Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    Material interesant. Ne fakt ata qe quhen nente burrat e panjohur njihen ndryshe me emrin Magi. Pra jane nente Maget mistike qe gabimisht ne shkrimin hapes te temes datohen aq vone. Magit jane shume me te hershem dhe mendohet se jane po ashtu ruajtesit e sekreteve te Zep Tepit (epokes se arta para dinastike qe sipas Manethos ka filluar mbi 30 mije vjet me pare). I kam permendur disa here neper tema te ndryshme por skam dashur asnjehere qe kete lloj informacioni ta bie ne forum per shume arsye. Disa prej tyre dalin te qarta ne kete teme. Dhe skam nder mend ta bej edhe tani. Per here te pare do tregohem kurnac dhe sdo e ndaj informacionin qe kam me ju por mund te kerkoni dhe besoj se do gjeni mjaftueshem per ta. Dhe ajo qe do gjeni do jete shume pertej normales qe jeni mesuar te lexoni.

    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Mos u merrni me budallalliqe kot, sensacionalizma e misticizma koti. Na paskan shkuar në hënë njerëzit para mijëra vitesh. Po hë pra, pse nuk po i gjejmë këto artifakte sot ? Ku janë këto artifakte, këto anije kozmike ?
    Ti e di qe mua me pelqen te pergjigjem me citime. Lexo me poshte nga nje shkrim te postuar vite me pare prej meje:

    Citim Postuar më parë nga Darius
    A KEMI QENE NE HENE NE VITIN 2309 PARA ERES SONE? (po ne Mars?)


    Ne vitin 1926 Profesor A.W.Bickerton deklaroi se koncepti i vajtjes ne Hene ishte nje cmenduri. Ne vitin 1935 astronomi i njohur F.R. Moulton shkruajti se njeriu nuk do te mundte kurre te udhetonte ne kozmos. Ne vitin 1957 Dr. Richard van der Riet Wooley (ish Astronomer Royal) e quajti idene e nje udhetimi ne kozmos si nje vrime ne uje. Tete muaj me pas Sputnik I do te orbitonte Token.

    Ne nje zone te humbur te Tibetit, dergjen mbeturinat e kryeqytetit Hsing Nu i zbuluar nga Duparc ne vitin 1725.
    Duke rremuar ne mbeturinat e qytetit, Duparc u gjend perpara nje monoliti masiv, (qe dikur duhej te kishte qene i lare me argjend) nje piramide, nje pjese e nje porcelani ngjyre blu dhe nje pallat mbreteror qe permbanin nje mori imazhesh te diellit dhe henes. Po ashtu ai gjeti dhe nje gur te madh ne ngjyre qumshti i rrethuar nga vizatime te mrekullueshme.
    Ne vitin 1952 nje grup shkenctaresh sovjetik erdhi ne vendin arkeologjik per ta studiuar nga afer. Nje grup murgjerish Tibetian i dhane atyre nje mori dokumentash pershkrimet e te cilave konfirmonin gjetjet dhe theniet e Duparc.
    Por ketu fillon historia qe te ze frymen. Guri i bardhe ne ngjyre qumeshti, sipas dokumentin, ishte sjelle nga Hena.

    Gur henor? A eshte e mundur? A eshte e mundur qe njeriu te kete arritur te shkoje ne Hene ne koherat e largeta? Ka qene udhetimi ne komzmos pjese e realitetit te atyre koheve? A ka te dhena per kete fakt?

    Po! Ka dhe shume te forta madje. Te dhena per vertetesine e nje udhetimi hapsinor ne kohet antike na vijne nga pjese te ndryshme te botes. Tradita e shkruar dhe ajo gojore eshte e shumellojshme dhe duket relativisht e besueshme.
    Ne menyre te vecante, historianet kineze asnjehere skane pranuar te kenaqin mbreterit e tyre ne kurriz te te vertetes. Ata me mire preferonin vdekjen sesa te shtrembronin historine. Si shembull mund te paraqisim ate te historianeve gjate mbreterimit te Chi ne vitin 547 P.E.S. Duhet ti marrim shume seriozisht shkrimet e historianeve kineze te antikitetit edhe sikur ato te duken shume te pabesueshme.
    Ne ditet e sotme ka nje tendence ne ambjentet shkencore qe te konsiderohen si burime historike dokumenta antike, folklori dhe mitologjia. Anthony Roberts shprehet ne kete menyre: "Legjendat jane si kapsulat e kohes qe e ruajne permbajtjen e tyre neper injorancen e koherave".

    Por le te kthehemi tek referimi i dokumentave qe na vijne nga lashtesia. Evidenca te brendeshme mbajne ne vetvehte proven e autenticitetit.

    Burimi im i pare eshte nje doreshkrim i vjeter i pershkruar nga James Churchward, shkenctari anglez i cili i shkruajti keto gjera dekada te tera perpara se njerezimi te fliste per satelite artificiale apo anije kozmike

    1- INDIA: Mjete qe mund te rrotulloheshin perreth tokes (psh satelite): Karburanti i tyre merrej nga ajri ne nje menyre shume te thjeshte dhe pa shpenzime. Motori ishte nje dicka e ngjashme me turbinat e sotme moderne, punon nga nje dhome ne tjetren dhe nuk ndalon deri sa ta fikesh vete. Nese nuk ndodh gje atehere ajo vazhdon te punoje. Anija ku ky lloj motori eshte i ndertuar mund te rrotullohej perreth Tokes pa nderprerje deri sa te bine ne toke i copetuar dhe i djegur.

    2- INDIA: Per filozofet dhe shkenctaret qe orbitonin token (poshte henes dhe mbi rete), eshte folur ne antiken Surya Siddhanta. Satelite gjigande te bera me nje lloj metali te shndritshem dhe qe rrotulloheshin perreth aksit te tyre, jane pershkruar ne tekstet e larta sanskrite, madje me detaje duke folur per gjerat me te vogla sic ishte pjesa e brendeshme deri tek anijet e vogla qe sherbenin si mjete udhetimi nga sateliti ne Toke.

    3- Kaldea: Dy "raketa" moderne qe leshonin rreze nga pjesa e tyre e mbrapme jane te gedhendura me ane te nje dalte metalike ne nje formacion nen Ur.

    4- SUMERIA: Tekste piktografike pershkruajne tre objekte qe lidhen me njeri tjetrin ne Sipar: Sferen e Arte, (kupola e komandimit), 'GIR' (qe eshte nje objekt i stergjatur dhe i ndare ne njesi matese te vogela) dhe "alikmahrati," qe do te thote "pedal e qe ben anijen te eci me shpejte.
    Se bashku keto tre qe sapo permendem duken si nje anije rakete me tre pjese.
    Nje tjeter shpjegim shume eksplicit eshte kombinimi i fjaleve DIN dhe GIR. Kur i bashkon te dyja per te formuar fjalen ZOT, bishti i 'gir' futet ne menyre perfekte ne ate qe ngjan me nje rakete 'din' i cili leshon zjarr nga bishti i tij...

    5- PERU: Nje statuje prej argjili 20-21 cm e gjate qe paraqit nje si kapsule hapsinore ku dallohen qarte motori dhe pjesa shkarkuese.

    6- ITALI: Nje pikture e zbuluar ne tavanin e nje dhome poshte Kodres Palatine ne Rome ne vitin 1961 qe paraqit ate qe duket si nje rrakete kozmike. Qendron ne nje platforme nisjeje dhe ne pjesen e poshte dallohen disa si kabllo qe perfundojne ne nje si mur ose pedane e ngritur dhe qe ngjan shume me nje panel nga ata qe jane per te ndaluar daljen e gazrave nga rraketa.

    7- JAPAN: Germimet arkeologjike kane nxjerre ne drite figurina prej argjile te njerezve te veshur me kostume astronautesh me helmeta qe mbulojne komplet koken e tyre. Ne pjesen ballore te kokes dallohen disa si syze, tuba oksigjeni, filtra frymarrjeje, antena, aparatura degjimi madje dhe aparate per shikime naten.

    8- INDIA: MAHABHARATA (nje liber shume i lashte indian) pershkruan "nje karroce me dy kate, me shume dritare, qe leshonte flake te kuqe, dhe qe u ngrit ne qiell deri sa u be e vogel dhe dukej si nje komete. Ajo u drejtua ne qiell per ne rajonet e diellit dhe te yjeve.

    9- GUATEMALA: Nje tjeter pershkrim i lashte permend "nje karroce te rrumbullaket prej ari 12 mije kubit ne madhesi dhe ne gjendje per te arritur yjet".

    10- INDIA: Referenca te tjera flasin per:
    * Pushan qe lundronte me anije te arta perreth oqeanit te qiejve
    * Garuda (nje zog qiellor) qe conte Lordin Vishnu ne nje udhetim kozmik
    * Fluturime ajrore neper "rajone te qiellit qe eshte mbi rajonin e eres".
    * Hapesira Antike e Dimensioneve.

    11- NEW ZEALAND: Legjenda maore flasin per makina fluturuese dhe udhetime ne hene.

    12- KINE: Shekulli i 3-te P.e.s. Chuang Tzu ne nje veper te tijen te quajtur Udhetim ne Pafundesi, referon nje udhetim qe ai kishte kryer ne hapesire ne nje distance prej 32500 miljesh nga toka.

    13- TIBET dhe MONGOLI: Libra antike Budiste flasin per "gjarperinj te hekurt" te cilet gelltisin hapesiren me zjarr dhe tym dhe arrijne larg deri tek yjet.

    14- TIBET: Te treja katet e nje piramide ne kryeqytetin Hsing Nu, perkujtojne tre periudha historike te nje te kaluare te larget: kohen para udhetimeve kozmike, koha kur njeriu arriti te fluturonte deri tek njeri nga trupat qiellore dhe tjetra periudha kur ata u kthyen ne toke dhe humben aftesine per te fluturuar perseri. Dhe ishte ketu ku u gjet ne nje altar "guri i sjelle nga Hena".

    15- BABILONI: Epika e Etanas (4700 vjecare) na jep disa pershkrime te detajuara te siperfaqes se tokes e pare nga lartesi te konsiderueshme, pershkrime te cilat ne kohen tone jane arritur te verifikohen vetem me arritjen e fluturimeve te lartesive te medha ne vitet 50-te dhe ato hapsinore ne vitet 60-te.
    Pershkrimi i ketyre fluturimeve hapsinore antike flet qarte per eksperiencat qe kalon njeriu ne momentin qe le Token (koncepti i Tokes qe duket e rrumbullaket dhe qe zvogelohet gjithmone e me shume nga rritja e lartesise dhe po ashtu ndryshimi ne nje spekter te vecante ngjyrash).

    16- LIBRI I ENOCH: Libri antik i Enoch thote se "ne hapesire nxehte sa zjarri dhe ftohte sa akulli (ku objektet nxehen shume kur jane nga dielli dhe ftohen shume kur jane ne hije) dhe nje humnere e erret.

    17- PROVINCA YUNNAN, KINE: Gdhendje ne gur qe tregoje nje rrakte ne momentin e leshimit ne menyre vertikale u zbuluan ne nje piramide e cila doli krejt papritur nga shtrati i Liqenit Kun-Ming gjate nje termeti.

    18- GREQI: Luciani pikturoi Henen si nje trup qiellor si Toka dhe qe mund te arrihej ne 8 dite dhe me pas shkruajti nje histori fantastike per nje udhetim ne Hene.

    19- KINE: "E shkrete, e ftohte dhe e tejdukshme". Ne vitin 2309 P.e.s inxhinjeri i Perandorit Yao vendosi te shkoje ne Hene. "Zogu qiellor" e kishte pajisur ate me informacion per kete udhetim. Ai eksploroi hapesiren duke u ngjitur neper korrentin e nje ajri te shdritshem (ndricimi qe del gjate shtyrjes se rraketes?)
    Hou Yih fluturoi ne hapesire ku ai "nuk arriti te perceptonte rrotullimin e diellit" (kjo deklarate eshte e pamundur qe te mos merret seriozisht pasi vetem kur ndodhesh ne kozmos, njeriu nuk arrin te dalloje lindjen dhe perendimin e diellit). Ne Hene ai pa nje horizont te ngrire dhe nje ndertese te larte "Pallatin e Akullit".
    Edhe gruaja e tij Chang Ngo fluturoi per ne Hene kur gjeti nje "sfere te shndritshme qe shkelqente si xham, e nje dimensioni shume te madh dhe shume e ftohte. Drita e henes, deklaroi ajo, e ka lindjen e saj tek dielli. (Raporti i eksplorimit te Henes se Chang Ngo ishte i sakte. Atronautet e Apollo 11 e gjeten Henen te shkrete dhe me nje terren te ngjashem me xhamin. Pjesa derrmuese e satelitit eshte shume e ftohte. Ne mesnate temperatura arrin deri ne -250 Fahrenheit).
    Shkenctari i Greqise se Lashte, Empedokli po ashtu ka deklaruar qe Hena ishte e bere prej xhamit. Nje njohuri e tille kaq e cmuar shpjegohet vetem me mundesine e nje eksplorimi te pjesshem te Henes ne nje te kaluar te larget.

    20- KINE: Ne nje histori te te njejtes periudhe thuhet se nje anije jashtezakonisht e madhe u shfaq neper detra gjate nates, me dritat qe i dukeshin edhe ne diten me diell. Kjo anije mund te lundronte edhe deri ne hene apo tek yjet. Anija gjigande qe mund te udhetonte neper yje ishte pare per 12 vjet rrjesht.

    21- KINE: Libri Shi-Ching thote se kur perandori pa qe krimi dhe vesi kishte mbuluar boten "ai urdheroi Chong dhe Li qe te nderpriste komunikimin midis tokes dhe qiellit dhe qe atehere nuk ka patur me ngritje apo ulje."

    A nuk eshte nje tregues i qarte i nderprerjes se fluturime kozmike ne te kaluaren?

    22- TIBET: Dokumenta sanskrite te zbuluara nga kinezet ne Lhasa deklarohet se permbajne informacion per ndertimin e nje anije kozmike. Aty permendet udhetimi per ne hene (ndonese nuk specifikohet nese eshte kryer apo ka qene i planifikuar). Kinezet kane deklaruar se disa nga te dhenat e zbuluara jane perfshire ne programin e tyre hapsinor.

    23- Relike ne Hene? Jane bere raporte te ndryshme qe flasin per mesazhe te cuditshme ne siperfaqen e henes.
    * Nje objekt ne formen e shpates qe eshte pare afer kraterit Birt
    * Formacione te cuditshme te kryqezuara ne kraterin Eratosthenes dhe Fra Mauro

    * Viza kendore ne kraterin Gassendi dhe shtate shenja ne formen e germes se alfabetit grek Gamma ne shtratin e kraterit Littrow

    * Dy grupe gjigande germash ne Mare Serenitalis [Deti i Kthjelltesise] ne krahun e majte te Mare Tranquilitatis [Detin e Qetesise] te cilat lexojne "PYAX" dhe "JAW" me germa te zeza, lehtesisht te dallueshme.

    * Gjurma te cuditshme rrotash kamioni qe dallohen qarte ne murin e nje krateri.

    Nese gjurme te tilla do ishin gjetur ne Toke, do kishte spekulime te shumta dhe perfundimisht shumica do arrinte ne konkluzionin llogjik qe gjurme te tilla jane lene nga njeriu.

    Jo cdo zbulim eshte publikuar nga NASA dhe eksplorimi mezi ka filluar. Ka kohe qe NASA ska me buxhet per te perballuar fluturimet ne Hene. Eshte e pamundur qe astronaute te tjere te zbulojne objekte apo instalime qe tregojne qarte veprimtarine e njeriut ne nje te kaluar te larget.

    24- Ka qene Korriku i vitit 1969 kur njeriu u ul per here te pare ne Hene. Gjate fluturimeve te meparshme perreth orbites se Henes te cilat vijuan me uljen perfundimtare, njeri nga astronautet beri nje deklarate te papritur: ai sapo kishte pare konturet e nje strukture prej shtate katesh.
    Per cfare po fliste ai? Mund te kete qene Pallati i Akullit? Perse NASA fshiu 11 minuta te plota te transmetimit kur e ritransmetoi kroniken? [Ishte shume vone, ne e degjuam ate mesazh].
    Nese ne Hene ka nje ndertese te braktisur kohe me pare, nese ka nje objekt te vetem qe indikon pranine e nje inteligjence te koheve te hershme, nese ka ndonje pikture ne shkemb qe pret te gjehet nga ne, atehere merreni me mend se cfare do i shkaktonte kjo njohurive tona per historine konvencionale.

    Por prisni! Lajmet kane ardhur jo vetem nga Hena por edhe me larg se ajo. 40 milion milje me larg ne planetin e vogel Mars.

    25- Nje shkenctar rus kundershtoi deklaratat e NASA-s kur beri publik faktin se fotot e marra nga nje satelit qe orbitonte Marsin tregojne qarte mbeturinat e nje tempulli, pjese e nje civilizimi inteligjent ne Planetin e Kuq.
    Shkenctari 58-vjecar rus ishte pjese ne nje grupi elitar shkenctaresh te cilet kishin punuar sebashku qe nga viti 1961 me projektin Vostok I i cili coi ne hapesire njeriun e pare nga Toka, Juri Gagarin.
    Zgjerimi i programeve hapsinore sovjetike dhe sidomos ai i militarizimit dhe i mirenjohuri program i "Luftes se Yjeve" provokoi oponencen e ketij shkenctari i cili u arratis nga vendi i tij dhe tani jeton ne Zvicer nen nje emer tjeter.
    Ai raporton se disa vite me pare, nje satelit sovjetik ishte leshuar per ne Mars. Sateliti e arriti destinacionin e tij ne vitin 1982 dhe qe nga ajo kohe vazhdoon te orbitoje Planetin e Kuq. Qellimi i vetem ishte transmetimi i te dhenave dhe i fotove ne satelitet me personel njerezor qe orbitojne Token. Projekti pati nje sukses te plote.
    Fotot jane te zmadhuara nepermjet kompjuterit dhe me ngjyra te plota. Detajet qe ato tregojne jane shume me larg se cdo gje tjeter e prodhuar ne Amerike. Dhe nuk ka gabime ne ate qe ato foto tregojne.
    Qyteti i skanuar nga kamerat e satelitit eshte 3 here me i madh se Moska dhe eshte i kryqezuar nga shetitore te medhaja dhe te gjera dhe te lidhura nga rruge sekondare si arterie.
    Tempujt duhet te kene qene gjigande. Shumica prej tyre jane te shkaterruar sikur ti jene nenshtruar efekteve te nje termeti te papare. Por disa prej tyre kane ende kupolat ne ngjyre te argjende dhe qe kane nje dimension nga 2 deri ne 4 milje. Bashkimi Sovjetik nuk do i pranoi asnjehere keto zbulime sepse kjo do nxirrte ne drite shume sekrete per avancimin e tyre teknologjik.

    Fundi i historise? Jo, ende jo. Ne 4 Shkurt 1985 gazeta e Melburnit, Australia Age raportoi besimin qe kishin 30 shkenctare amerikane per dy fotografi te derguara nga sonda Viking ne vitin 1967 dhe qe indikojne ekzistencen e nje civilizimi te lashte.

    Richard Hoagland, nje shkenctar dhe shkrimtar, pjestar i nje grupi shkenctaresh te njohur si Mars Investigation Group thote se fotot tregojne kater piramida te dukshme qe rrethojne ne menyre simetrike nje FYTYRE.

    Dr. C. West Churchman nje professor ne University of California ne Berkeley thote se ka shume detaje qe tregojne ekzistencen e nje qyteterimi te zhdukur ne Mars.

    Atehere kush eshte e verteta e te kaluares sone? Kemi qene ne Mars me pare?

    Shkrimi eshte perpunuar bazuar ne materialet e meposhtme. Kjo eshte lista e tyre ne anglisht:

    1 Anthony Roberts, Sowers of Thunder. London: Rider and Company, 1978, p. vii.

    2 A passage in the Mahabharata. Tr. By E.R. Rice. New York: Oxford, 1934. Quoted by James Churchward in The Children of Mu. New York: Ives washburn, 1956, pp. 188-189.

    3 The Surya Siddhanta. See Andrew Tomas, We Are Not the First. London: Sphere, 1971, p. 149.

    4 A passage in the Mahabharata. Tr. By E.R. Rice. New York: Oxford, 1934.

    5 Maya folklore.

    6 The ancient Samsaptakabadha.

    7 The Puranas.

    8 A seal cylinder depicting Etana flying on an eagle's back between the sun and the moon is in the Berlin Museum.

    9 Tomas, We Are Not the First, p. 146.

    10 Ibid., p. 47.

    11 The Collection of Old Tales, a Chinese work compiled in the fourth century, from ancient sources.

    12 Tomas, We Are Not the First, pp. 148-149.


    Ku e bazon sigurinë që kjo shoqëri vazhdon dhe sot ? Pse nuk qënka gati njerëzimi të bëj një hap cilësie ? Kush janë këta që dinkan më mirë se c'është e mira për njerëzimin e për njerëzit që po vuajnë si qeni e po vdesin me miliona ? Ku është kjo teknologjia që do na coj në botëra të tjera, të dali e të zgjidhi shumë probleme.

    Shoqeritë Theosofike të Blavatsky & co janë rrena, debillëqe antishkencore, sensacionaliste dhe jashtazonisht të dëmshme për zhvillimin shkencor.
    Qe te jesh ne gjendje te gjykosh me mendjen tende (dhe jo me fjalet e te tjereve mbi Blavatskyn) duhet ta lexosh ate, te pakten The Secret Doctrine, Cosmogenesis ose Anthropogenesis. Njeren nga te dyja do mjaftoje qe kushdo me nje integritet mendimi te krijoje pershtypjen nese jane debilleqe antishkencore, sensacione apo dicka tjeter. Te pakten ky eshte parimi qe une ndjek ne studimin e gjerave. Me pelqen te krijoj mendimin tim pa u ndikuar nga theniet e njerit apo tjetrit. Dhe koha me ka provuar qe kam bere zgjedhjen e duhur. Nje tjeter gje qe koha dhe studimet e mija personale me kane mesuar eshte qe kurre te mos them Asnjehere. Pra never say never. Nuk te sugjeroj aspak te besosh qorrazi sepse do ishte hapi me i gabuar por asnjehere mos u mbeshtet teresisht ne te ashtuquajturen mainstream science. Jo gjithmone gjerat qe na thuhen jane te vetmet. E vetmja menyre eshte te kerkosh te absorbosh pikerisht ate lloj informacioni qe anatemohet nga shkenca dhe te siguroj qe ajo qe do zbulosh jo vetem do te te trondise besimin qe ke ne shkencen e sotme por mund edhe te te beje te shikosh pertej cdo kufiri qe shkenca sot na ka vene. Une per vete e aplikoj vazhdimisht dhe preferoj ti mbaj personale si konkluzione. Kjo eshte dhe njera nga arsyet pse tani kufizohem ne hapje temash te kesaj natyre apo vazhdime ne furnizim me materiale e komente. E sidomos ndarjen me ju te disa informacioneve si ne rastin e Mageve. E kuptova qe ishte e kote dhe kohe humbese pasi sado qe te shkruaja e te argumentoja nese predispozita e pergjithshme eshte per mohim atehere ska vlere. Serisht nje keshille miqesore, never say never.

  2. #12
    Harrova te shtoj dicka. Ndonese nuk eshte nenforumi i duhur per kete pune tema qe eshte hapur dhe komentet e bera e justifikojne kete qe do them. E dini se kush eshte shprehja me revolucionare kohet e fundit, dale nga te gjithe ata shkenctare te rinj, mendimtare e shkollare qe ndihen te shtypur e dhunuar nga dogma: Sciene is the institution that needs to be reformed Kjo ishte sa per garniture dhe per ti dhene hov debatit tuaj. Une personalisht nuk kam per te shtuar me gje per temen. Diskutim te mbare.

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Darius, mos po them unë dikund se besoj qorrazi ose dicka të caktuar ? Un madje po them që nuk besoj pothuajse fare, jam skeptik në natyrën time. Pra këtu biem dakort bashkë. Përgjigja ime qe për sensacionalitetin e përdorur nga Yes-i dhe mungesën e fakteve shkencore, me metodën shkencore për pohime të tilla. Nëse nuk je dakort me këtë, atëhere ka dy rrugë, ose të më bindësh mua me argumenta logjike, ose të më japësh prova të tjera(ie. artifakte).

    Pastaj kam lexuar apo jo Blavatskyn dhe se ckam në bibliotekën time, ju mund të hamendësoni sa të doni mbi këtë pikë, vec se mënyra se si jeni shprehur me këtë siguri lën shumë për të dëshiruar nga të gjitha palët. Sic disa kanë qejf këto fenomene, edhe unë kam qejf mitologjinë edhe un e kam qejf, por kjo sdo të thotë që duhet ta besoj atë.

    X-Files, nuk pyeta a e pëlqen apo jo Blavatskyn. Kaq gjë e kuptova vetë.

    Cështja është që rrugët që marim për të vërtetuar dicka, do thoshte x-files janë të ndryshme(po citoj një debat të hershëm për të vërtetën që pata me ty në mos gabohem). Debati duhet të përqendrohet në këtë pikë. Duhet të jenë të ndryshme, apo ka një metedologji specifike për të vërtetuar dicka ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Harrova te shtoj dicka. Ndonese nuk eshte nenforumi i duhur per kete pune tema qe eshte hapur dhe komentet e bera e justifikojne kete qe do them. E dini se kush eshte shprehja me revolucionare kohet e fundit, dale nga te gjithe ata shkenctare te rinj, mendimtare e shkollare qe ndihen te shtypur e dhunuar nga dogma: Sciene is the institution that needs to be reformed Kjo ishte sa per garniture dhe per ti dhene hov debatit tuaj. Une personalisht nuk kam per te shtuar me gje per temen. Diskutim te mbare.
    Po, sepse psh, ata që flasin kundra global warming, por jo kundra kuptimit që ka dicka që po i ndodh planetit se sa duan debat përsa i përket të dhënave, quhen "deniers". Sigurisht, kush di nga historia kjo ka konotacion negativ maksimal dhe shumë penalizues në shoqeritë perëndimore sepse "deniers" quhen ata që mohojnë holokaustin. Dhe pasojat e këtij asocimi për një akademik është e barazvlefshme me vdekje klinike. Pra ky term po i ngjitet shkencëtarëve që duan debat serioz mbi global warming dhe si të implementojnë teknologjitë e reja, dhe jo ti besojnë qorrazi hedge fundeve të sorosit dhe al gorit dhe karbon taksës e lloj lloj implikimeve mafioze.


    Atëhere në një debat me një shkencëtar kanadez që ja kam harru emrin, ai tha që un nuk jam denier por jam "heretic", me ironi, sepse ideja është që shkenca po kthehet në religion nga disa njerëz që nuk duan scientific reasoning, por manipulojnë të dhënat për qëllime profiti dhe agjenda personale politike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #15
    Serisht po shtoj dicka tjeter qe me doli nga mendja. Jam pak i shperndare ne gjerat qe po bej dhe perqendrimi me shkon diku tjeter. Nese do te kutposh se kush kane qene MAGI-t, jo thjesht ajo qe lexon ne shkrimin hapes te temes por teresine e tyre, atehere duhet ta lexosh ate qe te sugjerova. Ajo e sqaron mire filozofine e tyre, rrenjet ne misticizmin e sotem, komplet aplikimet qe gjejne perdorim edhe sot e sidomos forcen e mendimit (jo pallavra apo imagjinate e magji) te ketyre mendimtareve. Jane 9-te por sidomos 3 prej tyre (me kryesoret) jane ata te cileve ju atribohet shume cdo gje ezoterike, mistike, misterioze e me tej qe haset sot ne shume koncepte shoqerore e sidomos shkencore.

  6. #16
    Pra ky term po i ngjitet shkencëtarëve që duan debat serioz mbi global warming dhe si të implementojnë teknologjitë e reja, dhe jo ti besojnë qorrazi hedge fundeve të sorosit dhe al gorit dhe karbon taksës e lloj lloj implikimeve mafioze.


    Atëhere në një debat me një shkencëtar kanadez që ja kam harru emrin, ai tha që un nuk jam denier por jam "heretic", me ironi, sepse ideja është që shkenca po kthehet në religion nga disa njerëz që nuk duan scientific reasoning, por manipulojnë të dhënat për qëllime profiti dhe agjenda personale politike.

    Pikerisht kesaj i referohem dhe une. Ne thelb kemi te njejtin mendim. Nuk doja te ofendoja njeri mbi leximin ose jo te Blavatskyt por duke te njohur nga shkrimet ne forum si dhe ndonje replike tek tuk qe kemi bere bashke mendoj se nuk e ke lexuar pasi me natyren qe ke, po ta kishe lexuar do kishe bere tjeter koment. Dhe per kete qe them jam mese i bindur. Nuk eshte e lehte te gjendet Blavatsky sepse libra te kesaj natyre qarkullojne rralle dhe jane tamam heretike. Sidoqofte mund tju ndihmoj pasi i kam te dyja pjeset e Doktrines Sekrete ne anglisht. Edhe njehere, nuk nderhyra ne teme per tu bere pjese e saj pasi skam me kohe e sidomos nerva te futem ne gjera qe preferoj ti mbaj personale. Eshte teme interesante sidoqofte.

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Serisht po shtoj dicka tjeter qe me doli nga mendja. Jam pak i shperndare ne gjerat qe po bej dhe perqendrimi me shkon diku tjeter. Nese do te kutposh se kush kane qene MAGI-t, jo thjesht ajo qe lexon ne shkrimin hapes te temes por teresine e tyre, atehere duhet ta lexosh ate qe te sugjerova. Ajo e sqaron mire filozofine e tyre, rrenjet ne misticizmin e sotem, komplet aplikimet qe gjejne perdorim edhe sot e sidomos forcen e mendimit (jo pallavra apo imagjinate e magji) te ketyre mendimtareve. Jane 9-te por sidomos 3 prej tyre (me kryesoret) jane ata te cileve ju atribohet shume cdo gje ezoterike, mistike, misterioze e me tej qe haset sot ne shume koncepte shoqerore e sidomos shkencore.
    Kush jane MAGI-t, nese mundesh te me japesh një përshkrim të shkurtër ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin

    X-Files, nuk pyeta a e pëlqen apo jo Blavatskyn. Kaq gjë e kuptova vetë.

    Cështja është që rrugët që marim për të vërtetuar dicka, do thoshte x-files janë të ndryshme(po citoj një debat të hershëm për të vërtetën që pata me ty në mos gabohem). Debati duhet të përqendrohet në këtë pikë. Duhet të jenë të ndryshme, apo ka një metedologji specifike për të vërtetuar dicka ?
    Duhet ta kesh kuptuar edhe qe pergjigja ime nuk ishte thjesht per te treguar qe pelqej Blavatskyn, se ate e thashe me siper. Ideja ishte thjesht se doja te kritikoja menyren absolutiste me te cilen ti pohon si fakt te kryer nje opinon shume subjektiv tendin qe po e citoj:

    "Shoqeritë Theosofike të Blavatsky & co janë rrena, debillëqe antishkencore, sensacionaliste dhe jashtazonisht të dëmshme për zhvillimin shkencor."

    Pra ke pohuar dicka qe nuk ke asnje baze ta provosh, thjesht ke dhene nje opinion personal qe duhet edhe ta shprehesh si te tille.
    Tani kjo mund e vije ose per faktin qe nuk e ke lexuar e per rrjedhoje nisesh thjesht nga paragjykimi, ose e ke lexuar dhe e ke keqkuptuar teresisht mesazhin e saj. Ne te dyja rastet gjithcka eshte subjektive.


    Po ka nje metodologji specifike, nuk e ke idene se sa skeptike dhe kerkues per prova "te prekshme" jane teozofet(nese mund ti quajme me kete term shume pergjithesues). Vete teozofia ka lindur si nevoje e zbulimit te vertetave shpirterore jo nepermjet besimit te verber fetar por nepermjet arsyetimit te shendoshe dhe studimit te thelle te shume fushave te ndryshme te dijes. Sic thoshte nje dikush:
    "We place no reliance On Virgin or Pigeon; Our method is Science, Our aim is Religion".
    Pra mesazhi eshte i qarte, larg legjendave dhe besimeve te verbera, vetem nepermjet metodes shkencore, per te arritur vlerat shpirterore qe feja predikon por qe nuk i ka realisht.
    Dhe sikur ta kesh lexuar psh "Cosmogenesis" te Blavatskyt, ndiqet nje arsyetim rigoroz llogjik me arsyetime te shumta per cdo hap te shpjegimit te asaj qe e jep vete titulli i librit, Origina e Kozmosit.
    Edhe Kabbalah qe perben nje baze thelbesore te ketyre budallalliqeve eshte tej mase metodike dhe rigoroze ne ndertimin e nje sistemi gati gati matematikor.
    Pika me e rendesishme ku skeptiket si ti kane probleme dhe ndoshta nuk ia kapin thelbin eshte se ndersa flitet per shkencen egzakte nuk ka vend per subjektivitet perderisa thelbi i kerkimit shkencor eshte bota fizike objektive e perbashket per te gjithe individet, shkencat okulte kane si thelb te kerkimit te tyre udhetimin e brendshem te individit. Dhe ketu fillon ndarja, subjektiviteti. Parimet dhe ligjet universale jane te njejta per te gjithe. Realiteti eshte po ai, por perceptimi ne nivel personal ndryshon, reagimi emocional ndryshon po aq sa ndryshon kodi gjenetik i joni. Menyra se si perceptohet e verteta apo gjenjeshtra, e mira apo e keqja ndryshojne.
    E si mund te flasim ne kete pike per prova te prekshme per ju skeptiket kur kemi te bejme me kerkimin e brendshem te pervojave personale?

    Sigurisht qe cdo gje ne fund ka lidhje, gjendet pika e perbashket, nuk eshte aq banale sa te mund ta kthejme ne subjektivitet te paster. Por nje hap i madh do ishte te pakten per ju te kuptoni se qellimi i teozofise nuk eshte qellimi i shkencave natyrore, jane te dyja pjese e se njejtes gje, dy faqe te se njejtes monedhe, por nuk mund ti masim te dyja me te njejten peshore, me peshoren e objektivitetit.

  9. #19
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    njeriu e kerkon hyjnoren me te gjitha format sepse ka frike nga vdekja. but dont forget, jo te gjithe kane frike nga ajo.
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Viola.V Lexo Postimin
    njeriu e kerkon hyjnoren me te gjitha format sepse ka frike nga vdekja. but dont forget, jo te gjithe kane frike nga ajo.
    Jo domosdoshmerisht.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •