Close
Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 273
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Vajza e Berishës: Pasuria nga UNMIK, 800 mijë USD

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Vajzës së kryeministrit Sali Berisha duket se i ka sosur durimi pas akuzave pothuajse të përditshme, për përfitime në poste kyçe të qeverisjes dhe shtrirjen e nepotizmit në nivele të ndryshme të qeverisjes. Ndërkohë, nga gazeta zyrtare e Partisë Socialiste, “Zëri i Popullit”, është kërkuar publikisht nga kryeministri Sali Berisha, që e bija e saj, Argita, të deklarojë pasurinë e saj. Pikërisht për këtë arsye, Argita Malltezi, e cila nuk ka folur asnjëherë për ndonjë gazetë apo televizion gjatë 16 viteve të karrierës politike të babait ta saj, vendosi të rrëfejë pasurinë e saj. “Pasuria ime vetëm nga puna në UNMIK është 800 mijë dollarë dhe është plotësisht e verifikueshme”, -deklaron ndër të tjera në një njoftim për shtyp vajza e kryeministrit. Ajo e justifikon disponimin e kësaj shume të konsiderueshme pas punës disavjeçare që ka bërë në administratën ndërkombëtare në Kosovë.
    Burimi
    “Në lidhje me disa shkrime dhe pretendime të kohëve të fundit në gazetën zyrtare të Partisë Socialiste mbi burimin e pasurive të familjes sime dëshiroj të sqaroj sa më poshtë: Burimi kryesor i të ardhurave të familjes sime deri në fund të vitit 2005, ka qenë punësimi im si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë për periudhën 1996-2000, punësimi i bashkëshortit tim me UNDP Tiranë në periudhën 1998-2001 dhe punësimin profesional me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku së bashku me tim shoq, kemi pasur privilegjin dhe eksperiencën e paharrueshme të punojmë për Misionin e OKB-së (UNMIK) në ndihmë të ngritjes së institucioneve demokratike në Kosove për periudhën Prill 2000 - Nëntor 2005”,- sqaron Argita Malltezi në deklaratën e saj. Kjo e fundit ka qenë në shënjestrën e disa prej mediave, në mënyrë të veçantë pas 3 korrikut 2005, kur babai i saj, nga lideri i opozitës për 8 vjet, u bë kryeministri i vendit.
    Shuma e pasurisë
    Argita Berisha thekson në deklaratën e saj, se vetëm gjatë punësimit të saj me UNMIK-un, të ardhurat e saj bashkë më të bashkëshortit kanë arritur në një vlerë totale prej rreth 800,000 dollarësh. “Vetëm gjatë punësimit me UNMIK, periudhë gjatë së cilës kemi gëzuar statusin dhe trajtimin financiar si çdo punonjës ndërkombëtar i OKB-së, të ardhurat e mia dhe të bashkëshortit tim, kanë arritur një vlerë totale prej rreth 800,000 USD, duke përfshirë pagën, dietat, pagesën e vështirësisë, pagesën për fëmijët dhe fondin e pensionit. Këto të ardhura janë lehtësisht të verifikueshme si nga punëdhënësi, ashtu dhe nga dokumenti mbi nivelin e pagesave të punonjësve profesionale të OKB-së”, -thuhet në njoftimin për shtyp të saj. Më tej, ajo sqaron në deklaratën e saj, se duke qenë e bindur se mënyra e krijimit te pasurisë duhet të jetë transparente, që pas kthimit të saj në Shqipëri, vendosi të depozitojë deklaratën e detajuar të burimeve dhe gjendjes se pasurisë së familjes së saj. “Që në javët e para të kthimit tim në Shqipëri, me bindjen se për çdokënd mënyra e krijimit të pasurisë duhet të jetë transparente, depozitova deklaratën e detajuar të burimeve dhe gjendjes së pasurisë së familjes sime pranë institucioneve përkatëse të shtetit të cilat mund të kryejnë të gjitha verifikimet që dëshirojnë”,- thuhet në deklaratën zyrtare të Argita Berishës.

    Burimi kryesor i të ardhurave të Argita Malltezit deri në fund të vitit 2005:
    1. Ka qenë punësimi i saj si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë për periudhën 1996-2000, punësimi i bashkëshortit me UNDP Tirane në periudhën 1998-2001 dhe punësimin profesional me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku se bashku kanë punuar për Misionin e OKB-së (UNMIK) në ndihmë të ngritjes së institucioneve demokratike në Kosove për periudhën Prill 2000 - Nëntor 2005.

    2. Vetëm gjatë punësimit me UNMIK, ku janë trajtuar si punonjës ndërkombëtar të OKB-së, të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit, kanë arritur një vlere totale prej rreth 800,000 USD, duke përfshirë pagën, dietat, pagesën e vështirësisë, pagesën për fëmijët dhe fondin e pensionit.

    shekulli.com.al

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    ehe.....hmmm luj mace kryt e bullit.

    Do ta luftojme korupsionin pse jo bile me force do ta mbajme.

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nuk ka ngel lloj lloj byrbyli duke bere mijerat e dollareve ne emigrim, qofte duke punuar neper fakrika apo ku di une ...dhe keto merren me gocen e kryeministrit! Bela...

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    ehe.....hmmm luj mace kryt e bullit.

    Do ta luftojme korupsionin pse jo bile me force do ta mbajme.

    E ke idene ti daku cdo te thote te punosh per OKB dhe me statusin e punonjesit nderkombetar aty? A e di ti qe eshte nga pozicionet me te paguara dhe shuma prej 800 mije dollaresh per dy veta ne rreth 6-7 vjet pune nuk eshte asgje e pabesueshme?
    Ti jetoke dhe ne NY akoma se paske hequr zakonin e thashethemeve dhe llafeve te pazarit.
    Vej bast qe keta qe kane kerkuar te verifikohet pasuria e goces se Berishes jane nga ata kermat qe ne 8 vjet i kane cuar llogarite e tyre neper bankat e botes me miliona dollare dhe euro.

    Te vjen per te vjelle kur horrlliku te shitet si moral nga te pamoralshmit.

  5. #5
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    hhahah edhe kush do tja di sa mer ajo ore derman ajo ben qef me leket e popullit shqipatr ju flinsi bla bla fk that shet
    Partizoni

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    QUEENS, NYC
    Postime
    160
    shefe shefe si folen ky mer aman. Ben qef me paret e poullit thot. Une e ti e tjetri vime ktu ne Amerik, punojme 3 muj ne rooff e vrapojm blejme BMW, kurse ajo atje nuk i paska bere dot 100, 000 euro ne vjet me 2 pune te hatashme. po deshe ta dish lal, njofi un njerez qe per 6 muaj ne Rinas kan be 150,000. kaq
    interist

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ZP -ja le te kerkoje kontroll ..transparence .. te pasurise se Argites e te shohim si eshte puna..

    ama 800 000 dollare apo euro nuk i ve askush me pune te rregullt.

    ka njerez qe punojne nje jete te tere me kuc e mac e as 10 000 dollare nuk i ven dot menjane..

    pra ktu ka dicka..

    kjo do jete ndonje shushke.. qe sdo tja dije per figuren e te jatit.. qe i jati simbolizon voten e miljona shqiptareve te ndershem (sepse asnje hajdut nuk voton per Sali Berishen ..per PD-ne pra ) dhe si i tille duhet te ruhet figura e Doktorit jo vetem nga njerzit e thjeshte por aq me shume nga te afermit..

    Ne se puna ne Unmik qenka eldorado.. athere te kish ngritur zene argita e te thosh me kohe..
    hejjj o OKB... o milet .. punesoni nja 100 fukarenj te tjere qe te hane ne kte kazanin qe quhet Rrog unmiko-isti..

    sepse cdo euro qe i shkon Kosoves nga Bota eshte djers e dikujt.. dhe nuk duhet gllaberuar keshtu..

    sic eshte djers e dikujt miljonat qe harxhon Nano neper Dubaje e qe vazhdon dubajoizmin dhe tani.. apo Duka neper tajtanika.. e krocieret e qejfit apo shukat me miljona qe fusin ne kontot sekrete ne vjene e gjithandej Meto edvinat ..

    shkurt fare sme pelqen kjo puna argites..

    kam dyshuar ne apatine politike te kalamajve te Berishes..

    pra sic duket kishin mendjen gjetiu..

    Puna ne UNMIK duhet te bjere pak ere Norman Betyno-izmi.. jo caco ruco malo izmi..

    qashtu..

  8. #8
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Darius

    A e di ti qe eshte nga pozicionet me te paguara dhe shuma prej 800 mije dollaresh per dy veta ne rreth 6-7 vjet pune nuk eshte asgje e pabesueshme?

    Ty Darius të duket cdo gjë e besueshme. Kjo nuk ka të bejë me objekte fluturuese të paidentifikuara por me rroga në leter. Unë kam pak pervoje me misionin në Kosove dhe garantoj se atë shumë nuk mund ta mbledhin as 5 antare familje që punojnë për OKB.

    Kupton, rroga është e mirë mirpo, mirpo, nuk është e mundur të akumulosh gati një milion dollarë. As Peterseni nuk ka mbledhur aq shumë.



    pagesën e vështirësisë = Ketë misioni në Kosovë nuk është duke e paguar që sa kohë sepse konsiderohet si mision i sigurtë, jo i veshtirë (nuk është Kosova Somali apo Sudan etj);

    pagesën për fëmijët = hehe....kjo shumë është simbolike.

    Pensioni = Poashtu, shuma nuk është aq e madhe sa të ndikoj në totalin e mbledhur.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Lidhur me punen ne UNMIK, Argita Berisha ka plotesisht te drejte sepse po te punosh ne administraten e UNMIKut se bashku me bashkeshort eshte me se e drejte qe per ato vite te besh 800000 euro.
    Jam nga Kosova dhe kam informacione lidhur me pagesat ne UNMIK. Ajo aty ka punuar per me shume se 5 vite, dhe per ato 5 vite eshte plotesisht e drejte dhe e mundshme te mblidhet ato te holla.
    Nuk po e them kete per ta mbrojtur vajzen e Sali Berishes por e kam per ta mbrojtur te verteten.
    Sali Berisha po tregon nje pune shume te shkelqyer dhe po tregohet qe eshte nje patriot dhe puntor i madh.
    Deri tani asnje politikan nuk ka treguar me shume sukses se shqiptari i madh, patrioti Sali Berisha.
    Vizita e Sali Berishes ne Kosove para disa ditesh ka qene nje vizite madheshtore. Te gjithe shqiptaret nga Kosova e kan pritur ne nje menyre madheshtore si askend me pare.

    Shpresoj qe populli po e sheh punen e denje te Sali Berishes dhe shpresoj qe nuk do te bie viktime e gjakpiresve te majte sic jane Skender Gjinushi qe ofendon majtas e djathtas, apo si Edi Rama qe nuk sheh realitetin fare por qe jeton ne enderra te ngjyrosura.
    Pershendetje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Realist mire fole.

    Krejt kjo me ngjane ne "Déjà Vue" se keshtu zune me njellos edhe familjen e te ndjerit ,presidentit Rugova.E keta jane te njejtit njerez,se ai qëe asnjehere s’ka kohe te bej diç si duhet, gjithnjë ka kohe, ta përserise!

    Po te kishit qene ne pune
    nuk do te ishit marre me marrezira te tilla.

Faqja 0 prej 28 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Atentati ndaj Lul Berishës me raketë tokë-ajër.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 20:47
  2. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  5. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •