Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 123
  1. #111
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Kjo teme po hap shume debate panevojshme mes shqiptaresh.
    Per mua jo vetem qe nuk i sherben Tolerances por i sherben ndasive mes nesh.
    Nuk ka kuptim qe dy shqiptare te zihen me njeri-tjetrin per nje te huaj.

    Orthodhokset shqiptare vertet jane vellezer ne besim me orthodhokset e tjere, Por kur nje orthodhoks kryen nje krim masakruar femije, gra apo cfaredo personi, ai e ka mohuar Orthodhoksine, e ka mohuar Krishtin, e ka mohuar Kishen e Tij. Ai njeri eshte i shkisheruar dhe vetem me pendese mund te ripranohet ne Kishe

    Nuk ka kuptim te diskutohet per vellazeri me te tille njerez,(flas per ata qe kane marre pjese aktive ne lufte kunder shqiptareve dmth duke perdorur armet por dhe predikimet)

    Megjithate, duhet pasur kujdes qe te kuptohet se krimi ngelet personal dhe jo ne nivel etnik apo kombetar. Nuk duhet te flitet per kombe kriminele por per individe kriminele


    Nuk ka shtet orthodoks i cili nuk ka kryer vepra kriminale !
    Eshte me mir per ju sikur te dilni ne perfundim, qe feja dhe kombi jan dy gjera totalisht te kunderta ! Feja nuk urdheron te behesh nacionalist, se prej momentit kur fillon dhe behesh nacionalist, deshe apo jo, edhe Janullatosin duhet ta fusësh në nje thes me Irinej dhe Milloshat e tjer ! Jana eshte grek, dhe greket kan rrjepur shqiptar ! Prandaj ky falenderim, dhe ky admirim i madhe ndaj tij eshte fyerje e rend qe i behet viktimave te rena nga bashkombasit e tij ! Thjesht, prezenca e Janullatosit ku do qe shkel, fyen shqiptaret pa dallim feje !

    A duhet te flitet per kombe kriminele ? Sigurisht qe po, Ka ra bin ladeni dhe sulmohën shqiptaret e besimit Islam. Te duket normale kjo gje ty ?!

    Ti me kete politiken e bashkfetareve tu, kerkon edhe xhizën edhe parat e xhizës, un kam frig qe do t'mbetesh edhe pa pare edhe pa xhizë ! Zgjidhe,




    Edhe Krishti ne na thente "un jam grek", e le me turli far llomi !

  2. #112
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga elinokton Lexo Postimin
    Askush nuk thote bravo serb qe vrate kosovaret, aq me teper bravo ortodokse qe vrate kosovaret pse flet burdes tani. Nese nje perfaqesues i KOASH-it do te ishte prezent ne ate ceremoni besome se duhet te ishin te tjera kushte per nje prezence te tille. Ne nje kohe kur Serbia akoma nuk eshte as ne qiell as ne toke, ne nje kohe qe akoma nuk do ta besoje se cfare "i iku nga duart"pra kane shpresa boshe disa se mbase kthehet rrota e historise, ne nje kohe kur akoma gjaku i derdhur nuk eshte thare ne Kosove ne nje kohe kur as njeri e as tjetri shtet nuk ka zgjidhur ceshtjen e kufijeve si mendon ti se mund te jete e mundur nje prezence e tille. Ne te ardhmen rruga me e mire per te bashkejetuar eshte pajtimi dhe harresa e armiqesise. Nje ortodoks kete ka si princip nese serbet nuk duan atehere kane shkelur ortodoksine gje qe nuk do t'ia fali Zoti. Ortodoksia eshte per paqe ne mbare boten dhe pike.


    NATO cliroi Kosoven.... no coment per ate te cmendurin dhe per ata qe mendojne ndryshe.
    Kisha ortodokse ka shkelur qe moti parimin njerzor(humanizmin)Ata qe pretendojn se besojn ne zot me sjellje te tilla jon vet djalli.as nji prijs ortodoks nuk esht distancuar ndaj gjencoidit ndaj sqhiptarve kosovar e qam e shqiptarve te jugut te kryera mizoirsht po edhe te mshtetura fort nga kisha.et' i vjefsha kishat e tilla e besimtater e till si Irinej, kisha greke e serbe.
    i kan gjetur kto shqipe te liga qe i vran e masakruan dhe ka hundet ju shetisin e as qe vrejn kasapet tu u shetitur mbi gjakun e me te dashurve.tani si ju qe jeni shpirt shitur u dashka len me njan hasmerit.kshtu ka ber budalla si ti veq nji nenë shqiptare.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në momentin kur ai është inaugurua si peshkop i Kishës Ortodokse Serbe, gjë të cilën politika nacinaliste serbe në krye me ortodoksizmin e saj, që e mbështet në çdo kohë historikisht, patriarku Irinej ka bërë deklaratë antinacionaliste dhe shoviniste për popullin shqiptar dhe të tjerët që jetojnë në Republikën e Kosovës. Pra, që në fillim ai pohoi se nuk do ta njeh qenësinë e Kosovës si shtet, por akoma prtendon në të ashtuquajturën "bashkëjetesë" mes serbëve dhe shqiptarëve (dhe etnive të tjera) në një shtet të vetëm, Serbinë.

    Realiteti është ndryshe, përkundër vullnetit të tij. Megjithsë ata nuk e pranojnë teorikisht se Kosova tashmë është shtet, praktikisht faktet dhe argumentet janë reale.

    Një gjë e cila ngjall interes të posaçëm, ka të bëjë me faktin se Kisha Ortodokse Serbe, e konsideron si kishë Autoqefale atë të Pejës (qendrën e dikurshme mesjetare serbe). Dhe, përderisa praktika fetare bartë me vete tendencën politike dhe njëkohësisht koordinohen në mes vete me një qëllim diskriminues dhe shovinist e antinacionalist, këtu nuk mund të flitet për tolerancë fetare, apo bashkëjetesë siç pretendohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 06-10-2010 më 15:29
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #114
    E dua letërsinë Maska e flutura3105
    Anëtarësuar
    03-08-2008
    Vendndodhja
    !
    Postime
    205
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    kisha po lufton qe ti tregoje botes se kosova eshte toke serbe, ajo nuk po perpiqet ti vellazeroje njerezit ndermjet tyre.
    kjo kishe eshte armiku i kosoves.

    Shume e vertete ajo kishe eshte armiku i Shqiptareve,dhe ajo kishe ka qene kishe katolike dikur,por sllavet si gjithmone kan pushtuar tokat qe nuk iu kan takuar kurre...
    E verteta eshte e perkryer ,ajo nuk ka dy fytyra...

  5. #115
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Per mua jo vetem qe nuk i sherben Tolerances por i sherben ndasive mes nesh.
    Nuk ka kuptim qe dy shqiptare te zihen me njeri-tjetrin per nje te huaj.
    Nuk ke te drejte kur thua se ky debat shkakton ndasi mes shqiptareve por perkundrazi ,ky debat

    tregoi unitetin e shqiptareve pa dallim feje kur eshte ne pyetje serbi dhe kisha e tyre ortodokse.

    Nese ende nuk e ke verejtur, dy serbo-greket Islia spiro dhe elinoktoni, kane mare kritika nga te

    gjithe shqiptaret e forumit pa dallim feje.

    Prandaj thenia : "nuk ka kuptim qe dy shqiptare te zihen", nuk qendron si e sakte sepse ketu ka

    shume shqiptare pa dallim feje qe zihen me dy greko-serbe ilia spiron dhe elinoktonin.

    Ti matrix duhet te jesh i drejte ne gjykim dhe perjashtoi nga forumi keto fashista qe na quajten neve

    njerez me bisht, sic na perjashton neve kur flasim dicka qe ty te duken ekstrmiste ( pa te drejte ).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 06-10-2010 më 16:28

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ju lutem,mos i bini ne qafe ndonje anetari te forumit vetem pse mendon me ndryshe ose tekefundit nuk eshte i informuar mire sa i perket ketyre gjerave.Eshte e njejta gje edhe sikurse ndonje shqiptar nga Kosova e ndien veten indiferent ndaj ceshtjes came per nga mosdija.
    Shqiptaret e Kosoves ende i kane te hapura plaget nga lufta e fundit,mirepo ne kushte normale dhe ne nje te ardhme,sigurisht qe cdo banor i Kosoves do kete te drejte ta ushtroje besimin e tij.
    Me kujtohet nje i mbijetuar i nje masakre ne Kosove ne nje interviste.Qamil Shehu eshte njeri nder 3 vetat qe mbijetoj nga gjithsejt 120 meshkuj te Krushes,ku te gjithe u pushkatuan nga serbet,pastaj u djegen me kashte dhe ne fund u bombarduan eshtrat e tyre ose ajo qka kishte mbetur nga eshtrat e tyre.Qamili ne kete tragjedi ka humbur tere bijte dhe vellezerit e tij,gjisej nga familja e tij 40 antare.Ne pyetjen e gazetarit se si e mendon te ardhmen nese kthehen serbet prape ne Kosove,ky i pergjigjet,skam qka te beje,duhet te pajtohem me realitetin e ri,por kurre te falen ata qe i bene keto,dhe te kete drejtesi per njerezit e vrare.
    Pra,prape ne shqiptaret edhe pse ishim viktima,prape jemi me te forte sesa serbet,me fisnik dhe te nderuar,me burreror ne te gjitha aspektet.

  7. #117
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nuk eshte faji im qe ti je injorant dhe nuk as idene me elementare te historise se tokave shqiptare. Ul koken e meso, ne rradhe te pare gjuhen shqipe e me pas historine.
    mtrego ore ti super talent qe ja ma veten ne kete forum!!! e per gjuhen shqipe juve ja permiresoi Enver Hoxha, njekohesisht edhe historine ja shkruajti Enver Hoxha.... logjiko me aresye te shendoshe, e per gjuhen shqipe ti ndoshta ke drejtshkrim e gjuhe letare e une kam "gjuhen e nones",, thjesht mvjen mire qe kuptohemi.... me trego ti mua historian (fantastiko -shkencore) se prej cilit vitit quhesh shqiptar mos me thuaj qe prej kohes Skenderbeut( se edhe une kam mesuar qe turqit quheshin turq ne vitin 1405, po une di qe vetem ne shekullin e fundit turqit jane emertuar si popull i ri) studio pak me hollesisht per fat te mire nuk jam "nacionalist falso" po e dua popullin tim. E dua me loqk zemer por i dua edhe muslimanet.

    Argument me te fort e ki ja ne vitet qe po jetojme shqiptaret ne Kosove po fillojne te quhen kosovar,hmmm interesant, ne te gjitha mediat shqiptare ka filluar komploti po keshtu ishte edhe dikur nje here pellazg,ilr, etc etc pak ka rendesi se si quhemi po momentin qe jetojm ne te njejten toke dhe flasim ne te njejten gjuhe mire eshte ,une di qe gjitha fete kane tolerancen per te bashkjetuar deri ne momentin kur nuk ofendon ose sulmon.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lulzim7 : 06-10-2010 më 17:04

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Sikur ta kisha një grusht të fortë...

    Po shërbehem me fjalinë: “Lufta mbaroi por i hapi rrugë betejës se paskajshme!”Liria dhe Pavarësia kërkon luftëtar të guximshëm, të mençur, të urtë, të dijshëm, të zellshëm, atdhetar, patriot por edhe bashkëkohor me plotë energji. Për momentin nuk ka të tillë. Jam i bindur do të paraqitën në shesh atëherë kur gjeneratat e reja Vetëdijesohen se nuk është krenari korrupsioni, pasurimi në shpinën e tjetrit, të harrohen viktimat e vidioklipit të panjohurës, ndërsa gjeneratat e tanishme të shijojnë ndihmën sociale prej tetëdhjetë euro!
    Ma tha mendja: Askënd nga udhëheqësit e Kosovës nuk e kanë ftuar në at ceremoni qe as fjala nuk me qet, përveç të parin e komunës së Pejës Ali Berishën. Po e shtroi një pyetje pa lidhje! Po sikur të kishte marrë pjesë Ali Berisha duke i pritur me një “mirëseardhje” dhe duke thënë këto fjalë: “Mirë se erdhët mysafir të nderuar në Patrikanën e Pejës qe është e ndërtuar në themelet e kishës katolike, apo Iliriane!” Çfarë kishte ndodhur?!!!
    Mjerana janë ata qe u kthyen shpinën viktimave të luftës, hiq ma larg se “dje” dhe bëjnë karierë në shpirtin dhe gjakun e tyre!
    Ndryshuar për herë të fundit nga salihaj : 06-10-2010 më 17:05

  9. #119
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    habitem me marrezirat qe shkruani, duht te kini parasysh se:

    nuk duhet te behen pergjthesime ne asnje ane.

    ortodokset jane po aq patriote sa edhe pjesa tjeter e popullsise, elementet e vecante qe shkruajne ketu nuk perfaqesojne komunitetin fetar te tyre , as zedhenes shtypi te komunitetit nuk i vuri njeri.

    te jesh ortodoks nuk do te thote te jesh grek ose serb, ortodoksia nuk eshte prone apo privilegj i grekerve, apostujt e pare (nxenesit e Krishtit)qe predikuan krishterimin nuk ishin fare greker si edhe vete Krishti.

    ne lidhje me Janullatos-in : ai eshte nje nga kokat me te mira qe ka ortodoksia tani. koha edhe rasti e solli ketu, mund te ishte ne ndonje vend tjeter me mision ne fillim te viteve 90. jam plotesisht kunder qe eshte nje i huaj ne krye te KOASH por te jesh arqipeshkop duhet te jesh njohes i thelle i ortodoksise si dhe i te gjitha feve te tjera, duhet te jesh diplomat, orator, duhet te jesh akoma me thjesht nje murg i mire, duhet te jesh historian, te gjitha keto bashke plus shume te tjera, dhe ne shqiptaret nuk posedojme asnje te tille te afte e te denje tani per tani. at Artur Liolin nuk donte ta merrte kete detyre, nuk donte te linte Ameriken.
    fatkeqesisht erdhi i huaj, fatmiresisht erdhi ne krye te KOASH ky profesor dhe teolog i persosur por kjo eshte nje tjeter histori.....

    ne lidhje me temen:
    le te shohim se si do eci ky z. Irinej, cfare do thote e do predikoje megjithese eshte pothuaj i sigurt qe do kerkoje pashkeputjen kishtare te Kosoves. po e sigurt eshte qe eshte kunder pavaresise se Kosoves pamvaresisht se se kam degjar akoma(do kerkoj fjalime te tij).
    duhet te kerkoje falje popullit te Kosoves per gabimet qe ka bere kisha serbe apo klerike te kishes serbe ne fjalimet e tyre neper popull serb, apo urimet per ushtaret serbe qe niseshin per te kryer krime kunder kosovareve.
    kete duhet ta beje si babai shpirteror i serbeve dhe te punoje per afrimin e popujve midis tyre, per pranimin e njeri tjetrit si popuj fqinj.

    Ne Kosove kisha ortodokse duhet te jete e pavarur nga kisha serbe pra autokefale. kete duhet ta njohe z. Irinej

    edhe dicka tjeter
    o Ilia mati fjalet kur i thua, mos luaj me ndjenjat e njerezve sidomos te Kosovareve..... plaget e shqiptareve jane akoma te hapura
    Ndryshuar për herë të fundit nga G.S.Vangjeli : 06-10-2010 më 17:29
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  10. #120
    Citim Postuar më parë nga Lulzim7 Lexo Postimin
    mtrego ore ti super talent qe ja ma veten ne kete forum!!! e per gjuhen shqipe juve ja permiresoi Enver Hoxha, njekohesisht edhe historine ja shkruajti Enver Hoxha.... logjiko me aresye shendoshe, e per gjuhen shqipe ti ndoshta ke drejtshkrim e gjuhe letare e une kam "gjuhen e nones",, thjesht mvjen mire qe kuptohemi.... me trego ti mua historian (fantastiko -shkencore) se prej cilit vitit quhesh shqiptar mos me thuaj qe prej kohes Skenderbeut( se edhe une kam mesuar qe turqit quheshin turq ne vitin 1405, po une di qe vetem ne shekullin e fundit turqit jane emertuar si popull i ri) studio pak me hollesisht per fat te mire nuk jam "nacionalist falso" po e dua popullin tim. E dua me loqk zemer por i dua edhe muslimanet.

    Argument me te fort e ki ja ne vitet qe po jetojme shqiptaret ne Kosove po fillojne te quhen kosovar,hmmm interesant, ne te gjitha mediat shqiptare ka filluar komploti po keshtu ishte edhe dikur nje here pellazg,ilr, etc etc pak ka rendesi se si quhemi po momentin qe jetojm ne te njejten toke dhe flasim ne te njejten gjuhe mire eshte ,une di qe gjitha fete kane tolerancen per te bashkjetuar deri ne momentin kur nuk ofendon ose sulmon.......
    E clidhje ka kjo me ate qe shkruajta une? Komenti yt sapo e perforecoi faktin qe se ke kuptuar fare se cfare kam shkruar. Dhe arsyeja eshte urrejtja jote e semure ndaj cdo gjeje te krishtere (se serbet dhe une si dua hic). Po te kishe lexuar me vemendje komentin tim do e kishe kuptuar qe nuk permenda ne asnje vend kishe ortodokse po permenda kishe ne shumes. Pra nuk bera asnje specifikim. Popullsia e Kosoves para turqeve ka qene e krishtere dhe objektet e kultit te saj kane qene te gjitha te krishtera, katolike apo qofte dhe ato fare pak ortodokse. Keto objekte u moren nga serbet dhe u shfrytezuan e pervetesuan dhe sot ata e perdorin kete si argument kryesor te autoktonise se tyre.

    Gabohët Dariusi kur thot qe ishte gabim fatal.
    Ajo ishte provë e tolerancës ne mesjeten shqiptare.

    Paramendoni nese neser 90% te shqiptareve katolik, konvertohen ne musliman. A mendoni qe kishat e tyre do t'ia merrnin pakicës që ende vazhdon te beson ?

    Un nuk besoi, kjo eshte logjike. Ato kisha qe ne fillim jan ndertuar per besimtaret, e jo per shqiptaret, serbet apo ndonje komb ne vecanti. Cfar e pengon nje shqiptar ortodoks te lutet ne nje kishe ortodokse serbe ne kosove ? Asgje, ndoshta gjuha eshte penges, por ritualet jan te njejta.

    Tani bota e din qe shqiptaret tashme 600 vite qe jan musliman. Ka kombe edhe me te reja se shqiptarizmi qe kan perfaquar besimin Islamik.
    Jo Ilirian nuk gabohem aspak, perkundrazi e perforecoj perseri: Ka qene gabim fatal !!!

    Ajo vetem prove tolerance qe nuk ka qene. Lexoje mire historine e Shqiperise se atyre viteve dhe do e mesosh sesi u konvertuan shumica e shqiptareve nga feja e krishtere ne ate myslimane. Nuk ishte tolerance por imponim dhe spekullim me realitetin. Shume familje ndonese para syve te turqeve mbaheshin si te konvertuar, brenda kullave e shtepive te tyre vazhdonin ritualet e krishtera. Konvertimi eshte bere me dhune dhe u perdor nga shume shqiptare per te mbijetuar terrorrit te osmanllinjve, taksave e detyrimeve qe i viheshin po te mbanin fene e tyre. Kete nuk e thote darius se ashtu i do qejfi. Kete e thote historia e shkruar e ketij populli dhe me ate as nuk spekulojme dot e as e vertisim dot sipas qejfit. Nuk ja vlen te vazhdoj me te njejtat argumenta qe i kam shkruar ne forum me dhjetra here. Per mua ti mba mendimin qe deshiron. Mua nuk me shqeteson dhe as me prish pune. Fola thjesht duke ju permbajtur historise sepse eshte kjo histori qe na meson se konvertimi masiv i shqiptareve ne Kosove i liroi terren te cmuar serbeve qe te pervetesonin cdo objekt kulti fetar te krishtere dhe ta quanin ate si te tyren. Kjo eshte katastrofa qe ju nuk doni ta shihni dhe aq me keq, ta kuptoni.

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •