Pavarësisht se në komentet e lexuara në këtë temë ka aso banalitete sa që e ngirisin Krijesën Myftaraj si patriotin më të madh. Në realitet ai mbetet prapë nën vlerësimet e popullatës shqiptare e cila 90% e kundërshton, kjo vërehet nga komentet nëpër portale të ndryshme mes tyre edhe në rrjetin social Facebook.
Për shqiptarët në masë të madhe Krijesa Myftaraj pa dyshim se duket si një problem serioz, por jo i kontekstin fetar (Islam) por i kontekstit kombëtar. Ku pikësynimi i tij kryesor është përçarja e shqiptarëve, futja e urrejtjes midis shqiptarëve musliman dhe atyre katolik.
Në Kosovë Krijesa Myftaraj e ka rezistencën më të madhe se sa në trevat tjera, ngase ketu Bashkësia Islame dhe Ipeshkvia e Kosovës vetëm sa nuk janë në një institucion të vetëm, pra aq shumë kanë afersi. Kjo vërehet në shumë projekte, në shumë emisione dhe në shumë tubime. Kemi patur rast që kemi bërë projekte kundër trafikimit të qenieve njerëzore në koordinim me Ipeshkvinë e Kosovës ku kemi cituar citate nga Kur'ani dhe Bibla në mënyrë që t'i vetdijësojmë shoqërinë shqiptare të Kosovës. Poashtu kemi patur rast t'i shohim bashkë në një emision Dr. Shefqet Krasniqin dhe Don Lush Gjergjin, spo flasim për bashkëpunimet dhe takimet midis Naim Tërnavës dhe Dodë Gjergjit. Keto gjëra ja pamundësojnë veprimtarinë Krijesës Myftaraj për të fut përçarje në shoqërinë shqiptare të Kosovës. Por që prapë gjen hapësirë tek disa individ të cilët i vlerësojnë lartë deklaratat e tij.
Krijesa Myftaraj sipas Sherbimit Informativ Musliman i cili sherbim ka thyer e-mailin e tij tregohet se prapa tij qendron organizata masonike Opus Dei, gjithashtu SHIM zbuloi lidhjen e Krijesës Myftaraj me Anton Kçirën, Alfred Nikollën, Anton Ashta etj.
Krijesa Myftaraj është njeriu më anti-shqiptarë i kohës moderne, pas Don Anton Kçirës dhe Dick Martyt. Keto njerëz sulmojnë kombin shqiptarë në mënyrën më cinike, por që sigurisht hasin në kundërshti ka pjesa dërrmuese e popullatës shqiptare.
Sa i përket nivelit intelektual të shqiptarëve, nuk mendoj se dallon diç Kosova prej Shqipërisë apo Iliridës, thjeshtë nuk shoh dallime të thukta midis ketyre vendeve, por që në Shqipëri kanë lindur disa krijesa anti-kombëtare, siç kemi rast t'i vërejmë edhe në forumin tonë ku nga disa kerkohet bashkimi me Serbinë. Shqiptarët e Shqipërisë po e them me plot përgjegjësi nuk janë djegur (prekur në familjet e tyre) nga lufta e Kosovës dhe nuk i dinë në realitet qa do të thotë të jesh i pushtuar. Klyshët e Vatikanit kanë marrë hov atje, por rezistenca fillon aty ku fillojnë ata. Mjafton që në Tiranë kemi njerëz si Ahmed Kalaja i cili ka përkrahës më shumë se sa Krijesa Myftaraj.
Nga Ilir Dardani (i cili ketu fshihet pas nofkes së gerrardit73) u kërkua përballje e fakteve, argument tepër i dobët, kur dihet që vazhdimisht keni dalur kokëulur nga faktet, nëpër debate të ndryshme. Argumentet kundër Krijesës Myftaraj i gjejmë në vet shkrimin e tij, në të cilin ju do të mundoheni që pas elaborimit tim t'i devijoni, por u them që në start që janë të kota tendencat e tilla.
Argumentet kundër Krijesës Myftaraj nga keto dy artikujt e sjellur në këtë temë:
1) Ai mbron Don Anton Kçirën dhe deklaratën e tij, në një rrethanë ku vet Don Anton Kçira ka kerkuar falje, ku Ipeshkvia e Kosovës është distancuar dhe ku të gjithë janë në dijeni se kishte gabuar me një deklaratë të tillë. Ky bëhët avokat i Anton Kçirës po iu kërkuar dhe në një moment kur vet autori e kishte pranuar fajin. Kjo e bën Krijesën Myftaraj anti-shqiptarë, ngase një mbështetje për një deklaratë të tillë mund të pritet vetëm nga Dick Marty.
2) Krijesa Myftaraj i quan qen të gjithë ata shqiptarë të cilët praktikojnë Islamin (ketu nuk cekët niveli i lartë apo i ultë i praktikimit) që automatikisht e bën edhe një herë atë anti-shqiptarë. Vetëm një shembull që të kuptoni më tepër rreth këtij konluzioni. Në Kosovë janë 720 Xhami dhe nga keto Xhami në namazin (lutjen) e së premtes (xhumasë) falen mesatarisht nga një mijë veta për çdo Xhami që kap shifren 720 mijë shqiptarë, e kur ketij fakti ja shtojmë faktin se namazin e xhumasë e kryejn vetëm gjinia mashkullore?! e kur ketij fakti ja shtojmë se meshkujt përbëjnë vetëm 45% të popullatës?! e kur ketij fakti ja shtojmë se pjesa absolute e tyre janë mosha rinore?! atëherë automatikisht del që Krijesa Myftaraj nuk ka dal kundër një grupi të caktuar njerëzish, por kundër shqiptarëve, prapë se prapë kjo gjë nuk e inkriminon atë aspak në krahasim me konkluzionet e radhës. Çka mendon kjo krijesë për Adem Jasharin i cili gjithëmonë e ka kryer namazin e xhumasë?! Çka mendon kjo krijesë për Adem Jasharin i cili vdiq (dha shpirt) duke qenë agjeruar?! Personalisht ky fakt më bën të ndihem i ofenduar, midis Tiranës del një bishë dhe ofendon figurën më të lartë kombëtare tonën dhe vazhdon se ekzistuari mbi tokën shqiptare. Çka mendon kjo krijesë për faktin se 37 hoxhollar (për ju i quani: arab, taleban, shqipfoles etj.) të cilët dhanë jetën e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës a edhe keta ishin qej?! Çka mendon Krijesa Myftaraj për gjithë keta deshmorë ku me plot përgjegjësi u garantoj se pjesa dërrmuese e tyre bënte pjesë në atë kategorin e praktikimit të Islamit, dikush më pak e dikush më shumë. Cila është historia (kontributi) i Krijesës Myftaraj në kauzën kombëtare në mënyrë që të marrë guximin t'i shaj deshmorët?! Dhe sigurisht ofendimi i zakonshëm i tij ku pas gjithë ketyre personaliteteve si Kryeqen sipas tij vëndohet Profeti ynë.
3) Kryqi simbol i Shqiptarisë thotë Krijesa Myftaraj duke harruar faktin se ishin shqiptarët ata që luftuan kryqin për shekuj më radhë shohim luftën e Çamëve në krye me Hoxhë Hasan Tahsinin të cilën bënë një Xhihad të vërtetë kundër helenëve dhe ranë shumë dëshmorë. Masakra e Çamërisë është ajo që ende i dridh zemrat e muslimanëve, ndërkaq Krijesa Myftaraj harron se ata luftonin kundër kryqit helen. Po lufta e fundit midis Kosovës dhe Serbisë në njerën anë shumë të rinjë me mjekrra (ku sot nënçmohen) me në krye Adem Jasharin dhe me elementa të shumta Islame, kundër një ushtrie e cila në sy të mediumeve botërore paraqitej duke i bekuar Prifti Ortodoks në luftën gjoja të shenjtë sipas tyre kundër shqiptarëve musliman. Pos kësaj paraqitja e kryqit si simbol kombëtar të shqiptarëve ofendon paraardhësit tanë Pëllazgët e vjetër dhe Ilirët të cilët nga besimi ishin pagan e jo të krishterë. Poashtu për kohën moderne ofendon shqiptarët musliman, ateistë dhe të besimeve apo ideologjive të tjera. Të gjitha keto edhe në këtë rast e bëjnë Krijesën Myftaraj anti-shqiptarë.
4) Nënat me shamia lindin terrorista, fobia e Krijesës Myftaraj shkon aq larg sa që ofendon mbi 95% të nënave të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, jo vetëm kaq, por edhe më shumë ofendon gjyshet tona të cilat në traditë përcollën shaminë deri tek gjenerata e sotit, ku fatkeqësisht shamia ka mbet vetëm tek femrat muslimane dhe tek motrat e nderit. Çka mendon Krijesa Myftaraj për Nënën Zahide (nënën e Adem Jasharit) e cila barte shaminë?! Çka mendon Krijesa Myftaraj për Nënën Hatixhe (gruan e Mulla Idriz Gjilanit) e cila poashtu barte shaminë?! Sa për rikujtim Nëna Zahide lindi njeriun i cili pas disa kohësh do të bëhët heroi kombëtar dhe shpirtëror i shqiptarëve dhe muslimanëve, nëna Zahide lindi shpëtimtarinë e popullit shqiptarë të Kosovës e që sipas Krijesë Myftaraj quhet terrorist, pra Krijesa Myftaraj i jep autoritet vetës t'a quaj terrorist Adem Jasharin. Për nënën Hatixhe çka të flitet e cila qendroi gjithëmonë përkrahë burrit të saj Mulla Idriz Gjilanit i cili organizoi shqiptarët kundër serbëve dhe la një fjal e cila e edukon edhe Krijesën Myftaraj "Ska fe pa atdhe" nesër kur populli të shpall tradhëtar nuk të bën punë as Opus Dei e as Vatikani. Tani na thuaj a terroristë ishte edhe Mulla Idriz Gjilani. A terroistë ishin UÇK-ja bijtë e së cilës i kishin nënat me shamia.
Keto janë vetëm disa shkëputje nga shkrimi i anti-shqiptarit dhe lirisht po e them anti-njerëzorit Myftaraj, ngase mund të gjinden edhe shumë elemente tjera inkriminuese të tij.
Sa i përket Nënës Zahide (nënës së Adem Jasharit) asaj edhe i këndohen Ilahi (këngë Islame):
http://www.youtube.com/watch?v=12eOGQ2IQKM
Krijoni Kontakt