Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve në Evropë.

    Thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve në Evropë.


    Sipas Radio Vatikanit, thellohet intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve në Evropë.
    “Intoleranca dhe diskriminimi kundër të krishterëve në Evropë”: rreth kësaj teme, akademikë dhe europarlamentarë, përfaqësues të vendeve të ndryshme të Evropës, por edhe të botës, diskutuan në seminarin, organizuar dje pasdite në Bruksel, pranë Parlamentit Evropian. Punimet i hapi profesor Jozef Veiler, i Universitetit të Nju Jorkut.
    “In my work as the director of the Observatory on intolerance against …
    Gjatë punës sime, si drejtoreshë e Vëzhguesit kundër intolerancës dhe diskriminimit, me seli në Austri – nënvizoi zonja Gudrun Kugler, në raportin e mbajtur gjatë takimit - vërej se në Evropë vijon të thellohet kristianofobia, domethënë, qëndrimi intolerant kundër të krishterëve, një fare urrejtjeje kundër besimtarëve të kësaj feje, më tradicionalja në Kontinentin e vjetër. Zonja Kugler solli edhe një shembull, marrë nga Kroacia, ku një pedagoge u hodh në gjyq, sepse mbështeti qëndrimin e Kishës kundër homoseksualitetit.

    Më pas, profesoresha Lurdë Ruano Espina foli për gjendjen në Spanjë, duke shpjeguar se në ligjshmërinë e vendit po i hapet gjithnjë më shumë rruga mënjanimit të të gjitha besojmave fetare.
    Profesor Rikard Komicki, i Mbretërisë së Bashkuar, kujtoi rastin e punonjësve të shoqërisë kombëtare të fluturimeve ajrore, të cilat e kanë të ndaluar të mbajnë në qafë kryqin. E në vijim, kërkoi me forcë që të krishterët të mos e humbasin vigjilencën, por t’i mbrojnë me të gjitha forcat liritë themelore, ndërmjet të cilave, liria fetare.
    Profesor Masimo Introvinje, përfaqësues, për këto tema, i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, foli për fondamentalizëm në rritje, për një fanatizëm, që përqafon ideologji antifetare e nxit qëndrime antikristiane, të cilat shumë shpejt shndërrohen në intolerancë.
    Profesor Jozef Veiler, i Universitetit të Nju Jorkut, hebre, u shpreh kështu, në mikrofonin tonë:
    “Çka më rrënqeth më shumë, nuk është fakti se ka diskriminim, urrejtje, kristanofobi, por se e gjithë kjo shëmtirë pranohet, se askush nuk e ngre zërin, e se kjo ngjarje sot, në Bruksel është një nga të parat e llojit. Në se do t’i ndodhte kjo gjë hebrejve ose myslimanëve, do të tundej bota, do të bëhej bujë e madhe në të gjitha gazetat! Në të gjitha ekranet. Ndërsa të krishterëve ky u duket administrim normal. Kjo është e padurueshme. Nuk mund të durohet më! Duhet ngritur zëri, kudo e kurdoherë!”.
    Pas këtyre fjalëve, të shkon menjëherë mendja tek situata e dhunës kundër të krishterëve në zona të tjera të Botës. Mjafton të mendosh për Irakun e për Indinë, në Azi, e edhe për vise të tjera, jo më pak të rëndësishme, të tronditura nga intoleranca. Natyrisht, në Evropë flitet pak si më ndryshe. Profesor Veiler e shpjegon kështu:
    “Ka shumë gjëra, në dukje të vogla: nuk është persekutim i drejtpëdrejtë. Të krishterët, në vende të ndryshme të botës, persekutohen në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, e ky është shkandull i madh. Ndërsa në Evropë persekutimi është shumë më i rafinuar, më “social”.
    Me një fjalë, në Evropë “të kryqëzojnë”, duke i larë mirë duart, para e pas ‘gozhdimit”, që të mos mbeten ‘shenja të dukshme gjaku’.
    Europarlamentari Mario Mauro, organizator i seminarit, së bashku me kolegun austriak Othmar Karas, nënvizoi se është e domosdoshme që tema e intolerancës kundër të krishterëve në Evropë, të vihet në qendër të vëmendjes, ndërmjet temave më të rëndësishme, që diskutohen, si në opinionin publik, ashtu edhe në tryezat e selive politike.

  2. #2
    Nuk ka asnje persekutim ketu, ka vetem civilizim!
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    “Ka shumë gjëra, në dukje të vogla: nuk është persekutim i drejtpëdrejtë. Të krishterët, në vende të ndryshme të botës, persekutohen në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, e ky është shkandull i madh. Ndërsa në Evropë persekutimi është shumë më i rafinuar, më “social”.
    Me një fjalë, në Evropë “të kryqëzojnë”, duke i larë mirë duart, para e pas ‘gozhdimit”, që të mos mbeten ‘shenja të dukshme gjaku’.
    Hajde bjeri nfije, Iraku, Afganistani , Kosova e Shqiperia jan mbush me misionar krishter nga Europa e Amerika, ndersa ne Europ krishterimi esht duke u fundos dhe un pyes , pse nuk shkojn ta pastrojn oborrin e vet , por vijn te na shesin fen e vet ,qe fare skemi nevoj per te , e kemi tonen?

    Krishteret e Europes sduhet te behen pale me ato qe ndalojne shamite, minaret , ezanin ... sepse nje dit dhe vet do te diskriminohen ne te njejten menyre.

    Ne Kroaci , nje mesuese krishtere u nxorr ne gjykat ,sepse nxenesve u kishte then se homoseksualiteti esht semundje, pastaj krishteret protestonin , por ne protesta pash te ishte shkruar edhe STOP ISLAMOFOBISE.



    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    , pse nuk shkojn ta pastrojn oborrin e vet , por vijn te na shesin fen e vet ,qe fare skemi nevoj per te , e kemi tonen?
    Ti fol per veten tende, dmth numri njejes. Sje ti zedhenesi i gjithe shqiptareve. Nese ti ske nevoje shume mire mund te kene nevoje te tjeret qe nuk ndajne te njejtin besim me ty. Ajo qe ti thua tonen duhet te jete timen. Une tjetri e tjetri nuk ndajme te njejtin besim me ty.

    Krishteret e Europes sduhet te behen pale me ato qe ndalojne shamite, minaret , ezanin ... sepse nje dit dhe vet do te diskriminohen ne te njejten menyre.
    Te krishteret skane pune me shamija, ezan e ferexhe. Ate e vendos politika e nje qeverie dhe shteti qe eshte i ndare nga feja. Dhe shume mire ben qe i ndaluan se u mbush Europa me ninxha.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ti fol per veten tende, dmth numri njejes. Sje ti zedhenesi i gjithe shqiptareve. Nese ti ske nevoje shume mire mund te kene nevoje te tjeret qe nuk ndajne te njejtin besim me ty. Ajo qe ti thua tonen duhet te jete timen. Une tjetri e tjetri nuk ndajme te njejtin besim me ty.
    E kisha qellimin krishteret shqiptar jan me praktikant se ato europian, pse duhet te vije nje misionar prej andej kur si ka rregullu punet ne shtepin e vet.

    Ne te ardhmen prej Afrike kan me ardh krishter per me perhap krishterimin ne Europ, vatra e re e krishterimit po behet Afrika.

    Te krishteret skane pune me shamija, ezan e ferexhe. Ate e vendos politika e nje qeverie dhe shteti qe eshte i ndare nga feja. Dhe shume mire ben qe i ndaluan se u mbush Europa me ninxha
    Ka disa raste kur veten kleri krishter esht kunder mbuleses. (ani qe murgjeshat e tyre mbajn mbulesen gjithashtu).
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    Po spo flasim per klerin o renea. Pse e ngaterroni biseden. Pastaj nje gje nuk kuptoj une, myslimanet qe kam folur ketu thone qe ferexheja ose burka nuk eshte pjese e fese myslimane dhe as qe nuk detyrohet nga libri juaj i shenjte. Atehere pse ju shqeteson juve ky fakt dhe hidheni keshtu perpjete se marr vesh. I referohem dhe temes tjeter me vendimin qe u mor ne France. Lexo aty ne ate teme deklaraten e Kongresit Islamik te Canada dhe do bindesh vete.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Po me vjen mire Mexhid Uvejsi qe po poston kesi tema. Po me vjen mire qe disa myslimane po e kuptojne se nuk eshte mire me i persektutu njerezit e tjere sepse kane besim ndryshe. Po me vjen mire qe disa myslimane po e kuptojne se nuk eshte mire me i akuzu te tjeret per pagane dhe po e kuptojne se Zotin nuk e shpiku Muhamedi, ka pas Perendi edhe perpara Muhamedit dhe fese islame. Pershendetje

  8. #8
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po me vjen mire Mexhid Uvejsi qe po poston kesi tema. Po me vjen mire qe disa myslimane po e kuptojne se nuk eshte mire me i persektutu njerezit e tjere sepse kane besim ndryshe. Po me vjen mire qe disa myslimane po e kuptojne se nuk eshte mire me i akuzu te tjeret per pagane dhe po e kuptojne se Zotin nuk e shpiku Muhamedi, ka pas Perendi edhe perpara Muhamedit dhe fese islame. Pershendetje
    Sa qesharak po më bëhesh edhe ti!!! në njërën anë ty po të vjen mirë që ky personi ka hapur këtë temë dhe në tjetrën anë po ofendon të gjithë pjestarët e besimit Islam. Nëse ne nuk respektojm besimin e tjetrit atëherë as mos e pritë që të tjerët të respektojn besimin tënd.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Hajde bjeri nfije, Iraku, Afganistani , Kosova e Shqiperia jan mbush me misionar krishter nga Europa e Amerika, ndersa ne Europ krishterimi esht duke u fundos dhe un pyes , pse nuk shkojn ta pastrojn oborrin e vet , por vijn te na shesin fen e vet ,qe fare skemi nevoj per te , e kemi tonen?

    Krishteret e Europes sduhet te behen pale me ato qe ndalojne shamite, minaret , ezanin ... sepse nje dit dhe vet do te diskriminohen ne te njejten menyre.

    Ne Kroaci , nje mesuese krishtere u nxorr ne gjykat ,sepse nxenesve u kishte then se homoseksualiteti esht semundje, pastaj krishteret protestonin , por ne protesta pash te ishte shkruar edhe STOP ISLAMOFOBISE.



    As kush nuk po na shet fej ne por ne kemi 3 fej e mbi te gjitha kto esht shqiptaria.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •