Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Fuqitë e mëdha lejuan Serbinë që të pushtojë Kosovën

    Prof. Anton Bebler
    Kosova e pavarur dhe bashkësia ndërkombëtare (1)
    Njëqind vjet më parë, shumë pak njerëz, edhe ata më të mirë arsimuarit në Evropë nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për Kosovën, emrin e një vilajeti (krahine) otomane të paqartë të Ballkanit. Në atë kohë kjo krahinë përfshinte jo vetëm Kosovën e sotme, por edhe Sanxhakun (i cili u nda më vonë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi) dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë së Vardarit (Republika e sotme e Maqedonisë). Në atë kohë, Kosova përbënte vetëm një nënkrye të vogël në çështjen shqiptare të gjerë brenda Perandorisë Osmane që ishte në kalbëzim. Si një çështje e veçantë dhe e paqendrueshme, ajo ishte krijuar në vitin 1912 nga Mbretëria e Serbisë. Shtrirja e saj agresive në vendet fqinjë ku kishte pak ose aspak popullsi serbe, ka qenë nxitur dhe mbështetur për shumë dhjetëvjeçarë për arsye gjeopolitike nga Perandoria Ruse. Fuqi të tjera europiane (Britania e Madhe, Austro-Hungaria, Gjermania, Franca dhe Italia) ndihmuan gjithashtu për krijimin e një problemi tjetër kolonial, duke e lejuar Serbinë që të mbante të pushtuar Kosovën si një plaçkë lufte. Fuqitë e mëdha koloniale e bënin këtë me vetëdije kundër dëshirës së popullsisë shumice të Kosovës. Ndërmjet viteve 1918 dhe 1999, Kosova mbeti pjesë e tri Jugosllavive shumëkombëshe, në pjesën më të madhe të kohës si një territor i vetëqeverisur i nënshtruar ndaj zyrtarëve serbë të Beogradit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore pjesa më e madhe e Kosovës që ndodhej nën pushtimin italian u përfshi në "Mbretërinë e Shqipërisë", kurse pjesa tjetër u pushtua nga Rajhu i Tretë dhe iu bashkangjit Bullgarisë. Si një tumor rajonal dhe burim i vazhdueshëm shqetësimesh politikë dhe të sigurisë, Kosova në vitin 1941, 1991 dhe 2003 ndihmoi për shkatërrimin e të treja Jugosllavive (Mbretërisë, Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë). Vala e demokratizimit në Evropën Lindore në fundin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve 1990, çoi në shembjen e Perandorisë Sovjetike, të Paktit të Varshavës në Evropën Lindore si shprehja më e lartë e saj dhe në shembjen e vetë Bashkimit Sovjetik. Shpërbërja e përgjakshme e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë tërhoqi më pas vëmendjen e veçantë të bashkësisë ndërkombëtare. Për shkak të shqetësimeve të tepruara të fuqive perëndimore në lidhje me rrjedhojën domino në hapësirën ish-sovjetike, drama e Ballkanit e nxorri menjëherë Jugosllavinë në rendin e ditës të problemeve ndërkombëtarë më të mprehtë dhe të mundshëm për t'u bërë shumë të rrezikshëm. Më pas erdhën disa zhvillime të papërsëritshëm, nts followed d.m.th., operacioni paqeruajtës i OKB-së më i madhi deri atëherë në Evropë dhe veprimi i parë paqebërës i NATO-s "jashtë hapësirës së vet". Pas rënies së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në vitet 1991-1992, pjesa e saj që lidhej me Kosovën u nënvleftësua thuajse tërësisht për disa vjet nga bashkësia ndërkombëtare. Kosova u rishfaq si problem i mprehtë ndërkombëtar kur për herë të parë Sh.B.A. e kuptuan se çështja e paqëtimit të Ballkanit do të mbetej e papërfunduar pa zgjidhjen edhe të këtij problemi dhe ndalimin e shtypjes së egër serbe. Në pranverën e vitit 1997, më në fund kjo çështje u ngrit në forumet ndërkombëtare. Megjithatë disa përpjekje për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë paqësore nëpërmjet bisedimeve me Republikë Federative të Jugosllavisë dhe regjimin këmbëngulës serb, me anën e trysnive diplomatike dhe kërcënimeve ushtarakë nuk sollën asnjë zgjidhje. Këto përpjekje të pasuksesshme u ndoqën në mars të vitit 1999 nga sulmi i parë i armatosur i NATO-s kundër një shtetit europian anëtar të OKB-së. Kjo ndërhyrje, e ndërmarrë pa autorizimin e Këshillit të Sigurisë të OKB-së, solli si rrjedhojë pushtimin e dytë të NATO-s, pas Bosnje-Hercegovinës, në pjesët e territorit të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Qysh atëherë, Kosova ka mbetur një çështje ndërkombëtare e debatueshme. E vendosur në qendër të Ballkanit, e rrethuar nga të gjitha anët me tokë dhe me popullsi rreth 2,2 milionë banorë, Kosova nuk ka pasur asnjë traditë historike shtetërore vendase. E copëtuar, e shkëputur dhe e bashkuar shumë herë me pjesë të tokave fqinjë, e ndarë në disa zona pushtimi të bashkangjitura pjesërisht ose tërësisht nga pushtues të huaj, Kosova në gjendjen e saj pak a shumë të sotme u bë njësi e vetme administrative vetëm në vitin 1945.
    Vijon

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    keshtu dukej harta por evropa me iniciativ te rusis dhe ne krye me anglin e coptoj me 13 qershor 1878
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    KOSOVA E PAVARUR DHE BASHKESIA NDERKOMBTARE(2)

    Miti mbi Kosoven jane shfrytezuar nga nacionalistet serbe

    Emri i dyfisht perdoret sot,d.m,th.,perdoret nga Ministria e Serbise per Kosoven dhe Metohine,nga administratat e transplantuar komunore te Kosoves dhe Metohise ne teritorin e "Serbise se vertet"dhe nga antaret dhe organizatat sfidues te pakices serbe ne Kosove,te cilet ende e kundershtojn njohjen e pavarsise se Kosoves nga Serbia dhe te autoritetit te Prishtines.Per pjesen me te madhe te historise se njohur te se kaluares se Kosoves,territori i saj ka qene i kontrolluar nga sundimtare te huaje te kryeqyteteve te largeta.Megjithese nje zone me e gjere perreth Kosoves ka pasur emertime te ndryshme me te vjetra nen pushtimin romake,greko-bizantin dhe bullgar,emri sllav Kosove iu dha kesaj zone nga stergjysherite e serbeve te sotume.
    Ata dalenkadale e kolonizuan dhe u vebdosen ne zonat pjellore te saj ne shekujt XI-XII.Ne kundershtim me pretendimet e perseritura shpeshe nga propaganda zyrtare serbe,keta te fundite nuk kane qene popullsi me e vjeter dhe ase banoret serbe me te vjetre ne kete toke.
    Ne kundershtim edhe me nji tjeter slogan propagandistike serb,Kosova nuke kaqen "djep"i shtetit mesjetar serb.Banovina e pare"serbe"u themelu dhe kishat me te vjetra u ndertuan ne Rashka(ne Sangjakun e sotume).Zoterit feudal serbe e pushtuan Kosoven me shume se nje shekull me vone.Deri ne vitin 1216,duke perfituar prej pushtimit me tradhti te Kostandinopojes nga Kryqetaret, ata flaken tutje administraten krahinore bizantine.Per pak a shume 250 vjete,Kosova mbeti nje toke kurore e Mreterise mesjetare "serbe".Ne kulmin e madheshtise dhe te fuqise se saje,me i fuqishmi prej mbreterive "serbe",Dushani u kuruzua ne vitin 1347 si"Perandore i serbve,Grekve,Bullgarve dhe Shqiptarve",Eshte per tu shenuar se kryeqytet i saj nuke ishte ne Kosove,por ne Shkup,ne republiken e sotum te Maqidonise.
    Ngjarje me tronditese ne historin e Serbise mesjetare megjithat ka ndodhur ne Kosove.Humbja historike ne Fushe Kosove(Gazimegdan) ne vitin 1389 i hapi rruge shkatrimit te shtetit serb nga osmanet dhe perforcoi sundimin e tyre ne Ballkan per me shume se 450 vjet.
    Kujtesa e dhimbshme e betejes se Kosoves u shendrua ne pjes qendrore te identitetit kombetar serbe.
    Ajo u ushqya per shekuj nga Kisha Ortodokse Serbe,e cila me kemmbengulje dhe me shume suksese i nxiti besimtaret e saj per hakmarrje kundr muslimanve(turqve,sllave te islamizuar dhe shqiptarve).
    Vrasjet masive ne vitet 1990 ne Srebrenica dhe ne shume vende te tjera ne Bosnje.(Vijon)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdim(2)
    Kosove dhe serbi nuk munde te shpjegoheshin pa kete indoktrinim te zgjatur me breza te urejtjes e te zmadhuar nga mas media moderne.Mitet mbi Kosoven jane shfrytezuar gjersishte nga nacionalistet serbe te te gjitha ngjyrave ideologjike si nje mjete politik i pershtatshem dhe nga elitat serbe si nje mbulese per ambicjet e tyre hegjemoniste ne Ballkane.
    Prej vitit 1459 deri ne vitin 1912 territori i Kosoves se sotume ka qen sunduar nga osmanet,te cilet lane nje gjurme orietale te forte ne kulturen e saj,jeten shoqrore dhe fetare.Serbet etnike u shendruan tashme ne pakice ne Kosove qe ne gjysmen e pare te shekullit XIX, per shkak te shtypjese osmane pas qdo kryengritje serbe ,ekzodi masiv te shekullit XVIII te udhhequr nga kisha ortodokse serbe,kolonizimit nga Shqiperia e veriut dhe lindshmeria shume me te laret nder shqiptaret.
    Meqense serbet migruan ne menyre masive ne veri dhe ne perndime,roli i Kosoves ne jeten e tyre ,kulturore dhe politike u shendrua,si rrjedhoje,ne ansore,ndersa e kunderta po ndodhte ne anen shqiptare.
    NJe prej oeganizatave me te rendesishme politike shqiptare(Lidhja e Prizrenite)u themelua ne Kosove dhe kosovaret u shquan nder themeluesite e Shqiperise se pavarur ne nentore te vitit 1912.Te vedishem dhe armiqsore ndaj emancipimit kombetar shqiptar,Serbia,Greqia dhe Mali i zi u lidhen fsheftash me Rusine per pushtimin dhe coptimin e zoterive osman me popullsi mbizotruese ose tersishte shqiptare.
    Ata,keshtu,synuan qe te parandalojn lindjen e nje shteti shqiptar te pavarur.
    Ne tetor te vitit 1912,ne perputhje me planet e bashkerenduara ne kohe ushtria serbe pushtoje Kosoven si pjes planite te saj per te pushtuar te gjithe shqiperin e Veriut.(VIJON)











    KOSOVA E PAVARUR DHE BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE

    Nga PROF. ANTON BEBLER, President i Këshillit Atllantik të Sllovenisë


    Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, numri i shteteve që do të njohin pavarësinë e Kosovës do të rritet me siguri dhe deri në vitin 2011 mund ta kapërcejë gjysmën e anëtarësisë së OKB-së



    Pushtimi i Kosovës shërbeu në atë kohë vetëm si një synim anësor dhe "çlirimi" i saj si një slogan propagandistik i përshtatëshëm për të mashtruar publikun serb dhe atë ndërkombëtar. Plani kryesor gjeostrategjik i Serbisë ishtë në të vërtetë që të merrte me forcë afrimin territorial të përhershëm me Mesdheun nëpërmjet portit të Durrësit. Ky plan u prish nga Austro-Hungaria, e cila iu kundërvu sulmeve të Rusisë dhe të zëvendësuesve të tyre serbë në drejtim të Adriatikut. Në vitin 1913, duke iu nënshtruar një ultimatum për luftë nga Austro-Hungaria, ushtria serbe u detyrua që të tërhiqet prej veriut të Shqipërisë. Menjëherë pas kësaj, zotërimet e reja koloniale serbe të fituara rishtaz, përfshirë Kosovën, në vitet 1918-1919 u përfshinë në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (më vonë të riemërtuar Mbretëria e Jugosllavisë). Prej vitit 1945 deri në vitin 1999, ato u bënë pjesë përbërëse e dy Jugosllavive të tjera që erdhën më pas.

    Në shekullin XX, Kosova mbeti nën sundimin serb, me dy ndërprerje nga lufta, për një periudhë më pak se tetëdhjetë vjet. Në kundërshtim me të gjitha përpjekjet, përfshirë terrorin, diskriminimin e hapur, shtypjen policore, varfërimin e qëllimshëm të shqiptarëve të Kosovës, trysnitë ndaj tyre për t'i detyruar që të emigrojnë dhe vendosjen e financuar nga shteti të rreth dyzet mijë "kolonëve", serbët etnikë mbetën pakicë e dallueshme në Kosovë. Përqindja e tyre në popullsinë e Kosovës ka ardhur gjithnjë në rënie prej rreth njëzet deri në rreth dhjetë përqind deri në vitin 1999 dhe pesë përqind në vitin 2010. Nga ana tjetër, përqindja dhe madhësia absolute e popullsisë shqiptare të Kosovës u rrit pavarësisht prej emigracionit shumë të madh për shkak të arsyeve ekonomike e politike në drejtim të Turqisë dhe Europës perëndimore. Deri në fundin e viteve 1980, shqiptarët e Kosovës u shndërruan në kombin e tretë të Jugosllavisë (pas serbëve dhe kroatëve), çka e bëri të padurueshëm statusin e tyre të pabarabartë në të drejta me një komb tjetër sllav shumë herë më të vogël (malazezët).

    Problemi i Kosovës ka bartur në thelbin e tij një konflikt politik ndërmjet dëshirës së shqiptarëve të Kosovës për barazi, emancipim kombëtar dhe vetëvendosje, nga njëra anë, dhe përpjekjeve të Serbisë për të vazhduar sundimin e tyre prej Beogradit. Për elitat kulturore dhe politike serbe dhe për një pjesë të madhe të publikut serb, Kosova ka mbetur një simbol i shtrenjtë i lavdisë së kaluar serbe dhe i ekzistencës serbe. Që prej vitit 1945, u bënë përpjekje për disa modele të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, që fillonin prej pushtimit ushtarak të hapur dhe shtypjes së egër policore deri te autonomia deri diku dashamirëse. Të gjitha ata dështuan në krijimin e bashkekzistencës paqësore afatgjatë ndërmjet dy bashkësive njerëzore të Kosovës si dhe ndërmjet kosovarëve shqiptarë dhe Serbisë. Një zgjidhje e pazakontë dhe joharmonike në formën e vetëqeverisjes së gjerë të Kosovës me një status të dyfishtë, si pjesë autonome e Serbisë dhe njëkohësisht si pjesë përbërëse e Federatës Jugosllave u paraqit në Kushtetutën e fundit të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë në vitin 1974. Ajo dështoi si rrjedhojë e dëshirës së kosovarëve për barazi me sllavët dhe, nga ana tjetër, ka qenë e sulmuar me shumë forcë nga nacionalistët serbë. Kompromisi historik më në fund u zhbë në vitin 1989 nga Beogradi. Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese u shoqërua nga frikësimi policor i egër i deputetëve kosovarë të dation of the Kosovar deputies i përforcuar nga tanket e Ushtrisë popullore jugosllave në rrugët e Prishtinës. Me anën e një veprimi të njëanshëm të saj, Serbia e kërcënoi shumë seriozisht rendin kushtetues jugosllav, marrëdhëniet e saj me Kroacinë dhe Slloveninë dhe në mënyrë shumë të pamençur u dha shkas një vargu ngjarjesh të njëpasnjëshme, të cilat brenda dy vjetësh e shpërbënë Jugosllavinë e dytë.

    Serbia e humbi të drejtën e saj për të qenë sunduese e ligjshme e Kosovës në vitin 1989 kur ajo, pa marrë parasysh Kushtetutën jugosllave ende në fuqi, e pengoi zbatimin e lirive themelore në Kosovë, ia nënshtroi popullsinë e saj shumicë një regjimi të paarsyeshëm dhe shtypjes policore të egër si dhe i përjashtoi shqiptarët e Kosovës prej të gjithë institucioneve shtetërore dhe publike. Për më shumë, në vitet 1998-1999, autoritetet serbe të Republikës Federative Jugosllave filluan të zhvendosnin dhe të largonin jashtë Kosovës thuajse të gjithë popullsinë e saj shqiptare, e cila ishte e barabartë me një veprim gjenocidist. Krimet serbe në atë kohë përfshinë, d.m.th., ekzekutime në masë dhe vrasjet të disa mijëra kosovarëve, varret masive të të cilëve u zbuluan më vonë në Kosovë dhe Serbi. Sipas UNHCR-së, në vitin 1998 rreth 350 mijë kosovarë dhe turq u detyruan me forcë nga autoritetet serbe nëpërmjet një njoftimi të thjeshtë dhe shpesh me grykën e pushkës që të braktisnin shtëpitë e tyre. Në vitin 1999, rreth 800 mijë kosovarë dhe turq u nxorrën jashtë Republikës Federative të Jugosllavisë dhe shumica e dokumenteve të tyre të identifikimit u shkatërrua në kufi. Serbia nuk kërkoi kurrë falje dhe asnjë zyrtar i lartë serb nuk u dërgua ndonjëherë përpara gjykatës në Serbi për shkak të këtyre krimeve. Ndryshimi i regjimit nuk e çliroi Republikën e Serbisë prej përgjegjësisë së saj për këto dhunime serioze dhe masive të të drejtave të njeriut dhe prej detyrimeve të Republikës Federative të Jugosllavisë si anëtare e Këshillit të Europës dhe e OKB-së. Këto dhunime krijuan legjitimitetin e "ndërhyrjes humanitare" të NATO-s në vitin 1999 si dhe përligjën plotësisht shkëputjen prej Serbisë që erdhi më pas si "shkëputje shëruese".

    Shpërbërja e zgjatur në kohë për thuajse dy dhjetëvjeçarë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndoshta është e përfunduar me tre shpalljet e fundit të pavarësisë - nga Mali i Zi, Serbia (2006) dhe nga Kosova (2008). Kështu, të gjitha republikat ish-jugosllave përveç Serbisë dhe një ish-krahine autonome e braktisën Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikën Federative të Jugosllavisë me humbje të mëdha jete dhe prone. Serbia u kundërqëndroi katër prej këtyre gjashtë shkëputjeve. Ajo dalëngadalë dhe pa dëshirë njohu pavarësinë dhe vendosi më në fund marrëdhëniet diplomatike me të gjitha pjesët e tjera të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, përveç Kosovës. Serbia ka qenë e fundit dhe e vetmja republikë ish-jugosllave, e cila u bë sovrane (përsëri) në kundërshtim me vullnetin e saj. Megjithëse të gjitha pjesët e shkëputura të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë u shkëputë në thelb për të njëjtat arsye, Kosova në shumë anë ka qenë një rast i veçantë. Kjo krahinë ish-serbe ka qenë, e vetmja pjesë e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e cila u çlirua prej sundimit serb nëpërmjet forcave të huaja ndërkombëtare. Ashtu si Bosnja dhe Hercegovina, problemi i Kosovës nuk do të ishte zgjidhur as përgjysmë pa një veprim ushtarak të vendosur nga ShBA. dhe NATO. Në vitin 1999, Kosova u vendos nën administrimin e përkohshëm të OKB-së (UNMIK), ndërsa role të tjera të lidhur me sigurinë, survejimin, kontrollin, ndihmën e të tjera janë luajtur që prej asaj kohe nga organizata të tjera ndërkombëtare (NATO, OSBE, BE, Këshilli i Europës, Banka Botërore, etj.), që bashkëpunojnë me autoritetet vendore të përkohshme.

    Kështu u krijua një sistem i ndërlikuar dhe i ngathët i një protektorati ndërkombëtar i bashkërenduar me një vetëqeverisje vendore të kufizuar dhe mbizotërim jozyrtar të gjerë ndërmjet kosovarëve. Kjo gjendje krijoi një paqartësi ligjore në pjesën më të madhe të Kosovës në të cilën të gjithë ligjet serbe dhe ish-jugosllave u bënë të pavlefshëm, pjesa më e madhe e arkivave ligjore dhe dokumentet e tjerë administrative mungonin (u dërguan në Serbi) dhe legjislacioni i UNMIK-ut ishte gjerësisht i paplotë. Deri në vitin 2007, vazhdimi i statusit ligjor të paqartë të Kosovës u bë i padurueshëm politikisht dhe nga pikëpamja e sigurisë për shkak të padurimit në rritje të kosovarëve dhe bisedimeve që kishin hyrë në udhë pa krye me Serbinë. Pas luhatjeve të shumta të anëtarëve perëndimorë të Grupit të Kontaktit u arrit në përfundimin se autonomia e gjerë për Kosovën qoftë edhe nën një sovranitet formal serb, do të ishte krejtësisht e papranueshme për popullsinë e saj shumicë. Problemi i mprehtë u zgjidh nga pikëpamja ligjore në shkurt të vitit 2008 duke u lejuar kosovarëve shpalljen e pavarësisë. Megjithëse ky veprim u krye pa një vendim të përshtatshëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, ky organizëm nuk e zhbëri më pas pavarësinë e Kosovës siç kërkoi Serbia.

    Pasi humbi ndërmjet viteve 1991 dhe 1999 katër lufta për vijimësinë e Jugosllavisë, në shkurt të vitit 2008, Serbia nuk guxoi më që të përdorte përsëri forcat e saj të armatosura. Qeveria e saj u kundërpërgjigj fillimisht duke mbyllur kufijtë e saj për tregtinë e drejtpërdrejtë me Kosovën, duke lejuar më shumë sesa tolerancë të dhunës së turmave kundër disa ambasadave të huaja në Beograd dhe duke kthyer përkohësisht ambasadorët serbë prej shteteve që e njohën Kosovën. Ky veprim i fundit ishte një version i butë serb i doktrinës Hallstein të përdorur në të kaluarën nga Republika Federale e Gjermanisë.

    Rasti i Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ)

    Me qëllim që të qetësojë opinionin e saj publik, të fitojë kohë dhe të ngadalësojë procesin e njohjes së Kosovës, qeveria serbe filloi atë çka dukej si një manovër dinake diplomatike. Në fillim të tetorit 2008, delegacioni serb arriti sukses në miratimin e një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që i kërkonte mendim këshillues Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me përputhshmërinë e "shpalljes së njëanshme të pavarësisë" me të drejtën ndërkombëtare. Autorët serbë, megjithatë, e hartuan në mënyrë të pamençur këtë kërkesë. Deklaratat e pavarësisë janë fakte që kanë të bëjnë me rendin e brendshëm kushtetues dhe politik të shteteve, ndërsa e drejta ndërkombëtare hesht për këtë çështje, as nuk i lejon as nuk i ndalon shpalljet e tilla të pavarësisë. Përveç kësaj, shpallja e pavarësisë e Kosovës nuk ishte në të vërtetë e njëanshme në thelbin e saj, sepse fjalët dhe koha e miratimit të saj ishin bashkërenduar me pesë fuqitë perëndimore përfshirë edhe tre anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Duke miratuar këtë dokument, Kosova shpalli synimin e saj, por në praktikë nuk u bë shtet sovran. Sipas deklaratës së Serbisë, paligjshmëria e deklaratës së Kosovës rridhte prej (1) shkeljes së parimit të respektimit të tërësisë tokësore të shteteve, (2) pazbatueshmërisë së parimit të vetëvendosjes për Kosovën dhe (3) shkeljes së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së (e cila parakuptonte sovranitetin e vazhdueshëm të Serbisë mbi Kosovën). Në lidhje me pikën e parë, kanë vend tre vëzhgime. I pari, Serbia vetë e kishte shkelur rëndë parimin e tërësisë tokësore të një shteti fqinj (Perandorisë Osmane) kur forcat e saj të armatosura sulmuan dhe pushtuan Kosovën në vitin 1912. Perandoria Otomane dhe pasardhësja e saj e ligjshme, Republika e Turqisë, nuk e njohën lënien e Kosovës dhe nuk u arrit asnjë traktat ndërkombëtar në lidhje me këtë. Kështu, zotërimi serb i Kosovës ishte vetë i paligjshëm. Ishte e paligjshme gjithashtu, meqenëse Serbia e bëri atë pushtim kundër vullnetit të popullsisë shqiptare në shumicë. Ky pushtim u shoqërua me masakra masive të shqiptarëve të Kosovës dhe me shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Këto egërsi kundër popullsisë civile u përshkruan në mënyrë të gjallë nga Leon Trotsky (në atë kohë korrespondent i Rusisë në Ballkan) dhe u dokumentuan plotësisht nga Carnegie Foundation. Kosova edhe ligjërisht nuk iu bashkangjit ashtu siç duhet Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe në fuqi të vitit 1903 dhe më pas atë të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve në përputhje me Kushtetutën e saj "Vidovdan". Pushtimi i tretë (çlirimi) i Kosovës në vitin 1944, ishte gjithashtu i shoqëruar me dhunën e armatosur kundër kosovarëve. Veprimi i bashkëngjitjes së tokave të Kosovës me Serbinë u miratua në prill të vitit 1945 në rrethanat e ligjit të luftës, nga një "Asamble Popullore Rajonale e Kosmet-it", e cila ishte e emëruar, me duartrokitje, pa votim dhe pa asnjë fjalim të vetëm (sepse për diskutim ose debat as që bëhej fjalë). Përbërja e kësaj Asambleje ishte tërësisht jopërfaqësuese (142 anëtarë të emëruar, ndër të cilët vetëm 33 shqiptarë të Kosovës). Të gjithë deputetët e emëruar ishin komunistë dhe shumica serbë, të cilët përfaqësonin rreth 20% të popullsisë së Kosovës. Nuk ka pasur ndonjë zgjedhje paraprake apo ndonjë referendum në Kosovë. Kjo parodi staliniste e ligjshmërisë ishte kështu tërësisht pa legjitimitet demokratik.

    Vëzhgimi i dytë, shkelja e vërtetë e madhe e tërësisë tokësore të Serbisë nuk ndodhi në shkurt të vitit 2008, por nëntë vjet më parë, në mars të vitit 1999, kur NATO filloi ndërhyrjen e saj të armatosur. Republika Federative e Jugosllavisë bëri në atë kohë një kërkesë kundër "përdorimit të paligjshëm të forcës" nga anëtarët e NATO-s. Gjykata e hodhi poshtë këtë mocion dhe nuk pranoi që të shqyrtojë ligjshmërinë e "ndërhyrjes humanitare" të NATO-s. Sipas kushteve të Protokollit të Kumanovës të nënshkruar me NATO-n në qershor të vitit 1999, Republika Federative e Jugosllavisë e tërhiqte ushtrinë e saj, policinë dhe administratën civile nga Kosova. Kështu, në verë të vitit 1999, Republika Federative Jugosllave humbi tre elementë të sovranitetit të saj: kontrollin mbi territorin e Kosovës, popullsinë dhe kufijtë. Deklarata e pavarësisë e 18 shkurtit të vitit 2008 vetëm ligjëroi ex-post facto, me një veprim të brendshëm shkëputjen e Kosovës prej Serbisë.

    I treti, duke menduar mbi procesin e shkolonizimit e drejta ndërkombëtare e ka relativizuar vlefshmërinë e parimit të tërësisë tokësore. Kur ajo bie ndesh me të drejtën e popujve për vetëvendosje kësaj të fundit i jepet përparësi. Ky zhvillim është shprehur në një numër dokumentesh ligjorë ndërkombëtarë përfshirë edhe Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike dhe Deklaratën e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së mbi dhënien e pavarësisë për popujt kolonialë. Në parimin e tij të shtatë, Akti Final i Helsinkit gjithashtu e lejon një ndryshim paqësor të kufijve shtetërorë duke u mbështetur në vetëvendosjen e shprehur në mënyrë demokratike. Shpallja e pavarësisë nga Kosova u krye në një mënyrë paqësore, të rregullt dhe të qytetëruar. Të vetmit veprime të dhunshme kanë qenë ata që u kryen nga serbët, kryesisht në Serbi.

    Krahina autonome e Kosovës ka qenë, sipas Kushtetutës së fundit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të vitit 1974, një pjesë përbërëse e Federatës Jugosllave. Ajo përfaqësohej në Presidencën e përbashkët në mënyrë të barabartë dhe në shumë anë gëzonte të drejta të barabarta me të gjashtë republikat, përfshirë edhe Serbinë. Komisioni Badinter i Arbitrazhit bëri një dallim (shumë të diskutueshëm) ndërmjet republikave dhe dy krahinave autonome si subjekte ndaj të cilave mund të zbatohej e drejta e vetëvendosjes. Deklarata serbe e përdorin këtë dallim për të vënë në dukje se Kosova as nuk kishte të drejtë të gëzonte të drejtën e vetëvendosjes (së jashtme), përfshirë edhe shkëputjen, për shkak të statusit të saj disi më të ulët federal në ish-Jugosllavi. Autorët e saj kanë harruar me dashje se Republika Federative e Jugosllavisë dhe qeveritë serbe më parë ua kishin mohuar për shumë vjet këto të drejta (edhe) republikave të tjera ish-jugosllave. Gjithashtu, deklarata e Serbisë kundërshtonte me idenë se nuk kishte "asnjë fakt … se Kosova kishte qenë ndonjëherë njësi vetëvendosëse e njohur si territor jovetëqeverisës" (f.588). Ky pohim qëndron në kundërshti të dukshme me faktet e mirënjohur. Gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX dhe veçanërisht në vitet 1989-1999, Kosova ka qenë territor jovetëqeverisës, shumica e popullsisë të të cilit i nënshtrohej deri diku një trajtimi më të keq sesa ai që ushtrohej nga fuqitë koloniale europiane në Afrikë ose Azi.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e nxorri mendimin e saj këshillues jodetyrues në 22 korrik të vitit 2010. Kjo gjykatë, e shmangu trajtimin e pjesës më të madhe të çështjeve që ngriheshin në kërkesën e Serbisë dhe në komentet nga ana e Kosovës dhe e thuajse rreth tridhjetë shteteve të tjerë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kufizoi detyrën e saj vetëm në shqyrtimin e ngushtë të kërkesës së paraqitur. U pranua gjerësisht se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të vendosej diku ndërmjet dy palëve të kundërta dhe argumenteve të tyre duke mos kënaqur plotësisht asnjërën prej të dy palëve. Gjykata habiti shumë njerëz me përfundimin e saj të drejtpërdrejtë, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe Kornizën Kushtetuese të të nxjerrë nga Administrata e Përkohshme e OKB-së. E papritur ishte edhe shumica e fortë prej dhjetë votash kundrejt katër votave me të cilën u miratua mendimi i gjykatës. Ndikimi politik i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte i qartë në mënyrë të menjëhershme - humbje e diplomacisë serbe dhe përligjje e qëndrimit të Kosovës.

    Kosova e pavarur dhe bashkësia ndërkombëtare

    Që prej verës së vitit 1999, Kosova ka qenë ligjërisht protektorat ndërkombëtar nën mandatin ndërkombëtar të OKB-së, i cili mbrohet sot nga rreth dhjetë mijë ushtarë të ShBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë, etj., në misionin paqeruajtës KFOR, i udhëhequr nga NATO. I mbikëqyrur dhe i ndihmuar nga një personel civil ndërkombëtar i OKB-së dhe BE-së prej rreth 2500 vetësh që ndodhen në misionet UNMIK dhe EULEX, Kosova që prej vitit 1999 ka qenë plotësisht e shkëputur dhe e pavarur prej Serbisë. Ajo ka zhvilluar një sistem politik parlamentar të veçuar, ekonomi të tregut të lirë dhe ka miratuar përdorimin e një monedhe tjetër (Euro). Gjendja ekonomike, shoqërore dhe politike në Kosovë ka ndryshuar shumë duke u përmirësuar që prej asaj kohe. Përparimi i detyrohet kryesisht ndihmës ndërkombëtare (rreth 21% e GDP-së) dhe dërgesave financiare të kosovarëve nga jashtë vendit (rreth 15% e GDP-së). Statistikisht, prodhimi i përgjithshëm kombëtar në Kosovë është rritur me më shumë se gjashtë herë deri në 1760 euro për frymë. Megjithatë, ai është shumë më i ulët sesa në shtetet fqinjë të Ballkanit.

    Deri në qershor të vitit 2010, Kosova është njohur nga 69 shtete, përfshirë tre anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, mëse dy të tretat e anëtarësisë së Këshillit të Europës, të gjithë fqinjët e drejtpërdrejtë të Kosovës dhe të gjithë republikat ish-jugosllave me përjashtim të Serbisë dhe Bosnje-Hercegocinës. Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ky numër do të rritet me siguri dhe deri në vitin 2011 mund ta kapërcejë gjysmën e anëtarësisë së OKB-së. Megjithëse ekzistenca e Kosovës është mbrojtur nga forcat ndërkombëtare dhe mbijetesa e saj është e siguruar, ky shtet që është më i riu në Europë mbetet një organizim i papërfunduar të cilit i mungon kontrolli mbi të gjithë territorin dhe popullsinë e tij, me një mundësi ekonomike për vetëmbajtje me mangësi dhe me varësi financiare të jashtme të tepruar, të rënduar nga problemet kombëtare të korrupsionit, trafiqet e paligjshëm dhe krimi i organizuar. Një numër i problemeve të mprehta politike dhe shoqërore të saj janë të pazgjidhur. Varfëria (rreth 45% e populsisë) dhe shkalla shumë e lartë e papunësisë (rreth 45% në përgjithësi dhe rreth 75% ndër femrat dhe të rinjtë), qeverisja e keqe, keqveprimi i sundimit të ligjit dhe pengesat e udhëtimit të lirë krijojnë probleme shkurajuese për shumicën e popullsisë së Kosovës. Edhe për pakicën serbe në Kosovë, kjo është traumë psikologjike dhe ekzistenciale e mprehtë po ashtu si edhe për refugjatët serbë e romë në vetë Serbinë.

    Që prej vitit 1216 sundimtarët serbë e kanë pushtuar Kosovën pesë herë dhe pesë herë trupat e civilët e tyre janë larguar prej vendit nën trysninë ushtarake të huaj (osmane, austro-hungareze, bullgare, gjermane, italiane, përsëri bullgare dhe NATO). Sot, thuajse njëqind vjet pas që prej pushtimit të vitit 1912, është e qartë se aventura në veri të Shqipërisë dhe në Kosovë nuk i solli përfitim Serbisë. Pa barrën e Kosovës, sot Serbia do të ishte pa dyshim një vend më i zhvilluar, më i pasur dhe më i fortë. Kur erdhi në fuqi Sllobodan Millosheviçi e shfrytëzoi me mjeshtëri maninë nacionale të lavdisë historike të Serbisë, duke vënë nën zotërim Kosovën dhe me idenë e të bërit që të gjithë serbët etnikë të jetojnë në një shtet. Kjo platformë vërtet gëzoi për shumë vjet mbështetje të gjerë publike ndër të gjithë serbët. Nën sundimin e Millosheviçit, megjithatë, për shkak të shtrirjes së gjerë të politikës së tij në Kosovë, e shkatërroi arritjen e saj më madhore kombëtare (që pjesa më e madhe e serbëve jetonin në Jugosllavi) dhe pësoi humbje shumë të mëdha ekonomike, njerëzore dhe intelektuale. Sundimi serb mbi të gjithë Kosovën mbaroi për mirë në korrik të vitit 1999 dhe zotërimi i Kosovës nuk mund të rivendoset më kurrë në mënyrë paqësore në çfarëdo lloj forme. Edhe nëqoftëse kjo do të ishte e mundur, kjo do të rrezikonte brenda disa dhjetëvjeçarëve shumicën serbe në territorin e Serbisë të kufijve të para vitit 1999 si dhe do të minonte sistemin e saj politik të njësuar të tanishëm. Ka tregues se objektivi i vërtetë i qeverisë serbe të sotme nuk është rimarrja e statusit të saj mbi ish-krahinën, por ripërcaktimi i kufirit ndërshtetëror të tanishëm me Kosovën, ndoshta nëpërmjet rrëmbimit të territoreve dhe popullsive pakicë në të dyja anët. Kjo zgjidhje, e cila është propaganduar nga një numër serbësh të shquar, është, megjithatë, me shumë pak gjasa që të pranohet nga autoritetet e Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

    Për Serbinë, Kosova e sotme përfaqëson para së gjithash një problem përshtatjeje psikologjike. Politika e saj e sotme mohuese dhe shkatërruese i shërben keq interesave politike dhe ekonomike reale të pakicës serbe në Kosovë, refugjatëve serbë dhe romë si dhe pakicës shqiptare në Serbi. Është në interesin objektiv të popullsisë serbe dhe të pakicës serbe në Kosovë që të pranojë dhe të përshtatet me këtë realitet të pakthyeshëm. Të paktën, bashkekzistenca de facto e Serbisë dhe Kosovës pa njohjen zyrtare të Kosovës, do të kishte gjithashtu rrjedhoja pozitive në klimën e brendshme politike në fqinjët si Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Me sjelljen e saj të arsyeshme dhe konstruktive, Serbia mund të ndihmonte në mënyrë të prekshme për qendrueshmërinë, sigurinë dhe mirëqenien rajonale. Sa më shpejt që të ndodhë një normalizim i tillë aq më mirë do të ishte për rajonin dhe Europën.

    Bashkëkrijuesi kryesor i problemit të Kosovës - Rusia perandorake - e pagoi shtrenjtë mbështetjen e saj për politikat e Serbisë në Ballkan. Në vitin 1913, ajo nuk mori atë çfarë donte - d.m.th., bazën ushtarake në Mesdhe prej ku Flota ruse mund të vepronte e pakufizuar nga kontrolli turk i Dardaneleve. Në vitin 1914, pas vrasjes së Sarajevës, ajo e lejoi veten që të hiqej zvarrë, ndërkohë që përgatitej keq që të merrte pjesë në Luftën e Parë Botërore. Rusia si rrjedhojë, pësoi humbje shumë të mëdha, provoi dy revolucione dhe një shpërbërje të perandorisë. Në vitin 1999, udhëheqësit rusë nuk e përsëritën atë gabim. Ata e hodhën poshtë lutjen e Sllobodan Millosheviçit për mbështetje ushtarake dhe idenë e tij për të krijuar një dederatë tripalëshe me Belarusin. Në kulmin e fushatës së Kosovës, Federata Ruse nuk pranoi që të tërhiqej në luftë me NATO-n dhe e la Serbinë vetëm në përballjen ushtarake që Sllobodan Millosheviç e kishte nxitur me qëllim. Loja e ushtrisë ruse në përpjekje për të pushtuar aeroportin e Prishtinës përpara arritjes së trupave të NATO-s dështoi në mënyrë të dukshme. Federata Ruse më pas u shkëput ushtarakisht prej Kosovës. Ajo gjithashtu, e përjashtoi praktikisht veten prej zgjidhjes pragmatike të problemit të Kosovës nëpërmjet mbështetjes së njëanshme të kokëfortësisë serbe. Rusët sidoqoftë, e kanë shfrytëzuar mundësinë për rifitimin e ndikimit të tyre politik në Serbi dhe të vënies së sektorit energjitik të Serbisë nën kontrollin rus. Varësia e Serbisë nga mbështetja ruse në Këshillin e Sigurisë të OKB-së është përdorur si mjet për parandalimin e marrëdhënieve shumë më të afërta sesa duhet ndërmjet të Serbisë me fuqitë perëndimore, veçanërisht me ShBA. dhe NATO-n.

    Që prej viteve 1989-1999, çështja e Kosovës e ka ndarë bashkësinë ndërkombëtare, duke përvijuar ndarjen e mëparshme Lindje-Perëndim. Ajo ka krijuar një sfidë serioze për kohezionin e brendshëm politik të NATO-s dhe ka përkeqësuar marrëdhëniet e saj me Federatën Ruse. Aleanca më pas u tregua e aftë që të zbuste ndryshimet ndërmjet anëtarëve të saj dhe të arrinte një konsensus në lidhje me veprimin ushtarak të pezulluar kundër Republikës Federative Jugosllave dhe më pas për vendosjen përkatëse të forcave të KFOR-it. Bashkësia ndërkombëtare e ka ndihmuar Kosovën shumë, duke shpenzuar rreth dy miliardë euro çdo vit. Sidoqoftë, vetëm një pjesë e vogël e fondeve ndërkombëtarë ka shkuar drejtpërdrejt në ekonominë e Kosovës meqenëse pjesa më e madhe e tyre janë shpenzuar për të ruajtur sigurinë dhe mbajtur personelin ndërkombëtar. Frytshmëria e ndihmës ndërkombëtare mund të ishte përmirësuar me siguri nëpërmjet riorganizimit të sistemit, duke përcaktuar më qartë mandatin e aktorëve ndërkombëtarë dhe duke arritur një bashkërendim më të mirë të tyre në shkallë rajonale.

    Shumë vjet pas vendosjes së protektoratit, problemi i Kosovës i ka ndarë përsëri anëtarët e NATO-s dhe të BE-së. Në vitin 2007, një shumicë e fortë e anëtarëve të BE-së dhe NATO-s pranuan rekomandimet e ish-Presidentit të Finlandës, Marti Ahtisari, të cilat ishin hartuar me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Sovraniteti i kufizuar i propozuar për Kosovën i bashkërenduar me shpërqendrimin e pushtetit vendor dhe mbrojtjen e fortë të pakicave u gjykua nga fuqitë perëndimore kryesore dhe nga mbështetësit kryesorë të KFOR-it si e keqja më e vogël ndërmjet të gjitha alternativave të mundshme. Si rrjedhojë, njëzet e dy anëtarë të BE-së dhe NATO-s e njohën pavarësinë e Kosovës. Një pakicë e anëtarëve, megjithatë, dhe konkretisht Greqia, Qipro, Spanja, Sllovakia dhe Rumania kanë ndjekur për arsyet e tyre qëndrimin kundërshtues të Serbisë. Mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të BE-së mbi këtë çështje kanë qenë më të dukshme në vitin 2008 sesa kanë qenë në vitin 1991 mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të Komunitetit Ekonomik Europian (EEC) në lidhje me njohjen e pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë. Ky krahasim nuk flet mirë për koherencën e Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (EU Common Foreign and Security Policy) pesëmbëdhjetë vjet pas zyrtarizimit të saj në nëntor të vitit 1993.

    Kosova, për disa dhjetëvjeçarë, ka përfaqësuar jo vetëm një prej konflikteve të shumtë politikë të botës, të cilët kanë qenë të lidhur ngushtë me ndasi etnike, kombëtare, gjuhësore, kulturore dhe fetare brenda shteteve. Vetëm në zonën euroalantike, gjeografia e tyre shtrihet prej Quebec-ut, Greenland-it, Skocisë, Ulster-it të Irlandës, Catalunia-s dhe Basque-ve të Spanjës, Flander-s në Belgjikë, Corsica-s në Francë, deri te Sllovakia, Estonia, Ukraina perëndimore, Bosnnje-Hercegovina, Maqedonia perëndimore, Moldova lindore, Rusia jugore dhe Qipro. Më tej në juglindje dhe lindje, zona të ngjashme të turbullta shtrihen prej Palestinës dhe Irakut lindor gjatë gjithë rrugës deri në Tibet, Taivan, Sri Lanka, Filipine dhe Indonezi. Numri i përgjithshëm i problemeve që kërcënojnë qendrueshmërinë e brendshme të shumë shteteve shumetnikë dhe shumëfetarë edhe në Afrikë është i lartë. Secili prej këtyre problemeve është trajtuar, ose më shpesh, është vëzhguar dhe regjistruar nga bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të veçantë. Konfliktet e shumtë të kësaj natyre në të kaluarën janë zgjidhur me ndarje të suksesshme të shoqëruara me shpallje të njëanshme të pavarësive ose me veprime të tjerë të ngjashëm simbolikë. Ndër kombet që janë shkëputur në mënyrë të njëanshme prej shteteve të mëdhenj dhe perandorive kanë qenë edhe serbët, përpara dhe pas tyre zviceranët, rusët, portugezët, amerikanët e veriut e të jugut, belgët, çekët dhe sllovakët, polakët, finlandezët, estonezët, letonezët, lituanezët, indonezianët, vitenamezët, sllovenët, kroatët, etj. Përveç këtyre, që prej fundit të "Luftës së Ftohtë" ka pasur rreth njëzet ndryshime të kufijve të njohur ndërkombëtarisht në hapësirën euroatlantike, kryesisht pa autorizimin e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Secili prej këtyre ndryshimeve - në Gjermani, ish-Jugosllavi, Çekosllovaki dhe bashkimin Sovjetik mori drejtimin e vet. Si rrjedhojë, zgjidhja e problemit të Kosovës, në një numër të caktuar këndvështrimesh sui generis, nuk duhet të përsëritet diku tjetër. Ka qenë krejt e panevojshme për Federatën Ruse që të përmendë njohjen e Kosovës nga Perëndimi si përligjje për njohjen prej saj të pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetisë Jugore. Në këto tre raste, në shumë këndvështrime me zhvillime të ngjashëm, shumica e vendeve anëtarë të BE-së e të NATO-s dhe Federata Ruse përdorën standard të dyfishtë kur respektuan të drejtën e vetëvendosjes në njerin rast dhe e nënvleftësuan në rastet e tjerë.

    Dymbëdhjetë vjet pas ridaljes në politikën ndërkombëtare, Kosova mbetet një problem kontradiktor. Ajo kërkon vëmendje dhe ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim që të jetë e sigurtë se përpjekjet e saj shumë të mëdha për paqe që nga viti 1992 në Ballkanin Perëndimor do të kenë ndihmuar për çështjen e Europës së lirë, demokratike dhe të zhvilluar të cilës i përkasin me të drejtë të gjithë vendet ballkanikë, përfshirë Kosovën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 27-09-2010 më 02:31

  5. #5

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Martinsen boton në anglisht librin për luftën e Kosovës
    Stokholm, 5 tetor - Mbi 10. 600 viktima civile të luftës në Kosovë 1998 - 1999 tani janë identifikuar me emrat e tyre personal. Norvegjezi Josef Martinsen ka qenë njëri nga ata që dha ndihmesën e tij në dokumentimin e vrasjeve gjatë luftës dhe është ai që shkroi librin "What happened in Kosovo?" ("Çfarë ndodhi në Kosovë"?). Në këtë libër, të botuar në anglisht ai përshkruan në detaje vrasjet, duke bërë krahasime me të dhënat e Kryqit të Kuq dhe të dhënave që posedon OKB ja, por edhe me kërkimet e bëra në vend, bën të ditur agjencia suedeze e lajmeve TT. Por, libri në shqip mbetet i pabotuar pasi ende shqiptarët nuk i kanë dhënë përkrahjen e merituar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •