Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 170
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po tani që nuk besoj se do ketë demostrime alla 21-she,çfarë do bëjë Qosja?
    Ja,sikur ka nxjerrë ndonjë avaz tjetër "filozofik"!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Cudi si nuk ka perfunduar ne pranga ky spiun serb.
    Asnjehere nuk kam pas respekt per kete pseudoakademik te shitur.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #63
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Me kete artikull Akadamiku Qosja vazhdon te konfirmoje qe ka "rrjedhur" totalisht.

    Qe kur krijoi ate partine e vete te deshtuar z. Qosja deshmoi qe s`ia thote hic per politike.
    Arsyet pse deshtoi jane te shumta. E para nuk pranoi te kishte mbas b.ythes ndonje ammbasador te ndonje "vendi mik" (perendimor a lindor) dhe te "kendonte" sipas "avazit" te tij. As me ca "biznesmena"nuk u lidh qe te financonin fushaten dhe...votat per partine (kuptohet me ndonje premtim te vockel per ca tendera pas zgjedhjeve), dhe nuk mori as ca "te forte" qe te vidhte ca vota me shume.

    Pra si mund te futesh ne Shoqaten e Hajnave (qe quhet Parlament) kur nuk di as t`u sherbesh "vendeve mike" dhe as te vjedhesh?

    Kjo e ben z.Qosja budalla.

    Po mire qe nuk di te vjedhe por bezdis edhe ata qe jane mjeshter ne kete zanat.

    Kjo e ben shejtan budalla.

    Por ajo qe tregon qe vertet ka rrjedhur eshte kur i drejtohet publikut te gjere sikur i drejtohet Shoqates se Grave ne Mbrojtje te Moralit Publik apo Shoqates se Puritaneve.

    Ajo qe akademiku i nderuar nuk kupton eshte qe peshkut nuk i eshte qelbur vetem koka (sic thote vete) po i eshte qelbur edhe bishti.
    Sot veshtire se gjen njeri qe te mos thote "Edhe une po te isha deputet/minister do vidhja". Edhe ai qe s`e thote, po ta besh deputet, do vjedhe qe c`ke me te.

    Pra z.Akademik u mban leksione parimesh morali nje shoqerie gjysme te kriminalizuar.

    Po i bashkohem edhe une shumices: Shko futi nje tas groshe.
    -

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    qosja.. nuk beri tjeter vec e thelloj ate qe beri ne 97 ten..

    pra e ri-gjakosi popullin shqiptar..

    kush ishte ne 21 populli shqiptar?

    kjo eshte pika qe i ndan kuptimet..

    ishte pikerisht kompania polico-gardiste ne mbrotje te shtetit..

    kush ishte anti-populli..

    ishte hordhija e krimineleve qe u rekrutuan me liste ne dore nga kupola bllokqene qe u pagua e u mesua e u frymezua te vrase e barbarizoje tiranen e bulevardin e kryeministrine dhe bijt e popllit .. roje te shtetit..

    pra shok qosi si ne 97 ten.. mik e shok e aleat i maskave khmer rruzhe..

    ne sketerre shkofte ky djall..
    Me kujtohet nga Historia e Skenderbeut:

    Ler te vdekurit ne vend.
    Ler te flene pergjithmone.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pyka do pyke te dali tha akademiku per Sali Berishen te Rudina Xhunga.
    Foli aq qarte per gjendjen ne Shqiperi sa askush tjeter.
    -Tranzicioni shqiptar eshte totalisht nje lufte e ashper komuniste per pushtet e per hakmarrje dhe popull nuk ka. Gjithe mediat i ze kjo lufte dhe populli sduket kerkundi.
    -Berisha nuk ka kod moral shqiptar dhe ska ne asnje vend te botes kryeminister si ai qe te perdore ne parlament fjalor rrugesh.
    -Berisha ushtron populizmin tipik fashist
    -Edi Rama eshte njeri i afte dhe foles i mire. Po te jete poltikan i mire i mungon aksioni.
    -Europa dhe USA sduan ta kuptojne gjendjen reale te krizes ne Shqiperi dhe celesin e zgjidhjes e zgjidhjes se saj ndonse e kane nuk duan ta leshojne.
    _Europa i do udheheqesit si Berisha qe jane shkles te medhej ligji dhe me ato shkelje ja kujtojne dhe i kerkojne cdo gje qe duan.

    Bravo akademiku Qosja per bese.
    Dhjeranukve te Berishes nuk do tu pelqeje po nga mendjet e pakta te kombit qe eshte Qosja sja ulin dot vleren e mendimit akademik.
    Albania Uber Alles

  6. #66
    Shume mendim akademik ka, sidomos me ate qe ka thene per Edi Ramen. Qe nuk eshte dakort me Berishen ska ndonje problem se eshte ceshtje opinionesh. Po te me quaje Ramen njeri te afte e sidomos te mire kjo e kalon dhe kulmin e akademikllekut.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    AKTUALITET

    Tentativa për “grusht shteti”, në përgjegjësinë e Edi Ramës edhe humbja e jetës së 4 demonstruesve
    07-02-2011 / Gazeta 55


    Gjatë ceremonisë mortore, Edi Rama goditet me shami në kokë nga të afërm të të ndjerit, Nikaj. Familjarët e viktimave të 21 janarit, akuzojnë Edi Ramën si përgjegjësin e vdekjes së tyre



    UPDATE- Përfaqësues të ashtuquajturës “Opozita e Bashkuar”, organizatorët e skenarit të “grushtit të shtetit” në 21 janar, kanë rënë pré e zemërimit të familjarëve të viktimave të asaj demonstrate të dhunshme. Kësisoj, pasi njëri nga familjarët e një prej viktimave e quajti Preç Zogajn dhe eprorin e tij, si përgjegjësit kryesorë të flijimit të të afërmit të tyre, dje Edi Rama është goditur me shami në kokë, gjatë ceremonisë së varrimit të demonstruesit të 4-ët të “grushtit të shtetit”, Aleks Nikaj. Mësohet se goditja është bërë nga familjarë të të ndjerit Nikaj, të cilët mësohet se i janë drejtuar kreut të PS-së, Edi Rama, të mbajë përgjegjësi për vrasjen e familjarit Aleks Nikaj. Nga pamjet e transmetuara nga “Tv Klan” vihet re qartë një shami që godet kryetarin e opozitës. Por ky fakt është censuruar në materialin e shpërndarë nga Partia Socialiste për mediat, të cilët janë justifikuar në rrugë informale se familjarët kanë tentuar të godasin deputetin e zonës Gjovalin Kadeli. Por, sipas pamjeve të servirura nga Tv Klan, shamia e hedhur shkon drejt Edi Ramës. Po ashtu mësohet se kreu i PS-së ka polemizuar me familjarë të afërm të viktimës, të cilët i kanë kërkuar atij, të mbajë përgjegjësi, pasi logjikisht, ata nuk shkuan në protestë me idenë që ajo të kthehej në grusht shteti dhe të shkonin si “mish për top” të interesave të Ramës dhe klanit të tij mafioz, të cilët dirigjuan nga kullat e Fidelit, demonstratën e dhunshme të 21 janarit

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po ata te mjere edhe mund ti kene hedhur ndonje llaf ne dhimbjen e tyre po a perben lajm kjo?
    Mete dhjere se kta ska per zotin
    Albania Uber Alles

  9. #69
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216


    Qosja: Berisha po privatizon Shqipërinë

    07-02-2011 23:31 CET

    Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja ka fajësuar kryeministrin Berisha për situatën politike ku ka hyrë Shqipëria. Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Qosja ka deklaruar se Berisha po bën luftë me institucionet për të realizuar qëllimet e tij personale.

    “Dikush do që ta bëjë Shqipërinë shtet privat. Shqipëria është shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishës. Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar. Kur është në pushtet bën luftë që njerëzit e tij të kapin pozitat që do ai. Ndërsa kur është në opozitë bën gjëra të palejueshme për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Qosja.

    Sipas tij, pretendimet e Berishës se më 21 janar Partia Socialiste tentoi të kryente një grusht shteti është absurd.

    “21 janari nuk ishte grusht shteti, ishte protestë. Nuk bëhet grushti i shteti me çadra, por me tanke. Si ata që u futën me tanke në 98-ën”, ka pohuar Qosja, i cili ka denoncuar luftën e ashpër që Berisha po zhvillon me institucionet kushtetuese, prokurorinë dhe presidencën.

    “Ne kemi luftë të këtij njeriu me prokurorët, me Rakipin, me Sollakun, që i përjashtoi dhe tani me prokuroren që ka vënë vetë. Një luftë e paskrupullt, me fyerje të rënda. Ku ka kryeministër në botë që bën të tilla fyerje? Edhe me presidentët. Bëri luftë me Rexhep Mejdanin, me Moisiun. Luftë të ashpër me një kandidaturë që e kishte pranuar PD. Dhe tani me Topin, me funksionarin e vetë. Kjo luftë ndodh për të privatizuar shtetin. Madje, lufta vazhdon me mediat. Berisha i ka kaluar të gjithë kufijtë e së lejuarës”, ka theksuar Qosja.

    Një tjetër faktor që rëndon pozitën e kryeministrit shqiptar, sipas akademikut të njohur, është fjalori i papranueshëm që ai përdor në Parlament ndaj eksponentëve të opozitës.

    “Unë e kam parë atë si flet në Parlament për deputetët e opozitës, për kryetarin e opozitës. Ky njeri shqipton më shumë të pavërteta sesa shqiptojnë njerëz të paguar. Parlamenti është institucioni i formimit të shoqërisë, institucion edukativ, moral. Ai përfaqëson popullin shqiptar. Ashtu flet populli shqiptar, siç flet Berisha me deputetët? Jo, unë kam koncept tjetër për popullin shqiptar. Populli shqiptar ka etikë, ka luftuar për të drejta. Fyerja ka pasoja të rënda”, ka pohuar Qosja.

    Më tej, profesori ka folur edhe për figurën e liderit të opozitës, duke e cilësuar atë si një figurë të përgatitur dhe racionale, por jo në nivelin e duhur për t’u përballur me një kryeministër si Berisha.

    “Rama ka një mendje të kthjellët. Fjalimet e tij janë tekste që nuk mund t’i formulojë kushdo. Ai është një gojëtar i mirë, i sistemuar, racional. Argumentet e tij janë të qëndrueshme. Askush nuk bën analizë më të mirë të realitetit shqiptar. Por kjo nuk mjafton për të qenë politikan i shquar. Politikani duhet të ketë edhe diçka që për mendimin tim Rama nuk po e tregon”, ka deklaruar Qosja.

    Ai ka kritikuar edhe strategjinë e fundit të Partisë Socialiste, për të rrëzuar qeverinë Berisha me protesta.

    “Pyka nxirret me pykë, thotë fjala e urtë. Por nuk zgjidhen problemet me Berishën me fjalë të tilla. Me Berishën duhet të bësh një politikë të vendosur. Unë përkrah protestat, që janë një mjet demokratik. Në Shqipëri PS nuk di të bëjë protesta. Bëhen një ditë, pastaj pas një jave, pas një muaji e pas dy muajsh. Kot”, ka nënvizuar Qosja.

    Më tej ai ka kritikuar edhe qëndrimin e faktorit ndërkombëtar, i cili sipas tij nuk dëshiron forcimin e institucioneve shqiptare, por kontrollin e tyre.

    “Berisha thotë se s’ka numërim të votave. Në Kosovë u rinumëruan 40 për qind të votave. Mua më çudit Evropa që kundërshtoi rinumërimin dhe e solli Shqipërinë në këtë krizë. Ndërkombëtarët nuk duan institucione të forta në Shqipëri, por duan udhëheqës të fortë që të jenë servilë dhe të bëjnë atë që kërkojnë ata”, ka thënë Qosja, i cili ka rekomanduar edhe opsionin që zgjidh situatën në Shqipëri.

    “Zgjidhja nuk është e vështirë. Zgjedhjet e parakohshme bëhen shumë lehtë. Nëse s’kalon një ligj në Evropë, kalohet në zgjedhje. Në Shqipëri janë djegur kushtet për zgjedhje të reja dhe ai që çohet kundër zgjedhjeve të parakohshme po përpiqet të zgjasë krizën në Shqipëri. Zgjedhjet po i kërkon gjysma e Shqipërisë. Duhet të shkohet në zgjedhje. Edhe këtu më cudit Evropa”, ka shtuar Qosja. /tch/

  10. #70
    Qosja: Berisha po privatizon Shqipërinë
    07/02/2011 22:30

    Akademiku i njohur kosovar, Rexhep Qosja ka fajësuar kryeministrin Berisha për situatën politike ku ka hyrë Shqipëria.


    Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Qosja ka deklaruar se Berisha po bën luftë me institucionet për të realizuar qëllimet e tij personale.

    “Dikush do që ta bëjë Shqipërinë shtet privat. Shqipëria është shtet i privatizuar. Prej kujt? Prej Sali Berishës. Berisha bën betejë të pandërprerë për të privatizuar shtetin shqiptar. Kur është në pushtet bën luftë që njerëzit e tij të kapin pozitat që do ai. Ndërsa kur është në opozitë bën gjëra të palejueshme për të marrë pushtetin”, ka deklaruar Qosja.

    Sipas tij, pretendimet e Berishës se më 21 janar Partia Socialiste tentoi të kryente një grusht shteti është absurd.

    “21 janari nuk ishte grusht shteti, ishte protestë. Nuk bëhet grushti i shteti me cadra, por me tanke. Si ata që u futën me tanke në 98-ën”, ka pohuar Qose, i cili ka denoncuar luftën e ashpër që Berisha po zhvillon me institucionet kushtetuese, prokurorinë dhe presidencën.

    “Ne kemi luftë të këtij njeriu me prokurorët, me Rakipin, me Sollakun, që i përjashtoi dhe tani me prokuroren që ka vënë vetë. Një luftë e paskrupullt, me fyerje të rënda. Ku ka kryeministër në botë që bën të tilla fyerje? Edhe me presidentët. Bëri luftë me Rexhep Mejdanin, me Moisiun. Luftë të ashpër me një kandidaturë që e kishte pranuar PD. Dhe tani me Topin, me funksionarin e vetë. Kjo luftë ndodh për të privatizuar shtetin. Madje, lufta vazhdon me mediat. Berisha i ka kaluar të gjithë kufijtë e së lejuarës”, ka theksuar Qose.

    Një tjetër faktor që rëndon pozitën e kryeministrit shqiptar, sipas akademikut të njohur, është fjalori i papranueshëm që ai përdor në Parlament ndaj eksponentëve të opozitës.

    “Unë e kam parë atë si flet në Parlament për deputetët e opozitës, për kryetarin e opozitës. Ky njeri shqipton më shumë të pavërteta sesa shqiptojnë njerëz të paguar. Parlamenti është institucioni i formimit të shqoërisë, institucion edukativ, moral. Ai përfaqëson popullin shqiptar. Ashtu flet populli shqiptar, sic flet Berisha me deputetët? Jo, unë kam koncept tjetër për popullin shqiptar. Populli shqiptar ka etikë, ka luftuar për të drejta. Fyerja ka pasoja të rënda”, ka pohuar Qosja.

    Më tej, profesori ka folur edhe për figurën e liderit të opozitës, duke e cilësuar atë si një figurë të përgatitur dhe racionale, por jo në nivelin e duhur për t’u përballur me një kryeministër si Berisha.

    “Rama ka një mendje të kthjellët. Fjalimet e tij janë tekste që nuk mund t’i formulojë kushdo. Ai është një gojtar i mirë, i sistemuar, racional. Argumentet e tij janë të qendrueshme. Askush nuk bën analizë më të mirë të realitetit shqiptar. Por kjo nuk mjafton për të qenë politikan i shquar. Politikani duhet të ketë edhe dicka që për mendimin tim Rama nuk po e tregon”, ka deklaruar Qosja.

    Ai ka kritikuar edhe strategjinë e fundit të Partisë Socialiste, për të rrëzuar qeverinë Berisha me protesta.

    “Pyka nxirret me pykë, thotë fjala e urtë. Por nuk zgjidhen problemet me Berishën me fjalë të tilla. Me Berishën duhet të bësh një politikë të vendosur. Unë përkrah protestat, që janë një mjet demokratik. Në Shqipëri PS nuk di të bëjë protesta. Bëhen një ditë, pastaj pas një jave, pas një muaji e pas dy muajsh. Kot”, ka nënvizuar Qose.

    Më tej ai ka kritikuar edhe qëndrimin e faktori ndërkombëtar, i cili sipas tij nuk dëshiron forcimin e institucioneve shqiptare, por kontrollin e tyre.

    “Berisha thotë se s’ka numërim të votave. Në Kosovë u rinumëruan 40 për qind të votave. Mua më cudit Evropa që kundërshtoi rinumërimin dhe e solli Shqipërinë në këtë krizë. Ndërkombëtarët nuk duan institucione të forta në Shqipëri, por duan udhëheqës të fortë që të jenë servilë dhe të bëjnë atë që kërkojnë ata”, ka thënë Qose, i cili ka rekomanduar edhe opsionin që zgjidh situatën në Shqipëri.

    “Zgjidhja nuk është e vështirë. Zgjedhjet e parakohshme bëhen shumë lehtë. Nëse s’kalon një ligj në Evropë, kalohet në zgjedhje. Në Shqipëri janë djegur kushtet për zgjedhje të reja dhe ai që cohet kundër zgjedhjeve të parakohshme po përpiqet të zgjasë krizën në Shqipëri. Zgjedhjet po i kërkon gjysma e Shqipërisë. Duhet të shkohet në zgjedhje. Edhe këtu më cudit Evropa”, ka shtuar Qosja.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •