
Postuar më parë nga
Andi Ballshi
Andi Ballshi per Darius-in (Lidhur me Vërejtjet/Udhëzimet, postuar më 07-02-2010, 21:14
z. Darius, së pari kërkoj falje, që edhe një herë, përkundër udhëzimeve tuaja se
kjo mënyrë:”... nuk eshte normale te praktikohet.. ne forum.
Këtë nuk e bëjë nga kokëfotësia, të jeshë i bindur, por nga dëshira që të komunikoj me JU drejtpërdrejt.
Nuk di se cilit dhe perse iu pata përgjigjur, mu lidhur me temen: Masoneria, kështu:
“Sa i perket Dariusit, dhe Harunit, sa me kujtohet ata, qe te dy janë me se shumti te cituar, por referncat, pajtohem mungojne, meqe ky fare punimi im nuk ka karakter shkencor e as polimizue...
Në përgjigjen: Përgjegje (e vonuar) për Humanist-in, postuar më 15-09-2009, 16:51
Ndër të tjera kam shkruar: ..Materiali i postuar ësht përkthyer-përpunuar në vitete e 90-ta-2006. Në gjuhën shqip nuk kam pasur, ose fare pak, shkrime për masonët dhe masonerinë, (muratorët e lire) , andaj kam shfrytëzuar edhe nga interneti autorin turk me pseudonim: Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”; librin e autorit Nikola M. Nikolov: Komploti botëror, Tetovë, 2003, disa artikuj në gazeta dhe librin me titull: KOSNPIRACIONI DHE SHOQATAT SEKRETE, Mitrovicë, 2006, të autorit SAAD GASHI.
Në një postim, në internet, nën titullin: Ç’është Masoneria, kam shkruar se për këtë Organizatë janë dhënë dhe shkruar mendime ekstreme e kontradiktore, më shumë se për çdo çeshteje ideologjike, fetare e politike të tjera. Është thënë dhe shkruar se Ata, (Masonët – Muratorët e lirë), janë shkakëtar për çdo të mirë dhe për çdo të keqe që i ka ndodhur njerëzimit, që nga Adami e deri në ditet e sotme.
Lidhur me pyetjen tuaj do të ndalem vetëm në librin e cekur të z. Saad, ku për anët negative të tyre, ndër të tjera thuhet:
Dikush mendon se (Masonët, A.B.) janë shoqatë gjentëllmene, bamirëse etj... (e Ata, pra A.B.) Masoneria i gjason një piromani, i cili e ndez zjarrin në katin e parë dhe pret që zjarri të përfshijë tërë ndërtesën, pastaj thrret zjarrëfiksit, ofron “ndihmën” duke lidhur gypin në rezevaurin e benzinit... fq.50… e të tjera e të tjera.
Në përgjigjen për z. Darius-in, postuar më 16-09-2009, 12:53, kam theksuar:
Po Darius, kjo qe thoni ju eshte e vertet. Nuk dua te zgjatemi. Ka kohe (ndoshta vite) qe ju kam percjell. Keni dhen ndihmese tejet te madhe lidhur me ekzistimin e Masonerise, fillet, simbolet, tani nuk jam ne gjendje t'i permend te gjitha, madje, madje edhe te falenderohem se me kane ndihmuar shume. Une kam hap edhe nje teme, me siguri e ke pare dhe aty mundohem te sjell shkrime-mendime te ndryshme liudhur me zanafillen e Masonerise, rolin e tyre ne te gjithah poret e jetes. (mendoj si ne lfte ashtu ne paqe) Mason, si e dini z. Darius kane qene fytyrat me te njohura te njerezimit, kjo edhe me ka shty qe te merrem me kete tem, edhe pse asperafersisht nuk eshte lemi e profesionet, apo profesioneve te mija). Besoj se pajtohesh me kete. Pra kjo teme, ashtu siq keni konstatuar, plotesisht me te drejt:
...nuk eshte hapur per te treguar se cfare jane masonet, cfare perfaqesojne dhe kush jane synimet e tyre... Kam nderin te te pershendes! Kam qen shume, tejet shume i interesuar te te njoh personalisht. Andi
z. Darius, mendimi juaj i përkufizuar në postimet e 07-02-2010, 21:14, se disa antare kane tendencen qe te shprehin me shume ate qe dine sesa te lexojne ate qe mbase nuk e dine... (Unë do të shtoja këtu vetëm duke ia futur kot – ab), është pikërisht ajo që më ka shty të merren me këtë temë që fare nuk i përket, as profesionit tim e as aftësive të mia dhe, në fillim ti viteve të 90-ta të përkthej nga gjuha serbokroate, disa libra, të cilët janë përmendur, dhe cituar në postimet e mia, jo vetëm te Forumi Shqiptar, pastja kam marrë nga interneti, shtypi etj, e gjithnjë duke u munduar të nxjerrë gjith ato mendime kundërthënëse, pa u munduar fare të nxjerrë ndonjë përfundim a përkufizim timin, por gjithnjë duke ua lënë lexuesve këtë mundësi.
Po, vërtet Dan Brown eshte shkrimtar jo studiues dhe historian. Dhe keqperdor faktet historike”. Unë mendimet e Denit, shumë pak i citoj, vetëm kur përputhen ose kur janë të kundrta me autorët tjer që i kam pasur në disponim. (Si: Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lirë), Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004; Iva Zhic: Sociologjia II; Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare,Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005;Jose Antonio Ullate Fabo: Kundër Kodit të Da Vinçit, Dituria, Tiranë, 2005; Nikola M. Nikolov, Komploti Botëror, Tetovë, 2003; Emil Çiç (Int.); Dr. Sever Havali: Premtimi i vërtetë Premtimet e rrejshme, Shkup, 2004, si dhe shkrime të tjera nga Interneti etj.
Sa i përket Nikolovit, po ashtu si dhe Popovski, pra që të dy bullgarë, nëse i krahasojmë me autorët që unë i kam në posedim-shqyrtim, shihet se janë tejet ekstremist dhe, sipas mendimit tim, u vie era pansllavizëm-ortodoksizëm.
Për Jordan Maxwell si dhe Alex Christopher, nuk mund të them asnj fjalë. Për Jim Marrs-in, krejt pak.
As që më ka shkuar mendja që të sjelli fare ndonjë risi. Qëllimi im, duke parë se në gjuhën shqipe nuk kishte gati, gati asgjë për masonët dhe masonerinë, dhe që intelektuali shqiptar, dinte fare pak ose aspak për masonerinë dhe rolin e saj në të gjitha poret e jetës-njerëzimit, që në fillim, ka qenë, vetëm, t’i përkthej dhe botoj. Më kanë lënë përdhtypje sidomos Portokollet – Precesverbalet, që qa shumë është përfolur, dhe as sot, me sa di unë, nuk është vërtetuar se prodhim i kujt janë, të vetë masonëve – Çifutëve, apo të kundërshtarëve të tyre. Jam tejet i interesuar të marri mendimin tuaj, si njohës i mirë i kësaj teme, sa mund të dij unë, nuk keni shkruar fare për Portokolet, që për disa janë vetëm falsifikime e për disa shumë të vërteta, kurse vjetërsia e tyre medohet të jetë përafërsisht rreht 300 vjet dhe identiteti i përpiluesit dhe i redaktorit gjithnjë është ruajtur në fshehtësi të rrebtë.
Nuk mund të pajtohem me idenë tënde se Sa me shume informacion te buroje, aq me i turbullt mund te behet ai nese nuk di ta pertypesh ne menyre te drejte. Unë mendoj e kundërta. Tash nuk po më kujtohet se cili filozof e tha: Nuk duhet te heqim dore prej temave qe kane shkruar te tjeret...
Mund edhe të mos i kam lexuar të gjitha postimet-materialet tuaja lidhur me këtë temë, andaj edhe kërkoj falje, por fjalitë – idetë e shprehura më poshtë si: “Ku qendron e reja tashme? Qe ka nje perpjekje per nje rend global? Mund te te paraqes te pakten 3 video ku Reagan, Bush dhe Clinton flasin hapur per New Word Order. Qe ka nje konspiraci globale per te nenshtruar njerezimin? Kur nuk ke qene i nenshtruar qe ne lashtesi? Qe nje grusht familjesh zoterojne 80 % te pasurise ne planet? Apo per 14 presidentet amerikane deri me sote qe kane qene masone? Apo per 13 masonet nga 55 pjestaret qe firmosen deklaraten e pavaresise se SHBA ne 1776? Keto jane fakte qe dihen, ndofta jo nga te gjithe por lehtesisht te pervetesueshme si informacion dhe nuk ndryshojne asgje....:
Më duket sikur nuk janë të ATIJ Dariusi që njoh unë.
Është e vërtetë se “Mund te shkruhen me mijera faqe per masonerine (asgje e re nga ato qe jane shkruar me pare”
Sa për FUND, po shtoj një pjesë (Përfundimin e materialit të postuar në Forumin Shqiptar, para 2-3 ditësh, që është dashur të postohet por gabimisht ka mbetur pa u postuar. Ndresa nje pjese e madhe, nuk di perse me eshte hequr - mbyllur!!!)
PËRFUNDIM
Ishin Mason - Masonët historikë e parahistorikë-legjendarë
Nga shkrimet në shqyrtim del se gati që të gjitha figurat, njerëzit më të shquar të njerëzimit, në të gjitha kohërat dhe nga të gjitha kombet e racat ishin masonë....
Ata ishin të pranishëm në të gjitha poret e jetës dhe ndikimi i tyrë në shoqëri është tejet i madh…
Sipas shumicës së autorëve, në Lëvizjen masonerike kanë qenë të përfshirë, edhe sot janë, fytyrat më të shquara, duke filluar nga suverenë shtetarë, mbretër e princër, madje dhe mbretëresha, ushtarakë të lartë si gjeneralë e mareshalë, oficerë të lartë e të ulët, politikanë, njerëz në pozita të larta në qeveri dhe administratë të shumicës së shteteve, madje, shkohet aq larg sa që thuhet se asnjë ministër i asnjë shteti, nuk mund të qëndroi nëse nuk është anëtar i ndonjë lozhe masone!!!
Sipas masonëve edhe Adami ishte mason, edhe Nou ishte mason (muratorinë, dhe mjeshrinë ia besoi të birit, Shemit), edhe pse arkën e ndërtoi nga druri e jo nga guri, Abrahami ishte mason. Mason ishte Salomoni, për të cilin flitete më së shumti lidhur me ndërtimin e Tempullit të shenjtë, në tokën premtuar, ashtu si dhe i ati Davidi. Mason ishte edhe Krishti, i cili zbuloi fshehtësinë e ringjalljes së njeriut, dhe mu për këtë edhe u kryqëzua!
Mason ishin edhe Shën Albani e Shën Augusti. Masonë ishin: mbreti kinez, Fo Hi, Aleksandri i Maqedonisë, themeluesi i Romës – Romuli, mbreti anglez Riçardi zemër Luani… Mbreti Eduard, Henri I, Henri VII... Mbretëresha Elizabetë I nuk i donte masonët, meqë si femër nuk mund të bëhej anëtare e tyre, por, Xhemsi I, Çarlsi I, Çarlsi II dhe Viljami III ishin masonë… Eduard VII, i cili ishte Mjeshtër i Madh, por edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore vazhduan lidhjet me masonët. Mbreti Viktor Emanuel III, (si dhe gjyshi i tij), mbreti i Suedisë Gustavi, Petri i Madh etj. Ishin masonë.
14 kryetarët e SHBA, duke filluar nga Xhorxh Uashingtoni, që të dy Roseveltat, Gerald Ford, Harry Truman, Regani e deri te Bushi i vjetër dhe Bushi i ri e Klintoni, ishin masonë... Edhe Vinston Çerçil, Zhak Miterani, Silvio Berlsconi, Menahem Begini, Henry Kisinxher, Gjilasi, Mosha Pijade, Koça Popoviq… ishin masonë. Edhe Mehmet Ali Pasha edhe Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku ishin masonë.…
Nga disa shkrime thuhet se masonë ishin edhe Hitleri, Lenini, e Stalini, (diku tjetër thuhet se, nga diktatorët ndërkombëtar, vetëm Stalini dhe Hitleri, nuk ishte mason), Fidel Kastro,Tito, Enver Hoxha, Pol Poti, Sadam Hyseni etj. Ishin masonë. Figurat më të shquara, të të gjitha lëmive, si dhe numri më i madh i shkencëtarëve dhe filozofëve, si Pitagora, (që kishte shpallur veten, gjysmë njeri, gjymë perëndi!), Platoni, Ciceroni, Niche, Shopenhauer, Da Vinçi, Isak Njuton, Teslla, Darvini, Garibaldi, Marksi, Engelsi, Forojdi, Zhan Poll Sartër… Zbuluesi i penicilinës, Aleksandër Flemingu, ishin masonë. Anëtarë të masonerisë franceze (Muratorëve të lirë), që nga ekzistimi i saj, ishin njerëzit më të shquar, jo vetëm enciklopedistët, Monteskjë, Volteri, (për Volterit, diku thuhet se nuk ishte mason), të cilët konsiderohen baballarë shpirtëror të Revolucionit Francez, por edhe të gjithë udhëheqësit e Revolucionit: Mirabi, Dantoni, Mara, Robespieri... të gjithë iluministët, thuhet, ishin masonë. Masonë ishin edhe filozofët e shkrimtarë, si: Franklini, Miraba, Lafajeti, Luj Blana, Renani, Litrea, Pol Bera, Helveciu, Didëro, Viktor Hygoi, Mezmeri, dhe shumë të tjerë.... Shumë ministra dhe sekretar shtetëror, si në kohën e mbretërisë ashtu edhe të Republikës së parë, të dytë, të tretë, të katërt, madje edhe të fundit ishin masonë… Nga oborri mbretëror i Bonaparatëve, gati që të gjithë meshkujt kanë qenë në pozita udhëheqëse të masonerisë… katër (4) vëllezërit e Napoleonit ishin masonë... Masonë ishin edhe Guiseppe Mazzini, Gëte, Balzaku, Kërlezha, Pushkini, Remboa, Bodleri, Oskar Vajld...
Si përfundim: (Sipas promasonerisë, por edhe antimasonerisë) masonë ishin: profetë, papë, rabinë, filozofë, shkencëtarë, piktorë, shkrimtarë, poetë, romasierë, dramaturgë, profesorë universitetesh, fizikantë, gjeografë, matematicientë, publicistë, mjekë, pedagogë, gjykatës, zejtarë, farmerë, industrialistë e tregtarë të mëdhenj e të vegjël, etj. Do të ishte tepër, tepër e mërzitshme të jipej lista me të gjithë emrat e masonëve historikë, në gjithë rruzullin tokësor, vetëm nga fillimi i sh.18 e deri më sot, thuhet në një shkrim në internet.
VËREJTJE: Nga përpiluesi - përkthyesi Andi Ballshi
Në këtë punim, vetëm shkurtimisht e sipërfaqësisht, nga një matreial mjaftë voluminoz, lidhur me histotirikun e Masonerisë, është marrë diç nga zanafilla, organizimi në lozha dhe ritualet e tyre. Shumë gjëra të diskutueshme as që janë prekur, siç është qëllimi dhe synimi i tyre që janë shumë të kundërta, për të dhën një pasqyrim dhe një konkludim më të plotë, gjë që edhe nuk ka qenë qëllimi ynë.
Do ta përfundonim me një konstatim të Emil Çiqit, që u përmend më lart: „Nëse supozojmë se ekzistojnë qëllime të tjera nga këto që paraqitëm, ndërsa refuzojmë ato që zyrtarisht janë paraqitur (vetëzhvillimi etj) si tepër banale, (sidomos në raste kur kemi të bëjmë me politikanë dhe njerëz me pozita të larta) si dhe njohuritë e vërteta okuliste, dhe marrim parasyshë regjistrin vërtet të pabesueshëm të njerëzve që kanë qenë masonë, marr guximin të përfundoj se, përveç asaj që tani më kemi thënë, (ezoterija + rrethi i elitës të shoqërisë) mund të themi, ka të bëjë edhe me povver clubin anëtarët e të cilit ndihmohen reciprokisht për të zënë pozita, përhapjen e kapitalizmit liberal etj. Këtë përfundim nuk do ta zgjëroja për të ndërtuar një teori paranoike konspirative me planet e tyre për të sunduar me botën. Historia ka treguar se në shumë raste vëllezëria masone, shumëherë janë gjetur në anë të kundërta... Duke u bazuar në literaturën e shqyrtuar dhe të dhënat në disponim, si dhe të këtij punimi të shkurtër, përfundimi mund të jetë mjaft i luhatshëm, megjithatë, unë personalisht pak besoj se të gjithë ata njerëz rastësisht kanë qenë masonë, përfundon Emil Çiq.
KREJT NË FUND
Mund të them se unë, në këtë punim, nuk kam paraqitur asgjë prej gjëje timen, asnjë mendim, asnjë ide, por të tëra ose janë përkthyer nga autorët e përmendur, nga një literaturë mjaftë e bollshme ose janë marrë drejtpërdrejt nga interneti, në mes viteve 1996-20006.
Është, e qartë se në vitet e fundit, duke iu falëndëruar një vërshimi të shumë librave dhe tekstestev, për masonët kemi informata të bollshme. Mund të jetë e vërtetë ajo që thuhet, se në 50 vitet e fundit, është shkruar më shum se gati për pesë (5) shekuj që nga ekzistimi i tyre, por, mjerisht, më duhet edhe një herë ta përsërisë, në gjuhën shqipe ka fare pak shkrime të kësaj natyre
Krijoni Kontakt