Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 129
  1. #71
    Citim Postuar më parë nga arberi_fr Lexo Postimin
    Pavaresia e Kosoves,nuk mundemi te quaim asgje tjeter pos burgun e shqiptareve per se gjalli!
    Ku kjo pavaresi eshte mundesuar ne nje imponim nga nderkombetaret dhe servilet e serbit shqipfolesat qe e moren timonin
    e luftes çlirimtare dhe na roberuan ne forma me te sofistifikuara ne formen demokratike satanake.
    Dhe kete pavaresi te imponuar mund ta quain aparteid policor nga ana e servilave shqipfolesat .
    Ku ata qe ishin gjere dje ne bashkpunim me pushtetin serb ,tani jane ne bashkpunim me nderkombetaret qe popullin e pruren buze germines.
    Te teren kete qe po ua them ka qen elaborim nga ana e shqiptareve titista ,qe shqiptaret e kosoves ti shendrroin ne nje komunitet
    te ri duke zhdukur kombin shqiptar me pasoja tejet katastrofike.

    Me kete çka kuptoim se ne Kosove nuk paskan luftue per çlirim e bashkim kombetar,por ripertrirjes se shokut Fadil Hoxhes
    si njeri i perbetuar i serbeve.Ku treveta shqiptare ne ved te bashkimit te trojeve keto troje te shkreta po vazhdo
    in te coptohen
    edhe me tej.
    Nje Shkrim shume real dhe i drejte nga ana e Arbri-Fr.

    Vetem do e shtoja edhe nje gje ne kete.

    Kesaj Pavarsie te brisht qe tani e gezon Kosova, po i shifen te gjitha te metat e saj. Kjo Pavarsi nuk erdhi me vetvendsojen e Popullit Shumice se Kosoves - Shqiptareve pra, por kete pavarsi e pruni pakoja famkeqe e Ahtisarit.
    Me kete Pako te Ahtisarit iu dhurua nje pjeas e te tokes se Kosoves anes se Maqedonise, me kete pako te Ahtisarit edhe Mali i Zi do merr ca toke, me kete pavarsi enklavat serbe do kete autonomi te brendshe, ndersa veriu i Kosoves do kete autonomi te gjere per serbet, me kete pako te Ahtisarit Kosova nuk ka kufi me Serbine, por ka kufi me Shqiperine, ketu shifet shume qart kur eshte puna e mallrave dhe doganave, me pakon e Ahtisarit 5% serb, 3-4% te tjere dhe mbi 90% Shqiptar jane te njejete dhe te barabarte, me pakon e Ahtisarit edhe pse ne Kosove jan afro 5% serb, ne parliamentin e Kosoves i kan 10 + 10 ulse, me pakon e Ahtisarit kishat ortodokse jane serbe por ne te vertete ato kisha nuk jane te
    serbeve por jane te shqiptareve, me planin e Ahtisarit Kosova eshte Shtet multietnik ku mbi 90 % jane Shqiptar, me pakon e Ahtisarit me shume drejta kane 5% serb se sa 90% te Shqiptareve

    Ja Pra kjo eshte Pavarsia e Kosoves.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #72
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Hondurasi njeh pavarësinë e Kosovës njeh

    Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.




    Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati. Ministri Hyseni dhe Ministri Canahuati gjatë një bisede të gjatë dhe të përzemërt telefonike u pajtuan gjithashtu që menjëherë të fillojnë procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
    Duke e falënderuar në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ministri Hyseni theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ndërtuar bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta me këtë vend.

    Ndërkaq, Ministri Canahuati theksoi se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare si një vend mik me të cilin ka vendosur të ndërtojë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme miqësore dhe diplomatike. /Telegrafi/

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Tuvalu njeh Kosovën

    Behgjet Pacolli, president i Aleancës Kosova e Re (AKR) tha sot se shteti i Tuvalusë ka njohur Republikën e Kosovës, ndërkohë që njohja është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme.



    Ky shtet, i cili gjendet në ishullin polinezian në mes të Oqeanit Paqësor dhe ka mbi 12 mijë banorë, e ka bërë njohjen qysh të enjten, ndërkohë nota verbale ka arritur në AKR sot.

    Pacolli tha se notën verbale do ta dorëzojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ndërkohë, Pacolli ka paralajmëruar edhe njohja të reja.

    Ndërkohë, njohja nga shteti i Tuvalusë është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

    “Misioni i përhershëm i Tuvalusë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës se Qeveria e Tuvalusë e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

    Letra është dërguar më 18 nëntor 2010 dhe paraqet njohjen e 72 ndërkombëtare të Kosovës. /Telegrafi/
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Katari vendi i 73-të që njeh Kosovën



    Prishtinë, 4 janar - Katari është shteti i parë që e ka njohur Kosovën këtë vit. Lajmi për njohjen nga ky shtet arab erdhi nga ambasada e Kosovës në New York, e cila ka njoftuar se ka pranuar letrat kredenciale për njohjen zyrtare të Kosovës.
    Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova edhe zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.

    Me këtë njohje janë bërë gjithsej 73 njohjet e Kosovës si shtet të pavarur. Shteti i fundit që e njohu Kosovën, ishte Tuvalu, në nëntor të vitit të kaluar.

    Shteti i Katarit shtrihet në Gadishullin Arabik dhe kufizohet me Arabinë Saudite. Ka më shumë se 1.5 milion banorë dhe ka zhvillim të madh ekonomik dhe udhëhiqet nga emirët. (koha.net)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Omani ka njohur pavarësinë e Kosovës



    Zv/ministrja në largim e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku bëri të ditur sot se Omani ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ministrja në detyrë, Vlora Çitaku, ka thënë se nota e njohjes i është dërguar ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të vendosen lidhjet diplomatike me Omanin dhe ambasador për këtë shtet do të jetë ambasadori aktual në Britani, Muhamet Hamiti.

    Kjo e çon në 75 numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje vjen në një kohë kur ndaj vendit tonë po zhvillohet një fushatë, e cila prej imazhin e tij. Bëhet fjalë për raportin e Dic Martit në AP të KiE-së, që akuzon lëvizjen çlirimtare dhe kreun e vendit për trafikim të organeve njerëzore dhe për krim të organizuar. Po ashtu ka disa muaj që vendi përballet me krizë qeverisëse.

    Omani ka mbi 2.300.000 banorë dhe shtrihen në rreth 309.500 kilometra katror. Është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe me ndikim në vendet e Gadishullit Arabik. Kryeqyteti i Omanit është Muscati.

    Më 17 shkurt Kosova kremton trevjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shtetet që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës

    1. Mbretëria e Bashkuar 18 Shkurt 2008
    2. Franca 18 Shkurt 2008
    3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës 18 Shkurt 2008
    4. Turqia 18 Shkurt 2008
    5. Shqipëria 18 Shkurt 2008
    6. Afganistani 18 Shkurt 2008
    7. Kosta Rika 18 Shkurt 2008
    8. Australia 19 Shkurt 2008
    9. Senegali 19 Shkurt 2008
    10. Latvia 20 Shkurt 2008
    11. Gjermania 20 Shkurt 2008
    12. Estonia 21 Shkurt 2008
    13. Italia 21 Shkurt 2008
    14. Danimarka 21 Shkurt 2008
    15. Luksemburgu 21 Shkurt 2008
    16. Peru 22 Shkurt 2008
    17. Belgjika 24 Shkurt 2008
    18. Polonia 26 Shkurt 2008
    19. Zvicra 27 Shkurt 2008
    20. Austria 28 Shkurt 2008
    21. Irlanda 29 Shkurt 2008
    22. Suedia 04 Mars 2008
    23. Holanda 04 Mars 2008
    24. Islanda 05 Mars 2008
    25. Sllovenia 05 Mars 2008
    26. Finlanda 07 Mars 2008
    27. Japonia 18 Mars 2008
    28. Kanada18 Mars 2008
    29. Monako 19 Mars 2008
    30. Hungaria 19 Mars 2008
    31. Kroacia 19 Mars 2008
    32. Bullgaria 20 Mars 2008
    33. Lihtenshtajni 25 Mars 2008
    34. Koreja e Jugut 28 Mars 2008
    35. Norvegjia 28 Mars 2008
    36. Republika e Ishujve Marshall 17 Prill 2008
    37. Republika e Nauru 23 Prill 2008
    38. Burkina Faso 24 Prill 2008
    39. Lituania 06 Maj 2008
    40. San Marino 11 Maj 2008
    41. Republika e Çekisë 21 Maj 2008
    42. Liberia 30 Maj 2008
    43. Sierra Leone 13 Korrik 2008
    44. Kolumbia 06 Gusht 2008
    45. Belize 07 Gusht 2008
    46. Malta 21 Gusht 2009
    47. Samoa 15 Shtator 2008
    48. Portugalia 07 Tetor 2008
    49. Mali i Zi 09 Tetor 2008
    50. Maqedonia 09 Tetor 2008
    51. Emiratet e Bashkuara Arabe 14 Tetor 2008
    52. Malajzia 31 Tetor 2008
    53. Mikronezia 05 Dhjetor 2008
    54. Panama 16 Janar 2009
    55. Republika e Maldives 19 Shkurt 2009
    56. Republika e Palau 09 Mars 2009
    57. Republika e Gambisë 07 Prill 2009
    58. Mbretëria e Arabisë Saudite 20 Prill 2009
    59. Unioni i Komoros 19 Maj 2009
    60. Mbretëria e Bahreinit 19 Maj 2009
    61. Mbretëria e Jordanisë 08 Korrik 2009
    62. Republika Dominikane 11 Korrik 2009
    63. Zelanda e Re 09 Nënëtor 2009
    64. Republika e Malavit 16 Dhjetor 2009
    65. Republika e Mauritanisë 13 Janar 2010
    66. Mbretëria e Svazilandit 12 Prill 2010
    67. Republika e Vanuatusë 28 Prill 2010I
    68. Republika e Xhibutit 11 Maj 2010
    69. Somalia 19 Maj 2010
    70. Republika e Hondurasit 03 Shtator 2010
    71. Republika e Kiribatit 21 Tetor 2010
    72. Tuvalu 18 Nëntor 2010
    73. Katari 4 Janar 2011
    74. Guinea-Bissau 14 Janar 2011
    75. Omani 04 Shkurt 2011
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Andora njeh pavarësinë e Kosovës

    Sipas burimeve të RTK-së nga Ministria e Jashtme, Andora ka njohur pavarësinë e Kosovës....
    Postuar: 11:49:34 / 08.06.2011

    Kjo është njohja e 76 e shtetit të Kosovës.
    Andora është një shtet i vogël evropian që gjendet midis Spanjës dhe Francës.
    Njohja nga ky vend ndodh pas vizitës së ministrit Enver Hoxhaj në Francë ditëve të fundit, kur kishte paralajmëruar njohje të reja.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #79
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    - shtete me përfaqësi diplomatike që kanë pranuar pavarësinë
    - shtetet që kanë bërë vetëm pranimin diplomatik të pavarësisë
    - përfaqësi në nivel jo-diplomatik
    - shtete me pikëpamje neutrale
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 19-07-2011 më 15:10
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Republika e Afrikës Qendrore njeh Republikën e Kosovës



    Republika e Afrikës Qendrore është bërë shteti i 77-të që e njeh pavarësinë e Kosovës. Kredencialet tashmë i kanë mbërritur Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur një nga këshilltarët e kryeministrit Hashim Thaçi per RTK-në.

    Ai ka thënë se lajmin për këtë të arritur do ta publikojë zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, në një konferencë shtypi që do ta mbajë sot në orën 17.00, në ndërtesën e Qeverisë.

    Pacolli është i ngarkuar i Qeverisë me çështjen e lobimit dhe prej se ka marrë këtë detyrë aktivitetin e tij lobues e ka përqendruar kryesisht në Afrikë. Megjithëkëtë, prej se ka marr mandatin e dytë, Qeveria ka sjellë vetëm edhe një njohje pos kësaj të Republikës së Afrikës Qendrore – atë të Principatës së Andorrës. Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikan, në Afrikën ekuatoriale. Ajo popullohet nga rreth 4 milionë banorë dhe ka për kryeqytet Banguin. Republika ndahet në 14 provinca, 2 prefektura dhe një distrikt. Ky shtet në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin.

    RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •