Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 115
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    A do te kishte respekt po te mos ishte e famshme?!!!!!!!!!
    Pyetje ma budallic akoma nuk kam ndegju neper forume shqipetare,ngo kendej o balosh sigurishte qe eshte e famshme,dhe fama te detyron ta respektosh,a je ti kunder apo jo nene terezes kjo as qe i han dikujt ketu ne forum,bile do ishte nder per te qe njerz si ti te jen kunder saj.
    Nuk ka asnjedyshim qe jo vetem shqipetaret por edhe armiqet e shqiptarve perkulen para vepres se kesaj shenjetore e cila u be e njohur ne ter rruzullin tokesor dhe per kete respektohet nga te gjith njerzit normal.
    Ka ketu ne forum talibana si puna e juaj student qe me deshir nuk do te kishim fol fare per vepren e kesaj shenjetore, por per ndonje mugjahedin qe ka ber ndonje veper terroriste.
    Po a e kundershton ti apo jo kjo kujna nuk i hyn ne pune,por nje gje eshte e vertet se kjo ka hy ne historin botrore per vepren e saj,kurse ti qaj se mos po ban vaki e po habitet kush e po e radhit ne listen e figurave historike,une te keshilloi qe mos hargjo energji,sepse per fat te mir askush nuk te pyet ty e as talibana tjer,sepse ne kosove pyetet populli shqipetar.
    Qka din ti se qfar kushtesh duhet permbush nje shqipetar per te qen hero i yti,ti me deshir do kishe shpall ndonje arab hero,e jo nen terezen qe ne kushte normale do ishte mburrje edhe per ty,por ja qe ti je akoma stundent dhe ke koh te mjaftushem per te reflektua dhe kuptua se ky thesar kombetar nuk duhet perbuz,sepse ermiqet tan historikisht kan tentua qe heronjet tan te i pervetsoin si te tyre nder keta ben pjes edhe nen tereza o kopuuuuuuuuuuuuuk
    Ehhhhh, ja qe ka dhe te tille mer dernicak.Perderisa ka drite , ka dhe nate e keto jane terri shpirteore.Eshte student thote, por natyrisht taliban.Zot na ruje ment e krese!!!!!!!
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e leonardito
    Anëtarësuar
    24-08-2010
    Vendndodhja
    Aty ku gjej Paqe
    Postime
    17
    Ju qe po folni Kunder Nenes Terze pse nuk mendoni nje her a ka naj musliman (turk)shqipare a harrova maslimun shqiptare nuk po nejse a ka naj Musim qe ka arrit famen e e Nenes Tereze veq kujdes mos me permeni elaaha dulilhaa

    turp te keni kur i folni keto fjal po te kishit jetu ne at kohe kur ja jetu Nena Terze do te kerkoni ndihem e saj ashtu qysh e kan kerku milion njerz ne mbare boten ju duhet te krenohi se eshte bij ShQIPTARE
    Faktet kallxojn syt shikojn gjerat ndodhin..

  3. #43
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    Titulli eshte shum i pavend GJITHE BOTA PO FESTON un them cila bote po e feston? pastaj as shqiptaret nuk jan duke e festu perveq nje pakice kurfar fryme e festes nuk po ndihet, aq shum jemi te fokusuar ne pritjen e e festes se Bajramit sa qe paskemi harru qe paska gonxhe bojaxhi.po ti themi popullit me te shenjt e konsideroni gonxhe bojaxhiun apo Muhamedin a.s. te gjithe do te thonin te fundit bile edhe ata qe sjan fare praktikues te islamit qe edhe pijn birra prap per Muhamedin a.s. kan respekt keto qe i thash nuk dua te jen ofenduese por mos ia jepni vetit te shum larg edhe mos tentoni te na impononi te shenjtit e juaj me zor se nuk i dojm se me von po vjen uerrtja ndermjet neve, keshtu qe ju perkuluni terezes ne i perkulemi All-llahut por njeri tjetrit edhe njeher po e them mos te ia ipmonojm diqka qe e duam

  4. #44
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga leonardito Lexo Postimin
    Ju qe po folni Kunder Nenes Terze pse nuk mendoni nje her a ka naj musliman (turk)shqipare a harrova maslimun shqiptare nuk po nejse a ka naj Musim qe ka arrit famen e e Nenes Tereze veq kujdes mos me permeni elaaha dulilhaa

    turp te keni kur i folni keto fjal po te kishit jetu ne at kohe kur ja jetu Nena Terze do te kerkoni ndihem e saj ashtu qysh e kan kerku milion njerz ne mbare boten ju duhet te krenohi se eshte bij ShQIPTARE
    shko ne boten arabe por edhe perendimore vetem thuaj kush ka qen Shejh Nasradin Allbani ata do te japin pergjigje

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga EBU_BEKRI Lexo Postimin
    shko ne boten arabe por edhe perendimore vetem thuaj kush ka qen Shejh Nasradin Allbani ata do te japin pergjigje

    kush o ky aj nasradini i prallave a?.. per nanen tereze nuk ki nevoj me shku kerkun me pyt se e din krejt bota..hajt mos shit pallavra ktu mos na boni rezil.

  6. #46
    ..........................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kënga : 05-09-2010 më 06:28

  7. #47
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-12-2008
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    kush o ky aj nasradini i prallave a?.. per nanen tereze nuk ki nevoj me shku kerkun me pyt se e din krejt bota..hajt mos shit pallavra ktu mos na boni rezil.
    Ky ka qen njeri prej dijetarve me te medhenj islam dhe eshte shqiptar nga shqipria por enver hoxha nuk e ka leju asnjeher ne shqipri sikur shum te tjer.

  8. #48
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

  9. #49
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Pa e marr parasysh qellimin misionar te veprimtaris , ajo beri pun te mira , ndihmese te nevojtareve.

    Sa mund tu zbardhet ftyra shqiptarve kur ne 100 vjetorin e lindjes se Gonxhe Bojaxhiut ne forum lexojm : O ti ashkali o arabo magjup , Nene Teresa ishte shqiptare ?!

    Ose ai tjetri ne 100 vjetorin e lindjes se Gonxhe Bojaxhiut thot : Cka na u desht me i dhon 150.000 euro Pakistanit kur skemi per vejti.

    Ne fakt Nen Teresa e beri kete , shqiptaret ishin vet nevojtar , por ajo zgjedhi qe te ndihmoj popullin e Indise , ishte vullneti i saj , ose ishte kerkesa e Vatikanit duke dit se ishte nje nga shtetet me te banuara , kete nuk e di.

    Tani ai tjetri qe e esht i emerum moderator thot se muslimanet perfaqsojn erresiren.

    Nese ti mendon se nen Teresa e solli driten dhe ua hapi syt krishterve , muslimanet mesazhin e nen Tereses e moren qysh 1400 vjet para se nen Teresa te fillonte veprimtarin misionare.

    Muslimanet perfaqsojn driten qysh kur Allahu i Meshirshem na e shpalli Kuranin famelart udhezim per te jetu ne kete bot dhe per te arrit ne Parajse :

    2:177.
    Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin dhe e jep zeqatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.


    2:215.
    Të pyesin ty çfarë të japin si lëmoshë. Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve. Çfarëdo të mire që bëni, Allahu e di atë”
    .

    2:271.
    T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni.


    4:40.
    Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.


    4:2.
    Jepuni pasurinë jetimëve, mos ua ndërroni sendet e tyre të mira me tuajat të këqija. Mos e harxhoni pasurinë e tyre duke e përzier me pasurinë tuaj. Se kjo, me të vërtetë, është gjynah i madh.



    Ja qe muslimanet nuk e festojn ditelindjen e nen Tereses , po si e festojn katoliket ?!
    Duke shkuar ne ekspozita te pikturave? Duke ngritur permendore ?
    Nese i kendohet lavd asaj , ateher sbeni asgje tjeter vecse propagand , por nese parat qe do te shpenzoheshin per nje permendore i dergoni ne Indi , ateher keni ber ate qe bente Gonxhe Bojaxhiu.
    Hallall te qoft , por ske pas kujt me ja shkru , sepse asnje nuk e lexon ate cka duhet por qellimi eshte ketu sa ma shum mi fy muslimanet.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2010
    Postime
    1
    gonxhe bojaxjiu ka qen dhe do te mbetet nje nga figurat me te medha te kombit shqiptar, veq dam qe edhetrat e saj nuk gjenden ne vendlindje

  11. #51
    Ne respect te figures se engjellit te fundit ...............................


    http://photos.prnewswire.com/medias/...05%252fDC59285
    Paqe!

  12. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Citim Postuar më parë nga edSS Lexo Postimin
    gonxhe bojaxjiu ka qen dhe do te mbetet nje nga figurat me te medha te kombit shqiptar, veq dam qe edhetrat e saj nuk gjenden ne vendlindje
    Se ka dasht ajo vendlindjen as popullin e saj,

    ajo ka dasht kallkuten te njerzt e zi dhe atje asht varros bash me pasaport indian,

    qysh e ka dasht edhe e ka gjet ja paft hajrin,

    per mu asht nje kerkushe e huaj me pasaport indian nga kallkuta

    keshtu ka vepru edhe ajo me shqiptar sidomos me te kosove dhe maqedonis.

  13. #53
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Nënë Tereza, kombi shqiptar dhe Ballkani




    Nënë Tereza, kombi shqiptar dhe Ballkani


    Politikanët dhe të gjithë ne gënjejmë veten po qe se e shikojmë Kalkutën e largët si një teatër varfërie me të cilin nuk kemi asgjë të përbashkët. Po qe se i hapim sytë, po qe se i hapim veshët, po qe se i hapin zemrat, shpesh të varfrit e Kalkutës i kemi para syve në Ballkan.

    Nga Dr Gëzim Alpion, Universiteti i Birminghamit më 14.09.2010 në ora 10:23
    Për mua kjo është hera e dytë që vizitoj Prishtinën dhe, si në vitin 2003, kur erdha për herë të parë në Kosovë, edhe tani mua më sjell këtu Nënë Tereza. Gjatë vizitës së parë u ftova nga Universiteti i Prishtinës për të zhvilluar dy leksione; i pari rreth studimit tim për Nënë Terezën ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ (‘Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?’), që u botua në vitin 2007; ndërsa leksioni i dytë ishte mbi identitetin Amerikan dhe letërsinë amerikane. Këto tema i zgjodha qëllimisht për të theksuar se krahas rëndësisë së studimit të figurës së Nënë Terezës, duke ndjekur shembullin e amerikanëve, edhe ne shqiptarët duhet ta kuptojmë më mirë rëndësinë parësore të letërsisë shqiptare për të njohur me objektivisht vetveten, për të farkëtuar më mirë ndërgjegjen mbarëkombëtare, si dhe për të bërë me shumë përpjekje për ta prezantuar veten më denjësisht në botë.

    Që nga 2003 interesi im si studiues i Nënë Terezën nuk është venitur; përkundrazi, tani unë po shkruaj një libër tjetër për të, ‘Who Betrayed Mother Teresa: The Politics of Faith and Disbelief in Postmodernity’ (‘Kush e Tradhtoi Nënë Terezën: Politika e Besimit dhe Mosbesimit në Postmodernizëm’), studim që e fillova në vitin 2007 dhe mendoj ta përfundoj në vitin 2012.

    Çfarë kam mësuar unë nga Nënë Tereza që nga viti 2003? Ndoshta është më mirë që këtë pyetje ta shtroj në një formë tjetër; pra, çfarë kam mësuar unë për kombin tonë në përgjithësi si dhe për situatën në të cilën gjendet kombi shqiptar dhe Ballkani gjatë kohës që jam marrë me studimin e figurës së Nënë Terezës?

    Që Nënë Tereza është shqiptare është nder për kombin tonë të lashtë dhe të vuajtur që ka mbajtur shumë kryqe që nga pushtimi romak. Që për Nënë Terezën janë botuar kaq shumë libra nga autorë të huaj që nga viti 1969, kur doli libri i parë rreth saj, është dëshmi se sa figurë qendrore Nënë Tereza është për Vatikanin si dhe sa rëndësi globale ka ajo si ikonë fetare, bamirësie dhe mediatike në kontekstin e lidhjeve të Kristianizmit dhe Perëndimit me Orientin pas përmbysjes së kolonializmit.

    Literatura e huaj për Nënë Terezën të bën të mendohesh thellë për dimensionet e kësaj figure magnetike dhe shumë planesh, për arritjet e saj si humaniste, për vizionin dhe largpamësinë e saj si misionare, për shpirtin e saj sa të brishtë po aq edhe të trazuar, si dhe për stoicizmin dhe vetëmohimin me të cilin ajo duroi krizën e thellë të besimit ndoshta për më shumë se gjysmë shekulli.

    Nuk them që ne shqiptarët nuk kemi shkruar shumë për Nënë Terezën. Përkundrazi, unë mendoj se ndoshta kemi shkruar me tepricë për të. Çështja nuk është në sasinë e shkrimeve për këtë murgeshë që doli nga trojet tona, por në cilësinë e botimeve shqiptare dhe ballkanike.

    Literatura në gjuhën shqipe për Nënë Terezën është kryesisht e karakterit përkushtues, hagiografik, folklorik, glorifikues, idealizues, por nuk kanë munguar edhe shkrime qëllimi i të cilëve është denigrimi i figurës dhe misionit të saj. Si ata që e lavdërojnë apo ata që e shajnë Nënë Terezën kalojnë në ekstreme. Dhe të dyja kampet, për fat të keq, deri tani, për mendimin tim, nuk angazhohen sa duhet me autorët e huaj që kanë botuar dhe vazhdojnë të botojnë studime për Nënë Terezën, si të karakterit hagiografik apo të natyrës agresive polemizuese, që disa herë është me nota irracionale.

    Po kështu, Nënë Tereza është ndoshta shembulli më i qartë në kohët moderne i mëkatit tradicional shqiptar për të mbuluar me lëvdata pa kufi figurat kombëtare vetëm pasi të na kenë kujtuar të huajt për ta. Kjo tendencë reflekton shpirtvogëlsinë dhe sejmenllëkun tonë intelektual që reflektohen në tendencën tonë për të ngritur në qiell apo nëpërkëmbur personalitete historike shqiptare sipas avazit që i bien të huajt, si dhe mungesën e iniciativës, vullnetit të mirë dhe kurajos intelektuale për të shkruar në mënyrë objektive dhe për hir të dijes pa interes.

    Historia jonë është bërë dhe vazhdon të bëhet, dhe në disa raste të diktohet, jashtë kufijve tokësorë të hapësirës shqiptare, si në aspektin e marrjes së vendimeve për kombin ashtu edhe në hartimin dhe interpretimin e historisë sonë. Dhe kur ta shkruajnë historinë të tjerët, version i tyre është i mbarsur me qëllime të caktuara dhe reflekton interesa të cilat jo gjithmonë përkojnë me interesat tona kombëtare. Pra, në rastin e Nënë Terezës, edhe pse në mënyre indirekte, ne ballafaqohemi me çështjen e vjetër: kush flet për shqiptaret? Ose me saktë: kush flet për Nënë Terezën shqiptare?

    Një ndër surprizat më të pakëndshme që kam hasur gjatë studimit të figurës së Nënë Terezës, është konstatimi se sa pak figuron fëmijëria dhe rinia e saj në letërsinë e huaj. Tendenca për të përmendur kalimthi, përciptazi dhe në shumë raste edhe për t’i injoruar plotësisht 18 vitet e para të jetës së Nënë Terezës, vihet re edhe në biografitë e hartuara nga disa prej njohësve më të mirë të Nënë Terezës në Perëndim si Eileen Egan, Kathryn Spink dhe Anne Sebba. Po qe se shpresojmë të gjejmë ndonjë gjë me vlerë për Agnes Gonxhe Bojaxhiun në literaturën e huaj, do të zhgënjehemi. Lexuesi perëndimor, i cili nuk ka mundësi tjetër të informohet për jetën e saj në Shkup nga viti i lindjes, 1910, deri në vitin 1928, kur u largua për në Dublin dhe më vonë në Kalkuta të Indisë, ka të ngjarë të mendojë se Nënë Tereza lindi në moshën 18 vjeçe! Kjo është një ndër arsyet që edhe tani disa kolegë të huaj që ndjekin leksionet e mija për Nënë Terezën në vende të ndryshme të botës shprehen se nuk e dinin se Nënë Tereza është shqiptare.

    Po e theksoj këtë jo për të përsëritur gabimin që u bë në vitin 2003 kur filloi debati disi banal mes disa entuziastëve shqiptarë dhe rivalëve të tyre maqedonas sllavë për përkatësinë etnike të Nënë Terezës. Çështja nuk është se sa pak apo sa shumë figuron Shkupi dhe Shqipëria në biografitë e huaja për Nënë Terezën. E rëndësishme është që të kuptohet se 18 vitet e para të jetës që Nënë Tereza kaloi në Shkup ishin një periudhë formuese e një rëndësie të veçantë. Një fjalë e urtë afrikane thotë ‘Fëmijën e rrit fshati’, shprehje që u bë e njohur në Perëndim në vitin 1996 nga Zonja e Parë e Amerikës, Hillary Rodham Clinton, gjatë promovimit të një libri të saj.

    Për ne shqiptarët, që kemi pasur një traditë të vyer komuniteti, shpirti ko-operues, bamirësie dhe solidariteti, si dhe gatishmërinë për t’iu ndodhur njëri tjetrit pranë në ditë të vështira, kjo thënie sintetizon filozofinë e të parëve. Nënë Tereza, humanistja më e njohur e kohëve moderne, nuk e mësoi bamirësinë në Irlande apo Indi, por në Shkup, nga dy prindër të devotshëm, në gjirin komunitetin shqiptar të Shkupit, si dhe në Shkupin kozmopolitan. Ky kozmopolitizëm duhet kuptuar në shumë sfera: etnike, fetare, kulturore, sociale dhe klasore. Pa ndikimin e traditës së shëndoshë familjare, qytetare, kombëtare, fetare dhe kozmopolitane të Gonxhe Bojaxhiut në Shkup, murgesha bamirëse Nënë Tereza është një figure enigmatike dhe disi e përçudnuar.

    Zënka midis disa shqiptarëve dhe maqedonasve sllavë në lidhje me etnicitetin e Nënë Terezës, që përmenda më lart, na mëson se sa e rëndësishme është që t’iu japim fund mendësirave dhe praktikave të vjetra që kanë përçarë dhe vazhdojnë të përçajnë popujt e Ballkanit. Nuk them që të mos u kundërvihemi historianëve, studiuesve dhe gazetarëve nga Ballkani të cilët qëllimisht shtrembërojnë të vërtetën historike, që në studimet e tyre tendencioze i bien avazit të vjetër shovinist kundër shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të veçojmë individët racistë nga pjesa dërmuese e popullsisë së Ballkanit që me të drejtë mburren me figurën e Nënë Terezës, ashtu si ne shqiptarët kemi të drejtë të mburremi me figurat e shquara që kanë dalë nga popujt fqinj. Këta figura të shquara nuk u përkasin ekskluzivisht vetëm kombeve të tyre; ata u përkasin njerëzimit. Që Ballkani nxjerr figura të tilla dëshmon se ata nuk dalin nga një vakum historik, fetar, kulturor apo bamirës por nga një rajon që ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në pasurimin e trashëgimisë së njerëzimit. Nënë Tereza është shembulli më i mirë ballkanik në këtë drejtim në kohët moderne.

    Si rezultat i grindjes së vitit 2003, ne shqiptarët dhe fqinjët tanë humbëm një rast unik në historinë moderne të gadishullit tonë të trazuar për ta ndarë Nënë Terezën me njëri tjetrin, për të theksuar se me Nënë Terezën shqiptare, bashkë me ne kanë të drejtë të mburren edhe vllahët, edhe maqedonasit sllavë, edhe serbët, edhe kroatët, edhe kristianët që nuk i përkasin katolicizmit, edhe myslimanët, edhe çifutët, edhe ateistët, edhe komunistët, edhe demokratët. Nënë Tereza ishte krenare për origjinën e saj shqiptare por ajo ju përkushtua Krishtit, babait të saj hyjnor që ju ndodh pranë, siç besonte ajo, kur si fëmijë, humbi babanë e saj biologjik në rrethana tragjike. Dhe Krishtin Nënë Tereza e gjente duke u shërbyer njerëzve jo sipas përkatësive kombëtare, etnike, kulturore, fetare apo bindjeve politike. Nënë Tereza e gjente Krishtin tek njeriu, tek çdo njeri, dhe kjo e bën atë një ndër humanistet me unike, po qe se e shikojmë humanizmin e saj në kontekstin e frymëzimit hyjnor që në rastin e saj buronte nga Krishti.

    Duke parë gjakderdhjen në Ballkan në vitet 1990-të, si dhe problemet dhe vështirësitë e shumta që po has ky rajon aktualisht, duket së Nënë Tereza, apo me saktë mesazhi i saj, akoma nuk ka arritur ne trojet ballkanike. E megjithatë, politikanët, në pushtet dhe opozitë, nuk rreshtin së foluri për Nënë Terezën, shpesh vend dhe pa vend, duke adoptuar një ligjërim bamirësie që nuk reflekton aktivitetin e tyre politik dhe administrativ. Të flasësh për Nënë Terezën është përgjegjësi e madhe. Nënë Tereza është shndërruar në një mburojë nga klasat politike në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për të mbuluar mefshtësinë, inercinë, vegjetimin, si dhe korrupsionin ekonomik, moral, shpirtëror, politik dhe administrativ.

    Po qe se dëgjojmë me vëmendje politikanët që flasin për Nënë Terezën, të krijohet përshtypja se të gjithë ata janë të përkushtuar ndaj Nënë Terezës. E vërteta është se një pjesë e tyre kanë rënë në dashuri me mediat. Me sa duket politikanët e shikojnë ekspozimin që ju bën media, kur flasin për një bamirëse si Nëne Tereza, si një mundësi për të ekzoneruar veten për dështimet e tyre si shërbëtorë të popullit. Në këtë kontekst, nuk është çudi që politikanët që flasin për Nënë Terezën nuk përmendin ndonjë fakt për të ilustruar se çfarë kanë bërë apo po bëjnë për të ndjekur shembullin e Nënë Terezës për të ndihmuar me vepra jetimët, të varfrit, të ngujuarit nga gjakmarrja, gratë që vuajnë nga dhuna në familje, apo viktimat e sëmundjeve me stigmë sociale.

    Nënë Tereza mund të mos ketë qenë një oratore elokuente por në fjalimet e saj nuk mungonin statistikat se si ajo i kthente fjalët në vepra. Unë vetë kam pasur privilegjin të shikoj se si përfitojnë nga puna që filloi Nënë Tereza njerëzit që janë flakur si mbeturina nga shoqëria në Kalkuta. Si rezultat i shpirtit të saj praktik revolucionar, kjo murgeshë, ndryshe nga shumë misionarë të tjerë, i shërbente Krishtit më shumë me vepra se sa me fjalë; ajo predikonte më mirë duke vepruar. Ky është një shembull që duhet ta ndjekim të gjithë ne, veçanërisht politikanët, të cilët nuk rreshtin së përmenduri se ç’bëri Nënë Tereza për të varfrit e me të varfërve në Kalkuta.

    Politikanët dhe të gjithë ne gënjejmë veten po qe se e shikojmë Kalkutën e largët si një teatër varfërie me të cilin nuk kemi asgjë të përbashkët. Po qe se i hapim sytë, po qe se i hapim veshët, po qe se i hapin zemrat, shpesh të varfrit e Kalkutës i kemi para syve në Ballkan. Për fat të keq, këta të varfër ne kemi vendosur as t’i shikojmë as t’i dëgjojmë. Për ne, këta të mjerë nuk ekzistojnë. Ne akoma nuk e kuptojmë se varfëria e tyre individuale është mjerimi ynë kolektiv. Nuk e kam fjalën vetëm për varfërinë materiale. Varfëria shpirtërore, mungesa e respektit për njeriun, mungesa e lidhjeve të ndërsjella njerëzore, dhe mungesa e komunikimit, që Nënë Tereza e quante si varfëria më e madhe që ka pllakosur Perëndimin, janë të pranishme kudo në Ballkan.

    Ne mediat kosovare është raportuar kohët e fundit se në Kosovë nuk janë organizuar shumë aktivitete për të festuar si duhet 100 vjetorin e ditëlindjes së Nënë Terezës. Unë mendoj ndryshe; për këtë përvjetor, si në Kosovë edhe në Shqipëri, janë organizuar aktivitete ndoshta më tepër se ç’duhet. Ajo që duhet tu kërkohet qeverisë së Kosovës, qeverisë së Shqipërisë, qeverisë së Maqedonisë, qeverive dhe klasave politike në Ballkan janë fakte konkrete se si po ndihmohen njerëzit që janë në pikë të hallit, të braktisurit, për të cilët nuk kujdeset as njeri as perëndi. Ky do të jetë nderimi më i madh që mund t’i bëhet kujtimit të Nënë Terezës. Le të shpresojmë se kjo do të jetë mënyra se si do të masim respektin tonë në përvjetorët e tjerë për këtë shenjtëreshë që kombi shqiptar dhe Ballkani i dha njerëzimit në kohët moderne.


    Kjo kumtesë është lexuar në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore ‘Jeta dhe Vepra e Nënë Terezës’, që u mbajt para pak ditësh në Prishtinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MafiaWarz : 14-09-2010 më 08:13

  14. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17
    Lutje Per Nen Terezen me rastin e Njeqintvjetorit te lindjes


    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    O Nen' Terez qoft e bekuar, shpirit e zemer te pacenuar;
    Emri yt i lavderuar qe nga toka e ameshuar.

    Nga fis e gjak ilirian deri larg ne indian
    Ndani shprese an'e mban atje ku vuajtjet te lan';

    Pranoni lutjet tona per shpetim te njeresise
    Nje qint vjet kremton bota, per ne i mbeteni per jetesise

    Atje ku s'ka as helm' as hidherim
    Ne jeten e pasosur shenjterim

    At Artur Liolin
    Boston

  15. #55
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    Se ka dasht ajo vendlindjen as popullin e saj,

    ajo ka dasht kallkuten te njerzt e zi dhe atje asht varros bash me pasaport indian,

    qysh e ka dasht edhe e ka gjet ja paft hajrin,

    per mu asht nje kerkushe e huaj me pasaport indian nga kallkuta

    keshtu ka vepru edhe ajo me shqiptar sidomos me te kosove dhe maqedonis.
    Ju gjithe llahtarin se keni pse ajo sipas jush nuk ka dashur popullin apo vendin e saj. Ju e keni gjithe kunjin qe ka qene katolike. Po te kishte qene myslimane as qe do ju behej vone nese ndihmoi te varferit e Pakistanit apo ato te Rripit te Gazes. Do e mbanit ne goje ore e cast dhe do krenoheshit me te. Sa njerez me shpirt te vogel qe jeni, pretendoni se jeni dhe fetare. Hipokrita.

  16. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ju gjithe llahtarin se keni pse ajo sipas jush nuk ka dashur popullin apo vendin e saj. Ju e keni gjithe kunjin qe ka qene katolike. Po te kishte qene myslimane as qe do ju behej vone nese ndihmoi te varferit e Pakistanit apo ato te Rripit te Gazes. Do e mbanit ne goje ore e cast dhe do krenoheshit me te. Sa njerez me shpirt te vogel qe jeni, pretendoni se jeni dhe fetare. Hipokrita.
    O , jo-jo e kunderta eshte , ju jeni ata qe e silleni punen e N.Terezes per urrejtje te shqiptareve Musliman , mjaftojne komentet e te krishterveve ne faqet e kaluara , dhe sdo koment me shume .
    Ashtu behet me figuren e Skenderbeut , shiqo cka i shkruan ne signaturen e elinokton per Skenderbeun !
    E gjithe kjo , sikur figurat kombetare te kthehen ne urrejtje- qellimishte te shqiptaret Musliman edhe pse :
    KURRE JU NUK LESHUAR ZERIN PER NENE TEREZEN
    KURRE JU NUK KENI PROTESTUAR NE SHKUP NEPER RRUGET E QYTETIT PER N.TEREZEN .
    GJDO HERE E BENE SHQIPTARET MUSLIMAN
    ,QE SOT E KENI KTHYER GJDO HISTORI NE FAVOR TE KISHES SE JUAJ , SIDOMOS QE MUNDOHENI ME SKENDERBEUN (SHPETIMI I KRISHTIN , ME SAKTE I ORTHODOX-izmit).
    10 vite rresht kemi dale ne rruge qe ju nuk ja keni fare iden , dhe betohem qe as qe kishit degjuar ateher per te .

    Sot shqiptaret Musliman as qe guxojne ta cekin emrin e saj ketu , e gjithe kjo FLM ekstremisteve krishtere ketu , sikur ata qenkan "shpetimi i kombit ".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Genti.. : 17-09-2010 më 02:22

  17. #57
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Pikerisht, Nene Tereza doli nga gjiri i ju shqiptareve te Maqedonise, eshte bija juaj, dhe askush me mire se ajo nuk ju perfaqeson me humanizmin, dashurine dhe miresine e saj, tipare keto qe i keni edhe ju (kete me se miri e kemi ndjere ne shqiptaret e Kosoves gjate luftes).

    Skenderbeu ka qene misherim i ndonje feje aq sa jam une

    Ndaj, nuk duhet te bini pre e provokimeve dhe askush nuk ka te drejte qe me emrin e figurave kombetare ne goje te shesi mend. Le te shesin mend me veprat e veta nese e kane ndonje (pozitive po mendoj).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 17-09-2010 më 03:45

  18. #58
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lutje Per Nen Terezen me rastin e Njeqintvjetorit te lindjes


    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    O Nen' Terez qoft e bekuar, shpirit e zemer te pacenuar;
    Emri yt i lavderuar qe nga toka e ameshuar.

    Nga fis e gjak ilirian deri larg ne indian
    Ndani shprese an'e mban atje ku vuajtjet te lan';

    Pranoni lutjet tona per shpetim te njeresise
    Nje qint vjet kremton bota, per ne i mbeteni per jetesise

    Atje ku s'ka as helm' as hidherim
    Ne jeten e pasosur shenjterim

    At Artur Liolin
    Boston
    Shperblimin e Zotit te kete shkelqesia e tij At Liolin, per kete lutje!
    Paqe!

  19. #59
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    O , jo-jo e kunderta eshte , ju jeni ata qe e silleni punen e N.Terezes per urrejtje te shqiptareve Musliman , mjaftojne komentet e te krishterveve ne faqet e kaluara , dhe sdo koment me shume .
    Ashtu behet me figuren e Skenderbeut , shiqo cka i shkruan ne signaturen e elinokton per Skenderbeun !
    E gjithe kjo , sikur figurat kombetare te kthehen ne urrejtje- qellimishte te shqiptaret Musliman edhe pse :
    KURRE JU NUK LESHUAR ZERIN PER NENE TEREZEN
    KURRE JU NUK KENI PROTESTUAR NE SHKUP NEPER RRUGET E QYTETIT PER N.TEREZEN .
    GJDO HERE E BENE SHQIPTARET MUSLIMAN
    ,QE SOT E KENI KTHYER GJDO HISTORI NE FAVOR TE KISHES SE JUAJ , SIDOMOS QE MUNDOHENI ME SKENDERBEUN (SHPETIMI I KRISHTIN , ME SAKTE I ORTHODOX-izmit).
    10 vite rresht kemi dale ne rruge qe ju nuk ja keni fare iden , dhe betohem qe as qe kishit degjuar ateher per te .

    Sot shqiptaret Musliman as qe guxojne ta cekin emrin e saj ketu , e gjithe kjo FLM ekstremisteve krishtere ketu , sikur ata qenkan "shpetimi i kombit ".
    Ca thua pash ate zot. Ne te Shqiperise as qe na behet vone per fene, kur do e fusni ne koke kete gje juve? Komentet e te krishtereve sipas teje por ne fakt jane komente te cdo shqiptari qe ndihet i tille, kane ardhur si rezultat i sulmit te hapur qe kane bere disa besimtare te fese tende ndaj figures se Nene Terezes e lere me pastaj ate te Skenderbeut. Jeni ju qe keni ofenduar e treguar mungese te plote respekti ndaj ketyre dy figurave duke perdorur fjalor nga me i ulti, shkaku qe ka sjelle reagimin e shqiptareve te tjere qe me te drejte ndihen me shume se krenare qe keto dy figura madheshtore kane dale nga gjiri i popullit tone. Ketu shkruajne a nuk shkruajne 10 veta qe i perkasin fese katolike apo ortodokse. Shume te tjere qe shkruajne dhe ju kundervihen juve jane vete te fese myslimane por qe nuk bien dakort me arabizimin ne mendesi te disa myslimaneve te tjere. Sot shqiptaret myslimane nuk duhet ta prekin emrin e Nene Terezes jo per shkak te ekstremizmit te krishtere sipas teje (gje qe nuk ekziston fare ne rradhet e popullit tone) po sduhet ta prekin sepse eshte nje figure madheshtore qe e nderon nje bote e tere dhe qe kemi fatin te jete shqiptare.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    34

    Gonxhe Anjeze Bojaxhiu-nena Tereze

    Dr.sc. Ilmi VELIU

    GONXHE ANJEZE BOJAXHIU- E SHENJETA NENA TEREZE

    (Skjarim per lexuesit. Kjo eshte kumtesa e pergatitur nga nenkryetari i Shoqates se Historianeve Shqiptare ne Maqedoni, Dr.sc.Ilmi Veliu, drejtor i Mueut te Ker`oves,e cila do te duhej te lexohej ne Akademine e organizuar nga Shoqata e Historianeve Shqiptare, me rastin e 100 vjetorit te lindjes se te shenjetes Nena Tereze. Edhepse kryetari i shoqates, Prof.dr.Nebi Dervishi, kishte kerkuar nga Ilmi Veliu te pergatitete kumtese per Nene Teresen,me te cilen do te prezentohej ne kete Akademi, ai aspak nuk u ftua e as informua nga kryetari, qe ai te vinte dhe lexonte kumtesen. Me siguri se kryetarit te Shoqates i ka mjaftuar vetem leximi i kumteses se tij. Shfrytzoj rastin te njohtoj opinionin e gjere se une vazhdoj ta llogaris vehten nenkryetare i Shoqates seHistorianeve deri ne momentin kur kuvendi qe me ka zgjedhur edhe te me shkarkoje dhe se zgjedhjet e reja qe i kane bere `ilimite i llogaris si zgjedhje jashta shoqates tone dhe themelim i nje shoqate te re “Shoqata Rinore e Historianeve Shqiptare” ose si qe e quante me te drejte, babai i Historise Shqiptare ne Maqedoni, Prof.dr. Ramiz Abdyli “Shoqata e Cilimive Shqiptare”. E ftoj Kryetarin Nebi Dervishi qe te caktoi nje tubim konsulltativ me te gjithe antaret e vjeter te Shoqates, e cila sipas meje dhe te gjithe antareve tjere vazhdon te eksistoje dhe funksionoje. Shoqata e Cilimive le te vazhdoje punen dhe aktivitetet e tyre, sepse kane edhe shume pune per ta mesuar Historine e Popullit Shqiptare.)


    "Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".

    Kjo tokë Shqiptare, që sot thirret Makedhoni, dikur ishte pjese e Dardanise. Kole e Drandofile (Drane) Bojaxhiu, nga Theranda dardane vine dhe vendosen ketu ne Shkup, ne kryeqytetin e Dardanise ilire, ku me 26 Gusht 1910, pas Ages dhe Lazerit, u lind edhe femiu i trete i tyre-Gonxhea. Kole Bojaxhiu dhe Drandofile Beraj, ose si qe ishte emri i saje pergedheles, Drane Beraj, kishin jetuar ne Prizren, por origjina e tyre ishte nga fshati Novoselle e Gjakovës.
    Ajo u lind ne “Scupin” antik, udhekryqin e Ballkanit, ku kaluan dhe lane gjurme te krimeve; Romaket e Bizantinet, hordhite sllave e thundra Osmane, serbe e bullgare. Udhekryqi ku kaloi Kral Millutini, Car Dushani, Mehmet Fatihu, por edhe Skenderbeu, kur iku nga Nishi dhe deshironte te shkonte drejt Krujes, pastaj Pjeter Bogdani, Ise Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri e Mefail Zajazi.
    Gonxhe Bojaxhiu, kungimin e parë e mori në moshën pesë vjeçare, kurse u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat e varfer njerëzore.
    Ne vitin 1919, kur ajo ende nuk i kishte mbushur 8 vjet, në rrethana të dyshimta i vdes babai, Kolë Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshëm i Kombit dhe besnik për pavarësinë dhe lirinë e popullit shqipetar.
    Pas vdekjes se babit, ne familjen e Ginxhes fillojne peripecite, vështirësitë ekonomike dhe lufta per ekzistence. Nena Drane, grua burrereshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bia me vone.

    Nga Shkupi shqiptare, me 26 shtator 1928, ajo shkëputet si meteor dhe niset për në Zagreb, në përcjelljen e nënës Drane dhe motrës Age, ku do të qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit, së bashku me zonjushën Betice Kanjc, niset për në Irlandë. Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Lamanche, e deri ne Dablin, ku qendron rreth dy muaj, e angazhuara në mësimin e gjuhës angleze.
    Pra ne moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, Gonxhea i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë, ku edhe mori emrin, motër Meria-Tereza.

    Me një këndvështrim të freskët, një numër special i “Tajm”-it, rreth Nënë Terezës, në përvjetorin një shekullore të lindjes se saje, shkruan se midis dyzimeve historike, në rrjedhat e turbullta që përjetonte Ballkani i një shekulli më parë, fëmijëria dhe rinia e herëshme e Agnese Gonxhe Bojaxhiut, nuk mbeten më në terrin e tymnajes, të një "vajze nga Ballkani i pergjakur".
    Time shkruan se, në fakt , Shqipëria nuk ekzistonte si një shtet i pavarur kur lindi Agnes Bojaxhiu, sepse ajo lindi e u rrit jashtë territorit aktual te Republikes se Shqiperise.
    Shkupi në 18 vitet ku jetoi Gonxhea, u sundua nga turqit, sërbët, bullgarët, apo sëbashku; ku kalimet nga një dorë në tjetrën ishin shume të gjakosura, e ku shqiptarët ishin në shumicë, por te vrare, sunduar e diskriminuar nga pakica sllave qe sundonte me tokat shqiptare ne Maqedonine e sotme. Agonia e një periferije të tillë, siç ishte i gjithë Ballkani; ishte se atje nuk kishte aguar akoma dielli i modernizimit, perfundon “Times”.

    Në dhjetor te vitit 1928, u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nëna Tereze. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

    Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.



    Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, më 21 dhjetor shkel për herë të parë në lagjet e të varfërve ne Kalkuta. Vizitoi familje, u lau plagët fëmijëve, u kujdesua për pleqte që dergjeshin nëper rrugë. U ndihmonte atyre qe ishin"të braktisur, të padashur, të papërkujdesur".
    Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës e njohu zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saja në të katër anët e Indisë. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.
    Piksynimi i Saj ishte pikërisht ai, që i ndershmi At Mëshkalla shkruajti në vitin 1942: “Ta marrin mirë vesht shqiptarët, pavarësisht ç’besimi i takojne; E Madhja Nanë, “myslimaneve u lexonte Kuranin, Induve u jepte ujin e shenjete nga lumi Gang, e katolikët i kungonte”. Ja edhe fjalët e Saje qe do te kene vlere te perhereshme:
    “E kam thanë gjithmonë se duhet të ndihmojmë qe një indù të bahet indù me i mirë, një mysliman të bahet mysliman me i mirë dhe një katolik të bahet katolik ma i mirë”.
    Të vorfërit që Ajo i mori nën mbrojtje, nuk ishin katolikë, siç thonë disa mendjeshkurtër, por indù, muslimanë, protestanë e gjithëfarë besimesh e kombësishë, që mblodhi streha e Saje, se i tillë ishte brumi me të cilin Ajo arriti ta gatuaj dashurinë për njeriun, pa kurrëfarë dallimi fetare apo rracor.
    A nuk kishte ndodhur pokështu, gjysë shekulli para saj, me të madhin At Fishta, që në shkollat e tij kishte nxanës nga të gjitha besimet dhe krahinat e Shqipnisë së zhytun në errësirën e padijes otomane?
    Ndër të parët njerëz që arritën ta kuptojne Nanë Terezën ishte Xhon Kenedy, të cilit Ajo i kërkoi ta ndihmonte per te shkuar në Shqiperi, për ta takuar nenën e motrën, te cilat nga Shkupi kishin kaluar ne Tirane.
    Presidenti Kenedi i siguroi Nenë Terezes se ai kishte mundesi ta urdheronte Tiranen qe brenda 24 orëve te gjendej atje, por, ai vete i tha se për sigurine tuaj dhe rehatine e nenes dhe motres tende unë, nuk ta rekomandoj këtë veprim, pra me mire eshte qe te mos shkosh atje...” dhe, Nanë Tereza tërhiqet dhe anulon planin e saje qe te shkonte ne Atdhe.
    Ata e mohuen, dhe ka që vazhdojnë edhe sot ta mohojne suksesin dhe punen e saje madheshtore dhe brezave qe vine do tu duket legjende ajo , se kishte arritur të ndihmonte me mia te sëmure në 213 dispansere, kujdestare e mia pleqëve të braktisur, Nanë e Vertetë e mia fëmijëve jetimë a të mohuar nga të katër anët e Indise.
    Duke përfituar nga publiciteti i madh që ka fituar jeta dhe vepra e saj, nacionalizmat e ndryshëm ballkanikë, antishqiptarë, kanë tentuar që ta pervetesojne ate dhe paraqesin si pjesë të kulturës së tyre kombëtare, sidomos sllavomaqedonet ne kohen e fundit.
    Ne vitet e 60-ta është pretenduar se ajo është me kombësi kroate nga Shkupi, supozim qe vjen nga të qenit e kroateve katolike. Më vonë Shoqata të ndryshme të minoritetit arumun në Maqedoni, kanë dhënë mendime sipas të cilëve mbiemri i të atit të Nënë Terezës – Bojaxhiu apo Bojaxhi tregon përkatësi etnike arumune.
    Në lojë kuptohet është aktivizuar edhe nacionalizmi infantil sllavomaqedon i cili përpiqet të përfitojë nga fama ndërkombëtare e Nënë Terezës, duke shpikur emra e epitete nga më të ndryshmet e çorientuese, për këtë figurë të madhe të njerëzimit. Kështu nacionalizimi maqedonas vazhdon ta emërtojë ate me prefiks gjeografik si,“Shkupjania Nëna Tereze”. Nuk mungojnë as cilësimet tërësisht absurde si “maqedoneja Nëna Tereze’, p.sh. Këtë e bëjnë vetëm e vetëm që të fshehin dhe mjegullojnë sa të jetë e mundur përkatësinë kombëtare shqiptare të saj. Përpjekja për të mjegulluar dhe deshqiptarizuar shenjtoren e madhe janë shumëdimensionale. Në këtë lojë të ndyrë janë angazhuar akademikë të shumtë, institute shkencore, individë me autoritet shoqëror, organizata civile e deri institucione të rëndësishme shtetërore si Presidenca apo Parlamenti i Maqedonise. Janë xhiruar filma dokumentarë të cilët kanë për subjekt jetën e shenjetores dhe familjarëve të saj , ku bëhen aludime krejtësisht të pabaza për prejardhje joshqiptare të anëtarëve të caktuar të familjes së Nënë Terezës. Përpjekjet e këtilla të pasinqerta dhe shumë të çuditshme e te turpshme, janë shtrirë edhe në qendrën e katolicizmit botëror, në Vatikan. Qeveria e tanishme maqedonase nuk bën dallim nga kjo praktikë e errët dhe primitive përvetësimi dhe tjetërsimi të një figure të shenjtë të gjithë botës.
    Duam apo nuk duam ne, do apo nuk do dikush tjetër, ajo i takon kombit shqiptar dhe ka një përkatësi të caktuar etnike në këtë botë të ndarë në gjuhë e kultura të ndryshme që janë pasuri e përbashkët e njerëzimit.
    Çështja është që ndasitë të shikohen si pasuri e përbashkët dhe jo si fenomene që shkaktojnë ndarje e konflikte të ndryshme.
    Në këtë kuadër, edhe shoqëria shqiptare, nuk duhet të potencojë së tepërmi aspektin ekskluziv nacional të çështjes. Vlerat e veprës së Nënë Terezës, si dhe vetë ajo, si qe kemi thene edhe per Skenderbeun, u takojnë mbare njerëzimit, duke tejkaluar kufijtë e ngushtë kombëtarë.
    Këtu ajo bëhet pjesë përbërëse dhe e pandashme e njerëzimit, e kulturës globale, e civilizimit botëror.
    Por në të njëjtën kohë, shoqëria shqiptare, historianet dhe te gjithe intelektualet, duhet ta mbrojnë me vendosmërinë më të madhe identitetin e saje shqiptare, dhe nuk duhet të lejojnë përvetësimin primitiv të saje nga nacionalizmat e huaja antishqiptare.
    Paradoksalisht, vetëm shoqëria shqiptare së cilës edhe i takon Nëna e madhe, nuk bën aq sa duhet për të. Përveç veprimtarive vullnetmira të disa pak individëve intelektualë apo një pjese të sektorit civil, shoqëria jonë nuk gjen forca dhe mënyra për të nxjerrë në pah si veprën humane ashtu edhe shqiptarësinë e kësaj figure madhore. Organizimet për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës janë të shumta në Shqipëri ku familja e saj jetoi perkohsisht, dhe inekzistente në Maqedoninë e sotme politike së cilës i takoi padrejtësisht qyteti i Shkupit që nga ndarja e madhe e kombit shqiptar nga viti 1912.
    Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin shume te rëndësishëm, Nobel për Paqe, më 1979.".
    Në vitin 1980 shpallet “Qytetare Nderi” e Shkupit...Ne vitin 1987 depërton në Moskë, Çeki, Kamboxhia dhe Emni i Saj, tashma, ka pushtue pothuej gjithë skutat e globit njerëzor...
    Në vitin 1989, me në fund, vjen edhe në Shqieri...ku, Ajo zbaton porosinë e te Madhit Zot: “Dueni edhe anmikun tuej...!” Nanë Tereza ndez edhe një qiri mbi varrin e ateistit me te madh te Shqiperise, Enver Hoxha..
    28 nëntor 1996 – Shpallet Qytetare Nderi e Kosovës nga kryetari Rugova. Në dekretin e shpalljes së dr. Rugovës, ndër të tjera thuhet: “Nëna Tereze, me punën e flijimin e pashoq, u bë simbol dhe krijuese e filozofisë së bamirësisë dhe e dashurisë njerëzore.
    1996 – Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i akordoi Nënës Tereze Urdhërin e Artë “Nderi i Kombit” me këtë arsye:

    “Shqiptares më të shquar të të gjitha kohërave. Shenjëtores së gjallë Nënës Tereze që me mirësinë njerëzore dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar pushtoi zemrën e mbarë njerëzimit dhe trimëroi mbi dhembjen. Gruas shqiptare, që është simbol i amshuar dhe tokësor i forcës hyjnore. Të dashurisë së njeriut për njeriun. Të dhimbshurisë, për atë që vuan dhe që ka nevojë për ndihmë, të dashurisë së Zotit për lirinë, në shenjë mirënjohjeje të thellë që kombi shqiptar ushqen për misionaren e Zotit, simbolin e mirësisë dhe të shpresës, të nderit dhe të krenarisë së tij”.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •