Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.
Vendimi pėr njohjen e Kosovės i ėshtė kumtuar sot Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Skender Hyseni nga Ministri i Jashtėm i Republikės sė Hondurasit, Mario Canahuati.
“Ministri Hyseni dhe Ministri Canahuati gjatė njė bisede tė gjatė dhe tė pėrzemėrt telefonike u pajtuan gjithashtu qė menjėherė tė fillojnė procedurat pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve”, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė Ministrisė kosovare tė Punėve tė Jashtme.
“Duke e falėnderuar nė emėr tė popullit dhe tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, Ministri Hyseni theksoi pėrkushtimin e Republikės sė Kosovės pėr tė ndėrtuar bashkėpunim dhe marrėdhėnie tė ngushta me kėtė vend.
Ndėrkaq, Ministri Canahuati theksoi se Hondurasi ėshtė i vendosur qė ta pėrkrahė Republikėn e Kosovės nė tė gjitha rrafshet dhe institucionet ndėrkombėtare si njė vend mik me tė cilin ka vendosur tė ndėrtojė marrėdhėnie tė forta dhe tė qėndrueshme miqėsore dhe diplomatike”, vazhdon komunikata.
Honduras ėshtė vendi i 70’tė qė njeh pavarėsinė e Kosovės dhe njėherėsh ėshtė shteti i parė qė e merr kėtė vendim pas shpalljes sė opinionit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė rreth legalitetit tė pavarėsisė.
G. Express
Krijoni Kontakt