Ilir Yzeiri i pergjigjet Ambasadorit Arvizu
Pėrgjigja e Dr. Ilir Yzeirit: Gabohesh, zoti Ambasador Arvizu
Pėrgjigja e autorit tė shkrimit qė zemėroi ambasadorin e SHBA-ve, doktorit tė Shkencave Filologjike Ilir Yzeiri: "Ka fjalė nė atė letėr qė Ambasada duhet t'i marrė mbrapsht. Nė rrethana tė tjera, do t'i drejtohesha Gjykatės. Po nis kopje tė letrės nė gazetėn Nju Jork Tajms dhe Departamentin e Shtetit"
GABOHESH, ZOTI AMBASADOR!
Njė pėrgjigje qė nuk do tė desha kurrė ta shkruaja
Nga Ilir Yzeiri
Doktor i Shkencave Filologjike
Nė jetė ka shumė pak raste kur ti ndjehesh i mbėrthyer nga emocione tė kundėrta, nga trishtimi i thellė dhe optimizmi gjithashtu, nga pakėnaqėsia e madhe dhe nga ndjenja e pasigurt e entuziazmit. Kėshtu jam ndier pas letrės qė Ambasada e ShBA-ve nė Tiranė, i drejtoi z. Koēo Kokėdhima, themelues i gazetės «Shekulli», me anė tė sė cilės e njoftonte se ndėrpriste tė gjitha marrėdhėniet me gazetėn mė tė madhe nė Shqipėri. Shkak pėr kėtė kishte shėrbyer njė opinioni i imi me titull «Intelektualėt dhe njė ambasador i vogėl i njė vendi tė madh», botuar mė 9.04.2011.
Nė radhė tė parė, dua tė falėnderoj z. A. Thano, kryeredaktorin e gazetės "Shekulli", i cili, nė emėr tė gazetės, nė pėrgjigjen qė i jepte Letrės sė Ambasadės sė SHBA-ve, u shfaq si mbrojtės i lirisė sė shtypit dhe fjalės sė lirė.
Ndėrsa unė i kėrkoj ndjesė qoftė botuesit tė "Shekulli"-t, qoftė stafit tė saj pėr andrallėn e radhės qė ju shkaktova duke u bėrė shkas i njė konflikti tė ri qė kjo gazetė do tė duhet tė shtojė nė listėn e gjatė tė konflikteve qė ajo ka me shumė anė tė pushteteve nė Shqipėrinė tonė, e cila vuan shumė e shumė plagė qė vijnė nga dhunimi i fjalės sė lirė, i iniciativės sė lirė, qė vijnė, mė nė fund, nga instalimi nė kėtė vend i njė qeverie qė mbron interesat e ngushta dhe klienteliste tė njė grupi tė caktuar dhe qė dhunon e deri edhe vret kundėrshtarėt e regjimit.
Nė letrėn e Ambasadės Amerikane thuhet hapur se «Ambasada e ka marrė kėtė vendim nė pėrgjigje tė njė opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar nė gazetėn tuaj mė datėn 9 prill, me titull «Intelektualėt dhe Ambasadori i vogėl i njė vendi tė madh». Mė pas, nė letėr thuhet se «Ambasada nuk kundėrshton nė asnjė mėnyrė faktin qė z. Yzeiri nuk ėshtė nė njė mendje me disa prej pikėpamjeve tė Ambasadorit Arvizu, apo politikėn e SHBA-ve» dhe deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Mirėpo, mė pas, letra vijon kėshtu: «Megjithatė, artikulli i z. Yzeiri shkoi shumė pėrtej gazetarisė profesionale dhe opinioneve. Pėrkundrazi, kapėrceu kufirin dhe u shndėrrua nė njė sulm personal tė papėrshtatshėm dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve tė Bashkuara. Pėrgojimet e lidhura me racėn dhe etninė veēanėrisht ishin tė pavend pėr njė gazetė qė pretendon tė pėrfaqėsojė opinionin kryesor».
Jo e dashur zonja Leėis! Jo! Kėto fjalė kthejini mbrapsht dhe mė lejoni t'ju pėrsėris, e nderuar zonjė, se, nė rrethana tė tjera, unė do t'i drejtohesha Gjykatės dhe do tė kėrkoja dėmshpėrblim nga ana juaj pėr deformim tė qėllimshėm ose jo, qė ju u bėni fjalėve tė mia dhe tekstit tim. Nė fakt, njė gjė tė tillė po e bėj sė bashku me mikun tim gazetarin e "NEĖ YORK TIMES", Dan Bilefsky, me tė cilin po pėrkthej nė anglisht kėtė shkrim dhe njė kopje do t'ia ēoj gazetės "NYT" dhe njė tjetėr Departamentit tė Shtetit dhe do tė pres prej tyre tė mė shpjegojnė se nė ē'vend unė kam sulmuar nė mėnyrė tė papėrshtatshme SHBA-nė dhe Ambasadorin Arvizu. Jo, e nderuar zonjė! Unė e mirėkuptoj faktin qė ju nuk dini shqip ose edhe nė qoftė se dini nuk e kuptoni mirė tekstin nė shqip. Mė lejoni t'ju shpjegoj se ēfarė kam shkruar unė. Unė jam frymėzuar nga figura e Barak Obamės, Presidentit Tuaj tė nderuar, i cili para ardhjes nė pushtet, pranoi se politika e SHBA-ve nė Irak ishte njė dėshtim, kėtė them edhe unė, se edhe nė Afganistan kjo politikė po dėshton, kėtė them edhe unė, se kriza e rėndė e dėshtimit dhe falimentimit tė Bankave nė SHBA e kanė vėnė nė vėshtirėsi politikėn amerikane dhe ekonominė e saj.
Mė thoni ju lutem, e nderuara Zonjė, ēfarė sulmi ka kėtu ndaj SHBA-ve? Me ē'tė drejtė ju mė akuzoni pėr gjėra qė jo vetėm nuk i kam thėnė, por as nuk i kam shkuar ndėr mend? Po ju vė nė dijeni se unė jam pjesėmarrės i «Blogue Planątaire, TV5 Monde». Aty, me rastin e zgjedhjes sė Presidentit Obama, unė kam botuar disa komente, sė bashku me 25 shkrimtarė e gazetarė nga tė katėr cepat e planetit. Nė ato komente, unė e kam mbrojtur, e kam himnizuar dhe e kam mirėpritur zgjedhjen e presidentit Obama mė shumė se edhe ndonjė amerikan. Me kėtė vetėdije kam shkruar edhe pėr vėshtirėsitė qė ka sot politika e jashtme amerikane, vėshtirėsi qė i pranon edhe vetė Presidenti Obama. Po ju, zonjė, me ē'tė drejtė mė akuzoni dhe mendimet e mia tė lira dhe opinionin tim tė lirė pėr politikėn e jashtme tė SHBA-ve e quani sulm personal mbi SHBA-tė?! Mė falni zonja Leėis, dua t'ju pyes, kėtej e tutje, a kam tė drejtė tė shpreh ndonjė qortim pėr politikėn e jashtme tė SHBA-ve? Nėse ju mendoni se shqiptarėt nuk kanė tė drejtė tė shprehin apo tė konstatojnė dobėsitė qė po shfaq Amerika, gaboheni. Kjo mė duket mua nuk ėshtė demokraci. Kjo, ne shqiptarėve, na kujton njė periudhė tė largėt, atėherė kur fjalėt dhe tekstet deformoheshin dhe artikullshkruesi edhe mund tė pėrfundonte nė burg. Nuk besoj, e nderuar zonjė, se ju mund tė dėshironit edhe pėr mua njė gjė tė tillė.
Dhe tani le tė vijmė tek akuza tjetėr qė mė bėni mua. Ju shkruani: «Pėrgojimet e lidhura me racėn dhe etninė veēanėrisht ishin pa tė vend pėr njė gazetė e cila pretendon tė pėrfaqėsojė opinionin kryesor». Po jua pėrsėrit edhe njėherė, e nderuar zonjė, se pėr njė akuzė tė tillė, nė rrethana tė tjera, unė do t'i drejtohesha Gjykatės dhe do tė kėrkoja prej saj qė tė zbardhte kėtė akuzė. Por, edhe nė kėtė rast, ashtu si edhe pėr akuzėn tjetėr qė mė bėni, ju lutem kthejini mbrapsht se nuk mė pėrkasin mua dhe nuk janė thėnė dhe as menduar nga unė. Unė e di qė gjithė kjo ka ardhur pėr shkak se unė, njė sjellje tė ambasadorit Arvizu, e kam quajtur «kinezėri».
Nuk e di se si e kanė pėrkthyer kėtė fjalė ndihmėsit tuaj shqiptarė, por mė lejoni t'ju them se kjo fjalė nuk ka asnjė ngarkesė ofensive, ajo ėshtė njė shenjė qė karakterizon njė mėnyrė tė sjelli dhe ka hyrė nė gjuhėn shqipe nga koha e marrėdhėnieve tona me kinezėt. Ju duhet ta dini, e nderuar zonjė, se ne kemi qenė pėr 20 vjet tė lidhur me Kinėn komuniste dhe, nėn shembullin e Kinės, u bart edhe kėtu te ne Revolucioni famėkeq Kulturor dhe u nxit ndėrtimi i njeriut tė ri. Kėtu te ne botoheshin si libra xhepi, citatet e Kryetarit Mao qė ishin tekste propagandistike pa asnjė vlerė dhe shpeshherė qesharake. Ato thoshin p.sh., se «njeriu duhet ta dojė partinė», «partia mbi tė gjitha», apo lloj-lloj citatesh qė shpeshherė shkaktonin tė qeshura. Kulmin p.sh., e pati arritur njė kinezėri qė ishte njė amalgamė e Konfucit dhe e thėnieve tė Maos qė thoshte: «Koha mė e mirė pėr tė larė enėt ėshtė pas buke».
Brezi im ėshtė rritur, si me anėn dramatike tė kinezėrive, si edhe me anėn komike tė tyre. Kėshtu qė nė ligjėrimin shqiptar fjala «kinezėri» ka hyrė si njė shenjė qė shėnjon njė sjellje populiste, propagandistike dhe pa asnjė vlerė si lajm, apo si ngjarje. Mua m'u duk se historia qė tregoi ambasadori me atė gruan qė i pėrkėdheli fėmijėn, pra pėrpjekja e tij pėr t'u shfaqur popullor ishte e shtrėnguar dhe ngjante me kinezėritė e kohės sė Mao Ce Dunit. Unė do tė prisja qė pėr kėtė pėrdorim tė kishte reaguar Ambasada e Republikės sė Kinės, por jo ajo e SHBA-ve. Megjithatė, nė qoftė se ju kėtė interpretim timin e kini pėrjetuar si tepėr ofensiv, unė e tėrheq dhe nė asnjė rast tjetėr nuk do ta pėrdor mė.
E nderuar zonjė ! Nė shkencat e komunikimit thuhet se ne njerėzit e jetojmė jetėn duke luajtur secili nga njė rol, se jeta i ngjan njė teatri dhe se ne jemi personazhe. Ka edhe njė pėrcaktim tjetėr mė tė zymtė akoma. Vdekja ekziston, ajo ėshtė reale, jeta jo, jeta ėshtė njė shfaqje, ėshtė njė imazh, jo thjesht pse jeta ėshtė mė e shkurtėr dhe vdekja e pėrjetshme. Ne vijmė tė gjithė nė kėtė jetė dhe largohemi duke lėnė pas nesh personazhin apo rolin qė kemi luajtur. Nė kėtė kuptim edhe Ambasadori i SHBA-ve nė Tiranė ka ardhur qė tė luajė kėtė rol. Dhe unė, e nderuar zonjė, kam tė drejtė qė tė gjykoj rolin e kėtij personazhi. Unė analizova dhe komentova personazhin Arvizu nė rolin e Ambasadorit tė SHBA-ve nė Tiranė. Kėtė e bėra nė emėr tė shumė personazheve qė luaj unė. Nė fillim kėtė e bėra si profesor nė katėr Universitete, "A. Xhuvani", "M. Barleti", "Filozofi-Shkenca Politike" Tiranė dhe "La Sapienca - Gjuhėt e Huaja", si gazetar, konkretisht si redaktor i programit "HAPUR" dhe si bashkėpunėtor i "TV5 Monde". Nė emėr tė tė gjithė kėtyre personazheve qė unė luaj, i dhashė tė drejtėn vetes tė interpretoj rolin qė luan nė Shqipėri Ambasadori i SHBA-ve.
Ju vė nė dijeni, e nderuar zonjė, se letrėn tuaj e kam dėrguar nė tė gjitha institucionet mediatike dhe universitare, brenda e jashtė vendit, nė tė cilat unė bėj pjesė.
Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt