Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 138
  1. #11
    XI HUMOR VRASTAR


    ―Shtypės tė dhjamosur, mos i pėrbuzni tė shtypurit e dobėsuar !
    Zh. Zhuber


    Mė 10 janar 1983 u ushtrua njė kontroll i posaēėm nė minierėn e Spaēit. Nė ekipin e kontrollit merrnin pjesė dy tė dėrguar tė ministrisė sė Industri- Minierave, komandanti i kampit tė Spaēit i shoqėruar prej njė toge gradianėsh me shefin e policisė nė krye, drejtori i minierės, si edhe drejtori i ndėrmarrjes pyjore tė rrethit tė Pukės. Kryeinxhinieri i minierės dhe asistenti i tij ishin pjesė e eskortės. Dy pėrfaqėsuesit e ministrisė kishin asistuar edhe vitin e kaluar nė kėtė lloj kontrolli. Vėllimi i madh i punės sė kryer i habiti.

    — A mund tė vizitojmė ndonjė front pune? pyeti njėri prej tyre.

    — Sigurisht, iu pėrgjigj shefi i policisė. – Zef, na pri tė shkojmė nė ndonjė front pune, ku punojnė tė burgosur qė nuk janė dėnuar rėndė – urdhėroi ai njėrin prej policėve tė turnit tė parė. I ngrefosur nga pėrmendja e emrit nė prani tė mysafirėve tė shquar, Zefi i priu grupit tė kontrollit. Pas disa minutash, ai ndaloi nė fund tė njė galerie vertikale tė pajisur me shkallė druri dhe filloi tė godiste me gur tubin metalik tė ajrimit.

    — Pse e bėn kėtė? e pyeti kureshtar njėri prej tė dėrguarve tė ministrisė. Gardian Zefi nuk e la pa shfrytėzuar rastin tė shpaloste njohuritė e tij personale nė prezencė tė zyrtarėve tė rėndėsishėm:

    — Tė burgosurit qė punojnė atje lart janė armiq tė partisė sonė tė dashur. Pavarėsisht se ata janė dėnuar mė lehtė nga tė tjerėt, armiku mbetet gjithmonė armik. Ne nuk duhet tė fillojmė t‘i ngjisim shkallėt e furnelit, pa na ardhur prej sė larti i njėjti sinjal. Pėrndryshe ata mund tė shkarkojnė kastile mbi ne ndonjė vagon me mineral, duke u justifikuar se nuk dinin gjė qė kishte njerėz nė ngjitje.

    Ndėrsa Zefi po shpaloste njohuritė e tij profesionale, prej sė larti erdhi sinjali i tubit metalik. Besnikė tė rregullores, policėt u ngjitėn tė parėt, pastaj delegacioni. Kur tė gjithė ndodheshin nė krye tė furnelit, komandanti i kampit pyeti Zefin:

    — Janė larg prej kėtej tė burgosurit?

    — Rreth njėqind metra. Por sa mė shumė t‘i afrohemi frontit tė punės, aq mė tepėr do tė shtohet pluhuri, mbasi minatori i grupit ka filluar tė bėjė birat me martel. Doni t‘i thėrras dy tė burgosurit e tjerė tė paraqiten kėtu?

    — Ide e mirė, Zef. Ne nuk preferojmė tė futemi nė njė pluhur tė dendur. Pas pak, dy tė burgosurit u paraqitėn tek grupi i vizitorėve.

    — Nga je ti? e pyeti komandanti i kampit njėrin prej tyre.

    — Nga Elbasani.

    — Ēfarė profesioni ke ushtruar nė jetėn e lirė?

    — Arsimtar.

    — Pse je dėnuar?

    — Agjitacion e propagandė.

    — A mund tė bėjė njė mėsues i mirė propagandė kundė qeverisė sė popullit tė tij?

    — Po kur tė dėnojnė pa bėrė gjė?

    — Justifikim banal. Ēfarė interesi do tė kishte partia jonė tė dėnonte shtetasit e saj tė pafajshėm?

    — Atė e di ajo vetė.

    — Duhet ta kontrollosh mirė gjuhėn, pėrndryshe…

    — …do tė arrestohesh e do tė dėnohesh pa dalė prej burgut, kėshtu si e pėsova unė – e deshifroi retiēencėn e komandantit tė kampit i burgosuri tjetėr.

    — Me kėtė gjuhė tė gjatė qė paske ti, jam i sigurtė se pėr agjitacion e propagandė duhet tė jesh dėnuar, – hamendėsoi komandanti duke iu drejtuar tė burgosurit tjetėr.

    — Natyrisht, nuk ka gjė mė tė lehtė, sesa tė dėnosh njė njeri pėr fjalė tė thėna e tė pathėna.

    — Ēfarė profesioni ke pasur nė jetėn e lirė?

    — Nė tė ashtuquajturėn jetė e lirė kam qenė gazetar.

    — Pse e paske ndėrruar kėtė profesion tė bukur me vagonin e Spaēit?

    — Kur e vėrteta ėshtė e burgosur, njė gazetar i mirė nuk mund tė jetojė nė liri.

    — Por vjen tė gėrryej kėtu nė minierė – e plotėsoi komandanti i kampit duke u gajasur.

    Tė mėsuar pėr tė ndjekur shembullin e eprorėve, policėt i bėnė iso tė qeshurės me tė madhe tė komandantit tė kampit. Pėr inerci, edhe tė pranishmit e tjerė iu bashkangjitėn korit humoristik. Kur tė qeshurat u qetėsuan, ish-gazetari i tha:

    — Ėshtė mė mirė tė gėrryesh nė minierė, sesa tė bėhesh varrmihės i sė vėrtetės, ndėrkohė qė e quan veten zėdhėnės i saj.

    — Sa vjet burg je dėnuar? e vazhdoi dialogun komandanti i kampit.

    — Dhjetė – u pėrgjigj i burgosuri.

    — Sa ke bėrė?

    — Dhjetė.
    — Sa tė kanė mbetur akoma?

    — Dhjetė.

    I revoltuar, komandanti ia priti:

    — Mos harro, armik, se policėt e pranishėm po e konstatojnė sjelljen tėnde dhe nuk do dalėsh pa gjė. Po tė pyes pėr dėnimin, nuk kam qejf tė luaj kungulleshkė me ty.

    — Kur nuk keni ju qejf pėr tė luajtur, po unė? Janė hetuesit e gjykatėsit ata qė paguhen pėr tė luajtur me jetėn e tė tjerėve. Njė javė para se tė lirohesha pas dėnimit tė parė dhjetėvjeēar, mė arrestuan nė burg dhe mė dėnuan edhe dhjetė vjet tė tjerė, tė cilėt sapo i kam filluar.

    — Nga je?

    — Nga Tir…

    Njė eksplozion e ndėrpreu papritur dialogun e tyre. Marteli i tė burgosurit qė bėnte birat nė ballė tė frontit tė punės heshti. Tė shqetėsuar prej kėtij fakti, dy tė burgosurit pranė delegacionit thirėn nė njė gojė:

    — Shoku ynė ėshtė nė rrezik; duhet tė shkojmė ta ndihmojmė.

    Pa pritur t‘iu jepte njeri leje, ata u zhdukėn nė errėsirė duke vrapuar.

    — Shoku komandant i kampit duhet tė zbresim menjėherė, mbasi ne nuk e dimė se ēfarė ka ndodhur – propozoi shefi i policėve.

    Ekipi i kontrollit doli me hapa tė mėdhenj nga miniera.

  2. #12
    XII ADRESĖ E RE


    ―Kur hidrės i pritej njė kokė, menjėherė
    nė vendin e prerė i dilnin dy tė tjera
    .

    Mitologji


    Dhjetė ditė pas kontrollit tė lartpėrmendur, u hap fjala se nga Spaēi do tė transferoheshin 100 tė burgosur pėr nė njė kamp pune tė detyruar tjetėr, nė rrethin e Pukės. Kampi i Ballshit ishte mbyllur pėrfundimisht. Tė burgosurit e kėtij kampi ishin shpėrndarė nė dy kampe tė tjerė tė rinj pėr tė dėnuarit politikė: nė atė tė Zejmenit (personat e paaftė pėr punė dhe ata me moshė mbi 50 vjeē) dhe nė atė tė Qafė-Barit (tė aftėt pėr punė nė minierė). Mbyllja e kampit tė Ballshit krijoi kėshtu dy kampe tė rinj. Para faljes qė u bė, nė kampin e Qafės sė Barit punonin tė burgosur ordinerė, tė cilėt u zėvėndsuan nga ata politikė.

    Nė listėn prej 104 tė burgosurish, emri i Sazan Diksit figuronte midis tė parėve. Pas dy ditė qėndrimi tė paparashikuar nė Spaē, pėr shkak tė dėborės sė madhe, mė 23 janar 1983 tė burgosurit e caktuar pėr transferim hipėn duarlidhur nė dy Ifa. Ata i kishin lidhur dy e nga dy me zinxhirė tė mbėrthyer me ēelėsa, duke i detyruar tė ngjisheshin pas njėri-tjetrit nė kamionėt e mbushura me batanije. Makinat ishin tė mbuluara dhe nė fund tė secilės prej tyre rrinin dy policė dhe dy ushtarė me shkop gome nė dorė. Autokolonės i printe njė kamion me ushtarė e me njė mitraloz tė ngrehur mbi kabinėn e shoferit, ndėrsa nė fund tė saj vinte pėrsėri njė makinė tjetėr me ushtarė tė armatosur, me mitraloz mbi kabinė dhe me dy qena ndjekjeje. Ishte njė rrugė malore shumė e vėshtirė, me borė e plot rreziqe. Tė mpirė prej tė ftohtit dhe ngjeshjes pas njėri-tjetrit, tė burgosurit ndiheshin keq.

    Pas tri orė udhėtimi, makinat diku ndaluan. Njė i burgosur i sėmurė prej prostatit, i cili ndodhej nė krah tė Diksit, u kėrkoi leje policėve tė zbriste i lidhur pėr tė urinuar, mbasi nuk rezistonte dot mė. Nė vend tė pėrgjigjes, njėri nga policėt e goditi fort me shkop gome nė sup. Kjo e ndihmoi tė burgosurin e sėmurė t‘i gjente nė ēast zgjidhje tė sforcuar sikletit tė tij fizik. Rreth orės tre pasdite makinat morėn kthesėn e fundit qė tė nxirte pėrballė kampit tė Qafė-Barit, i rrethuar prej pishash. Njė lumė i vogėl me ujė tė kthjellėt pėrshkonte anėn veriore tė rrethimit tė kampit. Ndėrsa tė burgosurit e atyshėm (tė ardhur nga Ballshi) i kishin mbyllur nė mensėn e kampit, me tė sapoardhurit u kryen veprimet pėrkatėse. Qysh atė mbrėmje u bė ndarja e tyre nė brigada tė sistemuara nėpėr dhoma tė veēanta, sipas turneve tė punės nė minierė. Godina e madhe e kėtij kampi kishte shėrbyer mė parė si fjetore pėr puntorė tė lirė, prandaj kushtet e fjetjes aty ishin mė tė mira se ato nė kampin e Spaēit.

    Puna filloi tė pasnesėrmen. Pesė ditėt e para shėrbenin pėr t'u njohur me minierėn e re dhe quheshin ditėt e instruksionit. Vetėm gjatė atyre ditėve nuk kėrkohej norma e detyruar.


    *


    Kushtet e minierės ishin tė vėshtira. Lagėshtia shumė e lartė e ajrit ua njomte rrobat brėnda dy-tri orėve tė burgosurve. Njė inxhinier gjelogjie i burgosur kishte punuar me njė grup specialistėsh sovjetikė pėr studimin e minierės sė Qafė-Barit mė 1958. Sipas tij, sovjetikėt kishin deklaruar se shrytėzimi i asaj miniere bėhej i mundur vetėm nė saje tė njė teknologjie shumė tė pėrparuar. Ministria e Industri–Minierave kishte tentuar tri herė pėr ta shfrytėzuar atė me punėtorė tė lirė, por asnjėherė nuk ia kishin dalė dot ndanė. Mė sė fundi ishte gjetur zgjidhja: teknologjinė e pėrparuar e zėvėndėsonte mė sė miri dhuna e prapambetur.

    Puna kishte filluar me tė burgosur ordinerė. Pas faljes, kishin qenė tė burgosurit politikė tė kampit tė Ballshit qė e vazhduan punėn atje. Mirėpo vetėm njė pjesė e vogėl e kėtyre tė burgosurve kishin qenė nė gjendje shėndetėsore pėr punė nėntoke. Por komanda e kampit tė Qafė-Barit i kishte futur tė gjithė, pa dallim, nė minierė. Megjithatė, as dhuna e pafré nuk e kishte bėrė dot tė pamundurėn tė mundur. Turni qė kishte nxjerrė mė shumė mineral kishte arritur me vėshtirėsi shifrėn 20 vagona. Pėr kėtė arsye ardhja e tė burgosurve nga Spaēi, tė cilėt kishin punuar edhe mė parė nė minierė, u prit me shumė interesim nga komanda e kampit tė Qafė-Barit. Synimi i saj ishte tė plotėsoheshin tė gjitha defiēitet e krijuara dhe, mė tej, tė vazhdohej realizimi dhe tejkalimi ritmik i planit. Kėrkesat ndaj tė burgosurve vinin duke u rritur dhe garancia e ngopjes sė kėsaj makuterie i besohej vetėm dhunės policore.

  3. #13
    XIII NJOHJE

    ―Rasti ėshtė mbret i fatit.

    V. Hygo


    Ndryshe prej minierės sė Spaēit, ajo e Qafė-Barit e kishte brenda planin e pjerrėt pėr ulje–ngritjen e vagonave. Me sistem kundėrpeshe, uleshin vagonat me mineral dhe ngjiteshin ata bosh. Nė krahun e majtė tė planit tė pjerrėt shquanin hyrjet e galerive horizontale, prej nga dilnin vagonat me mineral dhe hynin ata bosh. Diksin e caktuan me organikė tė punonte nė planin e pjerrėt. Sė bashku me njė tė burgosur tjetėr, ata duhej tė hiqnin vagonin bosh prej shtratit lėvizės metalik dhe tė fusnin nė tė vagonin me mineral. Kjo punė kėrkonte shpejtėsi dhe saktėsi tė madhe veprimesh. Pėrndryshe, ose do tė mbeteshin frontet e punės pa vagona bosh, ose mund krijohej ndonjė avari, deri edhe aksident. Diksi nuk ishte mjaft i shkathėt, por kėtė mangėsi e kompensonte me saktėsinė nė veprime. Shumė rrallė mund t'i ndodhte ndonjė avari.

    Me pėrjashtim tė orės sė parė tė fillimit tė punės, gjithė pjesėn tjetėr tė kohės manovruesit e vagonave e kalonin nė lėvizje. Pėrveē mpirjes sė kėmbėve nga lodhja, lėvizja e pėrhrshme kishte edhe tė mirėn e saj. Lagėshtia e madhe e minierės tė ftohte menjėherė, po tė uleshe i djersitur nga puna. Aq mė tepėr qė edhe ajri qė thithej ishte i mbingarkuar me avuj uji. Edhe nė ato raste, kur gjatė orarit tė punės krijoheshin pauza tė vogla pushimi, Diksit i ishte bėrė zakon tė lėvizte nėpėr galeri. Ai ulej rrallė dhe pėr njė interval tė shkurtėr kohe. Puna e manovrimit tė vagonave kishte njė gjė pozitive: po ta kryeje normalisht detyrėn, pa avari, i shpėtoje pėrplasjes me policinė. Shmangia e provokimeve tė policisė pėrbėnte njė prioritet tė preokupimeve tė Diksit dhe pėr kėtė ai sakrifikonte shumė. Edhe nė ato raste kur policė tė veēantė krijonin marrėdhėnie tė pazakonta mirėsjelljeje me njė pjesė tė tė burgosurve, Diksi nuk e ndryshonte qėndrimin ndaj tyre. Ai nuk dėshironte tė shkėmbente qoftė edhe njė pėrshėndetje tė thjeshtė me gardianėt e robėrisė sė tij. Policėt e kuptonin mirė kėtė gjė dhe nuk e falnin kurrsesi, po t'iu dilte sadopak nė shteg. Kjo ishte njė arėsye mė tepėr qė atij i diktonte njė disiplinė tė rreptė personale, e cila nuk i kishte munguar.


    *


    Pėr manovrimin e vagonave nė planin e pjerrėt punonin katėr persona. Diksi me njė tė burgosur tjetėr punonte lart, kurse dy tė tjerėt punonin nė fund tė planit tė pjerrėt. Lart puna ishte pak mė e lodhshme, mbasi duheshin kryer shumė ngjitje e zbritje nga njėra galeri horizontale tek tjetra. Njė muaj pasi Diksi kishte filluar punė nė manovrimin e vagonave, ortaku i tij u kėrkoi dy tė burgosurve qė punonin poshtė ta bėnin me radhė punėn lart, meqenėse nė organikė nuk pėrcaktohej kush duhej tė punonte poshtė e kush lart. Kur u shtrua kjo ēėshtje pėr diskutim midis katėr tė burgosurve, pėr ēudinė e tė tjerėve, njėri nga ata qė punonin poshtė u hodh e tha:

    — Unė do tė isha gati tė punoja gjithmonė lart, nė qoftė se pėr ortak do tė kisha Sazanin. E di qė puna atje ėshtė mė e lodhshme, por preferencat do t'i ndajmė pėrgjysmė: unė i lejoj vetes tė zgjedh ortakun, kurse ish-kolegu im ka tė drejtė tė zgjedhė vendin e punės mė pak tė lodhshėm. Apo ke kundrshtim ti, Sazan? e pyeti ai duke e shikuar nė sy.

    — Pėr mua ėshtė njėsoj – u pėrgjigj Diksi. – Nė tė vėrtet unė nuk kam ndonjė preferencė as pėr ortak e as pėr vend pune.

    Dy tė burgosurit e tjerė u habitėn me kėtė lloj propozimi, aspak tė dobishėm pėr atė qė e bėri. Ai zgjidhte vullnetarisht vendin e punės mė tė lodhshėm dhe njė ortak mė pak tė shkathėt prej atij qė kishte pasur mė parė. Mirėpo interesi e eklipsoi shpejt kureshtjen dhe propozimi u miratua dhe u vu nė zbatim qysh atė ditė.


    *


    Nė kėtė periudhė Diksi kishte vuajtur pesė vjet burg dhe zor se i kishte mbetur ndonjė gjė e errėt nė njohjen e rrethanave dhe parashikimin e ēdo tė papriture nga prapaskenat e kampeve tė punės. Kėtė ndėrrim ortakėsh ai e priti thjeshtė, pa i kushtuar aspak rėndėsi nė dukje, por nė vetvete e analizoi thellė. Tė burgosurin qė bėri propozimin Diksi e kishte nė dhomėn e fjetjes qysh prej dy muajsh. Ai ishte nga Gjirokastra. E quanin Hamit Meli. Disa cilėsi tė tij ia kishin tėrhequr vėmendjen. Si edhe vetė Diksi, marrėdhėniet e tij me tė burgosurit e tjerė Meli i kishte tė kufizuara dhe tė kontrolluara mirė. Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kalonte vetėm. Herė pas here shoqėrohej me nja dy tė burgosur nga rrethi i tij. Kafen dhe duhanin i pinte shumė. Kohėt e fundit nuk linte rast pa shfrytėzuar, pėr t'i ofruar kafe Diksit, ose tė lidhte muhabet me tė.

    Nga ana e tij Diksi, pa e fyer aspak, mundohej qė tė mos i jepte shkak zgjerimit tė mėtejeshėm tė marrdhėnieve me Melin. Megjithatė, edhe ai e kishte ftuar pėr kafe atė, por zgjidhte njė orė tė tillė qė tė kishin pak kohė tė lirė: para se tė fillonte leximi i detyruar kolektiv i shtypit, ose ndonjė veprim tjetėr i parashikuar prej rregullores sė regjimit tė brendshėm tė kampit. Meli e mbante veten me kujdes; natyrisht brenda kushteve tepėr tė kufizuara tė burgut. Rrobat e trupit i mbante tė pastra dhe rruhej rregullisht. Kujdesej pėr njė palė mustaqe tė shkurtra, ngjyrė gėshtenjė, tė cilat i shkonin mjaft fytyrės sė tij brune me sy tė kaltėr. Krevatin e rregullonte mė mirė se bashkėvuajtėsit e tjerė. Ishte i vėmendshėm nė bashkėbisedim. Ai e pėrqendronte shikimin e mprehtė mbi bashkėfolėsin, pa ia ndėrprerė asnjėherė fjalėn. Pjesėn mė tė madhe tė kohės sė lirė e kalonte duke lexuar. Adhuronte Zhyl Vernin.

    Ka disa libra para tė cilėve njeriu duhet tė pėrkulet – i kishte thėnė ai njė ditė Diksit. Ky ia kishte aprovuar mendimin. Kur Diksi gjente rastin tė shkėputej prej tij, largohej natyrshėm, pa i lėnė shkak pėr fyerje bashkėvuajtėsit jo fort tė njohur. Kuptohej qė Meli nuk e dėshironte ndarjen, por ai nuk e jepte veten kurrsesi dhe vazhdonte tė shėtiste i vetėm. Kėtė sedėr tė atij Diksi e vlerėsonte shumė, por nė heshtje.


    *


    Nė sjelljen nė tėrėsi tė ortakut tė ri tė punės nė kamp, nė minierė, me tė burgosurit, apo karshi policisė, Diksi dallonte njė karakter tė fortė, tė vendosur dhe rezistent nė vėshtirėsi. Meli ishte i pajisur me raport mjekėsor, pėr tė mos punuar nė minierė. Kishte qenė operuar nė stomak dhe vuante nga zemra e veshkat. Ndihma ekonomike nga familja nuk kishte. Mirėpo e pinte shumė duhanin dhe pa kafe nuk bėnte dot. Pėr tė mos kompromentuar personalitetin e tij, duke pritur ndihmė prej tė tjerėve [gjė qė ai si tip nuk do ta pranonte kurrė], Meli kishte zgjedhur rrugėn mė tė vėshtirė: futjen vullnetarisht nė punėn e rėndė tė minierės. Vetėm ata qė e kishin nė shpinė barrėn e rėndė tė punės sė detyruar e kuptonin vėrtet madhėshtinė e kėsaj sakrifice, pėr hir tė dinjitetit.

    Meli kishte qenė i martuar. Kishte njė vajzė. Pak para se tė binte nė burg, e kishte divorcuar gruan. Fill pas divorcit, ai kishte ndihmuar vėllanė e tij pėr tu arratisur bashkė me njė shok. Kufirin e njihte mirė, mbasi i kishte qėlluar tė punonte nė zona kufitare. Meli vetė kishte planifikuar tė arratisej tė pasnesėrmen e ditės qė pėrcolli vėllanė matanė kufirit. Kjo shtyrje afati kishte ndodhur ngaqė priste tė kthehej njė shok prej Berati, i cili kishte shkuar atje pėr ta lėnė tė shoqen tek prindėrit e saj. Kur tė vinte ai, do ta kalonin kufirin bashkė. Meqėnėse shoku ishte vonuar tė kthehej sipas fjalės, Meli ishte detryruar tė shkonte vetė nė Berat, pėr ta takuar. Atje e kishin arrestuar. Kėto tė dhėna Meli ia kishte bėrė vetė tė njohura Diksit, kur merrnin kafe bashkė. Ato i vėrtetonin edhe dy bashkėqytetarė tė Melit, tė cilėt e kishin njohur atė nė jetėn e lirė. Pėr mė tepėr, njėri prej atyre kishte asistuar nė seancėn e fundit tė gjyqit tė Melit. Kjo kishte qenė e vetmja seancė e gjyqit tė tij qė ishte zhvilluar me dyer tė hapura. Diksi e kishte njohur para disa vjetėsh nė kampin e Spaēit njėrin prej kėtyre bashkėqytetarėve tė Melit. Ditėn e parė qė ai e pa Diksin tė rrinte me Melin, i ishte afruar, kur kishte gjetur rastin, dhe i kishte pėshpėritur:

    — Hamiti, me tė cilin ti rrije qėparė, ėshtė djalė i mirė. Unė e kam njohur familjarisht qysh nė jetėn e lirė, megjithėse ai vetė ka punuar e ka jetuar nė Tiranė. Por ... mė duket se ka qenė ca kohė oficer sigurimi.

    Natyrisht, kėtė sinjalizim ai ia bėnte me qėllim tė mirė Diksit, i cili i ishte pėrgjigjur duke buzėqeshur:

    — E kuptoj ē'do tė mė thuash; tė faleminderit.


    *


    Nė fillim, kur i kishin vendosur nė dhomat e fjetjes sipas brigadave tė punės, Meli kishte zėnė njė vėnd tė mirė pranė dritares, nė katin e dytė tė krevatave. Kur kishte hyrė nė dhomė, Diksi kishte pyetur pėr kureshtje:

    — Kush e zuri kėtė vendin tek dritarja?

    — Unė – i ishte pėrgjigjur Meli. – Unė e zura, por nuk kam qejf tė jem nė kat tė dytė me krevat. Prandaj, po tė duash, i ndėrrojmė bashkė vendet e fjetjes.

    — Jo, jo, pyeta kot; tė faleminderit. Unė mirė jam edhe kėtu – e kishte
    mbyllur bisedėn Diksi.

    Por Meli i kishte shkuar tek krevati dhe, pasi i kishte dhėnė njė cigare, i kishte thėnė:

    — Ai vend fjetjeje nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr mua. E zura vetėm se nuk doja qė tė shkonte ai spiuni qė fle nė krye tė radhės pėrballė. Prandaj mė bėn nder tė ma lėshosh kėtė vendin tėnd kėtu pranė derės e nė katin e parė tė krevatave.

    — Po tė jetė ashtu, dakord – i ishte pėrgjigjur Diksi. Dhe nė ēast i kishin ndėrruar vendet e dysheqeve.

    Meli ishte inteligjent dhe me eksperiencė nė jetė. Kėtė e tregonte qartė aftėsia e tij pėr tu orientuar drejt nėpėr labirintėt e vėshtirė tė jetės sė burgut. Do tė ishte utopi pėr njė person me njė intelekt e pėrvojė tė tillė, qė tė mendonte se do tė gjente shteg nė vigjilencėn vetėmbrojtėse tė Diksit, pėr ta dėmtuar atė. Aq mė tepėr qė ky i fundit, shpejt a vonė, diēka do tė mėsonte pėr tė kaluarėn e ish-oficerit tė Sigurimit nėpėrmjet bashkėqytetarėve tė tij tė burgosur, me tė cilėt edhe Diksi rrinte nganjėherė. Diksi e ndiente se afrimi i Melit me tė ishte njė kėrkesė shpirtėrore e kėtij tė fundit, motivet e sė cilės mbetej t‘i vėrtetonte koha. Sa mė shumė qė po e njihte Melin me kalimin e javėve, aq mė tepėr Diksi po bindej se qėllimi i afrimit tė tij me tė nuk frymėzohej nga synime tė ulėta keqbėrjeje. Por njė vlerėsim i tillė paraprak nuk bėhej shkak pakujdesie nė asnjė rast. Ndarja e egjrės prej grurit nuk ishte aspak e lehtė nė njė kamp pune tė detyruar. Gjithmonė i matur e depėrtues nė vėzhgimet e tij tė posaēme, Diksi hidhte hapa tė kujdesshėm drejt konkretizimit tė parashikimeve tė tij, pėr qėllimin jo keqdashės tė Melit pėr t'u afruar me tė.

  4. #14
    XIV DĖSHPĖRIMI ZBEH KUJDESIN

    ―Dėshpėrimi ėshtė mė i madhi i gabimeve tona.

    Vovėnarg


    Meli shquhej pėr njė shkathtėsi tė admirueshme nė kryerjen e veprimeve tė ndryshme, si nė punė edhe nė rajonin e banimit. Pavarėsisht se nė ēfarė ore shtrihej pėr tė fjetur, gjumi i dilte gjithmonė para se tė bėhej zgjimi i kampit. Kur binte ēanga pėr zgjim, Meli e kishte rregulluar krevatin. Ngaqė vetė Diksi ishte disi i plogėt, kjo shkathtėsi e spikatur e kryerjes sė veprimeve me disiplinė tė pėrhershme nga ana e Melit i bėnte pėrshtypje.
    Njė ditė, duke u pėrgatitur nė dhomėn e zhveshjes pėr t'u futur nė minierė, tek shikonte lėvizjet e shpejta e tė sakta tė Melit (ky nuk e pėrsėriste kurrė dy herė tė njėjtėn lėvizje), Diksi i tha buzagaz:

    — Kur tė shikoj sesa shprehi tė janė bėrė zhveshjet dhe veshjet e shpejta, mė krijohet pėrshtypja se ti ke mbaruar ndonjė shkollė ushtarake, Hamit.

    — Hamendja jote ėshtė e saktė nė kėtė rast. Ėshtė e vėrtetė qė kam studjuar nė shkollė ushtarake dhe ky ka qenė njėri nga elementet e jetės sime, pėr tė cilin kam dashur tė tė flas posaēėrisht - iu pėrgjigj Meli, duke vendosur njė kapele doku nė kokė, ndėrsa shikimin zhbirues e pėrqendroi mbi bashkėfolėsin. Ata tė dy kishin mbetur vetėm nė dhomėn e zhveshjes, por pikėrisht nė kohėn kur Diksi po pėrgatitej tė vazhdonte bisedėn, polici i punės, pasi goditi fort me njė bisht kazme derėn e dhomės, bėrtiti:

    — Hajt, shpejt jashtė, se do tė mbyllet dera.

    Ata dolėn tė dy. Meli duke rregulluar kasketėn e dokut nė kokė, ndėrsa Diksi duke kopsitur xhaketėn, qė i ishte kėputur copė prapa shpinės.

    — E paske me dritare xhaketėn – e qesėnditi polici, duke pėrplasur derėn pas tyre.

    — Po, qė ta shikojė edhe kurrizi se nga kush po heq kaq shumė – ia priti Meli duke vazhduar rrugėn.

    — Ē'ka the ti, kokėqyp? – e pyeti polici, ngaqė nuk arriti ta dėgjonte mirė.

    — Fola me shokun tim – ia preu shkurt Meli.

    — Kur tė flas unė me ty do tė flas mirė – ia ktheu polici i skuqur nė fytyrė. Meli u ndal; ēehreja i ndryshoi.

    Diksi i futi krahun dhe, pėr ta larguar sa mė lehtė, i tha me zė tė ulėt:

    — Na mbeti biseda nė mes. Eja vazhdojmė rrugėn, lere atė.

    Meli ndezi njė cigare nė ecje e sipėr dhe tė dy kapėrcyen portėn e hekurt nė hyrje tė minierės.



    *



    Meli i dha njė cigare Diksit. Ky e ndezi, ndonėse duhanin e pinte pak. Duke thithur cigaren qė mos t‘i fikej, Diksi i tha:

    — Mė i pėrmbajtur duhet tė tregohesh me policėt, Hamit. Ata sebep kėrkojnė pėr tė na rėnė nė qafė. Tekefundit pėr atė paguhen.

    — Ashtu ėshtė, por nuk mund ta marrėsh dot me mend se ēfarė alergjie mė krijojnė, kur ua dėgjoj zėrin. Ata janė tė prirur prej natyre t‘i telashojnė tė tjerėt, t‘i urrejnė pa i njohur fare. Nuk do tė isha kurrė i gatshėm qė t‘i torturoja ata, siē po na torturojnė ata ne. Amą, nuk do tė mė dridhej dora t‘i qėroja kėto shtazė me uniforma.

    — Nė teori gjithēka ngjan e thjeshtė – buzėqeshi Diksi.

    — E kam provuar edhe nė praktikė, Sazan, prandaj flas me kėtė siguri – iu kundėrpėrgjigj i vendosur Meli.

    Kjo deklaratė e befasishme dhe krejt e veēantė e ortakut tė punės e befasoi Diksin. Ky u step pėr njė ēast, me sytė tė fiksuar tek Meli. Pastaj, pėr tė thyer heshtjen, i tha me njė buzėqeshje paksa tė sforcuar:

    — Edhe shakatė ushtarakisht i bėn ti, Hamit.

    — Nė atė qė thashė nuk ka asgjė pėr shaka dhe asgjė jashtė realitetit tė jetės sime tė dikurshme. Pėrkundrazi, aroma e gjakut nuk i pėrshtatet aspak humorit – ia ktheu Meli, duke u mbėshtetur nė njė kosh vagoni tė pėrmbysur. Momentalisht u vendos njė heshtje e thellė. Pastaj Meli rimori fjalėn me njė zė paksa tė ndryshuar:

    — Kam dashur tė tė flas edhe mė parė pėr diēka tepėr personale dhe shumė tė rėndėsishme. Mė erdhi mbarė pėr kėtė, kur ti mė dhe rast me hamendjen tėnde pėrsa i pėrket mundėsisė sė kryerjes sė ndonjė shkolle ushtarake nga ana ime. Shpėtimi [kėshtu quhej njėri prej bashkėqytetarėve tė tij qė kishte qenė me Diksin nė Spaē] ka respekt pėr ty dhe jam i sigurt qė ai tė ka thėnė se unė kam qėnė oficer sigurimi dikur. Ndėrsa unė tė jam prezantuar si teknik ndėrtimi. Nuk tė kam gėnjyer, por s' ta kam thėnė gjithė tė vėrtetėn. Madjé, pėr motive sigurie, kam heshtur pėr pjesėn mė tė rėndėsishme tė saj. Pikėrisht pėr atė qė dua tė tė flas tani.

    «Vitet e fundit para arrestimit, unė kam punuar si pėrgjegjės sektori nė hidrocentralin e Fierzės dhe, mė pas, nė mirėmbajtjen e monumenteve tė kulturės nė Gjirokastėr. Nė dokumentacionin e burgut unė njihem si teknik ndėrtimi, por gjithė tė vėrtetėn e jetės sime tė mėparshme nuk e di as Shpėtimi dhe asnjė tjetėr prej bashkėqytetarėve tė mi. Me Sigurimin e Shtetit unė kam punuar nė Tiranė. Nė Gjirokastėr shkoja mė shumė si mik atėherė. As pjestarėt e familjes sime nuk dinin gjė, se cili ishte aktiviteti im i vėrtetė. Meli e ndėrpreu tė folurin dhe flaku bishtin e cigares nė njė pellg tė vogėl uji midis shinave ku kalonte elektrovozi. Ata tė dy ishin krejt tė vetėm pranė galerisė ku fillonte plani i pjerrėt. Ishin tė veshur me leckat gjithė baltė tė minierės dhe prisnin ardhjen e vagonave tė parė me mineral prej fronteve tė punės. Meqenėse Sazani ishte thjesht dėgjues e vetėm pėr vetėm me atė qė fliste, vendosi t'i krijonte mundėsi bashkėfolėsit "ta zbraste thesin". Ndėrkohė qė Meli e kishte fiksuarr shikimin tek bishti i cigares qė po plluskonte mbi ujė, Diksi shtoi si pa tė keq:

    — Megjithatė Shpėtimi e dinte qė ti ke qenė njė rast tek gjysmė-vėllai i nėnės tėnde, i cili ndodhet nė Turqi qysh nė vitet tridhjetė. Dhe me sa mė tha ai, nuk ke shkuar si turist atje.

    Meli buzėqeshi hidhur. Diksi vazhdoi fjalėn:

    — Nganjėherė njeriu qė nuk ia di rėndėsinė njė sekreti e trajton atė si bisedė tė zakonshme. Nė kėtė rast faji nuk ėshtė i tij.

    Shpėtimi i kishte folur Diksit pėr kėtė ēėshtje mė tepėr nga sa i tha ky Melit.

    — Shpėtimi ka hyrė e ka dalė nė shtėpi tonė dhe mund tė ketė pėrfituar nga ndonjė pakujdesi e familjes sime – u pėrgjigj Meli. – Ngaqė ai profesion zgjati me vite pėr mua, ndokush prej pjesėtarėve tė familjes edhe mund ta ketė shprehur pa teklif ndonjė llaf, lidhur me fatkin qė unė dilja me shėrbim jashtė shtetit. Megjithatė unė doja tė tė flisja ty pėr atė pjesė tė aktivitetin tim, pėr tė cilėn nuk di gjė askush: as ata qė kanė pasur lidhje me familjen time e as vetė familja.

    — Ajo ėshtė njė ēėshtje qė tė pėrket vetėm ty dhe askujt nuk i bėn mirė qė ta vėsh nė dijeni tė sekretit tėnd – i tha me njė ton tė vendosur Diksi, duke mos dashur ta shtynte mė tej bisedėn qė po merrte njė drejtim delikat.

    — Unė dua t'i bėj mirė vetes time – insistoi Meli me njė zė ku dalloheshin nuanca dridhjeje. – Ndodhem nė rrethana tė tilla, tė cilat mė kanė detyruar kėto kohėt e fundit ta ēoj shpesh mendjen tek Zoti, tė cilin nuk e kam besuar. Duke bėrė dikė pjesėtar nė sekretin tim, do t'i krijoj njė frymėmarrje mė tė lirė vetvetes; kam nevojė pėr njė gjė tė tillė, patjetėr. Mė shtyn njė arsye e fortė subjektive. E di qė ēdo njeri ka tė drejtė tė rrėqethet nga e kaluara ime, kur unė afrohem pėr t'i hapur zemrėn, ashtu siē do t‘i ndodhte para fantazmės sė ndonjė tė vdekuri, qė do t'i ēfaqej pėr t'i besuar njė amanet. Mos e kalo nėpėrmend idenė se unė dua tė tė provokoj, duke tė folur pėr ēėshtjen time delikate. Jo, kurrė, Sazan. Garanci pėr kėtė ėshtė fakti qė, pėr ruajtjen e kėtij sekreti, unė kam firmosur njė deklaratė nė hetuesi, mosrespektimin e sė cilės e paguaj me kokė.
    Prandaj edhe nė dosjen time penale nuk pėrmendet fare kjo pjesė e sė kaluarės sime.

    — Pikėrisht pėr kėtė arsye ti duhet t'i qėndrosh besnik vetvetes, duke mos e ndarė me askėnd sekretin tėnd. Tė kėrcėnohet gjėja mė e shtrenjtė – jeta.

    — Nuk ėshtė gjithmonė jeta gjėja mė e shtrenjtė pėr njeriun, Sazan. Nė rrethana tė caktuara, ka tė tjera gjėra qė shndėrrohen nė njė shumėfish tė vlerės sė jetės sė individit.

    Papritmas fishkėllima e elektrovozit, qė po hynte nė minierė, u kujtoi tė dyve vonesėn nė manovrimin e vagonave. Bashkė me elektrovozin hynin edhe policėt me brigadierin e lirė, tė cilėt patjetėr duhej tė gjenin vagona tė manovruar tek plani i pjerrėt. Ata iu pėrveshėn me shpejtėsi punės.


    *


    Mbasi i ulėn vagonat me mineral tė horizontit tė parė dhe po ngjiteshin njė galeri mė lart, Meli pyeti ortakun e punės:

    — Sipas radhės sė dhomave, a mos na takon ne tė dyve sonte tė shėrbejmė si posta kapanoni, Sazan?

    — Po; mė lajmėroi qysh nė mėngjes pėrgjegjėsi i fjetores: unė jam postė e dytė, ti je e tretė.

    — Do t'i ndėrrojmė. Unė do tė bėj postė e dytė, ti e tretė. S'ka ndonjė gjė tė
    keqe kjo punė, besoj.

    — Por as ndonjė gjė tė mirė, – e plotėsoi Diksi, i cili i kishte bezdi kėto ndryshime, se mos i krijonin pėrplasje me policinė.

    — E ka njė tė mirė, tė madhe bile. Dua ta pėrfundojmė diskutimin qė na ndėrpreu elektrovozi. Nuk e fillova rastėsisht atė bisedė dhe as nuk dua ta vazhdoj thjesht pėr tė vrarė kohėn. Jo, pėrkundrazi. Meqėnėse unė nuk e kam problem gjumin, do ta marr shėrbimin postė e dytė. Kur tė ngrihesh ti, si postė e tretė, unė nuk do tė shkoj pėr tė fjetur, por do tė vazhdojmė bisedėn.

    — Mirė, atėherė, gjersa e paske vendosur. Veē duhet tė bisedojmė vetėm nė korridor, se nuk i dihet. Ndonėse normalisht tė tjerėt duhet tė jenė nė gjumė nė ato orė tė pasmesnatės, ka edhe tė papritura.

    — As qė duhet vėnė nė diskutim kjo.

  5. #15
    XV JEHONĖ E NJĖ TĖ KALUARE TĖ TRISHTUAR

    ―Kihet besim vetėm tek ata qė kanė besim nė veten e tyre.

    Taleirand



    Komanda e kampit tė Qafė–Barit kishte vendosur njė rregull, sipas tė cilit tė burgosurit duhej tė bėnin shėrbim nate me radhė, nė bazė tė dhomave. E thėnė me fjalė tė tjera, ata duhej tė ndihmonin gardianėt e tyre! Njė forcė e marrosur tallet gjithmonė me tė drejtėn. Atė javė brigada e Melit dhe e Diksit shkonte nė punė turni i parė. Nė darkė pėrgjegjėsi i kapanonit i njoftoi ata se kishin radhėn e shėrbimit tė natės: Diksi
    posta e dytė, ndėrsa Meli posta e tretė. Ky bisedoi me pėrgjegjėsin e kapanonit, i cili pranoi qė ata tė dy tė ndėrronin radhėn e shėrbimit midis tyre. Si postė e parė ēdo ditė shėrbente vetė pėrgjegjėsi i kapanonit.

    Megjithėse Meli e zgjoi gjysmė ore mė vonė Diksin, ky nuk e pati tė lehtė zgjimin nė atė orė. Ortaku i punės e dinte qė Diksi e kishte gjumin pikė tė dobėt. Njė natė nė minierė, gjatė turnit tė tretė, Meli kishte qeshur me tė madhe duke dėgjuar Diksin tė thoshte me zė tė ulėt:

    «Dreqi ta hajė kėtė punė; kur do tė ngopem njė herė me gjumė?»

    Diksi e gjeti kafen gati, si dhe njė cigare me filtėr – luks i kohės. Ai filloi ta pinte me kėnaqėsi kafen. Meli nuk ishte vetėm njė teljaki kafeje, por edhe njė mjeshtėr i pėrgatijes sė saj. Ndėrsa ai po pinte kafen, Meli filloi tė fliste:

    — Mė ėshtė dashur tė tė hapem nga halli, aspak nga dėshira. Mė pak akoma, pėr tė vrarė kohėn me diskutimin e njė ēėshtjeje, dekonspirimi i sė cilės do tė mė ēonte para togės sė ekzekutimit. Nuk tė kam zgjedhur rastėsisht ty pėr tė ta besuar sekretin tim. Pėrkundrazi, tė kam studjuar me shumė vėmendje kėta muaj qė njihemi bashkė, tė cilėt, pėr nga ngarkesat e vuajtjeve dhe tė vėshtirėsive tė shumėllojshme, barazohen me vite. Nuk ka vend mė tė pėrshtatshėm se ky kamp pune i vrazhdė dhe as rrethana mė tė favorshme se kėto qė po pėrjetojmė ne ēdo ditė e ēdo natė, pėr tė provuar forcėn e karakterit, vendosmėrinė e njeriut dhe cilėsi tė tjera tė dorės sė parė, tė cilat karakterizojnė personin e denjė pėr njė sekret tė rėndėsishėm. Pėr mua ėshtė fat i madh qė tė njoha. Kam pyetur shumė pėr ty dhe ato qė kam dėgjuar nga persona tė ndryshėm kanė qenė pothuajse tė njėjta. Duke pasur parasysh ēėshtjen qė mė preokupon mua, shpresoj se ajo qė do tė na ndante nė jetėn e lirė, kėtu duhet tė na bashkojė.

    Meli e ndėrpreu pėr njė ēast fjalėn, u mbush mirė me frymė, thithi fort cigaren, piu njė gllėnjkė kafe dhe vazhdoi:

    — Babai im rridhte prej njė shtrese tė varfėr dhe ka qėnė partizan i brigadės sė parė. Babai yt, me sa mė ke folur ti vetė dhe kushėriri yt qė ndodhet kėtu, rridhte nga shtresė e mesme, jurist, dhe ka qenė aktivizuar nė lėvizjen kombėtariste. Babai im qe plagosur nė luftė dhe vdiq si pasojė e njė operacioni qė i bėnė shumė vjet pas luftės, pėr t'i nxjerrė njė cifėl predhe nga kafka e kokės. Sipas fjalėve tė nėnės, ai mė shumė duhet tė ketė vdekur pėr shkak tė brengave, sesa nga operacioni. Nėna mė pat thėnė se gjatė viteve tė fundit tė jetės sė tij tė shkurtėr, babai pėrsėriste shpesh: «Derdhėm gjak pėr t'i sjellė njė mynxyrė kėtij populli. E ē'fitoi ai nga lufta jonė? Vetėm varfėri dhe frikė. Do tė kishte qenė mė mirė tė mė kishte lėnė tė vdekur nė vend kjo cifėl predhe, sesa tė shikoja pasojat dėshpėruese tė luftės sonė.»

    «Para se tė vdiste, babai e kishte lėnė amanet qė asnjėri prej djemve tė tij tė mos vazhdonte shkollė ushtarake. Ndofta ngaqė ai vetė kishte qenė oficer gjithė jetėn dhe vdiq i zhgėnjyer. Fati e solli qė pikėrsiht unė, mė tersi i fėmijėve, tė pėrfundoja nė njė shkollė speciale ushtarake. Atje pėrgatiteshin kuadro pėr shėrbimin sekret, organizmi drejtues i tė cilit ishte DSJ [ Drejtoria e Sigurimit tė Jashtėm ]. Ky ishte njė institucion shumė i pushtetshėm. Aktiviteti ynė pėrqendrohej kryesisht jashtė shtetit. Nė gamėn e misioneve tė DSJsė pėrfshihej edhe likuidimi fizik i kundėrshtarėve aktivė tė regjimit tė Tiranės, tė cilėt mund tė ishin shqiptarė tė arratisur ose detektivė tė huaj. Nė kėto lloj misionesh ne na kishin aktivizuar qysh nė moshėn 21 vjeēare. «Pėr tė siguruar bindjen tonė tė detyruar, para se tė fillonim aktivitetin jashtė shtetit DSJ na komunikonte pengjet familjare. Ata ishin dy prej njerėzve mė tė dashur tė rrethit tonė familjar, tė cilėt do tė ekzekutoheshin nė mėnyrė mafioze prej Sigurimit, nė rast dezertimi nga ana jonė. Gjatė karrierės sime, ka pasur tre dezertime prej radhėve tė DSJsė.

    Nė tė tre rastet ne na kanė shfaqur sekuenca filmike me aksidente automobilistike tė improvizuara prej Sigurimit pėr zbatimin e dėnimit me vdekje tė pengjeve, ose me vrasje nė forma nga mė tė ndryshmet. Ata e bėnin njė gjė tė tillė pėr tė na bindur se vdekja e pengjeve tanė ishte e sigurtė, po tė dezertonim. Kėshtuqė, ca nė saje tė mashtrimit sistematik, ca prej papjekurisė sė moshės kur fillonim aktivitetin dhe ca pėr shkak tė rrezikut tė pengjeve, DSJ arrinte tė na detyronte tė bėheshim mish pėr top, duke u futur nė njė rrugė pa kthim prapa. Rezultati: njė dramė e vėrtetė. Ndėrsa babai im vdiq i zhgėnjyer nga frutet e luftės partizane, unė jetoj i zhgėnjer prej fruteve tė luftės sė ftohtė. Nė kėtė kamp pune, ku mė pėrplasi regjimi tė cilit i shėrbeva aq shumė, unė pėrpiqem ta harroj tė kaluarėn time, por mė kot. Megjithatė e keqja nuk mbaron kėtu pėr mua.

    «Edhe nė kėtė gjendje kaq tė dėshpėruar, e ardhmja ime ėshtė pėrsėri e kėrcėnuar pėr arsye qė unė do tė pėrpiqem tė t'i sqaroj. Natyrisht, ti nuk ndryshon dot asgjė nga rrjedha e fatit tim, por rrėfimi im ka njė qėllim tė dyfishtė. E para, unė jam arrestuar befasisht dhe mė duhet tė ēoj patjetėr njė amanet tė rėndėsishėm tek nėna ime, njė amanet qė do tė ma lehtėsonte vdekjen, po ta shkarkoja nga shpirti im i rėnduar. E dyta, doja qė dikush prej bashkėvuajtėsve tė mi ta dinte se tekniku i ndėrtimit Hamit Meli ka qenė detektiv i DSJsė dhe, si i dėnuar me kusht, mund tė dalė kur tė dėshirojė nga burgu, por veē pėr tė rifilluar karrierėn e mėparshme. Askujt nuk mund t'i shkojė ndėrmend se unė mund tė flas pėr njė temė tė tillė me njė person, babai i tė cilit mund ta ketė pasur ndonjėherė emrin nė listat e zeza tė DSJsė, si person pėr tu likujduar fizikisht. Pėr njė sy tė zakonshėm, kjo do tė thotė qė unė tė ndodhem pėrballė njė rreziku tė dyfishtė tek ti. Pikėrisht kanosja e kėtij rreziku tė dyfishtė e zbeh shumė dyshimin, se unė mund tė flas me ty pėr tė kaluarėn time si detektiv. Ndėrkohė qenė vendimtare edhe cilsitė qė gjeta nė personin tėnd pėr njė pėrēapje tė tillė aspak tė zakonshme.

    Meli nxori cigaren e fundit nga paketa, flaku kutinė bosh nga dritarja, e ndezi cigaren dhe po bėhej gati tė fliste pėrsėri, kur u dėgjua ēanga qė lajmėronte zgjimin e kampit. Tė dy u ēuan menjėherė nė kėmbė, se dėgjuan hapat e policėve tė shėrbimit tė brendshėm qė po ngjisnin shkallėt. Ata u futėn shpejt nė dhomėn e gjumit.

  6. #16
    XVI NĖPĖR LABIRINTET E NJĖ ĒĖSHTJEJE DELIKATE


    ―Sekreti midis dy personave ėshtė sekret
    Zoti; midis treve, ėshtė sekret i tė gjithėve
    .

    Proverb persian


    Qysh prej natės kur i hapi zemrėn Diksit, kontaktet me tė iu bėnė kėrkesė shpirtėrore e dorės sė parė Melit. Ndėrkohė Diksi e mirėpriste praninė e Melit, por ai nuk bėhej asnjėherė nismėtar i asaj bisede tė gjatė rrėfimtare, rreth sė cilės do tė vėrtitej dialogu midis tyre, sa herė qė do tė ndodheshin vetėm. Tashmė Meli e kishte kapėrcyer pengesėn mė tė vėshtirė pėr tė: prezantimin e portretit tė tij tė dikurshėm, me tė cilin lidheshin kujtimet mė tė hidhura tė jetės sė tij tė deriatėhershme. Ai nuk ndiente mė asnjė vėshtirėsi tė hynte drejtpėrdrejt nė temėn e preferuar, kur ndodhej vetėm me Diksin. Mirėbesimi ndaj atij qė ia dėgjonte ofshamat i krijonte Melit njė lirshmėri tė tillė komunikimi, saqė ai shtjellonte skenat mė tronditėse tė rinisė sė tij tė pėrgjakur. Sa herė fliste pėr ato ngjarje, ish-detektivit i dukej sikur nxirte gulfa-gulfa vrerin e shpirtit tė tij. Kėtė lehtėsim tė pėrkohshėm e paguante me njė ēmin jo tė vogėl. Duke kujtuar tė shkuarėn tronditėse, ai pėrjetonte ato situata qė ishte pėrpjekur mjaft t'i harronte, por nuk ia kishte dalė dot ndanė. Tani, duke folur, fytyra i ndizej shpuzė e herė-herė i zverdhej krejt, dhe jo rrallė nė cepat e syve tė kaltėr shfaqeshin bula lotėsh.

    — Ti je i vetmi njeri me tė cilin kam folur pėr brengat e mia – do t‘i thoshte ai Diksit njė natė nė minierė.

    Kėto kriza periodike ishin njė kurim i pazėvendėsueshėm pėr ndėrgjegjen e tij tė pllakosur nga pendesa. Nė rrethanat ku gjendej, Meli po shikonte me sytė e tij tė vėrtetėn lakuriq, barbarinė e atij regjimi pėr forcimin e themeleve tė tė cilit ai kishte derdhur gjakun e tė tjerėve dhe tė tijin: gjatė kryerjes sė njė misioni nė Athinė, ai ishte plagosur paksa mbi rrėzėn e kofshės sė djathtė. Meli po i njihte nga fare pranė se cilėt ishin armiqtė e popullit. Ish-detektivi i DSJsė e pohonte vetė se nuk do ta besonte kurrė ekzistencėn e njė gjendjeje tė tillė nė burgjet shqiptare, po tė mos ishte bėrė dėshmitar okular i saj. Mė se njė herė, ai ishte shprehur:

    — Nė qoftė se ka pasur ndonjė gjė tė domosdoshme pėr mua nė kėtė botė, ka qenė pikėrisht ky burg.

    Njė ditė, gjatė punės nė minierė, ish-detektivi e thirri Diksin tek njė stol dėrrase afėr daljes sė njė galerie horizontale pranė planit tė pjerrėt. Ishte vendi ku ata manovronin vagonat e njėrės prej galerive. Atje ai i tregoi njė vizatim tė gdhendur bukur mbi dėrrasėn e stolit nga dora e stėrvitur e ndonjė tė burgosuri ordiner, tė cilėt kishin punuar mė parė nė atė minierė. Nė tė tregohej njė zemėr njeriu e pėrshkuar prej njė thike. Kjo simbolizonte brengėn qė pėrjetonte autori i vizatimit nga ndarja prej ndonjė njeriu tė shtrenjtė, sepse poshtė punimit lexohej:

    pėrsėri do tė kthehem.

    Duke i treguar kėtė figurė me gisht, Meli i tha shokut tė tij:

    — Edhe zemra ime pėrshkohet prej njė thike tė tillė akulli. Ajo biseda e orėve tė vona sikur filloi tė ma shkrinte pak dhe dalėngadalė nisa tė mbushem me frymė. Ndihmomė tė ēlirohem prej saj, sa mė shumė tė jetė e mundur. Prano vetėm tė mė dėgjosh, pa u mėrzitur. Pėr ty kjo nuk ėshtė ndonjė sakrificė e madhe, kurse pėr mua ėshtė njė shėrbim i madh.


    *


    Njė natė, ndėrsa ata tė dy po manovronin vagonat, njėri prej policėve tė punės u afrua e u tha me njė ton gazmor:

    — Shtrėgohuni mirė sonte, se do tė dalin mbi 90 vagona mineral.

    — Gjynah qė nuk u bėkan njėqind – ia ktheu me ironi Meli, duke pėrthyer qafėn e ēizmes sė grisur.

    — Farmak e ke atė gjuhė tė shkretė, o mustaqe, por ne njėqind vagona do t'i bėjmė pėr inatin tėnd – ia priti polici duke shtrėnguar dhėmbėt.

    — Do t'i bėjnė thuaj, jo do t'i bėjmė – e korrigjoi Meli.

    — Mbylle, mustaqe, se do tė ta tregoj mirė gramatikėn unė pastaj – iu hakėrrua polici i bėrė spec.

    Diksi i vuri dorėn nė sup ortakut tė punės dhe e shtyu drejt vagonit qė duhej manovruar. Atė ēast arriti njė vagon i mbushur treēerek me mineral, mbi tė cilin kishin vendosur njė tė burgosur tė dėmtuar rėndė, qė po rėnkonte. Njė vagon i dalė prej shinave e kishte ngjeshur tė burgosurin e dėmtuar pėr anė tė galerisė, duke e shembur keq. Prej dhimbjeve tė mėdha, ai shante mbarė e prapė qeverinė qė e kishte dėnuar me heqje lirie dhe po i merrte jetėn nė punė tė rėndė tė detyruar. Polici dėgjonte dhe s'fliste, duke mos ditur ēfarė t'i bėnte tė aksidentuarit. Ai ishte njėri prej punėtorėve mė tė mirė midis tė burgosurve dhe gardianit i vinte mė tepėr keq qė ai nuk do tė bėhej mė pėr punė. Ndėrkohė puna u ndėrpre pėr shkak avarie nė njėrėn galeri, prej nga dilnin mė shumė vagona me mineral. Polici u largua pėr tė shoqėruar dy tė burgosurit, qė do tė nxirnin jashtė tė dėmtuarin. Duke pėrfituar nga rasti, Meli nisi trajtimin e temės qendrore tė bisedave tė tyre:

    — Tė kam thėnė, Sazan, se jam i dėnuar me kusht. Unė lirohem menjėherė prej burgut, nė qoftė se pranoj tė rikthehem nė detyrėn e detektivit. Pasi mė arrestuan nė Berat, mė futėn nė njė dhomė tė veēantė nė DP tė Bredshme tė atij qyteti. Atje mė erdhėn dy persona, tė cilėt m'u paraqitėn si pėrfaqėsues tė Sigurimit tė KQ tė partisė. Pa asnjė lloj hyrjeje, ata u futėn drejt nė temė:

    «Para dy ditėsh, familja juaj u ngrys me biografinė mė tė mirė nė Gjirokastėr dhe u gdhi me biografinė mė tė keqe. Ishit bijtė e njė babai qė ka luftuar qysh orėt e para me brigadėn e parė sulmuese dhe vdiq nga plagėt e luftės ēlirimtare, siē i kishte hije. Njėri prej vėllezėrve tė nėnės suaj ėshtė hero i popullit, ndėrsa tjetri dėshmor i luftės pėr ēlirimin e vendit. Po t'iu shtoje kėtyre fakteve tė admirueshme edhe misionet e realizuara me sukses nga ti kur militoje nė DSJ, nuk gjeje dot fjalė pėr tė pėrshkruar meritat e familjes suaj. Ndėrsa sot nuk gjen dot fjalė pėr tė shprehur pėrmbysjen qė ka ndodhur nė familjen tuaj:

    «Aktualisht ti je vėllai i njė tė arratisuri, nė ndėrgjegjen e tė cilit ke ndikuar negativisht me sjelljen tėnde arrogante dhe pėrēmuese ndaj realiteti tonė shoqėror. Veē kėsaj, tetė udhėtime tė tuat me mision jashtė shtetit kanė qenė tė kontrolluara nga vėzhgues tė posaēėm. Ti je fotografuar nė shtete tė ndryshme duke biseduar me tė arratisur politikė, njė krim i rėndė ky qė dėnohet prej ligjeve nė fuqi. Pėr kėto dy arėsye tė forta e meriton plotėsisht arrestimin. Megjithatė partia, duke marrė parasysh edhe tė kaluarėn tėnde si detektivi mė rezultativ i shėrbimit tonė sekret, s'ka ndėrmend tė tė shtyjė nė atė greminė, buzė sė cilės ke shkuar me kėmbėt e tua. Ajo ka vendosur tė tė japė edhe njė herė dorėn.

    «Duke thėnė fjalėt e fundit, ai nxori nga ēanta dy fotografi dhe, pasi ma tregoi tė parėn, mė pyeti:

    — E njeh kėtė person?

    — Po, iu pėrgjigja.

    «Ishte njėri prej ish-instruktorėve tanė, i arratisur nė vitin 1969.

    — Po kėtė tjetrin? mė pyeti, duke mė treguar fotografinė e dytė.

    — Edhe kėtė e njoh – iu pėrgjigja sėrish.

    «Ishte njė shoku im i profesionit, i arratisur qysh vitin e parė tė aktivitetit, mė 1971.
    «Pastaj ai nxori nga ēanta njė fije letre tė palosur me kujdes dhe ma zgjati duke mė
    thėnė:

    — Lexoje me vėmendje dhe duam pėrgjigje pėrsa shtrohet nė tė.

    «Hapa letrėn dhe lexova:

    Hamit Meli tė lihet i lirė, me kusht qė, pas njė periudhe tranzitore dyjavore, tė pranojė tė rikthtehet nė detyrėn e tij tė detektivit, me kėtė mision tė posaēėm: Brenda njė periudhe katėrvjeēare nga dita qė do tė rifillojė detyrėn e detektivit tė zbulojė (i ndihmuar edhe nga burimet e tjera informative qė disponon shėrbimi ynė sekret) dhe tė asgjėsojė me ēdo kusht personat qė do t'i rekomandohen. Nė rast mospranimi tė kėtij propozimi, Hamit Meli tė mbahet nėn arrest dhe t'iu dorėzohet organeve tė hetuesisė.

    Pėr Komitetin Qendror tė PPSH

    Manush Myftiu


    «Kur personi qė kisha pėrballė e llogariti se unė e pėrfundova sė lexuari letrėn, urdhėroi me njė ton tė prerė:

    — Vendos dhe pėrgjigju!

    — Dua tė mendohem – i thashė – Ndėrkohė dua tė mė sillni dhe pak ujė, se kam etje.

    — Jo vetėm ujė, por edhe raki, tė cilėn ti e do aq shumė – shtoi ai.

    «Personi tjetėr qė e shoqėronte nxori nga ēanta njė shishe 0,5 kg raki rrushi e mandej tė dy dolėn jashtė, duke mė thėnė:

    — Ne po largohemi, qė tė mendohesh nė qetėsi. Pas njė ore do tė kthehemi tė marrim pėrgjigjen pėrfundimtare.

    «Duke dalė, ata e mbyllėn derėn me ēelės nga jashtė.


    *


    «Dilema ime ishte e vėshtirė. Pas gjashtė vjetėsh shėrbimi si detektiv, DSJ mė kishte pezulluar nga detyra. Shkak u bė alkoolizimi im kronik, si pasojė e tė cilit m'u dobėsua mjaf vetėkontrolli. Villja vrer pa doganė kundėr regjimit qė i kisha shėrbyer, duke pėrdorur si shkak ēdo dukuri tė rėndomtė tė jetės sė pėrditshme qė mė ngacmonte nervat. Pas disa paralajmėrimesh, mė pezulluan pa afat nga puna, nė pritje tė reagimit tim. Unė e intensifikova mė tej pėrdorimin e alkoolit. Nė kėtė drejtim ndikoi mjaft edhe mungesa e dėshirės pėr tu rikthyer nė profesionin e mėparshėm. Ndėrkohė DSJ mė dėrgonte sinjale, se do tė ishte e gatshme tė mė riaktivizonte, sapo tė jepja shenjat e para tė pėrmirėsimit tė sjelljes sime. Ndėrsa unė bėja tė kundėrtėn. «Pėr shkak tė rrahjes sė njė polici nė hotel Turizmi nė Gjirokastėr, mė dėnuan gjashtė muaj burg. Edhe atėherė mė propozuan tė ma falnin burgun, me kusht qė tė rifilloja detyrėn e detektivit. Preferova vuajtjen e dėnimit. Ndihesha shumė i lodhur nga nervat si prej profesionit tė dikurshėm, ashtu edhe prej realitetit tė zymtė shqiptar. Sikur tė kisha arritur tė arratisesha siē mendoja, do tė isha tėrhequr nė jetėn private, pėr tė harruar gjithēka. Kujtesa ime e fortė mė kishte ndihmuar shumė gjatė veprimtarisė si detektiv. Po aq shumė po mė shqetėsonte ajo pas braktisjes sė profesionit, mbasi nuk mė linte tė harroja.

    Harresa ėshtė njė dukuri e rėndomtė me kosto tė lartė: ajo vjen pėr tė prishur punė, kur njeriu nuk e do, dhe e refuzon ftesėn e tij, kur njeriu dėshiron tė harrojė. «Pas arrestimit nė Berat, DSJ pėrfitoi prej rrethanave pėr tė mė vendosur pėrballė alternativės sė vėshtirė: burg ose rikthim nė detyrėn e detektivit. Kur dy pėrfaqėsuesit e KQPPSH erdhėn nė dhomėn ku mė kishin mbyllur, unė e kisha pirė tė shumtėn e rakisė. Pa pritur pyetje prej tyre, u ktheva pėrgjigjen e pėrgatitur:

    — Nuk mund ta pranoj propozimin tuaj.

    «Kryesori prej atyre tė dyve u prish nė fytyrė. Me sa dukej ishte pėrgatitur shpirtėrisht pėr tė kundėrtėn, mbasi duhej ta kishte marrė si fillim pazari kėrkesėn time pėr tu menduar. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, ai pyeti me njė ton tė vrazhdė:

    — Cila ėshtė arsyeja e refuzimit?

    — Personi i parė ka qenė njėri prej instruktorėve mė tė pėrgatitur tė shkollės sonė (ai na mėsonte pėrdorimin e thikės). Kėtė fakt e dinė mirė tė gjithė ata qė e kanė njohur nga afėr. Kėshtuqė ai mbetet gjithmonė superior nė konsideratėn time si ish-nxėnės i tij. I dyti ka qenė shoku im i ngushtė. Edhe kėtė gjė e dinė ata qė i lidhte puna me ne. Megjithėse ka dhjetė vjet qė unė nuk e kam parė, po tė vihem pėrballė tij, e di qė nuk do tė mė bėjė dora ta godit, mbasi me tė mė lidhin shumė kujtime. Pėrveē kėsaj, askush nuk mė siguron dot se ata tė dy nuk janė aktivizuar me ndonjė shėrbim sekret tė huaj, i cili aktualisht i ka nė mbrojtje.

    — Edhe ashtu mund tė jetė; prandaj tė ėshtė lėnė nė dispozicion njė goxha kohė: katėr vjet!

    — Sidoqoftė, unė e vlerėsoj tė pamundur realizimin e kėtyre dy misioneve nga ana ime. Vazhdoni veprimet tuaja.

    — Kėtu pėrfundojnė veprimet tona. Mė tej, janė tė tjerė ata qė do tė merren me ty, pasi tė largohemi ne. Para se tė ndahemi, po tė themi edhe kėto fjalė: ke pėr tė vuajtur aq shumė, saqė do tė na kėrkosh por nuk do tė na gjesh dot mė. Megjithatė nuk po ta mbyllim plotėsisht derėn edhe kėsaj here, me qėllimin e mirė qė nė horizontin e sė ardhmes tėnde tė afėrt tė mos shikosh vetėm tela me gjemba. Po tė bėjmė tė ditur kėtė adresė tė shkurtėr (ajo pėrbėhej nga katėr fjalė dhe njė numėr). Fiksoje mirė nė kujtesė. Qysh prej kėtij ēasti e deri sa tė plotėsohen dy vjet, kurdoherė qė mund tė ndryshosh qėndrim ndaj ofertės sonė, mjafton t'i thuash hetuesit (gjatė proēesit hetimor) tė transmetojė nė emėr tėnd fjalėn "dakord" nė kėtė adresė dhe ti menjėherė do tė lirohesh, sipas kushteve qė lexove nė letrėn qė tė paraqitėm. Kur tė jesh nė kamp, mjafton njė copė letėr nė kėtė adresė me tė njėjtėn fjalė dhe pėrsėri do tė lirohesh, gjithmonė sipas tė njėjtave kushte. Mbetsh me shėndet!

    «Pas kėtij takimi, mė kaluan direkt nė hetuesi speciale, ku mė katandisėn tė ecja tre muaj kėmbadoras. Mė shkatėrruan veshkėn e djathtė, mė bėnė me sėmundje zemre dhe ma acaruan mė tej sistemin e dėmtuar nervor me seanca elektroshoku. Megjithė kėto tortura shkatėrrimtare pėr organizmin tim, unė nuk pranova asnjėrėn prej akuzave qė mė bėnin. Megjithatė ky fakt nuk i pengoi fare tė mė dėnonin me 17 vjet burg. Por kjo nuk ka mė aq rėndėsi. Njeriu merret me tė shkuarėn, kur nuk e kėrcėnon e ardhmja. Pikėrisht kėtu ―mė vret kėpuca mua.

    «Muajin e ardhshėm, nė gusht, plotėsohen dy vjet nga afati qė mė kanė caktuar ata pėr tu menduar. Refuzimet pėrfundimentare tė kėtyre lloj ofertash DSJ i vlerėson si ―dezertim nga detyra shtetėrore me rėndėsi tė posaēme‖ dhe autorėt e tyre i gjykon e i dėnon nė mungesė. Dhe, ē'ėshtė mė e keqja, vendimet e dėnimeve me vdekje tė kėsaj natyre ekzekutohen nė heshtje. Raste tė tilla ka pasur edhe kur unė militoja pranė DSJsė. Nė rrethanat e mia, njė helmin nėpėrmjet ushqimit ėshtė mėnyra mė e thjeshtė dhe mė e sigurtė pėr tė mė hequr qafe.


    — Ushqimi kėtu gatuhet dhe ndahet prej tė burgosurve. Ėshtė e pamundur qė ata tė pranojnė tė bashkėpunojnė me tė burgosur pėr veprime sekrete kaq tė rėndėsishme – e kundėrshtoi Diksi idenė e ish-detektivit.

    — Ashtu ėshtė. Mirėpo kur unė vazhdoja aktivitetin nė DSJ, kisha marrė vesh nėpėrmjet shokėve tė profesionit, se nė raste tė veēanta Sigurimi fuste nė burgun e Burrelit ndonjė agjent tė tij si tė burgosur. Ai kontrollonte nga brenda situatėn e burgut nė pėrgjithėsi dhe persona tė caktuar, nė veēanti. Njė agjent i tillė mund tė bėnte ē'tė donte me jetėn e tė burgosurve realė, pa i shkuar askujt ndėrmend se nga i kishte ardhur e keqja. Tė njėjtėn ndėrhyrje ata mund ta bėjnė ku t'ua dojė puna. Kėtė problem po e diskutoj me ty jo se mund t'i gjendet zgjidhje, por pėr tė mos qenė i panjohur pėr ty. Ashtu siē dėshiroja qė dikush ta dinte se unė nuk kam qenė vetėm teknik ndėrtimi nė jetėn e lirė, po ashtu dėshiroj qė ti ta dish se ndonjė vdekje e befasishme e imja nuk do tė jetė pa shkak tė jashtėm. Diksit i erdhi keq pėr pozitėn e vėshtirė tė bashkėvuajtėsit. Nė qoftė se brenda televa me gjemba mbretėronte pasiguria e pėrgjthshme, pėr Melin kishte shkaqe suplementare pasigurie, edhe mė kėrcėnuese. Ai asnjėherė dhe nė asnjė rrethanė s'mund tė ishte i qetė.

    «E keqja s'paska fund as brėnda kėsaj tė keqeje njerėzore - burgut», – mendoi Diksi, tek po shikonte bashkėvuajtėsin nė siklet tė shumėfishtė. Me keqardhje tė dukshme, ai i tha Melit:

    — Mė dhimbsesh, Hamit, por veē funksionit tė dėshmitarit tė heshtur, nuk mund tė luaj dot rol tjetėr nė dobinė tėnde. S'kanė thėnė kot: «Mė mirė njė fund i tmerrshėm, sesa njė tmerr pa fund.»

    Pėr ēduinė e Diksit, Meli i regjur me pusitė e vdekjes mendonte ndryshe:

    — Gjendja nuk do tė jetė gjithmonė njėlloj, Sazan. Me plotėsimin e afatit dyvjeēar, unė do tė shpėtoj nė ndonjė formė prej tyre: ose do tė mė heqin qafe, ose do tė mė hiqen qafe. Cilado qė tė ndodhė, pėr mua nuk ėshtė e papritur.


    *


    Javėt kalonin e bashkė me to edhe turnet e punės. Herė punonin ditėn e flinin natėn, herė punonin natėn e flinin pjesėrisht ditėn. Pėr ēudi, me afrimin e gushtit, Meli po tregohej mė i kėnaqur dhe nganjėherė i thoshte shokut tė tij duke qeshur:

    — Vapa ikėn me gushtin, thotė populli. Nė qoftė se vapa e sivjetme nuk do tė mė marrė me vete, do tė pėrjetojmė bashkė njė vjeshtė tė freskėt, si nga klima natyrore dhe nga ajo njerėzore.

    Por koha nuk i vėrtetoi parashikimet e tij. Ndonėse pas gushtit po kalonte edhe shtatori, pikėrisht atėherė, kur ai mendonte se ―e kishin fshirė nga lista‖, i ndodhi e patritura mė e madhe.

  7. #17
    XVII NĖ KURTHIN E PROFESIONIT

    ―Asgjė nuk ndodh kurrė pa shkak.

    Xh. Eduards


    Mė 29 shtator 1983 Meli dhe Diksi punonin turni i dytė nė minierė. Nė orėn dy pasdite niseshin pėr nė punė. Paradite, pas leximit tė detyrueshėm tė shtypit, ata kishin shkuar tė ngushėllonin njė bashkėvuajtės pėr vdekjen e babait. Pas ngushėllimit, tė dy u nisėn pėr nė dhomėn e fjetjes, pėr tu shtrirė njė copė herė, para se tė niseshin pėr nė punė. Melin dikush e thirri dhe mbeti prapa, ndėrsa Diksi shkoi e u shtri nė dhomė. Pasi hėngrėn drekė, u nisėn pėr nė punė. Vetėm rrugės pėr nė minierė, Diksi e kuptoi se shoku i tij ishte bėrė tym, pavarėsisht se pėrpiqej tė mos binte nė sy.

    Ata shkuan mė shpejt se ēdo ditė tjetėr tek vendi i punės. Mbasi i bėri shenjė Diksit qė tė mos fliste, ortaku i tij i punės filloi tė kontrollonte rreth stolit tė drunjtė, nė kapakun pa poē qelqi tė njė feneri dritash tė mbėrthyer nė faqe tė galerisė dhe nė ēdo vend tė mjedisit rrotull, ku, sipas mendimit tė tij, mund tė vendosej ndonjė aparat regjistrimi pėr zėrin. Si u sigurua mirė, ai u ul nė stolin e drunjtė, ndezi njė cigare, i dha edhe Diksit njė (veprim ky qė u paraprinte shpesh bisedave tė tij serioze ) e mandej filloi tė sqaronte:

    — Pikėrisht tani, kur unė mendoja se gjithēka do tė mbulohej gradualisht nga harresa, ndodhi e kundėrta. Personi qė mė thirri kur po shkonim bashkė nė dhomėn e fjetjes pėr tė pushuar, pasi u afrua, mė tha:

    — Hamit, a mund tė ndez pak cigaren?

    «Kur unė i zgjata cigaren qė tė ndizte tė tijėn, tė cilėn e kishte nė buzė, ai shpalosi paksa njėrėn anė tė jakės sė xhaketės, ku shquante emblema e DSJsė. Pastaj mė pyeti i buzėqeshur:

    — Si je me shėndet, Shkėmbi?

    «Ai po mė fliste kėshtu me pseudonimin qė unė kam pėrdorur gjatė kryerjes sė shumicės sė misioneve si detektiv. U trondita shumė, por nuk lėviza prej vendit. Pasi ndezi cigaren (natyrisht pėr tė justifikuar thirrjen time), ai vazhdoi pa e fikur buzėqeshjen e shtirė:

    — Sot e tutje unė do tė shėrbej si ndėrlidhėsi yt sekret me DSJnė. Qendra mė ka autorizuar tė tė njoftoj, se je urgjentisht i thirrur pėr tu riaktivizuar nė detyrėn e detektivit. Kaq pėr sot, vetėm sinjalizimi. Nesėr do tė bisedojmė gjatė e gjerė dhe do tė mė japėsh pėrgjigje pėr ofertėn. Ndėrkohė dua tė tė kujtoj se biseda qė po zhvillojmė ėshtė duke u incizuar.

    «Tek vėshtroja atė fytyrė-maske, tek dėgjoja zėrin e tij tė mė fliste pėr "riaktivizim", po mė bėhej tė bėrtisja me tė madhe dhe tė lajmėroja gjithė tė burgosurit, se bashkė me ta hante e flinte njė oficer sigurimi i maskuar. Ndėrkaq e mblodha veten dhe e pyeta:

    — A e di ndonjė oficer i komandės se kush je ti nė tė vėrtet?

    — Vetėm njėri. Pėr sot nuk duhet ta zgjasim mė. Nesėr brigada juaj shkon pėrsėi mbasdite nė punė. Pas leximit kolektiv tė shtypit, nė orėn 11 do tė takohemi nė dhomėn ku fle brigada e ndėrtimit. Paradite ata janė nė punė dhe dhoma e tyre ėshtė bosh. Nesėr kam shumė gjėra pėr tė tė thėnė dhe besoj se do tė merremi vesh bashkė. Mirėupafshim nesėr nė orėn 11.

    «Ai u largua serbes-serbes, si tė ishte ndonjė shok i vjetėr burgu. Ndėrsa unė mbeta edhe disa ēaste pa lėvizur prej vendit. Pastaj, me kėmbėt qė i tėrhiqja zvarrė, erdha e u shtriva nė dhomė. Ishte ndofta hera e parė qė mė erdhi aq keq pėr veten time. Ē'fat i zi! mendoja. Kur unė pėrpiqesha tė tė kujtoja sa mė rrallė (se ti nuk harroesh dot kurrė, moj e kaluar torturuese!), gjithēka po nis nga e para. Ky paska qenė vėrtet njė mallėkim.
    Kur pushoi sė foluri, Meli po merrte frymė me zor.

  8. #18
    XVIII BASHKĖ NĖ MINIERĖN E NXEHTĖ DHE NĖ LUFTĖN E FTOHTĖ


    ―Meqė nuk mbetej rrugė tjetėr, ai zgjodhi kėtė formė heroizmi: tė qėndronte besnik.

    M. Burbun


    Ngjarja e tronditi Diksin. Papritmas ai e pa veten nė qendėr tė njė cikloni, pasojat e tė cilit nuk mund tė parashikoheshin. Natyrisht, zgjidhja mė e qetė e situatės sė komplikuar vrullshėm do tė ishte pranimi i ofertės sė DSJ prej Melit dhe dalja e tij nga burgu. Vetėm kjo mbyllje kapitulli do tė shmangte rrezikun qė kanoste drejtpėrdrejt Melin dhe tėrthorazi Diksin. Mirėpo kjo mbetej njė e drejtė ekskluzive e Melit: i takonte atij tė vendoste pėr tė ardhmen e vet. Diksi mund t‘i bėnte vetėm ndonjė sugjerim tė kujdesshėm. Pėrndryshe Meli kishte tė drejtė tė dyshonte nė qėndrimin e Diksit, pėr tė mbajtur tė njėjtat marrėdhėnie me tė edhe pas acarimit tė mundshėm tė komunikimit tė tėrthortė tė ish-detektivit me DSJnė. Kjo ishte njė thikė me dy presa, mbasi distancimin e Diksit prej tij, nė rast refuzimi tė ofertės sė re tė DSJsė, Meli kishte tė drejtė ta interpretonte edhe si njė kėrcėnim tė tėrthortė pėr tė ardhmen e tij. Ai mund tė mendonte se, nė rast rreziku eventual, Diksi do ta pėrdorte ndoshta sekretin e tij tė rėndėsishėm si varkė shpėtimi.

    Nė ato rrethana sa komplekse aq edhe delikate, Diksi ishte i detyruar tė merrte njė vendim tė qartė e tė prerė, tė cilin duhej t‘ia bėnte tė ditur pa asnjė rezervė bashkėvuajtėsit, qė i kishte besuar jetėn e tij. Ndėrkohė ai e kuptonte mirė se nga anonte balanca e gjykimit tė Melit. Nė rast se ky do tė kishte qenė i prirur pėr ta pranuar ofertėn e DSJsė pėr rifillimin e detyrės sė detektivit, kėtė gjė do ta kishte bėrė qysh ditėn e arrestimit nė Berat. Ose gjatė torturave tė rėnda nė kuadėr tė hetuesisė speciale. Ose gjatė afatit dyvjeēar qė i kishin lėnė pėr tu menduar. Tekefundit do ta kishte pranuar edhe tani qė DSJ i trokiti nė portėn e kampit tė Qafė–Barit dhe ndėrlidhėsi i saj priste pėrgjigje prej tij. Pse do ta vinte nė dijeni Diksin pėr kontaktin me ndėrlidhėsi sekret nė kamp, nėse Meli kishte ndėrmend ta pranonte ofertėn e fundit tė DSJsė? Aktualisht Diksi ndodhej para njė alternative tė qartė: ose aleat deri nė vdekje me Melin qė i besoi aq shumė, ose tė pėrgjunjej prej pėrmasave tė rrezikut e ta komplikonte mė keq situatėn, mbasi ish-detektivi me pėrvojė kishte tė drejtė ta shikonte me dyshim personin, qė i kishte besuar sekretin.

    Pra, nėse nė rastin e parė i rrezikohej vetėm jeta, nė rastin e dytė rreziku i jetės nuk pakėsohej fare, pėrkundrazi, veēse do tė mbartte edhe thyerjen morale, injorimin. Diksi ishte 36 vjeē dhe qyshse kishte njohur veten ai kishte pranuar tė hiqte tė zitė e ullirit, pėr hir tė dinjitetit. Mjaft tė deklasuar si ai e kishin gjetur fjalėn me Sigurimin dhe flirtonin me tė pėr njė jetesė tė pėshtirė. Ai vetė kishte pasur gjithmonė neveri prej pazarllėqeve, qė e shndėrronin personalitetin e njeriut nė njė leckė wc-je tė Sigurimit. Prandaj ai nuk ia lejonte vetes kurrė tė manifestonte lėkundjen mė tė vogėl nė kėto kryqėzime tė udhėve tė fatit. Aq mė tepėr qė Diksi e kishte tashmė tė qartė se agjenti i DSJsė me maskė tė burgosuri – ndėrlidhėsi sekret – i kishte studjuar me imtėsi marrėdhėniet e Melit me tė burgosurit e tjerė dhe i kishte transmetuar relacione tė posaēme qendrės pėr gjithēka. Pothuajse gjithė kohėn e lirė nė kamp Meli e Diksi e kalonin sė bashku, qysh prej rrėfimit tė ish-detektivit. Nė rast se Meli, sipas tė gjitha gjasave, do ta refuzonte pėrsėri ofertėn e DSJsė dhe Diksi do tė shkėputej prej tij, ndėrlidhėsi do t‘ia transmetonte kėtė menjėherė DSJsė. Pse kjo ndarje e papritur midis kėtyre dy bashkėvuajtėsve, pikėrisht nė njė moment tė tillė? Ky do tė ishte njė tjetėr ekspozim ndaj rrezikut.

    Nga ana tjetėr, a kishte kompensim mė tė mirė pėr 36 vjetėt e skėterrshėm tė jetės sė Diksit, i cili e kishte kaluar fėmijėrinė nė internim dhe po thinjej nė burg ku i duhej tė vuante edhe nėntė vjet akoma, sesa lufta kundėr diktaturės vrastare? Tė ndihmonte pėr ta privuar DSJnė prej detektivit tė saj mė tė mirė, nuk ishte njė arritje e vogėl pėr Diksin nga pozicioni i tė burgosurit politik.


    *

    Mbasi i kishte pėrshkruar detajet sfilitėse tė dialogut tė tij me ndėrlidhėsin sekret tė DSJsė, Meli e kishte fiksuar shikimin mbi fytyrėn e Diksit. Kuptohej qė ai po priste me ankth reagimin e bashkėvuajtėsit, qė e njihte tashmė me hollėsi tė kaluarėn e ish-detektivit. Diksi buzėqeshi para se t‘i pėrgjigjej:

    — As qė bėhet fjalė se unė mund tė ndryshoj qėndrim ndaj teje, Hamit, prej rrethanave tė reja qė u krijuan. Ti ma besove sekretin tėnd jetik, pa e parashikuar njė zhvillim tė tillė tė ngjarjeve. Unė tė falėnderoj pėr kėtė dhe tė jap fjalėn se do tė jemi bashkė deri nė fund tė kėsaj furtune qė sapo ka nisur. Veē dėshiroj qė, sot e tutje, ti ta kontrollosh mė mirė veten nė koniukturat e reja qė do tė krijohen nė mėnyrė tė paevitueshme. Qoftė edhe pėr sedėr profesionale, ti nuk duhet t‘iu japėsh rast me fjalorin tėnd tė shthurur spiunėve tė burgut, qė tė pėrfitojnė prej pakujdesive tė tua pėr tė ulur dėnimin e tyre duke dėmtuar ty.

    — Si ēdo njeri, edhe unė kam dobėsitė e mia, Sazan. Por situata tashmė ka ndryshar kryekėput; tė njėjtėn gjė do tė bėj edhe unė.

    — E ke vendosur pėrfundimisht pėr ta refuzuar ofertėn e re tė DSJsė?

    — Profesioni i detektivit mė ka mėsuar tė mos lė asgjė pezull nė jetė, mbasi qėndrimet e lėkundura sjellin gjithmonė pasoja tė padėshirueshme. Torturat nė hetuesinė speciale, mbasi i kisha shėrbyer gjashtė vjet nė frontet e luftės sė heshtur diktaturės, persekutimi qė po i bėjnė familjes sime duke i ndėrprerė edhe korrespondencėn me mua dhe situata e tmerrshme e kampeve tė punės, qė po i shikoj me sytė e mi, ma kanė forcuar bindjen, se kundėrshtimi i rikthimit nė detyrėn e detektivit ėshtė njė prej vendimeve mė tė drejta qė kam marrė nė jetė. Aq mė tepėr qė unė nuk do tė jem mė i vetėm nė luftėn e pabarabartė qė na pret. Mė fal, miku im, qė po tė implikoj nė njė ēėshtje tė vėshtirė, e cila mund tė tė kushtojė jetėn. Ti ke vuajtur shumė dhe mė vjen keq qė ngjarjet rrodhėn kėshtu. Por edhe e kaluara ime ėshtė e dhimbshme. Nė kėtė situatė kėrcėnuese le tė luftojmė sė bashku kundėr armikut tonė tė pėrbashkėt!

    Dy shokėt besnikė i shtrėnguan dorėn njėri-tjetrit.

  9. #19
    XIX PĖRBALLĖ NDĖRLIDHĖSIT SEKRET

    ―Pėr tė dalė mirė nga njė bashkėbisedim duhet admiruar pak, dėgjuar shumė, nuk bėn
    tė pretendosh se je mendjehollė, por ta tregosh atė tek tė tjerėt me sa tė mundesh
    .

    B. Franklin


    Tė nesėrmen Meli hyri nė dhomėn e caktuar disa minuta mė herėt. Pas pak atje shkoi ndėrlidhėsi. Pas pėrshėndetjes sė rastit, Meli i hodhi njė sy trupit mesatar, por tė lidhur mirė tė ―lajmėtarit tė furtunės‖ dhe i tha:

    — Me shėndet qenke goxha mirė.

    — Se ushqehem mirė – u pėrgjigj tjetri duke qeshur. – Ti e di qė dietat i kemi tė larta. Apo kujton se mbahem me gjellėn e kazanit tė kampit?

    — Prej sa kohėsh je ―i burgosur‖?

    — Afėrsisht, nėntė vjet.

    Ai i zgjati Melit paketėn me filtėr. Ky nuk e mori cigaren. Ndėrlidhėsi e ndezi pėr vete me njė ēakmak tė bukur. I burgosuri ndezi njė cigare nga paketa e tij dhe thumboi bashkėbiseduesin:

    — Paske ēakmak me gaz sot, nuk ke nevojė pėr ndihmėn time tė ndezėsh cigaren.

    — Sot ka nevojė shteti pėr ndihmėn tėnde, Hamit. Urdhėro lexoje kėtė letėr.

    Ai i zgjati Melit njė rryp tė gjatė letre speciale mjaft tė hollė, tė mbėshtjellė nė formėn e njė cilindri tė vogėl. Ish-detektivi e shtjelloi letrėn dhe lexoi:

    Pėr interesa tė larta shtetėrore, ju ofrohet prej DSJsė njė detyrė e rangut tė parė nė kuadrin e njė misioni me rėndėsi tė posaēme, i koduar ―Misioni i Madh‖. Pėr riaftėsimin tuaj fizik e profesional do tė merren kėto masa:

    Do tė kuroheni gjashtė deri nė tetė muaj nė njė nga klinikat mė tė mira tė botės. Koha e vuajtjes sė hetuesisė dhe burgut do t'ju kompensohen nė tė holla me dhjetėfishin e rrogės qė keni pasur si detektiv i Sigurimit tė Jashtėm tė Shtetit. Shuma arrin shifrėn 740 mijė lekė (tė reja) dhe do ti jepet nė dorė nėnės suaj. Tė gjithė tė afėrmit tuaj (vėllezer e motra familjarisht) do tė grupohen nė Tiranė, duke u sistemuar nė punė tė pėrshtatshme.

    Ju do tė merrni kontakt me specialistė tė aftė, pėr tė rifreskuar dhe riaftėsuar reflekset tuaja tė mirėnjohura profesionale. Nė qoftė se do tė keni ndonjė kėrkesė apo dėshirė, plotėsimi i sė cilės varet prej nesh, nuk do tė na mungojė aspak vullneti qė t'jua realizojmė. E njėjta gatishmėri duhet t'ju karakterizojė edhe ju nė pėrgjigje tė ofertės sonė.

    Mospranimi ju ngarkon me pėrgjegjėsi tė rėndė.

    Pėr Komitetin Qendror tė PPSH

    Nexhmije Hoxha



    Kur mbaroi sė lexuari letrės, Meli e pyeti ndėrlidhėsi me njė ton habie:

    — Ē‘lidhje ka drejtoresha e Institutit tė studimeve marksiste–leniniste, qė firmos kėtė letėr, me shėrbimin sekret shqiptar?

    — Nuk mud t‘i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. Atė do t‘ua pėrcjell shefave nė Tiranė, tė cilėt mund tė mė autorizojnė pėr pėrgjigjen. Tani hidhi njė sy kėsaj fotografie. Megjithėse Meli i kishte vėnė detyrė vetes qė tė mos shprehte asnjė lloj ndjenje nė bashkėbisedim me ndėrlidhėsin, pamja e fotografisė e tronditi. Ky sukses i parashikuar bėri qė ndėrlidhėsit t‘i qeshte nuri. Nė fotografi paraqitej vėllai i arratisur i Hamitit, Dari Meli, me pranga nė duar, dalė para godinės sė DSJsė. Megjithėse ishte i prangosur, Dariu qeshte. Kjo tregonte se fotografia ishte pėrgatitur enkas pėr ish-detektivin e burgosur. Pas triumfit tė ēastit, ndėrlidhėsi e pa tė arsyeshme tė bėnte sqarimet e nevojshme:

    — Yt vėlla ėshtė vėnė nė shėrbim tė DSJsė. Aktualisht nuk ndodhet nė Tiranė. Shefat mendojnė se ai po punon mirė. Para se tė mė kthesh pėrgjigjen qė duhet t‘i transmetoj qendrės lidhur me ofertėn e saj, puna e kėrkon qė ti tė mendosh edhe pėr fatin e mėtejshėm tė vėllait mė tė ri nga ti. Unė kam kėtu disa hape tė posaēme, tė cilat e ngrejnė temperaturėn deri nė dyzet gradė celsius. Po tė pish njė prej tyre tani, pas njė ore ne do tė jemi duke udhėtuar bashkė pėr nė spital, pra, pėr nė DSJ.

    — Njė veprim i tillė ėshtė i pamundur pėr mua. Unė jam mė tepėr i sėmurė nga sa mendon qendra. Nuk ka kurim mjekėsor qė mund tė mė rikthejė qetėsinė nervore dhe reflekset e mia tė dikurshme profesionale.

    — Kjo ėshtė arsyeja e refuzimit tė ofertės?

    — Tė duket e pamjaftueshme?

    — E mjaftueshme, natyrisht, por e evitueshme. Pėr riaftėsimin tėnd shėndetėsor e profesional do tė firmosin profesorė tė mjekėsisė mė tė zhvilluar bashkėkohore.

    — Nuk ka profesor mjekėsie qė tė firmosė sinqerisht pėr rimėkėmbjen e shėndetit tim tė shkatėrruar. Veshka ime e djathtė ėshtė e dėmtuar dhe unė urinoj gjak shpesh. Sistemin nervor e kam tė acaruar tej mase. Krizat e zemrės mė janė bėrė kronike. Nė gjumin e shqetėsuar qė bėj, unė flas pėrēart dhe pa dashje dekonspiroj vetveten. Qendra flet pėrkundruall, pa e njohur nga afėr gjendjen time shėndetėsore.

    — Jo, s‘ėshtė ashtu, Hamit, gabohesh. Ndryshe nga ē‘mendon ti, ne kemi kohė qė tė vėzhgojmė. Unė kam qenė edhe nė kampin e Ballshit pėr gjashtė muaj qė ti qėndrove atje. Edhe kėtu bashkė kemi ardhur. Po tė duash, mund tė tė them edhe numrin e vagonave qė ke manovruar deri sot nė planin e pjerrėt.

    — Njė vėzhgim i sipėrfaqshėm nuk i konstaton dot anomalitė e mia nervore dhe organike.

    — Detyra ime ėshtė qė tė tė sqaroj ofertėn dhe udhėzimet e qendrės, jo tė ushtroj trysni psikologjike mbi ty, Hamit. Pėrfundimisht ti do tė vendosėsh vetė pėr pėrgjigjen qė unė duhet t‘i transmetoj qendrės. Veē duhet tė mbash parasysh faktin, se refuzimi kategorik nuk do tė kalojė pa pasoja pėr ty.

    — Pasojat mund tė jenė edhe mė tė rėnda, nė qoftė se paaftėsia ime bėhet shkak pėr dėshtimin e Misionit tė Madh.

    — Qendra mė ka udhėzuar gjithashtu tė tė njoftoj, se duhet tė pranosh tė futesh nė ndonjė punė tė pėrshtatshme kėtu nė kamp. P. sh. tė peshosh ushqimet e furnizimit ditor tė kuzhinės sė kampit. Ky ėshtė vend pune pa telashe dhe nuk ke tė bėsh fare me tė burgosurit e shumtė. Kjo mund tė ndikojė edhe nė pėrmirėsimin e gjendjes tėnde shėndetėsore.

    — Faleminderit pėr interesimin, por unė nuk dua punė mė tė mirė nga ajo qė po bėj.

    — Jo, nė minierė ti nuk do tė hysh mė; ky ėshtė vendim i qendrės. Nejse, kėtu jemi e do tė flasim pėrsėri bashkė. Ke gjė pėr tė thėnė nga ana jote?

    — Po. Pavarėsisht se ne do tė vazhdojmė tė jemi tė dy nė tė njėjtin kamp,
    dėshiroj tė mos mė shqetėsosh, me pėrjashtim tė rasteve kur do ta rekomandojė qendra diēka tė tillė.

    — Pse kjo? pyeti i habitur ndėrlidhėsi, duke ndezur njė cigare tjetėr.

    Meqenėse Meli nuk iu pėrgjigj fare kėsaj pyetjeje, qė nuk kishte lidhje me thelbin e ēėshtjes, ndėrlidhėsi i tha:

    — Nė rast se nuk ke gjė tjetėr pėr tė shtuar, mund tė largohesh. Bashkė do tė kontaktojmė vetėm me rekomandim tė DSJsė.

    Duke thėnė kėto fjalė, ai u shtri mbi dyshekun ku ishte ulur. Meli doli pa e pėrshėndetur. Duke konstatuar se punėt po i merrnin rrokullimėn, veshėt i gumėzhinin e shikimin nuk e kishte tė qartė si gjithmonė.

  10. #20
    XX PIKĖNISJA E SFIDĖS SĖ MADHE

    ―Tė dish tė besosh ėshtė njė cilėsi shumė e rrallė, qė tregon njė mprehtėsi tė ngritur mbi nivelin e sė pėrgjithshmes.

    P. dė Gondķ


    Tė nesėrmen, mė 1 tetor 1983, Meli u pėrjashtua nga puna nė minierė sipas organikės sė re mujore. Tė njėjtėn ditė, tetėdhjetė tė burgosur tė kampit tė Spaēit u transferuan nė atė tė Qafė–Barit. Dy autobuza plot me tė burgosur duarlidhur ishin vėnė nė mes nga dy makina me ushtarė tė armatosur, policė e qena ndjekjeje. Ata arritėn nė kampin e Qafė-Barit rreth orės dy pasdite. Qysh atė ditė u bė shpėrndarja e tyre nėpėr brigada pune me turne. Shumė prej kėtyre tė burgosurve kishin qenė me raport mjekėsor, tė paaftė pėr punė nėntokėsore. Mirėpo numri fillestar i tė burgosurve qė punonin nė minierėn e Qafė–Barit ishte zvogėluar dukshėm, ngaqė shumė prej tyre ishin sėmurur si pasojė e kushteve tė rėnda tė minierės.

    Nė kėto rrethana, duke mos pasur rezerva forcash tė tjera (arrestimet nga jeta e lirė ishin kufizuar disi) Drejtoria e Kampe-Burgjeve dėrgoi nė kampin e Spaēit njė komision ―mjeko-ligjor‖ tė pėrbėrė kryesisht prej hetuesish. Kėta konstatuan se shumica e tė burgosurve tė Spaēit, deri atėherė tė pajisur me raport paaftėsie pėr punė nėntokėsore, ishin pėrmirėsuar nga ana shėndetėsore. Pasi ua hoqėn raportet mjekėsore, i dėrguan nė minierėn e Qafė-Barit, ku shėndeti i tyre do tė merrte goditjen fatale. Ditėn tjetėr, mė 2 tetor, kartelisti i kampit tė Qafė-Barit e thirri Melin nė zyrė. Duke qenė vetėm pėr vetėm me ish-detektivin, ai hyri drejt nė temė:

    — Jam oficer i DSJsė. Kam urdhėr tė tė sistemoj nė atė vend pune qė do tė tė pėlqente, prej kėtyre qė kemi brenda kampit.

    — Ju faleminderit, nuk dėshiroj asnjė lloj pune tė ofruar me porosi nga lart. Meqenėse keni vendosur tė mos mė lejoni tė hyj mė nė minierė, tė paktėn mė caktoni tė punoj nė brigadėn e ndėritmit, thjesht si punėtor.

    — Pse thjeshtė si punėtor? ia ktheu kartelisti i habitur. – Ti je teknik ndėrtimi i diplomaur. Kjo ėshtė e regjistruar edhe nė kartelėn tėnde personale; besoj se ti e di kėtė.

    — Sigurisht qė e di, por unė ndihem mė mirė punėtor krahu, sesa tė merrem me drejtimin e punimeve. Siē e dini, vuaj nga nervat dhe mund tė mos sillem si duhet me bashkėvuajtėsit e mi.

    — Si tė duash. Jam gjithashu i autorizuar tė tė them, se pėr ēdo problem qė mund tė tė lindė, duhet tė kėrkosh menjėherė takim me mua. Nė rast se do tė ndėrrosh mendje pėrsa i pėrket ēėshtjes sė punės, unė jam gati qė tė tė sistemoj nė ēdo kohė atje ku do tė dėshirosh.

    — Faleminderit, por nuk besoj se do tė ndėrroj mendje ndonjėherė, – ia ktheu Meli, duke u mėshuar fjalėve tė fundit.

    Pėr tė zgjidhur problemin e strehimit tė tė burgosurve qė do tė vinin prej kampit tė Spaēit, mbi tarracėn e depove dhe tė bibliotekės sė kampit tė Qafė-Barit u ndėrtua urgjentisht njė kapanon prej dėrrase rreth 25 m i gjatė e 6 m i gjerė. Kėtij kapanoni tė drunjtė tė burgosurit i ngjitėn nofkėn maune. Me sistemimin e ri tė brigadave, pas pėrjashtimit nga nėntoka Melin e ēuan pėr tė fjetur pikėrisht nė maune. Ai nuk ishte mė nė njėjtėn dhomė me Diksin. Tani Meli takohej me shokun e tij vetėm nė oborr, kur ai kthehej nga puna Atė 2 tetor 1983 Sazani punonte turni i parė nė minierė. Kur u kthye pasdite nė kamp, Meli i doli pėrpara:

    — Me tė ngrėnė bukė, tė pres tė vish lart tek sheshi, ku pimė kafenė. Atje do tė mė gjesh.

    Ndryshe nga herėt e tjera, Diksi hėngri bukė me tė shpejtė dhe shkoi ku e priste shoku. Besnik i rregullit tė tij tė pėrhershėm nė prag tė bisedave serioze, Meli i dha atij njė cigare, ia ndezi (vetė e kishte tė ndezur) dhe mandej nisi tė fliste pak i impresionuar. Nė tė vėrtet ajo ē‘ka i kishte ndodhur do tė justifikonte edhe emocione akoma mė forta.


    *


    Nė orėn nėntė Meli kishte shkuar tė pinte kafen e mėngjesit tek njė kėnd i sheshit sipėr kampit, si zakonisht. Ndėrsa ai po merrej me pėrgatitjen e kafesė, njėri prej tė burgosurve tė ardhur tė djeshmen prej Spaēit, i cili qėndronte tek cepi i banjave pėrkarshi, filloi t‘i bėnte njė sėrė shenjash tė pakuptueshme. Meqenėse Meli nuk po kuptonte asgjė, i kishte hequr sytė prej andej dhe ishte pėrqendruar sėrish tek xhezveja.
    Pas disa minutash, i njėjti person kishte shkuar e ishte ulur mbi njė gur, dy-tri metra tej vendit ku rrinte Meli. Rrotull tyre nuk kishte pasur tė burgosur tė tjerė. Ndonėse Meli e kishte kuptuar se ardhja e atij tė panjohuri aty nuk ishte e rastėsishme, ai ishte treguar indiferent nė pamje dhe bėnte sikur s‘e vinte re praninė e atij. Disa ēaste pasi ishte ulur mbi gur, i panjohuri e kishte thyer heshtjen, duke folur me kokėn ulur:

    — Hamiti qė ke qenė je, apo ke ndryshuar?

    — Ai qė kam qenė jam. Edhe ndonjė ndryshim tė mundshėm e kam bėrė vetėm pėr mirė. Po ti kush je?

    — Njė ish-shoku yt i profesionit, Guri Streto. Mė mban mend apo jo?

    — Sikur jemi ndarė dje.
    — Po fytyrėn ma mban mend mirė?

    — Sigurisht. Ti ishe djali mė i hijshėm i kursit dhe ėshtė e lehtė ta mbash mend fytyrėn e njė shoku tė bukur. A ke ndonjė fotografi me vete tė shmallohem me Gurin pa maskė?

    — Sot jo, por do ta kem parasysh pėr tė ardhmen. Fizikisht tė paskan shkrirė fare – kishte ndėrruar temė Streto. – Megjithatė lėkura jote u duhet akoma dhe po interesohen posaēėrisht pėr tė tani.

    — Guri, ndofta pėrveē ty mund tė ketė edhe ndonjė tjetėr tė DSJsė kėtu, pėr tė cilin ti s‘di gjė dhe duke na parė bashkė…

    — Mos u shqetėso pėr kėtė ēėshtje, Hamit. Unė e di qė kėtu ndodhet edhe ndėrlidhėsi yt me qendrėn, pėrveē ndonjė tjetri. Por mua mė kanė caktuar drejtues tė veprimeve tė kėtushme dhe mė kanė udhėzuar tė tė vėzhgoj personalisht nga sa mė afėr, pėr tė konstatuar gjendjen tėnde nervore. E rėndėsishme ėshtė qė tė mos dėgjojė askush se ēfarė diskutojmė bashkė. Ata flisnin pa e shikuar njėri-tjetrin nė sy. Streto bėnte sikur lexonte njė gazetė tė hapur qė mbante nė dorė, ndėrsa Meli pinte kafenė me fytyrė tė kthyer anash. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, Streto kishte vazhduar:

    — Mund tė mos isha nxituar pėr tu takuar qysh sot me ty, por dėshiroja tė tė bėja tė ditur sa mė parė njė tė vėrtetė qė mė rėndon nė ndėrgjegje, pavarėsisht se nuk jam fajtor pėr tė. Vėllanė tėnd tė arratisur, Dariun, e kemi sjellė nė Shqipėri unė me tre shokė tė tjerė. Ti e di mirė, Hamit, se ata qė na urdhėrojnė kanė nė dorė fatin tonė e tė familjeve tona. Nė kėto rrethana detyrohemi tė bėjmė edhe diēka qė nuk e dėshirojmė. Me ndonjė tjetėr do ta kisha mė tė vėshtirė qė tė kuptohesha siē duhet pėr njė problem tė tillė, por ti i ke provuar vetė kėto gjėra. Rėndėsi ka qė Dariu tani ėshtė shumė mirė me shėdet dhe ka filluar tė mėsohet me kushtet e reja tė jetės e tė punės.

    — Ku e ―psonisėt qafirin?

    — Nė Stamboll. Nė njė hotel ku kishte zėnė dhomė Dariu, zumė edhe ne. Pėrgjonim me kujdes ēdo lėvizje tė tij. Kur ai shkoi tė bėnte banjė, njėri prej shokėve tė mi hyri nė dhomėn e tij dhe i ndėrroi njė cigare nė paketen qė kishte nė xhep, me njė tjetėr tė po atij lloji tė paisur me bar gjumi. Pas banjės, Dariu doli nė qytet. Ne e ndiqnim me vėmendje, sepse nga ēasti nė ēast ai mund tė pinte cigaren tonė dhe ngelej nė rrugė. Pas rreth dy orėsh, ai u kthye pėrsėri nė hotel. Ne gjithmonė pas tij. Nė mėngjes pritėm tė ēohej nga gjumi, por mė kot. E kuptuam qė cigarja e kishte bėrė punėn e saj. Pasi kaloi ora tetė e gjysmė, u futėm nė dhomėn e tij. Ishte endé ―nė gjumė‖. Dy prej nesh e morėn pėr krahėsh, sikur e kishim ndonjė shok tė sėmurė. Nė rrugė priste furgoni i posaēėm. Pėr kureshtje shikuam paketėn e tij. I kishin mbetur vetėm dy cigare. Pra, cigaren tonė e kishte pirė ndėr tė fundit.

    «Si e sollėm nė Tiranė, e shikoja rrallė; vetėm kur e ēonin ose e sillnin prej hetuesisė. Ishte shumė i tronditur e i hutuar, dyllė i verdhė nė fytyrė. Kur pranoi tė bashkėpunonte me DSJnė, u la i lirė. Atėherė e afruam pranė dhe u pėrpoqėm ta qetėsonim e ta ndihmonim. Tani ėshtė mjaft mirė me shėndet e me punė.

    — E ku merr vesh ai nga punėt tuaja!

    — Pse, ēfarė mendon ti se i kėrkojnė tė bėjė Dariut? Ti e kupton qė ai mbahet peng pėr ty. Atje ku punon ka shokė tė mirė e ėshtė i qetė.

    — Le tė jetė si tė dojė, vetė e ka fajin. Unė e bėra timen, e nxora jashtė shtetit. Nuk diti tė pėrfitonte, i bėftė mirė buka e Tiranės tani. Asgjė nuk mė mbetet merak. Edhe ti nuk duhet ta ndiesh veten aspak fajtor pėr atė qė ndodhi. E njoh mirė pozicionin tuaj, se e kam provuar vetė. Veē, harrova tė tė pyes: kur e keni sjellė nė Tiranė?

    — Nga fundi i shkurtit.

    — Nejse, le tė kthehemi nė temėn e duhur. Kush ėshtė tani drejtor i
    DSJsė?.

    — Dofeni, siē i thonė francezėt djalit tė madh tė mbretit. Por mos mendo se ėshtė ai djali me pamje ēupline, qė ke njohur ti dikur. Ka ndryshuar shumė. E pi duhanin dhe alkoolin mė tepėr nga unė. Tani e ka kuptuar qė pushteti i babait qėndron mbi krime.

    — Drejtori i mėparshėm, Mehmet Xhafa, ku gjendet?

    — Zoti e di nėse gjendet a s'gjendet mė. E gjithė elita drejtuese e DSJsė ėshtė e re.

    — Po instruktori anglez, qė na thoshnin se ishte rob lufte, akoma atje gjendet?

    — Jo, edhe ai ka avulluar; pa nam, pa nishan.

    — Po shefi i madh qė pezulloi mua nga detyra, Kobra, siē e thėrrisnim midis nesh, nga bėhet? As televizioni e as shtypi nuk po ia pėrmendin mė emrin.

    — Kjo ėshtė pyetja mė e vėshtirė pėr mua. Emri i tij konsiderohet tabu nė DSJ, Hamit. Nė radhėt e shėrbimit sekret qarkullon njė pėshpėritje, se e kanė arrestuar. Por kjo i ngjan mė tepėr propagandės qė synon tė shpėrndajė nėn zė vetė Sigurimi pėr ēėshtje tė veēanta me qėllim tė caktuar. Njė ditė nė DSJ na shfaqėn disa sekuenca filmike tė gjoja hetuesisė sė Kobrės. Por ne e kemi njohur nga afėr pėr njė kohė tė gjatė dhe si profesionistė tė kėtyre punėve nuk gėnjehemi dot lehtė.

    — Ishte ndonjė sozi e Kobrės?

    — Pa dyshim. Nga ana tjetėr, thuhej se familja e tij ishte e internuar nė Kurbnesh. Unė e kam verifikuar personalisht fallsitetin e kėtyre thashethemeve, duke kontrolluar jo vetėm listėn e familjeve tė internuara nė Kurbnesh dhe nė qendra tė tjera, por i kam kontrolluar edhe nė terren ato.

    — Si mendon se qėndron e vėrteta?

    — Ēėshtja Kobra ėshtė shumė e turbullt, Hamit. Njė pasdite isha duke pritur Dofenin para selisė sė Komitetit Qendror tė PPSH. Pėr ēudi, vetura e Dofenit ishte e treta ndėr tri veturat qė ndaluan njėherėsh pranė vendit ku po prisja unė. Prej veturės sė parė zbriti njė person me duar lidhur pas shpine e me kasketė nė kokė, tė cilin e kishin kapur pėr krahu dy oficera. Prej veturės sė dytė zbritėn katėr persona, tė cilėt shoqėruan tre tė parėt. Dofeni u afrua pranė meje e mė pėshpėriti: «I arrestuari ėshtė Kobra. Pas pak ai do tė ketė njė ballafaqim tė fortė nė selinė e Komitetit Qendror.» Pas kėtyre fjalėve tė Dofenit e kuptova pse ma kishte fiksuar takimin nė atė vend e nė atė orė.

    — Po gjendja nė pėrgjithėsi si ėshtė nė DSJ?

    — Ndėrkohė qė nė mensėn e DSJsė shampanja ėshtė me bollėk, nė pazarin e Tiranės mezi gjendet edhe preshi. Kohėt e fundit ėshtė bėrė njė mobilizim i pėrgjithshėm i detektivėve. Bile janė thirrur edhe kuadro qė kishin vite nė pension. Po vazhdojnė pėrgatitje intensive pėr njė mision tė veēantė, me sa duket, shumė i rėndėsishėm. Misioni i Madh e kanė koduar. Palestrat ushtojnė ditė e natė prej zėrave tė instruktorėve e tė detektivėve.

    — Sipas mendimit tuaj, pėr ēfarė misioni bėhet fjalė?

    — Vėshtirė tė gjendet me hamendje. Njė ditė guxova ta pyesja Dofenin, nėse do tė isha edhe unė pjesėtar i atij misioni. Ai m'u pėrgjigj prerė: «Patjetėr, Guri. Kėtė herė ne do tė aktivizojmė gjithė potencialin tonė pėr realizimin me sukses tė Misionit tė Madh. Kėtė mision do ta kryesojė Hamit Meli dhe vetėm Hamit Meli»

    — Janė mėsuar ata t'i bėjnė llogaritė pa hanxhin dhe t'iu dalin sipas kutit tė tyre. Por kėsaj here nuk besoj se do t'iu eci. Unė jo vetėm qė s'do ta kryesoj atė mision, por as nuk do tė pranoj kurrė tė kthehem pėrsėri nė DSJ. Le tė bėjnė ē'tė duan.

    — Qė tė vendosėsh pėrfundimisht kėshtu, duhet tė mendosh patjetėr edhe kundėrmasat e tyre ekstreme. Deri nė ē'pikė je pėrgatitur shpirtėrisht pėr tė pėrballuar trysninė e DSJsė?

    — Deri nė vdekje. Unė e di qė ata nuk kanė asnjė arsye pse tė ma kursejnė jetėn, ashtu sikundėr unė nuk kam asnjė arsye pse tė pranoj tė rikthehem atje. Ata mė sakatuan e mė poshtėruan sa mundėn nė hetuesi, po mė marrin shpirtin nė burg e po ma ēmendin familjen me lloj-lloj makinacionesh tė natyrės mė cinike. Dhe tė gjitha kėto, pasi babai im luftoi e vdiq pėr kėtė regjim, ndėrsa unė vetė jam pėrgjakur qysh nė moshėn njėzet e dy vjeē pėr interesat e tyre vulgare, duke hequr njė tė tretėn e stomakut pėr shkak tė plagosjes nė tokė tė huaj. Jo, jo, unė ēdo goditje nga ana e tyre do ta mirėpres i vendosur, por ―ledhatimin‖ qė duan tė mė bėjnė e neveris deri nė fund, pa mėdyshje.

    — Punėt e tua ti i di vetė mė mirė se kushdo, Hamit, se je i zoti i hallit. Veē dua tė tė paralajmėroj pėr diēka: do tė tė duhet shumė punė, pėr t'iu shmangur rrezikut tė kurtheve, para se ēėshtja tė arrijė nė njė vendim arbitrar nga lart. Do tė jesh objekt vėzhgimi i informatorėve tė specializuar tė DSJsė qė do tė veprojnė nė kamp, ndėrkohė qė gjithė spiunėve tė burgosur, tė cilėt kanė sadopak lidhje me ty, do t‘iu kėrkohet tė zhbirojnė gjithēka tė mundshme rreth teje. Sidoqoftė vetėm nuk do tė jeshė – shtoi Streto, duke e shikuar pėr herė tė parė Melin nė sy.

    — Normalisht njė person nė gjendjen time tė pashpresė do ta mirėpriste ndihmėn e ish-shokėve tė armėve – ia ktheu ish-detektivi. – Por unė nuk mund t‘ia lejoj vetes kurrė qė tė rrezikoj shokėt e mi, pėr tė shpėtuar lėkurėn time. Tė falėnderoj pėrzemėrsisht pėr besimin qė po tregon ndaj meje. Jam i kėnaqur qė do tė kemi rast pėr tė biseduar pėrsėri bashkė.

    — Fjalėt nuk sjellin zgjidhje situatash, Hamit… As ne nuk ndjehemi tė sigurtė nė DSJ.

    — I mbyturi nuk pyet prej tė lagurit, Guri. Por e ndiej pėr detyrė morale e shpirtėrore tė tė porosit qė, nė vendimet e tua tė ardhshme, tė mos ndikohesh fare prej merakut pėr fatin tim. Kjo do tė ishte pa kuptim dhe pa dobi pėr ty dhe njė brengė pėr mua.

    — Tė kuptoj mirė, Hamit. Fati yt, i cili mund tė ishte edhe i imi, ėshtė njė arsye mė tepėr qė u bashkangjitet arsyeve tė shumta, tė cilat po na pėrmendin nga letargjia. Janė rrethanat e reja qė po krijohen nė DSJ, tė cilat na imponojnė njė qėndrim tė ri ndaj diktaturės. Pėrndryshe do tė humbasim si sėpata pa bisht, siē thotė populli. Gjithsesi, kėtu do tė jemi dhe shpresoj se do tė kuptohemi e do tė sqarohemi edhe mė mirė. Tani, mirėupafshim nesėr!

    Mirėupafshim, Guri!

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •