Feja dhe ideologjia te shqiptarėt
Shkruan: Akad. Feti Mehdiu
Pyetsori me pėrmbajte kaotike pėr regjistrimin e popullsisė nė Shqipėri me la pa mend. Pasi e rishikova edhe njė herė erdha nė veti, por akoma nuk e kam tė qartė njė gjė. A ėshtė e mundshme qė ekspertėt e profileve tė ndryshme qė u ėshtė besuar detyra tė formulojnė pyetsorin pėr tė bėrė regjistrimin e popullsisė nė Shqipėri mė duket i pari pas shembjes sė sistemit komunist - tė jenė aq naivė dhe tė padijshėm qė tė mos dallojnė fenė nga ideologjia, tė divorcuarin nga i ndari prej bashkshortit, prostitucionin legal nga prostitucioni ilegal dhe ca gjendje tjera civile tė popullit. Pasi qė kėtė nuk mund ta besoj, atėhere mė mbetet opcioni qė tė besoj se ata kanė pėrgatit njė pyetsor katastrofal me perfiditet tė veēantė, qė popullin shqiptarė ta fusin nė njė rrugė pa krye nga e cila nuk do tė mund tė dalė asnjėherė.
Kuptohet nėse populli e han kėtė qorbė qė i kanė pėrgatit profesionalistėt e statistikave.
Nuk dėshiroj tė lėshohem nė ēėshtjen a duhet bėrė regjistrimi etnik dhe fetarė apo jo, edhe pse unė nuk shoh asnjė pengesė pėrė kėtė formė tė deklarimit tė popullit, sepse kjo nuk do tė jet unikat nė histornė e njerėzimit, por ama se ēfarė lėmshi i ofrohet opinionit, nė emėr tė ndonjė lirije tė shprehjes sė lirė, nuk mė len tė mbyllė sytė e tė mos them mendimin tim lidhur me disa rubrika tė cilat duhet t'i plotėsojė qytetari shqipėtarė.
Po eci sipas radhės nė pyetsorė:
Pyetja 4, nėnpyetja 11 ku shkruan Burr/grua pa ēertifikatė kurorėzimi !!! nėnpyetja 14: Grua e dytė (pa ēertifikatė kurorėzimi)!!! nėnpyetja 15: Burri/gruaja me tė cilin bashkėjeton !!!
Si mund tė kuptohen ndryshe kėto pyetje pėrveē se si pėrligjje e gjendjes kaotike morale e familjare kur nuk e njeh qeni tė zonė! A nuk ėshtė kjo pėrligjje e prostitucionit? Gruaja e dytė pa ēertifikatė kuorėzimi, grua me tė cilėn bashkėjeton....!?
Pyetja 6, nėnpyetja 3 I ndarė, por ligjėrisht i martuar!
Nėse ėshtė i ndarė si mund tė jetė ligjėrisht i martuar?! Edhe kėtij ligj i thėnkan?! Nė vend se ligji tė garantojė dhe tė kujdest pėr tė mbrojtur femrėn nė radhė tė parė por edhe familjen nė pėrgjithėsi, ky i hap shtegun manipulimit tė llojit tė vetė qė ta shkatėrrojė femrėn shqiptare, edhe ashtu tė marrur nėpėr kėmbė nga kėto fryma tė tmerrshme qė po fryjnė nė hapsirėn shqiptare si asnjėherė mė parė, kur shitet dhe blihet, shkilet dhe nėnēmohet si asnjė mall tjetėr nė pazarin e plaqkave.
Pyetja 10, nėnpyetja 1, Musliman sunit, 2. Bektashi , dhe 5. asnjė besim fetar.
Asnjėra pyetje nuk ėshtė e saktė!
Zotėrinjėve qė kanė pėrpiluar pyetsorin mund t'u duket i ashpėr ky konstatim, por do t i lus, nėse kanė disponim dhe durim le tė thellohen edhe pak nė ēėshtjen e feve si fenomene shoqėrorė por edhe si fenomene hyjnore. Le tė shohin burimet e feve: Krishtere dhe Islame, kėtu vetėm pėr kėto ėshtė fjala, dhe le tė shohin pak mė shumė histori tė feve, jo nga burimet ideologjike por nė burimet shkencore ku trajtohet mė hollėsisht qenja njeri si krijesė shumė komplekse i pėrbėr nga materialja dhe jomaterialja. Kam shpresė se dota shohin se fetė nuk bėhen as zhbėhen me akte juridike e partiake nėpėr zyra.
E para duhet tė jetė: Islam-e. Nė pėrkatsinė fetare Islame hyjnė tė gjithė ata qė e kanė themel tė fesė Kur'anin, e ky ėshtė vetėm njė Libėr. Nuk mund tė ketė dy fe Islame. E dyta Bektashizmi, nuk mund tė figurojė fare nė pyetsor, sepse nuk ėshtė fe por ėshtė njė shkollė filozofike apo njė ideologji, e cila vetėm te shqiptarėt ka tedencė tė marrė tretmanin e fesė dhe kjo vetėm nga euforia naive e politikanėve shqiptarė, pa asnjėfar analize dhe asnjėfar mbulese serioze pėr t'a dhėnė epitetin fe ; e pesta duhet tė jetė Politeist, nga arsyeja se historia e njerėzimit nuk njeh popull qė nuk beson nė Zot, sipas kandarit tė vet: zot prej guri prej druri, nė trupa qiellor apo tokėsor etj, dhe kėta quhen politeistė. Historikisht ėshtė e pranuar nė burime fetare dhe shkencore.
Ndėrkaq nėnpyetja e 6. ėshtė formuluar nėn ndikimin e programeve partiake: a b s t e n i m i t, qė prezenton individin pa identitet njerėzor, do tė thotė ai vetėm ec vertikalisht dhe mund tė jetė edhe i njėrės fe edhe i tjetrės dhe nėse mendon tė mbetet i tillė, vaj halli pėr te dhe pėr popullin qė ka jerėz tė asaj kategorije ! Ama pra popullit shqiptarė nuk i ka hije dhe nuk i duhet individi i tillė aq i dobėt.
Secila nga kėto pyetje problematike ka peshėn e vet. Sidomos oferta nėn pyetjen Cili ėshtė besimi juaj fetar? Shtron dilemėn a e dinė shqiptarėt sa fe i kanė dhe a dinė ta dallojnė fenė nga ideologjia? Nėse sillen sikur nuk e dinė kjo ėshtė e pafalshme moralisht! Nė tė kundėrtėn ka shumė mundėsi pėr ta mėsuar. Nėse nuk duan tė mėsojnė, atėherė me kėtė registrim tė popullsisė Shqipėria Politike bėn skandalin e tretė unikat nė botė sa i pėrket ēėshtjes sė fesė.
Skandali i parė ishte kur u shpallė shtet ateist shtet pa Zot! I dyti ishte kur politika shqiptare u deklarua se shqipėria ėshtė shtet me katėr fe! E tėrė bota ka tri fe e shqiptarėt katėr!? Dhe deklarimi i tretė tash, kur afrohet rubrika e deklarimit fetarė: musliman-sunit dhe bektashi, qė nuk i ka bota! Ky skandal i fundit e ka tė keqen shumė mė tė madhe se skandalet paraprakė nga arsyeja se tash futet nė kurthė i tėrė populli, i cili besoj se me vetėdije kurrė nuk do ta bėnte njė deklarim tė tillė.
Nėse, mos e bėn Zot!, janė tė bindur se duhet tė deklarohen asht siē e kanė pėrpiluar atėherė le tė shtojnė dhe dy a tri rubrika te pyetja nr. 9: Cili ėshtė grupi etnik tė cilit ju i pėrkisni?, ku do tė deklaroheshin a janė socialist, demokrat, social demokrat, liberalė, marksistė, etj. Pėr ēėshtje komplekse sikur kėto qė u pėrmendėn duhet edhe qasje mė serioze nga faktor tė ndryshėm shoqėrorė me kompetencė profesionale, me etikė tė shėndoshė shoqėrore, fetare, politike, kombėtare dhe tė pėrgjegjshėm pėr punėn qė e bėjnė. /mesazhi/
Krijoni Kontakt