Gjithsesi mendoj se ky postim ka vend pikerisht ne kete teme.
Eshte nje pergjigje mjaft direkte ndaj veprimit qyqar te Aridit.Kjo tregon se tere populli shqiptar cdohere do ju mbetet falenderues NATO-s dhe posaqerisht SHBA-ve per ndihmen dhe kontributin dhene per clirimin e trojeve shqiptare nga sundimi serb.
THANK YOU USA
-----------------------------------------
Turne boksi për të falënderuar NATO-n
Prishtinë, 9 mars - Legjenda e boksit, Aziz Salihu, do të organizojë një turne për nder të intervenimit ushtarak të NATO-s ndaj forcave serbe. Turneu "NATO Thank You" do të mbahet më 25 mars në Prishtinë (20:20). Ky turne do të jetë i dyti me radhë. Salihu ka paraparë katër meçe profesioniste, përfshirë këtu edhe një në konkurrencën e femrave dhe katër meçe të tjera amatore. Meçet profesioniste janë: Sevdail Sherifi do të përballet me Elir Behluloviqin, Shpetim Shala me Aleksander Najadovskin dhe Bujar Sejdiu me Nikola Matiqin, kurse në konkurrencën e femrave Teuta Çuni për kundërshtare do të ketë Ana Matiqin.
"Është nder i madh dhe jam i lumtur që mund të bëj diçka për të nderuar NATO-n, do të jetë turne i madh, siç është edhe falënderimi ynë për këtë aleancë. Krahas meçeve profesioniste që do të jenë jashtëzakonisht interesante nuk duhet harruar se edhe meçet amatore do të jenë cilësore. Në këtë turne do të jenë të pranishëm edhe njerëz të njohur për opinionin kosovar. Unë kam organizuar meçe të mëdha edhe në të kaluarën dhe edhe kësaj radhe nuk do t'i dëshpëroj adhuruesit e boksit", ka thënë Salihu. "Boksierët e kanë konfirmuar ardhjen dhe të gjithë janë njoftuar para një muaji dhe besoj se janë të përgatitur maksimalisht". Në këtë turne do të marrin pjesë edhe boksierët amatorë, Fatlum Zhuta Alban Kamberi, Muhamet Gorda dhe Marigona Beadini.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,42,51838
Krijoni Kontakt