Onomastikė
Etniku dardan dhe horonimi Dardania
nga Abdullah Konushevci
1. Mendime tė ndryshme pėr kuptimin e fjalės Dardani
Nė studimet alabanistike hasen mendime tė ndryshme rreth dardanėve, tė cilėt heqin origjinėn e tyre qė nga kohėt mitologjike, duke u dėshmuar, krahas peonėve, njė fis fqinjė i tyre, siē mėsojmė nga Iliada e Homerit, edhe nė luftėn e Trojės. Prandaj, zbėrthimin dhe kuptimi i etimonit dard mund ti ēojė shumė larg studimet jo vetėm gjuhėsore.
****
Onomastikė
Kulti i virgjėreshave nė toponimi
nga Abdullah Konushevci
Kulti i virgjėreshave qe shumė i gjallė nė kulturėn shqiptare, pėr tė cilin dėshmojnė jo vetėm veprat e Durhamit, studimi i T. Vukanoviqit, por edhe toponimet e ndryshme, qė kanė dalė pikėrishit nga fjala ēikė virgjėn. Prandaj, qoftė Manastiri i Deviqit, qoftė Koretica, qoftė emėrvendi Kėzllar mund tė shihen si njė interpretatio slavica, pėrkatėsisht graeca ose turca tė toponimisė shqiptare
Dihet se nė qytetėrimin e lashtė grek Hestia, hyjnesha e vatrės, e bija e Kronit dhe e Reas, gėzonte njė respekt tė madh. Ndonėse e kėrkojnė pėr grua Poseidoni dhe Apoloni, ajo mbeti virgjėreshė. Ajo qe personifikim i vatrės shtėpiake dhe i flakės sė shenjtė, qė rri ndezur pa pushuar nė banesat dhe nė tempujt. Ajo adhurohej edhe si mbrojtėse e familjeve, e qyteteve dhe e kolonive. Grekėt, kur donin tė themelonin njė koloni, merrnin nga metropoli zjarrin e Hestias pėr tė ndezur vatrėn e atdheut tė ri. Simbol i saj ishte flaka. Mė vonė ajo fiton atribute tė reja: paraqitet nė njė pozė madhėshtore me njė pishtar dhe me njė skeptėr nė dorė dhe me njė vel mbi supet. Nė Romė ajo identifikohej me hyjneshėn e vatrės sė shtėpisė, Vestėn (Dhama, 114 & 115).
Kulti i virgjėreshės a virgjėreshave qe mjaft i gjallė edhe nė kulturėn shpirtėrore shqiptare. Madje, edhe Kanuni, qė qe nė tė vėrtetė njė mishėrim juridik i organizimit patriarkal tė shoqėrisė shqiptare, para kėtij kulti u tregu i epshėm, duke bėrė koncesione tė konsiderueshme. Kėshtu, Durham, nė veprėn e saj Shqipėria e Epėrme, etj., e gjeti mjaft tė gjallė kultin e virgjėreshės nė Shqipėri. Ajo vė re se prishja e fejesės nė djep mund tė bėhej vetėm po qe se vajza do tė betohej para dėshmitarėve se do tė mbetej virgjėreshė pėr jetė tė jetės. Lidhur me kultin e virgjėreshės nė Malėsinė e Madhe, ajo thekson: Njė vajzė qė ėshtė betuar tė mbetet virgjėreshė, virgjėn shqiptare nė Malėsinė e Madhe, nė rast se i ati nuk lė pas ndonjė djalė, mund tė trashėgojė tokėn e saj dhe ta punojė. Me vdekjen e saj toka i takon mashkullit mė tė afėrt, si trashėgimtar i babait tė saj. Kėto gra, si rregull, mbajnė rroba burrash dhe mund tė mbajnė armė (SHE, f.125). Veē pėrshkrimit tė takimeve tė ndryshme me virgjinat shqiptare, nga kjo vepėr po veēojmė edhe njė gojėdhanė: Po ecnim pėrmes pyllit kur pamė anash njė gur tė madh. Njė vajzė qė na ishte aq e mirė, pothuaj shenjtore, kishte bėrė be se do ta ēonte atė gur nė kishėn e Berishės. Me ndihmėn e mrekullisė ajo e mbajti njė rrugė tė gjatė, por kėtu nė pyll ajo dėgjoi zėrin e fyllit tė njė bariu dhe ngriti sytė dhe e pa: ai ishte i pashėm. Ajo harroi ato punėt e shenjta qė i kishin marrė mendtė dhe e pushtuan tani mendime tokėsore. Shkėmbi i ra nga kurrizi dhe kur u pėrpoq ta ngrinte pėrsėri, e pa se i kishte ikur fuqia dhe guri kishte mbetur aty edhe sot e kėsaj dite (SHE, 165).
Megjithatė, njė trajtim mė tė denjė dhe mė tė hollėsishėm kjo dijetare do ti bėjė kultit tė virgjėreshave nė veprėn Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone tė Ballkanit (PFKZB): Nė Malėsinė e Madhe, nė rast se njė burrė kishte shumė vajza e asnjė djalė, njėra prej tyre me dėshirėn e tij mund tė betohej pėr virgjėri e tė quhej si djali i tij. Ai mund ti linte trashėgim shtėpinė dhe tokėn, pėr sa tė ishte gjallė ajo, pastaj i kthehej trashėgimtarit mashkull mė tė afėrt
Nė fiset e Dukagjinit, ku virgjėreshat nuk veshin petka burrash, ato gjatė gjithė jetės as nuk e trashėgojnė dot tokėn e as e punojnė, si nė Malėsi tė Madhe. Toka i kalon trashėguesit mashkull dhe ai duhet ti paguajė virgjinės ēdo vit 300 okė misėr, 18 okė raki dhe 30 okė verė. Ajo mund ta detyrojė qė tia paguajė, duke iu drejtuar Kėshillit tė Pleqve (PFKZB, 481).
Ky kult, veē nė Malėsinė e Madhe, ka qenė i gjallė edhe nė Drenicė, siē dėshmon edhe Tatomir Vukanoviq nė veprėn Drenica, druga srpska Sveta Gora, i cili thotė se ato njihen nė popull me emrin virgjinat ose mashkulloret. Ai na jep edhe njė shembull tė njė virgjėreshe, qė veshet si mashkull, e cila nga Sala merr emrin Sali, meqenėse nuk pajtohet tė martohet me burrin, qė i kanė zgjedhur pėr fat tė saj. (f. 138).
Ky kult i virgjėreshės, me sa duket, ėshtė njė mbetėz e sistemit tė materiarkatit dhe nė thelb ka karakter pagan. Por, mė vonė, nėn ndikimin e kodit heroik, virgjėreshat u dalluan edhe heroina, kurse nėn ndikimin e kodit religjioz: sipas Durhamit, shumica e tyre hynin nė Urdhrin e Tretė tė franēeskanėve, ato fituan edhe tipare religjioze, shenjtėruese.
Nė Shqipėri ekziston emėrmali ose oronimi Mali i Ēikės. Po ashtu, me sa dimė, ekziston nė toponiminė shqiptare edhe emėrvendi Shteg-Vashė.
Megjithatė, vėmendjen tonė ka tėrhequr toponimi Ēikatovė, dokumentuar si Ēikotovo mė 1455, si dhe toponimet e tjera pėrreth kėtij fshati. Te ky toponim ne shohim shumėsin e emrit ēikė, sh. Ēikat, zgjeruar me sufiksin ova, qė mund tė jetė prapashtesė adverbiale sllave ose fjala turke ova fushė. Etimoligjikisht kėtė fjalė ne e gjejmė tė dalė nga trajta e tij mbiemėrore e paēikur, e paprekur, e paprishur, siē e dėshmon edhe togfjalėshi latin virgo intacta. Kėtė e pohojnė edhe ndėrtimet e ndryshme: Nusja na doli ēikė, na doli e virgjėn, e paprekur; Ishte ēikė, ishte e paprishur, e paēikur intacta. Manastiri i Deviqit, na thotė mendja, ėshtė vetėm njė trajtė shqiptarizuese e shumėsit tė emrit devica virgjėn, sh. device me palatalizimin a qiellzorzimin e rregullt tė grupit ce > q. Pėr mė tepėr, si dihet, ėshtė ky manastir i murgeshave nga, vetiu, mund tė kuptohet se ėshtė tempull i shenjtė i virgjėreshave. Madje, ky emėrvend del i dokumentuar si Crkva Djevica (Vukanoviq, 23) qė mė 1455. Prandaj, ne e gjejmė njė interpretatio serbica ose slavica tė toponimit shqiptar Ēikat + -ova. Njė interpretatio greca ne e gjejmė te fshati tjetėr Koreticė/Korroticė, ku fjala kora greqisht ka kuptimin e vashės ose tė virgjėreshės.
Njė interpretim turk tė kėtij kulti tė virgjėreshave ne e hasim edhe te emėrvendi Kėzllar (tur. kėzllar ēikat) tė sanxhakut tė Trikallės/Tėrhallės.
Meqenėse kėto fshatra patėn njė zhvillim tė bujshėm ekonomik, ato u zgjeruan, duke krijuar kėshtu Ēikatovėn e Vjetėr dhe Ēikatovėn e Re, si dhe Koreticėn e Epėrme dhe Koreticėn e Poshtme, problem ky mė shumė i studimeve sociologjike dhe demografike. Nga aspekti gjuhėsor, mund tė thuhet se ato u zhvilluan sipas modelit antik Epirus Novus Epiri i Ri dhe Epirus Vetus Epiri i Vjetėr, si dhe Moesia Superior Mezia e Epėrme dhe Moesia Inferior Mezia e Poshtme.
Me njė fjalė, tė gjitha kėto emėrvende krijojnė njė bashkėsi toponimike leksemash tė ndryshime, por kuptimesh tė njėjta, duke zbuluar kėshtu larushinė e madhe tė sistemit toponimik tė Kosovės.
Onomastikė
Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ē/
Disa toponime tė Dardanisė nė dritėn e rregullave tė fonetikės historike sllave fitojnė kuptimin e tyre tė vėrtetė, qė morėn formėn e sotme me ndėrmjetėsimin e hetueshėm tė gjuhėve sllave tė jugut
Metateza e likuideve, dukuri kjo e njohur fonetike e gjuhėve sllave tė jugut, sikundėr dhe evoluimi /ti/>/ē/ ka prekur njė numėr tė madh toponimesh tė Dardanisė. Nga mė tė parat, ne do tė pėrmendim Rashėn, kryeqytetin e dikurshėm serb, dhe formėn e saj tė dokumentuar, antike, Arsa, ku vihet re si ndėrmjetėsimi i shqipes me evoluimin /s/>/sh/, po ashtu edhe ndėrmjetėsimi i sllavishtes me metatezėn a r > r a.
Po kėtė dukuri e gjejmė tė dėshmuar edhe pėr emrin etnik tė shqiptarėve, qė nė dokumentet e para sllave del si raban ose nė formė mbiemėrore rabanashki pėr arban dhe arbanashki.
Po ky tip i metatezės, kujtojmė, ka prekur edhe toponimin Prugovc, tė cilin ne e gjejmė tė dalė nga njė trajtė shumė mė e hershme e burimit gjermanik Purgovc, ku bie sheshit nė sy ndikimi i kulturės sase, se fjala purg/burg kishte kuptimin kėshtjellė, qytet. Kėtė bindje na forcon edhe mė shumė fakti se ky fshat ndodhet nė njė zonė tė ndikimit tė fuqishėm latin dhe katolik njėkohėsisht, ndaj ėshtė e natyrshme qė aty kėta xehetarė tė dėgjuar tė Mesjetės tė kenė krijuar edhe enklavėn e tyre, meqenėse pėr ta ky ishte njė ambient mė i sigurt dhe mė familjar.
Dijetari sllav Milivoj Pavloviq nė punimin Les coincidences toponymiques en France et en Illyricum (GJA, IAP, nr. 1, 1968, f.24) mendon se ky lloj i metatezės ka rrokur edhe oronimin Radan qė korrespondon me Ardennes, Silva ardenna nė Galinė veriperėndimore, pastaj ai sjell toponimin Arde, hidronimin Ardeche, etj.
Bazėn Ard pa ndėrmjetėsimin gal ai e gjen te hidronimi Ardea (nė Rumuni), Arda nė Bullgari dhe Radika (nė Maqedoni).
Megjithatė, duke marrė parasysh topografinė e disa vendbanimeve, qė shtrihen kryesisht rrėzė malesh, ne mbrojmė mendimin se toponimet, qė hasen nė trojet shqiptare, si: Radavc, Radoniq, Radishevė, Radashevc, Radikė, Radushė gjajnė tė jenė mė parė nga baza latine radix, -icis rrėnjė. Pra, vendbanime tė vendosura nė rrėzė tė maleve pėr dallim nga ato qė janė tė vendosura rrėzė ose nė gryka lumenjsh, nė fusha, nė kodra, etj.
Megjithatė, po tė pranohet se kėto janė forma me metatezė, atėherė baza e tyre do kėrkuar te mbiemri latin arduus i rrėpirėt, fig. i mundimshėm, i rėndė, por pozita e tyre gjeografike nuk na lejon tė sjellin njė pėrfundim tė tillė. Ndryshe qėndron puna me Ardenicėn (khs. Kodrat e Ardenicės), qė nuk iu shtrua metatezėz sė likuideve dhe qė mund tė ketė me siguri lidhje gjirie me bazėn *ard- kodėr tė gjuhėve kelte, zgjeruar me kunglitinatin e prapashtesave en dhe ica. Po kėsaj familjeje duhet ti takojė edhe emri i kėshtejllės sė fundit tė qėndresės ilire, Ardubės (khs. toponimin Kordoba nė Spanjė, si dhe Gelduba nė Holandė). Kėtė mendim e shpreh edhe H. Krahe, kur flet pėr emrat keltė nė nomenklaturėn e emrave gjeografikė tė Ilirisė.
Prapashtesa en dhe evoluimi i saj nga forma mė e qėmoēme -and
Mund tė thuhet se me prapashtesėm en nė toponiminė shqiptare u krijua njė bashkėsi e tėrė toponimesh: Shkėlzen, m., Luboten, m., Gruden, fsh., Goden, fsh., Lepen/c/, l., Pėrlepnica, f. e l., Eren/ik/, l., ku ne shohim reduktimin e gjymtyrės and > end > en (khs. Prizren <> l e, i cili, nė Dardani ka rrokur toponimet Lebanė <> /ē/. Kėtė fakt sikur e pohon edhe toponimi nė trajtėn turke Svircė <> /ē/, na thotė mendja, ka rrokur edhe toponimet Hoēa e Madhe dhe Hoēa e Vogėl, pėrftuar nga trajtė mė e hershme Hotia, qė lidhet me fisin shqiptar tė Hotit. Hoēa e Vogėl janė tė gjithė tė fisit Hot, kurse Hoēa e Madhe, meqenėse iu dhurua kishės si pronė, u popullua nga elementė sllavė, kurse elementėt shqiptarė u shpėrngulėn nė Krushė. Si Hoēa e Madhe dhe Hoēa e Vogėl, po ashtu edhe Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogėl u ndėrtuan sipas prototipit antik Polti Maior (Pulti i Madh) dhe Polti Minor (Pulti i Vogėl).
Nė njė formė tė deaspiruar dhe pak a shumė tė sllavizuar tė emrit tė kėtij fisi si bazė motivuese ne e gjejmė edhe te fshati Uēė (dokumentuar si Oēa), kurse nė Tetovė te Otla, sajuar nga prapashtesa zvoguluese ėl.
Drenica apo Dernica?
Te hidronimi Drenica, nga e mori emrin kjo zonė, ne shohim njė trajtė shumė mė arkaike nga ajo e sotme, e cila del dytėsore, pasi ėshtė pėrftuar nga metateza e likuideve e-r > r-e. Ky lloj i metatezės preku edhe toponimin e dėgjuar mesjetar Breuernik > Bervenik > Bėrvenik, pastaj Berkocin > Brekoc, Smerkovnica > Smrekovnica etj. Sipas A. Llomės, Sredksa ėshtė njė formė me metatezė e Serdikės antike. Prandaj forma e saj e qėmoēme ėshtė Dernica dhe mendimi i deritashėm se emri i saj lidhet me sll. dren thanė del i paqėndrueshėm, sepse nuk dihet deri mė sot, qė ndonjė lumė mori emrin nga ndonjė dru a pemė. Pėr numrin e madh tė toponimeve me fjalėn *darn > dern > djerr edhe nė toponiminė sllave, le ti shohim disa: Derdjina te Dubrovniku, der m (Perast) dero (Rab); djer (Crmnica, Budua, Ljubisha, Tivat, Prēanj); Deraē, lokalitet te Bogdashiqi, tė cilat lidhen me njėlloj toke ngjyrėverdhė, njėlloj lėndine as dhé, as gur, qė nuk ėshtė e pėlleshme, ku rritet ulliri.
Tė gjitha kėto P. Skoku i shpjegon nga fjala shqipe djerr, formėn e kryehershme tė sė cilės e paravendon me tė drejtė nga njė *darno/derno > djerr. Nga kjo formė, me parashtesėn intensifikuese sh- u pėrftua edhe folja shtjerr thahet, subjekti: kroni, pusi, lumi.
Kėto shpjegime na japin dorė qė te makrotoponimi Drenica tė shohim ose njė mbiemėr tė substantivuar nga togfjalėshi Lumi i Dernės, ose tė shohim tek ai njė kuptim tė lumit tė tharė, tė shtjerrė.
Paralelizma tė kėtij hidronimi janė hidronimet sllave Suha Reka, Suica. Ėshtė pėr tu pėrqasur kėtu edhe Lumi i Vdekur (krahaso veprėn omonime tė Jakov Xoxės).
Me njė fjalė, te hidronimi Drenica kemi tė bėjmė me njė lumė pothuajse tė tharė, ujėrat e tė cilit, me sa duket, filluan tė derdhen nė lumenj tė tjerė nėntokėsorė. Ėshtė ky semasiologjikisht dhe semantikisht kuptimi mė i qėndrueshėm, sepse lumi mund tė jetė i bardhė ose i zi, i turbullt ose i qetė, i madh ose i vogėl, i bujshėm ose i tharė, siē tregojnė edhe hidronimet e shumta: Drini i Bardhė, Drini i Zi, Llapi (khs. lat. albus i bardhė), Mavriqi (gr. mauros i zi), po dhe hidronimet sllave: Bistrica, Velika Reka, Mala Reka, Suha Reka, Sushica, etj.
Prapėseprapė, nuk mund tė mohohet ndikimi i gjuhėve sllave, sidomos pėr disa toponime, si Drenova, Drenovci, qė, varėsisht nga prania e drurit tė thanės, edhe mund tė kenė dalė nga baza sllave dren thanė.
Sipas gjasash, ėshtė ky rripi i tokės, qė u njoht nė harta si Dardania deserta Dardania e shkretė. Bazėn motivuese tė kėtij horonimi a emri tė krahinės do kėrkuar te hidronimi Drenica, sikundėr e provojnė edhe njė varg horonimesh tė tjera, si Llapi, Anamorave, Anadrini (sll. Podrimja), Mati, Devolli, Luma, qė tė gjitha motivuar nga hidronimet pėrkatėse.
Drenica, duke qenė zona mė konservative e Kosovės, ėshtė e natyrshme tė ndryjė nė vete edhe njė thesar tė ēmueshėm toponimik, tė paprekur nga ndikimet e huaja. Pėr mė tepėr, si dėshmojnė dokumentet osmane dhe sllave, ajo qe po ashtu e paprekur edhe nga pushtuesit e huaj.
Palatalizimi i guturaleve
Njė dukuri tjetėr, e vėnė re edhe nga ky dijetar, ėshtė palatalizimi i guturaleve nė gjuhėt sllave. Kjo dukuri, mė duket, ka rrokur njė varg toponimesh edhe nė Dardani. Kėshtu, emrin e malit Zhegovc ne e gjejmė tė palatalizuar nga Geg+ovac (khs. Malet e Berishės, si dhe Malet e Zhegovcit), sikundėr qė emrin e fshatit Zhegėr ne e gjejmė po ashtu tė palatalizuar nga trajta Geg + -ėr (lidhur me prapashtesėn e shumėsit ėr, krhs. Arb+ -ėr, Bosh + -ėr + -an, trajta e sotme Pozharan; Pip + - ėr, etj.), meqenėse kėto emėrtime nuk do tė thonė gjė nė gjuhėt sllave. Mendoj se ky palatalizim ka rrokur edhe emrin e Zetės <>dardhė shtron disa probleme. Sė pari, po e morėm si tė saktė, atėherė duhet tė pajtohemi se ka ekzistuar qė moti nė ilirishten metateza r a > a- r, kurse evoluimi /g/>/dh/ ėshtė i provuar pėr numrin mė tė madh tė fondit indoevropian tė shqipes. Megjithatė, fonetikisht ėshtė i qėndrueshėm edhe mendimi i Bugges, meqenėse evoluimin e grupit /rd/ > /rdh/ e gjejmė te njė varg fjalėsh tė fondit indoevropian, si dhe te njė numėr latinizmash: khs. gr. skorda, shq. hurdhė/hudhrė, gardh (khs. sll. grad <> shq. i shurdh, lat. veridis > ver(i)dis, khs. it. verde, shq. i verdhė. Ky zhvillim ndoqi edhe disa orientalizma mjaft tė vjetėr (sigurisht para depėrtimit tė sllavizmave dhe vencianizmave nė gjuhėn shqipe), si, p.sh. hordhi <> /rdh/, siē tregon fjala kordhė. Megjithatė, shumė orientalizma, si kėrdi, aor. i foljes kėrmak; batėrdi, aor. i foljes batėrmak, nuk iu shtruan kėtij evoluimi. Kėtij evoluimi nuk iu shtrua edhe folja kavėrdis fėrgoj, etj. Po kjo mund tė thuhet pėr fjalėn levėrdi, e cila mendojmė se ėshtė po ashtu njė turqizėm mjaft i vjetėr (me siguri shumė shekuj para se ėshtė bėrė zakon tė mendohet se kanė filluar tė hyjnė turqizmat nė gjuhėn shqipe nė shek. XV), sajuar nga parashtesa shqipe lė- (khs. lėbardh, lėmek, lėbyr) dhe aoristi verdi i foljes vermek me dhanė, si dhe romanizmi bastard, e cila fitoi statusin e pėrdorimit standard, sado qė autorėt tanė tė vjetėr e shkruajnė, ndoshta nėn ndikimin rrafshues tė analogjisė, si bastardh. Kur bėjmė fjalė pėr depėrtimin e orientalizmave, nė tė vėrtetė turcizmave, duhet tė kihet parasysh fakti historik se shumė kohė para depėrtimit osman, nė Ballkan ka pasur dyndje tė shumta tė fiseve turke, sikundėr janė: hunėt, avarėt, qė nė shek. VI krijuan edhe perandorinė e tyre me kryqytet Beogradin, peēenegėt, bugarėt, qė u sllavizuan mė vonė, fisi arab i saracenėve dhe shumė fise tė tjera.
Prapėseprapė, mendimit tė Ēabjet i vjen nė ndihmė hidronimi i lashtė Margus (sot Morava), tė cilin ne e gjejmė tė dalė nga apelativi i shqipes mardhė i ftohtė, i ngrirė, siē e dėshmon edhe kėnga popullore serbe: Oj Moravo, hladna vodo Pėr evoluimin /g/ > /dh/ nuk ėshtė nevoja tė japim shpjegime mė tė hollėsishme, meqenėse ėshtė njė dukuri e ditur tashmė e fonetikės historike tė shqipes.
B u r i m e t k r y e s o r e:
Edith Durham, Preardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone tė Ballkanit nė Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ribotim, Tiranė, 1998.
Eqrem Ēabej, Emri i Dardanisė dhe izoglosat shqiptaro-kelte nė Studime gjuhėsore, IV, Rilindja, Prishtinė, 1977.
Grga Novak, La nazionalita dei Dardani in Arhiv za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knj. IV, sv. 1, Prishtinė, 1969.
Idriz Ajeti, Studime gjuhėsore nė fushėt tė shqipes, I, Rilndja, Prishtinė, 1982.
***
Onomastikė
Bashkėsia toponimike me rrėnjėn dim/tim shtėpi
Numri i madh i toponimeve, sajuar nga apelativi iliro-shqiptar dim/tim shtėpi, si: BinDIMIola, BuDIMje,DIMali, DIMinicė, GaDIMe, NeroDIMe, NikoDIM, ReTIME, SuDIMe, ShteDIM, ShTIMe, mund tė na shtyjnė tė shtrojmė dilemėn nė mos toponimet latine-romane me fjalėn villa shtėpi, mund tė jenė njė interpretatio romana i njė modeli toponimik iliro-shqiptar
Gjetja dhe studimi i bashkėsive toponimike paraqit njė problem tė rėndėsishėm nė studimet onomastike jo vetėm shqiptare e ballkanike, por edhe evropiane.
Por, sė pari, duam tė shpjegohemi rreth termit bashkėsi toponimike, tė cilin po e pėrdorim nė kuptimin qė ka ai nė shkencat matematike: njė grup elementesh qė ka njė tipar tė pėrbashkėt. Ky tipar i pėrbashkėt mund tė jetė njė rrėnjė, njė kuptim, njė gjymtyrė e dytė ose e pare, etj.
Sė dyti, njė ndriēim edhe mė tė madh kėrkon shpjegimi dhe kuptimi i rrėnjės dim/tim, qė ėshtė element i pėrbashkėt i kėsaj bashkėsie. Sikundėr dihet, fjala tym kishte kuptimin e saj tė kryehershėm shtėpi, qė mund tė shihet edhe nga vargu i Kėngės sė Gjergj Elez Alisė: Tym pėr tym ka i dash tė pjekun, ku vihet re menjėherė se kuptimi i saj ėshtė shtėpi. Kėtė kuptim kjo fjalė e ruan edhe te shprehjet: Ky katund ka dyzet tymna, ka dyzet shtėpi, dyzet familje (FGJSH, 581), u danė tymnat shtėpitė, pronat, po su ndanė vllaznit, tym nveti shtėpi mė vete, etj. Pėr shkak se kjo fjalė ka edhe kuptimin e tymit tė zjarrit, u mendua deri vonė se ėshtė njė sllavizėm. Megjithatė, kohėt e fundit ėshtė vėnė me tė drejtė nė dyshim (.B. Demiraj), sidomos pėr shkak tė evoluimit /i/ > /y/, qė ėshtė mjaft i vjetėr dhe qė ka rrokur kryesisht latinizmat nė gjuhėn shqipe. Por, si ndodhi qė kjo fjalė ta humbė kuptimin e fjalės shtėpi. Meqenėse kjo fjalė ka njė fushė tė gjerė semantike, sikur kemi provuar edhe pėr fjalėn gjellė tė shqipes, kuptimi i kryehershėm i sė cilės qe jetė (khs. Gjella e Shėn Mėrisė Virgjėr tė Jul Varibobės) dhe pėr tė cilėn Skok mendonte se ėshtė sllavizėm, ėshtė e kuptueshme se ajo humbi betejėn nė konkurrencė me fjalėn jetė, qė ka njė fushė shumė mė tė ngushtė kuptimore, njė kuptim shumė mė tė specializuar dhe mė tė veēantė. Kjo gjė mund tė thuhet edhe pėr fjalėn tym/tim, e cila, duke pasur njė fushė tė gjerė kuptimore, e humbi po ashtu betejėn nė luftė me fjalėn shtėpi, qė ka njė kuptim shumė mė tė vaēantė, shumė mė tė specializuar.
Fjalėn tym me kuptimin shtėpi ne e gjejmė tė njė gjirie me sansk. dįmas shtėpi, tė av. dami, tė arm. dun < *doshtėpi, tė gr. dómos shtėpi, tė lat. domus id, tė sll. sė vj. domu id (Delamarre, 61). Meqenėse nė shqipen kjo fjalė paraqitet me trajtat tym/tim, kurse nė toponimi me trajtat dim/tim, besojmė se rrėnja e saj indoevropiane do ēuar te rrėnja *d(h)oimo, meqenėse grupi /oi/ dha edhe /i/ edhe /y/ nė fjalėt e fondit tė saj indoevropian. Sikundėr dihet, nė toponiminė latine-romane dhe nė toponimet e ndryshme botėrore me kėtė origjinė, fjala villa shtėpi, sipas parimit tė sinekdokės pars pro toto, mori kuptimin e fshatit, po ashtu edhe fjala shqipe dim/tim dhe trajta e saj mė e re tym shtėpi mori po ashtu kuptimin e fshatit. Prandaj, po morėm parasysh kėtė apelativ tė shqipes te toponimet DIMali dhe BinDIMIola, qė kanė njė moshė shumė tė lashtė tė dokumentuar, mund tė shtrohet lirisht dilema mos janė toponimet latine-romane me fjalėn villa shtėpi njė interpretatio romana i toponimeve iliro-shqiptare me apelativin dim/tim. Por, megjithatė, kjo ėshtė njė ēėshtje e studimeve mė tė thelluara krahasimtare, sidomos nė raport dhe me popujt e tjerė fqinjė. Pra, jo vetėm latinė. Nė kėtė shkrim ne do tė bėjmė pėrpjekje ti ndriēojmė kėto toponime, sipas njė rendi alfabetik, duke treguar kohėn e dokumentimit tė tyre, si dhe do tė bėjmė pėrpjekje ti shpjegojmė edhe gjymtyrėt e tjera tė tyre. BinDIMIola. Bindimiola si toponim dėshmohet qė nė shek. VI tė erės sonė nė krahinėn e qytetit Akue tė Panonisė, si emėr i njė fortese (Prokopi, De aed. IV 4). Po nė kėtė krahinė ne gjejmė edhe toponimin Braiola (po aty), sikundėr qė gjejmė edhe toponime tė tjera qė kanė nė trup tė tyre gjymtyrėn ola. Ndeshim pastaj edhe toponimin Konstantiola, qytet nė grykė tė lumit Morava (Th. Simokata, VII 10,3), ku po ashtu kemi gjymtyrėn e dytė ola. Edhe nė Dardani kemi emrin e njė fortese Kekola, qė pėrmban po ashtu gjymtyrėn ola (Prokopi, po aty). Tobola, qė gjithashtu pėrmban gjymtyrėn e dytė ola, ėshtė njė toponim i dėshmuar nė sh. XV nė Vilajetin e Moravės (Pulaha, 671). Meqenėse kėto toponime dėshmohen kryesisht nė shek. VI tė erės sonė, ekziton dyshimi i bazuar se nė to ka mundur tė ndikojė dukuria e njohur si fonetizmi grek, evoluimi /r/ > /l/. Ubifikimi i tyre, sidomos pozita e tyre gjeografike, mund tė vėrtetojė nėse kėto toponime mund tė lidhen me Clevorėn, Korkorėn dhe Bylazorėn antike (Velesin e sotėm) dhe tė pėrmbajnė nė vete apelativin e shqipes ura <> /j/ (khs. fėmijė <> e i. Megjithatė, kuptimi i tij do ndriēuar edhe mė tej.
ShTIMje. Shtimja si toponim dėshmohet shumė herėt historikisht. Pėrmendet nė njė dokument tė Dushanit pėr manastirin e Shėn Arkangjelit, si ou Ētimli, vie Ētimlje. Nė librin e Mikel Llukarit pėrmendet si Stimla (Urosheviq, 158). Gjymtyra e parė e kėtij vendbanimi, qė shtrihet nė rranzė tė Cerrnalevės, me sa duket, duhet tė jetė njė parashtesė intensifikuese e shqipes (khs. shkurt <>
**** Onomastikė
Kosovo ėshtė calque linguistique i emėrvendit TrudaTruda, Tėrdevci dhe Tushila janė forma shumė mė tė hershme se horonimi Kosovo, qė, nga sa duket, ėshtė vetėm njė calque linguistique i tyreo Tė burimit latin janė dhe toponimet Vragoli, Smolicė, Smolushė, Slovi, (E)Skivian, Glogovia, etj.
Mendojmė se nga toponimet e para qė meriton njė trajtim tė denjė ėshtė emėrvendi i fshatit Vragoli, i cili, nga sa mund tė shihet, pėsoi pėrndėrrime nga mė tė ēuditshmet. Megjithatė, po tė vihet nė njė kontekst mė tė gjerė toponimik, mund tė vihet re lehtė se trajtja e tij e kryehershme ka qenė Oracola me kalimin e o-sė nistore tė latinishtes nė vo-/va-, si dhe ve- (khs. oleum > voj/vaj, orphanus > i vorfėn/i varfėn, orbus > i verbėr, opus, -eris > vepėr, qė ka prekur edhe sllavizmin ubog> i vobek>i vapek). Por, derisa nė toponiminė shqiptare ai u ruajt nė njė formė mė konservative tek emėrvendi Frakull, nė Kosovė, ai pėsoi ndryshime tė ndjeshme, duke iu pėrshtatur sė pari ndjenjės gjuhėsore sllave, qė e kishte lidhur atė me fjalėn vrag 'djall', kurse mė vonė ndjenjės gjuhėsore turke me prapashtesėn -li.Gojėdhėnat e ndryshme sllave se aty paska qenė vendi i djajve janė vetėm gojėdhana, sepse nuk dihet, qoftė nė toponiminė sllave, qoftė nė atė botėrore se djalli ka mundur tė jetė bazė motivuese e ndonjė emėrvendi, kurse, siē dėshmon toponimi shqiptar Frakull <> r - u. Pra, forma e kryehershme e emėrvendit Trudė qe Turdna. Forma me metatezė ėshtė mė e re dhe, falė saj, nuk kemi evoluimin e grupit -rd- > -rdh-.Tė dokumentuar pėr herė tė parė historikisht nė formėn e tij tė vėrtetė e gjejmė nė letrėn e sundimtarit tė Vilajetit tė Kosovės, Jashar Pashė Gjinollit, kėtij Justiniani tė dytė shqiptar, drejtuar sulltanit mė 19 shkurt 1832, nė formėn TORDINA (KPV, 138).Trajta sllave, Trudna, qė ėshtė njė trajtė me metatezė e Turd + -na, duket tė jetė mė e vjetėr se trajta Tord + -ina, sepse Turdus ėshtė njė fjalė e latinishtes klasike, kurse tordo 'mėllenjė' dhe tordela 'mėllenjėz' janė fjalė tė leksikut neolatin. Po kėtu do kėrkuar edhe burimi i kuptimit tė fshatit tė Kosovės Tėrdevc < href="http://www.tdk.tr/" target="_blank">www.tdk.tr). Me kėtė rast po theksojmė se nė sallnamet (vjetarėt) e ndryshėm osmanė, kryesisht tė shekullit XIX, pėrdoret togfjalėshi Kosova Ovasė 'Fusha e Kosovės'.Por, nėse e pranojmė faktin e pamohueshėm historikė se shumė pėrpara sllavėve nė kėto troje ishin romakėt, tė cilėt, pas njė sundimi tė gjatė ia dolėn pjesėrisht tė krijojnė nga popullsia autoktone, falė ndikimit tė fuqishėm edhe tė fesė katolike, elementė latinishtfolės, atėherė vihet re lehtė se forma shumė mė tė lashta janė toponimet e krijuara nga apelativat latinė.Ky toponim, qė mori mė vonė karakter horonimi, u politizua tepėr shumė. Pėr shkallėn e politizimit tė tij, po pėrmendim njė citat tė profesorit tė dėgjuar tė sė drejtės ndėrkombėtare prof.dr. F. Myncel nga studimi i tij "Pavarėsia e Kosovės sipas sė drejtės ndėrkombėtare", qė tronditi pėrfaqėsuesit e propagandaės gjenocidale serbe ndaj Kosovės: "Kėshtu psh. Radomir Lukic: "Rėndėsia e betejės sė Fushėkosovės, Pravni Zivot [gazetė e fakultetit juridik tė universitetit tė Beogradit] 1989/6-7, fq.957. Sipas "Mitit" heronjtė serbė tė rėnė nė Fushėkosovė janė kthyer nė Mėllenja dhe vajtojnė nė kėngėn e tyre disfatėn. Prej atje na vika edhe emri Fushėkosovė (kos ėshtė fjala serbe pėr mėllenjė), qė nuk paskėsh asgjė shqiptare dhe kjo provokėsh se Kosova qėnka tokė serbe. Sidoqoftė nė "fushėn e mėllenjave" nuk ka fare mėllenja, ata deri para ca kohėsh nuk kishin ardhur kurrė kaq nė jug sepse janė zogj pyjesh. Kurse "fusha e mėllenjave" ėshtė njė tokė e rrafshėt pjellore dhe e kultivuar. Emri Kosovė ka shumė mė tepėr mundėsi tė vijė nga fjala "kosit/kositi", e cila ka pothuaj tė njėjtin kuptim nė tė dy gjuhėt. Nė shqip kjo ėshtė fjalė e huazuar nga serbishtja (njė provė tjetėr e kontakteve tė gjata mes popujve). Historia e mėllenjave tregon se "Miti" ėshtė shpikur nga persona qė nuk i njihnin aspak as zogjtė e Kosovės dhe as vetė Kosovėn.
Toponimet latine-romane tė GjakovėsNjė bashkėsi mė vete toponimike tė Gjakovės sajojnė toponimet, qė ne i gjejmė tė burimit latin e roman. Njė toponim tė lashtė e gjejmė te Romaja (forma e dokumentuar Ramovije, ku gjymtyra e dytė gjan tė jetė via<> asht qe njė prapashtesė e vjetėr e ilirishtes dhe e protoshqipes.
Lidhur me toponimet antike, qė krijojnė njė grup mė vete toponimik me prapashtesėn ast, le tė shohim emėrvendin EmASTos nė Dardani, krahas atij EmONA nė Liburni ose atij EmATHİA, emri i lashtė i Maqedonisė. Kėtė prapashtesė tė lashtė e ka edhe toponimi TediASTum, qytet nė Liburni, DrivASTum nė Shqipėri. Kėtu mund tė bėjė pjesė edhe emėrvendi i qytetit antik PerAST nė Bokė tė Kotorrit tė Malit tė Zi.
Mendimi i A. Mayerit se ky emėrvend mund tė lidhet me ngulim, shtėpi ėshtė i qėndrueshėm vetėm si dam-, rrėnjė kjo qė mund tė jetė zhvilluar nėpėrmjet metafonisė nė dem e dim, temė kjo qė e kemi trajtuar nė njė numėr mė tė hershėm tė Sheshit.
Nė antikė ka jo pak toponime qė lidhen me emrin e demit. Kėshtu, kemi emėrvendet Buthoe, Buthrotos, themelimin e tė cilave Stefani i Bizantit e lidh pikėrisht me flijimin e demave nė themelet e tyre ose me legjendat e ndryshme pėr Kadmin qė pėrshkon Ilirinė nė njė ēift qesh (IIAA, f. 417).
Nga burimet historike e dimė se Dardania binte nė sy me qe tė mėdhenj, kurse gjithė ky rajon, siē vė re dhe Jireēek, mbushullon me toponime me emra qesh, pėr tė cilat kemi bėrė fjalė nė njė punim polemizues me gjuhėtarin sllav Aleksandėr Lloma.
Burimet kryesore:
Aleksandėr Stipēeviq, Ilirėt, Rilindja, Prishtinė, 1980.
Anton Mayer, Die Sprache der alten Illyrier , Zagreb, 1959.
Dubravka Ujes, Katarina Romiē, Polozaj grada Damastion (Glasnik Srpskog arheoloskog drustva 11 (1996).
Hans Krahe, Die alten Balkanillyrischen geographischen namen, Heidelberg, 1925.
Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, Rilindja, Prishtinė, 1979.
Pjetėr Bogdani, Ēeta e Profetėve, Rilindja, Prishtinė, 1990.
Zef Mirėdita, Studime dardane, Rilindja, Prishtinė, 1979.
****
Onomastikė
Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ē/
Abdullah Konushevci
Disa toponime tė Dardanisė nė dritėn e rregullave tė fonetikės historike sllave fitojnė kuptimin e tyre tė vėrtetė, qė morėn formėn e sotme me ndėrmjetėsimin e hetueshėm tė gjuhėve sllave tė jugut
Metateza e likuideve, dukuri kjo e njohur fonetike e gjuhėve sllave tė jugut, sikundėr dhe evoluimi /ti/>/ē/ ka prekur njė numėr tė madh toponimesh tė Dardanisė. Nga mė tė parat, ne do tė pėrmendim Rashėn, kryeqytetin e dikurshėm serb, dhe formėn e saj tė dokumentuar, antike, Arsa, ku vihet re si ndėrmjetėsimi i shqipes me evoluimin /s/>/sh/, po ashtu edhe ndėrmjetėsimi i sllavishtes me metatezėn a r > r a.
Po kėtė dukuri e gjejmė tė dėshmuar edhe pėr emrin etnik tė shqiptarėve, qė nė dokumentet e para sllave del si raban ose nė formė mbiemėrore rabanashki pėr arban dhe arbanashki.
Po ky tip i metatezės, kujtojmė, ka prekur edhe toponimin Prugovc, tė cilin ne e gjejmė tė dalė nga njė trajtė shumė mė e hershme e burimit gjermanik Purgovc, ku bie sheshit nė sy ndikimi i kulturės sase, se fjala purg/burg kishte kuptimin kėshtjellė, qytet. Kėtė bindje na forcon edhe mė shumė fakti se ky fshat ndodhet nė njė zonė tė ndikimit tė fuqishėm latin dhe katolik njėkohėsisht, ndaj ėshtė e natyrshme qė aty kėta xehetarė tė dėgjuar tė Mesjetės tė kenė krijuar edhe enklavėn e tyre, meqenėse pėr ta ky ishte njė ambient mė i sigurt dhe mė familjar.
Dijetari sllav Milivoj Pavloviq nė punimin Les coincidences toponymiques en France et en Illyricum (GJA, IAP, nr. 1, 1968, f.24) mendon se ky lloj i metatezės ka rrokur edhe oronimin Radan qė korrespondon me Ardennes, Silva ardenna nė Galinė veriperėndimore, pastaj ai sjell toponimin Arde, hidronimin Ardeche, etj.
Bazėn Ard pa ndėrmjetėsimin gal ai e gjen te hidronimi Ardea (nė Rumuni), Arda nė Bullgari dhe Radika (nė Maqedoni).
Megjithatė, duke marrė parasysh topografinė e disa vendbanimeve, qė shtrihen kryesisht rrėzė malesh, ne mbrojmė mendimin se toponimet, qė hasen nė trojet shqiptare, si: Radavc, Radoniq, Radishevė, Radashevc, Radikė, Radushė gjajnė tė jenė mė parė nga baza latine radix, -icis rrėnjė. Pra, vendbanime tė vendosura nė rrėzė tė maleve pėr dallim nga ato qė janė tė vendosura rrėzė ose nė gryka lumenjsh, nė fusha, nė kodra, etj.
Megjithatė, po tė pranohet se kėto janė forma me metatezė, atėherė baza e tyre do kėrkuar te mbiemri latin arduus i rrėpirėt, fig. i mundimshėm, i rėndė, por pozita e tyre gjeografike nuk na lejon tė sjellin njė pėrfundim tė tillė. Ndryshe qėndron puna me Ardenicėn (khs. Kodrat e Ardenicės), qė nuk iu shtrua metatezėz sė likuideve dhe qė mund tė ketė me siguri lidhje gjirie me bazėn *ard- kodėr tė gjuhėve kelte, zgjeruar me kunglitinatin e prapashtesave en dhe ica. Po kėsaj familjeje duhet ti takojė edhe emri i kėshtejllės sė fundit tė qėndresės ilire, Ardubės (khs. toponimin Kordoba nė Spanjė, si dhe Gelduba nė Holandė). Kėtė mendim e shpreh edhe H. Krahe, kur flet pėr emrat keltė nė nomenklaturėn e emrave gjeografikė tė Ilirisė.
Prapashtesa en dhe evoluimi i saj nga forma mė e qėmoēme -and
Mund tė thuhet se me prapashtesėm en nė toponiminė shqiptare u krijua njė bashkėsi e tėrė toponimesh: Shkėlzen, m., Luboten, m., Gruden, fsh., Goden, fsh., Lepen/c/, l., Pėrlepnica, f. e l., Eren/ik/, l., ku ne shohim reduktimin e gjymtyrės and > end > en (khs. Prizren < Prizrend < pri- + Theranda, Pren < Prend, parmenė < parmendė, lenė < lendė < landė, ven < vend etj.). Pra, jo njė prapashtesė sllave, siē duket nė tė parė. Pėr mė tepėr, kjo prapashtesė, kryesisht toponimike, ka paralele tė saj nė gjuhėt gjermanike (khs. ang. end fund, skaj), si dhe nė gjuhėn sankskrite anta. Kjo dukuri mund tė lidhet me traditėn e kufizimit tė njė visi, tė njė vendbanimi, tė njė mali ose dhe tė njė lumi.
Njė tip tjetėr i metatezės ėshtė edhe ai e l > l e, i cili, nė Dardani ka rrokur toponimet Lebanė <> /ē/. Kėtė fakt sikur e pohon edhe toponimi nė trajtėn turke Svircė <> /ē/, na thotė mendja, ka rrokur edhe toponimet Hoēa e Madhe dhe Hoēa e Vogėl, pėrftuar nga trajtė mė e hershme Hotia, qė lidhet me fisin shqiptar tė Hotit. Hoēa e Vogėl janė tė gjithė tė fisit Hot, kurse Hoēa e Madhe, meqenėse iu dhurua kishės si pronė, u popullua nga elementė sllavė, kurse elementėt shqiptarė u shpėrngulėn nė Krushė. Si Hoēa e Madhe dhe Hoēa e Vogėl, po ashtu edhe Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogėl u ndėrtuan sipas prototipit antik Polti Maior (Pulti i Madh) dhe Polti Minor (Pulti i Vogėl).
Nė njė formė tė deaspiruar dhe pak a shumė tė sllavizuar tė emrit tė kėtij fisi si bazė motivuese ne e gjejmė edhe te fshati Uēė (dokumentuar si Oēa), kurse nė Tetovė te Otla, sajuar nga prapashtesa zvoguluese ėl.
Drenica apo Dernica?
Te hidronimi Drenica, nga e mori emrin kjo zonė, ne shohim njė trajtė shumė mė arkaike nga ajo e sotme, e cila del dytėsore, pasi ėshtė pėrftuar nga metateza e likuideve e-r > r-e. Ky lloj i metatezės preku edhe toponimin e dėgjuar mesjetar Breuernik > Bervenik > Bėrvenik, pastaj Berkocin > Brekoc, Smerkovnica > Smrekovnica etj. Sipas A. Llomės, Sredksa ėshtė njė formė me metatezė e Serdikės antike. Prandaj forma e saj e qėmoēme ėshtė Dernica dhe mendimi i deritashėm se emri i saj lidhet me sll. dren thanė del i paqėndrueshėm, sepse nuk dihet deri mė sot, qė ndonjė lumė mori emrin nga ndonjė dru a pemė. Pėr numrin e madh tė toponimeve me fjalėn *darn > dern > djerr edhe nė toponiminė sllave, le ti shohim disa: Derdjina te Dubrovniku, der m (Perast) dero (Rab); djer (Crmnica, Budua, Ljubisha, Tivat, Prēanj); Deraē, lokalitet te Bogdashiqi, tė cilat lidhen me njėlloj toke ngjyrėverdhė, njėlloj lėndine as dhé, as gur, qė nuk ėshtė e pėlleshme, ku rritet ulliri.
Tė gjitha kėto P. Skoku i shpjegon nga fjala shqipe djerr, formėn e kryehershme tė sė cilės e paravendon me tė drejtė nga njė *darno/derno > djerr. Nga kjo formė, me parashtesėn intensifikuese sh- u pėrftua edhe folja shtjerr thahet, subjekti: kroni, pusi, lumi.
Kėto shpjegime na japin dorė qė te makrotoponimi Drenica tė shohim ose njė mbiemėr tė substantivuar nga togfjalėshi Lumi i Dernės, ose tė shohim tek ai njė kuptim tė lumit tė tharė, tė shtjerrė.
Paralelizma tė kėtij hidronimi janė hidronimet sllave Suha Reka, Suica. Ėshtė pėr tu pėrqasur kėtu edhe Lumi i Vdekur (krahaso veprėn omonime tė Jakov Xoxės).
Me njė fjalė, te hidronimi Drenica kemi tė bėjmė me njė lumė pothuajse tė tharė, ujėrat e tė cilit, me sa duket, filluan tė derdhen nė lumenj tė tjerė nėntokėsorė. Ėshtė ky semasiologjikisht dhe semantikisht kuptimi mė i qėndrueshėm, sepse lumi mund tė jetė i bardhė ose i zi, i turbullt ose i qetė, i madh ose i vogėl, i bujshėm ose i tharė, siē tregojnė edhe hidronimet e shumta: Drini i Bardhė, Drini i Zi, Llapi (khs. lat. albus i bardhė), Mavriqi (gr. mauros i zi), po dhe hidronimet sllave: Bistrica, Velika Reka, Mala Reka, Suha Reka, Sushica, etj.
Prapėseprapė, nuk mund tė mohohet ndikimi i gjuhėve sllave, sidomos pėr disa toponime, si Drenova, Drenovci, qė, varėsisht nga prania e drurit tė thanės, edhe mund tė kenė dalė nga baza sllave dren thanė.
Sipas gjasash, ėshtė ky rripi i tokės, qė u njoht nė harta si Dardania deserta Dardania e shkretė. Bazėn motivuese tė kėtij horonimi a emri tė krahinės do kėrkuar te hidronimi Drenica, sikundėr e provojnė edhe njė varg horonimesh tė tjera, si Llapi, Anamorave, Anadrini (sll. Podrimja), Mati, Devolli, Luma, qė tė gjitha motivuar nga hidronimet pėrkatėse.
Drenica, duke qenė zona mė konservative e Kosovės, ėshtė e natyrshme tė ndryjė nė vete edhe njė thesar tė ēmueshėm toponimik, tė paprekur nga ndikimet e huaja. Pėr mė tepėr, si dėshmojnė dokumentet osmane dhe sllave, ajo qe po ashtu e paprekur edhe nga pushtuesit e huaj.
Palatalizimi i guturaleve
Njė dukuri tjetėr, e vėnė re edhe nga ky dijetar, ėshtė palatalizimi i guturaleve nė gjuhėt sllave. Kjo dukuri, mė duket, ka rrokur njė varg toponimesh edhe nė Dardani. Kėshtu, emrin e malit Zhegovc ne e gjejmė tė palatalizuar nga Geg+ovac (khs. Malet e Berishės, si dhe Malet e Zhegovcit), sikundėr qė emrin e fshatit Zhegėr ne e gjejmė po ashtu tė palatalizuar nga trajta Geg + -ėr (lidhur me prapashtesėn e shumėsit ėr, krhs. Arb+ -ėr, Bosh + -ėr + -an, trajta e sotme Pozharan; Pip + - ėr, etj.), meqenėse kėto emėrtime nuk do tė thonė gjė nė gjuhėt sllave. Mendoj se ky palatalizim ka rrokur edhe emrin e Zetės < Zenta < Genta, si dhe emrin e Rozhajės < Rogajė, sajuar nga prapashtesa shqiptare ajė.
Kam frikė se kjo dukuri ka prekur edhe toponimet Zhabar, Zhilivodė (khs. gilanė tokė ujėse), por jo edhe ato qė gjejnė shpjegim me fjalėt sllave, sikundėr ėshtė toponimi Zhitia e ndonjė tjetėr.
Krijoni Kontakt