Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    C'po ndodh me Gjuhen Shqipe?

    Po bastardohet ?! (dhe ketu perdora nje term te huaj)

    E perdora kete term, per te mos perjashtuar veten nga ky virus moderrn (bashke-kohor) qe po zhvillohet cdo dite e me teper, duke mjegulluar gjuhen Shqipe dhe duke bere qe brezat e rinj te rriten me kete stil qe quhet 'trendy' ..(shperdorimi vazhdon) Nderkohe qe brezat e vjeter, ne paradoks, ndjehen te prapambetur ne garen e tyre per tu adoptuar me kohet qe po jetojme, me ndryshim te disave qe ne vend se ta kritikojne kete fenomen, mundohen me doemos te pershtaten, ne menyre qe te mos ndjehen pjese e nje kategorie qe 'nuk merr vesh nga jeta' ..

    Mjafton te shfletosh emerimet e programeve mediatike:

    Top Channel
    Top News
    News24
    OraNews
    Big Brother
    DejaVu
    Bang Bang

    Po te degjosh pastaj politikanet, analistet, kritiket, artistet, intelektualet ne pergjithesi, qe marrin pjese ne keto programe, qe jane te perditshmit e fokusit mediatik, eshte marramendes perdorimi i termave te huaj ose edhe i fjaleve anglisht qe ne nje fare menyre u gjejne nje lloj shqiperimi te pakuptimte (si psh: ishte nje ceshtje teper 'kruciale' - tha nje analist i bylmetores) dhe te cilat i shprehin me nje lloj kenaqesie ne vetvete, packa se nganjehere me krijojne pershtypjen qe nuk e kane idene se c'kuptim ka nje fjale apo tjeter dhe qe per cudi nuk perballen me asnje kritike nga degjuesit apo debatuesit.

    Dalim pastaj tek njerezit rrugeve. Nje dyndje e jashtezakonshme e fjaleve te huaja qe perdoren per emerime sendesh, objektesh etj. Dikur pas emigrimit ne Itali, mbaj mend qe ishin fjalet italiane ato qe dominonin, por sic duket, Anglia dhe Amerika e ka thyer kete sukses, duke zevendesuar ato fjale me anglezet. Po shkojme ne PUB - thone tani. Nuk po zgjatem se jane pa fund..

    C'masa duhen marre ose c'mendoni se mund te bejme ndaj nje demi te tille?
    Nese mundeni dhe keni kohe, do ishte mire te sillnim terma te ndryshem te fjaleve te huaja, qe perdoren ne jeten e perditshme nga moderrnet e sotem dhe qe po zevendesojne fjalet shqip. Fjale te tipit 'intrudiksion - krucial - afera - recesioni - etj etj'
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeuS : 21-04-2009 mė 16:49

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ate qe nuk e beri armiku per 500 vjet,
    e ben "miku" ne 2 dhjetevjeēare.

  3. #3
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po bastardohet ?! (dhe ketu perdora nje term te huaj)
    Po bdaret.

  4. #4
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Gjuha shqipe nuk do vdese dhe do te rezistoje. Njerezit qe e duan dhe adhurojne shqipen po kthehen perhere e me shume ne specie ne zhdukje dhe kjo eshte shume intriguese, njerezit vuajne per te qene sa me te vecante
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-04-2009
    Postime
    14
    ...asgje nuk po ndodh me gjuhen shqipe.

    ...por transformimi i njerezve i cili eshte i pashmangshem.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Kam shkruar ne nje teme tjeter te ngjashme para disa ditesh, dhe disa njerez ishin kembengules dhe se keto terma jane huazime, qe sipas tyre gjuha shqipe si ka.

    Tragjedi ne vete eshte qe televizionet tona e kane marre me hov kete zakon.
    Fjalet qe degjon cdo dite ne TV jane si keto.
    Inaugurim, - Perurim
    Ceremoni - Manifestim
    Licencim - Lejim
    trend - Ecje me kohen
    moderne - Bashkekohore

    E qindra, mijera, fjale te ketij lloji, qe nga dikush quhen huazime. Ka nje shumice e ketij populli qe mendojne se keto fjale jane internacionale (nderkombetare), dhe eshte moderne (bashkekohore) te perdoren fjale te tilla. Por une i argumentova ne nje teme tjeter se gjuhet e medha si Gjermane, nuk pranojne fjale te huaja dhe kane fjale te veten per secilen fjale te huaj qe perdorim ne, televizion, biciklete etj.

    Gjuha jone me siguri do te zhduket nese vazhdohet me kete "trend".

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    FOL E SHKRUAJ BUKUR SHQIP!

    Veset e liga mėsohen ma shpejt, ashtu sikur mbrapshtitė, dredhitė, nxinen ma shpejt, ashtu sikur nuk shkruhet drejtė fjala qė flitet natyrshėm, ashtu sikur gazetarėt, mediat, flasin fjalė gjoja tė sotme (moderne, bashkėkohore) dhe tregohen TĖ MĖDHEJ, tė ditur, tė zgjuar, kosmopolit, gjoja si intelektual botėror, gjoja po flasin me kohėn dhe zhvillimin botėror dhe nuk e kuptojnė se mu ashtu tregohen tė tėhuajsuar, tė mbrapshtė dhe injorues tė gjuhės shqipe, kur secila gjuhė i ka fjalėt e veta (e kur nuk i ka, duhet marrė hua). Por Shqipja, pėrveē disa fjalėve tė kohės, ku mungon njė fjalor elektro-kibernetik (qė edhe pėr atė ka spjegime shqipe), ka spjegime shqipe tė tė gjitha fjalėve botėrore, ma shumė se asnjė gjuhė tjetėr i.e.

    Dikush t'i thot Licencės - Leje, i duket se bie ultė nė shprehje, ashtu si: moderne - e sotme, trend - pėrparim, ceremoni-al - manifestim, maxhorancė - shumicė, e sa fjalė tjera qė tė bėjnė tė qeshesh, kur i dėgjon e lexon, gjoja po tregohen tė mėdhej, e nuk e kuptojnė se bėhen vegla qorre - sepse tė gjitha ATO fjalė, ti nėse je aq i zoti, shprehi nė ato gjuhė nga rrodhen, e jo ta prishesh gjuhėn tėnde!

    Me ato mbrapshtira, jo qė zhduket Shqipja, por bėhet si laraskat, gjuhė me lara (nėse ia qėllova), e kur pėrsėriten shumėherė, sikur bėhen shprehi e vese tė liga, nė tė folur e nė tė shkruar. Ta zėmė, nėse ti don tė shprehesh me njė fjalor botėror shqip, me ato fjalė tė huaja, bile thuaje edhe shqip (kur flet), a jo kur shkruan.

    Ne kemi probleme edhe brėnda gjuhės, me fjalė e shprehje tė kundėrta, tė padrejta, qė nuk im pėrgjigjen kuptimit tė tyre, e krijojnė huti nė spjegime, kur i analizon me kuptimin e fjalės e shprehjes, themi:

    - themi, thomė - temė, (kur aty ėshtė folja shqipe - THE, apo
    - themi, thomė - tezė,
    - themi, thomė - teologji, teo, teolog...
    - themi, thomė - metatezė, diotezė, apoteozė, katedėr, teori, autor, teist, ateist ... kur nė tė gjitha kėto fjalė e shumė tjera, ėshtė folja shqipe THE (me thanė, pėr tė thėnė) SHQIP!

    Themi: nxėnės, ai qė nxėn mėsimin, nxėn dituri, nxėn shkathtėsi etj., e themi fjalinė

    nxėnėsi mėson, nxėnėsi mėson mėsimin, kur ai nuk mėson, por nxėn mėsimin, sepse ėshtė nxėnės dhe nuk mund tė mėsoj - sepse mėsuesi ia mėson mėsimin nxėnėsit e nxėnėsi e nxėn mėsimin, e kupton... E kur vie fjala - nxėn diēka, e nxėn zogun, e nxėn fluturėn, e nxėn peshkun... na thomė - e zė, zuri, zuarja, i-e tė zėnur, zėnje, zėnja - u zunė mesveti ( u nxunė mesveti) nxėnėsi zė mėsimin, qė pshtjellohet me fjalėn - zė, zėri, zerat, nė vend se tė thohet - nxė - sepse pėrderisa ėshtė fjala - nxėnės-i, atėherė edhe duhet tė thohet - nxė, e jo zė!

    Mėsuesi dikton mėsimin, mėsuesi mėson mėsimin, mėsuesi iu mėson mėsimin nxėnėsvet dhe nxėnėsit e nxėnė - sepse nxėnėsi nuk ėshtė mėsues!

    Pastaj pėrdorimi i tepėrt i tingullit - ė edhe aty ku nuk duhet, sipas tė folurit shqip: pėllumbi e plumbi, pėllamba, pėllitja, kur duhet: plumbi, pllumbi, pllamba (e dorės), pllitja, plasja, e nė mijėra fjalė tjera... pėrdorimi i panevojshėm i tingullit - ė (shih fjalėn - pėrdorimi, e flasim edhe aty ku nuk pėrdorėt, me dorė, sepse fjala - pėrdorim-i, thohet vetėm kur pėrdoret diēka me dorė dhe na e marrim edhe pėr gjuhėn, tingullin, ku nuk ka tė bėjė aspak me dorė-n!

    Gjuha zhvillohet, pėrsoset tok me popullin, kur drejtohet nga drejtuesit e fortė, e tė ditur, sepse brėnda gjuhės ėshtė njė det pune, ku secili qė e ndien veten tė aftė, ka pėr detyrė ta thot mendimin e drejtė dhe tė korrigjohen: fjalorėt, leksiku, fonetika, morfologjia, sintaksa - gramatika e gjuhės! Atėherė do tė kemi njė gjuhė tė zhvilluar, prefekte, tė pėrsosur, tė drejtė ashtu sikur flitet nga themeli i tė folurit shqip!

    Tung shih sa mbrapshtė thohet shkurtesa pėr fjalėn Tungjattjeta! Se nuk iu pritet, tė thohet drejtė, e kjo fjalė - tung, ėshtė fjalė nėnēmimi, ironie, e thohet seriozisht, mbrapshtė!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga rrezon Lexo Postimin

    Shko meso SHQIP,atehere do kemi nje gjuhe PREFEKTE.Natyrisht gabohet germa jedan me germen dy.Resti mesohet ne fillore,ose Osam vjecare!Nga Leksikografia Sllave per emertimet shqiptare!
    Zdravo.
    Theuta nga 231 deri ne 228 mbas(ose para) Sabri ARABIT,ose rraca e jone e kulluar ARABE,IllYRET kush jane keta???Sa per racen time????????s'behet fjale fare,ishim duke ndjekur mamuthet.
    C'jane me kta pash zotin nuk e di ku.....

  9. #9
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Veset e liga mėsohen ma shpejt, ashtu sikur mbrapshtitė, dredhitė, nxinen ma shpejt, ashtu sikur nuk shkruhet drejtė fjala qė flitet natyrshėm, ashtu sikur gazetarėt, mediat, flasin fjalė gjoja tė sotme (moderne, bashkėkohore) dhe tregohen TĖ MĖDHEJ, tė ditur, tė zgjuar, kosmopolit, gjoja si intelektual botėror, gjoja po flasin me kohėn dhe zhvillimin botėror dhe nuk e kuptojnė se mu ashtu tregohen tė tėhuajsuar, tė mbrapshtė dhe injorues tė gjuhės shqipe, kur secila gjuhė i ka fjalėt e veta (e kur nuk i ka, duhet marrė hua)

    Gjuha zhvillohet, pėrsoset tok me popullin, kur drejtohet nga drejtuesit e fortė, e tė ditur, sepse brėnda gjuhės ėshtė njė det pune, ku secili qė e ndien veten tė aftė, ka pėr detyrė ta thot mendimin e drejtė dhe tė korrigjohen: fjalorėt, leksiku, fonetika, morfologjia, sintaksa - gramatika e gjuhės! Atėherė do tė kemi njė gjuhė tė zhvilluar, prefekte, tė pėrsosur, tė drejtė ashtu sikur flitet nga themeli i tė folurit shqip!

    rrezon..
    Te falenderoj per kete postim kritik dhe me vlere. Perdorimi i fjaleve te huaja (te huazuara) nuk eshte edhe aq shqetesues per mua, sidomos kur kemi te bejme me terma shkencore (ketu perfshij shkenca te ndryshme, ku termi ka pamundesi shqiperimi). Edhe per nje mase njerezish, qe perdorin fjale te huaja neper rruge, se u duket vetja pak te vecante e te perparuar, nuk kam shqetesim, sepse ato jane si puna e atij qenit qe e zgjidh nga litari, ja fut vrapit fuqishem dhe pastaj ndalon se lodhet, pra do u skadoje edhe ky vetpelqim i te shprehurit gabimisht.

    Ajo qe me shqeteson mua, jane pikerisht ato intelektuale (nese mund ti quajme keshtu) te cilet duke qene te pranishem vazhdimisht ne media e masmedia, jane ne nje fare menyre, shembull per te tjeret. Kryejne disi ate rolin e drejtuesit te forte e te ditur (ne thonjeza) duke devijuar nga shinat ne menyre indirekte nje popullsi te tere. Kjo ne mungese te drejtuesve te ditur e te merituar, gjithashtu ne mungese te nje arsimimi teper te varfer, qe eshte mungese e qeverise dhe e institucioneve perkatese, qe po rrisin nje brez injorant.

    Shqetesuese eshte edhe kjo aftesi qe kane pervetesuar per te 'shqiperuar' ose per tu gjetur nje menyre te adaptuari qe tingellon shqip. Per shembull, me ben cudi sesi kane filluar te marrin nje fjale te huaj dhe me bindje dhe kompetence e lakojne neper rasa te ndryshme. Kupton plako, e lakojne! Dmth marrim fjalen introduction dhe fillimisht e shqiperojne introduksion dhe pastaj vazhdojne introduksioni - emerore, i/e introduksionit - gjinore, introduksionit - rrjedhore, introduksionin - kallezore etj etj.. Ke parasysh? Psh, Degjova introduksionin qe filan person beri! Kjo do jete e demshme per te ardhmen e gjuhes sone!

    Pastaj, kulmi fare eshte emerimi qe u bejme gjerave, duke filluar (sic permenda me lart) qe nga programet e fuqishme te medias, neper gazeta, neper emra dyqanesh, lokalesh etj etj. Diskutoja me disa burra ne moshe te thyer heren e fundit qe shkova ne Shqiperi. Imagjino sesi tingellon per ato Top Channel dhe programe si Dejavu etj etj. Mire qe nuk e kuptojne se c'jane keto alienizime, por pa kuptuar ndjehen edhe inferior ndaj nje brezi te cakerdisur por qe pretendon te jene te perparuarit e shekullit.

    Ka gje ne dore shteti ne kete rast dhe a mund te merren masa ndaj ketyre fenomeneve, sepse nuk jam ne dijeni?

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Tani sapo degjova te Alsat ne fjale te re - shqipe:

    'Celebritetet'

    Pa perkthen kush ju lutem?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Windows XP nė gjuhėn shqipe!
    Nga edspace nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 20:27
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •