Duke filluar nga 1 tetori 2011, pak dite me pare, per here te pare ne historine moderne te shtetit shqiptar, shteti shqiptar ndermerr nje inisiative qe te regjistroje popullsine e vete. Kjo eshte nje nisme e vecante ne Shqiperi, pasi historikisht ne Shqiperi jane bere regjistrime popullsie, por asnjehere keto regjistrime nuk kane qene demokratike: nuk u pyet cdo familje e qytetar i atij vendi qe t'i japi pergjigje vete me gojen e vete pyetjeve, por u bazuan ose ne numrat e komuniteteve fetare te kohes, ose ne numrat qe prodhonte vete Partia e Punes se Shqiperise, ashtu sic e diktonte politika dhe propaganda e saj.
Eshte bere shume zhurme per kete inisiative te vonuar te shtetit shqiptar, eshte bere shume debat ne lidhje me censusin. Por te gjitha keto kane marre tashme fund dhe procesi eshte ne fazen e tij te permbushjes: te derguarit e administrates publike shteterore ne cdo qytet e fshat te vendit po trokasin dere me dere me nje formular qe permban nje liste pyetjesh te ndryshme, qe cdo qytetar eshte i lire t'iu pergjigjet vete, ose te absternoje qe t'iu pergjigjet pyetjeve te caktuara.
E hapa kete teme per te vjele pershtypjet e te gjithe anetareve teane ne forum qe jetoj ne Shqiperi dhe qe kane marre pjese ne kete proces. Jeni te lutur t'iu pergjigjeni pyetjeve te meposhtme:
- A moret pjese ne census dhe cila ishte procesi qe ju ndoqet?
- A e mbushet formularin e censusit me doren tuaj apo personi i administrates mbante shenim pergjigjet qe ju u jepnit me goje pyetjeve?
- Sa kohe zgjati ky proces?
- A iu pergjigjet te gjitha pyetjeve te censusit? Nese kish pyetje te vecanta qe zgjodhet te mos pergjigjeni, cilat ishin keto?
- Regjistrimi u be ne rang personal apo familjar?
- A mendoni se procesi ishte demokratik dhe transparent?
- A mendoni se ky census ishte dicka e re e pozitive apo dicka e panevojshme?
Si ne cdo sondazh, secili eshte i lire te votoje dhe japi pershpyetjet e tij duke iu dhene pergjigje pyetjeve me siper ne nje postim. Nuk ka nevoje te replikoni mendimin e njeri-tjetrit, secili ka mendimin e tij, por jeni te lire te lexoni ne heshtje pershtypjet e anetareve te ndryshem.
Albo
P.S Komentet e replikat do te fshihen. Nje anetar - Nje vote - Nje postim.
Krijoni Kontakt