Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263

    Kujdes nga faqja www.xhamiashqiptare.net



    Kujdes nga webfaqja xhamishqiptare.net
    Pyetja:
    Selam alejkum, desha t’ju pyes nė lidhje me kėtė ėeb faqe: ėėė.xhamiashqiptare.net. Para disa ditėsh mė ka ardhur njė letėr nga kjo ėeb faqe dhe fillova ta lexoj, por kam disa dyshime. Titulli ėshtė: XHAMIA SHQIPTARE, kurse brenda kuptimi i saj ėshtė: PĖRKTHIMI I AUTORIZUAR I KURANIT NĖ GJUHĖN SHQIPE* Ju lutem me tregoni a duhet t’i besojmė kėsaj ėeb faqe apo jo? Allahu ju shpėrbleftė!
    *
    Pėrgjigjja:
    Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit!
    Ėebfaqja ėėė.xhamiashqiptare.net ėshtė njė faqe e cila duke pretenduar se promovon Islam, synon devijimin e muslimanėve nga besimi i saktė. Nuk ėshtė e qartė se kush qėndron pas kėsaj, por nėse shikojmė mundin qė ėshtė bėrė nė pėrkthimin e Kuranit me devijime dhe heqje tė ajeteve, pastaj edhe nė pėrkthimin e videove, atėherė kuptojmė se ekziston njė mobilizim pėr kėtė dhe qėllimi i tyre ėshtė qė ta paraqesin Islamin nė njė formė tjetėr me anė tė sė cilės do tė arrihet futja e dyshimeve nė mesin e muslimanėve tė cilėt nuk kanė njohuri tė mjaftueshme rreth fesė sė tyre, ashtu si ėshtė realiteti i shumė muslimanėve shqipfolės.
    Ideologjia dhe personi i cili promovohet nė atė faqe ėshtė Rashad Halifa, i cili edhe njėkohėsisht konsiderohet shpikėsi i kėtyre ideve devijante. Ai lindi nė vitin 1935 nė Egjipt, emigroi nė SHBA dhe nė vitin 1959 morri doktoraturėn nė fushėn e kimisė dhe fitoi nėnshtetėsinė e Shteteve tė Bashkuara. Njė kohė punoi nė UNESCO, mirėpo mė pastaj filloi tė merret me ēėshtje tė fesė. Ai filloi tė banojė nė qytetin Tucson tė shtetit tė Arizonės dhe nė xhaminė e kėtij qyteti e promovoi veten si imam xhamie. Fillimisht ai fliste rreth mrekullive numerike tė Kuranit dhe kėshtu e bėri njė libėr qė e quajti “Mrekullia e Kuranit Fisnik”. Nė kėtė libėr Rashad Halifa pretendoi se numri 19 ėshtė numėr i shenjtė dhe mrekulli e Kuranit, duke i bėrė disa pėrpjesėtime brenda Kuranit, sikurse numrin e shkronjave tė besmeles, numrin e sureve, numrin e ajeteve brenda sureve, etj.
    Mė vonė filloi tė deklarohet mė qartė pėr disa vėrejtje brenda Kuranit dhe pretendimit se ky libėr ka pėsuar ndryshime dhe kėshtu kur u bėnė tė qarta idetė e tij, muslimanėt e xhamisė e pėrzunė atė nga xhamia.
    Pas kėsaj ai hapi njė qendėr nė tė cilin thėrriste nė idetė e tij. Ai filloi devijimin e tij duke refuzuar tėrėsisht Sunetin, bazėn e dytė tė jurisprudencės islame dhe pėrfundoi nė pretendimin e tij se ėshtė i dėrguar nga Zoti (profet).
    Nga fundi i viteve tė shtatėdhjeta dhe viteve tė tetėdhjeta ishte shumė aktiv dhe pėrdorte tė gjitha metodat e mundshme pėr t’i pėrhapur dyshimet dhe mashtrimet e tij; u shkruante revistave dhe tė pėrditshmeve qė botoheshin nėpėr vendet islame duke i thirrur nė pasimin e tij, prodhonte video nė tė cilat promovonte ideologjitė e tij, disa nga tė cilat tani i gjejmė tė pėrkthyera edhe nė gjuhėn shqipe, etj. Menjėherė pas fillimit tė thirrjes devijante tė tij, ai u bė milioner dhe kishte informacione se mbante kontakte me qarqe tė cilat mundoheshin ta zmbrapsin Islamin. Gjithashtu ai u ballafaqua edhe me akuza dhe u gjykua dy herė, njė here pėr pėrdhunim e njė vajze shtatėmbėdhjetėvjeēare.
    Paraqitja e tij u ballafaqua me njė kundėrshtim dhe refuzim nga ana e dijetarėve islamė tė kohės sė tij, tė cilėt me argumente sqaruan rrezikun e ideve devijante tė kėtij njeriu.
    Jeta e kėtij njeriu i cili pretendonte se ishte i dėrguar dhe se atij shpalljen po ia sillte Xhibrili, pėrfundoi me 31 janar 1990. Ai u gjet i vrarė nė qendrėn e tij dhe nuk u arrit tė kuptohet se kush e kishte kryer kėtė vrasje. Sido qė tė jetė, me vrasjen e tij u kuptua edhe realiteti i tij, ndėrsa veprimet dhe pretendimet e tij tė trilluara mbetėn tė shėnohen nė histori ashtu si janė shėnuar historitė e tė gjitha atyre qė nė tė kaluarėn mashtruan njerėzit duke pretenduar se janė tė dėrguar, pėr tė cilėt edhe paralajmėroi Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Ai nė njė hadith thotė:
    “Nuk do tė ndodhė dita e kiametit derisa fise nga umeti im do t’u bashkėngjiten idhujtarėve dhe derisa ata tė adhurojnė idhujt. Gjithashtu do tė ketė nga umeti im tridhjetė mashtrues qė do tė pretendojnė se janė Nebij (tė dėrguar), ndėrsa unė jam vula e Profetėve dhe nuk ka tė Dėrguar pas meje.”*(Shėnon Termidhiu, ndėrsa Albani e cilėson tė saktė)
    Devijimi i kėtij personi dhe i tėrė kėtij sekti mund tė pėrmblidhet nė kėto pika, ku secila tregon se sa janė larg Islamit:
    1.***** Pretendimi se Kurani ėshtė i devijuar dhe i shtuar, kėshtu qė ai Kuran i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, i cili gjendet nė ėebfaqe, ėshtė i njėjti Kuran tė cilin e ka pėrkthyer Rashad Halifa nė gjuhėn angleze, duke ia shtuar disa komente devijante tė trilluara dhe duke mėnjanuar disa ajete, me pretendimin se janė tė shtuara. Sikurse ajetet 128-129 tė surės sė nėntė (Teube).
    *
    2.***** *Refuzimi i tėrėsishėm i Sunetit tė Dėrguarit dhe haditheve tė tij dhe thėnia se duhet tė kufizohemi vetėm me Kuranin. Kjo i ka bėrė ata qė tė njihen edhe si sekti i emėrtuar me “Kuranijun”. Dihet qartė se baza e dytė e legjislaturės islame ėshtė Suneti, rruga e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, dhe refuzimi i kėsaj ėshtė refuzim i tėrėsishėm i Islamit.
    *
    3.***** *Refuzimi dėshmisė nė formėn si qėndron nė Islam “La Ilahe il-la Allah, Muhamdu resulullah”-“Nuk ka Zot qė meriton tė adhurohet me tė drejtė, pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguar i Zotit”, duke u kufizuar vetėm me frazėn e parė, pa pėrmendur dėshminė se Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Zotit.
    *
    4.***** Ndryshimi i mėnyrės sė kėndimit tė ezanit duke hequr disa fjalė qė thuhen.
    *
    5.***** Falja e namazit nė njė formė tjetėr nga ajo si duhet falur, duke mos lexuar suret etj.
    *
    6.***** Pretendimi se Rashad Halife ėshtė i dėrguar i Zotit dhe kėshtu i bėnė shpifje Zotit tė Madhėrishėm.
    *
    Pas kėtij sqarimi i kėshillojmė muslimanėt e sinqertė, tė cilėt dėshirojnė qė besimi i tyre tė jetė larg ēdo ideologjie tė trilluar, qė tė largohen nga kontakti me faqen e lartpėrmendur pasi ata janė njerėz qėllimkėqij, tė cilėt duke veshur petkun e Islamit tentojnė t’i humbin muslimanėt nga Islami burimor. Lusim Allahun e Lartėsuar tė na mbrojė ne dhe tė gjithė muslimanėt nga intrigat e armiqve!
    *
    Alaudin Abazi

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    France
    Postime
    263
    Fshini postimet e keti dreqi me emrin e quajtur feja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga muslim_ks : 27-10-2010 mė 08:52

  3. #3
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642

    Terrorizohet forumishqiptar

    Kush janė keta njerėz qė marrin rol qė nuk u takon?!
    Forumi shqiptar gradualisht po terrorizohet nga njė person i panjohur me pseudonimin "feja" i cili ka vetėm 30 postime dhe ato 30 postime janė identike me njėra tjetrėn, ja postimi i tij si vijon:

    Citim Postuar mė parė nga feja Lexo Postimin
    Pėrkthimi mė i ri i Kuranit nė Gjuhėn Shqipe mund tė gjendet nė webfaqen:

    www.xhamiashqiptare.net

    Nė atė webfaqe gjithashtu mund tė gjeni mrekullinė matematikore tė Kuranit, dhe shumė tema tjera tė rėndėsishme.
    Ja edhe tė gjitha postimet e tij:

    http://www.forumishqiptar.com/search...archid=4588686

    Ketu janė disa gjėra qė duhen diskutuar, e ato janė:
    1) Pėrkthimi i librave tė shenjtė qoftė Kur'ani, Bibla, Tora etj. bėhėt nga bashkėsitė (komunitetet) fetare zyrtare, e jo nga tipat e thjeshtė tė cilėt mund tė manipulojnė me keto libra. Forumi shqiptar si njė forum i tė gjithė shqiptarėve pėrfshi 4 besimet tradicionale e ka pėr detyrė t'i mbroj shqiptarėt duke mos rėnė preh e individėve tė caktuar qė punojnė kundėr interesave tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės, Bashkėsisė Fetare Islame nė Maqedoni, Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane, ngase keto komunitete qė pėrmenda janė komunitete zyrtare tė shqiptarėve dhe ēdo iniciativė e individėve kundėr tyre ėshtė iniciativė kundėr shqiptarėve. Kur'ani pėrkthehet nga njerėzit e autorizuar nga keto komunitete.
    2) Shkronjat e mėdha tė cilat tė krijojnė bindje se ne forumistėt jemi tė verbėr.
    3) Pėrseritja e tė njejtit postim nė 30 postime tjera.

    Kerkojmė nga ju qė t'a parandaloni reklamimin e ketij lajmi nėpėrmjet forumit shqiptar, i cili ėshtė pjesė e shqiptarėve, e jo e manipuluesve tė X komuniteteve brenda shqiptare.

    Ju faleminderit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gimche : 27-10-2010 mė 08:52
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  4. #4
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i tė madhit Hamzes
    Ti je kullė fuqi baroti...

  5. #5
    Antare te tille qellojne qe rregjistrohen ndonjehere ne forumin tone thjesht per te reklamuar faqe personale. Ska asnje terror, thjesht veprime te papergjegjshme qe e marrin pergjigjen e tyre. Antari u bllokua nga forumi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •