Close
Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 220
  1. #51
    Pothuajse 20 vjet ndryshim sistemi ne ate vend dhe avazi qe kam degjuar me shume nga socialistet eshte Zgjedhje te Parakoheshme. Kur i degjon te shprehen, te mallengjejne. Thua se jane engjejt qe ju dridhet shpirti per ate toke dhe mezi sa presin te sjellin zhvillimin dhe perparimin.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Pse nuk presin zgjedhjet? Cfare eshte kjo metode? Nuk na pelqen qeveria " O popull hajdeni mblidhemi e rrezojme qeveri"
    Qeverite rrezohen ne zgjedhje, jo me parulla, bllokim rrugesh, skandime e kercenime. Ata qe vijne ne pushtet ne kete forme, nuk jan tjeter veq se diktator.

  3. #53
    Rama i "politikes se re" ka mbetur tek politika e vjeter, e per me keq akoma, kur do ta paraqesi si forme te re
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Po sala qe kshu e boni ne vitet 90 ca I bi me qen? Diktator?
    Po e beri Sala nje here tjeter, do te jete diktator e i shkuar diktatori.
    Vtet e 90-ta ishin tjeter gje. Ka qene e vetmja mundesi me marre pushtetin nga komunistet. Me zgjedhje te lira, nuk do ishin larguar kurren e kurres.Ate qe beri Sala atebote, u be shume vende te Europes. Revolucion demokratik. Pra, legjitim.
    Shqiptaret duhet njehere e mire te kuptojne se cfar eshte demokracia, si funksionon ajo. Dhe ligji i pare i saje, eshte pikerisht : nderrimi i qeverive ne baze te votes se lire. Ne nuk mund te quhemi demokrat nese bejme thirrje per rrezim te qeverise dhe zgjedhje te parakohshme.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    selia roze gjat ketyre muajve te fundit dolli me ca akuza ndaj qeverise.
    me keto akuza tani po merret prokuroria.
    dihet se prokuroria mund te zhvilloje hetimet normale vetem kur shteti eshte ne normalitet.
    pra kur ka qetsi e stabilitet.
    dihet se kur ka revolucion nuk funksionon dot as prokuroria e as institucionet qe i duhen prokurorise te beje punen.

    pra selia roze ..po del qarte.. se.. nuk ka asnji interes te zbardhen "vjedhjet apo korrupsioni".
    eshte ajo vete qe po ben hapur organizimin e kryengritjes.

    pra kuptohet se edvini e di mire se po te lihet ne qetsi prokuroria (edhe se eshte njest gueril i tije..) perseri ne perfundim do nxjerre po edvinin si te kudondodhurin ne te gjitha punet e zeza qe behen ne tirane e ne shqiperi.

  6. #56
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Deputeti socialist komenton zhvillimet e fundit nė politikė

    Deputeti socialist Fatmir Toēi, nė njė intervistė pėr gazetėn “SOT”, e shikon ngritjen nė protestė tė tė gjithė popullit shqiptar si iniciativėn mė tė mirė tė ndėrmarrė nga Partia Socialiste, pėr tė rrėzuar qeverinė, e cila sipas tyre ka ardhur nė qeveri me

    vota tė vjedhura. Protestat, sipas Toēit, ėshtė alternativa e vetme pėr tė kėrkuar tė vihet drejtėsi. Sipas tij, vetėm nėpėrmjet kėsaj nisme mund tė shpėtohet Shqipėria nga rrėnimi ekonomik dhe nga vjedhjet spektakolare qė mazhoranca bėn me pronat e shqiptarėve. Deputeti socialist i bėn apel mazhorancės qė tė bashkėpunojė me opozitėn pėr tė ngritur komisionin hetimor pėr hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit. Ndėrkohė qė e sheh si alternativė tė vetme, ti drejtohen me anė tė njė ankese Komisionit tė Venecias, si forcė politike, pasi tė treja* institucionet qė kanė tagrin pėr t’ju drejtuar kėtij institucioni kėshillimior, janė tė politizuara. Po njėkohėsisht Toēi e sheh djegien e fletėve tė votimit, si njė veprim pėr tė thelluar mė shumė vjedhjen e mandatit tė 28 qershorit, duke mos i lėnė hapėsirė hetimit tė kėtyre zgjedhjeve.

    - Si i komentoni deklaratat e kreut tė grupit socialist Gramoz Ruēi, sipas tė cilit PS nuk do tė futet nė zgjedhje pa zgjidhje?
    Ēdo parti politike nė programin e saj ėshtė ardhja nė pushtet me te gjitha mjete* demokratike. Partia Socialiste po pėrgatitet pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet vendore. Problemi nė Shqipėri ėshtė specifik pikėrisht pėr ngėrēin politik, pėr shkak tė konfliktit pėr mos ngritjen e komisionit hetimor pėr tė bėrė hetimin. Partia Socialiste* ka deklaruar se nuk do tė ndėrmarrim asnjė hap te mėtejshėm pa transparencėn e kėtyre zgjedhjeve. Nga gabimet, nga tė metat qė u janė bėrė kėtyre zgjedhjeve rrezikojnė qė edhe nė tė ardhmen kėto gjėra tė pėrsėriten, pra tė deformohet vullneti i votuesve. Ne nuk jemi pėr bojkot tė zgjedhjeve, por ne nuk do tė lejojmė tė pėrsėriten nė zgjedhjet vendore e njėjta gjė qė u pėrsėritėn nė ato tė 28 qershorit 2009. Ngritja* e komisionit hetimor do tė bėhet, pasi ne nuk tolerojmė mė nė kėtė pikė, me mjete demokratike ne nuk do tė lejojmė tė bėhen zgjedhje si tė 28 qershorit. Ne do tė vazhdojmė me protesta deri nė mos njohjen e qeverisė. Ne shkojmė me bindjen e plotė se kjo transparencė do tė bėhet. Jemi tė bindur se materialet zgjedhore do tė hapen dhe do tė arkivohen nė arkivin e shtetit, qė do tė thotė se mund ta bėjmė transparencėn qė ekziston nė kėto dokumente, me kėto hetime do tė zbardhen shumė akte tė paligjshme tė bėra nga mazhoranca. Materialet do tė bėhen publike, ka tė drejtė ēdo kush pėr ti marrė dhe pėr tė zbardhur tė vėrtetėn. Komisioni i Venecias ėshtė njė institucion kėshillimor nga pikėpamja e zgjidhjes sė kėtyre konflikteve shtetėrore, kėtij komisioni duhet ti drejtohen institucionet shqiptare siē janė gjykatat, Kuvendi, Presidenti, dhe ėshtė unikal rasti jonė, pra qė njė parti politike do ti drejtohet vetė Venecias me anė tė njė ankesė. Ėshtė lėnė e hapur qė institucionet e Bashkimit Europian tė ndėrhyjnė nė Komisionin e Venecias, qė edhe ne si njė forcė politike tė kemi tė drejtė ti drejtohemi asaj. Ne si opozitė kemi vendosur ta bėjmė edhe kėtė pėrpjekje tė fundit, ndoshta mund tė jetė vendimtare nė zgjidhjen e ngėrēit politik. Por duke qenė se ėshtė siē e thashė edhe mė sipėr njė rast unikal, nuk dimė nėse kjo ankesė mund tė depozitohet nga ne, nė Komisionin e Venecias.

    - Pėrse nuk e dėrgoni ēėshtjen tuaj nė Gjykatėn Kushtetuese dhe ajo ti drejtohet Venecias, tė paktėn kjo ėshtė edhe oferta qė ju ka bėrė Partia Demokratike?
    Ne nuk e ēojmė nė Gjykatėn Kushtetuese problemin e fletėve tė votimit. Kėtė ka tė drejtė ta kėrkojė Presidenti dhe Kuvendi, por meqė kėto janė tė institucione tė mazhorancės, nuk kanė interesin e tyre politik pėr t’ju drejtuar pėr tė zgjidhur problemin e opozitės. Nė Gjykatėn Kushtetuese, problemi, do tė kalojė nė disa procedura qė e vonojnė kthimin e pėrgjigjes, duke e zvarritur atė, por duhet tė marrim parasysh edhe faktin qė ky institucion kushtetues mundet tė jetė nėn presionin e mazhorancės. Pėrgjigjen e paramendojmė. Nuk ngelet asnjė rrugė institucionale ti drejtohemi Venecias, kėshtu qė nėpėrmjet faktorit ndėrkombėtar ne do ti drejtohemi asaj. Por edhe Komisioni i Venecias mund ta rrėzojė por edhe jo, pasi ėshtė sensibilizuar si problem edhe nga miqtė tanė ndėrkombėtarė.

    - Ju si opozitė po mbani peng KQZ, duke mos e lejuar atė tė marrė masat e duhura, nė kohėn e duhur, pėr tu pėrgatitur pėr zgjedhjet vendore. Si do procedohet?
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka asnjė ngutje pėr djegien e fletėve tė votimit, aq mė tepėr kur ka njė krizė institucionale. Pėrderisa palėt kanė njė kontestim tė pėrmasave tė tilla, derisa kanė futur nė krizė jetėn normale parlamentare dhe politike, nuk ka asnjė arsye qė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė zbatojė urdhrat e fshehta tė mazhorancės dhe tė merret mė djegien e fletėve tė votimit. Djegia e fletėve do ti jepte fund dialogut mes mazhorancės dhe opozitės pėr zgjidhjen e ngėrēit politik nė Shqipėri. Unė nuk mendoj kurrė qė mazhoranca do ta ndėrmarrė kėtė hap tė cilin e hodhi dhe nė mbledhje kur Komisioni Qendror u fry me tė madhe se do tė digjte fletėt, por ai e kupton se njė hap i tillė do tė ishte fatal pėr zgjidhjen e kėtij problemi.

    - Ju si opozitė pse nuk e ngrini komisionin hetimor, pasi ėshtė nė interesin e kėsaj force politike?
    Ne nuk e kemi ngritur komisionin* pėr arsye tė refuzimit tė kushteve qė kemi vėnė ne mazhorancės. Ne e kėrkojmė kėtė nė ēdo deklaratė, nė ēdo komision, nė parlament, kudo ngritjen* e komisionit hetimor dhe kjo ėshtė finalja e gjithė kėrkesave tona. Qė tė ngrihet njė komision hetimor me mazhorancėn, nga opozita, me kryesimin nga opozita dhe tė mos jetė i kufizuar objekti i hetimit. Kjo do tė thotė qė ne tė ngremė njė komision hetimor dhe tė mos zhduken gjurmėt e hetimit.

    - Komisioni Qendror Zgjedhor ka tė drejtė tė djegė fletėt nė mungesė tė njė vendimi pėr hetim?
    Nuk ka pse tė bėjė protagonistin KQZ. Kuti janė aty, e do tė jenė derisa palėt tė merren vesh pėr tė ngritur komisionin hetimor, ndėrkohė do tė pritet qė tė merret vendim edhe nga komisioni Venecias dhe ti shkohet deri nė fund kėtij procesi. Votat nė kėto zgjedhje janė grabitur, dhe kjo ėshtė qeveria qė me kėtė parim shkon duke grabitur ēdo gjė nė kėtė vend. Shikoni fakte konkrete, ēdo ditė po ju bėhet grabitje sistematike tė gjithė pasurive tė kėtij vendi, dhe kjo nga njerėz qė kanė njė emėr, qė kanė njė funksion, dhe qė vinė nga radhėt e mazhorancės. Tė gjitha e kanė zanafillėn atje, ndaj dhe ne nuk do lejojmė qė tė pėrsėriten mė njė palė zgjedhje tė tilla jolegjitime.

    - KQZ ka kėrkuar tė miratohet njė akt normativ nga tė dyja partitė, pėr ta detyruar KQZ tė mos djegė fletėt. Ndėrkohė nuk po merret asnjė hap si nga ju edhe nga mazhoranca ...
    Ėshtė e njėjta gjė qė po them edhe unė. KQZ nuk mund tė marrė asnjė hap pa pritur njė konsensus mes dy palėve politike.

    - Sa duhet tė presė KQZ?
    Derisa tė zgjidhet kriza dhe tė ngrihet komisioni hetimor pėr transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit.

    - Ju mund tė bllokoni zgjedhjet lokale me kėtė vonesė qė po bėni?
    Nuk mund tė ketė zgjedhje me ato standarde qė u bėnė nė 28 qershor. Nuk mund tė shkohet nė zgjedhje pa u zbardhur kėto zgjedhjet e tjera. Nuk do tė lejojmė tė bėhen zgjedhje me ato standarde. Ne do tė ngremė popullin nė kėmbė. Ėshtė shumė e qartė nė protesta do tė kėrkojmė rrėzimin e qeverisė nė qoftė se kjo nuk pranon qė tė bėhet ngritja e komisionit hetimor, pra zbardhja e procesit dhe hapja e kutive duke rinumėruar votat. Kjo tregon qė ne jemi tė bindur se nėpėrmjet protestave do tė rrėzojmė kėtė qeveri keqqeverisėse. Ėshtė i bindur dhe populli, dhe ndėrkombėtarėt qė zgjedhjet janė vjedhur, qė votat janė vjedhur, dhe qė ky pushtet ka ardhur nga votat e rrėmbyera me dhunė. Ėshtė njė vjedhje spektakolare dhe ne nuk mund ta lejojmė mė kėtė qeveri tė vjedhė ende.

    - A keni nisur punė pėr protestat?
    Ka nisur njė tur nė bazė me lidershipin e PS, pėr tė sqaruar njerėzit pėr qėndrimin e ri tė Partisė Socialiste karshi problemit themelor qė kemi ngritur. Ky tur po rezulton i suksesshėm, unė kam qenė pjesė e turit nė disa rrethe tė* jugut, nė Sarandė dhe nė disa zona tė tjera, dhe pritet qė mė 5 tetor kryesocialisti Rama tė jetė nė qytetin e Vlorės, ku edhe aty do tė sensibilizohen tė gjithė banorėt, se me kėtė qeveri nuk mund tė vazhdohet. Kemi vėnė re gjatė kėtyre takimeve, qė populli ėshtė i interesuar pėr tu informuar mbi tė vėrtetėn, dhe mbi qėndrimin e ri qė duhet mbajtur pėr tė shkuar deri nė fund tė qėllimit tonė pėr zbardhjen e zgjedhjeve tė 28 qershorit, dhe pėr qėndrimin tonė nė lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Dhe unė mendoj qė me mbarimin e kėtij turi, padyshim po nuk pati konsensus, dhe njė qėndrim bashkėpunues tė mazhorancės me ne, pėr zbardhjen e zgjedhjeve, padyshim gjithė vendi do ta pėrfshijė njė valė e pafund protestash nė ēdo qelizė tė vendit deri nė largimin e kėsaj qeverie

    - Ju keni pohuar qė nėse bėhet transparenca e zgjedhjeve nuk do tė ketė ndryshim qeverie, ndėrkohė qė ju po ngriheni pėr kėtė gjė?
    Ne do tė respektojmė vendimet. Sigurish qė nuk do tė ketė ndryshim qė tė dorėzohen ēelėsat e qeverisė, dhe ne do tė vijmė nė pushtet. Ai qė do tė vijė nė pushtet, do tė vijė nga zgjedhjet e lira, dhe jo me mėnyra tė tjera jolegjitime.


    - Ju e parashikoni rrėzimin e qeverisė pėrmes protestave apo zgjedhjeve tė parakohshme.
    Finalja janė zgjedhjet e parakohshme, dhe protestat do tė ēojnė nė kėto zgjedhje tė parakohshme. Protestat kėrkojnė transparencė tė zgjedhjeve, komision hetimor tė cilat tė ēojnė nė zgjedhje tė parakohshme. Dhe nga hapja e kutive ne jemi tė bindur pėr rezultatin. Pas kėsaj transparence, qė do tė rezultojė PS fituese,ne do tė kėrkojmė zgjedhje tė parakohshme. Ne nuk kėrkojmė qė tė vijmė nė pushtet me protestė, por me votėn e lire

  7. #57
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Dikujt nuk po i pelqen qe Shqiperia perkatesisht Shqiptaret te behen pjese e Bashkimit Evropian.

    Po pse kjo te ndodh brenda shqiptareve... Se kuptoj jan vetem shqipfolsa apo paguhen qe te pengojn proceset qe te behen keto gjera te vlefshme per te gjithe shqiptaret.

  8. #58
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Epo kesaj i thone bath-bath-per-nje-oqe !
    Fjala krize e ndjekur nga politike, ekonomike, sociale etj mbizotron mediat e lodhura shqiptare.
    Seriozisht nuk e shikoj kete krize, mbase jam pak naiv por nuk me duket se vendi eshte ne krize, te pakten jo sa te meritoje zgjedhje te parakohshme.
    Ku eshte kriza or taj, se nuk ka parking te lire ne supermarkete dhe nuk ka vend bosh ne kafene!
    Megjithate, dhe zgjedhjet me pelqejne se ka koncerte, vjen Ciljeta & co
    Cdo gje eshte relative...

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Te sqaroj anshtajni o rapo.. per edvinin qe..ka qene minister dikur..

    dhe e di c'tregon drejtoresha e muzeumeve te gjirokastres per ministrin Edvin..

    nuk e di..
    ta thom u..

    ishte nje festival ne gjiro dhe kishte vajtur dhe edvinua atje e po bente nje xhiro lart ne kala bashk me drejtoreshen.. e me tjere kuadro qendrore e lokale..
    gen rastin kjo e i thote.. shoku edi.. na duhen ca fonde per kalane qe te restaurojme ca pjese.. mirpo duhet firma jote i thote..

    dhe cben edvinua qe thua ti o rrapi.. afronet te muri i kalase.. dhe i thote drejtoreshes..
    do firmen time ti moj..
    po i thot ajo pa e kuptuar se ku do dal ki m.uti..
    dhe edvinua cben.. mu ne sy te drejtoreshes.. nxjerr lo.qen.. nga dyqani i qillotave te tija e i fut nje sh.urre te muri kalase mir e mire duke krijuar ca rrathe e ca lemsha duke tundur andej kendej rro.cken.. dhe i kthehet drejtoreshes se lebetitur nga kjo skene..
    na moj ti.. deshe firmen time.. ja ku e ke.. dhe pasi e shkund.. e fut at mikun ne dyqan e vazhdon i qete.. verdallosjen bashk me ekipn e ministrise dhe me kuadrot e qitetit muze.. e kuptonet dhe krah per krah me te ngraten drejtoreshe te muzeumeve.. qe patjater do ket qenur dhe shoqe me partishmeri.. selim roziste.. te larte.. lol

    ki eshte edvinua juaj.. o rrapo ..

    qe thua ti ..po taku .. a ka qen i privilegjuar..
    ka qen dikur para se te thiente qafen i jati..
    vishej e pispillosej thone spartaku inė.. meqe i jati ishte minister tregetie e kapardisej neper tirane.. si kavalier domatja te libri..
    fati i keq dhe i ngrati kico ngjela e hengri.. dhe e hengri kot fare ne fakt.. e pas kesaj sipas ligjeve te pashkruara te enverit.. kicua e familja e tij.. pesoj denimet qe dihen..
    ti rrapo sdi nga keto..po piet gjishin nga nje here e te tregon se si.. jetonin te ngratet me frike nat e dite.. e se kur afrohej ndonje plenum.. boshatisej krejt rezerva shteterore e magazeve te farmacive nga i famshmi ilaci gjum-ndjelles.. valiumi..

    sepse e ngrata nomenklature staliniste.. .. ishte ne ankth.. se cili tani e ka radhen.. per tu genociduar.. e ki ankth ishte i tmerrshem.. saqe komitet qendrorasit e mjere.. per te perballuar ato netė te gjata te pritjes.. ( se kush do ta haje) i drejtoheshin valiumit qe ti vinte ne gjume..
    aso kohe o rrapi.. ndoshta vetem nexhmija flinte pa frike.. sepse krejt kuadrot e partis e te shtetit.. dridheshin e semureshin nga tmerri..
    nuk i kupton ti kto gjera o rrapushi inė i lezetshem..
    dhe mir ben qe nuk i di.. se po ti dinit..nuku beheshit causher te edvinit..

    e pra dhe Taku ngjel e hengri ahere e vuajti neper burgje.. dhe pikerisht per ato vite burg ka pasur respektin maksimal te neve leshko-demokrateve.. dhe urrejtjen e vazhdushme nga krahu tjater..pra nga ju enveristet..

    mirpo.. sdi cndodhi.. gjejeni ju arsyen.. dhe Taku u be me juve ..

    e kusurin e di ti vete..

    tani ai eshte prej kohesh ne kryesi te shtabit.. per pergatitjen e revolucionit..
    eshte bashk me gramozin e ramizit.. paskalin e nexhmijes dhe nardin.. legenin e operativ-katundeve ..e ca namika e gjinusha tjere..

    PD -ja e mbajti ne pellemb te dores Takun..
    Sic duket do ket ndonje "problem" te vjeter i ziu dhe.. dosje-mbajteso-ruajtesit.. ( pra mjeshtrat e prapavijes se selis roze) ja permendin te veshi..

    gjynaf ne fakt..

    Azem Hajdari u dha lirine te gjithve.. te gjithve pa perjashtim..

    Mirpo ca tako preca.. sic duket.. nuk e duan ajrin e paster te lirise..



    ,,


    nje keshlle u a jap gratis juve causherve te vegjel.. o rrapush..

    mo i shkoni prapa ed-verit tuaj te ri.. pra ed rucit te paskal gjinushit.. te dades se leckes.. e mime lemko shamkut te shalseve..

    pse?

    sepse ka nje dallim mes ju.. causherise enveriste te lumpenit.. dhe oligarkeve tuaj lart ne biro..

    ju i kini pasurit e vena me vjedhje para e gjate e pas 97 tes.. e deri tani qe po flasim.. ne shqiperi..
    psh aty i kini bmw-errrat .. mercodesat.. apartamentet luksoze te blera ne tiran golem e plazh e skele.. aty dhe bizneset e magazet .. vilat e dyqanet.. etjetj..

    kurse shefat tuaj.. edvinet me shoke.. nuk i kan ketu ne atdhe.. pasurit e tyre..
    ata i kane ne formen e kontove bankare jashte..
    pra kur ti dale tymi shqiperise me rastin e revolucinit qe do beni.. do shkrumbohen.. ( mos harroni..ė..) dhe beme-vėrrat tuaja.. dhe dyqanet dhe magazet .. bizneset hotel-bordelot.. apartamantet.. e vilat.. an e kend.. qe nga durrsi gjer ne sarand himar -vlore.. pra nuku do dilni aq pa lagur si kujtoni..
    kurse kontove sekrete bankare te edvinos me shoke nuku i del tymi babam.. sepse jan te sigurta nen tynelet e berno-zyrihut e paris-london- cikago-hallivudit..
    pra mendohuni mire..

    se do ta kujtoni qejfin qe kini bere e beni me saliun.. ne kto 20 vite..

    neser do jet vonė..

    po qe per brarin.. qe neser digjeni shqiperine..se shum shum nje biciklet qe me ka mbetur ne ballkonin e baneses time ne kat te peste .. do digjet.. se pasurira skam.. ora taj..lol..

    thuaja babit kte muhabet..

    po dhe shokve..

    ja ai qe erdhi tani te kafeneja ku ti po pi kafe tani.. .. ndez e ka len x5-sėn .. e po vertit celsat ne gishta e vet plot unaza diamanti..e po derdellis me celular 1000 eurosh ..
    fare sdo tja dje se i vete kot benzina..
    mire mire..


    kini kujdes.. pra..



    eshte loja e fundit kjo.. se.. i her bje daci ne kos..

    ..

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ti gėnjen Edvin Rama

    Majlinda BREGU

    Nė Partinė Socialiste ka filluar punė sektori i disinformimit publik, i sigurimit tė shtetit, tė cilin e kujtojnė fare mirė tė gjithė ata qė kanė njė memorie, mund ta kujtojnė fare mirė, por qė sot quhet grupi i transparencės publike.

    Gjithsesi, kjo nuk ėshtė veēse pėrpjekja dhe inati i radhės i njė individi me emrin Edvin Rama. Si gjithmonė pėr tė njėjtin qėllim: tė bėjė pis gjithkėnd e gjithēka. Tė krijojė ngėrēe, me akuza tė rreme, me thirrje pėr protesta tė reja, me thirrje pėr destabilizim tė ri me tė cilat, nuk ka asnjė qėllim tjetėr pėrveēse tė bllokojė reformat e proēeset integruese tė kėtij vendi e nėse do tė mund t'ia dalė, tė largojė vėmendjen nga abuzimet e dėshtimet e tij.

    Edvin Rama ėshtė ēdo ditė e mė shumė i vetmuar, sepse ėshtė frikacak dhe nga kjo frikė nuk e shpėtojnė dot as ca individė, pa emėr, pa fytyrė, vetėm numra, tė cilėt janė kėtu vetėm pėr tė ngritur kartonin dhe pėr tė marrė urdhrat e tij.

    Unė kur hyra nė politikė, hyra me dinjitetin tim, e bindur se pėrgjegjėsia politike mėsohet dhe ushtrohet ēdo ditė. Nė muajt pararendės tė qershorit 2006 ishte shoku i parė politik. Nė sallė pėrballeshim jo me kundėrshtarė, por me ca ahengxhinj me bilbila e daulle, qė bėrtisnin me frymėn e Edvin Ramės, vetėm se ai kishte frikė nga institucionalizimi i pėrpjekjes evropiane tė shqiptarėve. Bilbilat e daullet ishin zhurma pėr tė bllokuar procesin e nėnshkrimit tė MSA-sė.

    Mė pas, nė 2007 ishin zgjedhjet lokale. Sėrish zhurmė e pėrfolje, baltė e ultimatum pėr dokumentet e kėtij shteti, tė cilat vetė kryetari i Bashkisė i lėshonte ēdo ditė.

    Nė mbėrritjen e Presidentit amerikan Bush, jehona e mbėshtetjes sė tij pėr pavarėsinė e Kosovės dhe Shqipėrinė nė NATO, u pėrbalt nga njė lajm i sajuar prej Edvin Ramės, i gėnjeshtėrt, i turpshėm, mbi njė orė pseudo tė vjedhur.

    Nė 2008, para marrjes sė ftesės sė anėtarėsimit nė NATO, nisėn pėrsėri marshime nė bulevard e deklarata pėr rrėmujė e protesta pa fund. Opozita doli nė rrugė, sepse duhej bėrė pis e lėshuar zėri se ne nuk jemi vend i qetė, jemi problematik e se nuk e meritojmė anėtarėsimin nė NATO.

    Pėrsėri nė 2009 deklarat kundėr aplikimit tė Shqipėrisė nė BE, njėri thoshte jeni vonė, dikush tjetėr thoshte jeni herėt, tė cilat si gjithmonė rrėfenin frikėn e njė zotėrie qė donte tė bėhej lider. Pas zgjedhjeve tė qershorit 2009, prapė protesta, baltė, greva nė mes tė bulevardit pėr tė bllokuar procesin e rėndėsishėm tė integrimit tė vendit nė BE dhe atė tė liberalizimit tė vizave.

    Sot, kur as fuqia diabolike e Edvin Ramės nuk e bllokon dot ėndrrėn shekullore tė shqiptarėve, pėrsėri opinioni publik dėgjon veē pėrbaltje, shantazhe, ultimatume qė janė thjesht e vetėm detajet e frikės sė madhe tė Edvin Ramės. Frikė e frikacakut se reformat dhe ngjarjet historike tė kėtyre viteve, atė e largojnė gjithnjė e mė shumė nga fiksimi i tij kryeministror.

    Kėto janė tė vėrtetat mbi frikėn tėnde Edvin Rama.

    Ti gėnjen Edvin Rama. Gėnjen kur u thua qytetarėve se ti proteston nė emėr tė tyre, sepse ti proteston kundėr tė mirės sė tyre. Ti gėnjen sepse tė vėrtetat e tua janė shumė tė hidhura. Ato janė komplekset e tua pa shėrim. Ti je burrė pa burrni Edvin Rama, sepse s'ke kurajo! T'i s'ke kurajo tė pranosh se ty nuk tė intereson politika e dinjiteti i kėtij vendi, por ėndrra jote pėr njė karrige kryeministri, aq sa je gati tė vėsh nė rrezik gjithēka e ēdo kėnd vetėm e vetėm pėr tė realizuar tekėn tėnde.

    T'i s'ke kurajo tė pranosh se edhe kėtė rrėmujė tė radhės me deklarata mbi korrupsione e afera tė paqenė, me thirrje pėr protesta tė reja, t'i po fillon njė tjetėr fushatė anti-Shqipėri, nė njė kohė tė tillė kur tė gjithė shqiptarėt qė e duan veten e kėtė vend presin heqjen e vizave. Ti s'ke kurajo Edvin Rama tė pohosh se dėshira jote, pėrpjekja jote mjerane e fundit ėshtė qė shqiptarėt tė mos e fitojnė liberalizimin e vizave. Ti s'ke kurajo tė pohosh se qė tė plotėsosh tekat e tua je gati t'i vesh edhe flakėn Shqipėrisė. Nuk nguron ta njollosėsh vendin tėnd si vendin e vjedhjeve, tė turpit e ēorulldisė, duke shpresuar se mund tė gjesh diku nėpėr botė njė tė dytė tė marrė si ty, qė tė besojė "mallkimet" e ēartjet e tua. Ti s'ke kurajo t'iu thuash qytetarėve se s'je vėrtet fakiri fukara, pa shtėpi e vetėm me 3 mijė euro nė llogari, por je i kamuri, jo pse ke prona e pasuri tė trashėguara e tė ligjshme, por sepse je gjobvėnės ndaj biznesmeneve. Ti s'ke kurajo pėr tė pranuar se partinė mė tė madhe opozitare nė vend e katandise nė njė grusht tellallesh tė vegjėl apo nė figurantė qė i pėrdor si dekor tė performancave tė tua. Si buratinė, ua hap gojėn, jo pėr tė folur por pėr t'i bėrė qesharakė, pasi s'ke asnjė argument qė t'ua japėsh. Ashtu siē nuk kishe as program elektoral e as njė fakt tė vėrtetė pėr zhurmėn mbi zgjedhjet e qershorit. Ti s'ke kurajon t'u pohosh qytetarėve se sistemi qė po synon tė ndėrtosh ti vret pronėn, individin e lirė, biznesin e rregullt. Ti s'ke kurajo pėr t'i kėrkuar grupit tėnd parlamentar tė votojė heqjen e imunitetit pėr akuza korrupsioni, sepse ky ligj do tė zbulonte zullumet e tua e tė ndėrtuesve tė tu. Ti s'ke kurajo tė bėsh politikė tė pastėr sepse nuk ke argumente, nuk ke moral e nuk njeh etikė. Nuk di ta mbash gojėn e dorėn e hedh helm e baltė mbi ēdokėnd e mbi gjithēka qė funksionon si duhet, sipas rregullave e sipas ligjit. T'i s'mund tė kesh kurajo pėr tė folur pėr familjen e vlerat e saj, sepse ti ke dhunuar bashkėshorten e ke mohuar djalin tėnd pėr 14 vjet me radhė. Ti s'ke kurajo pėr tė pranuar se keqpėrdor bashkėpunėtorėt, se gratė i fut nė greva urie e i kundėrvė ndaj njėra-tjetrės, se pėrgojon ata qė njeh, se nuk ke miq, vjedh nėn emrat e tė tjerėve, se nuk je politikan, por thjesht njė brigadier elektoral.

    Edvin Rama ne e kemi kurajon tė pėrballemi me ligjin e kėdo, sepse s'jemi ti. Unė kam kurajon tė tė them se ti je ai qė nuk i duhet kėtij vendi dhe do ta pėrsėris kėtė kudo sa herė tė kem mundėsi. Opozita shqiptare ėshtė institucion dhe ti je anarshist.

    Unė pėrbuz e shpėrfill ultimatumet e tua, si skenare filmash thriller. Unė kam kurajo tė tė them se ti dhe individėt pa fytyrė, pa emėr tė tutė, i keni njė borxh tė madh kėtij vendi dhe shoqėrisė shqiptare qė nė ditėt mė tė mira tė tyre po i kėrcėnoni me kthim mbrapa.

    Por, bėn mirė Edvin Rama t'a bindėsh veten se ata nuk i besojnė gėnjeshtarit e frikacakut, por ligjit, institucionit, moralit dhe njerėzve qė pėr fat tė mirė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me ty.

    Edvin Rama, unė kam kurajo tė tė them se jam kėtu me emrin tim e me bindjen time se misioni i pėrbashkėt i atyre qė duan kėtė vend, pėrveē pėrfundimit me sukses tė proceseve tė mėdha tė integrimit ėshtė dhe ruajtja e dinjitetit tė politikės shqiptare, tė cilėn ti dhe gremēat e tu, pa emėr e pa fytyrė, po mundoheni t'ia hiqni ēdo ditė.

Faqja 6 prej 22 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •