Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Forza INTER!!! Maska e NBAlbania
    Anëtarësuar
    10-04-2005
    Vendndodhja
    Ne Toke
    Postime
    384

    Udhëtari i kohës kapet në fotografi

    Udhëtari i kohës kapet në fotografi

    Ndër fotografitë e ekspozuara në muzeun virtual Bralorne Pioneer, njëra ka tërhequr vëmendje të posaçme. Për këtë fotografi meritor është një burrë i cili me paraqitjen e tij kapërcen kufijtë e kohës në të cilën është bërë fotografia.
    Burri me syze moderne dielli, bluzën me një fotografi të shtypur në të, një xhemper modern dhe me fotoapart po ashtu modern shihet në një grumbull njerëzish.

    Fotografia është bërë më 1940 kur ka qenë krejtësisht tjetër modë, ashtu si edhe kanë ekzistuar tjerë aparate fotografik. Kështu shumë analistë kanë konkluduar se ky është një njeri i cili udhëton nëpër kohë dhe i cili rastësisht është fotografuar në qytetin kanadez në Kolumbinë Britanike. /Telegrafi/
    ██████████████████████
    F . C . I n t e r n a z i o n a l e M i l a n o
    ██████████████████████

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Ehm... ka dy gjera qe nuk i kam te qarta:

    1. Pse thuhet qe aparati fotografik eshte modern. Kur e zmadhoj foton kam kete rezultatin ketu me poshte ku duket nje makine fotografike e modeleve te vjetra. Eshte nga ato me objektivin si tip firzamonike... nje nje invers te fotos dallohet mire edhe bordura e siperme e drejte.

    2. Ajo dora qe mban aparatin ne te djathe te burrit, eshte dora e tij? Sepse te krijon pershtypjen sikur nuk eshte dora e tij, dhe sidoqofte duket pak e cuditshme menyra ne te cilen mban aparatin.

    Sa per syzet, nuk me duken shume moderne, nderkohe qe e vetmja gje qe me ben pershtypje eshte bluza e stampuar. Kjo po eshte fakt terheqes.

    http://i42.tinypic.com/2mesf1x.jpg

    http://i41.tinypic.com/qrf4ux.jpg

    http://i41.tinypic.com/9jqbuc.jpg

  3. #3
    Kjo eshte AboveTopSecret material. Aty eshte postuar per here te pare pothuajse para nje muaji. Aty i eshte bere dhe analiza. Aparati nuk mund te thuhet nese eshte i nje modeli te koheve tona apo thjesht nje aparat i viteve 40. Eshte analizuar aparati, modeli i syzeve dhe bluza t-shirt qe personi mban te veshur ne ate foto.




    Ky model syzesh pretendohet qe nuk ka ekzistuar ne ato vite por kjo nuk eshte e vertete. Jane kohet kur sapo kishin dale te ashtuquajturat lente jo reflektive, ose non reflexive lens. Sa per ilustrim, ja nje foto e shkeputur nga skena e nje filmi te atyre viteve. Shikoni femren e cila ka ne sy nje pale syze identike me ato qe pretendohet se mbahen nga time traveler.




    Ndersa aparati:



    Pretendohet se eshte modern dhe ne fakt kur i behet krahasimi me modelet e atyre viteve, sidomos me te vetmin qe eshte paksa i ngjashem (Kodak Medalist i vitit 1941) mbeshtet faktin qe eshte cudi ne ato vite dikush te paraqitet me nje aparat kaq te vecante. Aparati ka ngjashmeri dhe me nje lloj aparati rus te quajtur Exacta po perseri nuk afrohen shume.

    Edhe veshja e personit eshte jo e zakonshme. Sidomos bluza t-shirt. Modele te tilla ne ate kohe nuk kane qene popullore, sidomos t-shirts me te shkruajtura te cilat u bene me te perdorshme ne mes te viteve 50-te. Sidoqofte kam pare foto te vitit 1942 ku nje amerikan mban te veshur nje t-shirt te bardhe me germa te medha. Ndersa modeli i flokeve eshte tipik i atyre viteve



    Ne teresi prania e ketij personi ne mes te turmes eshte e cuditshme dhe duket jashte vendit. Fillimisht dyshova qe mos ishte photoshop po me pas lexova disa analiza dhe fotoja eshte autentike. Tani nga qenia e pazakonte e ketij individi, ne time traveler eshte nje kapercim disi madheshtor keshtuqe sipas mendimit tim eshte thjesht nje rast i cuditshem.

  4. #4
    Per cfare evenimenti behet fjale ne gjithe kete grumbull njerezish?
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    Po dhe Jo
    Anëtarësuar
    12-09-2009
    Postime
    172
    Kam degjuar diku se nje person me emrin (nick) TimeTravel_0 "lundronte" neper internet neper faqe te ndryshme dhe i pergjigjej pyetjeve te ndryshme qe i benin njerzit.
    Shume teme interesante eshte kjo per time travel. Ai personi ne fjale ishte nje person qe thoshte se ka ardhur nga e ardhmja nuk kam shume info por keshtu disi flitej.
    You may stop this individual, but you can't stop us all... after all, we're all alike.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Per cfare evenimenti behet fjale ne gjithe kete grumbull njerezish?
    Eshte rihapja e South Fork Bridge ne vitin 1941 mbas permbytjes se vitit 1940 ne South Fork Bridge, Gold Bridge, B.C. Canada.

    Citim Postuar më parë nga Troyan. Lexo Postimin
    Kam degjuar diku se nje person me emrin (nick) TimeTravel_0 "lundronte" neper internet neper faqe te ndryshme dhe i pergjigjej pyetjeve te ndryshme qe i benin njerzit.
    Shume teme interesante eshte kjo per time travel. Ai personi ne fjale ishte nje person qe thoshte se ka ardhur nga e ardhmja nuk kam shume info por keshtu disi flitej.
    Ke nje teme te zgjeruar ne kete forum per TimeTravel_0 ose John Titor.

  7. #7
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    po ata njerezit verdalle se shikonin ? lol dmth su bente pershtypje

    them se bluzja permban sekretin .. duhet analizuar dmth

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •