Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Erion Veliaj: G99 do të shkrihet me PS-së

    Erion Veliaj: G99 do të shkrihet me PS-së

    Shekulli Online

    29/05/2010



    Kreu i G99 i qëndron mendimit se krahas kutive të materialeve zgjedhore duhet të hapen edhe ato të fletëve të votimit

    Hapja e kutive të materialeve zgjedhore do të nxirrte në shesh gjysmën e së vërtetës dhe jo të gjithën. Ndaj, kreu i G99, Erion Veliaj, gjykon se pa fletët e votimit e vërteta do të ishte gjysmake dhe nuk do të nxirrte në shesh të gjithë shkeljen që dyshohet se ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara parlamentare. Për këtë qëllim, ai vlerëson se opozita nuk duhet të tërhiqet nga kërkesa që krahas kutive të materialeve zgjedhore të kërkojë dhe kutitë e fletëve të votimit. Më tej, ai tregon për sakrificën e vet në grevën e urisë, ndërsa deklaron se G99 po sheh mundësinë e bashkimit me Partinë Socialiste.


    Ju ishit një nga grevistët e urisë që për 19 ditë kërkuat hapjen e kutive. Mendoni se greva ia arriti qëllimit?

    Po, 200 herë PO, për çdo grevist që ofroi trupin e vet për të hequr turpin e zgjedhjeve false. Historia e kësaj jave na dha të drejtë, në Strasburg nuk diskutohet më a do të hapen kutitë, por sa thellë do të hapen e sa gjerë do të hetohen. Dhe i papërgjegjshmi Berisha, pasi kërcënoi se do të na thyente dhëmbë e nofulla e kutitë s'do të hapen, pranoi - kundër pasionit të tij piroman - se kutitë do të hapen.


    E parë nga brenda, si ishte atmosfera në kampin grevist dhe si e priten ata zgjidhjen?

    Greva ishte një sakrificë sfilitëse për të gjithë pjesëmarrësit. Edhe sot e në vazhdim, të gjithë po paguajnë koston e asaj sakrifice me problemet shëndetësore që në rastin më të mirë do të duhen kohë të riparohen. Greva u mbajt gjallë mes pasionit dhe arsyes së kauzës. Sinjali se do të fillonin negociatat për hapjen e kutive dhe presioni ndaj kokëfortësisë Berishiane me pezullimin e integrimit, na dha të kuptojmë se kishim angazhuar me seriozitet maksimal parinë e Europës së Bashkuar. Greva nuk ishte qëllim në vetvete - asnjëherë nuk është e tillë - por mjet për të mbërritur qëllimin e transparencës. Sot, kjo zgjidhje është pranuar nga qytetarët shqiptarë dhe ndërkombëtarët - një pakicë qeveritarësh në konflikt të hapur interesi me të vërtetën nuk mund ta ndalojnë transparencën.


    Tani jemi në negociata. Deri ku mund të tërhiqet opozita për të arritur një pakt me mazhorancën?

    Ne synojmë të arrijmë një pakt me të vërtetën. E vërteta nuk gënjen, nuk fyen, nuk baltos, nuk shpif. Ky është pakti ynë. Do të ishte në nder të mazhorancës të bëjë gjithashtu pakt me të vërtetën. Gjatë ditës së grevës, jo vetëm çdo shqiptar, por dhe çdo pllakë e bulevardit kuptoi se Berisha ka fobi nga e vërteta. Ne i themi se e vërteta do t'i bëjë të lirë, të lirë që dhe të qeverisin, sepse u bë thuajse 1 vit që qeveria ka hequr dorë nga qeverisja dhe shërben si agjenci antimitingjesh ndaj opozitës.


    Ndaj dhe pakti për të vërtetën nuk duhet trajtuar si pazar me mazhorancën. Pyetja nuk është sa do tërhiqemi, por sa do ta shtrijmë transparencën. Ne besojmë më shumë se kurrë se përveç kutive të votimit duhet të hapen kutitë e pronave, kutitë e minatorëve, kutitë e tenderëve, kutitë e gjykatave, kutitë e administratës publike, kutitë e energjisë elektrike - të gjitha ato "kuti" sekretesh, për të cilat çdo Shqiptar ka uri për transparencë. Ndaj, misioni është shtrirja e transparencës dhe gjetkë, e jo tkurrja e saj.

    A do të mjaftohet opozita vetëm me kutitë e materialeve dhe a janë ato mjaftueshëm për të provuar pretendimet tuaja për vjedhje të votave?

    Kutitë e materialeve, si dhe në Ruzhdie, mbartin shumë informacion. Fjala vjen, në Ruzhdie mësuam se qeveria votonte për gjithë emigrantët dhe të vdekurit e fshatit, se komisioneri i Berishës firmoste për qindra njerëz në mungesë, se një person kishte shumë karta identiteti, se pushteti dhe shteti ishin bërë njësh dhe Ministria e Brendshme i ofronte PD-së informacion nga sistemi TIMS se kush ishte në Shqipëri e kush jashtë. Këto materiale ia kërkuam KQZ-së që vjet si G99 dhe na u refuzua në mënyrë qesharake, ndaj s'mund të thuhet se këto paskëshin qenë gjithmonë të gatshme. Por këto janë veç gjysma e të vërtetës, transparenca e fundme do të kish nevojë dhe për fletët e votimit. Venecia e shumëpërfolur nga qeveria do ishte një opsion i mirë. Sot ata kanë ndërruar mendje. Pse vallë, se kanë përgatitur zgjedhje të ndershme thua?

    Nëse do bëhej një axhendë, kur mund të arrihet hapja e kutive?

    Sa më shpejt aq më mirë për të gjithë kombin, i cili ka nevojë të shohë përpara. Opozita është e përkushtuar që të investojë çdo energji që të pajtojë kombin e përçarë nga shpata e politikës së qeverisë, që u mundua të sillte mentalitetin e antimitingjeve për opozitën nga Teherani në Tiranë. Le të mbyllim këtë çështje me transparencë të plotë, të fokusohemi tek e ardhmja dhe në fusha të tjera ku transparenca është po aq jetike.

    Kreu i PS-së ju ftoi të bashkoheni me këtë parti. Si i përgjigjeni ju ftesës?

    Jam pozitiv, prej disa muajsh kemi nisur dhe brenda G99 një diskutim mbi të ardhmen tonë. Ne sot përballemi me aksin Nano-Berisha-Meta - dje armiq të betuar sot aksionerë të pazareve mbi Shqipërinë e shqiptarët. Nëse e keqja është kaq e organizuar, a nuk duhet dhe progresistët të bashkëpunojnë fort?

    Fatos Lubonja per Erion Veliajn - Analize teper e sakte

    Ju jeni thjeshte perseritje, nuk sillni asgje te re!




    Erion Veliaj duke marre neper goje Nard Ndoken & Co.

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 29-05-2010 më 08:54

  2. #2

  3. #3

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Me mendue qe keto maskarenj do jetojne gjithe jeten tue marre rroga e pasuni te majme ne kurriz te shqiptareve pa punue asnji dite ne jeten e tyne!!! Parazite qe i ngjiten per gjithe ekzistencen e tyne kurrizit te popullit!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Erion veliaj eshte virusi i politikes shqiptare,une nuk mund ta shof me sy ndrroi kanal menjeher edhe ja dhe nje te shame me qka ka te gjall e te vdekur

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ky erioni mos eshte ndonje ikanak, karrige-thier i partis specialiste ?!?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Thirrjet per Erion Veline jane thirrjet e injoranteve perballe te aftit.
    Ne Shqiperi eshte llumi qe urren cdo gje te re e perparimtare, te arrire, e qytetare.
    Filozofia e nje te riu te rritur ne tranzicionin e dhjere shqiptar qe kekon transparence jo vetem per votat, po per faturat e energjise, per notat ne shkolle, transparence ne cdo skaj te ekonomise e te menaxhimit, qe populli ta dije si qeveriset.
    Kujt i ka bere keq ky njeri? Ke ka bugosur lincuar, vrare, depersonalizuar ?
    Erion Veline njelloj si Edvin Ramen e urrejne vetem kokpalaret sepse jane cuna nga qyteti e jo nga bjeshket, se jane rritur me qytetari, me bitellsa e rolling stones, me bob marley e me deep puple e jo me dhen e dhi ne mal.
    E urrejne sepse po u mblidhet rrotull qytetaria qe do rregullin e bashkjetesen, qe do qeverisjen per njerezit.
    E ska si te mos i verboje kokepalaret e katundaret, qe kane ne tradite hilene, hajdutllekun, pabesine, kapadaillekun idjot, e injorancen e thelle ne shekuj.
    E kane vene re dhe te tjere qofte nga ps qofte nga njerezit qe kampet poltike jane ndare ne mentalitet qytetar dhe fshataro-tribal.
    Kjo eshte lufta reale midis qytetarise dhe injorances gjithe kohet e fundit.
    Albania Uber Alles

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Krejt mbeturinat e Shqiperis jon mbledh ne PS..hahaaha

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ne Shqiperi eshte llumi qe urren cdo gje te re e perparimtare, te arrire, e qytetare.
    Filozofia e nje te riu te rritur ne tranzicionin e dhjere shqiptar qe kekon transparence jo vetem per votat, po per faturat e energjise, per notat ne shkolle, transparence ne cdo skaj te ekonomise e te menaxhimit, qe populli ta dije si qeveriset.
    Kujt i ka bere keq ky njeri? Ke ka bugosur lincuar, vrare, depersonalizuar ?
    Erion Veline njelloj si Edvin Ramen e urrejne vetem kokpalaret sepse jane cuna nga qyteti e jo nga bjeshket, se jane rritur me qytetari, me bitellsa e rolling stones, me bob marley e me deep puple e jo me dhen e dhi ne mal.
    E urrejne sepse po u mblidhet rrotull qytetaria qe do rregullin e bashkjetesen, qe do qeverisjen per njerezit.
    E ska si te mos i verboje kokepalaret e katundaret, qe kane ne tradite hilene, hajdutllekun, pabesine, kapadaillekun idjot, e injorancen e thelle ne shekuj.
    E kane vene re dhe te tjere qofte nga ps qofte nga njerezit qe kampet poltike jane ndare ne mentalitet qytetar dhe fshataro-tribal.
    Kjo eshte lufta reale midis qytetarise dhe injorances gjithe kohet e fundit.
    E din fort mire se llumi historikisht qendron ne PPSH_PS. Ato beatles e rrolling stones shko e tregoja Ruçit kryesor ne PS. Llumi komunist fuste ne burg ato qytetaret qe i degjonin. Ai llum mallkonte pluralizmin e lirine individuale. Pabesine shihe se si vrisnin njeri tjetrin. Nuk keni shpetim o juanito, i perkisni llumit e humbesve. Prandaj sot fshiheni pas fjalesh qe per gjyse shekullit kur i thonin te tjeret me bindje, i burgosnit apo vrisnit. Pra kur tjeret dinin ç'eshte qyteterimi, ju perfaqesonit perbindshat injorante e morracake e ashtu keni mbete e do mbetni. Mjafton me pa sjelljet e fjalimet gjate bllokimit te bulevardit. Harbute e injorante!!!

    Ky njeri kerkoka transparence? Te beje transparencen e MJaft-it njehere.

    Kuj i ka bere keq? Sa para ka shpenzuar per keto vite? A ia ka kthyer shqiptareve fondin e financimit te partise?

    Edvin Rama e Erion Veliaj nuk jane akoma qytetare e as i bie kund ere qytetarie. Njerez qe kerkojne bllokim rrugesh per qytetaret d.m.th. qe qytetarine e bashkejetesen qytetare as qe e njohin aspak.

    Keshtu pra o perfaqesues te llumit e injorances. Sa me shume qe duani te dukeni me kulture, aq me shume iu zbulohen petet e injorances qe keni trashegim.

  10. #10
    E nxorri me ne fund koken dhe Velia. Nejse te pakten konfirmoi zyrtarisht faktin se vegla e kujt ka qene gjithe kete kohe.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •