?

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Me aq sa e njeh Berishën, si është mendimi yt për supozimin tim?
    Do ta shpallte veten përsëri fitues? Nëse po, si e shpjegon ti këtë sjellje?
    Si e shpjegon inkoherencën e tij në raport me Metën p.sh.?
    po ku e njoh berishen une aman ,
    megjithate une nuk po lavderoj berishen,
    thjesht po them qe rama nuk eshte me i mire se berisha.
    berisha ka bere dhe do beje çdo gje qe eshte ne fuqine e tij per te mbajtur pushtetin, nuk di çfare te shpjegoj ketu, eshte si e thua ti.

    Edhe pse kam qene gjithmone kurioz se si do qeverisi rama nese behet kryeminister, vetem se kam frike se mos del me i keq se berisha.

    por shiko kete rrjedhe ngjarjesh,
    basha fiton, behet kryetar bashkie, kjo mund te sjelle fuqizim te tij ne rradhet e PD dhe per rrjedhoje perçarje te PD.
    Rama rri vetem kryetar partie dhe meqe PD dobesohet PS fiton zgjedhjet vendore dhe rama behet kryeminister.

    Shiko se humbja e rames si kryetar bashkie ndoshta mund ti leverdise dhe vete socialisteve, nuk e them vetem une, edhe nje shoku im ultras socialist tha qe ne nje ane me mire te fitoje basha se do perçahet PD.

  15. #15
    Na e moren komplet fytyren keto zgjedhje perpara gjithe botes. Kush jane keta plehra qe kane marre peng ate vend dhe e perdorin si te jete cifligu i tyre? Kush jane keta kerma qe tallen me emrin e shqiptarit dhe e nxjerrin si primitiv e morracak? Kjo eshte fatkeqesia me popullin tone qe me tifozerine qe ben sa per njeren edhe per tjetren pale, i shton jeten palacove qe po e perdhunojne ate vend ne mes te dites. Turp dhe trishtim. Ne keto zgjedhje ska asnje te fituar, mbase hesapi i psikopatit Rama dhe gomarit berisha po Shqiperia e shqiptaret humben shume.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Si shpetim per Shqiptaret do te ishte qe per 10 vjet, ne vend te zgjedhjeve, politikanet Shqiptare te luajne rulet Rus me njeri tjetrin, ose te udhetojne me aeroplan per Rusi prej Polonise.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush ka fituar ne Roskovec?

    mu duk se tha tv-ja qe PD ka fituar por me shkrim se pash kerkund.

    kualifikimi i nje flete votimi si e pavlefshme eshte arma kryesore e ps-se neper proceset e numerimit.

    guaket e pd-se gjithmon kapitullojne para egersise e djallezise se kopilave te ps-se..

    jam i bindur se ne se mblidhen e verifikohen gjith fletet e shpallura te pavlefshme ne gjith shqiperine PD fiton shume sepse 90% e ketyre fletve jan Vota per PD por qe tigrat e panterat e PS i kan hedhur si te pavlefshme.

    tash eshte vone..

    merua mashtron..

    ai e di mire se nuk eshte berisha qe luan me procesin e votimit..

    eshte selia roz qe heq vallen e cdo gje behet si atyre u leverdis..
    po u lumte..

    jan te zot..

    ..

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kush ka fituar ne Roskovec?

    mu duk se tha tv-ja qe PD ka fituar por me shkrim se pash kerkund.

    kualifikimi i nje flete votimi si e pavlefshme eshte arma kryesore e ps-se neper proceset e numerimit.

    guaket e pd-se gjithmon kapitullojne para egersise e djallezise se kopilave te ps-se..

    jam i bindur se ne se mblidhen e verifikohen gjith fletet e shpallura te pavlefshme ne gjith shqiperine PD fiton shume sepse 90% e ketyre fletve jan Vota per PD por qe tigrat e panterat e PS i kan hedhur si te pavlefshme.

    tash eshte vone..

    merua mashtron..

    ai e di mire se nuk eshte berisha qe luan me procesin e votimit..

    eshte selia roz qe heq vallen e cdo gje behet si atyre u leverdis..
    po u lumte..

    jan te zot..

    ..

    Kush ka fituar në Viçidol

    grepi, dora vetë

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    MJERIM
    Paramendojeni qe nje jave numrojn votat e tiranes dhe ate nen vezhgimin e ambasadorve te huaj,sikur tirana te ishte hong kong,apo nju delhi e jo nje grusht qyteti.
    Po me mir kishte me qen qe populli te mos dali fare ne zgjedhje,ken po e zgjedhin askend

  20. #20
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    cili do..

    cili do te jete fituesi ne tirane prape se prap zgjedhjet jane te pavlefshme..ne baze te ligjit zgjedhor njeri kandidat duhet te fitoje 50% te zgjedhesve plus 1 vote..me llogari asnjeri nga kandidatet nuk ka fituar 50 +1..kandidati komunist ka marre te pakten 0.0000001 % te votave ( nuk e kam bere llogarine por thjesht per sqarim )..gje qe te qon automatikisht ne riberjen e zgjedhjeve ne raund te dyte..

    nese do kishte prokuror te pavarur edhe pse partite politike do vepronin bashkerisht do e rikthente votimin perseri ne tirane...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •