-
Forum Shqiptar, apo aren lufte ?
I nderuar Albo dhe Staf drejtues.
Cfar po i ndodh keti forumi te nderuar ? Cdo nenforum eshte kthyer arene lufte nderfetare. Cdo teme qe hapet , do kete patjeter permbajtje fetare dhe percarje nder Shqiptare.
Une nuk e di se cili eshte qellimi i ketyre antareve qe po e shkaterrojne kete forum dhe ju i dini mire se cilet jane keto antare. Por mua me cudit fakti se perse nuk merren masa per pastrimin e ketyre antareve qe po njollosin Shqiprine dhe Forumin tone.
Ne pritje te reagimit tuaj sa me pare.
Pershendetje
-
-
thirrje shum me vend,nese nuk merr masa stafi,un mendoj se duhet te injorohet ky forum,pasi qe ky forum qe ka qen shum i nderuar,tash ka fillu qe te perdoret ekskluzivisht qellime anti komtare(anti shqiptar)
-
-
-
Euro, ma ke lexuar mendjen tani me kete teme!
Po me dukeshin si ne nje arene gladiatoresh....
Problemi me i madh eshte se ketu, disa anetare kane probleme me veten dhe vijne e shfryejne ketu...
-
-
Edhe nė kėtė forum,ashtu si nė gjithė shoqėrinė shqiptare,tregohet qartė pėr nivelin e ulėt kulturor!
Mangėsi tė mėdha nė komunikim me njėri tjetrin!
Debate bajate tė shoqėruara me fyerje!
Njė politizim i skajshėm dhe disa herė imponues pėr bashkėbiseduesin!(O thuaj si them unė o unė tė vi epitete si tė ma dojė qefi)!!!
Nė rastet e fushatave,ky forum ja kalon edhe mediave!
Jepet pak informacion shkencor!
Nė temat fetare,ajo qė nuk bėhet nė praktikė,pra "lufta" ndėrmjet feve,bėhet kėtu teorikisht!
Por ajo qė mė sė shumti e rėndon kėtė forum dhe qė nuk merren masa fare,janė fyerjet!
Tė tjerat,frut i nivelit qė kemi si shoqėri.
-
-
Forumi Shqiptar nuk krijon realitete. Ai thjesht pasqyron realitetin shqiptar. Nese fenomenet qe keni permendur me siper i vini re ne forum, ato nuk jane gje tjeter vecse pasqyrim i mentalitetit shqiptar. Ndryshimi eshte qe ketu i shihni me te koncentruara dhe jeni me ne kontakt fale virtualitetit. Mos harroni qe personat qe shkruajne ketu, ndonese mbas nje emri te sajuar, shprehin mendimet, mentalitetin dhe botekuptimin e tyre. Njesoj sic e bejne ne jeten reale. Na vjen mire ose keq, ky eshte realiteti dhe nuk eshte faji i forumit per kete.
p.s. Besoja nuk te kam pare ndonjehere te hapesh ndonje teme shkencore apo te kontribosh me ndonje lajm shkencor.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt