Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    mesje brari
    tek shkrimi thuhet qe ps nuk mbeshtet bollanon
    kurse pbdnj eshte parti e te gjithe minoritareve jo vetem e grekeve

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kush mbeshtet monstra te tille si Bollano kryen tradheti kombetare.
    Keta dhe ata qe i mbeshtesin ndergjegja e kombit i ka denuar me vdekje.
    Ja qe kjo ndergjegje sikur po fle po shanjat jane qe po cohet e do vije dita qe Bollanot me shoke ti nxjerrin me ceremoni zvarre neper qytet ku shqiptaret ta peshtyjne sa mundin.
    Albania Uber Alles

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Kush mbeshtet monstra te tille si Bollano kryen tradheti kombetare.
    Keta dhe ata qe i mbeshtesin ndergjegja e kombit i ka denuar me vdekje.
    Ja qe kjo ndergjegje sikur po fle po shanjat jane qe po cohet e do vije dita qe Bollanot me shoke ti nxjerrin me ceremoni zvarre neper qytet ku shqiptaret ta peshtyjne sa mundin.
    me duket se kesaj radhe tradhetine e kombit do te kryeje PS pasi eshte ne koalicion me PBDNJ- qe kandidon Bollanon per kryetar bashkie Himare.

    te shofim ke do te kandidoje PD. Shpresoj te dalin ne balotazh dhe roundin e dyte te humbe Bollano (duke bashkuar votat PS+PD)
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

  4. #34
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Grekėt kėrkojnė territorin tonė tokėsor
    Website shekulli


    "Unė e kisha paralajmėruar kėtė qė po ndodh sot nga ana e grekėve. Ia thashė edhe ministrit tė jashtėm tė asaj kohe, Kastriot Islami". Agron Tare, ish-drejtor i zyrės sė minoriteteve nė Ministrinė e jashtme tė Shqipėrisė deri nė vitin 2006, thotė sot se po dalin shumė prej atyre frikėrave, qė kishte patur ndaj pretendimeve tė vazhdueshme greke ndaj qeverive shqiptare pėr minoritetin dhe imponimin e ligjeve tė cilat ata vetė nuk i kanė pranuar.

    Tare, kujton debatin e fundit qė pati me ish-ambasadorin e Greqisė nė Tiranė, Pantelis Karkabasis, nė prani tė pėrfaqėsuesve tė BE-sė, pėr fushatėn qė kishte bėrė shteti grek pėr minoritetin nė vend. Nė njė intervistė pėr "Shekulli" Tare thotė se rregjistrimi i popullsisė duhet tė bėhet, por INSTAT-i tė luajė rolin e tij, duke pėrpunuar tė dhėnat, sipas rregjistrit tė gjendjes civile.

    Ish-drejtori i minoriteteve nuk ėshtė dakort edhe me fushatėn e nisur nga ana e nėnkryetarit tė KLD-sė, duke ngritur lart flamurin, ndėrsa nga ana tjetėr gjyqtarėt qė kontrollon ai japin vendime mbi tė dhėna tė falsifikuara kundrejt parave. 'Ata duhen ēuar nė burg pėr falsifikime, kundrejt rryshfetit"-thotė Tare.

    Z.Tare, nga pėrvoja juaj si drejtor i zyrės sė minoriteteve, ēfarė mund tė thuhet pėr minoritetet nė Shqipėri?

    Duhet parė si ka qenė historia e minoriteteve pėr tė marrė disa pika referimi. Nėse popullsia e Shqipėrisė ka qenė nė rritje progressive dhe sot janė 300 mijė i bie qė nė 1925 tė kenė qenė 150 mijė, kuptohet nėse popullsia ėshtė rritur dyfish. Duke u mbajtur nė fakte historike shikon qė faktet tė japin tė drejtė ty pėr shkollat, mėnyrėn e trajtimit, pėr referencat e Lidhjes sė Kombeve.

    Grekėt pretendojnė shumė te Protokolli i Korfuzit, qė tė vijmė te ēėshtja e Vorio Epirit. Protokolli i Korfuzit thotė se forcat fituese tė Luftės sė Parė Botėrore, u thonė grekėve qė ishin humbės: "Tėrhiquni nga jugu i Shqipėrisė si forca pushtuese", pra i trajtojnė si forca pushtuese nė tokė tė huaj, dhe grekėt kėrkojnė garanci pėr popullsinė me besim ortodoks.

    Dhe protokolli i Korfuzit tha se nuk do tė prekej popullsia ortodokse, por jo popullsia greke, pra toka nuk konsiderohet greke. Ėshtė e shkruar e zezė mbi tė bardhė, pavarėsisht se ēfarė thonė grekėt. Dhe tani grekėt kėtė territor qė e konsiderojnė grek, duan ta mbushin me grekė. Fiktivė apo jo kjo ėshtė pėr tu parė. Pra gjėja e parė qė duan ata ėshtė territori. Ndėrsa ne po bėjmė sot pėr sot debate me kėngė patriotike.

    Ne kemi bėrė njė rregjistrim nė vitin 1989, i financuar nga OKB-ja dhe nuk ishte rregjistrim komunist. INSTAT-i ėshtė pjesė e EUROSTAT-it, ėshtė njė organizėm i kontrolluar qė ka kritere shkencore.

    Nuk ka patur tendencė nga Enver Hoxha qė ta minimizonte problemin e minoriteteve, sepse atėherė nuk diskutohej ēėshtja e Vorio-Epirit. Po tė marrim edhe shifrat e vitit 1920, apo tė viteve '60, janė me tė njėjtėn logjikė. Tė vetmet shifra qė ne kemi tė pasakta janė pėr romėt.


    Si e konsideroni rregjistrimin e popullsisė duke deklaruar kombėsinė dhe fenė?

    Pėr mua rregjistrimi i popullsisė dhe pyetja se ēfarė kombėsie i pėrket, mundet tė bėhet, sepse ėshtė turpi i shqiptarėve qė do tė gėnjejnė dhe atyre qė do tė rregjistrojnė. Nėse INSTAT-i do tė veprojė me grupin e anketuesve, qė do tė trajnohen dhe do tė funksionojnė saktė dhe ai pyet se ēfarė minoriteti i pėrket dhe ai pėrgjigjet: "I minoritetit grek", gjuha e nėnės? Greke, shkollimi?

    Si e ke bėrė 8-vjeēaren, nė ēfarė gjuhe, shqipe apo greke dhe kėto janė tė dhėna qė pėrpunohen, pėrpunohen me tė dhėnat e rregjistrit tė gjendjes civile, pra janė material i pėrpunueshėm. Pra ti mund ta bėsh pyetjen, por nuk tė heq tė drejtėn njeri qė ta pėrpunosh, pra meqė ai ka deklaruar kėshtu, ti je i detyruar ta respektosh atė ēfarė ka deklaruar ai.

    Ky regjistrim nuk do tė thotė se do t'i fshijė tė gjitha tė dhėnat dhe do ta rishkruajė historinė nga e para. Nėse unė rregjistroj dhe mė dalin se janė 100 mijė vetė minoritarė grekė, unė kėta 100 mijė vetė do t'i marr rast pas rasti, meqė ėshtė kaq sensitive dhe do tė shoh ku pėrputhet, ku gėnjejnė dhe ku nuk gėnjejnė dhe do tė them bie fjala se: "Filani, Agron Tare, ka deklaruar se i pėrket minoritetit grek dhe nuk e ka ushtruar kėtė tė drejtė". E drejta e minoritetit nuk ėshtė njė e drejtė kolektive, pra nėse dalin 100 mijė minoritarė ata do tė kėrkojnė qė Jugu i Shqipėrisė tė jetė Vorio-Epiri.

    Mund tė jenė 100 mijė grekė nė Shqipėri, por mund tė jenė 10 mijė nė Shkodėr, 2 mijė nė Korēė, 5 mijė nė Tropojė, pra mund tė jenė shpėrndarė nga lėvizja demografike. Nuk tė thotė askush qė ti duke patur 100 mijė grekė duhet qė tani tė ndryshosh ēdo gjė. Duhet qė kėta 100 mijė grekė ta kėrkojnė kėtė tė drejtė.

    Ne e shohim kėtė nė Himarė, kur kėrkuan vite mė parė hapjen e shkollės nė gjuhėn greke. Atėherė unė u thashė: "Ok, bėni kėrkesėn, ma dorėzoni me 44 firma". Nga 44 firma, pas verifikimit tė inspektorėve tė arsimit tė qarkut tė Vlorės, sipas ligjit, vetėm 11 banonin nė Himarė, tė tjerėt s'ishin fare dhe nga kėta 11 vetėm katėr ishin me kombėsi greke. Tė tjerėt ishin shqiptarė.


    Ka mjaftueshėm burime njerėzore INSTAT-i t'i kontrollojė kėto tė dhėna?

    Normale qė i ka, sepse kėto qė po them unė, janė marrė prej andej dhe aty ka njerėz tė aftė. Ne nuk duhet t'i fshehim dobėsitė tona, dhe kėta "patriotėt" e mėdhenj qė dalin nėpėr podiume tė kėrkojnė nga INSTAT-i metodologjinė, se si do tė bėhet kjo punė, ēfarė kėrkojnė, pėrpunimin e tė dhėnave, tė marrin gjithė rregjistrat e gjendjes civile, sepse INSTAT-i i sotėm nuk mund tė hedhė poshtė rezultatet e INSTAT-it tė 2001-it. Atėherė popullsia e Gjirokastrės ka dalė le tė themi 80 mijė banorė.


    Po por atėherė nuk deklarohej as kombėsia dhe as feja

    Do tė bėhet rregjistrimi tani dhe do tė dalin, 78 mijė apo 82 mijė. Nė vitin 1989 aty kanė qenė 70 mijė banorė. Tani nė 70 mijė banorė, sa grekė do tė dalin? Sot njihet qė shumė fshatra tė Labėrisė kanė zbritur nė bregdet. Njihet si fakt qė shumė minoritarė kanė emigruar nė Greqi. Atėherė si janė kėta tė rregjistruar?

    Pra kanė shumė gjėra qė ti mund t'i demontosh, pa u bėrė patriot. Unė nuk e kam shumė parasysh ligjin pėr ndryshimin e kombėsisė nė gjendjen civile me vendim gjykate, por ka qenė gjithmonė, qė, nėse ti ke ose nėnėn ose babain, ti ke tė drejtė tė vėsh kombėsinė.

    Unė nuk e shoh kėtu problemin. Sepse ėshtė turp qė Kreshnik Spahiu qė ėshtė nėnkryetar i KLD-sė, tė dalė e tė thotė se problemi ėshtė ligji dhe nuk e kanė fajin ata qė aplikojnė kėtė ligj nė mėnyrė abuzive, sepse ėshtė korrupsioni nė gjykata qė e bėn kėtė gjė. Gjykata qė tė bėjė ndėrrimin e kombėsisė duhet tė marrė faktet dhe ta bėjė realisht.


    Por ėshtė njė ligj i parlamentit qė ka shkuar nė Gjykatė Kushtetuese.

    Unė si qytetar mund tė dal dhe tė flas pėr ligjin, por jo nėnkryetari i KLD-sė, qė shan ligjin dhe nuk shan aplikuesit e ligjit, qė janė gjykatat dhe ai ėshtė vetė shefi i atyre. Dy gjėrat mė tė dėmshme qė i janė bėrė vendit nga dy "patriotėt" mė tė mėdhenj, Sali Berisha dhe Ilir Meta janė kur Sali Berisha futi nė burg minoritarėt, duke i bėrė heronj dhe bėri mė dėm se ēfarė duhej dhe Ilir Meta me Sali Berishėn qė bėnė koalicionin pėr zgjedhjet vendore tė vitit 2001 nė Himarė, sepse aty u fut pėr herė tė parė Himara nė axhendėn ndėrkombėtare, ngaqė mė parė nuk njihej.

    Ēfarė angazhimesh duhet tė pėrmbushė Shqipėria si nėnshkruese e Konventės kuadėr tė Minoriteteve? Kujtoj kėtu qė dy shtete si Franca dhe Greqia nuk e kanė ratifikuar kėtė Konventė.

    Po, Greqia nuk i njeh fare minoritetet, ndėrsa Franca i barazon, i bėn tė gjithė francezė, pra tė barabartė. Por kjo nuk ka tė bėjė fare me ne.

    Ne nėse flasim pėr Konventėn Kuadėr pėr Minoritetet duhet tė shohim se si i kemi marrėdhėniet me ta. Detyrimet qė burojnė nga Konventa Kuadėr janė plotėsuar dhe nuk ka kushte tė paplotėsuara.

    Njė nga kriteret e futjes nė NATO ka qenė respektimi dhe mbrojtja e minoriteteve. Fakti qė jemi pranuar nė NATO, tregon se ne i kemi plotėsuar kėto angazhime. Nėse Greqia ka dhėnė konsensus pėr anėtarėsimin nė NATO, nėnkuptohet qė ka miratuar edhe mėnyrėn se si respektohen tė drejtat e minoriteteve.


    Nėse do tė bėnim sot njė hartė minoritetesh nė Shqipėri, cila ėshtė?

    Ėshtė e vėshtirė sot tė bėsh njė hartė tė minoriteteve nė Shqipėri, sepse janė tė drejtat individuale. E drejta e minoritetit ėshtė njė e drejtė qė e mban individi, nuk ia lė tokės. Pra nuk na bėn ne qė tė shkojmė dhe tė banojmė nė Himarė dhe jemi grekė. Individi duke lėvizur nga Himara nė Tiranė, e bėn atė pjesė tė Tiranės greke nė kėrkimin e tė drejtave.

    Duhet parė se ēfarė lėvizjeje demografike ka, sepse ty mund tė tė ketė lėvizur gjithė Dropulli e mund tė tė ketė ardhur nė Elbasan dhe ti kėtė nuk e di, prandaj para se tė bėsh kėtė pyetje duhet tė mė bėje njė tjetėr: Si ėshtė lėvizja demografike nė Shqipėri? Sa ka lėvizur popullsia e Gjirokastrės, popullsia ku ka patur minoritet vite mė parė, ku ka lėvizur, duhet parė kahu i lėvizjes.


    Por kėto tė dhėna nuk ekzistojnė...

    Nuk ekzistojnė sepse janė shumė tė vėshtira, por kryesisht ti sheh numrin e popullsisė. Nėse ka rregjistrime tė reja nė gjendjet civile tė Srandės, Gjirokastrės, duhet parė nga kanė ardhur, sepse kėto janė tė dhėna shtetėrore. Duhet parė sa zhvendosje ka, pra sa persona qė kanė jetuar nė Gjirokastėr kanė kėrkuar qė tė heqin vendbanimin nė Gjirokastėr dhe tė regjistrohen diku tjetėr.

    Duke u parė kjo kupton edhe sa banojnė aktualisht dhe minoritetet. Rregjistri i gjendjes civile ka njė hapėsirė qė u jep tė drejtė minoritarėve. P.sh. Vangjel Dule thotė: "Unė e kam mamanė greke dhe babain shqiptar dhe jam rregjistruar si shqiptar.

    Unė dua tė ndjehem grek dhe dua qė tė trajtohem si i tillė". Vangjel Dule mund tė kėrkojė ta ndryshojė kombėsinė, por Vangjel Dule duhet qė ēdo ditė ta dėshmojė nėpėrmjet kėrkesave tė veēanta qė tė trajtohet si minoritar dhe tė trajtohesh si i tillė nuk nėnkupton tė drejta politike, por tė drejta arsimore dhe kulturore.

    Nėse ti tregon se nuk di shqip unė mund tė tė jap tė drejtėn qė nė gjykatė tė mbrohesh nė greqisht, por nėse je arsimuar nė Shqipėri, nė gjuhėn shqipe, ty tė humbet kjo e drejtė. Pėr tė mbrojtur minoritetet, po tė shohėsh kriteret e Kopenhagenit dhe kėto organizma janė shumė tė kujdesshėm qė duke tė tė dhėnė ty kėto tė drejta, kėto nuk mund tė tjetėrsohen nė tė drejta politike.

    Tė jesh minoritar do tė thotė tė deklarosh besnikėrinė ndaj vendit ku jeton dhe kėtu ėshtė nė kundėrshtim me grekėt. Nėse sot Bollano del dhe flet kėshtu ai e humbet tė drejtėn e tė qenit minoritar, barazohet me vendet baske.

    Kartėn e gjuhėve rajonale unė e kam refuzuar ta nėnshkruaj, me idenė se kėtu ėshtė njė vend pa tė dhėna, dhe me administratė tė dobėt dhe mua mė ēon nė kolaps administrative po e firmosa kėtė kartė, sepse po ta kisha administratėn siē duhet do tė isha pranuar nė BE.

    Konventa Kuadėr pėr Mbrojtjen e Minoriteteve nuk ėshtė dokument detyrues, por kėshillimor, dhe nuk kanė rėnė dakort tė gjitha shtetet se ēfarė do tė thotė minoritet, sepse ka kėndėvėshtrime tė ndryshme, siē ėshtė ēėshtja e hungarezėve me Rumaninė, apo respektimi i romėve nė Itali. Vetė vendet e zhvilluara europiane kanė problemet e tyre me minoritetet lidhur me trajtimin e tyre dhe nuk mund tė vijnė nė Shqipėri tė bėjnė rregullat e tyre.

    Ne nuk duhet tė themi se nuk i njohim minoritarėt, se ata kėshtu e ashtu. Duhet tė themi, se i njohim minoritetet, nėse janė 500 mijė themi se po janė 500 mijė sepse ėshtė fakt, dhe nėse janė kaq pyesim ku janė kėrkesat pėr hapjen e shkollave, si ka mundėsi qė fėmijėt e tyre kanė mėsuar shqip qė 4-5 vjeē, sepse nė bazė tė ligjit do tė kishte rritje tė numrit tė shkollave, rritje tė aktiviteteve kulturore, do tė kishte kėrkesė pėr televizione.

    Po pėrmend rastin e maqedonasve nė Shqipėri. Thonin se jemi 100 mijė nė Shqipėri. Vite mė parė bėhej njė festė nė ambasadėn maqedonase nė Tiranė. Kur shkova unė ishin maksimumi 30 vetė, nga tė cilėt shtatė ishin stafi i ambasadės, nja 12 ishin shqiptarė qė unė i njihja dhe nja tre-katėr ishin kryetarė shoqatash. I thashė njėrit se: "Mė vjen mirė qė vij kėtu dhe kuptoj realisht se sa maqedonas ndjehen shqiptarėt.

    Mund tė jenė maqedonas aq sa thoni ju, por po tė jenė vėrtet 100 mijė maqedonas nė Shqipėri tė paktėn kėtu do tė kishin qenė 300 vetė dhe kjo festė nuk do tė bėhej kėtu nė oborr tė ambasadės, ku shumica janė shqiptarė, por do ta bėnit nė njė sallė tė madhe". Ti e provon kėtė nė jetėn e pėrditshme. Ku janė kėta 100 mijė maqedonas, ku i dėrgojnė fėmijėt nė shkolla, kur kanė aplikuar nė bazė tė ligjit, ku ka kėrkesa nė gjykata dhe tė bazuara?

    Njė shoqatė duhet tė thotė: "Po nė Gjykatėn e Korēės ka 1000 kėrkesa pėr ndryshim kombėsie tė bashkėkombasve tanė maqedonas qė refuzohen nga gjykatat pa arsye.

    Dhe ku janė kėto tė dhėna, se mirė ne qė nuk i kemi, sepse jemi shtet i ērregullt, por ti si organizatė minoritare qė merresh vetėm me kėto punė duhet ti kesh. Atėherė mi jep se sa kėrkesa ke pėr nė gjykatė pėr ndryshim kombėsie, nė radhė tė parė mė jep se sa minoritet ke.

    Dhe mė thua: "Po nė Shqipėri janė 5 mijė tė konfirmuar, ndėrkohė ka edhe 50 mijė tė tjerė qė nuk njihen, sepse rregjimi komunist ua ka ndryshuar kombėsinė dhe nuk i ka lejuar dhe ata kėrkojnė tė rregjistrohen dhe unė ja ku i kam tė dhėnat".

    Dhe tė shkosh nė gjykatė e tė ndėrrosh kombėsinė duhet tė ēosh edhe dokumente qė ti je minoritar sepse nuk mjafton vetėm tė shkosh atje dhe tė thuash se duhet tė bėhem maqedonas.

    Duhet tė japėsh vendbanimin, vendlindjen, kombėsinė e nėnės, tė babait, tė gjyshit dhe gjyshes dhe ta vėrtetosh qė njėri nga kėta e ka me dokumente tė prodhuara nga shteti shqiptar dhe mund ta bėsh kėtė gjė dhe ky ėshtė ndryshimi vullnetar i kombėsisė.

    Nėse falsifikohen dokumentat nė lind e drejta, qė tė marrin tė gjitha ndryshimet e kombėsisė, tė gjithė gjykatėsit qė i kanė bėrė dhe bėj njė hetim pėr tė gjetur tė gjitha shkeljet dhe kėta gjykatės i dėrgoj nė burg, qė tė mos guxojė ta bėjė njeri tjetėr.

    Absurditeti kėtu ėshtė, sepse njė gjykatės e ndryshon dhe fajin e paska ai fukarai qė pėr tė marrė pensionin nga greku ka shkuar dhe ka ndryshuar kombėsinė dhe nuk paska faj gjykatėsi qė ka bėrė kėtė falsifikim dhe ka marrė lekė, sepse pa lekė ai nuk ta bėn, nėse ėshtė abuzive. Pra ne duhet tė jemi tė aftė tė mbrojmė veten tonė dhe nuk mundet qė kėtė mbrojtje ta bėjmė me flamur.

  5. #35
    Citim Postuar mė parė nga vajz Lexo Postimin
    Duhet presion PD dhe PS te kandidojne nje kandidat te vetem ne Himare - qofte ai minoritar apo Shqiptar qe te mos jete Bollano
    Ka dhe nje menyre tjeter qe eshte me efikase. Te dali nje burr e ti fusi nje k0qe plumbi atij kermes. Keshtu vene mend dhe te tjeret si puna e tij qe mund te duan te bejne gam gam me tokat shqiptare.

  6. #36
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Nuk ka mundėsi qė Rama,duke qėnė nė koalicion me Dulen,tė mos e ketė pėr zemėr Bollanon!
    Rama,po tė ishte patriot,nuk bėnte koalicion me Dulen kur u shpreh se "ēėshtja ēame",ėshtė njė sajesė!!!

    Si tha Irenka "Ore Vani eshte kush eshte po e dine te gjithe. Po c`t`i bejme ndonje tjetri qe tjeter eshte dhe tjeter hiqet".

    PS gjithmone e ka prezantuar veten si parti me parime "internacionaliste". Dhe grekofilizmin e ka luajtur ashiqare. Per asnje nuk eshte sekret qe kryeministri Nano me shume rrinte ne Greqi sesa ne Tirane. Saqe kur doli motoja "Nano IK"ata "socialistet" e Fiksit talleshin:
    "Nanos duhet t`i themi "Nano Hajde" se ngeli ne Greqi, pastaj t`i themi Ik".

    Por ka qene PD ajo qe e ka shfaqur veten me tone te theksuara nacionaliste. Qe na ka propaganduar "vlerat kombetare" dhe "patiotizmin e flakte".

    Dhe ja mentaliteti servilo-jargavites. Mjafton te akuzosh partine apo largqofte te Madhin-Qoftelarg dhe te vijne menjehere akuzat per partine tjeter.
    Tamam muhabete kur.vash rruge:
    "Kujt i thua putane ti moj zgardaballe".

    Por ju jeni me keq se ato te rruges. Ato kane humbur moralin seksual, ju keni humbur moralin Njerezor. Ato s`jane me te virgjera, ju s`jeni me Njerez.

    A ka me anti-humanizem sesa kur nje akuze per vrasje t`a komentosh me "bemat e partise kundershtare"?

    A ka me kurveri sesa nje prove te drejtperdrejte per shitje te interesave kombetare (i parashikuar nga Kodi Penal dhe Kushtetuta) nga kryeministri aktual t`u pergjigjesh me kunderakuza per ish-kryeministrin.

    Kurvlliqet e shtepise nuk lahen me kurvlliqet e komshise.
    Tregon thjesht qe jeni lagje k.urvash.

    Hajt shendet.
    -

  7. #37
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Ka dhe nje menyre tjeter qe eshte me efikase. Te dali nje burr e ti fusi nje k0qe plumbi atij kermes. Keshtu vene mend dhe te tjeret si puna e tij qe mund te duan te bejne gam gam me tokat shqiptare.
    O Darius, po aman mo burre se i jeni qepur atij Bollano te ziut me traste ne buke. Ai eshte gjynaf mo burre. Ai eshte cope mishi me dy sy, qe edhe ata sy i qelluan miope. Ai eshte thjesht nje cope hajvani qe mund ta gjesh per 5 dhrahmi ne cdo mejhane pijanecesh. Ta konsiderosh Bollanon problem eshte nderi me i madh qe mund t`i besh Bollanos, se ja rrit vlerat kot se koti.

    Bollano eshte buratin i buratineve. As vete padronet e Bollanos nuk jane problem, se ata jane vete buratine. Kurse padronet e buratineve te buratinit Bollano, ata po qe jane problemi. Jane ata Gejxhet e ndoshta padronet e Gejxheve.
    -

  8. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Socialistėt e Vlorės, kundėr Bollanos nė Bashkinė e Himarės
    Website shekulli

    Socialistėt e Vlorės i kėrkojnė kreut tė Partisė Socialiste, Edi Rama, tė mos pranojė Bollanon si kandidat pėr kryetar tė Bashkisė sė Himarės. Sot kryetari i PS-sė sė Vlorės, Kujtim Sulēe, ka dalė nė njė konferencė shtypi, ku u shpreh lidhur me lėvizjet qė po bėhen nė gjendjet civile nė komunat e Vlorės, lėvizje tė cilat ai i quajti politike. Ai tha se po popullohen fshatra dhe komuna, tė cilat deri mė sot nuk kanė pasur banorė.
    Lidhur me aleancėn me PBDNJ-nė nė Himarė, socialistėt vlonjatė janė shprehur pro, por duke pėrjashtuar kandidaturėn e Bollanos. Gjithashtu, burime brenda PS-sė sė Vlorės thonė qė nuk duan qė drejtimi i bashkive apo komunave t'u lihet aleatėve tė kėsaj partie.

  9. #39
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Boll me mballomat e Bollanos!
    Shkruan: Edmond TUPJA

    Me siguri qė zbulimet e fundit shkencėrisht historike dhe historikisht shkencore tė zotit Bollano, sipas tė cilave Himara, por jo vetėm ajo, na qenka tokė greke, do tė hapin njė epokė tė re, edhe mė tė lavdishme, nė politikėn e jashtme greke. Nė kėtė kuadėr zulmėmadh made in Bollano, njė rrezik i madh i kanoset, ndėr tė tjera, edhe Marsejės, kėtij porti francez tė rėndėsishėm nė Mesdhe. “Pėrse kėshtu?” – do tė pyesė me tė drejtė lexuesi i vėmendshėm dhe i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės. Thjesht pėr njė arsye historikisht tė njohur nga tė gjithė ata qė kanė lexuar, nė ēdo fjalor enciklopedik tė denjė pėr kėtė emėr – Larousse, Petit Robert 2, Bordas apo Encylopaedia Universalis –, se Marseja ėshtė themeluar si qytet, me emrin Massalia, nė vitin 600 para erės sė re nga grekėrit e ardhur prej njė qyteti tė Azisė sė Vogėl, tė quajtur Phōkaia, qė ndodhej nė gjirin e Smirnės. Falė zbulimeve tė bujshme e tė bollshme tė zotit Bollano, falė gjithashtu edhe argumenteve tė tij me arna, pra, me mballoma tė pakundėrshtueshme, pėr analogji, grekėrve tė sotėm u lindka e drejta e pamohueshme qė tė pretendojnė se Marseja ėshtė tokė greke, tė cilėn frėngjtė ua paskan marrė atyre pa tė drejtė. Unė jam i mendimit qė zoti Bollano duhet patjetėr tė vėrė kandidaturėn e tij madhėshtore pėr t’u bėrė kryetar i Bashkisė sė Marsejės. Mirėpo pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, duhet tė provojė po aq shkencėrisht sa e provon pėr Himarėn tonė modeste, se marsejezasit e sotėm janė gjenetikisht pasardhėsit e grekėrve tė lashtė. Por detyra helenikisht heroike e zotit Bollano ėshtė gjithashtu qė tė identifikojė e tė inventarizojė nė mbarė rruzullin tokėsor tė gjitha qytetet dhe fshatrat e themeluara nga grekėrit e lashtė dhe tė bėjė lobing nė mėnyrė qė atje tė nisė regjistrimi i pakicave kombėtare greke pėr tė provuar se, praktikisht, mbarė planeti ynė ėshtė greminisht e grekėrisht grek dhe vetėm grek!
    Sigurisht, nė kryerjen e kėtij misioni tė lartė, zoti Bollano punėn duhet patjetėr ta fillojė me zbulimin e prejardhjes greke tė tė gjithė heronjve tė vendeve ku, dikur, para erės sė re, grekėrit kanė krijuar kolonitė e tyre. Ashtu siē pretendon se Gjergj Kastrioti ynė nė fakt quhej Jorgji, pra, Jorgos, d.m.th. ishte grek e shkuar grekut, kurse i biri, Gjoni, quhej Jani, pra, Janis, d.m.th. ishte edhe ai grek e shkuar grekut. Kėshtu, meqenėse e nisa me Marsejėn, atij do t’i duhet tė kėmbėngulė qė Gaston Defferre-i, dikur kryebashkiak i Marsejės pėr shumė vite me radhė, nė fakt, ėshtė pa pikė dyshimi e pa pikė droje me origjinė tė pastėr greke dhe se emri e mbiemri i tij i vėrtetė kanė qenė Gastonaqis Deferis. Sigurisht, zoti Bollano nuk do ta ketė tė lehtė me emrat dhe mbiemrat arabė, japonezė e kongolezė, por ai do tė dijė ta gjejė mė nė fund njė zgjidhje tė pėrshtatshme (duke realizuar, pėr shembull, kėto shndėrrime: Faruk-Faruqis, Sogura-Soguridhis e Makumba-Makumbaqis). Sidoqoftė, nėse i dalin vėshtirėsi tė paparashikuara nė kėtė drejtim, do t’i rekomandoja tė frymėzohej nga libri i shkrimtarit tė mirėnjohur grek Ismailiqis Kadhareos me titull “Kronikė nė gur”, ku flitet pėr njė shqiptar nga Gjirokastra me emrin Jorgo Pula, i cili, kur fashistėt italianė pushtuan Shqipėrinė, e ktheu emrin nė Giorgio Pollo; pak mė vonė, kur plasi lufta italo-greke dhe grekėrit pushtuan Gjirokastrėn, ai e bėri Jorgos Pulos; mė tej me ardhjen e nazistėve gjermanė, e shndėrroi nė Jurgen, madje kishte edhe njė emėr rezervė sikur japonezėt, aleatė tė gjermanėve, tė pushtonin Gjirokastrėn: Jogura! Jam mė se i bindur qė, sikur Himara tė pushtohet njė ditė nga forca tė huaja, ta zėmė nga italianėt ose nga serbėt, zoti Bollano nuk do ta ndėrrojė kurrsesi mbiemrin e tij nė Boleanno apo nė Boleviē, ndonėse nė kėto dy variante mbiemri i pėrshtaten tmerrėsisht portretit tė tij karakteristik, karizmatik e kardinal (tė paktėn siē ia kanė paraqitur fotografinė gazetat shqiptare kėto ditėt e fundit).Duke i sajuar Himarės dhe jo vetėm asaj, por tėrė Labėrisė sė Sipėrme e mė tej njė kostum minoritar grek, veēse me mballoma qesharake, zoti Bollano mė detyroi, siē mund ta ketė vėnė re lexuesi im atdhedashės, tė merresha me atė mė gjatė sesa e meriton. Pėr kėtė arsye, po i them vetes, tė paktėn sot pėr sot: Boll me mballomat e Bollanos!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •