
Postuar mė parė nga
skampin
Frashėri: Janullatosi, militant e shovinist grek
» Dėrguar mė: 10/10/2010 - 12:11
Lajme te ngjashme
Opposition: Electoral Premises Are Houses of DP Militants SP Against 84 Voting Centers
Datė: Jun 22, 2009
Quarrel over flags, a DP militant was killed
Datė: Jun 13, 2009
Quarrel over flags, a DP militant was killed
Datė: Jun 13, 2009
Nga Kristo Frashėri
Nė numrin e djeshėm tė GSH lexuat pikėpamjet e historianit Kristo Frashėri, mbi rolin e kryepeshkopit ortodoks Janullatos nė fabrikimin e minoritetit grek nė Himarė. Sot, replika e Frashėrit vijon me detaje tė ceremonisė sė fronėzimit tė Kryepeshkopit. Sipas tij, Janullatosi shkeli statutin e Kishės A u zgjedhur kryepeshkop, pasi ai duhet tė ishte me nėnshtetėsi shqiptare.
(vijon nga numri i djeshėm)
Konferenca e Tiranės (29 gusht 1992)
Si dėshmi se ata qė kundėrshtuan fronėzimin e A. Janullatosit si kryepeshkop i KOASH-it nuk qenė shqiptarė myslimanė apo katolikė, por 100% ortodoksė, u mblodh prej tyre nė Tiranė mė 29 gusht njė konferencė e posaēme, e cila miratoi kėtė rezolutė:
Mbledhja e madhe e besimtarėve tė krishterė ortodoksė, nė tė cilėn morėn pjesė pėrveē pėrfaqėsues tė Tiranės edhe delegatė tė rretheve tė tjera, u mbajt nė Pallatin e Kulturės mė 29 gusht 1992, pėr tė shqyrtuar gjendjen e palejueshme tė krijuar prej shkeljes sė Statutit dhe kanoneve tė Kishės Autoqefale Shqiptare, nga i cili Anastasos Janullatos erdhi si ekzark dhe u shndėrrua si kryepeshkop. Mbledhja shprehu me forcė vendosmėrinė e pėrgjithshme pėr ta marrė nė dorė shėndoshjen e shpejtė tė kishės ortodokse dhe pėr ta rimėkėmbur Kishėn mbi bazėn e traditave tė saj tė shenjta ortodokse dhe shqiptare.
REZOLUTA
Mbledhja arriti njėzėri kėto pėrfundime kryesore, tė cilat po i riprodhojmė tekstualisht:
1. Vendosja e demokracisė nė Shqipėri mbas 47 vjet shtypjeje komuniste hapi rrugėn e ripėrtėritjes sė ndjenjave fetare, qė ishin ndrydhur, por jo shuar. Si gjithė besimtarėt e tjerė dhe ortodoksėt u tubuan rreth kishės sė tyre. Por ndėrsa masa e ortodoksėve priste me qetėsi dhe mirėbesim rimėkėmbjen e kėsaj kishe nė traditat e saj tė shenjta e tė bukura ekzarku grek dhe i ashtuquajturi kėshill i pėrgjithshėm punuan nė mėnyrė tinėzare e tė pabesė pėr asgjėsimin e autoqefalisė sė kishės shqiptare dhe pėr greqizimin e saj, nė shėrbim tė forcave mė regresive fanatike tė kishės greke, qė synojnė greqizimin e gjithė ortodoksėve shqiptarė dhe mė tej.
2. I ashtuquajturi kėshill i pėrgjithshėm i kishės me sekretar Aleko Dhimėn, ėshtė i paligjshėm, sepse nuk ėshtė zgjedhur me zgjedhje tė shpallura e tė organizuara sipas rregullave tė Kishės, por ėshtė vetėshpallur. Qė nė fillim ai nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė tė drejtė tė quhet kėshill i pėrgjithshėm, tė flasė e tė veprojė nė emėr tė Kishės dhe tė administrojė pasurinė e saj, aq mė pak tė bėjė propozime parėsore siē janė ato pėr emėrimin e kryepeshkopit dhe peshkopėve. Ai i ka uzurpuar kėto tė drejta tinėzisht, duke shfrytėzuar mirėbesimin dhe indulgjencėn e besimtarėve tė vėnė para fakteve tė kryera.
3. Ceremonia e zhvilluar mė 2 gusht 1992 nė Kishėn Katedale tė Tiranės pėr tė fronėzuar si kryepeshkop tė Shqipėrisė Anastasos Janullatosin, nuk ėshtė kryer dhe ėshtė e pavlefshme sipas rregullave tė Kishės, sepse besimtarėt kanė thirrur botėrisht Jo! Nuk ėshtė i vyer (dhen aksios K.F.). Ekzarku me pasuesit e tij u detyruan tė largohen nga Kisha pa u pėrfunduar ceremonia.
4. Komploti i Janullatosit pėr tu shpallur kryepeshkop i Shqipėrisė dhe pėr tė emėruar tre peshkopė grekė nė krye tė diocezave tė Korēės, Gjirokastrės dhe Beratit, nė kundėrshtim me nenin 16 tė Statutit tė Kishės qė pėrcakton se kryepeshkopi dhe peshkopėt duhet tė jenė prej gjaku e gjuhe shqiptarė si edhe tė kenė nėnshtetėsinė shqiptare, ėshtė jo vetėm njė shkelje shumė e rėndė e Statutit tė Kishės, por edhe atentati mė flagrant kundėr vetė autoqefalisė sė Kishės Autoqefale Shqiptare. Mbas kėtij vendimi, qė ka ngjallur revoltėn e drejtė tė gjithė shqiptarėve brenda dhe jashtė kufijve, Anastasios Janullatosi nuk ėshtė i denjė tė qėndrojė as si ekzark, ai duhet tė largohet nga Shqipėria menjėherė dhe pėrgjithmonė.
5. Statuti i vitit 1950 dhe rregullorja e Kishės e vitit 1955 janė tė paligjshme dhe tė pavlefshme, sepse ato i janė imponuar Kishės Autoqefale Shqiptare nga qeveria komuniste.
Pėr Kishėn Autoqefale Shqiptare ėshtė nė fuqi statuti i miratuar rregullisht nė vitin 1928. Patriarkana Ekumenike e Stambollit e ka njohur Kishėn Autoqefale Shqiptare me atė statut nė vitin 1937 dhe ai Statut ėshtė rregullisht nė fuqi, sepse shfuqizimet komuniste nuk kanė asnjė vlerė.
6. Ėshtė e nevojshme qė, nė vazhdim tė traditės sė Kongresit I dhe II, tė mbajtur pėrkatėsisht nė vitet 1922 dhe 1928, tė mblidhet sa mė parė kongresi III i Kishės Autoqefale Shqiptare, i cili tė pėrpunojė programin dhe detyrat pėr rimėkėmbjen dhe zhvillimin e gjithanshėm tė kėsaj Kishe; tė bėjė pėrshtatjen e Statutit dhe tė emėrojė nė krye tė Kishės, si administrator ose kancelar, njė klerik shqiptar; ky kėshill tė kryejė funksionin e Sinodit tė Shenjtė, derisa Kisha Autoqefale Shqiptare tė pėrgatisė kuadrot e saj pėr tė formuar Sinodin e rregullt.
7. Pėr tė bashkėrenduar punėn me besimtarėt e rretheve tė tjera ngarkohet njė grup nismėtar i pėrbėrė nga Petrit Bidoshi, Pavllo Koja, Llazar Morcka, Thoma Ēomorra, Anesti Paskali, Stefan Vokopola, Nasho Bezhani, Pirro Ndreka, Mihal Hanxhari, Vangjel Shundi, Petrika Trako, Dhimitėr Ndrenika, Sotir Janēo, Loreta Plumbi, Lumnie Jani, Sotir Qiriako, Kristo Frashėri, Jakov Milaj, Pandeli Ēina, Dhimitėr Kondakēiu, Ksanthipi Mullisi, Gjergj Zheji, Jorgji Ēerepi, Petraq Kosova, Vangjel Myzeqari.
Ky grup nismėtar, mbasi tė zgjerohet me pėrfaqėsues tė zgjedhur nga tė gjitha diocezat dhe rrethet e tjera ku ka ortodoksė, tė kthehet nė Komisionin Organizator pėr rimėkėmbjen e Kishės Autoqefale Shqiptare dhe pėrgatitjen e Kongresit tė saj III.
8. U kėrkojmė organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore tė Shtetit, Kuvendit Popullor, rretheve, bashkive dhe komunave, tė ndihmojnė e tė mbrojnė nė tė gjitha nivelet veprimtarinė e rregullt tė kishės dhe zbatimin e pėrpiktė tė Statutit tė saj, tė formulojnė sa mė shpejt dhe tė zbatojnė dispozitat ligjore tė nevojshme e financiare tė kėshillave tė vetėshpallura tė kishave nė Tiranė e nė rrethe, sepse ka sinjalizime pėr parregullsi dhe abuzime tė shumta.
9. Zėri i besimtarėve myslimanė dhe katolikė, zėri i tė gjithė atyre qė u bashkuan me zėrin e ortodoksėve pėr tė mbrojtur Kishėn Autoqefale Shqiptare, ėshtė zėri i Shqipėrisė. Le tė gėzohemi qė shqiptarėt ashtu siē punuan sė bashku pėr tė rindėrtuar kishat dhe xhamitė e para, po tregojnė pėrsėri sė toku dhe spontanisht se Feja dhe shqiptaria nuk kanė gjė tė ndarė.
U bėjmė thirrje vėllezėrve minoritarė, qė rrojnė pranė shqiptarėve ose midis shqiptarėve tė tė tria besimeve, si tė barabartė midis tė barabartėve, tė mos bien pre e intrigave tė klerikėve tė mbrapshtė dhe parullave tė helmuara qė nxisin pėrēarjen dhe shovinizmin. Kisha Autoqefale Shqiptare i konsideron bij tė vetė tė barabartė e vėllezėr nė Krishtin tė gjithė besimtarėt ortodoksė. Kėtė vėllazėrim ajo e ka tė shenjtė dhe do ta ruajė me besnikėri e pėrkushtim.
U bėjmė thirrje personaliteteve tė shquara tė kulturės greke, pjesės mė tė emancipuar tė klerit tė Kishės Ortodokse Greke dhe intelektualėve tė vėrtetė grekė tė kenė kujdes nga fushata shoviniste kundėr Shqipėrisė qė ka ndėrmarrė njė numėr dhespotėsh tė prapambetur e fanatikė, si dhe qarqe tė tjera. Ju takon juve ti thoni Ndal! kėsaj fushate, qė ėshtė njė turp pėr Greqinė e Evropės sė Bashkuar! Nė themelet e lirisė e tė pavarėsisė sė Greqisė, si dhe nė sukseset e mėdha qė ajo ka arritur, ėshtė dhe kontributi i gjakut dhe djersės qė kanė derdhur dhe derdhin qindra mijėra shqiptarė tė Greqisė. Mos lejoni qė edhe njė herė kėto ti shpėrblehen popullit shqiptar me helm dhe intriga, vetėm sepse disa klerikė tė djallit dhe politikanė anakronikė nuk janė tė zotėt tė kuptojnė njė Ballkan mirėkuptimi dhe bashkėpunimi. Thojuni Ndal! dhe kujtojuni mėsimin e madh tė Ungjillit: Silluni me tė tjerėt ashtu siē dėshironi tė sillen tė tjerėt me ju!.
Rezoluta mbyllej me kėtė thirrje:
Ortodoksė tė Shqipėrisė! Ta ēojmė mė tej valėn qė ėshtė ngritur nė tė gjitha rrethet pėr ruajtjen dhe ripėrtėritjen e Kishės Autoqefale Shqiptare sipas kanoneve dhe traditave tė saj. Tė ngremė kėshillat e Kishės tė pastruara nga fara pėrēarėse antikombėtare dhe ta nxjerrim Kishėn tonė tė dlirė e tė bukur nė diellin e Shqipėrisė demokratike!
Vėllezėr tė Kishės Shqiptare nė Amerikė! Na u gjindni afėr dhe na ndihmoni me pėrvojėn dhe me pėrkrahjen tuaj!
Vėllezėr myslimanė dhe katolikė! Le tė lidhim duart me njėri-tjetrin dhe tė tregojmė se Shqipėria ėshtė, siē ka qenė kurdoherė, e tė gjithė shqiptarėve dhe se do ti dalim zot pėrjetė. Kur lusim Perėndinė, do tė kemi nė buzė dhe emrin e Shqipėrisė.
Popull shqiptar! Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk do ta lerė veten tė bėhet robinė e huaj. E pastėr, duke besuar nė Perėndinė, e vendosur duke besuar tek Shqipėria, e shenjtė me binomin Perėndi-Shqipėri. Pranė ikonave tė saj tė Krishtit dhe martirėve tė krishterimit ajo do tė mbajė edhe fytyrat e Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit dhe martirėve tė tjerė tė Kishės Shqiptare. Themelet e Kishės Autoqefale Shqiptare tė Fan Nolit tė madh, At Vasil Markos, kryepeshkopėve Visarion Xhuvani e Kristofor Kisi, janė tė patundura pėrjetė sepse nė to ėshtė gjaku, loti dhe djersa e tė gjithė bijve tė saj.
Mbledhja e madhe e besimtarėve ortodoksė tė Tiranės, Tiranė, 29 gusht 1992".
Kėtė deklaratė komisioni ia dėrgoi edhe Gjykatės Kushtetuese, tė pėrcjellė me njė shkresė ku thuhej:
Gjykatės Kushtetuese, Tiranė.
Nė emėr tė grupit nismėtar qė bashkėrendon punėn pėr rimėkėmbjen e Kishės Ortodokse Shqiptare, nisur nga fakti se mbrojtja e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe e Statutit tė saj ėshtė detyrė e shtetit shqiptar e lidhur ngushtė me interesat e kombit, e kemi pėr detyrė tju parashtrojmė sa vijon:
Ekzarku grek Anastasios Janullatos ka udhėzuar klerikėt e kishave ortodokse qė gjatė meshės tė thėrrasin formulėn: Le ti lutemi Zotit pėr ruajtjen e Kryepeshkopit tonė Anastas dhe kjo formulė po pėrdoret nė katedralen e Tiranės dhe nė disa kisha tė tjera, ku ka klerikė qė i binden kėtij udhėzimi tė jashtėligjshėm.
Nė kohėn kur protesta e besimtarėve e ndėrpreu nė mes dhe e bėri tė pavlefshme ceremoninė e fronėzimit tė Janullatosit nė 2 gusht 1992 dhe kur presidenti i Republikės ėshtė shprehur botėrisht se sipas statutit tė Kishės Kryepeshkopi nuk mund tė jetė njė person qė nuk ka kombėsi e nėnshtetėsi shqiptare, ky veprim i ri i Janullatosit ėshtė vazhdim i mėtejshėm i veprimtarisė sė tij kėmbėngulėse pėr tė zhdukur autoqefalinė e kishės sonė dhe njė pėrpjekje e ulėt pėr tė na venė pėrpara faktit tė kryer.
1. Kėrkojmė qė organet e shtetit tė ndėrhyjnė me autoritet shtetėror dhe ta ndalojnė pėrdorimin e thirrjeve qė e shpallin Janullatosin kryepeshkop kur ai as nuk ėshtė e as nuk mund tė jetė i tillė, gjė qė ėshtė jo vetėm njė shkelje e rėndė e statutit tė kishės, por edhe njė sulm kundėr ligjeve tė rendit dhe interesit tė shtetit shqiptar.
2. Kėrkojmė qė me njė dokument shtetėror tė formulohet dhe tė shpallet shprehimisht se shteti shqiptar njeh dhe mbron statutin e Kishės Autoqefale tė vitit 1928, sepse nė bazė tė nenit 16 tė atij statuti ajo nuk pranon asnjė propozim tė patrikanės apo kujtdo tjetėr qė mund tė cenoje kėtė nen tė statutit duke venė nė krye tė kishės prelate me kombėsi e me shtetėsi jo shqiptare dhe se vetėshpallja e Janullatosit kryepeshkop ėshtė njė veprim pa asnjė vlerė ligjore qė konsiderohet krejt i paqenė.
3. Nė veprimet komplotiste qė Janullatosi ka bėrė dhe vazhdon tė bėjė kundėr autoqefalisė sė Kishės Ortodokse Shqiptare, ai qė pati ardhur pėr tė ndihmuar pėrkohėsisht nuk meriton tė qėndrojė mė as si ekzark. Kėrkojmė ndėrhyrjen tuaj pėr largimin e tij menjėherė e pėrgjithmonė nga Shqipėria si i padenjė.
Bashkangjitur po iu dėrgojmė deklaratėn e mbledhjes sė madhe tė besimtarėve ortodoksė tė Tiranės, mbajtur mė 29.08.1992 me tė cilėn kėrkohet ndėrhyrja e shtetit nė mbrojtje tė Kishės Autoqefale Ortodokse Shqiptare.
Me respekt pėr komisionin: Kryetari Petrit Bidoshi, Sekretari Pavllo Koja, Tiranė 14 shtator 1992".
SHKRIMET E MEDIAS
Nė lidhje me kėtė konferencė, njė organ shtypi shkruante: Nė Pallatin e Kulturės, nė Tiranė, mė 29 gusht 1992, rreth 400 besimtarė e dashamirės tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė u mblodhėn nė njė asamble tė zgjeruar, pėr tė analizuar aktin e ēalė dhe jo kanonik tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Kishės sonė pėr kurorėzimin e grekut Anastas Janullatos si kryepeshkop tė Shqipėrisė. Themi i ēalė, pse njė pjesė e konsiderueshme e tė pranishmėve nė kishė ngriti zėrin me njė Jo tė zgjatur e nė kor, kur u celebrua riti i pyetjes sė popullit anaksios (i padenjė)
Kėnga Pėr mėmėdhenė dhe buēitja Kisha ėshtė e jona ua prishėn humorin atyre qė kishin ardhur apostafat me autobusė tė posaēėm nga minoriteti dhe pėrtej, pėr kėtė ngjarje tė 2 gushtit 1992, qė do ti vinte njė kryq tė madh pėrpjekjeve tė lavdishme tė Fan Nolit dhe atdhetarėve tė tjerė qė dhanė jetėn dhe djersėn e tyre pėr pavarėsinė e kishės sonė autoqefale. Thamė se akti qė antikonik sepse efektivisht kurorėzimi nuk u bė nė kishė
por ceremonia pėrfundoi nė hollet e hotel Tiranės. Pėr mė tepėr, u shkel statuti i vitit 1929, qė ndalon kategorikisht si kryetar tė kishės njė prelat jo shqiptar (Gazeta Lirija, 4 shtator 1992).
Pėr fat tė keq, grupi nismėtar nuk ishte nė dijeni tė dispozitave kushtetuese tė shtetit shqiptar, tė cilat e ndalojnė shtetin tė ndėrhyjė nė ēėshtjet e besimit dhe nė atė tė institucioneve fetare. Pėr kėtė arsye, si kėrkesa e grupit nismėtar drejtuar Gjykatės Kushtetuese, ashtu edhe rezoluta e mbledhjes sė 29 gushtit 1992 drejtuar institucioneve shtetėrore nuk u morėn nė konsideratė prej tyre. Nė kėto rrethana, hirėsia e tij A. Janullatos e gėzoi postin e padrejtė qė mori tinėzisht nė hotel Tirana International mė 2 gusht 1992.
ARGUMENTET E JANULLATOSIT
Nė njė shkrim tė botuar nė Koha Jonė, mė 11 shtator 1992, thuhet:
Nė Shqipėri vazhdon fushata kundėr fronėzimit tė at Anastas Janullatosit, kryepeshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare. Pėrditė nė gazetat shqiptare botohen peticione besimtarėsh ortodoksė, tė cilėt kėrkojnė shfronėzimin e priftit grek. Nė njė konsultė tė kėtyre besimtarėve tė shtunėn e kaluar (5 shtator 1992 K.F.) u vendos mosnjohja e kėshillave tė vetėzgjedhura dhe e sinodit tė tyre dhe gjithashtu u planifikua thirrja e njė kuvendi panortodoks. Po aty u tha s e70 mijė besimtarė minoritarė nė tėrė vendin, ortodoksėt shqiptarė janė mbi 660 mijė dhe nuk ka asnjė motiv qė ata tė drejtohen nga njė kryepeshkop grek sado i pėrgatitur tė jetė ai. Nė atė shkrim nėnvizohet fakti se konsulta e quajti A. Janullatosin tė vetėzgjedhur dhe tė paligjshėm si kryepeshkop i Shqipėrisė.
Pyetjes qė Ben Blushi, nė atė kohė gazetar, i drejtoi A. Janullatosit nė lidhje me fronėzimin tij i cilėsuar i parregullt dhe i paligjshėm, kryepeshkopi iu pėrgjigj duke i bėrė bisht si zakonisht pėrgjigjes. Nė vend tė saj, ai tha:
Shumė vetė e dinė qė unė skam pasur nė jetėn time ambicie pėr tė ardhur kėtu dhe pėr tė zėnė ndonjė vend. U ftova tė vij kėtu dhe tė ndihmoj, pėrderisa e dija se Kisha nė Shqipėri kishte vuajtur mė shumė se nė ēdo vend tjetėr pas njė persekutimi tė gjatė
. Mė tej ai shtoi se nuk kishte asnjė interes pėr politikė dhe se ata qė e zgjodhėn e njihnin mirė qėndrimin e tij kishtar dhe kontributin qė ka dhėnė nė krijimin e Kishės Ortodokse nė Afrikė. Shtoi mė tej se ai, tani qė u zgjodh kryetar i KOASH-it, do tė mbronte interesat e komunitetit ortodoks shqiptar, i cili mund tė binte pre e kishave dhe pretendimeve tė fqinjėve (Koha Jonė, 11 shtator 1992).
Duke zėnė nė gojė fqinjėt, ai nuk e kishte fjalėn pėr grekėt, por pėr maqedonėt qė i kishin zėnė syrin Prespės dhe pėr arumunėt qė donin njė peshkop rumun. Ai nguli kėmbė se zgjedhja e tij ėshtė e ligjshme, mbasi mbėshtetet nė Kushtetutėn e vitit 1967 (!0, e cila, sipas tij, ishte ende nė fuqi, E di, - theksoi ai, - se ka njerėz qė thonė se ky ligj i periudhės sė sundimit tė Partisė Komuniste nuk ėshtė ekzistent. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse shteti nė atė kohė ekzistonte. Mė tej, gjithashtu kryepeshkopi pohon se pėr kandidaturėn e tij ka dhėnė miratimin edhe Presidenti Berisha, nė njė kohė kur ai vetė (Janullatosi) shprehet kundėr ndėrhyrjes sė shtetit nė punėt e kishės. Ai thotė se presidenti u tregua shumė i pėrzemėrt me tė dhe i tha se ne (shteti shqiptar K.F.) e pranojmė kandidaturėn tuaj, por jo atė tė tre peshkopėve tė tjerė.
Deklaratėn e tij A. Janullatosi e mbylli me kėto fjalė: Nė qoftė se njerėzit duan tė rri, unė do tė rri, por nė qoftė se jo, thotė ai duke iu referuar besimtarėve ortodoksė, unė jam i lirė tė shkoj nė punėn time. Mė nė fund ai mohon se ka pasur peticione kundėr tij. Ai thotė se ato janė disa grupe tė vogla edhe me emra myslimanė, tė cilėt ai nuk ka ndėrmend ti marrė parasysh. (Koha Jonė, 11 shtator 1992).
Me keqardhje duhet tė themi se nė kėtė apologji tė tij kryepeshkopi A. Janullatosi gėnjeu tri herė: a- Kur tha se ai u zgjodh nė pėrshtatje me kanonet kishtare dhe se ata qė thirrėn anaksios qenė qytetarė myslimanė; b Kur tha se zgjedhja e tij ėshtė nė pėrshtatje me kushtetutėn e vitit 1950, nė tė cilėn kėrkohet si kusht tė paktėn nėnshtetėsia shqiptare qė ai nuk e kishte; c Kur deklaroi se rezoluta e 29 gushtit 1992 ishte hartuar nga grupe myslimanėsh shqiptarė, kurse nė tė nuk kishte asnjė pjesėmarrės islamik. Megjithatė, pika mė e dobėt e fronėzimit tė tij si kryepeshkop i Shqipėrisė ėshtė fakti se deri sot pas 18 vjetėsh, ai nuk ka botuar asnjė procesverbal tė hartuar nė kohėn e fronėzimit dhe tė nėnshkruar nga peshkopėt qė u ndodhėn nė kohėn e fronėzimit, qė tė deklarojnė me pėrgjegjėsi se nė ceremoninė solemne tė 2 gushtit 1992 tė mbajtur nė katedralen e Tiranės, ai, Hirėsia e tij Anastas Janullatos, u zgjodh njėzėri nė pėrshtatje me kanonet tradicionale kishtare kryepeshkop i KOASH-it. Pa njė procesverbal tė tillė, tė gjitha deklaratat qė ai ka bėrė poshtė e pėrpjetė janė pa vlerė, madje mund ta themi me plot gojėn, janė mashtrime.
Me emėrimin e tij si njė nėnshtetas grek nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare dhe nė shėrbim tė Kishės Ortodokse Greke, ai shkeli njė nga parimet universale tė kishės sė krishterė lindore. Dihet se kishat ortodokse autoqefale tė vendeve tė ndryshme tė pavarura nga njėra-tjetra janė motra tė barabarta, kurse Patrikana ekumenike ėshtė edhe ajo e barabartė, por e para ndėr tė barabartat. Tė gjitha kishat ortodokse autoqefale janė tė varura dhe tė ndėrlidhura me shtetin kua to ushtrojnė besimin e tyre. Nė bazė tė parimeve moderne tė shpallura qė nga Revolucioni Frėng i vitit 1879 institucionet fetare, pra edhe kisha ortodokse, nuk kanė tė drejtė tė ndėrhyjnė nė punėt dhe jetėn e shtetit. Nga ana tjetėr, shteti pėr mbrojtjen e interesave shtetėrore dhe kombėtare ka tė drejtė tė mbikėqyrė veprimtarinė administrative tė ēdo komuniteti fetar. Njė nga parimet themelore ėshtė qė udhėheqėsit fetarė tė jenė me kombėsi ose nėnshtetėsi tė shtetit tė tyre. Pėr shembull, nė ligjin e shtetit grek mbi fenė, paragrafi 3, neni 12, pėr kryepeshkopin e Athinės dhe tė gjithė Greqisė, thotė: tė zgjedhurit e kishės duhet tė jenė tė gjithė tė kombėsisė greke.
Janullatosi mbron pikėpamjen se statuti i kishės shqiptare miratuar nė kongresin e vitit 1929 ėshtė i shfuqizuar. Kjo pėr arsye se atij i intereson, meqenėse neni 16 nuk lejon nė mėnyrė ligjore-kanonike qė Prof.Dr. Janullatosi si njė grek tė jetė kryepeshkop ose peshkop nė Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Duhet pasur parasysh se KOASH-i dhe statuti i vitit 1929 ėshtė, sikurse u tha, i njohur nga Patriarku i Stambollit Benjamin i Parė me Tomin e vet tė lėshuar mė 12 prill 1937. Pėr habinė tonė, kryepeshkopi Janullatos e quan tė rrėzuar Tomin e Patriarkut tė Kostandinopojės dhe emėrimin e tij e mbėshtet nė statutin e miratuar nga shteti komunist me Kongresin e Tretė tė Delegatėve Ortodoksė, tė mbledhur nė Tiranė mė 5-10 shkurt 1950 statut qė nuk ka marrė pėlqimin e Patriarkatit tė Kostandinopojės. Kjo do tė thotė se statuti i vitit 1929, i pajisur me Tomin e Patriarkut Benjamin i Parė mė 1937, ėshtė ende nė fuqi.
Dihet se statuti i 1950 u miratua nga njė i ashtuquajturi sinod nė kushtet kur dy anėtarė tė tij, mitropolitėt Kristofor Kisi dhe Irene Banushi ndodheshin tė burgosur. Si rrjedhim, nė tė tilla kushte ai ishte njė statut pa vlerė. Qė kėtej lind pyetja: a ka tė drejtė A. Janullatosi tė mbėshtetet nė njė statut tė miratuar fund e krye nga njė i ashtuquajtur kongres dhe i ashtuquajtur sinod?
Sigurisht qė Janullatosit i intereson statuti i vitit 1950, sepse aty mungon kushti, sipas tė cilit, kryepeshkopi duhet tė jetė me kombėsi shqiptare, po ashtu edhe neni 3, i cili thotė: Ndonėse gjuha zyrtare e kishės ėshtė shqipja, nė shėrbimet fetare mund tė pėrdoren edhe gjuhė tė tjera. Ėshtė pikėrisht nė mbėshtetje tė kėtij neni qė nė fillim kryepeshkopi Anastas urdhėroi qė nė kishat e Shqipėrisė shėrbesat fetare tė zhvilloheshin nė greqisht, pavarėsisht se mė vonė, pėr shkak tė protestave popullore ai u detyrua tė hiqte dorė.
Arsyet qė e shtynė Janullatosin ta quajė tė zhvleftėsuar janė tė shumta, por ne kėtu nuk mund tė merremi me to. Mjafton tė pėrmendim nenin 55 tė statutit tė vitit 1929, i cili e ndalonte kategorikisht kishėn shqiptare tė merrte dhurata nga tė huajt dhe se pranimi i tyre konsiderohej si nėnshtrim i politikės ndaj shteteve kreditore nė dėm tė pavarėsisė sė shtetit dhe tė kishės. Me fjalė tė tjera, marrja e huave dėnohej si njė akt politik jo kombėtar.
Pavarėsia e plotė e KOASH-it, ashtu si dhe pavarėsitė e institucioneve tė tjera fetare, konsiderohet nė statutin e vitit 1929 si njė nga garancitė e pavarėsisė sė shtetit shqiptar, garanci tė cilėn kryepeshkopi i tanishėm A. Janullatos e ka shkelur me tė dyja kėmbėt.
PERFUNDIM
Nga sa u tha deri tani, del ky konkluzion: se nga pikėpamja juridike-kanonike-ekleziastike ėshtė nė fuqi statuti i KOASH-it i vitit 1929, i miratuar nga Patriarkana Ekumenike me Tomusin e vet mė 1937. Si rrjedhim, Hirėsia e tij A. Janullatos ėshtė zgjedhur si kryepeshkop i Shqipėrisė mė 2 gusht 1992, nė mėnyrė tė paligjshme nga 3 pikėpamje: e para, se mė 1992 kur ai pretendon se ėshtė zgjedhur kryepeshkop, KOASH nuk kishte njė Sinod tė Shenjtė, i cili ka tė drejtė tė zgjedhė kryepeshkopin e Shqipėrisė. E dyta, se Hirėsia e tij A. Janullatosi nuk ka tė drejtė tė zgjidhet jo vetėm kryepeshkop, por as peshkop i kishės shqiptare, pėrderisa ai nuk ėshtė shqiptar nga kombėsia. E treta, se ceremonia e zgjedhjes sė tij nuk gjeti pėlqimin (aksios) tė tė gjithė tė pranishmėve nė asamblenė kishtare tė 2 prillit 1992. Pra, proklamimi i tij si kryepeshkop i Shqipėrisė nė hollin e hotel Tirana International ėshtė njė mashtrim apo abuzim i tij, quajeni si tė doni, i padenjė jo vetėm pėr njė kryepeshkop, por edhe pėr njė prift ordiner tė kishės sė krishterė shqiptare. Pėr tė gjitha kėto arsye, ne e konsiderojmė ushtrimin e tij tė deritanishėm nė krye tė KOASH-it jo si kryepeshkop, por si ekzark.
Si njė dhelpėr, ai arriti tė bindte opinionin qė frekuentonte kishėn se do ti bėnte shėrbime tė mėdha autoqefalisė sė ortodoksisė shqiptare. Nė tė vėrtetė, ai kreu shumė investime nė fushėn e ndėrtimit tė faltoreve dhe tė pėrgatitjes sė kuadrove. Ai hoqi shpejt dorė nga lufta qė sapo erdhi i shpalli Fan Nolit. Me dinakėri arriti tė krijonte njė sinod prej katėr peshkopėsh, nga tė cilėt tre janė me kombėsi greke. Me njė fjalė, ai arriti ti fashitte protestat e intelektualėve ortodoksė shqiptarė. Nė fakt, A. Janullatosi ėshtė kryepeshkop i pleqve dhe i plakave, tė cilat tė dėshiruara pėr tė parė njė meshė nė gjuhėn shqipe nuk interesohen fort pėr kombėsinė e priftit, kur ai meshon shqip. Megjithatė, vepra e tij tinėzare nuk shlyhet kollaj. Materiali qė ilustron veprimtarinė e tij nė Shqipėri provon se ai ėshtė njė agjent i fshehur i shovinizmit grek qė pėrgjon ditėn e pėrshtatshme pėr ti shkėputur Shqipėrisė tė ashtuquajturin Vorio-Epir. Po ashtu, materiali dokumentar dhe mediatik tregon se ai qė gėnjen nė trajtimin e solemnitetit peshkopal tė 2 gushtit 1992 ėshtė pėr turpin e tij Anastas Janullatos.
Nuk ka dyshim se dinakėria e tij pėr ta fshehur veten si militant i politikės shoviniste greke njė ditė do tė zbulohej. Rastin e dha ndėrhyrja e tij pėr aksidentin fatkeq qė pati himarjoti Aristotel Guma njė ndėrhyrje e kombinuar nga Athina me kronometėr me akuzėn e tė ashtuquajturit shpėrthim tė nacionalizmit shqiptar qė shprehėn mė 13 shtator 2010 zėvendėsministri i Jashtėm i Greqisė, Delavekuras, deputeti i Parlamentit shqiptar, Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatės OMONIA, Vasil Bollano. Ėshtė pikėrisht ky kombinim kronometrik qė i shndėrroi dyshimet e mia mbi A. Janullatosin si simpatizant i Greqisė nė njė militant tė politikės shoviniste greke.
Pavarėsisht nga synimet e tij tė fshehta, meqenėse si ekzark ai e ka kryer detyrėn qė kishte marrė pėrsipėr pėr rimėkėmbjen e kishės sė shkallmuar shqiptare, puna e do qė ai tė largohet me gjithė falėnderimet tona nga Shqipėria. Mė nė fund, ėshtė e domosdoshme qė me largimin e tij ndonėse me vonesė, tė mblidhet njė kongres i rregullt i KOASH-it, i cili tia kthejė Kishės Ortodokse Shqiptare prestigjin qė kishte kur ajo u krijua nga i pavdekshmi mitropolit, Fan Noli.
Krijoni Kontakt