Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Zbulohet varrezë masive në Rashkë me 250 kufoma shqiptarësh



    Zbulohet varrezë masive në Rashkë me 250 kufoma shqiptarësh

    Beograd, 10 maj – Një varrezë e re masive, në të cilën mendohet se janë varrosur 250 shqiptarë nga Kosova, është zbuluar në Serbi, deklaroi për BBC prokurori serb për krime të luftës.

    Ai tha se informacionet kanë ardhur nga misioni policor i BE-së në Kosovë, EULEX, dhe Serbia ka dërguar hetuesit.

    Viktimat besohet se janë vrarë gjatë luftës 1998-99, kur forcat serbe luftuan kundër shqiptarëve në Kosovë, raporton BBC.

    Varreza masive është zbuluar në qytetin Rashka, afër kufirit me Kosovën.

    Kjo nuk është hera e parë që varrezat masive zbulohen në Serbi. Trupat e mbi 800 shqiptarëve nga Kosova janë zbuluar në disa lokacione në Serbi, në vitin 2001.

    Deklarata e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është sfiduar nga Beogradi, por është pranuar nga SHBA-ja dhe shumica e shteteve të BE-së.

    Zëdhënësi i Prokurorisë serbe për Krime lufte, Bruno Vekariq, sipas medieve të Beogradit, ka konfirmuar se varreza ndodhet në Rudnicë, afër Rashkës (jo larg kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë) dhe se kjo është varreza e gjashtë masive me kufoma shqiptarësh, e zbuluar pas 5 tetorit të vitit 2000 në Serbi, Kufomat aty janë sjellë nga varrezat primare në Kosovë nga Poligoni i Shenjtarisë (në Prishtinë njihej mikrotoponimi Strelishte, që ndodhet ndërmjet Tauk Bashçes, lagjes Velania dhe Trafostacionit – plotësim i Koha.net), Janjevës dhe rrethina e Prishtinës. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Manaj: Serbia mund të zbulojë të vërtetën për të zhdukurit nga Kosova

    Prishtinë, 10 maj – Agjencia serbe e lajmeve Beta citon sot zëvendëskryeministrin e Kosovës, Ramë Manaj, të ketë thënë se zbulimi i varrezës masive afër Rashkës dëshmon gatishmërinë e Serbisë që të zbulojë të vërtetën mbi shqiptarët e zhdukur.

    “Zbulimi i varrezës masive duket se tregon gatishmërinë e Serbisë që të ndriçohet e vërteta për të zhdukurit. Çështja e të zhdukurve mund të adresohet në Serbi dhe e Vërteta rreth kësaj mund të zbulohet në saje të Serbisë, meqë forcat serbe kanë organizuar çdo gjë që ka ndodhur (transferimin e kufomave), ka thënë Manaj.

    “Kjo do të thotë se është reale të pritet që e vërteta për të zhdukurit nga Kosova, të cilët janë shpërndarë kudo në Serbi, të vijë pikërisht nga Serbia”, është shprehur Manaj, nga familja e të cilit po ashtu figurojnë të zhdukur disa anëtarë.

    Sipas fjalëve të tij, pala kosovare ka pasur informacion se atje janë të varrosur 250 deri 400 njerëz.
    “Një mihje zyrtare në atë lokacion është bërë në qershor të vitit 2007, por mihja u bë në vend të gabuar”, citon Beta Manajn.

    Manaj ka rikujtuar se pala kosovare ka njohuri edhe për një varrezë tjetër masive afër Medvegjës, por hulumtimi dhe zbulimi i saj është çështje ekskluzive e Serbisë.

    Sot është njoftuar se Prokuroria serbe për Krime Lufte dhe përfaqësuesit e EULEX-it kanë zbuluar bashkërisht varrezën masive buzë një hurdhe peshqish jo larg nga Rashka, dhjetë kilometra nga Kosova.

    Beta citon prokurorin Vladimir Vukçeviq se operacioni për ekshumimin e trupave do të duhej të fillojë shpejt dhe se vlerësimet mbi numrin e viktimave janë në bazë të dëshmive dhe analizës së xhirimeve nga ajri.
    Prishtina kohë më parë ka thënë se ka dëshmi për ekzistimin edhe të tri varrezave masive në territorin e Serbisë. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ka bere kerkes qeveria e kosoves pran nderkombetareve qe te hetohet kjo tragjedi ?

    a mundet ndonji grup i te drejtave te njeriut me shku me pa atje?
    Po euleksi a mundet me ba kerkime atje?
    Pa dyshim jan bijt e Kosoves.

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    EULEX-i ka informuar serbët për varrin masiv

    EULEX-i ka informuar serbët për varrin masiv
    Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, thotë se po pret konfirmimin për zbulimin e një varri masiv në rajonin e Rashkës në jug të Serbisë.
    Një zëdhënës i EULEX-it, Nick Hawton, i tha BBC-së se, nëse konfirmohet se ky është varr masiv, atëherë ky do të jetë një zbulim i rëndësishëm.

    Ai tha se njësitë hetuese të misionit kanë mbajtur kontakte për një kohë të gjatë me autoritetet serbe për vendndodhjen e mundshme të këtij varri masiv në Serbi.

    Autoritetet në Serbi kanë deklaruar se kanë informacion për një varr masiv që thuhet se mund të ketë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të viteve 90 në Kosovë.

    Autoritetet në Prishtinë thonë se kanë qenë në dijeni të varrit masiv, por kanë akuzuar Beogradin zyrtar se nuk ka kërkuar vendndodhjen e saktë në Rashkë.

    Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zëdhënësin e EULEX-it, Nick Hawton dhe fillimisht i kërkoi të sqaronte se për çfarë bëhet fjalë?

    Nick Hawton: EULEX-i i jep përparësi të veçantë çështjes së krimeve të luftës, në veçanti në përcaktimin e vendndodhjes së kufomave të individëve që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga konflikti i vitit 1998-1999 dhe pas tij. Ne kemi punuar rreth këtij rasti të veçantë për një kohë, ne kemi ofruar informacione për vendndodhjen e mundshme të varrit masiv në rajonin e Rashkës. Por ne ende po presim konfirmimin nëse kjo varrezë është zbuluar.

    EULEX-i ka dy departamente që hetojnë vendndodhjen e varreve masive dhe hetojnë gjithashtu rrethanat që i rrethojnë ato. Ato janë zyra e personave të zhdukur dhe të mjekësisë ligjore dhe njësia e EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës. Të dyja këto organizata kanë qenë në kontakt me autoritetet serbe për vendndodhjen e kësaj varreze. EULEX-i beson se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm me Serbinë, por edhe me aktorët e tjerë rajonalë, është jetik për zgjidhjen e këtyre çështjeve që prek aq shumë njerëz nga të gjitha komunitetet e ndryshme. Nuk mund të japim më shumë hollësi në këtë kohë deri sa të mos konfirmohet vendndodhja e varrezës masive dhe me qëllim të mbrojtjes së hetimeve.

    BBC: Por për sa kufoma bëhet fjalë?

    Nick Hawton: Ne nuk mund të konfirmojnë ende se varreza masive është zbuluar. Hetimet rreth kësaj do të bëhen së shpejti. Nëse konfirmohet se kjo është një varrezë masive atëherë do të mund të jetë një zbulim i rëndësishëm.

    BBC: Ju thoni se keni bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e Beogradit. Por për sa kohë jeni duke hetuar këtë rast?

    Nick Hawton: Ajo që mund të them tani është se të gjitha njësitë tona që punojnë në fushën e varreve masive dhe personave të zhdukur kanë kontaktuar me autoritetet serbe për një periudhë të mirë kohore.

    BBC: Ka ende ndonjë tjetër vendndodhje të varrezave masive që ju dyshoni të jetë diku?

    Nick Hawton: EULEX-i me departamentet e tij të ndryshme po vazhdon të mbajë kontakte jo vetëm me autoritetet serbe, por edhe me autoritetet gjithandej, në kërkimin e vazhdueshëm për të gjetur çfarëdo varreze tjetër të mbetur, ose të varrezave të atyre që janë vrarë gjatë konfliktit ose menjëherë pas tij.

    BBC: Pra ju shihni tani një bashkëpunim nga të dyja palët edhe Prishtina edhe Beogradi rreth personave të zhdukur dhe varreve masive?

    Nick Hawton: Unë mund të flas për punën e EULEX-it, dhe ai vazhdon të mbajë lidhje me autoritetet gjithandej rajonit me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi që vazhdon të prekë komunitetet e ndryshme. Njerëzit ende po vuajnë duke mos e ditur se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre për më shumë se dhjetë vjet. EULEX-i beson se është përparësi për të provuar që të zgjidhë këto çështje dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe të bisedojmë me secilin që mund të ndihmojë në këtë çështje.
    Bota Sot

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Serbi, gjendet edhe një varr masiv me eshtra te shqiptarëve

    Një varrezë e re masive, në të cilën mendohet se janë varrosur 250 shqiptarë nga Kosova, është zbuluar në Serbi, deklaroi për BBC prokurori serb për krime të luftës.
    Ai tha se informacionet kanë ardhur nga misioni policor i BE-së në Kosovë, EULEX, dhe Serbia ka dërguar hetuesit.
    Viktimat besohet se janë vrarë gjatë luftës 1998-99, kur forcat serbe luftuan kundër shqiptarëve në Kosovë, raporton BBC.
    Varreza masive është zbuluar në qytetin Rashka, afër kufirit me Kosovën.
    Kjo nuk është hera e parë që varrezat masive zbulohen në Serbi. Trupat e mbi 800 shqiptarëve nga Kosova janë zbuluar në disa lokacione në Serbi, në vitin 2001.
    Deklarata e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është sfiduar nga Beogradi, por është pranuar nga SHBA-ja dhe shumica e shteteve të BE-së.
    bbc.com

    Varreza në Rudnicë është po ajo që ishte hapur më 2007


    Rashkë, 11 maj - Varreza e zbuluar në Rudnicë, afër Rashkës (Serbi), ku dyshohet se gjenden trupat e pajetë të rreth 250 shqiptarëve, është e njëjta me atë që ishte hapur në 2007 dhe për të cilën autoritete e Beogradit kishin deklaruar se është boshe. Atë kohë institucionet e Kosovë patën dyshuar se Beogradi kishte bërë lojë duke hapur disa metra larg vendit të dyshuar. Sidoqoftë, Qeveria ende nuk ka asnjë informim zyrtarë për gjetjen e kësaj varreze. Zëvendëskryeministri, Ramë Manaj, ka thënë se pranimi i kësaj varreze e dëshmon atë që Serbia ka informacionet për secilin shqiptarë që është zhdukur në Kosovë. Manaj mendon se pranimi se në atë lokacion ndodhet varreza masive është rezultat i trysnisë së BE-së dhe EULEX-it dhe sipas tij kjo i kontribuon Serbisë për afrim më BE-në. Sipas fjalëve të tij, pala kosovare ka pasur informacion se atje janë të varrosur 250 deri 400 njerëz. Zëvendëskryeministri, Manaj, ka rikujtuar se pala kosovare ka njohuri edhe për një varr tjetër masiv afër Medvegjës, por hulumtimi dhe zbulimi i tij është çështje ekskluzive e shteti serb.
    Lajmi për varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës është bërë i ditur nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë. Ndërkohë, Misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, ka pohuar të ketë ndihmuar në gjetjen e lokacionit ku pretendohet se ka varrezë masive, pa e konfirmuar një gjë të tillë për shkak të hetimeve.
    koha.net

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kjo varreze ka qene hapur edhe njehere ne vitin 2007 mirepo jo ne lokacionin e duhur ,mirepo ne afersi dhe nuk ishin gjetur asgje.
    Pikerisht tash me ndihmen e EULEX-it dhe nga deshmitar qe vejne drite mbi lokacionin perkates te varrezes.
    Varreza dyshohet te jete pikerisht nen parkingun e automjeteve qe shihen ne fotot me poshte,poashtu nen themelet e shtepise ne foton e fundit,ku me qellim ishte ngritur kjo godine vetem e vetem qe te mos dihet se ka varreze nen te.
    Ja deri ku shkon kufiri i qmendurise se krimineleve.




  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    EULEX-i ka informuar serbët për varrin masiv


    Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, thotë se po pret konfirmimin për zbulimin e një varri masiv në rajonin e Rashkës në jug të Serbisë.
    Një zëdhënës i EULEX-it, Nick Hawton, i tha BBC-së se, nëse konfirmohet se ky është varr masiv, atëherë ky do të jetë një zbulim i rëndësishëm.
    Ai tha se njësitë hetuese të misionit kanë mbajtur kontakte për një kohë të gjatë me autoritetet serbe për vendndodhjen e mundshme të këtij varri masiv në Serbi.
    Autoritetet në Serbi kanë deklaruar se kanë informacion për një varr masiv që thuhet se mund të ketë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të viteve 90 në Kosovë.
    Autoritetet në Prishtinë thonë se kanë qenë në dijeni të varrit masiv, por kanë akuzuar Beogradin zyrtar se nuk ka kërkuar vendndodhjen e saktë në Rashkë.

    Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zëdhënësin e EULEX-it, Nick Hawton dhe fillimisht i kërkoi të sqaronte se për çfarë bëhet fjalë?

    Nick Hawton: EULEX-i i jep përparësi të veçantë çështjes së krimeve të luftës, në veçanti në përcaktimin e vendndodhjes së kufomave të individëve që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga konflikti i vitit 1998-1999 dhe pas tij. Ne kemi punuar rreth këtij rasti të veçantë për një kohë, ne kemi ofruar informacione për vendndodhjen e mundshme të varrit masiv në rajonin e Rashkës. Por ne ende po presim konfirmimin nëse kjo varrezë është zbuluar.

    EULEX-i ka dy departamente që hetojnë vendndodhjen e varreve masive dhe hetojnë gjithashtu rrethanat që i rrethojnë ato. Ato janë zyra e personave të zhdukur dhe të mjekësisë ligjore dhe njësia e EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës. Të dyja këto organizata kanë qenë në kontakt me autoritetet serbe për vendndodhjen e kësaj varreze. EULEX-i beson se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm me Serbinë, por edhe me aktorët e tjerë rajonalë, është jetik për zgjidhjen e këtyre çështjeve që prek aq shumë njerëz nga të gjitha komunitetet e ndryshme. Nuk mund të japim më shumë hollësi në këtë kohë deri sa të mos konfirmohet vendndodhja e varrezës masive dhe me qëllim të mbrojtjes së hetimeve.

    BBC: Por për sa kufoma bëhet fjalë?

    Nick Hawton: Ne nuk mund të konfirmojnë ende se varreza masive është zbuluar. Hetimet rreth kësaj do të bëhen së shpejti. Nëse konfirmohet se kjo është një varrezë masive atëherë do të mund të jetë një zbulim i rëndësishëm.

    BBC: Ju thoni se keni bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e Beogradit. Por për sa kohë jeni duke hetuar këtë rast?

    Nick Hawton: Ajo që mund të them tani është se të gjitha njësitë tona që punojnë në fushën e varreve masive dhe personave të zhdukur kanë kontaktuar me autoritetet serbe për një periudhë të mirë kohore.

    BBC: Ka ende ndonjë tjetër vendndodhje të varrezave masive që ju dyshoni të jetë diku?

    Nick Hawton: EULEX-i me departamentet e tij të ndryshme po vazhdon të mbajë kontakte jo vetëm me autoritetet serbe, por edhe me autoritetet gjithandej, në kërkimin e vazhdueshëm për të gjetur çfarëdo varreze tjetër të mbetur, ose të varrezave të atyre që janë vrarë gjatë konfliktit ose menjëherë pas tij.


    BBC: Pra ju shihni tani një bashkëpunim nga të dyja palët edhe Prishtina edhe Beogradi rreth personave të zhdukur dhe varreve masive?

    Nick Hawton: Unë mund të flas për punën e EULEX-it, dhe ai vazhdon të mbajë lidhje me autoritetet gjithandej rajonit me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi që vazhdon të prekë komunitetet e ndryshme. Njerëzit ende po vuajnë duke mos e ditur se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre për më shumë se dhjetë vjet. EULEX-i beson se është përparësi për të provuar që të zgjidhë këto çështje dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe të bisedojmë me secilin që mund të ndihmojë në këtë çështje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775
    Fatlum,ke nje shkrim dokumentarist e historik,qe me pelqen shume.Pothuajse eshte i perkryer.

  10. #10
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    EULEX-i ka informuar serbët për varrin masiv!!! haha Kjo eshte e ditur qe moti,po evropes nuk i konvenoje ta qesin ne shesh,pritnin rastin...ja tani eshte rasti,me laa *** me shure,gjoja ne nuk jemi ketu vetem per mi ndjek shqiptaret....

    Keta MUTA i njohim ne palc
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •