Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga anti hipokrizi Lexo Postimin
    niku ti e te gjith te keni te qarte nje gje qe Islami eshte fe e paqes dhe e ndalon vetvrasjen dhe perveq vetvrasjes edhe vrasjen e nje te pafajshmi e ndalon rreptesisht por se cfare bejne njerezit neper bote nuk mban pergjegjesi Feja Islame e cila sic u shpreha pervec se nuk i urdheron apo lejon perkundrazi Feja Islame i ndalon rreptesisht keto gjera

    Kur lejohet të fillohet lufta?

    Duke qenë se themeli është paqja dhe lufta është rast i përveçëm, nuk ka arsye për të hapur luftë dhe sipas këndëvështrimit islam lufta bëhet vetëm në dy raste:

    Së pari: Në rast mbrojtjeje të jetës, nderit, pasurisë apo vendit nga armiqtë.
    Allahu i Lartësuar thotë:
    “Luftoni për hir të Allahut atë që ju luftojnë, por mos i kaloni kufijtë. Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.” (El-Bekare, 190)

    Sa`d ibn Zejdi tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Kush vritet për pasurinë e tij, ai është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur veten e tij është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur fenë e tij është dëshmor, kush vritet për të mbrojtur familjen e tij është dëshmor”. Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.

    Allahu i Lartësuar thotë:
    “E pse të mos luftojmë kur jemi nxjerrë nga shtëpitë dhe fëmijët tanë.” (El-Bekare, 146)

    Së dyti: Në rast mbrojtjes të thirjes dhe ftesës për tek Allahu i Lartësuar, nëse del ndonjë pengesë për të duke torturuar atë që beson, duke penguar atë që dëshiron të hyjë në këtë fe apo duke penguar thirrësin ta komunikojë atë. Argumentin e saj e gjejmë si më poshtë:

    1.Allahu i Lartësuar thotë:
    “Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë, por mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). Dhe luftoni, ata kudo që t`i zini, dëbojni prej vendit ata, sikurse ju përzunë ata juve. Provokimi (fitneja) është më e rëndë se vrasja. Mos i luftoni ata pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), deri në atë cast që ata t`ju luftojnë juve aty, e nëse ju sulmojnë, atëherë sulmoni edhe ju ata. I këtillë është ndëshkimi ndaj jobesimtarëve. Dhe nëse heqin dorë, Allahu është Ai që fal dhe mëshiron. Luftoni idhujtarët derisa të zhduken propagandimi i tyre e të praktikohet feja e vetëm për Allahun. E në qoftë se ndalen (nga propaganda dhe lufta) atëherë lëreni armiqësinë, përveç atyre që janë zullumqarë.” (El-Bekare, 190-193)

    Ky ajet përfshin çështjen e mëposhtme:
    a) Udhrin për të luftuar ata që e fillojnë agresionin, për t`i vënë fre agresionit të tyre. Lufta për të mbrojtur jetën është diçka legjitime në çdo legjislacion. Kjo është e qartë në ajetin e mëposhtëm:

    “Luftojini për hir të Allahut ata që ju luftojnë.”

    b) Ndërsa ata që nuk fillojnë luftë, nuk lejohet të fillohet lufta me ta sepse Allahu i Lartësuar e ka ndaluar agresionin, siç ka ndaluar edhe padrejtësinë. Ai thotë:

    “Mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.”

    c) Motivimi i ndalimit të luftës me pretekstin se Allahu nuk i do agresorët është argument që kjo ndalesë është prerë dhe nuk pranon anulim sepse këtu njoftohet për mosaprovimin e Allahut ndaj agresionit.
    Këtë njoftim nuk e prek anulimi, sepse vetë teprimi është padrejtësi, kurse Allahu nuk e do kurrë padrejtësinë.

    d) Kjo luftë legjitime e ka një qëllim që është ndalimi i padrejtësisë ndaj besimtarëve duke mos i shqetësuar ata e duke i lënë të lire të praktikojnë adhurimin ndaj Allahut dhe fenë e tyre të qetë e të mbrojtur nga çdo aggression.

    2.Allahu i Lartësuar thotë:
    “ç`keni ju që nuk luftoni në rrugë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, grate dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “ O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dike që të na ndihmojë!” (En-Nisa, 75)

    Ky ajet sqaron dy nga shkaqet e luftës:

    a) Lufta për hir të Allahut, që është qëllimi për të cilin feja përpiqet që të mos ketë përçarje.

    b) Lufta për hir të dobësive, të cilët kishin pranuar Islamin në Mekë por nuk kishin mundësi të emigronin. Ata u torturuan nga Kurejshitët derisa kërkuan prej Allahut që t`i zhdukte armiqtë. Këta patjetër që kanë nevojë për mbrojte që të mund të shpëtojnë nga rreziku dhe dhuna e tiranëve, t`u jape liri për ata që besojnë e praktikojnë.

    3. Allahu i Lartësuar thotë:
    “Në qoftë se ata tërhiqen prej jush dhe nuk ju luftojnë, por ju ofrojnë paqe atëherë Allahu nuk ju lejon të luftoni kundër tyre.” (En-Nisa, 90)

    Këta janë ata që nuk luftuan as me njerëzit e tyre, e as me muslimanët dhe u mënjanuan nga luftimi i të dy palëve. Ky mënjanim i tyre nga lufta ishte i vërtetë, sepse me anë të tij duan paqe. Muslimanët nuk kanë të drejt të prekin kët grup.

    4. Allahu i Lartësuar thotë:
    “Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo, e mbështetju Allahut. Ai dëgjon dhe di. Nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton Allahu.” (El-Enfal, 61, 62)
    Ky ajet urdhëron të anohet kah paqja nëse armiku anon kah ajo ,edhe në qoftë se ky anim i tij ëhtë mashtrim apo intrigue.

    5. Tërë luftërat e Profetit (a.s) kanë qenë vetëmbrojtëse, sepse në to nuk ka pasur asnjë aggression. Luftimi i idhujtarëve arabë dhe thuerja e pakteve me to pas çlirimit të Mekës u zbatua në bazë të këtij regulli. Kjo është qartë në ajetin kuranor:

    “Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata e filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t`i frikësoheni Allahut, nëse jeni besimtarë. Luftoni ata, Allahu i dënon dhe I mposht ata nëpërmjet jush, kurse juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë. Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. Allahu ia pranon pendimin atij që do. Ai i di të fshehtat dhe i zgjidh çështjet me urtësi.” (Et-Teube, 13,15)

    Kur të tërë ata u grumbulluan dhe sulmuan se bashku muslimanët, Allahu i Lartësuar i urdhëroi muslimanët t`i luftonin të gjithë ata. Allahu i Lartësuar thotë:

    “Luftojini të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim. Dijeni se Allahu është me ata që ruhen (të këqijave).” (Et-Teube, 36)

    Për sa i përket luftës me hebrenjtë, ata kishin lidhur pakte me Profetin (a.s) pas emigrimit të tij, por nuk kaloi shumë kohë ata e prishën paktin e tyre dhe u bashkuan me idhujtarët dhe hipokrtitët kundër muslimanëve . Ata luftuan se bashku në betejën e Ahzabit (partive) e Allahu i Lartësuar zbriti ajetin:

    “Luftojini ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që Allahu dhe i dërguari i Tij ndaloi, nuk besojnë fenë e vertetë, ata të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.” (Et-Teube, 29)

    Gjithashtu thotë;

    “O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e forte kundër tyre. Dijeni se Allahu është me të devotshmit”.

    (Et-Teube, 123)

    6. Profeti (a.s) njëherë, kaloi pranë një gruaje të vrarë dhe tha: “Kjo nuk ishte duke luftuar”. (Hadith Hasen; Sahih Ebi Daud 2669] Nga kjo u kuptua se motive i vrasjes së saj ishte se ajo nuk kishte qenë ndërmjet luftëtarëve, por ajo ishte viktimë e luftës agresive të armikut. Kështu që lufta e tyre ndaj nesh është edhe shkaku i luftës sonë ndaj tyre Pra, Mosbesimi nuk është shkak, por shkak për luftë mbrojtëse ishte agresiviteti i armiqve.

    7. Profeti (a.s) ka ndaluar të vriteti murgjit dhe fëmijët, për të njëjtën arsye ndali edhe vrasjen e grave.

    8. Islami nuk e ka përdorur detyrimin si mjet për të hyrë në fe, por për këtë ka pranuar përdorimin e mendjes dhe logjikës si dhe vrojtimin e shenjave që tregojnë këtë.
    Allahu i Lartësuar thotë:

    “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjithë ata që gjenden në tokë. Vallë, ti do t`i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?! Askush nuk mund të besojë, përveçse me vullnetin e Allahu. Ai dënon ata që s`mendojnë (mbi këshillat dhe urdhërat e Tij). Thuaj: “Shikoni ç`ka në qiej dhe në Tokë!” Por, nuk i bëjnë kurrfar dobie shenjat e qortimet popullit që nuk beson.” (Junus, 99-101)

    Si dhe:
    “Nuk ka shtrëngim në fe. Është sqaruar rruga e drejtë nga ajo e shtrembër.”
    (El-Bekare, 256)

    Vërtetohet se Profeti (a.s) zinte robber në luftë, por nuk njihet asnjë rast që ai të ketë detyrar ndonjë prej tyre që të pranonte Islamin me detyrim.
    Kështu bënin edhe shoket e tij. Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra se Themamete El Hanefi u zu rob. Profeti (a.s) shkonte tek ai e i thoshte: “çke o Themame? “Pastaj i thoshte: “Nëse vret njeri me gjak , por nëse fal, je i falënderuar. Nëse do para, të japin sa të duash.” Gjitashtu, shokët e Profetit (a.s) e donin shkëmbimin e thoshin: “ ç`të bëjmë me këtë (Themamen)?”

    Profeti (a.s) shkonte shpesh tek ai, derisa ai pranoni Islamin.

    Atëherë Profeti (a.s) e zgjidhi dhe e dërgoi në shtëpinë e Ebu Talhës, ku e urdhëroi të lahej. Ai u la dhe fail dy rekate. Më pas Profeti (a.s) u tha: “Tani u përsos Islami i vëllait tuaj”. [Transmeton Buhariu në “El Megazi”, nr, 70 dhe Muslimi në kapitullin e Xhihadit, nr 59]

    Ndërsa të krishterëve e popujve të tjerë si ata, Profeti (a.s) nuk u shpalli luftë, derisa dërgoi lajmëtarët e tij, pas marrëveshjes së Hudejbijes, tek tërë mbretërit e asaj kohe, duke i ftuar të pranonin Islamin : ai dërgoi lajmëtarë tek çezari, Mukaukasi, Nexhashi si dhe tek mbretërit arabë, në lindje dhe në Siri. Prej tyre pati disa që pranuan, ndërsa të krishterët e Sirisë vranë disa prej njerëzve të tyre që panuan Islamin. Pra, të krishterët ishin ata që fillimisht u happen luftë muslimanëve dhe vranë padrejtësisht ata të krishterë që u konvertuan në muslimanë.

    Kur të krishtertë filluan vrasjen e muslimanëve, Profeti (a.s) dërgoi një ushtri, në krye të së cilës ishte Zejd Ibn Haritha, pas tij Xhafer ibn Ebu Talibi e pas tij Abduallah ibn Rauaha. Kjo ka qenë beteja e pare që muslimanët bënë kundër të krishterëve. Kjo ndodhi të Mu`te, në territoret e Sirisë. Në këtë betejë ranë dëshmorv të tre komandantët, dhe pas tyre komandën e mori Halid ibn Velidi.

    Nga çka u tha më lartë, tregohet qartë se Islami nuk e ka lejuar luftën përveçse në rast mbrojtjeje nga agresioni, në rast mbrojtjeje të thirjes Islame, për ndalimin e persekutimit dhe për mbrojtjen e të drejtës së praktikimit të fesë. Pikërisht në këto raste, lufta bëhet një prej detyrimeve të fesë si dhe një prej detyrave të saj të shenjta, e sila quhet “XHIHAD”.

    Marrë nga Libri : Fikhus-sunneh
    Autori i Librit: Sejid Sabik


    E persa i perket vetvrasjes Allahu kurre nuk e urdheron dhe as qe e lejon qe nje njeri te vetvritet ne asnje ajet te Kuranit dhe per kete gje sfidoj te gjith sidomos ato qe mundohen te njollosin Islamin me keto pune qe nuk i lejon dhe qe i konsideron prej mekateve te medha


    Fakte rreth vetëvrasjes

    - Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, vërejmë se 450 milionë njerëz vuajnë nga çrregullimet psikologjike dhe nervore. Më tepër se 90% e rasteve të vetëvrasjeve i kanë shkaqet te çrregullimet psikologjike, saktësisht brengat dhe pikëllimet, gjegjësisht humbja e shpresës që ekzistonte tek ata më parë.
    - Vetëvrasja konsiderohet shkaku i tetë i rasteve të vdekjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    - Burrat afërisht katër herë më tepër u ekspozohen vetëvrasjes sesa gratë. Ndërsa orvatjet e vetëvrasjeve tek gratë janë më të shumta.
    - 60 % e rasteve të vetëvrasjeve kryhen me përdorimin e armëve të zjarrit, si pistoleta.
    - Studimet sinjalizojnë se mundësia e vetëvrasjes te individi rritet me shtyrjen e moshës. Kësisoj vërejmë se një numër i konsiderueshëm në mesin e atyre që vetëvriten janë burra dhe mosha e tyre i kalon 65 vjet.

    Faktorët që ndikojnë në vetëvrasje

    - Elementi i brengës mbizotëron në ndjenjat e atyre që tentojnë të bëjnë vetëvrasje.
    - Gjithashtu ndjenja e dëshpërimit luan rol të madh në përgatitjen për vetëvrasje.
    - Përsëritja e orvatjeve të vetëvrasjeve apo të menduarit për vetëvrasje janë shkaqe të fuqishme për kryerjen e vetëvrasjes më pas.
    - Varësia ndaj alkoolit dhe drogës mund të jenë prej shkaqeve që çojnë në vetëvrasje.
    - Bindja ideologjike rreth vetëvrasjes luan një rol thelbësor në pranimin e konceptit të vetëvrasjes. Injoranca e njeriut se vetëvrasja është akt i ndaluar e bën që ta anashkalojë këtë akt. Dikush tjetër mund ta konsiderojë vetëvrasjen si vendim fisnik për t’u mbrojtur nga gabimet ose humbjet e mëdha që nuk mund t’i përballojë mendja.
    - Humbja e diçkaje të shtrenjtë ose një humbje e madhe mund të çojë në një lloj reagimi që mund të përfundojë me vetëvrasje.
    - Faktorët psikologjikë si izolimi, veçimi apo armiqësia mund të çojnë në mendimin për vetëvrasje.

    Faktorët parandalues sipas të dhënave të shkencës bashkëkohore

    Shkencëtarët, të cilët kanë studiuar mijëra raste të personave të vetëvrarë, vërtetojnë domosdoshmërinë e kujdesit ndaj atyre që kanë çrregullime psikologjike sepse ato mund t’i çojnë drejt vetëvrasjes. Pra, është i domosdoshëm kujdesi nga aspekti mjekësor dhe sigurimi i gjendjes psikologjike së shëndoshë për ta.

    Natyrisht se ata shkencëtarë e trajtojnë sëmundjen vetëm se pas ndodhjes së saj. Mjeku pret shfaqjen e sëmundjes e më pas bën studimin, analizën dhe gjetjen e ilaçit të përshtatshëm për të. Ata shkencëtarë nuk kanë arritur akoma të gjejnë një ilaç që do t’i lehtësonte apo zvogëlonte rastet e vetëvrasjes, sepse statistikat botërore tregojnë se përqindja e vetëvrasjeve pothuajse është e konstante dhe mund të lëkundet drejt një mesatareje që mund të arrijë me një milion të vetëvrarë çdo vit.

    Shifra të frikshme!

    Në mënyrë që të mos mendojë dikush se po ekzagjerojmë me këto numra, po paraqesim një statistikë shumë të saktë të bërë në vitin 2002 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , rezultati i së cilës ka qenë:
    Numri i të vetëvrarëve ka qenë mbi 31 mijë; 25 mijë burra dhe 6 mijë gra.
    Më tepër se pesë mijë prej tyre kanë qenë mbi 65 vjeç.
    Numri i të rinjve në mesin e tyre (15-24 vjet) ka qenë katër mijë të vetëvrarë.

    Duke u bazuar mbi këto shifra mund të konstatojmë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një person vetëvritet çdo 15 minuta!
    Në këtë statistikë thuhet se 17 mijë njerëz e kanë vrarë veten me armë zjarri (me pistoletën e tyre), ndërsa më shumë se 6 mijë kanë preferuar varjen.
    Më shumë se 700 prej tyre janë hedhur nga katet e larta. Më shumë se 300 janë zhytur në ujë dhe janë vrarë duke u fundosur.

    Gjithashtu mund të themi mesatarisht se çdo vit vriten 100 mijë persona në aksidente të ndryshme automobilistike e të ngjashme me to. Le të meditojmë pak për numrin shumë të më lartë. Medito për këtë përqindje shumë të lartë të atyre që tentojnë të vetëvriten.

    Kurse fakti që të bën të habitesh në këtë raport është se 5 milionë amerikanë kanë bërë përpjekje për ta vrarë veten!
    Me gjithë mjetet e përparuara që kontribuojnë në rrugën e trajtimit të kësaj sëmundjeje, sërish përqindja e vetëvrasjes është rritur 60% gjatë gjysmës së shekullit të kaluar!

    Në të kaluarën ka mbizotëruar bindja se vetëm persona të caktuar anojnë drejt vetëvrasjes, mirëpo faktet shkencore konfirmojnë se te çdo njeri ekziston mundësia e guximit për vetëvrasje sikur të plotësoheshin kushtet e përshtatshme. Ka ekzistuar më parë bindja se biseda rreth vetëvrasjes me personin që synon vetëvrasjen do ta bëjë më të guximshëm për atë akt, mirëpo studimet kanë shfaqur të kundërtën, respektivisht biseda rreth pasojave të vetëvrasjes dhe rezultateve të rrezikshme, dhimbjeve të tij mund të parandalojnë aktin e vetëvrasjes.

    Parashtrohet pyetja: Ç’mund të thuhet për librin e Allahut të Lartësuar?

    Vërejmë se Kurani Fisnik nuk e ka neglizhuar këtë dukuri, por i ka dhënë rëndësi shumë të madhe duke folur me qartësi dhe thjeshtësi rreth saj, madje na ka urdhëruar që ta ruajmë veten e mos ta vrasim atë. Kurani thotë: "...dhe mos e vritni veten." (Nisa, 29). Ky është urdhri hyjnor që nuk duhet kundërshtuar.

    Mirëpo a mjafton vetëm ky imperativ për ta trajtuar këtë dukuri? Jo, për faktin se studimet bashkëkohore vërtetojnë për domosdoshmërinë e përhapjes së shpresës tek ata të dëshpëruar që synojnë vetëvrasjen, për domosdoshmërinë e bashkëveprimit me ta me mëshirë. Për këtë arsye, gjejmë qindra qendra të specializuara për shërimin dhe shpëtimin e atyre që anojnë drejt vetëvrasjes apo orvaten ta bëjnë atë.

    Kësisoj, Allahu i Lartësuar e pason këtë urdhër me një lajm përgëzues për çdo besimtar. Ai thotë: "Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju." (Nisa, 29). Thirrje e mbushur me mëshirë, optimizëm dhe shpresë. Por, përse kjo thirrje?
    Kur mësojmë se shkaku i shumicës së rasteve të vetëvrasjes është humbja e shpresës nga çdo gjë, atëherë arrijmë të kuptojmë rëndësinë e bisedës për mëshirën, veçanërisht në këtë vend.

    A mjafton biseda rreth mëshirës dhe shpresës? Jo, sepse disa njerëz nuk iu përgjigjën thirrjes së mëshirës, por duhet frikësimi i tyre nga pasojat e vetëvrasjes. Shkencëtarët në hulumtimet e tyre vërtetojnë se për pengimin e vetëvrasjes patjetër duhet t’u bëhet me dije personave që anojnë drejt vetëvrasjes për rrezikun e aktit të tyre, për pasojat e tij dhe se ai është veprim i dhimbshëm dhe do të përfundojë me pasoja tragjike.

    Kjo është një metodologji efektive në pengimin e tyre nga vetëvrasja. Këtë e ka bërë Kurani. Allahu i Lartësuar menjëherë në ajetin vijues thotë: "Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun." (Nisa, 30). Medito këtë dënim hyjnor "do ta hedhim në zjarr", pa dyshim se me të drejtë është rezultat i frikshëm për këdo që bën orvatje për ta vrarë veten.

    Nga këtu mësojmë se Kurani Fisnik nuk e ka neglizhuar këtë dukuri, por e ka trajtuar me trajtim ideal. Kësisoj, vërejmë përqindjen më të ulët të vetëvrasjeve në botën islame. Dhe kjo për shkak të mësimeve të Kuranit Fisnik. Përderisa Perëndimi vuan nga mosekzistimi i mësimeve dhe parimeve që do ta pengonin nga marrja e guximit për vetëvrasje, përqindja e vetëvrasjes tek ata është e lartë.

    Ndërmjet mitit, shkencës dhe Kuranit

    Në kohën e zbritjes së Kuranit kanë qenë të përhapura një sërë bindjesh te popujt. Prej këtyre bindjeve ka qenë edhe ajo se nuk duhet të flitet rreth vetëvrasjes sepse kjo e nxit personin drejt saj. Po të ishte Kurani fjalë e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, të cilën ai e paska mbledhur nga mitet që mbizotëronin në kohën e tij, siç pretendojnë disa, do të ishte e udhës për të që të mos fliste rreth vetëvrasjes, në pajtim me legjendën që ndalon bisedën rreth kësaj dukurie.

    Sikur të ishte Kurani fjalë e njerëzve siç pretendojnë, si është e mundur të mësohet se ilaçi efektiv për vetëvrasjen është dhënia e një doze mëshire dhe shprese për personin dhe në të njëjtën kohë një dozë frike nga pasojat e këtij akti? Si mësoi njerëzimi për ilaçin e vetëvrasjes para se ta zbulojnë atë shkencëtarët para katërmbëdhjetë shekujsh?

    Ekzistimi i këtyre fakteve shkencore është argument i vërtetë për këdo që ka dyshim se Kurani është libër nga ana e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë: "Thuaj: “Atë e ka shpallur Ai që di fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës. Ai fal shumë dhe është Mëshirues.” (Furkan, 6)

    Le të lexojmë tekstin hyjnor të plotë dhe të meditojmë, pasi është plot mëshirë: "Allahu dëshiron që t’ju sqarojë, t’ju udhëzojë në rrugën e të dërguarve të mëparshëm dhe t’jua pranojë pendimet tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga udha
    e drejtë. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë (barrët), pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme. "O besimtarë, mos e përvetësoni pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, përveç rastit kur ajo është tregti me pëlqim të dyanshëm dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju. Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun. Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar." (Nisa, 26-31)

    Në përfundim të këtij hulumtimi nuk posedojmë diçka tjetër vetëm se të lutemi me lutjen e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, me të cilën ai është lutur shpesh: "O Allah! Na ruaj prej dënimit Tënd, ditën kur do të ringjallen robërit e Tu!"
    ================================================== ========
    http://www.youtube.com/watch?v=rGhkn...eature=related
    njeri qe ka luftu ne rrug te Allahut ka vra veten dhe Muhamedi A.S i ka thene shokve te vet qe ai eshte ne zjarr te Xhehnemit sepse u vetvra

    http://www.youtube.com/watch?v=_U65AL1Iy_g

    http://www.youtube.com/watch?v=pIUUrOef-QA&NR=1

    shikoje nje dijetare Islam qe thote qarte se sulmet vetvrasese nuk jane aspak Islame
    shikoji terroristet e vertete
    qe vrasin femije

    http://www.youtube.com/watch?v=CCXSUpIfjhE


    dhe meqe i hyte ketij diskutim shikoni pak disa citate jo disa por shum urdheresa nga Perendia sipas bibles per vrasje dhe masakra burrash grash pleqesh e plakash dhe mbi te gjitha masakra femijesh dhe qe tja qajne barkun edhe grave shtatezena me foshnje ne bark pa pare drit diellit me sy


    po e hapi me vrasje te familjes


    Dhe ai u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!"".
    DUHET TE VRASESH FAMILJEN ME NENE E BABE ME VLLEZEN E ME FQINJ PO PSE MOR PAQESORI I KOHERAVE KJO ESHTE PAQJA E BIBLES A?

    SHIKOJENI BARBARINE QE PREDIKON BIBLA EDHE FEMITE URDHERON ME I MASAKRU
    Psalmet 136

    Kapitulli 137

    8O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë!

    9Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!

    Osea 13:16
    Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t'u çajnë barkun".

    Jeremia 13:14
    Do t'i copëtoj njërin kundër tjetrit, etërit dhe bijtë së bashku"", thotë Zoti. "Nuk do të kem mëshirë, nuk do t'i fal, nuk do të kem asnjë dhembshuri që të më pengojë t'i shkatërroj".
    1 i Samuelit 15:3
    Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e të gjitha gjërave që ai ka pa pasur fare mëshirë për të, por vrit burra dhe gra, fëmijë dhe foshnja gjiri , lopë e dhen, deve dhe gomarë".
    1 i Samuelit 15:8
    Ai e zuri të gjallë Agagun, mbretin e Amalekitëve, dhe vendosi shfarosjen e të gjithë popullit, duke i vrarë me shpatë.


    TE GJITHA KETO VARGJE FLASIN PER VRASJE DHE MASAKER FEMISH TE PAFAJJSHEM PA PIKE MESHIRE PA LLOGARITUR BURRA GRA PLEQ E PLAKA ME URDHER NGA zOTI SIPAS BIBLES SHIKOJINI TE KJO ADRESA POSHTE SE NUK DUA TA ZGJAS ME ME BARBARIZMA E TERRORIZMA TE BIBLES

    http://www.youtube.com/watch?v=DhB_NhDFVTc
    gjithsesi shikojeni edhe kete video ku ISAI A.S KA PREDIKUAR VETE XHIHAD DHE THOTE NE BIBEL LAKA19:27

    LUKA 19:27 Veç kësaj, i sillni këtu armiqtë e mi, të cilët nuk donin që unë të mbretëroja mbi ta dhe i vritni përpara meje!"``
    .


    “PRINCI I PAQËS”mbyrret se ai nuk kishte ardhur për të sjellë paqe në tokë por zjarr dhe përçarje.

    “Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte TASHMË I NDEZUR.”LLUKA 12:49

    “A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë?Jo,po ju them,POR MË SHUMË PËRCARJEN.”LLUKA 12:51


    “VRET” 70 njerëz sepse shikojnë Brenda një arke(?)

    “Zoti goditi disa njerëz të Beth-shemeshit sepse kishin shikuar Brenda arkës së Zotit;ai goditi shtatëdhjetë njerëz të popullit.Populli mbajti zi për ta sepse Zoti e kishte prekur me një fatkeqësi të madhe.”ISAMUELIT 6:19

    PER ME TEPER TERRORIZEM BIBLIK KLIKONI POSHTE TE KJO ADRESA
    http://forum.feja-islame.com/archive...hp/t-2240.html


    CILA ESHTE FEJA E PAQES DHE CILA FEJA E TERRORIZMIT?
    KESHTUQE JU KESHILLOJ QE PARA SE TE FLISNI PER ISLAMIN QE ESHTE FE E PAQES QE JUA SQAROVA SHIKONI BARBARIZMAT GJAKATARE QE PREDIKON BIBLA

    Un jam musliman dhe jam krenare qe jam i tille falenderoj Allahun per kete gje me shum se per cdo gje tjeter ELHAMDULILAH SHIKONI TE GJITH TE KRISHTERET SE SA JENI MASHTRUAR

    http://forum.feja-islame.com/archive....php/f-39.html


    SHIKOJINI SE SA GJERAT JANE FSHI NE BIBEL E TREGON KREJT QARTE EDHE ME SHKRONJA LATINE APO HEBRAIKE
    http://www.utopia.it/manipolazione1.htm

    http://www.utopia.it/manipolazione8.htm#segno
    SHIKONI KETE ADRESE NE GJUHE ITALISHT KU SHPJEGON MENYREN E SHUM NDRYSHIMEVE DHE MANIPULIMEVE QE KA PESU BIBLA SI KA QENE PARA CA KOHEVE DHE SE SI E KANE NDRYSHU KETU E SHPJEGON ME SHKRIME HEBRAIKE

    Allahu ju udhezofte ne Islam fene e vertete dhe te vetmen te pranuar tek Allahu
    anti hipokrozi te udhezofte rrugen e duhur ty more mendje shendosh e i humbur ne galaksi ????

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Me tregoni nje rast ku feja pengoi nje lufte e un do tju tregoj 100 raste ku feja shkaktoi ate!!!

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-03-2010
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga Longarus Lexo Postimin
    anti hipokrozi te udhezofte rrugen e duhur ty more mendje shendosh e i humbur ne galaksi ????
    Citim Postuar më parë nga Longarus Lexo Postimin
    anti hipokrozi te udhezofte rrugen e duhur ty more mendje shendosh e i humbur ne galaksi ????

    longarus nese te duket humbje fakti qe nuk pate mundesi te kundershtosh vet je duke deshmu se kush eshte i humbur(gjithsesi vet ke per ta pare vedin se sa i deshtum ke per te dal ne fund

    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Me tregoni nje rast ku feja pengoi nje lufte e un do tju tregoj 100 raste ku feja shkaktoi ate!!
    margus them se isha i qarte persa i perket Islamit dhe nuk me intereson nese nuk ju pelqejn faktet

    ekzodi 32:27 Dhe ai u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!"" .

    tani un kam te bej me te krishtere apo me ateista ?

  4. #14
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Na cate derrasat duke i nderru nicket perdite

  5. #15
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Longarus, e dime te gjith qe Islami thot e ben ate, problemi eshte qe feja abuzohet dhe perdoret si arsye per te mbrojtur veprimet e tyre.

    Ne qoftese feja tregon ato qe shkruajte ti, atehere pse keta njerez nuk denoen dhe akuzoen por mbahen si hero dhe mbroen nga nje pjese e madhe?


    Nuk eshte se cfare thot feja por si e praktikojn njerezit ate! Fjalet qe jan shkruajtur jan fjale, sot feja duket sa moral dhe dinjitet kan njerzit se si e perdorin.



    Edhe mbas ketij lajmi, nuk shef ndonje edhe ketu ta kritikoj ose te dali hapur kunder tyre. Nuk shef nje shtet Arabe ose popull Arabe qe te dali hapur e ti dali kunder.
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    [QUOTE=anti hipokrizi;2670939]longarus nese te duket humbje fakti qe nuk pate mundesi te kundershtosh vet je duke deshmu se kush eshte i humbur(gjithsesi vet ke per ta pare vedin se sa i deshtum ke per te dal ne fund



    margus them se isha i qarte persa i perket Islamit dhe nuk me intereson nese nuk ju pelqejn faktet

    ekzodi 32:27 Dhe ai u tha atyre: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Secili prej jush të vërë shpatën në krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga një hyrje e kampit në tjetrën, secili të vrasë vëllanë e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!"" .

    tani un kam te bej me te krishtere apo me ateista ?[/QUOT



    Plotesisht pajtohem me ju, keto citate qe ke postuar nga bibla jan vetem disa nga qindra nder keto mund te lexoni edhe kete "vram burra gra e femij ashtu si qe tha zoti"!!!!(old testiment)
    Pastaj ne new testiment ke nje kontraversitet te panatyrshem ,duaje armikun si veten!!!! porosi e cila ne te shumten e rasteve u shpernda me shpate!!
    Por nuk duhet harruar se edhe kurani nuk eshte gje tjeter vetem se riinterpretim i ketyre librave ne menyre te pershtashme per nevojat e kohes!!!
    Pa dashte qe te lendoj ndjenjat fetare te askujt them se fet abrahamike hebruizmi krishtenizmi dhe muslimanizmi jan te bazuar ne exklusivitet, racizem dhe imponim me dhune!!

  7. #17
    Nga problemet nderkombetare kaloi tema me pellitje nga kurani. Lerini citimet kuranore per tek nenforumi i fese myslimane. Ketu diskutohet per terrorrizmin dhe kercenimet qe i bene njerezimit. Se ca predikon kurani nuk i intereson njeriu. I interesojne kafsherite qe bejne ata qe ndjekin kuranin.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-03-2010
    Postime
    33
    “Nuk ka shtrëngim në fe. Është sqaruar rruga e drejtë nga ajo e shtrembër.”
    (El-Bekare, 256)


    Vërtetohet se Profeti (a.s) zinte robber në luftë, por nuk njihet asnjë rast që ai të ketë detyrar ndonjë prej tyre që të pranonte Islamin me detyrim.
    Kështu bënin edhe shoket e tij. Ahmedi transmeton nga Ebu Hurejra se Themamete El Hanefi u zu rob. Profeti (a.s) shkonte tek ai e i thoshte: “çke o Themame? “Pastaj i thoshte: “Nëse vret njeri me gjak , por nëse fal, je i falënderuar. Nëse do para, të japin sa të duash.” Gjitashtu, shokët e Profetit (a.s) e donin shkëmbimin e thoshin: “ ç`të bëjmë me këtë (Themamen)?”

    Profeti (a.s) shkonte shpesh tek ai, derisa ai pranoni Islamin.

    Atëherë Profeti (a.s) e zgjidhi dhe e dërgoi në shtëpinë e Ebu Talhës, ku e urdhëroi të lahej. Ai u la dhe fail dy rekate. Më pas Profeti (a.s) u tha: “Tani u përsos Islami i vëllait tuaj”. [Transmeton Buhariu në “El Megazi”, nr, 70 dhe Muslimi në kapitullin e Xhihadit, nr 59]


    Kuran 3:
    64. Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!"

    70. O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur'anin) e All-llahut, e duke e ditur të vertetën?
    71. O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetëne ngatërroni me gënjeshtrën dhe fshihni realitetin?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 10-04-2010 më 17:52

  9. #19
    Po vazhdove te mbushesh kete shkrim me gjera fetare ne nje nenforum qe ska lidhje me fene atehere do ndeshkohesh sipas rregullave. Kuran e syre shko e shkruaji tek nenforumi mysliman. Po ta perseris qe kjo teme eshte tek lajmet nderkombetare dhe ska asnje lidhje me fene. Nese sje ne gjendje ti qendrosh subjektit qe trajton atehere do beje mire te mos merrje pjese fare.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Al Qaeda nuk perfaqeson islamin.Ajo perfaqeson terrorizmin klasik.Duhet dalluar gjerat ketu.
    Al Qaeda se fundi eshte nje organizate terroriste e perbere nga dhjetra,(jo nga qindra ),qe eshte perfaqesuesja me e denje e terrorismit nderkombetar.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •