Besoj se gazetaret i japin vetit kete te drejte ne koken e tyre. Sepse ne gazeta te ndryshme here shqiperohen emrat e huaj, here shkruhen origjinalisht. E njejta vlen per televizionet apo mediat tjera. Here "Washington", here "Uashington", here "Vashington".
Per kete arsye mendoj se Shqipja nuk njeh nje rregull te qarte ne kete pyetje.
Perndryshe pyetja jote eshte diskutuar me pare edhe ketu (lexo postimet e fundit):
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=108509
Se a duhet te shqiperohen emrat e huaj apo jo, besoj nuk duhet pergjegjur ne menyre te pergjitheshme. Sepse ka emra te huaj, te cilet nuk mund t'i shkruash origjinalisht. P.sh. fjalet/emrat kineze, inde e tjere. Ndoshta zgjidhje e mire do ishte qe te pakten gjuhet europiane, ato qe shkruhen me shkronja latine, te shkruhen ne gjuhen origjinale. Te pakten per arsyen se kjo praktike do te ndalonte bastardimin e metejshem te Shqipes. P.sh. nese shkruan "homazh", femiu shqiptar do te mendoje se kjo fjale eshte shqipe. Por nese e shkruan "homage" dhe e lexon "homazh", femiu do te kuptoje se eshte fjale e huaj, do te kerkoje ate shqipe.
*
Krijoni Kontakt