Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Një asteroid do të kalojë rrezikshëm afër Tokës

    Një asteroid do të kalojë rrezikshëm afër Tokës



    Është hera e parë që në kohën e shkencës dhe modernizimit , njerëzimi kërcënohet seriozisht nga një trup qiellor . Ky është një asteroid i cili , duke u bazuar në llogaritjet e NASA-s , do të jetë këtë herë vizitor afër Tokës , por mendohet se herën tjetër mbas 147 vjetëve që do të ri vijë , ka shumë mundësi të përplaset me Tokën .



    Pra një asteroid i është drejtuar Tokës dhe pritet që të na kalojë shumë pranë në datën 8 nëntor të këtij viti.

    I parë për herë të parë në vitin 2005 dhe i quajtur YU55, trupi kërcënues qiellor ka një diametër prej pothuajse 400 metrash dhe ai do të kalojë me të vërtetë fare pranë.


    Për nga madhësia ky asteroid është i aftë të krijojë një problem shumë të madh për njrëzimin në tokë , po të parplaset me të .

    Sipas parashikimit të institutit hapësinor në Universitetin e Kembrixhit, asteroidi do të kalojë në një distancë prej 325 mijë kilometrash prej Tokës, sa 85% e distancës që kemi me Hënën.

    Kjo do të jetë hera e parë që një trup qiellor në gjendje të kërcënojë njerëzimin do të kalojë kaq pranë planetit tonë. Dhe mbas saj janë edhe tre astroid , edhe më të mëdhenj, që janë shumë afër Tokës, por pa problem tani për tani ..
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    400 metra diameter eshte shume i vogel
    as 20 vete s`ka me i vra edhe po te perplaset me token

  3. #3
    Ne fakt 400 metra diameter eshte goxha i madh. Ai qe mendohet se zhduku dinosauret 65 milion vjet me pare ishte vetem 600 metra me shume. Rendesi ka shpejtesia me te cilen perplaset si dhe kendi qe godet token. Nje asteroid i madhesise 400 metra nese ka shpejtesine e renies shume te larte si dhe godet ne menyre ballore mund te cliroje nje energji shperthyese te barabarte me rreth 500 mije megaton qe eshte 500 fishi i bombes qe ra ne Hiroshima. Dhe jo 20 vete po 200 milion mund te vrasi.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    400 metra diameter eshte shume i vogel
    as 20 vete s`ka me i vra edhe po te perplaset me token
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ne fakt 400 metra diameter eshte goxha i madh. Ai qe mendohet se zhduku dinosauret 65 milion vjet me pare ishte vetem 600 metra me shume. Rendesi ka shpejtesia me te cilen perplaset si dhe kendi qe godet token. Nje asteroid i madhesise 400 metra nese ka shpejtesine e renies shume te larte si dhe godet ne menyre ballore mund te cliroje nje energji shperthyese te barabarte me rreth 500 mije megaton qe eshte 500 fishi i bombes qe ra ne Hiroshima. Dhe jo 20 vete po 200 milion mund te vrasi.
    Duke marrë në konsideratë vlerësimin e optimizmin e Zitit, jam i bindur se natyra ka kapriçio të tilla, sa edhe një asteroid edhe më i madh, edhe sikur të vriste 2 miliardë, përsëri Ziti do të shpëtonte paq...
    p.s. (për humor, të fshihet)

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Jo vetem kaq, pasojat do jene te mevonshme ... dmth tymi dhe pluhuri qe do ngrihej ne atmosferen e tokes do mbulonte ate per vite te tera qe pak a shume do te thote "Greve Urie" disa vjecare

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Jo vetem kaq, pasojat do jene te mevonshme ... dmth tymi dhe pluhuri qe do ngrihej ne atmosferen e tokes do mbulonte ate per vite te tera qe pak a shume do te thote "Greve Urie" disa vjecare
    sa bukur eshte kur ti japin lajmet e keqija me nje buzeqeshje ne fund

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ne fakt 400 metra diameter eshte goxha i madh. Ai qe mendohet se zhduku dinosauret 65 milion vjet me pare ishte vetem 600 metra me shume. Rendesi ka shpejtesia me te cilen perplaset si dhe kendi qe godet token. Nje asteroid i madhesise 400 metra nese ka shpejtesine e renies shume te larte si dhe godet ne menyre ballore mund te cliroje nje energji shperthyese te barabarte me rreth 500 mije megaton qe eshte 500 fishi i bombes qe ra ne Hiroshima. Dhe jo 20 vete po 200 milion mund te vrasi.
    Përshëndetje Darius, e di se kam hyrë në sfondin tënd, ku unë nga ky lëm kam shumë pak dijeni. Unë kur e Kopjova këtë shkrim e kam hapur pikërisht për të pritur një përgjigje më adekuate prej teje. Ju këtu u përgjigjet për pasojat që mund të jenë. Unë isha i interesuar të dija tjetër gjë: këtu po thotë se kësaj radhe do të shpëtojmë, por.... Shkurt a mund të na thuash dicka më tepër për këtë, apo thjashte është një gënjeshtër e radhës.

    respekt për ty,
    ti je ekspert për këto punë, ndaj pres akoma një përgjigje tjetër.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    Më duket sikur Hëna është e bombarduar nga asteroidët e meteorët në raport me Tokën.
    Si shpjegohet, Toka duhej të ishte e goditur më shpesh...

  9. #9
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Më duket sikur Hëna është e bombarduar nga asteroidët e meteorët në raport me Tokën.
    Si shpjegohet, Toka duhej të ishte e goditur më shpesh...
    Po Hena eshte ne krahasim me Token para, dhe sigurishte qe aty do perfundojne .

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Më duket sikur Hëna është e bombarduar nga asteroidët e meteorët në raport me Tokën.
    Si shpjegohet, Toka duhej të ishte e goditur më shpesh...
    Sepse Toka ka 70 % te siperfaqes te mbuluar nga uji. Kam lexuar diku se para disa kohesh ne nje projekt te perbashket midis disa akademive shkencore te vendeve perendimore po realizohej hedhja ne harte e shtratit te oqeanit ne lidhje me mbetjet e asteroideve te rene ne Toke. Ishte nje befasi e vertete kur u pa numri i madh i shenjave te goditjeve nga asteroidet. Plus Hena eshte komplet e zhveshur, ndersa ne toke shume vende ku kane rene asteroide tashme jane te mbuluara nga vegjetacioni dhe flora. Besoj se deri diku ta dhashe nje pergjigje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •