Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2009
    Postime
    16

    Thumbs up Vëllazëria E Katërfishtë!

    Vëllazëria mes njerëzve ndahet së paku në katër kategori. Ajo më e përgjithshmja tejkalon çdo barrierë që mund t’i paraqitet, si feja, kombi, gjuha, raca apo ndonjë dallim tjetër. Madje në këtë kontekst, vëllazëria tejkalon edhe gjininë.
    Kalimi nga shkalla më e ulët e vëllazërisë – e qenies, tek më e larta – e gjakut, farefisit, përfaqëson një proces të ngritjes së kohezionit vëllazëror. Kategoria e parë është vëllazëria më e gjeneralizuar e mundshme, por njëkohësisht edhe më e përçara, ndara, johumanja, nënçmuara e përçmuara. Mbase pikërisht gjeneralizimi i kontribuon zbehjes së kohezionit vëllazëror.
    Me të drejtë mund të pyes çdo njëri: ç’është me këtë lloj vëllazërie e cila njëkohësisht na qenka më e përgjithshmja dhe më e përçara!? - Është vëllazëria e qenies!
    Vëllazëria e qenies në kohët më të hershme ishte më sublimja, e larta, ndërsa sot është e nivelit më të ulët. Ishte ashtu, atëherë, sepse ky tip vëllazërie në fillesat e saj përbënte vëllazërinë e katërfishtë njëkohësisht. Pjesëtarët e atij komuniteti ishin vëllezër për nga qenia, feja, etnia-kombi dhe gjaku – farefisi. Ndërkaq, nga momenti kur popullsia fillon të shënoj ngritje, duke u manifestuar me ndarje të familjeve bërthamë, krijimin e fiseve, ngjizjen e feve joprofetike, diversitet kulturash, krijimin e kombeve, rrethana të caktuara ekonomike, politike e ideologjike – ky tip vëllazërie nisë të degradohet gradualisht, duke e humbur përfundimisht efektin që e kishte. Shmangiet e ndarjet janë pritur, por jo deri në këtë shkallëzim që ka marrë përmasa tejet shqetësuese.
    Etapë pas etape duke filluar nga e përgjithshmja, vëllazëria vjen duke e shtuar kohezionin, humanitetin, afërsinë dhe solidaritetin.

    Klasifikimi i kategorive të vëllazërisë do të bëhet duke u bazuar e filluar nga parimi i shumicës, për të vazhduar tutje.

    1. Vëllazëria e qenies

    Kategoria e parë është vëllazëria e qenies. Që do të thotë se të gjithë njerëzit janë vëllezër pa asnjë dallim të vetëm.
    Pasi që njeriu është i përbërë nga shpirti e trupi, dhe të gjithë njerëzit tjerë janë të së njëjtës trajtë, të gjithë ata duhet të konsiderohen vëllezër për nga qenia.
    Në ketë kategori të gjithë njerëzit janë vëllezër, pa dallim feje, kombi, race, moshe apo dallim tjetër. Përcaktues i këtij tipi vëllazëror nuk ishte njeriu, por një qenie tjetër mbi te - Zoti. Zoti ka përcaktuar se njeriu duhet të përbehet nga shpirti dhe trupi, e që mendja do të jetë elementi kyç që do e dallojë nga qeniet tjera materiale. Megjithatë, duhet të kujtohet se kjo kategori është më e zbehta nga gjitha të tjerat.

    Po të vlerësohej ky tip vëllazërie, paragjykimet, stereotipet, diskriminimet, konfliktet e luftërat, pa dyshim se do të ishin minore. Ndërsa nga çasti kur njeriu e mbivlerëson dhe i jep vetvetes atribute superiore në raport me të tjerët, fillon urrejtja për ata, me ç’rast bie efekti i vëllazërisë së qenies, që rezulton me përhapjen e racizmit, i cili vije si pasojë e paragjykimit e përgjithësimit, dhe manifestohet me diskriminim e shtypje.

    2. Vëllazëria fetare

    Kategoria e dytë është vëllazëria për nga feja. Kalimi nga vëllazëria e qenies, tek ajo e fesë shënon një ngritje vëllazërore, megjithëse ende të një niveli jo të lartë. Këtë e pamundësojnë nacionalizmi e ideologjia.
    Në këtë kategori vëllezërish, që të gjithë pjesëtarët e një feje të caktuar, janë vëllezër për nga ajo fe të cilës i përkasin, pavarësisht kombit, racës, ideologjisë, rrymave politike etj. Një shqiptar mysliman është vëlla për nga feja me një arab apo turk mysliman. Siç është edhe një shqiptar katolik vëlla i një katoliku amerikan apo gjermani katolik. Në këtë kategori thyhen kufijtë nacional-kombëtar, vëllazëria tejkalon kornizat kombëtare, por, sigurisht jo në të gjitha rastet, kushtet e rrethanat.

    3. Vëllazëria kombëtare

    Kategoria e tretë, ka të bëjë me vëllazërinë kombëtare, e cila zhvillohet mes pjesëtarëve të një kombi pa dallim feje a krahine. Të gjithë pjesëtarët e një etnie-kombi me përkatësi të ndryshme konfesionale, krahinore e regjionale janë vëllezër për nga kombi. I bazuar në etninë, gjuhën dhe kulturën e përbashkët – kombi është një bashkësi e vetëdijshme kulturore historike.
    Që të gjithë shqiptarët mysliman janë vëllezër për nga kombi me shqiptarët katolik, ortodoks apo protestant. Kurrsesi nuk duhet të lejohet që feja të bëhet pengesë për vëllazërinë kombëtare, e as anasjelltas.
    Ndërsa tek feja, nacionalizmi dhe ideologjia ishin pengesë për kohezionin vëllazëror, tek vëllazëria kombëtare ngjanë e kundërta, feja, apo më saktë interpretimi bukfal i saj, bëhet pengesë. Sidoqoftë në të dyja rastet, feja dhe kombi nuk janë pengesë e patejkalueshme për njëra tjetrën. E as nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, siç mund të mendojë dikush.
    Përkundrazi, feja dhe kombi janë dy anë të së njëjtës medalje, të pandashme dhe plotësuese për njëra tjetrën.

    Pyetjes se një shqiptari nacionalist drejtuar një shqiptari religjioz, se a jeni shqiptar apo mysliman ose katolik, duhet t’i përgjigjemi duke shtruar pyetje: ju vëlla, jeni (ta zëmë) 20 vjeçar apo jeni mashkull? Një person domosdoshmërish e ka një moshë dhe gjini të caktuar. Ndërsa mosha dhe gjinia janë dy komponentë të domosdoshme që e përbejnë njeriun, feja dhe kombi shërbejnë si dy entitete që e formësojnë personalitetin dhe karakterin e tij.Prandaj pyetja a jeni shqiptar apo mysliman, katolik, ortodoks është ekuivalente me pyetjen, a i keni 20 vjet, apo i përkisni gjinisë mashkullore!
    Ndërkohë, derisa një nacionalist mund të propozojë shuarjen e feve, me pretekstin se ato mund të jenë pengesë për kohezionin vëllazëror të kombeve, një religjioz, në anën tjetër, mund të propozoj shembjen e kombeve, me pretekstin se ato janë pengesë për ta realizuar vëllazërinë fetare. Këtu domosdo duhet të nxirret sinteza hegeliane.

    Kalimin nga vëllazëria e fesë tek ajo e kombit, Platoni mbase do ta quante lëvizje nga bota e dukshme në atë të kuptueshme. Megjithëse në këtë rast, jo domosdoshmërish është kështu.

    4. Vëllazëria e gjakut

    Vëllazëria e gjakut (nga familja e ngushtë, tek ajo më e gjerë) është kategoria e katërt vëllazërore. Në kontekstin e përgjithshëm, më e larta e mundshme. Janë disa faktorë që e bëjnë këtë tip vëllazërie të radhitet në nivelin më të lartë. Ata janë: faktori biologjik, farefisnor, emocional e ambiental.
    Kjo kategori është më e larta e mundshme, ngase e vetmja e ka mundësinë të ngërthejë vëllazërinë e katërfishtë.

    Muhamet Krasniqi
    Student i Departamentit
    të Sociologjisë – UP

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    1-Jemi pjesë e të njëjtës specie. Por nuk jemi motra e vëllezër. Specia është e vetmja gjë që ka rëndësi. Sepse është e vetmja gjë faktike. Askush nuk e krijoi ashtu, thjeshtë nga miliona vite përzgjedhje natyrore arritëm këtu, filli ishte tek aminoacidet.

    2-Feja është "rushë me kumbulla". Pjellë e mendjes së prapambetur të disa psikopetërve si puna jote.

    3-Mos ngatërro fjalën "komb" me fjalën "etni" se le namë. Pjesë e kombit shqiptar janë të gjitha etnitë që jetojnë në Shqipëri. Ndërsa etnia shqiptare nuk ka limite kufijshë por limite identiteti. Kombet janë popujtë që jetojnë në një territor të caktuar, etnitë janë popujt me identitet të përbashkët pa rëndësi vendodhje territoriale. Etnitë janë si fetë, armike të betuara të njerëzimi, plaga e njerëzve. Etnitë duhen zhdukur të gjitha ashtu si fetë që njeriu të jetojë në paqe. Mjafton një gjuhë neturale, ndoshta si latinishtja që të përshtatet për të gjithë njerëzimin edhe kaq. Etni, fe apo kombe janë idotsi njerëzore që e vret specien njerëzore. Specia jonë është e vetmja gjë faktike edhe që ka rëndësi, të tjerat janë jashtë qitje.

    4-Mos ngatërro fjalë "gjak" me "farefis". Gjak mundet të keshë edhe me një peson që ti nuk e njeh fare, sepse babai yt mundet të ketë shkuar në krevat me mamanë e tij. Farefis mundet të jeshë edhe me një fëmijë të adoptuar të xhaxhait tënd.

    Konkluzioni:

    Kombe, etni, fe, ideologji edhe klasa sociale janë murtaja e species njerëzore. Faktikisht ekziston vetëm specia jonë, e vetmja gjë reale që na bashkon. Fetë, etnitë, rracat, idelogjitë janë shpikje të mendjes së sëmurë të disa psikopetërve.

    Na duhet vetëm një gjuhë neutrale edhe një shtet botëror i pandashëm. Jo sepse shumica e popullsisë botërore mundet të jetë në favor apo jo, por thjeshtë sepse e vetmja gjë faktike është se jemi të gjithë njerëz. Të tjerat janë idiotsi...

    P.S. Je student sociologjie ti? Si ka mundësi që një psikopat me miq imagjinar të ketë arritur deri aty?

    Nuk ka të ardhme Kosova me njerëz si ty...
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Tutankhamun Lexo Postimin

    Fare lehte: Vetem i urhderon "Zoti" pak budallesi dhe e humbe afinitetin per te perdorur metodat qe i meson ne uni dhe i perdor cdo dite ne lemi tjera tek ceshtjet qe kane te bejne me "Zotin".

    "Zoti" eshte droge. Ka bere njerin ne te kaluaren te flijoje te afermit familjare per Zotin, t'jua pret koken, po e ben sot ate te mbroje incestin, e lere me te mos e beje ate te "fike" mendjen ne disa ceshtje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-06-2009
    Postime
    16
    hahahaha, sjan shenime tmiat, mirpo ti qe ke shkruar ,Tutankhamun,e lexon mire atty, sthash biologjikisht , por tluttem, sjan shenime per njerz qe skuptojn

    edhe FAREFIS, e tnjejtes Fare , fmija i adaptuar sosht farefis, :P m osse farefis i adoptuar ahaha :P

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Bigbrochendr Lexo Postimin
    hahahaha, sjan shenime tmiat, mirpo ti qe ke shkruar ,Tutankhamun,e lexon mire atty, sthash biologjikisht , por tluttem, sjan shenime per njerz qe skuptojn

    edhe FAREFIS, e tnjejtes Fare , fmija i adaptuar sosht farefis, :P m osse farefis i adoptuar ahaha :P
    Ik ore paliaço katundi. Nuk di as se çfarë do të thotë bashkë bisedim.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Me beri pershtypje kjo :

    Njeriu=200 mijë vite jetë. Feja=6 mijë vite jetë. LLOGJIKONI..

    Kush ta ka thene kete ? gjyshi ,apo prifti.

    une me mire te kisha thene te mendoshdhe te shohish se cfar ke shkruar

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Muhamer Lexo Postimin
    Me beri pershtypje kjo :

    Njeriu=200 mijë vite jetë. Feja=6 mijë vite jetë. LLOGJIKONI..

    Kush ta ka thene kete ? gjyshi ,apo prifti.

    une me mire te kisha thene te mendoshdhe te shohish se cfar ke shkruar
    Që njeriu modern ekziston prej 200 mijë vitesh e ka provuar shkenca o taleban. Edhe feja e parë, ajo me shumë perëndi u shpik nga njeriu rreth 6 mijë vite më parë në Indi.

    Ha 'mollë' tani.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Citim Postuar më parë nga Tutankhamun Lexo Postimin
    Që njeriu modern ekziston prej 200 mijë vitesh e ka provuar shkenca o taleban. Edhe feja e parë, ajo me shumë perëndi u shpik nga njeriu rreth 6 mijë vite më parë në Indi.

    Ha 'mollë' tani.
    He, sa modern na paska qene para 200 mije vjetesh na tregon shkenca ,se edhe atehere kishin adidas , dhe levis,bile luanin edhe fudboll ne champions league, cfar injornace ore taleban ateist.

    Nese njeriu modern ekziston qe 200 mije vjet e qe i bie se eshte Ademi a.s. eshte i pari, dhe feja e pareIslami lindi me Ademin si ka mundesi qe feja te linde ne te njejten kohe me njeriun e pare dhe te dallojne kaq shume mije vjete

    He molla te hengert ty , i ke ngateruar dyqish vitet,por nuk prish pune, se ke ngateruar ca " 0 " nuk eshte shume

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Muhamer Lexo Postimin
    He, sa modern na paska qene para 200 mije vjetesh na tregon shkenca ,se edhe atehere kishin adidas , dhe levis,bile luanin edhe fudboll ne champions league, cfar injornace ore taleban ateist.

    Nese njeriu modern ekziston qe 200 mije vjet e qe i bie se eshte Ademi a.s. eshte i pari, dhe feja e pareIslami lindi me Ademin si ka mundesi qe feja te linde ne te njejten kohe me njeriun e pare dhe te dallojne kaq shume mije vjete

    He molla te hengert ty , i ke ngateruar dyqish vitet,por nuk prish pune, se ke ngateruar ca " 0 " nuk eshte shume
    SI gjithmonë nuk kuptohet se çfarë doni të thoni ju besimtarët e fantazmave. Shkruaje në arabisht se e përkthejë me Google Translate, të paktën ashtu e marë vesh se çfarë deshe të thoje.

    Islami lindi 1 mijë e 400 vite mëparë në Mekë, edhe sot e kësaj dite thyen Copy Rights të biblës, se ja ka vjedhur të gjitha figurat mitologjike që përmban bibla.

    Ik fryjë sytë me Ademin tani.
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Muhamer Lexo Postimin
    Nese njeriu modern ekziston qe 200 mije vjet e qe i bie se eshte Ademi a.s. eshte i pari, dhe feja e pareIslami lindi me Ademin si ka mundesi qe feja te linde ne te njejten kohe me njeriun e pare dhe te dallojne kaq shume mije vjete

    He molla te hengert ty , i ke ngateruar dyqish vitet,por nuk prish pune, se ke ngateruar ca " 0 " nuk eshte shume

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •