Do desha te pyesja gjitha anetaret se: A ka gjetur njeri ndonje material per punen qe ka bere djali i e e hoxhes para viteve 90?
Do desha te pyesja gjitha anetaret se: A ka gjetur njeri ndonje material per punen qe ka bere djali i e e hoxhes para viteve 90?
Teorikisht punonte tek Instituti Studimeve Ushtarake. Praktikisht ky tipi qe ka shkruajt librin thote ka qene biēim fuksi ...
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Si ia morėn gjakun 100 foshnjave pėr tia dhėnė Enver Hoxhės
Visar Zhiti rrėfen revoltėn e Qafė Barit dhe torturar. Oficeri qė theu nė mes njė tė burgosur sot i lirė dhe biznesmen
Nė emisionin Rrno pėr me tregue tė gazetarit Nebil Ēika nė Shijak TV ishte ftuar Visar Zhiti. Ai ėshtė njė nga tė dėnuarit politik tė sistemit diktatorial tė Shqipėrisė. Gjithashtu, ėshtė njė nga anėtarėt e revoltės sė burgut tė Qafės sė Barit. Revoltė e cila pasoi atė tė burgut famė keq tė Spaēit. Pėr tė kuptuar mė shumė detaje rreth kėsaj ngjarjeje ai do tu pėrgjigjet disa pyetjeve qė gazetari Nebil Ēika ka pėrgatitur pėr tė.
Revolta e Qaf Barit
Z.Zhiti revolta e kryer nė burgun Qafės sė Barit ka njė pėrputhje me datėn qė ka ndodhur edhe njė revoltė tjetėr nė njė burg tjetėr komunist, atė tė Spaēit. Nė njė dokument qė unė kam gjetur tė Ministrinė sė Brendshme hidhet dyshimi qė ju nėpėrmjet revoltės suaj po pėrkujtonit revoltėn e Spaēit. A ka patur njė pėrgatitje qė revolta qė ju kryet nė Qafė Bar tė kishte lidhje date me atė tė Spaēit?
Visar Zhiti Kjo ėshtė njė enigmė. Po aq sa duket si rastėsi, aq edhe nuk ėshtė edhe rastėsi. Edhe policėt qė na hidheshin pėr tė na goditur na thonė qė ne donim tė pėrsėrisnim revoltėn e kryer nė Spaē.
Kishte tė burgosur qė kanė qenė tė burgosur edhe nė Spaē gjatė revoltės suaj ?
-Po kishte edhe tė burgosur qė kishin qenė nė Spaē gjatė kohės sė revoltės. Kishte tė burgosur nė qė kanė marrė pjesė nė tė dy revoltat. Ata ndjenin njė ndjenjė tė dyzuar. Kishin edhe frikė pasi kishin pėrjetuar mjaft tortura, por kishin edhe guxim pėr tė treguar forcėn. I burgosuri nuk ka as njė gjė dhe u ngrit kundėr shtetit komunist qė i kishte tė gjitha.
Si nisi revolta? Si ishte atmosfera ?
-Revolta nisi nga tė gjitha rrethanat. Sė pari puna qė bėnim ne ishte tepėr e rėndė. Ne punonim nė minierė me tre turne. Herė uji hynte nė rroba, pikonte edhe nga tavanet e minierės. Uji ishte me acid qė tė diqte lėkurėn. Herė binin edhe shkėmbinjtė nga sipėr. Ajo ishte njė minierė qė nuk mund tė punohej nga forca e njeriut. Nė burg ishin edhe njerėz qė kishin qenė inxhinierė me sovjetikėt dhe ata na kanė thėnė qė Qafa e Barit nuk mund tė punohej nga forca e njeriut. Pasi nė tė kishte temperatura tė ulėta, ujė tė acidituar. Pra ajo minierė nuk duhej shfrytėzuar me njerėz, por me makineri. Edhe shteti komunist i kohės nuk po e shfrytėzonte me njerėz, por me tė burgosur pasi sipas tyre ne nuk ishim njerėz. Kjo gjė ishte reciproke sepse as ne nuk i quanim njerėz ata. Pėrpara se tė na fusnin nėpėr galeri, oficerėt e burgut na bėnin kontrolle. Por jo kontrolle siē bėhen nė aeroporte. Nė mes tė dėborės ata na zhvishnin pėr tė na bėrė kontroll. Na hiqnin opingat, pasi kėpucėt ishin shenjė qytetarie dhe nuk duhet tė kishim as njė lidhje me qytetarinė. Njerėzve i binin tė fikėt nga tė ftohtit. Nė njė rast njėrit i ranė tė fikėt dhe policėt mendonin se mos ishte njė mashtrim dhe e dogjėn me cigare pėr ta vėrtetuar. Njė pjesė tjetėr e torturės ishte edhe leximi i librave tė Enver Hoxhės. Pra ēdo ditė ishte njė torturė pėr ne dhe ne ishim tė gatshėm pėr tė shpėrthyer. 22 maji nuk kishte ndonjė gjė e veēantė nga tė tjerat. Komunistėt kishin njė parim makabėr. Ata donin qė tė plotėsohej norma e punės ose nė tė kundėrt tė nxirrnin shpirtin. Kishte raste qė norma e punės nuk plotėsohej nga shembjet e shkėmbinjve dhe pėr pasojė shumė tė burgosur nuk mund tė plotėsonin normėn e punės. Ata na rikthenin pėrsėri nė minierė pėr tė plotėsonim normėn. Mė 22 maj komandanti i rojės pyeti se kush nuk e kishte plotėsuar normėn dhe roja u pėrgjigj qė Ndue Pisha me Ndue Prognin nuk e kishin plotėsuar normėn. Nė atė moment komandanti dha urdhrin qė ata tė ktheheshin pėrsėri nė minierė. Njė nga tė burgosurit, Sokol Sokoli, i tha komandanti se ata nuk kishin arsye se pėrse tė ktheheshin nė galeri, pasi nuk ishte faji i tyre qė ata nuk e kishin plotėsuar normėn. Edhe dy tė burgosurit qė nuk kishin plotėsuar normėn tė njėjtėn gjė kėrkuan. Komandanti iu pėrgjigj duke i thėnė se duhet tė shkonin ose nė tė kundėrt do tė fillonte dhuna. Dhe me tė vėrtetė nė atė moment filloi dhuna. Tė burgosurit nisėn duke u pėrleshur me policėt. U ngrit Sokol Sokoli, njė djalė shumė i vuajtur, dhe i kėrkoi qė mos ti preknin me dorė. Policėt dhanė urdhėr qė tė mblidheshim tė gjithė duke na thėnė se donim tė bėnim njė revoltė. Shumė herė ia kam bėrė vetes kėtė pyetje se mos vallė edhe regjimi e donte vetė njė revoltė tė burgosurish.
Ju mendoni se regjimi komunist donte njė revoltė ?
-Unė ju thash qė ne ishim njė barut gati pėr tė shpėrthyer. Dėshirė nuk kishim qė ta humbnim jetėn kot. Shumė shpesh ne flisnim me ushtarakė tė burgosur dhe ata na jepnin mendime se si mund tė mposhtej regjimi. Pėr Sandėr Sokolin qė ishte njė ushtarak i specializuar nė Kinė dhe komunistėt e kishin futur nė burg, flitej qė kishte dėshirė pėr tė formuar njė parti. Dua tė them se dėshirat dhe ėndrrat pėr pėrmbysje ishin. Donin tė tjerė qė ta konkretizonin kėtė gjė. Mua mė dukej e pamundur, se kjo mund tė konkretizohej, por nė biseda disa persona mendonin se mund tė bėhej. Kur ishte periudha qė do tė bėhej revolta nė burg, flitej nėse Enver Hoxha ishte gjallė apo jo. Ne i dinim shumė mirė kinezeritė qė kryheshin nė atė kohė, pasi nė burg kishte nga tė gjitha llojet e njerėzve dhe hamendėsimet ishin nga mė tė ēuditshme. Shumė veta mendonin qė Enveri kishte vdekur dhe ne udhėhiqeshim nga njė kufomė. Nė atė kohė po pėrgatitej ardhja e Ramiz Alisė. Pėr atė thuhej se mos Ramizi ishte shumė liberal, por qė nuk ishte e vėrtetė. Ai ishte po aq gjakatar sa Enveri dhe mė shumė dinak se ai. Kjo gjė i bėnte pėrshtypje njerėzve pasi nė tė gjithė Europėn Komuniste as njė Ministėr Arsimi, siē ka qenė Ramiz Alia, nuk e ka marrė pushtetin pas vdekjes sė njė diktatori. Tė gjithė i trembeshim liberalizimit. Dhe duke parė kėtė gjendje qė ishim ne Barut i Thatė ata vepruan pėr ti bėrė mė dije Ramiz Alisė qė sistemi kishte mjaft kundėrshtarė. Prandaj mendoj qė edhe vetė ata e donin njė revoltė. Madje pati edhe thirrje politike nė tė.
Sa zgjati revolta juaj ? A mund tė na e tregoni nė mėnyrė mė tė detajuar se si ndodhi shtypja e revoltės ?
-Te burgosurit i mbyllėn nė mensė. Policėt thanė qė tė ktheheshin tė burgosurit qė nuk kishin plotėsuar normėn pasi duhet qė ta bėnin punėn me doemos. Po tė njėjtėt persona qė u ngritėn nė fillim, u kthyen kundėr policėve duke i kėrkuar atyre qė ti linin tė qetė. Policėt thirrėn emrat e personave qė nuk kishin plotėsuar normėn dhe i morėn dhe i futėn nė birucė. Pėr ata qė nuk e dinė, burgu brenda vetes ka edhe njė burg tjetėr qė ėshtė biruca.
Ēfarė kushtesh kishte biruca ?
-Dihet qė kushtet janė mė tė rėnda. Pakėsohej ushqimi, hiqeshin veshjet qė i burgosuri tė kishte ftohtė. Dyshemeja ishte e akullt dhe aty i linin tė burgosurit 20 ditė, aty policėt i rrihnin tė burgosurit. Prej kėtyre gjėrave tė burgosurit kėrkuan qė policėt mos ti preknin me dorė personat qė nuk kishin plotėsuar normėn. Ata i morėn tė burgosurit dhe i futėn nė birucė, ndėrsa ne tė tjerėve na nxorėn nė oborr. Kur ishim nė oborr filluam tė dėgjonim britmat e tė burgosurve qė ishin brenda nė birucė. Kishte filluar rrahja e tyre nga ana e policėve. Nė kėtė moment tė burgosurit shpėrthyen derėn dhe hynė brenda nė mencė pėrsėri. Gjendja u qetėsua pėrsėri nga policėt. Ata filluan tė thonin se ne ishim armiq, qė duheshim qė tė riedukoheshim dhe se nuk na lejohej tė bėnim revolta. Kur u dėgjua njė thirrje nga brendia e tė burgosurve. Kriminela i tha njė nga tė burgosurit policėve dhe i hodhėn njė stol tė mencės sipėr policėve. Aty filloi edhe pėrleshja me policėt. Qė tė gjithė ne i gjuanim me stola rojet. Policėt qė deri nė atė ditė shiheshin si tė pamposhtur e panė veten qė edhe ata ishin tė thyeshėm. Nuk ishin tė fortė sa armėt e tyre, pasi policėve nuk u lejohej qė tė futeshin brenda nė burg me armė. Ėndrra e ēdo tė burgosuri ishte qė policėt tė hynin me armė dhe tia rrėmbenim. Dolėn jashtė tė burgosurit dhe policėt. Tė burgosurit intensifikuan goditjet dhe i nxorrėn jashtė kampit policėt. Nė pėrleshje ishte edhe njė komisar nga fshatrat e Korēės. Njėri nga tė burgosurit rrėmbeu kapelen e tij dhe iku. Nė atė moment ai nuk dinte se ēfarė tė bėnte dhe iku me vrap. Ai dha dhe shembullin tek policėt e tjerė tė cilėt ia mbathėn sė bashku me tė. Nė atė moment u pa qė kampi ishte pa policė. U krijua njė gjendje shumė e ēuditshme. Pėr atė moment unė ndjeva lirinė. Ne nuk dinim se ēfarė tė bėnim. Nė tė tilla ēaste dilnin njerėzit e menēur. Mbaj mend njė nga tė burgosurit Skėnder Tufo i cili ishte vetėm njė fėmijė qė nuk kishte mbushur as 18 vjeē tha qė tė mbushnim ujė pasi mund tė na linin pa ujė siē ndodhi edhe nė Spaē. Filluan duke u marrė masa pėr tė pėrballuar rrethimin. Tentuan tė vinin policė dhe tė burgosurit i sprapsėn pėrsėri, madje i ndoqėn deri tek dera e kampit. Ata u afruan aq shumė sa u dha urdhri qė policėt tė gjuanin me armė mbi tė burgosurit. Kosta Gjerdeni u godit nga plumb nė shpatull. Njė mjek qė ishte brenda e mjekoi atė.
Si u shtyp revolta ?
-U shumėfishua rrethimi. Ndėrmjet kullave tė rrethimit ishin vendosur ushtarė. Nė vendin ku kishte njė roje, u vendosėn gjashtė roje. Ata kėrkuan qė ne tė dorėzoheshim dhe tė dorėzonim organizatorėt. Dhanė edhe njė ultimatum pėr tu dorėzuar ose nė tė kundėrt do tė qėllonin mbi tė gjithė. Kishte nga ata tė burgosur qė thonin se ishin shkelur vetė ligjet e komunizmit. Ne nuk ishim dėnuar me punė tė detyruar por me heqje lirije. Madje ishte shkelur edhe njė nga virtytet e socializmit pasi ne punonim dhe nuk paguheshim. Ishim vetėm skllevėr nė atė kamp pėrqendrimi. Komunistėt nuk e pranonin dialogun. Ndryshe nga revolta e Spaēit ku komunistėt pranuan tė bisedonin me tė burgosurit, kėtu ata nuk pranuan. Nė Qaf Bar erdhi helikopteri me zv.Ministrin, Zylyftar Ramizi, i cili bėrtiste me megafon qė ne tė dorėzoheshim dhe hynė me qindra forca policie tė armatosur brenda nė kamp. Stampistėt na ulėn nė mes tė oborrit tė burgut dhe midis nesh ecnin polic tė cilėt na shkelnin me kėmbė. Ata lexonin emrat e personave qė ishin filmuar nga jashtė. Emrat e personave qė thirreshin i riarrestonin dhe gjėja mė e keqe ishte se personat qė merreshin, nuk dihej se ku pėrfundonin. Qė nė fillim stampistėt fillonin ti rrihnin tė burgosurit me mėnyrat mė makabre. Kėta njerėz qė ecnin midis dy gardheve tė policėve shpesh herė nuk i preknin kėmbėt nė tokė. Nga tė rrahurat tė burgosurit vdisnin pa u dėnuar me gjyq. Kur ishim nė pėrkujtimoren e revoltės njė bashkėvuajtėsi im mė tha njė gjė rrėqethėse pėr torturat qė i kishin bėrė Sokol Sokolit. Siē ishte i lidhur me zinxhir, polici i vinte kėmbėn nė fyt dhe e thoshte Sokolit thuaj rroftė Enver Hoxha. Ai nuk e pranonte dhe i kthehej duke i thėnė poshtė Enver Hoxha nė kėtė moment ai e shtypte mė shumė kėmbėn drejt fytit tė tij. Ky u dėnua me pushkatim. Ishin dy tė dėnuar me pushkatim, Sokol Sokloi dhe Tom Ndoja.
Burgu i Qaf Barit kishte policė qė nuk kish ishin shumė tė stėrvitur pėr tortura. Pas revoltės ata u specializuan mė shumė se sa policėt e Spaēit. Shumė nga tė burgosurit u torturuan. Njė ish- oficer i burgosur u fut nė arkivol i gjallė dhe i thanė qė tė firmoste se ishte organizuar njė revoltė dhe ishin disa persona qė e kishin udhėhequr atė, duke i ofruar faljen nga dėnimi. Tė gjithė kėtė presion ai bėnin kur ai ishte brenda nė arkivol. Shqipėria nė atė kohė kishte kontraktuar disa persona qė tė mėsonin metodat e torturave ku kishin mėsuar edhe metodėn e arkivolit. Nė tė cilėn brenda nė arkivol linin njė pemė bambuje e cila u rriste pesė centimetra nė ditė duke e ēpuar sė gjalli tė torturuarin. Mbaj mend qė mė ka thėnė Sandėr Sokoli i cili kishte shkuar nė Kinė pėr specializim dhe mė pas u burgos. Kur ai kishte qenė nė Kinė, specialistėt atje ishin habitur nga shqiptarėt duke i thėnė se nuk kishin nevojė pėr specializim pasi ishin mjaft tė pėrgatitur. Ata i kishin thėnė se shqiptarėt ishin mė mizorė nė tortura. Personi i futur brenda nė arkivol nuk pranoi qė tė firmoste. U dėnuan rreth 20 persona me rreth 200 vjet burg, ndėrsa dy tė tjerė me pushkatim i cili u bė mė 9 qershor nė orėn 12 tė natės.
Si e morėt vesh pėr ekzekutimin e shokėve ?
-Mbas revoltės sė Spaēit burgu ishte shumė makabėr. Herė pas here kur zbulohej njė grup dhe pushkatohej, neve na thėrrisnin dhe na tregonin se kė kishin pushkatuar. Nė rastin tonė na mblodhi komisari i burgut dhe na tha qė ishte pushkatuar Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Nė pushkatimin e tyre nuk ka patur fare skuadėr pushkatimi. Ata janė pushkatuar nga dy persona nė njė fushė afėr Shkodrės. Sokol Sokolit i raportuan qė Gjykata nuk i kishte falur dhe se do tė pushkatoheshin. Sokoli i kishte kėrkuar qė tė mos ta pushkatonin prapa krahėve dhe se do ta hapte vetė gropėn e tij tė varrit. Tom Ndojės i kanė shtuar 30 rreshta nė akuzėn e tij nė mėnyrėn mė cinike dhe ai pėrpara pushkatimit ka thėnė Rroftė Drejtėsia. Edhe pse ai e dinte qė drejtėsi nuk kishte, ai mendonte pėr drejtėsinė e tė ardhmes. Dua tė theksoj se Tom Ndoja edhe Sokol Sokoli janė martirė tė demokracisė, ndėrsa me ligjin e sotėm trajtohen si terrorist dhe nuk marrin dėmshpėrblimin e merituar. Duke hedhur poshtė tė gjithė guximin e tyre pėr ti dalė kundėr komunizmit. As zoti nuk e dėmshpėrblen atė qė i ka ndodhur tė burgosurve, askush nuk ia kthen jetėn. Nėse ligji i konsideron si terrorist do tė thotė se shoqėria jonė ėshtė ende e lirė.
Z.Zhiti qė tė dy martirėt qė ju pėrmendėt kanė gradėn Nderi i Kombit qė ėshtė edhe grada me e lartė qė mund ti jepet njė personi. Ju mendoni se nuk e marrin dėmshpėrblimin familjarėt e tyre pėr shkak tė nenit tė terrorizmit ?
-Po ngaqė ėshtė neni i terrorizmit nė ligj. Kėtė argument mė kanė thėnė edhe tė tjerė. Por ajo qė nuk kuptoj ėshtė se ligjet i bėjnė njerėzit dhe vet kėta njerėz nuk e heqin dot kėtė nen nga ligji pėr tė pėrndjekurit politik? Jam i interesuar dhe mendoj se nuk ka as njė pengesė.
Nė njė dokument qė unė kamė parė thuhet se qė tė dy tė burgosurve u janė hequr sytė. Ėshtė njė ngjarje shumė makabre. Ju si i pranishėm nė revoltė a e dini se nė ēfarė mėnyrė i janė hequr sytė, kur ishin tė gjallė apo tė vdekur?
-Gjatė ekzekutimit tė tyre ėshtė dhėnė njė urdhėr ku thuhet qė tu hiqen sytė tė dy pjesėmarrėsve tė revoltės dhe ti ēohen Ministrisė sė Shėndetėsisė. Ky ėshtė urdhri mė idiot qė mund tė ketė dhėnė qeveria komuniste. Ky ishte vendimi mė idiot nė Europėn Komuniste qė mund tė jap tė tilla urdhra pasi nuk kishte as shkencėtar dhe as mjekėsi tė pėrparuar qė tu duheshin sytė e dy martirėve. Apo ju deshėn pėr tė marrė ndonjė lėndė pėr tė kuruar sytė e Enverit qė ishin duke u verbuar. Kėtė nuk e di por mund tė jetė njė mundėsi.
Ėshtė diskutuar mundėsia e trafikimit tė organeve tė njerėzve nė atė kohė.
-Nuk besoj se ishim aq tė aftė sa tė mund tė kryenim trafik organesh. Sdi ētė them. Unė mendoj se ėshtė njė makabritet dhe se mund tė ketė shėrbyer nė shėrimin e syve tė diktatorit. Unė di njė fakt qė ma treguar Lins Ngjela, ish i burgosur politik. Ai mė ka thėnė se nė maternitetin e Tiranės janė bėrė kurban 100 foshnje pėr ti bėrė transfuzion gjaku Enver Hoxhės pasi i bėnte mirė pėr shėndetin. Ai mė ka thėnė se nė njė libėr tė tij ai ka shkruar njė telegram ngushėllimi drejtorisė sė maternitetit pėr vdekjen e bebeve nė kėtė maternitet dhe se ishte shumė i dėshpėruar nga lajmi. Unė e kam kontrolluar dhe me tė vėrtetė ekziston njė telegram i tillė. Pra kjo diktaturė e ēmendur mund tė kishte edhe delire tė tilla ku mund tė bėhej shkencė. Kėto gjėra duhet ti vėrtetoj njė mjek, njė jurist pasi nuk janė deklarata tė kota.
Visar nė njė dėshmi Bedri Blloshmit, vėllai i Vilson Blloshmit, thotė se drejtori i burgut bashkoi dy stola gjatė revoltės dhe ka thyer nė mes Sandėr Sokolin, njė prej bashkėvuajtėsve tė tu dhe se sot drejtori ėshtė me strehim politik nė Gjermani. Pyetja ime ėshtė nėse jeni pėrballur ndonjėherė me persekutorėt gjatė kėtyre viteve demokraci ?
-Ėshtė e vėrtetė ajo qė thotė Bedriu. Edmon Caja ishte komandanti i policisė. Pėr meritėn e zhbėrjes sė revoltės sė Qaf Barit u bė komandanti i kampit dhe mė pas erdhi duke punuar nė Ministrin e Brendshme nė Tiranė. Pas viteve 1990 ai vėrtet ka ikur nė Gjermani dhe merret me tregti. Vjen herė pas herė kėtu.
Kėtu ėshtė kapur njė njeri dhe ėshtė thyer nė mes. Ky ėshtė njė krim kundėr njerėzimit pasi as robėrve tė luftės nuk mund tu bėhet kjo gjė dhe jo mė kundėrshtarit politik. A ėshtė trajtuar ndonjėherė ky rast si krim kundėr njerėzimit pasi ėshtė njė nga rastet e rralla tė cilat kanė edhe autorin edhe viktimėn?
-Ju e dini shumė mirė se pėr tė persekutuarit bėhet diēka dhe kujtohen. Herė pas here bėhet edhe mė shumė se diēka, ndėrsa pėr persekutorėt nuk bėhet as njė gjė.
A jeni pėrballur ndonjėherė rastėsisht me persekutorėt tuaj, nė punėn tuaj ose nė aktivitetin e pėrditshėm ?
-Unė di edhe pseudonimet e disa personave qė mė kanė akuzuar mua. Janė me pseudonime pasi nė dosjen time hetuese nuk janė me emra. Ata punojnė si mėsues tani. Unė i di se cilėt janė kėta persona. Kėta tė dy nuk i kam kėrkuar, por mė kanė ardhur lajmet pėr ata. Kamė parė gjykatėsin tim, madje tani ende mund tė jetė gjykatės. Edhe operativi qė mė ka arrestuar ėshtė ende sot oficer policie, mbase me gradė mė tė lartė. Mėsuesėt qė mė kanė denoncuar janė ende tė tillė. Unė kam pasur raste qė tė pėrballem me ta. Ata nuk kanė shenja pendimi. I tremben mendimit tė ballafaqimit, por pėrsėri nuk japin shpjegime pėrse e kanė bėrė atė gjė ndaj meje. Unė jam dėnuar pėr poezi dhe jo pėr trakte dhe gjėra tė tjera. Konfliki nuk ėshtė aq fizik me mua, por ėshtė ideologjik.
Ju mendoni se nuk ka ndonjė pendesė nga persekutorėt ?
-Jo nuk kanė ndonjė pendesė. Nuk kamė parė ndonjė persekutorė qė tė dali nė shtyp dhe tė tregojė pendesė pėr veprimet e kryera. Mbase ka dalė ndonjė qė ka pranuar se ka qenė bashkėpunėtor me sigurimin e shtetit, por jo qė tė ketė kėrkuar falje. Edhe persekutorėt e mi duke filluar qė nga mėsuesit qė mė akuzuan dhe deri tek hetuesit nuk kanė kėrkuar ndonjėherė falje pėr veprimet qė kanė kryer karshi meje.
Visar nė Shqipėri janė gjetur me mijėra eshtra tė ushtarėve qė kanė pushtuar vendin, si grekėt, gjermanė, italianė, tė shqiptarėve tė rėnė gjatė kėsaj periudhe. Ėshtė njė ngėrē me eshtrat e 5 mijė personave tė pushtakuar me gjyq dhe pa gjyq gjatė diktaturash. Si e shikoni kėtė problem?
-Ėshtė diēka tepėr e dhimbshme. Ata mund tė gjenden. Janė dosjet qė kanė tė faktuar dokumentat se ku janė eshtrat. Edhe nė qoftė se nuk janė dosjet tė shkruara janė ato tė gjalla. Ka shumė dėshmimtarė qė kanė parė ose kryer ekzekutimet. Ata duhet tė ndėrgjegjėsohen dhe tė ndihmojnė komunitetin pėr tė gjetur eshtrat e atyre martirėve tė rėnė gjatė diktaturės. Unė kam nė familje persona tė tillė. Xhaxhai im ėshtė pushkatuar nė hetuesi dhe nuk ėshtė gjetur ende. Duhet bėrė shumė nė kėtė drejtim. Sė pari shteti shqiptar do tė mbetet me njė mėkat. Njė shprehje thotė se qė tė gjitha fabrikat tona ranė pasi ato janė ngritur mbi kufomat e shqiptarėve. Jo vetėm fabrikat, por tė gjitha veprat e komunizmit janė ngritur mbi kufomat e martirėve tė Shqipėrisė. Edhe aeroporti jonė qė mban emrin e njė personaliteti tė shquar shqiptar Nėnė Terza ėshtė ngritur nga puna e tė burgosurve. Pse nuk ėshtė vendosur njė pllakė ku tė thuhet se kjo vepėr ėshtė ngritur nga puna e tė burgosurve politik tė komunizmit. Kėto duhen evidentuar. Nė qoftė se ne nuk do tė nderojmė vuajtjen njerėzore, sakrificat e tyre, punėn e tyre, do tė mbetemi me mėkate dhe do tė shtiremi sikur jemi nė demokraci.
Bota Sot
Nothing comes from nothing
Librin tjeter te Agim Hamiti-t Heronjte e Kotesise ose "vazhdimin" e Odiseja e nje Dedektivi,do ta gjeni te hedhur ne forum.Deri me tani eshte hedhur vetem gjysma.
Une e kam lexuar ate liber Alti. Shpresoj qe ata qe do e lexojne do jene tipa te qete se me ato qe shkruhet, te ndizet gjaku te lincosh Berishe e Nano brenda ores.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Me pelqen ai flamur aty,Natyrisht do ta fitojme Kampionatin))
Po le te ndizet gjaku,rendesi ka te mos flene gjume,Bismarku apo jo se nuk me kujtohet tha:Sa me e madhe te jete Injoranca aq me Larte ngrihet Flamuri i nacionalizmit !
Megjithate.................Show must Go on................me ushtaret e rinj RAMA-BASHA
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Libri eshte shkruar ne forme alegorike dhe eshte i mbushur me deduktime llogjike. Menyra sesi eshte hartuar ndjek nje kronollogji te ngjarjeve qe nga 90-ta e ketej. Ska nevoje te paraqiten dokumenta shkresore per te konfirmuar vertetesine e ngjarjeve. Cdo shqiptar qe i ka jetuar ato vite, e ka te qarte si kane shkuar gjerat sic e ka te qarte dhe pse ai vend spo ben hajer. Hiq dore nga tifozlliku partiak apo berishian bluebaron.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Mire e ka Darius BlueBaron,
ti ke te drejte kur thua nuk ka "fakte", por ēfare faktesh kerkon ti saktesisht, te permenden emra? Autori eshte ende gjalle dhe ka nevoje te jetoje gjate. Ti do kishe guximin te nxirrje sheshit me shume fakte se sa duhet dhe te rrezikoje koken tende?
Jane ca gjera qe vetekuptohen dhe thelle thelle i dine te gjithe, qe ata qe sot jane ne pushtet jane te gjithe te zhytur deri ne gryke me te kaluaren e erret shqiptare, se te ishte ndryshe do ishin hapur dosjet e diktatures me kohe.
Pastaj ideja eshte ndergjegjesimi qe klasa e sotshme politike shqiptare eshte dhe ka qene e njejta e dikurshme. Dhe te pakten ne si shqiptare qe e duam vendin duhet e pakten minimalisht te heqim dore nga tifozerite e pakuptimta per njeren apo tjetren parti.
Dhe diēka tjeter,
se vura re qe u tha nga disa qe nuk ka stil letrar etj etj idiotesira te tilla,
po nuk thua shqyqyr qe nuk ka stil letrar, do te thote qe autori nuk eshte shkrimtar i mirfillte dhe nese eshte munduar te shkruaj nje liber e ka bere sepse vertete kishte diēka per te thene e jo per ta mbushur me fjale boshe.
Nuk kemi nevoje per libra me fjale boshe e pafund qe nuk kane asnje vlere konkrete perveē petkut fals te stilit letrar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 11-06-2012 mė 10:59
Krijoni Kontakt