Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Arrestohet per krime lufte ne Kosove

    Ne Suedi eshte arrestuar nje serb me emrin Milic Martinovic i ciliu dyshohet se kishe bere krime ne disa fshatra te rrethit te Pejes si dhe ne fshatin Qyshk ku ishin masakruar me dhjetra shqiptar.

    Ky mohoj te gjitha akuzat kunder tij, por ketij iu caktue mase arresti dhe der me 7. maj duhet te ngritet padia para gjykates se Stockholmit.Ky eshte arrestuar para pak ditesh ne qytin Göteborg te Suedise.



    http://gt.expressen.se/nyheter/1.194...r-krigsbrotten
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Mbetet në paraburgimi serbi i akuzuar për krime në Qyshk

    Stokholm, 9 prill – Gjykata e kryeqytetit suedez në Stokholm ka vendosur të premten që serbit 33 vjeçar, i cili është arrestuar për shkak të dyshimit se në maj të vitit 1999 ka bërë krim të luftës në fshatin Qyshk të Pejës, do të mbetet akoma në paraburgim.

    Aktakuza kundër serbit të arrestuar para disa ditëve në Suedi duhet të depozitohet deri më 7 maj, njoftoi agjencia DPA, kurse transmeton FoNet.
    Mesohet se emri i te arrestuarit eshte Milic Martinovic.
    Hetimin është duke e udhëhequr njësiti i posaçëm për hetimin e krimeve të luftës në Suedi, i cili është formuar para disa vitesh.

    koha.net

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412


    Ngrihet aktakuza për krimin e luftës në Qyshk të Pejës

    Beograd, 11 shtator – Prokuroria serbe për krime të luftës ka ngritur sot aktpadinë kundër nëntë pjesëtarëve të njësisë “Çakallët” për krimin e luftës kundër popullatës civile në fshatin Qyshk të Pejës, për shkak të vrasjes së të paktën 43 civilëve shqiptarë, më 14 maj të vitit.
    Aktakuzat janë ngritur kundër Toplica Milladinoviqit, Sreçko Popoviqit, Sllavisha Kastratoviqit, Boban Bogiçeviqit, Zvonimir Cvetkoviqit, Radosllav Bërnoviqit, Vidoje Koriçaninit, Veljko Koriçaninit dhe Abdullah Sokiqit, thuhet në komunikatën e kësaj prokurorie.
    Ata akuzohen se kanë ndërmarr “sulme të armatosura dhe akte individuale të dhunës, si dhe për kërcënime me dhunë, vrasje, shkatërrim të pronave civile, plaçkitje, përvetësim të pasurisë personale, me qëllim që të përfitojnë pasuri në mënyrë të paligjshme, dhe me qëllimin kryesor që të përhapin frikë në mesin e civilëve shqiptarë, për t’i detyruar ata të braktisin vatrat e veta dhe të shpërngulen në Republikën e Shqipërisë”.
    Të akuzuarit, në bazë të dëshmive me të cilat disponon Prokuroria, kanë marrë pjesë në dhunime, plaçkitjen e pasurive personale – bizhuterive të arit, parave dhe gjëesnedvee tjera me vlerë, djegien e shtëpive familjare.
    Në aktakuzë theksohet se pjesëtarët e njësisë “Çakallët” gjatë kryerjes së veprave të tilla kanë treguar vrazhdësi të jashtëzakonshme, brutalitet, pandjeshmëri dhe paskrupullsi, sepse merrnin fëmijët e vegjël nga popullata e grumbulluar, iu vendosnin thikën nën fyt, shtinin me armë zjarri drejt këmbëve të civilëve, rrihnin burrat para syve të grave dhe fëmijëve.
    Në komunikatë shtohet se të akuzuarit i kanë bërë vrasjet në mënyrë mizore dhe të paskrupullt, shpesh duke shtënë me plumba të shumtë në shpinë dhe në trupa të viktimave të tyre, kurse pas vrasjeve shumicën e tyre i kanë djegur me qëllim të pengimit të përcaktimit të identitetit të tyre. ”Nën komandën e të ndjerit Nebojsha Miniq, në fshatin Qyshk janë vrarë edhe Hasan Çeku (babai i Agim Çekut) dhe disa anëtarë tjerë të familjes së tij”, shtohet në komunikatën e Prokurorisë. .
    Prokurori i propozon gjykatësit hetues që gjykata ndaj nëntë të akuzuarve të vazhdojë paraburgimin.
    Në komunikatë përkujtohet se kjo prokurori ka bërë kërkesë për hetimin e 26 personave për këto ngjarje, kurse ndaj 17 të dyshuarve që gjenden në arrati është shpallu flet-arresti i Interpolit.
    koha.net


    Më gjerësisht për masakren e Qyshkut ne linkun poshtë:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=124942
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 11-09-2010 më 10:55

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •