njohur si për zhanrin e komedisë ashtu edhe të dramës, ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqsh të hënën në moshën 95 vjeçare.
Familja e tij thotë se ai ka qënë me shendet të dobët prej disa muajsh.
I lindur në një familje të varfër, Wisdom u bë një nja aktorët më të dashur të filmave komik në Britani në vitet 1950 dhe 1960. Roli që ai luante me veshjen tradicionale me kapele bezi dhe xhaketë që ishte shumë e vogël për të, u bë shumë i dashur për publikun. Në mendjen e tifozëve kanë mbetur rastet kur ai binte në puseta, bllokohej në dyertë që silleshin apo kur rrëzonte tabakatë me pjata.
Britaniku Norman Wisdon ishte tejet popullor në Shqipëri, ku arriti të bëhej një figurë kulti. Filmat e tij ishin të vetmet komedi nga perëndimi të lejuara nën diktaturën e egër komuniste të Enver Hoxhës.
Wisdom më pas u bë një portret i televizionit britanik. Ai luajti role dramatike dhe nuk i mungoi as skenës në Broadway por as Hollivudit.
Wisdom realizoi rreth 40 filma, kryesisht komedi britanike me buxhet të vogël. Por ai luajti edhe në Broduej në një përshtatje si mjuzikëll të veprës Hobson's Choice dhe në një mjuzikëll të Holivudit The Night They raided Minsky's. Ai fitoi edhe çmime në vitet tetëdhjetë për një rol serioz si pacient i sëmurë me kancer. Ishte shumë popullor në Shqipëri. Dhe Charlie Chaplin, hiç më pak, tha njëherë se ai ishte klouni i tij i preferuar.
vidio
http://botasot.info/def.php?gjuha=0&...ry=16&id=80427
Krijoni Kontakt