Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    114 falenderime nė 103 postime

    Dhimitėr Pilika

    Dhimitėr Pilika ndoshta nuk njihet si 'shkrimtar artistik' shqiptar, por gjithsesi ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj shqiptarė. Artikulli nė vazhdim ėshtė disi i vjetėr por me vlerė...


    Dhimitėr Pilika, vdekja pa bujė e dijetarit

    Nga Dr.Moikom Zeqo

    Mėngjesin e 31 dhjetorit qė kaloi, isha nisur pėr nė qytetin e Shkodrės pėr t'i dėrguar kopjet e para, doktoreshė Terezina Sumės tė librit "Familja Suma" tė shkruar prej saj. Ky libėr ėshtė historia e njė familjeje shqiptare qė pėrmendet nga kronikat qė nga periudha anzhuine, nė periudhėn e principatave shqiptare, tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut dhe nė shekujt e mėvonshėm. Kjo familje e famshme me histori tė dokumentuar gati 800-vjeēare ka pasur personalitete tė jashtėzakonshėm nė fushėn e kulturės, klerikė, madje prelatė nė Vatikan, konsuj nė Venedik, nė Sankt Peterburg, nė Jeruzalem, tregtarė tė mėdhenj, njerėz tė dashuruar me artin, me librat dhe pikturat. Ky libėr ėshtė njė modul se si mund tė shkruhet historia e njė familjeje si pemė gjenealogjike, hap hulli tė reja nė rrafshin disiplinor shkencor pėr studime tė ngjashme dhe tė shumėfishta. Pikėrisht nė shtėpinė e Terezina Sumės, njė grua e jashtėzakonshme dhe e ditur, tashmė e moshuar, mjekja mė e njohur e zemrės nė Qytetin e Veriut, mė ra telefoni celular dhe njė miku im, njė nga studiuesit seriozė tė letėrsisė, Kristaq Jorgji mė vuri nė dijeni me pikėllim se kishte vdekur nė spital Prof. Dr. Dhimitėr Pilika. Duke pasur njė gjendje shpirtėrore midis gėzimit tė njė libri dhe njė hidhėrimi tė beftė vendosa menjėherė tė kthehem me shpejtėsi nga Shkodra nė Tiranė pėr tė marrė pjesė nė varrimin e Pilikės, pėr t'i bėrė nderimet e fundit. Rrugės sillja ndėrmend tėrė vitet e gjata tė njohjes sonė tė pėrbashkėt. E kam njohur Pilikėn qė nė fund tė viteve '60 tė shekullit tė kaluar. Shkak u bė botimi prej tij pėr konferencėn e parė albanologjike tė njė numri tė veēantė dokumentash qė Pilika i quante "Albanica". Kėto dokumenta qenė jashtėzakonisht tė rėndėsishme. Pėr herė tė parė ai botonte vulėn origjinale tė kancelarisė kastriotase, vulėn sekrete nė formė geme antike po tė Skėnderbeut qė paraqiste njė skenė mitologjike, njė vajzė nudo, Ledėn pellazge dhe pranė saj Zeusin nė formė mjellme. Pilika qe njė mesjetarolog i shquar dhe bėri zbulime substanciale pėr Mesjetėn Shqiptare. Ai me njė ngulm benediktian, me njė durim dhe zell tė paepur hulumtontearkivat e huaja pėr tė nxjerrė nė dritė relike tė patjetėrsueshme tė historisė sė Shqipėrisė. Gjatė viteve kemi shkėmbyer mendime dhe kemi respektuar njėri-tjetrin seriozisht. Ai qe njė njeri i veēantė me njė kod mirėsjellje dhe me njė modesti habitėse, madje tronditėse. Ai ishte i kujdesshėm dhe gjithmonė me merrte nė telefon pėr shkrimet apo librat qė unė botoja. Unė kam mėsuar shumė nga instinkti i tij i hulumtimit, nga akribia dhe dashamirėsia e tij e madhe. Por veēanėrisht dhjetė vitet e fundit miqėsia jonė u bė mė e madhe. Unė kam qenė njė nga miqtė e tij mė tė afėrt dhe kam shkuar shpesh nė shtėpinė ku banonte, nė njė dhomė plot me libra dhe dorėshkrime. Pilika jetonte nė njė apartament me familjen e vėllait tė tij, nė njė ngushticė tė rėndė, pa studio dhe tepėr i kujdesshėm qė tė mos shqetėsonte nė asnjė mėnyrė familjarėt. Zbrisnim shpesh nė njė klub tė vogėl ku bisedonim gjatė. Bisedat qenė vazhdimisht pėr historinė, pėr kėtė Nėnė tė Kujtesės. Kultura e Pilikės qe ajo e njė eruditi tė madh. Ai qe njė frankofon i shkėlqyer por njihte mirė edhe latinishten, disa gjuhė sllave etj. Kishte njė interes tė madh pėr arkeologjinė dhe qe i mirėinformuar pėr zbulimet mė tė fundit nė kėtė dije. Sa herė kam diskutuar me Pilikėn sidomos pėr problemin e pellazgėve pėr tė cilin ai kishte njė pasion tė pabesueshėm. Kam lexuar nė dorėshkrim disa libra tė tij ende tė pabotuar. Libri mė i madh afro 1000 faqe ėshtė libri pellazgjik. Njė libėr tjetėr i kushtohet figurės sė Pirros sė Epirit. Libra tė tjerė janė kulturologjikė por ai gėrsheton filologjinė me dokumentacionin, arkivistikėn me kriticizmin burimor tė tė dhėnave. Veprat e tij tė botuara nė shtypin shkencor, si dhe ato tė pabotuarat mund tė pėrfshijnė mbi dhjetė vėllime tė formatit tė madh.

    Dhimitėr Pilika qe njė njeri larg bujės. Ai respektonte sentencėn e Senekės pėr tė qėndruar larg publicitetit, tepėr serioz dhe tepėr i sinqertė ai thurte nė vetminė e tij tė vėshtirė veprėn e vet. Mik i tė tėrė intelektualėve me emėr ai qe sidomos mik me Lasgush Poradecin. Tė rinjtė e njohin pak apo aspak kėtė dijetar. Unė qė pėrfaqėsoj moshėn e mesme mund tė bėj njė ndėrlidhje dhe mund tė them se Dhimitėr Pilika qe njė nga dijetarėt mė punėtorė por dhe mė tė heshtur tė shkencės shqiptare. Jam i sigurt qė ai do tė vlerėsohet mė shumė nė tė ardhmen. Kurrė nuk do ta harroj atė ditė kur Dimitėr Pilika i dhuroi Arkivit tė Muzeut Historik Kombėtar dorėshkrimin e fotokopjuar tė njė vepre mbi 800 faqe tė shkruar nė latinisht por dhe me shkrime nė greqishten e vjetėr, bizantine, madje dhe arabe dhe hebraike tė quajtur "Lashtėsitė ilire". Njė kopje tė kėtij dorėshkrimi qė i takon shekullit XVIII donim t'ia ēonim Bibliotekės Kombėtare tė Prishtinės. Qe vendosur tė bėhej njė ceremoni me kėtė rast nė Prishtinė ku do tė ishte i pranishėm dhe Dhimitėr Pilika. Madje unė u mora dhe me nxjerrje e pasaportės sė tij tė re pėr tė dalė jashtė shtetit. Por kjo pasaportė ka mbetur nė njė nga sirtarėt e tavolinė time tė punės nė zyrėn e Muzeut Historik Komėbar. Donim tė shkonim nė fillim tė pranverės sė vitit 2004 nė Prishtinė por ja qė ndodhi qė dita e fundit e jetės sė Pilikės qe pikėrisht dita e fundit e vitit 2003.

    Pėr shkak tė festės sė Vitit tė Ri vdekja e Dimitėr Pilikės nuk u kumtua nga asnjė media elektronike dhe nga asnjė organ i shtypit tė shkruar. Duket sikur heshtja dhe vetmia e korracoi pėrfundimisht emrin e kėtij njeriu. Por unė nuk besj nė mitin e heshtjes dhe tė mospėrfilljes ndaj kėtij njeriu. Ai jetoi jashtė bujės dhe vdiq absolutisht pa bujė. Por tjetėr ėshtė buja mediatike dhe tjetėr ėshtė vlerėsimi i vėrtetė dhe i pashėrueshėm dot i emrit tė kėtij njeriu

    ***

    Prof.Dr Dhimitėr Pilika u lind nė gjirin e njė vatre atdhetare tė Korēės, mė 30 prill 1923. Gjyshin i tij, Thimi Mitko e rendit ndėr rilindasit e flaktė pėr botimin e "Bletės shqiptare" (1878).

    Pasi mbaron Liceun Francez tė vendlindjes me rezultate tė shkėlqyera, fillon studimet pranė Universitetit tė Sienės (Itali), ku dallohet si absolvent i Fakultetit tė Drejtėsisė.

    Merr pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare nė drejtimin e njėsiteve guerile duke siguruar medikamente pėr qindra demonstrues tė plagosur, si dhe pėr batalionet partizane tė qarkut, nėpėrmjet katundit Orman- Ēiflik.

    Pas Ēlirimit, nė 1945 zgjidhet kryeredaktor i fletores "Zėri i rinisė", nė Korēė. Bashkėpunon ngushtė me gazetėn "Pėrpara" tė Korēės (1944-1945), ku shkruan kryeartikuj, ese historike dhe letrare, skica, poemėn "Borovės dėshmore", njė studim tė gjatė pėr komunarin Pol Verlen, tė shoqėruar me shqipėrimin e kryeveprės poetike tė kėtij vigani tė pėrmasave botėrore. Jep mėsim nė lėndėt shoqėrore tė shkollave tė mesme tė Korēės, Tiranės, Vlorės, Gjirokastrės.

    Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli "Doktor" nė histori dhe gjuhė shqipe pranė Fakultetit tė Filozofisė, si dhe nė romanistikė - helenistikė tek Fakulteti i Filologjisė pranė po tė njėjtit Universitet tė Pragės.

    Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar", qendėr e nderuar studimesh dhe kėrkimesh albanologjike pranė Universitetit tė Karlit nė Pragė, ku ngarkohet si profesor me ligjėrimin e mbarė disiplinave albanistike, tė cilave u njihet e drejta unikale krahas vetėm bohemistikės edhe rusistikės, pėr doktorata me "monostudim" tė vlefshme nė shkallė ndėrkombėtare.

    Gjatė njė qėndrimi afro 15-vjeēar nė prehrin e njė prej ēerdheve universitare mė tė tė moēme evropiane, dijetari i ri shqiptar, gjen shtegun tė thithė ajkėn e pėrvojės mė tė vyer pėr kombin tonė nga qindra biblioteka, institute, katedra, muze, arkiva, ekspozita, kongrese shkencore... Pėrpos shėrbimit pedagogjik tė shpėrblyer, armik i betuar i ēdo lakmie pėr pasurim monetar, ai i shton punė vetes dhe udhėheq me nismė vetiake, falas, ndėr tė tjera, pėrpilimin edhe nxjerrjen nė dritė, me ndihmėn e studentėve dhe bashkėpunėtorėve, tė 64 botimeve ēekosllovake me brendi arbėrore. Pėrmenden: monografi - dorėshkrim, tekste akademike, fjalorė, tekste per gramatikėn, historinė e pėrgjithshme dhe letėrsinė, manuale konversacioni, antologji tė kėngėve tona popullore dhe partizane, kushtetuta jonė shtetėrore, planet ekonomike (dyvjeēari dhe pesėvjeēari i parė), albume, buletine, broshura, fletėpalosje, hartė dhe atlas gjeografik, pėrkthime tė ndryshme prej mijėra faqesh, vepra "Shqipėria vend shqiponjash" nė gjuhėt shqip, anglisht, frėngjisht, rusisht, ribotimi i "Fjalorit" tė Konstandin Kristoforidhit etj... etj...

    Pėrveē lėmit didaktik dhe botues, studiuesi ynė i kushton njė mund tė pandėrprerė gjurmimit tė gjithēkaje qė lidhet me Shqipėrinė nė letėrsinė, artin, shkencėn, kulturėn ēekosllovake nė pėrgjithėsi. Korrjet edhe nė kėtė drejtim dalin befasuese. Ai heton dhe pėrcjell nė atdhe, pa pranuar kurrfarė pagese, tridhjetė arka madhore tė mbushura kryesisht me "albanica" nėr tė cilat spikasin:

    a. Trashėgimia e botuar dhe dorėshkrimore prej disa mijėra fletėsh e albanologut tė dėgjuar ēek, Profesorit Jan Urban Jarnjik (1848 -1923), rektor i Universitetit tė Pragės, zotėruesi mė i mprehtė i shqipes sė folur, ndoshta midis tėrė albanologėve bashkėkohės. Aty pėrfshihet sidomos vėllimi manuskript "Mjaltė nga bleta shqiptare", simotra klasike e panjohur dhe e pabotuar e "Bletės" aleksandriane tė Thimi Mitkos, njė epistolar ologrif albanologėsh tė shquar, njė letėr e Bajram Currit... (Origjinalet ruhen pjesėrisht nė Drejtorinė e Arkivave tė Shtetit, Tiranė, sė bashku me njė libėrth tė botuar nė Pragė mbi kėtė mirėdashės tė zjarrtė ēek tė vendit tonė... ) etj... etj...

    b. Arkivi prej mijėra dokumentash, ende tė painventarizuara tė rilindasit sllovak, Profesorit Pavel Jozef Shafarik (1795 -1861), i fal mundėsinė tė hulumtojė dhe tė pikasė midis tė tjerash, 300 vula ballkanase tė zbuluara nga ky historiograf i mirėnjohur nė Evropė. Riprodhon ndėrmjet tyre, vulat e Skėnderbeut, shtetėroren dhe sekreten, tė pėrdorura rreth vitit 1466, "myhyret" e Balshėve tanė (rrotull viteve 1373 - 1385, vulėn e Aleksandrit, zotit tė Kaninės dhe Vlorės, (1368)... Aty has 550 faqe dorėshkrim me toponime dhe shėnime mbi vendbanime arbėrore qysh nga Lashtėsia deri nė shekullin XIX, qindra punime, dorėshkrim mbi Arbėrinė dhe Gjergj Kastriotin, si dhe mbi ngjarjet tona historike tė viteve 1142 - 1206, mbi shtypshkronjėn e Shkodrės (1630), tė Voskopojės (1746).

    Shafariku shprehet qartė se qe thelluar mbi librat e humanistėve tanė, Marin Barleti dhe Pjetėr Bogdani. Pėr kėtė minierė tė pashtershme burimesh historike tė pashfrytėzuara, kėrkimtari shqiptar,Pilika e quan pėr detyrė tė ketė vėnė nė dijeni, sė pari, mikun e vet medievistin e famshėm francez, profesorin Alain Ducellier.

    C. Dhjetėra biblioteka dhe arkiva tė tjera ēekosllovake i japin mundėsi ekspertit tonė tė zbulojė: qindra burime dhe botime tė panjohura mbi Gjergj Kastriotin Skėnderbeun, posaēėrisht portrete, njė letėr autentike e heroit, dy vepra dorėshkrime origjinale, tė pabotuara, tė historiografit kastriotolog , Gabriel Kolinories (1698 - 1770), nga Seneci i Sllovakisė, (i cili nuk pėrjashtohet tė ketė pasur gjak arbėror); gura prageze vendimtare, tė anashkaluara, mbi mbrujtjen artistike tė aktorit tonė gjenial, Aleksandėr Moisiu; tė dhėna mbi poetin madhor ēekosllovak Stanjislav Kostka Nojmann (1875 - 1947), autor i dy librave nė prozė, "Elbasan" dhe "Beragozhd" (fshat afėr Pogradecit), i qindra vargjesh tė pėrzemėrta mbi truallin tonė, i 31 miniaturave akuarelė me motive elbasanase, dėshmi, fotografi tė panjohura mbi korifeun e albanologėve, Profesorin Norbert Jokl (1877 - 1942), risi mbi albanologun , Profesorin Hertrig Jarnjik (1877 - 1938), tė birin e Jan Urbanit, adhurues i shqiptarėve gjithashtu si i ati. Shkurtimisht, mbarė "albanica-t " e zbuluara nė Ēekosllovaki, sikur tė botoheshin, do tė mbusheshin vargane raftesh biblioteke. Njė pasqyrė sintetike e kėtyre thesareve ēeke, janė pėrmbledhur nė aktet e botuara tė Konferencės sė Parė tė Studimeve Albanologjike, (Tiranė, 1962), dhe te revista "Ylli", nėntor 1962.

    Poema "Hapini rrugėn paqes!..." (1951), e pėrkthyer nė mėse dhjetė gjuhė, ēmohet nga njė juri interkontinentale, me nė krye, Nazim Hikmetin, Nikolas Guilenin..., e cila do t'i dhurojė Dhimitėr Pilikės, nė Pragė, Diplomėn e Artė si Laureat i Ēmimit Ndėrkombėtar tė Paqes...

    Veprimtaria e gjithanshme albanologjike e "Seminarit shqiptar" tė Universitetit tė Pragės, nėn drejtimin e shkencėtarit tonė, vlerėsohet me lavdėrime prej njė trajtese tė botuar nga Akademia Ēekosllovake e Shkencave (1954).

    Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Ēekosllovakinė, albanologu ynė do tė transferohet nga Universiteti i Pragės nė Universitetin e Tiranės, ku boton vėllimet: "Dorėshkrimi i Pragės" vėllimi i dytė; "Bletės shqiptare", "Historia e Skėnderbeut" e Naim Frashėrit (edicion i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė).

    Nė Shqipėri shohin dritėn e shtypit gjithashtu studimet mbi: "Lidhjet miqėsore ndėrmjet popujve ēekosllovakė e shqiptarė pėrgjatė shekujve"; 73 studime "albanica-sh, vulėn shtetėrore tė Skėnderbeut (1466); prejardhjen e shqiponjės sė flamurit tonė; njė letėr tė panjohur dhe tė pabotuar tė Gjergj Kastriotit; gjeneralisimi shqiptar Gjergj Basta; njė dokument pėr Vlorėn, i vitit 1493, saktėsimi i ditėlindjes edhe ditėvdekjes sė Thimi Mitkos (1820 - 1890); 21 dokumenta, qė vėrtetojnė katėrcipėrisht praninė e shqiptarėve nė trojet amtare mes shekujve II dhe XI tė erės sonė; vėllimet "Arbėrore" tė poetit ēekosllovak S.K.Nojman; njė portret letrar tė Nojmanit; njė ese pėr Pablo Nerudėn, tė shoqėruar me shqipėrimin e njė poezie tė tij pėr Shqipėrinė; njė sprovė pėr Jirzhi Volker, poetin ēekosllovak mik tė popullit tonė; njė trajtesė pėr poetin turk Nazim Hikmet, tė pėrcjellė me shqipėrimin e njė poezie tė tij, ndėrsa ky dergjej i burgosur; shqipėrimin e poezisė sė Aragonit pėr Gabriel Perinė; njė syth pėr Galileo Galilein lidhur me njė poemė "Kastriotase"; kėrkesėn pėr njė bibliograf shkencor tė krejt degėve tė albanologjisė; njė sprovė tė gjatė pėr Volterin dhe shqiptarėt etj... Redakton vėllimin e dytė tė romanit "Para agimit" tė Shefqet Musarajt, njė pėrmbledhje poezish tė Vehbi Skėnderit, monografinė e Pal Doēit mbi Mehmet Shpendin, etj.

    Nė orvajtje tė pareshtura pėr tė gjetur "albanica" tė panjohura, zbulon:

    - Njė dorėshkrim tė pabotuar tė shekullit XIV, prej rreth 240 faqesh, me gurra historike mbi qytetet tona mesjetare.

    -Emblema trevash tė Arbėrit, prijėsish stėrgjyshorė...

    - Monedha tė shekullit V, nė kėmbėt e njė ure tė gurtė pranė Maliqit.

    - Monedha tė shekullit XII, rrėzė njė ure druri afėr Maliqit.

    - Njė burim historik qė shpjegon imtėsisht se si nėn shembullin e prishjes sė Bastijės 1789 muslimanė korēarė, me vullnet tė pėrbashkėt, rrėnojnė nga themelet, gur mė gur, kėshtjellėn e hershme qytetare, simbol tė shtypjes sulltanore (1826).

    - Njė anėshkrim tė rilindasit Thimi Mitko, i cili hynte dhe dilte nė familjen e Mehmet Aliut tė Egjiptit, ku garantohet se i pari i saj nuk rridhte nga Kavalla, por nga katundi Bubuq pranė Sovjanit (Korēė).

    - Njė poemė, dorėshkrim e pabotuar, prej mėse 1500 strofash tėtėrrokėshe nė italishten mesjetare, mbi Gjergj Kastriotin Skėnderbeun.

    - Fotokopja e plotė e organit tė Lidhjes sė Prizrenit, "Zėri i Shqipėrisė" me 40 numra (1879 - 1890), e botuar shqip dhe greqisht prej mėmėdhetarit Anastas Kullurioti (1820 - 1887), qė i dhurohet Bibliotekės sė Universitetit tė Tiranės (1967).

    I pėrgjėruar pas gjenisė sė popujve, mendimtari ynė qėmton burime prej mijėra skedash mbi marrėdhėniet miqėsore midis popullit shqiptar dhe popujve ēekė, sllovakė, francezė, italianė, kinezė...

    Pėrbri "albanica"-ve tė mėsipėrme, ruan pranė Muzeut Historik Kombėtar edhe kėto dorėshkrime tė pabotuara:

    - Nj-_nografi prej qindra faqesh mbi jetėn dhe veprėn e flamurtarit rilindas, Thimi Mitko.

    - Njė bibliografi tė folklorit shqiptar prej mijėra gjurmimesh.

    - Analizėn e njė pasqyre tė gjinive pėrfaqėsuese tė folklorit tonė, dorėshkrim tjetėr, i panjohur, i Thimi Mitkos.

    - Njė bibliografi tė poetit kombėtar Naim Frashėri.

    - Njė syth mbi shkrimtarėt me prejardhje shqiptare nė letėrsinė turke.

    - Njė trajtesė mbi yllin e njė monedhe tė Aiakut pellazg, pararendėsit tė Pirro Mollosit dhe Akilit, tė trashėguar brez pas brezi, pėrkrah shqiponjės nė vulėn shtetėrore tė Skėnderbeut, provė tjetėr e zanafillės pellazge-ilire tė kombit arbėror.

    - Parashtesėn e "albanica"-ve tė tjera tė ndodhura nė arkiva tė jashtme: Ēeki, Sllovaki, Francė, Itali, Greqi, Egjipt, Turqi...

    Kėto vepra, tė trashėguara nga 30 arkat me "albanica" tė vjela nė Ēekosllovaki, ngazėllenin pa masė dashamirėsit e shkencės sonė, po aq sa pikėllonin xhelozinė e mendjeve shterpe "mė tė tmerrshmen e xhelozive", sipas Shekspirit. Pėr njė dukuri tė tillė ngulmon Anatol Fransi: "Armata e panumėrt e tė patalentuarve do tė tė paditė se ke pėrdhunuar tėt ėmė, se ke masakruar tėt atė... dhe do tė gjejė ditėn tė tė ngulė thikėn..."

    Smira vrastare e kolegėve tė tij tė paaftė, tė nxitur dhe nga interesa racistėsh tė huaj, e pėrplas historianin premtues nėpėr baltėrat e Myzeqesė pa kurrfarė faji pėr dhjetėra vjet, me qėllim asgjėsimin. Por ai, i palodhur, nuk dorėzohet kurrsesi, edhe pse i dėnuar pėrdhunisht, pa familje, pa banesė, pa bibliotekėn dhe arkivin e tij tė ngjeshur me margaritarė tė rrezikshėm pėr veglat antishqiptare mes nesh...

    Ai lektis pas popullit mahnitės myzeqar dhe nga nga kjo dashuri e prushtė lindin arritje madhėshtore. Me ndihmėn e nxėnėsve mbledh 22000 kėngė popullore, mijėra toponime dhe gojėdhėna, ngre dhe plotėson me eksponate tė zhbiruara nė livdhet anė e pėrqark, Muzeun Historik tė Divjakės, Muzeun e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare pėr krahinėn e Lushnjės, projekton muzeun e Kongresit Kombėtar tė Arsimit (Lushnjė 1920), ēel kurse tė anglishtes dhe frėngjishtes pėr tė rriturit, zbulon 7 punishte tė stėrhershme qeramike nė rrethinat e Divjakės me emra pronarėsh pellazgė, ilirė, nekropolet parailire tė Bishtēukėsit edhe Gėrmėnjēokut, njė mozaik midis kėtyre, dėshminė e pakundėrshtueshme anzhuine se kėshtjella e Bashtovės ėshtė ndėrtuar nga muzgu i shekullit XIII dhe aspak mė vonė, mauzoleun dhe kalanė e Muzaqėve nė Moglicė, tuma dhe dhe njė mur pellazg pa llaē, Nusen e Kulanit, njė terrakotė me kryet e hyjneshės pellazge Dhemetra, monedha tė stėrmoēme dhe mesjetare, amfora,vazo parailire, bazorelievin e njė menade pellazge, njohuri tė shkruara arkivore pėr Matrangėt, prijės mesjetarė etj., etj. Gjithēka kryhet nė mėnyrė shembullore pa pėrfitime financiare, jashtė ēdo detyrimi pėr njė arsimtar tetėvjeēareje.

    Pas ropatjesh raskapitėse dhe traumatizuese gjatė tri motesh pa marrė as dhe njė ditė leje vjetore, ai sėmuret rėndė me kėrcėnim pėr jetėn. Cfilitėsit nuk ngopen me kaq. Pasi e rrasin nė shtrat pėr vdekje shkaktari ballor shpall nga maja e kolltukut, se kush rri kot, tė burgoset si parazit....! Lasgushi e damkos botėrisht kėtė krim bishar me vargjet:

    "Bretkosat e moēalit

    se ē ?vranė drenė e malit...!"

    Edhe pse i sėmurė rėndė ai lihet vijimisht pa mjete jetese pa pension, por nuk e lėshon veten, sado i gjymtuar keq. Nė kushte mjerane nuk e ndan penėn nga dora.

    ***

    Pa shkelur ende nė tė dymbėdhjetat, ēamarroku korēar pat lexuar dy vėllimet e juristit ēam, Kostandin Karapano, bashkėshkollor i Ismail Qemalit, mbi zbulimin e Dodonės, kryeselisė sė pellazgėve hyjnorė, botuar mė 1875, sipas kėshillave tė Plakut Vlonjat. Nga rinia deri nė pleqėri tė thyer, atdhedashėsi ynė nuk e gėlltiti dot gėnjeshtrėn e pėrhapur me mjeshtėri, "kinse paska kryeqytet tė pellazgėve nė Ballkan tė rėnė prej qiellit, pa banorė, tė cilėsuar "qenie pėrrallash", pa palcė historike!". Gjatė dhjetėvjeēarėsh lėvruesi kėmbėngulės pėrpihet prej kėsaj tė vėrtete tė prekshme dhe pėrfundon me disa ekzemplarė monografinė gati pėr botim, mbi prejardhjen pellazgo-ilire tė popullit tonė, mė tė lashtėn duke u mbėshtetur mbi mėse 5000 dokumenta rrėnjėse dhe tė huaja.

    Merr ftesė pėr tė mbajtur nė "Palais du Luxembourg", Paris, njė referat gjatė Kongresit "Hapėsirė adriatike", ku ishin ftuar 600 eruditė nga 5 kontinente. Dokumenton me dėshmi specialistėsh tė huaj dhe shqiptarė se, populli ynė ėshtė mė i vjetri nė Evropė. Teza e botuar ngjalli jehonė nė rrethet akademike (1994).

    Nė Seminarin Ndėrkombėtar tė Shkodrės, nė 1995, Pilika paraqet punimin "A ėshtė Shkodėrlokja parailire, pellazge?...", qė pritet me interes tė veēantė.

    Me 16 intervista nė Radio Tirana demonstron se flamuri shqiptar ėshtė mė plaku ndėr shokėt evropianė (1995).

    Gjatė Kuvendit tė Durrėsit, pėr Aleksandėr Moisiun, nė 1995, me anėn e 300 kumtimeve arkivore, faktoi se: "aktori mė i madh nė botė" sikundėr ėshtė mbiemėruar, mbėrriti me djersėn e tij tek teatri i Pragės, nga figurant, nė kryeaktor si krijesė e vetvetes dhe aspak si e regjisorit Maks Lainhart, siē ėshtė thėnė.

    I jep shtypit parathėnien dygjuhėshe nė fjalorin shqip-frėngjisht tė profesorit tė vet, Vedat Kokona (1998).

    Nė sesionin pėrkujtimor, nė Universitetin e Tiranės, me rastin e 200-vjetorit tė lindjes sė Balzakut, Pilika paraqiti tė dhėna tė hollėsishme pėr mjeshtrin francez, i cili mė 1828, kish bėrė njė pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare prej rreth 300 faqesh tė pėrkthyera frėngjisht (1999).

    Mė 14 maj 1999 boton njė kushtim tė rrallė nė mbrojtje tė vėllezėrve shqiptarė tė Kosovės.

    Grishet zyrtarisht nė Pragė nga profesorė ēekosllovakė, pėr hulumtime akademike dhe sjell sė andejmi shumė "albanica" tė reja (2000).

    Kumtesėn "Pėrse ishte Lasgushi adhurues i flaktė i Kosovės" dhe njė letėr tetėfaqėshe tė poetit ia bėn tė njohur seminarit ndėrkombėtar tė Prishtinės (2001).

    Nderohet nga qeveria e Republikės Franceze me ftesė zyrtare njėmujore pėr kėrkime shkencore nė Paris. Pėrveē qindra dokumenteve tė zbuluara pėr lidhjet midis popujve francezė e shqiptarė, ai sjell nė Tiranė riprodhimin e njė vepre unikale pėr historinė e Shqipėrisė. Falė ndihmesės fisnike tė profesorit Dominique Briquel, i cili vuri nė pėrdorim aparaturat e sofistikuara me rreze lazer, duke i sjellė kombit shqiptar njė kopje tė traktatit historik, gjeografik, enciklopedik, tė zbuluar nė njė arkiv mesjetar italian nga iluministi ynė, Dhimitė Pilika. Dorėshkrimi prej 1040 faqesh format madhor nė latinisht, i ėshtė dhuruar arkivit tė Muzeut Historik Kombėtar.

    Dhimitė Pilika, si personalitet i shqur i kulturės shqiptare, ėshtė ftuar pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė mbajtur ligjėrata nė disa kongrese shkencore ndėrkombėtare nė College de France, Paris etj.

    Poligloti ynė pėrdorte dhe shfrytėzonte dhjetė gjuhė tė huaja.


    -----
    Tema tė tjera nė forum nė lidhje me Dh. Pilika :

    1. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=102375
    2. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=73260

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-03-2010
    Postime
    12
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dhimiter Pilika, nje emer i lavdishem, nje gjigand i historise shqiptare.
    I perjetshem qofte kujtimi i tij.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •