Une mendoj se besimi eshte dicka qe duhet mbajtur gjithmone per vete dhe qe s'mund t'i jepet askujt, as atij qe ti do me shume. Ajo qe mund te jepet per mua eshte "konfidenca". Eshte dicka qe te lejon te bazohesh te dikush ne nje menyre jo aq totalitare sa "besimi" dhe sherben si nje parashute per cdo eventualitet.
Nese konfidon tek dikush, i merr parasysh rreziqet e ndryshme dhe mund te manovrosh me lehtesi pa te hyre gjemb ne kembe nese te del ndonje surprize spektakolare gjate rruges. Ben nje investim te matur emocional dhe nuk te prishet llogaria ne rast te ndonje krize.
Nese beson te dikush, eshte njelloj sikur ta lidhesh veten me pranga te ai person dhe t'ja japesh celesin me bindjen se ai nuk do beje ndonje budallik. Eh sigurisht, nqs ai mezi po priste ate moment per te te futur ne kurth, te rrofte besimi pastaj.
Gjeja e pare qe duhet bere eshte qe te pranohet ne vetvete se ne cfare bote po jetojme, dhe te kuptohet qe idera totalitare si puna e "besimit" ngjajne bukur vetem neper letra e neper romanca, por mund te kthehen ne nje ferr te vertete ne jeten reale. Nje dite dikush mund te ngjaje shume i gezuar qe eshte me ty, nderkohe qe te nesermen mund te thote...jo po dale, e di c'ke, prit iher ti se s'e kisha mendu mire une kete muhabet edhe po shof xixa tashi. Pse mbas fyshekzjarreve do rrish ti para mbrapa?
Jo mi goc, as qe behet llaf! Atij jepi timonin, po mos i hiq asiher komet nga frenat!
Ata qe kane pretendime perrallore ne nje bote kaq mizore, per mua ose jane djegur e s'kane mesuar, ose s'duan te mesojne, ose duhet te kontrollojne cfare po hane e po pine se mbase kane ndonje efekt anesor dhe nuk po e kuptojne akoma.
Krijoni Kontakt