Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Baleti "Hirushja" vjen ne TOB

    "Hirushja", premiera sot ne TOB

    Koreografi Leonard Ajkun (Xhokaxhi) do te ngjise sonte ne mbremje ne Teatrin e Operes dhe Baletit premieren "Hirushja", me muzike nga Sergei Prokopfiev. Pas shume e shume shfaqjesh gjate nje kalendari te ngjeshur artistik ne kete institucion, kjo premiere eshte e fundit ne TKOB. Petkat e Hirushes, te njohur per te gjithe ne, do t'i veshe balerina e vleresuar me cmimin "Balerina e vitit", Erisa Gina, nderkohe qe ne shfaqje nuk do te mungojne edhe te tjere emra te njohur. Vete koreografi qe mban emrin e artit Ajkun, permes punes se tij kerkon te sjelle para publikut nje Hirushe sa bashkekohore, aq edhe klasike. Leonard Ajkun ka nisur te punoje ne TOB qe kur ishte 16 vjec, kur edhe u angazhua ne shume pjese baleti ne role solistike. Ishte vetem 18 vjec kur interpretoi premieren "Don Kishoti" dhe kur punoi si solist i pare ne TOB, deri ne vitin '91. Nder rolet e tij me te realizuara jane "Romeo e Zhuljeta", "Liqeni i Mjelmave", "Don Kishoti", apo "Zhizel", rol me te cilin nisi karrieren e tij. Ne vitin 1991, u be kercimtari kryesor i Baletit te Mantoves, Itali. Ajkuni ka kercyer edhe para Papa Giovanni Paolo II. Ne vitin 1997 u nderua nga Shoqata Amerikane e Arteve Muzikore, si ylli i kercimit nderkombetar. Karriera e tij nis te merrte vrull, kur ne vitin 1998, Arthur Mitchell e ftoi ne Teatrin e Kercimit ne Harlem, ku ai u njoh per here te pare me repertorin e George Balanchine. Ne SHBA, Leonard Ajkun ka kercyer per baletin klasik te Los Angeles, "Santa Barbara State Street Ballet", "Dance Galaxy", "Northeast Ballet", "Griffin Ballet", "Hartford Ballet" dhe "Ellen Sinopoli Dance Company". Leonard Ajkun eshte gjithashtu krijuesi dhe drejtori artistik i shoqates "AjkunBT", e cila ju vjen ne ndihme kercimtareve te rinj nderkombetare.

    Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Ne gusht qellova ne NY city dhe pashe njeren nga shfaqet e kompanise se AjkunBT (Ballet Theater), Liqenin e Mjellmave. Leonardi ndonese 42 vjecar vazhdon te kerceje me te njejten energji qe ka patur kur kercente Zhizelin dhe Arrethyesin ne fund te viteve 80-te.


  3. #3
    Baleti "Hirushja" besoj do jete nje shfaqje e bukur ne kete prag fundviti...Kjo shfaqje vjen pas suksesit te vjetshem te baletit "Rajmonda dhe Spartakus", qe po ashtu u prit mjaft mire ne TOB.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-12-2010 mė 01:04
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •