Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 112
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Illyrian drachm from Epidamnos, Dyrrhachium, Illyria 3rd-2nd centuries BC. Horse standing right on obverse, running dog in ex./ double stellate pattern on reverse
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Bronze helmet of Greek Illyrian type, 5th century B.C
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #93
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Fiset Kryesore Ilire.

    Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaft tė gjėra, ato pėrfshijnė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga degėt e Danubit, lumejtė Sava e Drava nė veri, e deri nė Gjirin e Ambrakisė (Prevezė) nė jug, kurse nė lindje deri nė Vardar. Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e jugut, kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri etnik ILIR shfaqet nė nė veprat antike qė nė shekullin V p.K., kurse emrat e dia fiseve ilire fillojnė e pėrmenden qė nė shekullin XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė mė e lashtė.

    TAULANTĖT

    Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Durrahut. Ky fis luajti rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shekullit IV-III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė Enkelejtė.Nė trevat e Taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

    ENKELEJT

    Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė Mbretėrisė Ilire, nė fund tė shekullit V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shekullit IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

    DASARETĖT

    Janė njė fis i madh nė Ilirinė juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithrave tė bukės. Njė nga qytetet mė tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Sellcė tė poshtme tė Pogradeci ).
    Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antiparta (Berati).

    ALBANĖT

    Banonin nė prapatokėn e Durrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanpuli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i Albanėve u dha emrin e vet shqiptarėve gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njiheshin si albane, arbėr.

    ARDIANĖT

    Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rrizonit (sot gjiri Kotorit) dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol tė rendėsishėm nė luftrat kundėr pushtuesve romakė, gjatė shekullit III - II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire.
    Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

    DARDANĖT

    Ishin fisi mė i madh Ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė ballkanin qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendra e nxjerjes sė metaleve. Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

    PAIONĖT

    Fise ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Vardarit nė kufi me dardanėt, duke u shtri deri te lumi Struma. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Homeri si aleatė tė trojanėve. Nė gjysmėn e parė tė shekullit IV p.K. paionėt krijuan mbretėrinė e tyre, e cila u detyrua t'u bėjė ballė pėr shumė kohė sulmeve tė maqedonasve. Paionėt prenė ne shekullin IV - III p.K. monedhėn e tyre prej argjendi.

    DALMATĖT

    Banonin nė brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorė tė njohur, shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristoktacia romake, prej kah kaloi edhe nė veshje rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i dalmatėve ka qenė Delmini.

    PENESTĖT

    Banonin nė luginėn e drinit tė zi e pėrreth saj.
    Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170 - 169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e tretė Ilire - Romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrinė Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre, maqedonasit ua shkretuan vendin.

    MOLLOSĖT

    Janė njė nga tre fiset kryesore qė banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm si drejtues nė historinė e lindjes dhe formimit tė shtetit tė Epirit.

    KAONĖT

    Ky fis epiriot kishte shtrirje shumė tė gjėrė qė nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama) deri nė luginėn e Drinosit nė Gjirokastėr. Kryeqendra e kaonėve Foinikė (Finiqi i Srandės), nė shekullin III p.K. u bė kryeqendra e gjith shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirikastrs).

    THESPROTĖT

    Baninin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta greke nė shekullin V p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

  4. #94
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ja edhe Foto!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #95
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Origjina e Ilirėve



    Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė hisatorinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.

  6. #96
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Postuar mė parė nga Djal{serioz}
    Origjina e Ilirėve



    Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė hisatorinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit Ballkanik.
    Tek pika e prejardhjes se ilireve nga pellazget dua te ndalemi pak per te arsyetuar se ku bazohemi qe i konsiderojme iliret pasardhes te pellazgeve, qe njihen deri tani si banoret para-ilire e para-greke?

    Pse iliret jane pasardhesit e pellazgeve?
    Po greket te kujt jane?

  7. #97
    Citim Postuar mė parė nga Leonard Alili

    Un po diskutoj per vitet 2000 P K kur njerezit s kishin idene e shkrimit dhe alfabeti nuk egzistonte . Pa ofence po se ke idene e historise, megjithate une po te jap nje shembull.
    Kjo teme eshte relativisht e vjeter dhe po ashtu shkrimi qe po citoj por me terhoqi vemendjen shume ky koment i bere nga Leonard qe e quan veten si mjeshter te historise/historian. Shkrimi dhe alfabeti ne vitin 2000 p.k ekzistonte qe cke me te madje pothuajse 2 mije vjet me pare se kaq (te pakten per aq sa dime deri me sot se mund te kete ekzituar edhe me pare). E harrove kuneiformin e Sumereve? Jane te paret qe ndertuan sistemin e shkrim/leximi dhe kjo fale fjaleve te folura polisemike. Pa harruar numerimin simbolik te cilin e ke qe ne mijevjecarin e 6 p.k. (Fotoja e meposhtme). Dhe ne pothuajse te njejten kohe jane Akkadianet qe praktikuan te njejtin shkrim dhe lexim, ate kuneiform.
    Me fal po e dale nga goja e nje historiani kjo deklarate bertet profanizem dhe amatorizem.
    Fotot e meposhtme tregojne shkrimin/numerimin simbolik dhe tjetra tregon shkrimin kuneiform sumerian.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #98
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga shendelli
    Illyrian drachm from Epidamnos, Dyrrhachium, Illyria 3rd-2nd centuries BC. Horse standing right on obverse, running dog in ex./ double stellate pattern on reverse
    -- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - --
    Djelmosha nuk e di per ju, por mua me se tepermi me ben pershtypje pershkrimi i kesaj monedhe.

    Kush sheh kale ne aversin e kesaj monedhe?
    Kush sheh qen qe vrapon?


    Tjeter, une shoh nje mbishkrim
    (L)OPYROM
    te cilin nuk e kuptoj.

    -E sa i perket kalit ky gjithesesi qenka nje kale me dy brire!

    Une per vete shoh nje lope normale te cilen gjersa po e mjel nje grua [ndoshta sfinks], lopa po lepine vicin e vet. Dhe ne te dhjathe verehet nje bime e kultivuar me paraqitje mjaft stilistike per mua e panjohur.

    Ky "double stelar pattern" i reversit sigurisht ka kuptim te caktuar per bashkekohaniket e vet, lehte te njohur por qe per mua eshte i pakuptueshem [te vetmin kuptim te sigurt qe kam per te, eshte se tregon dicka te dyfishte: paralele dhe te barabarte]

    Tjeter, kemi edhe mbishkrim :
    D(Y)R HM dhe DA MON
    [shkrimi eshte e qarte se lexohet nga e majta ne te djathte, se jane te ndare ne dy pjese (eprm/poshtem), kurse fjala tjeter me rrotullimin 90 shkallesh ne te majte (logjikisht sipas kahut te leximit me te cilin eshte shkruar) na ka dhene: Damon]

    Per mua jane te perjohshme te dyja por nuk e kuptoj dialektin. Une verej dy prapashtesa te panjohura per mua :OM dhe :ON

    Por ajo qe kuptoj per kete qytet ne kete pike eshte se qyteti ishte i ndare ne dy pjese: "Damoni i Eperm" dhe "Damoni i Poshtem".
    Ndersa emri i vertete i qytetit duhet te jete: Dy RAhm DAMON.

    Tjera zberthime do te jap ndoshta me vone se dhe kjo me duket teper per nje kohe kaq te shkurte.
    FLMN
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #99
    Keto monedha jane ne Muzeun Arkeologjik te Durresit. Ka dhe te tjera si keto. Sa per simbolin e paraqitur aty nuk e di por di qe disa fise ilire kane patur demin si totem. Monedha eshte dyrrahase dhe mesa me kujtohet (ka shume vite) ciceroni ne muze shpjegonte germat dhe thoshte qe jane germa greke te perzjera me latine po ne asnje nga keto gjuhe fjala e shkruar aty nuk ka kuptim ndersa ne shqip po. Mesa duket eshte perdorur alfabeti i vendeve fqinje per te shkruajtur gjuhen ilire.

  10. #100
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Monedha eshte dyrrahase dhe mesa me kujtohet (ka shume vite) ciceroni ne muze shpjegonte germat dhe thoshte qe jane germa greke te perzjera me latine po ne asnje nga keto gjuhe fjala e shkruar aty nuk ka kuptim ndersa ne shqip po. Mesa duket eshte perdorur alfabeti i vendeve fqinje per te shkruajtur gjuhen ilire.
    C'fare ciceroni ka qene ky? Germat jane plotesisht greke. Nga njera ane shkruhet ΣΠΥΡΟΣ (=Spiros) dhe nga ana tjeter shkruhet ΔΥΡ-ΔΑ-ΜΗ-ΝΟΣ (DHIR-DHA-MI-NOS).

    Per mendimin tim monedha eshte e viteve pas Krishtit sepse atehere perdorej germa Σ ne kete forme, si dhe shkronja A me v poshte saj.

    Tani ne qofte se eshte greke apo ilire nuk mund te them me siguri

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  3. Ilirada Origjina Dhe Shtrija Gjeografike
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 16:24
  4. Testament-Privilegjet” e Aleksandrit tė Madh pėr ilirėt
    Nga Tirana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 06:16
  5. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •