Nen driten e ketij libri interesant paraqitet edhe ky artikull :
http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=42
Autori i quan komplotistėt detektivė dhe jo agjentė apo spiunė, mbasi kėshtu e thėrrisnin H. Melin gjatė takimeve me tė pėrfaqėsuesit e Inteligjencė-Servisit e tė CIAs. Natyrisht, unė nuk ndihem i aftė qė t'i redaktoj ata.
Pėrsa i pėrket emėrtimit VRASĖS (po imitoj tyj me shkronjat e mėdha), autori i librit e vlerėson jo vetėm tė pamerituar, por nė kundėrshtim logjik, moral dhe etik me figurėn e tyre prej HERONJSH (kėtė herė jam unė qė po i pėrdor shkronjat e mėdha) nė atė stad tė zhvillimit tė ngjarjeve tė librit, pėr kėto arsye:
Ndryshe nga ē'ke aluduar ti edhe nė ndonjė diskutim tjetėr mė vonė, ata 35 vjeēarė trima (natyrisht, mua do tė mė pėlqente ta pėrdorja kėtė epitet pėr ndonjė antikomunist nė prejardhje, si unė, por s'e ndryshoj dot realitetin) kishin njė zgjidhje tjetėr shumė mė tė lehtė e mė tė sigurtė pėr tė shpėtuar kokėn e tyre: arratisjen jashtė shtetit. Falė profesionit tė tyre, ata e njihnin me pėllėmbė Evropėn e mė gjerė dhe udhėtonin me pasaporta diplomatike. Angazhimi i tyre nė komplotin antidiktatorial ishte, veē tė tjerash, edhe njė shfrim hakmarrjeje ndaj diktatorit cinik, i cili qe tallur me prindėrit e tyre dhe me ata vetė, duke u bėrė thirrje nė ēdo kongres pėr tė ēarė rrethimin e egėr (sic) tė militaristėve tė Londrės dhe tė imperialistėve tė Washingtonit (!?). Unė e kuptoj mirė se ku ėshtė pika e dobėt e jotja dhe e shumicės sė shqiptarėve nė vlerėsimin objektiv tė kėtyre treguesve tek ata qė meritojnė tė quhen HERONJ (siē do t'i quante gjithė bota e qytetėruar) e jo VRASĖS: ju nuk e imagjinoni dot gjendjen shpirtėrore tė njė njeriu me nerv proteste (tek shqiptarėt e shtypur ky nerv ka vdekur, prandaj tallen edhe politikanėt e sotėm tė rėndomtė), i cili jetonte muaj tė tėrė ēdo vit jashtė shtetit, nė botėn e lirė, me xhepin plotė, i ri e i pashėm (ata zgjidheshin me kujdes edhe nė kėtė tregues) dhe qė e njihte qytetėrimin perėndimor nė brendėsi tė tij. Unė e kam ndjekur nga shumė afėr kėtė efekt tek H. Meli: ndėrkohė qė ai villte gjak nga krizat e zemrės dhe fare mirė mund tė vdiste njė ditė apo njė natė nė kampin e Qafė-Barit, refuzonte pa mėdyshje ofertat e njėpasnjėshme pėr tu rikthyer nė profesion, tė kurohej mė sė miri, tė jetonte jo vetėm nė liri, por edhe nė bollėk e me pushtet. Nė tė njėjtėn kohė shikoja se si shumė tė burgosur tė tjerė (midis tyre edhe intelektualė tė njohur) u zgėrdhiheshin policėve si zvaranikė dhe bėheshn spiunė tė neveritshėm pėr tė shėtuar nga puna nė minierė, apo qė komanda e kampit t'ju ofronte ndonjė vend pune nė prapavijėn e kampit. Nuk gjykohet dot kurrė realiteti shfarosės i Qafė-Barit duke u njohur pėrciptas me leximin e shpejtė tė njė libri, pranė konfortit e pėrballė kompjuterit.
Pėr sa i pėrket tė kaluarės sė H. Melit dhe kolegėve tė tij (pa dyshim tė pėrzier me krimin diktatorial jashtė atdheut), mos harro "skuth i vogėl" (apo "Skuth i Madh" ? - shaka), se duke qenė "askushi" nė jetėn e njė populli e tė njė vendi (sidomos nė diktaturė!) nuk mund tė bėsh dot asgjė. Pa dyshim ata qė kanė pushtet, qė kanė kredibilitet zyrtar e shoqėror, ata mund tė bėjnė diēka. Dhe sa pėr dijeni, kjo kategori nuk mund tė jetė kurrė e pastėr, gjersa ėshtė e pėrzier me pushtetin e papastėr. Gorbaēovit bota i dha ēmimin "Nobel" pėr paqe pėr kontributin e tij nė shembjen e pashmangshme tė komunizmit. Por a e njeh ndopak ti cila ėshtė e kaluara e Gorbaēovit ? Interesohu tė mėsosh diēka pėr tė dhe do ta kuptosh qė Hamit Meli me shokė janė engjėj para tij. "Dariusi" tė ka bėrė njė vėrejtje shumė tė arsyeshme nė kėtė drejtim: shėrbimet sekrete mė tė mėdha tė botės kanė bėrė edhe mėkatet mė tė mėdha. Por ata veē dekorohen se....ka kush i mbron !
Libri "Odiseja e njė detektivi" ėshtė i mbingarkuar me ngjarje e me personazhe dhe nuk ka nevojė pėr personazhe tė sajuar. Fakti qė autori i librit e lė vetėm me pseudonim "Kobrėn", kjo nuk ėshtė dėshira apo zgjedhja e tij, por kėrkesė e drejtė e protagonistėve tė ngjarjeve tė librit. Unė e kam tė qartė motivin e bazuar tė kėrkesės sė tyre, por nuk mund t'jua shpjegoj dot pa shkaktuar njė dėm tė pakorigjueshėm. Nė kėto kushte, unė nuk mund tė pohoj, as nuk mund tė mohoj gjė prej hemendjeve tuaja tė natyrshme. Dhe mbi tė gjitha, nuk mund tė shpjegohem dot mė tej. Duke besuar se shumica e diskutantėve janė tė reja e tė rinj tė shkolluar, shpresoj nė mirėkuptimin e tyre. Tekefundit "Kobra" mbetet njė personazh anėsor i librit qė, veē kureshtjes, nuk paraqet interes tė mėtejshėm pėr ngjarjet.
Nuk e kuptoj dot, "skuth i vogėl", se ēfarė tymnaje apo diversioni mund tė synojė libri "Odiseja e njė detektivi". Tymnajė e diversion tek Inteligjencė Servisi e CIA ? Nuk mendoj se je skuth kaq i vogėl, sa tė ushqesh iluzione naive.
Apo dua t'i bėj diversion qeverisė shqiptare, qė vret e pret e shet atdheun pa e ēarė kokėn fare se ka njeri tė gjallė nė Tiranė apo nė Shqipėri ? Apo bashkatdhetarėve tė mi, qė nuk reagojnė fare (llogarit sa persona janė shprehur deri sot nė Forum!) ndaj informacioneve lidhur me tė djeshmen, tė sotmen e tė nesėrmen e tyre e tė kombit tė tyre ?
Ai libėr, i vogli skuth, synon tė shpėrndajė tymnajėn rreth falsitetit tė derisotshėm tė "ēėshtjes shqiptare" dhe t'i ndėrgjegjėsojė shqiptarėt pėr tė mos rėnė viktimė diversionesh tė drejtpėrdrejta apo tė tėrthorta, nėse i ke vėrtetė tė qarta sa duhet nocionet "tymnajė" dhe "diversion".
Unė shkrova mė lart se zgjidhja mė e lehtė e mė e shpejtė e detektivėve nė fjalė do tė kishte qenė arratisja jashtė shtetit;kjo vetėkuptohet nga ēdo naiv. Por e kuptoj se, sipas "skuthit tė vogėl", ėshtė Ilir E. Hoxha personi tė cilit i paska plasur pėr popullin shqiptar dhe tani vazhdon tė tallet tek selia e PPSH e Rindėrtuar. Kėsaj i thonė tė shkulėsh rrėnjėt e tua me kazėm. Po tė mos t'i shikonim gjėrat tė pėrmbysura si popull, ne nuk do tė ishim katandisur objekt talljeje prej grekėve e serbėve.
Qė tė shprehesh me kėtė gjuhė pėr librin "Odiseja e njė detektivi" do tė thotė se nuk ke lexuar fare as librin, as "Letrėn e Hapur" dhe as artikullin "Njė zė nga shkretėtira shqiptare". Ose i ke lexuar dhe nuk ke kuptuar asgjė. Ose i ke kuptuar shumė mirė, por, pėr arsye qė i di vetėm "skuthi i vogėl", i pėlqen t'i interpretojė faktet kokėposhtė. Sidoqoftė, pėr njė njeri tė pėrgjegjshėm pėr ato qė flet apo shkruan (edhe armik i pėrmbajtjes sė librit), do tė ishte moralisht e pamundur qė, qoftė edhe me pseudonim,
tė pėrdorte termat absurde "shashkė" e "tymėse" tė paktėn pėr hir tė kėtij fakti: si nė libėr edhe nė "Letrėn e Hapur", unė veē fakteve tė tjera (pėr tė cilėt do tė flas pak mė poshtė, nė pėrgjigje tė diskutimit tė "Dariusit"), kam dhėnė adresėn nė Amerikė si dhe numėrin e celularit tė Dari Melit. A thua se levat e CIAs qenkan mė tė paafta nga "skuthi i vogėl", pėr tė denoncuar falsitetin e asaj adrese, duke nxjerrė "out" njėherėsh autorin dhe librin e tij ? Ėshtė naivitet i tejskajshėm tė mendohet se ata qėndrojnė indiferentė ndaj njė libri-akuzė, kur nuk u mungojnė argumentet pėr ta rrėzuar atė. Por, natyrisht, kur kanė tė bėjnė me njė popull e njė inteligjencė nė agoni, mėnyra mė e mirė pėr "ta hedhur lumin", me njė heshtjeje gjoja nelixhente.
z Hamit..
cthot ki Kobra per Llambi Pecinin?
A jan njohur?
Brari, Kobra ka shkuar ne te semes qe ne vitin 1985, disa dite para se te shkonte ne te semes dhe Enver qeni.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt