
Postuar mė parė nga
saura
Gazetari shqiptar Niko Ago, pas 20 vitesh jetė dhe pune nė Greqi, rrezikon tė deportohet nė Shqipėri.
Gazetar dhe veprimtar i grupeve pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, babai i dy vajzave, Niko Ago tregoi pėr News24 arsyet qė e detyruan tė emigrojė nė Greqi, peripecitė qė ka kaluar sidomos gjatė viteve tė para dhe punėn qė ka bėrė.
Niko shkoi nė Greqi 20 vjet mė parė, ku pas pėrpjekjeve tė shumta dhe punėve tė ndryshme si ēdo emigrant, mėsoi gjuhėn greke dhe mė nė fund realizoi ėndrrėn e tij, tė bėhet gazetar nė mediat greke. Ajo qė di me siguri ėshtė se kam punuar me ndershmėri, iu pėrkushtova profesionit dhe angazhimit nė shoqėrinė civile, shprehet Ago.
Rritjes sė mbėshtetjes pėr partinė ksenofobe Agimi i Artė, qė e bėri atė njė forcė parlamentare dhe kėrcėnimeve qė kam marrė pėr jetėn time, iu shtohet edhe njė fakt tjetėr i shėmtuar, tregon gazetari, i cili ėshtė njoftuar nga autoritetet greke se duhet tė largohet nga vendi.
Mė 17 maj 2012, shteti grek, mė informoi se brenda 30 ditėve duhet tė largohem nga territori grek, pasi me sa duket grekėt u kujtuan, se nė vitet 2007-2008 kur unė kalova njė problem serioz shėndetėsor, nuk kisha tė rinovuar librezėn e shėndetit pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, tregon Ago pėr News24.
Ky fat i kėrcėnon dhe shumė emigrantė tė tjerė nė Greqi tė cilėt pėr njė arsye ose tjetėr e kane lidhur jetėn e tyre me Greqinė dhe vazhdojnė ti japin kėtij vendi kontributin e tyre edhe nė kėto ditė tepėr tė vėshtira pėr popullin grek, shprehet gazetari.
Ndėrkaq nė njė editorial botuar nė mediat greke, Ago shkruan se dikur pati shkruar njė shkrim me titullin Jam i detyruar tė tė falenderoj Greqi!, ndėrsa sot e pėrsėrit sėrish kėtė falenderim, por kėtė herė me hidhėrim: Faleminderit Greqi!
Ndėrkohė ėshtė rritur vala e mesazheve mbėshtetėse nė internet pas vendimit pėr dėbimin e shqiptarit, Niko Ago. Nė Facebook, grupi Unė mbėshtes Niko Agon» ka 9 260 anėtarė, tė cilėt kanė nėnshkruar njė letėr drejtuar Ministrit tė Brendshėm, ku bėjnė thirrje pėr tėrheqjen e vendimit tė deportimit, tė cilin e cilėsojnė tė padrejtė.
Kryetari i PASOK, Evangelos Venizelos, ka kontaktuar zyrtarisht me ministrin pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, Lefteris Ekonomou, nga i cili kėrkohet tė pėrdorė tė gjitha kompetencat qė i jep ligji, qė gazetari i njohur shqiptar tė mos dėbohet nga Greqia.
Krijoni Kontakt