
Postuar mė parė nga
sheki51
Autor: Olsi Jazexhi
E enjte 18 Nėntore 2010 15:51 PM
Nė datėn 7 nėntor 2010 nė Toronto tė Kanadasė, nė vazhdėn e programeve tė Javės Edukative mbi Holokaustin qė organizohen nga Federata e Bashkuar Hebraike e Torontos sė Madhe, Vera Held, njė nga aktivistet e komunitetit hebraik tė qytetit organizoi nė vilėn Kolombo nė 40 Playfair Ave njė prezantim mbi Besėn: Shpėtimin e hebrejve nga shqiptarėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Lajmin e organizimit tė prezantimit tė Besės shqiptare unė e lexova nė shtypin e Torontos nė Gusht 2010 kur edhe pashė njė prezantim mbi programin qė organizatorja planifikonte tė bėnte dhe udhėtimin e saj nė Shqipėri. Gjatė prezantimit televiziv qė pashė, mė tėrhoqi vėrejtjen njė fjali nė tė cilėn Vera tregonte sesi ēifutėt ishin shpėtuar me urdhėr tė kryeministrit Mehdi Frashėri nė Shqipėri. Qė Mehdi Frashėri nga kuisling tė dilte nė krah tė ēifutėve, mua, mu duke e pamundshme, dhe pėr kėtė arsye u vura nė kontakt me organizatorėt e prezantimit dhe mora tė dhėna mbi vendin dhe datėn e tij.
Nė datėn 7 nėntor, nė 7 tė darkės shkova nė vendin ku do tė mbahej prezantimi, i nxitur siē thashė mė lartė, mė shumė nga kurioziteti pėr tė parė seē do tė flitej pėr Besėn dhe shqiptarėt. Programi i cili ėshtė prezantuar edhe nė media tė tjera dhe nė vitet e fundit ka gjetur shumė publicitet nė Perėndim, nisi me prezantimin e udhėtimit qė autorja kishte bėrė nė Shqipėri, filmimet qė kishte bėrė dhe ndihma qė i ishte dhėnė nga Sajmir Lolja, Loreta Velijaris, Ilir Lena dhe organizatorė e donatorė tė ndryshėm shqiptarė dhe kanadezė.
Programi Besa shqiptare ishte mbushur me ilustrime xhirimesh filmike qė hebrenj tė ndryshėm kishin bėrė nė Shqipėri nė kėto vitet e fundit, duke takuar shqiptarė qė i kishin strehuar dhe mbrojtur gjatė luftės. Kishte fotografi njerėzish qė dilnin duke qeshur ndėrsa mbanin dorėn nė zemėr, plakash me shami, tė Baba Reshatit Kryegjyshit tė Bektashijve qė dukej si njė bablok interesant islamik me mjekrėn dhe taxhin jeshil, e fytyrash tė vrara fshatarėsh qė tė krijonin idenė e njė Shqipėrie tė kėputur, rurale e islamike. Nė program ishin ftuan edhe disa shqiptaro-kanadezė qė kishin lidhje familjare me njerėz qė kishin shpėtuar ēifutėt gjatė luftės dhe si rrjedhojė treguan historitė e tyre. Rrėfimtarėt historitė e tyre i tregonin shumė ideale dhe prekėse pėr tė qenė tė vėrteta. Nė vazhdėn e prezantimeve tubimi u pėrshėndet edhe nga njė burrė qė fliste njė anglishte aq tė dobėt saqė edhe ky vet nuk e di nė e kuptonte apo jo. Ai quhej Genc Tirana dhe megjithė anglishten qė nuk e nderonte, u tregua si konsull nderi i Shqipėrisė nė Toronto.
Programi Besa shqiptare i cili mė kishte tėrhequr vėmendjen prej vitesh i prezantoi publikut qė pėrbėhej mė shumė nga shqiptarė, idenė se nė Shqipėri ēifutėt ishin shpėtuar nga shqiptarėt e besės. Besa dhe Kanuni tregoheshin si veti tė tyre dhe nė kėtė mėnyrė krijohej ideja se shqiptarėt janė komb besnik qė punon me Kanun e pėr Besė ėshtė i gatshėm tė sakrifikojė edhe lirinė e tij. Rrėfenja qė ndėrtohej gjatė prezantimit ishte se Besa ishte arsyeja pse ēifutėt ishin shpėtuar nga dėrgimi nė kampet naziste. Skenari i prezantimit me Besėn si veti tė shqiptarėve ēifut-shpėtues ishte aq imponues saqė nė pothuaj tė gjithė filmimet qė ishin bėrė nė Shqipėri, siē fjala bie nė rrėfim tė njė xhaje prej Kavaje dėgjoje togfjalėsh si ky ne i shpėtuam ēifutėt vallahi pse i kishim dhėnė Besėn e nėse shkelim Kanunin bėhet nami. Duke dėgjuar rrėfenjat e katundarisė myslimane qė betohej me vallahi por qė mė pas tregohej si besnike e Kanunit vėllavrasės tė Lekė Dukagjinit qė zbatohet nėpėr viset katolike tė Shqipėrisė ku vetėm Besė nuk ka, tė jepej tė kuptosh se organizatorėt ishin tė obsesuar me punėn e Besės aq shumė sa qė nuk dinin tė gjejnė arsye tjetėr pėr tė shpjeguar pse shqiptarėt i shpėtuan ēifutėt gjatė luftės.
Gjatė prezantimit, mitin e Besės dhe mrekullisė shqiptare pėr tė shpėtuar ēifutėt e pėrsėriti me njė anglishte tė dobėt edhe Sajmir Lolja i cili edhe pse me zanat ėshtė kimist, gazetari Ilir Lena qė mban njė program shqip nė televizionet lokale kėtu, e tregoi si njė historian qė ka vite qė punon pėr sistematizimin, pėrmbledhjen, zbulimin dhe analizimin e materialeve historike nė lidhje me historinė e mardhėnieve shqiptaro-hebraike sidomos para dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Nė fjalimin e tij emocional dhe me anglishten plot gabime duke pėrdorur terma gjeneralizues si all Albanians saved the Jews, all Jews were safed apo shqiptarėt kudo qė ishin nė Evropėn Juglindore u kujdesėn pėr ata, shpėtimi i ēifutėve ishte i plotė, i vazhdueshėm dhe me pjesėmarrjen e tė gjithė grupeve fetare tė shoqėrisė shqiptare pėrfshirė pėrfshirė edhe qeverinė e asaj kohe apo se nė themel tė kėtij shpėtimi masiv qėndron Besa shqiptare, respekti dhe nderimi ndaj mikut pa dallim nėse ky ėshtė vendas apo i huaj ēdo njeriu serioz qė ishte nė atė takim e qė i njihte shqiptarėt dhe historinė e tyre, e kuptonte se folėsi fliste ashtu pse ashtu ishte puna. Skenaristėt e programit (mesa duket Lolja vetė) i kishin vėnė vetes detyrėn patriotike qė ti portretizonin tė gjithė shqiptarėt, pa dallim feje dhe ideje, si disa lloj herojsh tė heshtur nė Evropėn Juglindore qė si duket si pasojė e ndonjė kodifikimi gjenetik qė duhet tė rrjedhi qė nga koha e Lekė Dukagjinit, ishin tė gjithė burra kanuni e bese. Ndėrsa pjesėmarrėsit shqiptarė nė sallė zgurdullonin sytė dhe pėrtypnin mė vėshtirėsi faktet qė Lolja na tregonte si komb besnik, vura re qė nė fytyrat e disa pjesėmarrėsish kanadezė pėrshtypja ishte krijuar se ne me tė vėrtetė ne jemi komb i besės.
Njė nga pjesėt mė interesante tė prezantimit ishte drejt fundit tė tij. Vera e cila kishte qenė nė Shqipėri dhe kishte takuar ēifutė e kriptoēifutė nė vend, mė nė fund shfaqi njė fotografi tė madhe nė projektorin e sallės tė personit qė u tregua si njeriu kyē i cili merret me studimin e shpėtimit tė hebrejve nė Shqipėri. Personi ishte Shaban Sinani, ish-sekretari i Ramiz Alisė, i cili siē u kuptua, i kishte thėnė organizatores se shqiptarėt kanė origjine ēifute dhe kanuni ka rrėnjė hebraike. Njė miku im i cili u mahnit kur pa fotografinė e zeshkanit tė vogėl i cili ishte ngritur tashmė nė piedestalet e kombit, dhe qė nga zmadhimi i projektorit tė sallės imponohej si njė farė super-Shabani, mė pyeti me habi: po ky nga doli? Unė mė gjysėm zėri e me frikė se mos mė dėgjonte kush i pėshpėrita - brother ky paguhet nga Ahmedi Nexhati. Miku im i cili e gjeti pėrgjigjen time tė paimagjinueshme pėr vendin dhe emocionet qė shkaktonte ai prezantim, ndėrsa kafshnote buzėt e mbante tė qeshurėn qė tė mos binte nė sy ndaj kamerės qė kishim pėrballė mė tha nėn buzė - ēar thu mor jahu. Eh - i thashė. Ky bruni kėtu boton revistėn e fondacionit iranian tė Tiranės. Por mos u mėrzit nėse i ka thėnė ēifutėve se jemi ēifutė, kėtė gjė bėn edhe me iranianėt ai.
Imazhi madhėshtor i Shab Sinanit i cili u pasua nga dalja nė skenė e organizatorėve dhe mbylljen e prezantimit, u shoqėrua me duartrokitje nga salla. Prezantimi kishte patur efekte mbi disa pjesėmarrėsit, shqiptarė dhe kanadezė, qė si duket ishin mallėngjyer nga heroizmi i popullit tonė nė kohėn e luftės. Pasi organizatorėt nuk kishin organizuar ndonjė koktej pėr tė celebruar Besėn shqiptare, pjesėmarrėsit filluan tė dalin nga salla njė e nga njė. Nė dalje e sipėr kishte nga ata qė shprehnin habi pėr trimėrinė dhe burrėrinė e kombit tonė qė nuk e kishim njohur deri mė sot. Kishte edhe nga ata qė mburreshin. Si pėr tė pėrforcuar prezantimin qė sapo kishim parė, njė kryetare shoqate shqiptarėsh nė Toronto qė mban nė zyrėn e saj fotografinė e Nėnė Terezės dhe At Gjon Palit II (ajo normalisht nuk mban nė zyrė foto tė vėllait tė Nėnė Terezės qė ishte fashist) na tha: lum si ne re ēuna qė i kemi shpėtuar ēifutėt. Ne nė Vllorė i donim shumė dhe i mbanim nė pėllėmbė tė dorės. Njė djalė qė ecte pas nesh i menduar dhe qė dukej pak mė pragmatik se kryetarja na tha na bėjnė mirė kėto prezantime. Ndonjė para nuk na japin e ndoshta ia fusin edhe kot, por edhe kėto kanė tė mirėn e tyre. Pėrpara disa muajsh unė bėra aksident me njė ēifut qė kishte njė makinė qė duhej tja paguaja tė gjithė jetėn. Kur doli nga makina dhe mė kėrkoi dokumentet e siguracionit dhe mėsoi se jam shqiptar mė tha shko pse nuk dua asnjė lek nga ju, pse ju na keni shpėtuar. Ndėrsa njė mik tjetėr me tė cilin fola disa ditė mė pas mė tha ne dhe ambasadat tona e dimė qė kjo gjė ėshtė e mbushur me tė paqena, por na intereson reklama qė na bėhet nėpėr botė prandaj duhet tė rrimė urtė.
Prezantimi mbi Besėn shqiptare i Torontos ishte njė prezantim i thatė dhe shumė thjeshtėzues. Lobi hebre nė Perėndim ka nevojė tė gjej miq nė botėn muslimane, dhe pėr kėtė arsye i projekton shqiptarėt si shpėtimtarėt e tij gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrsa ėshtė e vėrtetė se shumica e ēifutėve u shpėtuan nė Shqipėri gjatė kėsaj lufte, pati tė tjerė qė nuk u shpėtuan. Ndryshe nga ēpretendon Sajmir Lolja, qeveritė kuislinge shqiptare tė kohės sė fashizmit dhe nazizmit nuk ishin pro-ēifute por nazi-fashiste. Edhe kleri nė Shqipėri nuk ka qenė proēifut. Nėse dikush lexon Hyllin e Dritės, shkrimet e Gjergj Fishtės e Anton Harapit dhe njė mori shkruesish tė tjerė tė kėsaj kohe e kupton shumė lehtė urrejtjen anti-semitike qė kanė patur e ushqyer qarqe tė caktuara nė Shqipėri. Shqiptarėt nuk janė popull i Besės dhe i Kanunit. Miti i Besės dhe Kanunit janė pėrralla tė shpikura nga Kisha Katolike nė Shqipėri nė fillimin e shekullit tė XX pėr ti treguar malėsorėt katolikė tė veriut si njerėz me traditė dhe karakter. Por faktet si atėherė ashtu edhe sot tregojnė qė nė Shqipėri gjėja e fundit qė ekziston, ėshtė Besa.
Arsyeja pse shumica e ēifutėve u shpėtuan nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore lidhet me injorancėn e madhe tė popullit i cili pasi nuk dinte tė lexonte nuk u ndikua nga idetė raciste evropjane tė kohės dhe nga ato qė shkruheshin nė Hyllin e Dritės, nga dobėsia e pushtetit nė vend dhe karakteri islamik i popullsisė e cila trashėgonte njė kulturė tolerante nga Islami dhe praktika e miletit qė nė kohėn e Perandorisė Osmane. Pėr mė tepėr shqiptarėt e viteve tė para tė shekullit tė XX ishin popull i ndryshėm nga ai qė rritet sot nė Shqipėri. Pas 11 shtatorit organet e SHIK-ut dhe policia sekrete kanė persekutuar, vrarė, burgosur e deportuar me dhjetra arabė dhe muslimanė tė pafaj nga vendi ynė. Sikur shqiptarėt tė ishin popull i Besės qė nuk ia dorėzon mikun tė huajit, ata do ti kishin shpėtuar arabėt ashtu siē thuhet se i shpėtuan edhe ēifutėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Por faktet e pas 11 shtatorit flasin pėr njė realitet tjetėr. Vetėm pėrpara tre ditėsh ne lexuan nė shtypin e Tiranės sesi shtetasi shqiptar Husam Ibrahim Tayeh pati tė refuzuar shtetėsinė e tij dhe i kėrkohet tė largohet nga vendi edhe pse ai jeton nė Shqipėri prej 18 vitesh dhe ka grua dhe fėmijė shqiptarė. A ka pabesi mė tė madhe sesa kjo qė po i bėn shteti ynė Husames qė ėshtė dhėndėr i shqiptarėve? Sikur sot nė Shqipėri, Perėndimi, nė vend tė arabėve tė persekutonte ēifutėt, organet e sigurisė do ti persekutonin ata nė tė njėjtėn mėnyrė dhe pa pikėn e mėshirės siē po bėjnė me vėllezėrit e tyre semitė-arabė. Pėr kėtė arsye, miti i Besės shqiptare qė lobi ēifut prezanton nėpėr Perėndim pėr vendin tonė ėshtė i paqėnė. Ėshtė njė fiasko mediatike e cila ngrihet pėr arsye strategjike nga media tė caktuara ndoshta pėr ti treguar botės muslimane qė shikoni nga Shqipėria qė edhe pse ka muslimanė me mjekra e gra me shami i duan hebrejtė ndėrsa ju nuk i doni. Por pėr ēdo historian dhe hulumtues serioz miti i Besės shqiptare ėshtė njė shaka e dhimbshme
qė normalisht pėr momentin na bėn tė ndjehemi tė lumtur.
Krijoni Kontakt